{"id":50883,"date":"2020-02-11T10:31:02","date_gmt":"2020-02-11T09:31:02","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=50883"},"modified":"2020-02-11T11:13:15","modified_gmt":"2020-02-11T10:13:15","slug":"analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/","title":{"rendered":"ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump"},"content":{"rendered":"<p>Nga <b>Enver Robelli<\/b>, <a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2020\/02\/11\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">TemA<\/a><\/p>\n<p>Richard Grenell lavd\u00ebrohet se ushtron <em>Martial Arts<\/em>, pra arte luftarake. T\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb mosh\u00ebn 53-vje\u00e7are sa her\u00eb q\u00eb dalin n\u00eb fotografi (duhet t\u00eb) ndalin frym\u00ebn p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr barkun. Grenell jo. Ai \u00ebsht\u00eb tip sportiv me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos dal\u00ebsh n\u00eb dyluftim. Me deklaratat e tij jodiplomatike pas ardhjes n\u00eb Berlin si ambasador i Donald Trumpit, Grenell ka ngjallur shum\u00eb zem\u00ebrim. Te politikan\u00ebt gjerman\u00eb dhe te mediat gjermane. Me disa gazeta t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjermane ai nuk komunikon fare, sepse e kan\u00eb kritikuar ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>Edhe <em>New York Times<\/em>, gazeta prij\u00ebse e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebrmes komentit t\u00eb redaksis\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb Grenellit se n\u00eb kryeqytetin gjerman nuk e p\u00ebrfaq\u00ebson Amerik\u00ebn. Por kush e pyet <em>New York Times<\/em>-in n\u00eb epok\u00ebn e Trumpit. Grenell \u00ebsht\u00eb njeriu i Trumpit n\u00eb Berlin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur at\u00eb q\u00eb thot\u00eb presidenti. Grenell k\u00ebrc\u00ebnon firmat gjermane: n\u00ebse b\u00ebni biznes me Iranin, do t\u00eb p\u00ebrballeni me sanksione amerikane. N\u00ebse Gjermania nuk paguan m\u00eb shum\u00eb n\u00eb buxhetin e NATO-s, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ket\u00eb probleme me Washingtonin. Ky \u00ebsht\u00eb vokabulari i tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb tij Grenell nisi t\u00eb shoq\u00ebrohej me Jens Spahn, minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e Angela Merkelit. Mediat gjermane kan\u00eb raportuar se Grenell ia ka organizuar nj\u00eb takim Jens Spahnit me John Boltonin, kur ky i fundit ishte k\u00ebshilltar p\u00ebr siguri komb\u00ebtare i Trumpit. Takimi \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Q\u00ebllimi, k\u00ebshtu s\u00eb paku supozohet, ishte q\u00eb Jens Spahn t\u00eb p\u00ebrkrahet p\u00ebr t\u00eb drejtuar CDU-n\u00eb, partin\u00eb e Merkelit. Spahn kandidoi, por fituese ishte Annegret Kramp-Karrenbauer. Ajo t\u00eb h\u00ebn\u00ebn dha dor\u00ebheqje. Spahn i ka reduktuar takimet me ambasadorin e Trumpit pas kritikave nga mediat gjermane. Grenell nuk e ka fshehur aversionin kund\u00ebr Merkelit. Ka th\u00ebn\u00eb se Gjermania ka probleme me ardhjen masive t\u00eb t\u00eb huajve. Nj\u00eb shuplak\u00eb kund\u00ebr Merkelit, e cila m\u00eb 2015 pranoi rreth 1 milion\u00eb refugjat\u00eb, kryesisht sirian\u00eb.<\/p>\n<p>Grenell ka treguar hapur se si e sheh detyr\u00ebn e tij n\u00eb Gjermani: \u201cDua patjet\u00ebr t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm konservator\u00ebt e tjer\u00eb, lider\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn. Besoj se po fillon nj\u00eb val\u00eb e politik\u00ebs konservatore p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb t\u00eb majt\u00ebve\u201d. P\u00ebr opinionin gjerman kjo sjellje e Grenellit \u00ebsht\u00eb provokuese. Gjerman\u00ebt jan\u00eb m\u00ebsuar me ambasador\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb nj\u00eb niveli tjet\u00ebr. Dikur ambasador\u00eb t\u00eb Washingtonit n\u00eb Gjermani kan\u00eb qen\u00eb Richard Holbrooke, John Kornblum \u2013 diplomat\u00eb me horizont t\u00eb gjer\u00eb, njoh\u00ebs t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Europ\u00ebs. Grenell \u00ebsht\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Meq\u00eb n\u00eb Berlin Grenell nuk ka aq pun\u00eb \u2013 shumica e politikan\u00ebve gjerman\u00eb nuk duan ta takojn\u00eb, disa madje t\u00ebrthorazi e kan\u00eb shpallur t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm, kancelarja nuk e pret n\u00eb zyr\u00eb, ambasadori i Trumpit n\u00eb Berlin qe disa jav\u00eb ka gjetur nj\u00eb terren tjet\u00ebr. Ballkanin. N\u00eb Beograd e Prishtin\u00eb e presin n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. \u00cbsht\u00eb emisari i Trumpit p\u00ebr dialogun mes Beogradit e Prishtin\u00ebs. Njeriu me qasje direkte te Trumpi. Kryetari i Kosov\u00ebs sillet sikur t\u00eb ishte i entuziazmuar me \u201cpun\u00ebn\u201d e Grenellit. Thot\u00eb se po b\u00ebn pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme. Grenell i ka prezantuar \u201cdy suksese\u201d: nj\u00eb vij\u00eb ajrore mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit (detajet mbetet p\u00ebr t\u2019u rregulluar, por Grenell nuk \u00ebsht\u00eb diplomat i detajeve) dhe nj\u00eb vij\u00eb hekurudhore mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Treni i paqes. N\u00eb fantazi.<\/p>\n<p>N\u00eb Berlin Grenell shpesh e godet me kok\u00eb murin e granitit, aty ka kush e kund\u00ebrshton, kush e injoron. N\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb ndryshe. Jan\u00eb shtete t\u00eb dob\u00ebta me klasa politike me interesa t\u00eb ndryshme, q\u00eb shpesh nuk p\u00ebrputhen me interesat e qytetar\u00ebve. Grenell ka nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr: t\u2019ia prezantoj\u00eb Donald Trumpit nj\u00eb sukses n\u00eb Ballkan. I duhet ky sukses Trumpit n\u00eb vitin elektoral. N\u00eb frontet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare Trump nuk ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm. Diktatori i Kores\u00eb Veriore e ka keqp\u00ebrdorur dy her\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale: dy takime (nj\u00eb n\u00eb Singapor, tjetri n\u00eb Hanoi) dhe asnj\u00eb sukses. Koreja e Veriut nuk ka hequr dor\u00eb nga arm\u00ebt b\u00ebrthamore. Raportet me Iranin mbesin t\u00eb acaruara. N\u00eb Siri SHBA-t\u00eb duhet t\u00eb vrapojn\u00eb pas akteve t\u00eb kryera t\u00eb Mosk\u00ebs. Ta provojm\u00eb n\u00eb Ballkan, mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb. Ky duket t\u00eb jet\u00eb kalkulimi i Trumpit dhe Grenellit. N\u00eb dhjetor 2018 Trump tha se do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb ceremonin\u00eb e n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb ta organizoj\u00eb n\u00eb Kopshtin e Tr\u00ebndafilave n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Kryetari i Kosov\u00ebs q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb po vrapon pas arom\u00ebs s\u00eb paqen\u00eb t\u00eb tr\u00ebndafilave t\u00eb premtuar.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb af\u00ebr zgjedhjet e n\u00ebntorit n\u00eb SHBA, aq m\u00eb i hapur presioni ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hequr tarifat nd\u00ebshkuese ndaj Serbis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb Grenell ka zhvilluar nj\u00eb debat edhe me kryetarin e PDK-s\u00eb, i cili ia hoqi p\u00ebrkrahjen qeveris\u00eb s\u00eb Ramush Haradinajt p\u00ebr shkak se nuk i hiqte tarifat, nd\u00ebrsa tani klith: \u201cNuk duhet hequr tarifat\u201d. P\u00ebrkthyer n\u00eb shqip mesazhi i Grenellit ndaj shefit t\u00eb PDK-s\u00eb ishte ky: \u201cKadri, mos llomotit\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb vokabulari i ri nga Washingtoni \u2013 si n\u00eb filma me kauboj\u00eb.<\/p>\n<p>Si t\u00eb sillet Kosova ndaj Richard Grenellit? Pyetja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb se p\u00ebrgjigjja. \u00cbsht\u00eb iluzion t\u00eb besohet se k\u00ebmb\u00ebngulja n\u00eb tarifat nd\u00ebshkuese do ta sjell\u00eb njohjen nga Serbia, si\u00e7 po propagandon ish-kryeministri Ramush Haradinaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet pasur p\u00ebrkrahje sidomos nga SHBA-t\u00eb. Kjo p\u00ebrkrahje nuk ekziston. Grenell insiston q\u00eb tarifat t\u00eb hiqen. \u00c7ka fiton Kosova n\u00ebse i heq tarifat? A \u00ebsht\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve njohja nga Serbia? N\u00ebse kjo nuk \u00ebsht\u00eb, at\u00ebher\u00eb cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja e ofert\u00ebs? A ka fare ofert\u00eb? A ka plan Grenelli? Deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb asgj\u00eb, asnj\u00eb plan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb politik\u00eb kryene\u00e7e dhe pa ide e Kosov\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb e kushtueshme. N\u00eb nj\u00eb konfrontim me Washingtonin dihet kush \u00ebsht\u00eb humb\u00ebsi. Prandaj, duhet urgjentisht nj\u00eb koordinim mes kryeministrit dhe kryetarit t\u00eb shtetit. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vepruar deri m\u00eb tani, nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kryetari me takime pothuaj sekrete me kolegun e tij serb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kryeministri Ramush Haradinaj q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb thoshte: \u201cNuk kam koh\u00eb p\u00ebr bisedime me Serbin\u00eb\u201d. Dhe ja ku \u00ebsht\u00eb Kosova tani.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrug\u00ebdalje nga ky qorrsokak mund t\u00eb jet\u00eb kjo: t\u00eb k\u00ebrkohet takim urgjent me Grenellin p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi nj\u00eb \u201croadmap\u201d: n\u00ebp\u00ebr cil\u00ebn rrug\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb Kosova n\u00ebse e heq tarif\u00ebn? N\u00ebse Grenell nuk ka sukses, tarifat nd\u00ebshkuese ndaj Serbis\u00eb mund t\u00eb kthehen s\u00ebrish. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb vendos\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes shkatht\u00ebsis\u00eb diplomatike Kosova ta zhvendos\u00eb presionin mbi Serbin\u00eb. Presidenti serb nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr zgjidhjen e konfliktit me Kosov\u00ebn, s\u00eb paku jo pa marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit apo nj\u00eb lloj \u201crepublike serbe\u201d brenda Kosov\u00ebs. Ai i ka mashtruar p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb europian\u00ebt se do ta zgjidh k\u00ebt\u00eb problem. Nuk e ka zgjidhur. Moska p\u00ebrmes ambasadorit t\u00eb saj n\u00eb Beograd sinjalizoi se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nguti p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Vladimir Putinit nuk i konvenon nj\u00eb zgjidhje e konfliktit, sepse k\u00ebshtu Rusia do t\u00eb humbte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndikimit n\u00eb Serbi. Tani Serbia ka nevoj\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb si fuqi mbrojt\u00ebse me veto n\u00eb OKB. BE nuk ka plan fare. \u00c7far\u00eb mbetet? Mund t\u00eb refuzohet Grenell dhe t\u00eb shpresohet se hallet e Kosov\u00ebs i zgjidh Angela Merkel, e cila nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb qe nj\u00eb dekad\u00eb, edhe m\u00eb keq: Gjermania ka qen\u00eb tep\u00ebr tolerante ndaj politikave agresive dhe destruktive t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Ballkan. P\u00ebr klas\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs viti 2020 do t\u00eb jet\u00eb vit i v\u00ebshtir\u00eb. Edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebt\u00eb vit mund ta b\u00ebj\u00eb polarizimi politik n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr\u00e7arja mes partive, kurthet e nd\u00ebrsjella.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli, TemA Richard Grenell lavd\u00ebrohet se ushtron Martial Arts, pra arte luftarake. T\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb mosh\u00ebn 53-vje\u00e7are sa her\u00eb q\u00eb dalin n\u00eb fotografi (duhet t\u00eb) ndalin frym\u00ebn p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr barkun. Grenell jo. Ai \u00ebsht\u00eb tip sportiv me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos dal\u00ebsh n\u00eb dyluftim. Me deklaratat e tij jodiplomatike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50884,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-50883","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli, TemA Richard Grenell lavd\u00ebrohet se ushtron Martial Arts, pra arte luftarake. T\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb mosh\u00ebn 53-vje\u00e7are sa her\u00eb q\u00eb dalin n\u00eb fotografi (duhet t\u00eb) ndalin frym\u00ebn p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr barkun. Grenell jo. Ai \u00ebsht\u00eb tip sportiv me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos dal\u00ebsh n\u00eb dyluftim. Me deklaratat e tij jodiplomatike [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-02-11T09:31:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-02-11T10:13:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/albin-kurti-dyshim.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"339\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump\",\"datePublished\":\"2020-02-11T09:31:02+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-11T10:13:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/\"},\"wordCount\":1431,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/albin-kurti-dyshim.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/\",\"name\":\"ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/albin-kurti-dyshim.jpg\",\"datePublished\":\"2020-02-11T09:31:02+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-11T10:13:15+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/albin-kurti-dyshim.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/albin-kurti-dyshim.jpg\",\"width\":640,\"height\":339,\"caption\":\"Albin Kurti - dyshim\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Enver Robelli, TemA Richard Grenell lavd\u00ebrohet se ushtron Martial Arts, pra arte luftarake. T\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb mosh\u00ebn 53-vje\u00e7are sa her\u00eb q\u00eb dalin n\u00eb fotografi (duhet t\u00eb) ndalin frym\u00ebn p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr barkun. Grenell jo. Ai \u00ebsht\u00eb tip sportiv me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos dal\u00ebsh n\u00eb dyluftim. Me deklaratat e tij jodiplomatike [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-02-11T09:31:02+00:00","article_modified_time":"2020-02-11T10:13:15+00:00","og_image":[{"width":640,"height":339,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/albin-kurti-dyshim.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump","datePublished":"2020-02-11T09:31:02+00:00","dateModified":"2020-02-11T10:13:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/"},"wordCount":1431,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/albin-kurti-dyshim.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/","name":"ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/albin-kurti-dyshim.jpg","datePublished":"2020-02-11T09:31:02+00:00","dateModified":"2020-02-11T10:13:15+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/albin-kurti-dyshim.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/albin-kurti-dyshim.jpg","width":640,"height":339,"caption":"Albin Kurti - dyshim"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dilema-e-madhe-e-albin-kurtit-si-do-sillet-me-njeriun-e-forte-te-donald-trump\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ANALIZA: Dilema e madhe e Albin Kurtit, si do sillet me njeriun e &#8220;fort\u00eb&#8221; t\u00eb Donald Trump"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50883"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50883\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50885,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50883\/revisions\/50885"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50884"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}