{"id":50949,"date":"2020-02-12T22:25:13","date_gmt":"2020-02-12T21:25:13","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=50949"},"modified":"2020-02-12T22:52:34","modified_gmt":"2020-02-12T21:52:34","slug":"arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/","title":{"rendered":"Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar!"},"content":{"rendered":"<h2><em><strong>Pasojat e akraball\u00ebkut<\/strong><\/em><\/h2>\n<blockquote><p>Trajtimi i shqiptar\u00ebve si akraba t\u00eb turqve, dhe jo si milet, ka pasur pasoja katastrofale p\u00ebr interesat e shqiptar\u00ebve gjat\u00eb sundimit osman, ve\u00e7mas gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebsaj perandorie.<\/p><\/blockquote>\n<p>Nga <b>Arb\u00ebn XHAFERI<\/b>*, <em>11 shkurt 2020<\/em> &#8211; <a href=\"http:\/\/maqedoniashqiptare.com\/2020\/02\/arben-xhaferipolitika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">MaqedoniaShqiptare.com<\/a><\/p>\n<p>Skemat politike shpesh dep\u00ebrtojn\u00eb leht\u00eb n\u00eb bot\u00ebkuptimet e njer\u00ebzve, qofshin ata t\u00eb zakonsh\u00ebm apo njoh\u00ebs t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rrethanave, dhe v\u00ebshtir\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosen. Tanim\u00eb, \u00e7do analist q\u00eb zhvillon teorin\u00eb p\u00ebr pasojat e konflikteve n\u00eb <em>Gadishullin Ilirik<\/em> niset nga premisa, tashm\u00eb e aksiomatizuar p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb aleance t\u00eb natyrshme mes Serbis\u00eb dhe Greqis\u00eb, si dhe nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Turqis\u00eb. Ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prirur p\u00ebr patetik\u00eb nuk hezitojn\u00eb t\u2019i shtojn\u00eb brengat e njer\u00ebzve, duke pohuar se k\u00ebto f\u00ebrkime mund t\u00eb shkaktojn\u00eb pasoja t\u00eb pariparueshme p\u00ebr strukturat veri-atlantike, meq\u00eb Turqia dhe Greqia qenkan an\u00ebtare t\u00eb NATO-s. Por, shikuar nga nj\u00eb k\u00ebnd realist, i liruar nga skemat paragjykuese, ekziston nj\u00eb aleanc\u00eb paradoksale mes politik\u00ebs greke, serbe dhe turke, q\u00eb i ka rr\u00ebnj\u00ebt m\u00eb t\u00eb thella sesa mendohet.<\/p>\n<p>Politika dhe propaganda serbe, dhe ajo greke n\u00eb vazhdim\u00ebsi, e p\u00ebrs\u00ebrisin dhe e nd\u00ebrtojn\u00eb tez\u00ebn p\u00ebr shqiptar\u00ebt si element jo luajal, si mish i huaj n\u00eb organizmin evropian. Kjo teori mb\u00ebshtetet mbi premis\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare dhe mend\u00ebsis\u00eb totalitare, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00e7do gj\u00eb kundrohet nga k\u00ebndi polarizues, manikeik, bardh\u00eb dhe zi, ku shqiptar\u00ebt paraqiten si element i huaj, si mysliman\u00eb, q\u00eb asesi nuk mund t\u00eb jen\u00eb element\u00eb integrativ n\u00eb sistemin e vlerave evropiane. Kjo propagand\u00eb, e p\u00ebrshkuar me imputime neverit\u00ebse \u00ebsht\u00eb intensifikuar deri n\u00eb paroksiz\u00ebm pas aktit terrorist t\u00eb 11 shtatorit t\u00eb vitit 2001. Sipas njoh\u00ebsve t\u00eb rrethanave dhe t\u00eb fenomeneve t\u00eb tilla, por edhe sipas pohimeve t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb partive politike serbe apo greke (bie fjala si V. Shesheli) p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim jan\u00eb destinuar me miliona dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto para financohen incidentet e llojeve t\u00eb ndryshme, prononcime apo ngjarje q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pohim. Segmentet e caktuara t\u00eb institucioneve greke apo serbe formojn\u00eb opinionin, p\u00ebr gjoja t\u00eb rrezikut q\u00eb i kanoset qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, nga islamizmi fondamental n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe i shqiptar\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti. Nga ana tjet\u00ebr, segmente t\u00eb caktuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb apo i shtetit turk, me, apo pa vet\u00ebdije, japin argumente, ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb demonstrojn\u00eb tez\u00ebn se shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e pashk\u00ebputur e qytet\u00ebrimit osman. K\u00ebto dit\u00eb, sipas lajmit q\u00eb dha kanali televiziv shqiptar \u201cTop-Channel\u201d, n\u00eb Librazhd, autoritetet fetare t\u00eb k\u00ebsaj ane, s\u00eb bashku me segmente t\u00eb caktuara turke kan\u00eb organizuar synetimin kolektiv t\u00eb m\u00eb se 200 f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb, sipas tradit\u00ebs turke. Kamera e \u201cTop-Channel-it\u201d na ofroi pamje nga kjo ngjarje bizare, ku f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb veshur me rroba prej satenit t\u00eb bardh\u00eb, me kapu\u00e7a n\u00eb trajt\u00eb t\u00eb fesit ku shkruhej \u201c<em>Mashallah<\/em>\u201d, val\u00ebvitnin her\u00eb flamujt t\u00eb shtetit turk, dhe her\u00eb ato shqiptar.<\/p>\n<p>Natyrisht se askujt nuk duhet t\u2019i pengoj\u00eb aspekti fetar i k\u00ebsaj ngjarje beninje, por konotacionet politike dhe efektet q\u00eb ato krijojn\u00eb n\u00eb opinionin e jasht\u00ebm dhe at\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, kjo ngjarje politiko-fetare nuk \u00ebsht\u00eb aksidentale, por tashm\u00eb e shnd\u00ebrruar n\u00eb tradit\u00eb. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb muajin e Ramazanit, strukturat e tilla organizonin iftare kolektive n\u00eb sheshet e qyteteve, q\u00eb dikur ishin t\u00eb sunduar nga Perandoria Osmane. K\u00ebto projekte q\u00eb kontrabandohen p\u00ebrmes petkut fetar krijojn\u00eb nj\u00eb varg problemesh brenda p\u00ebr brenda komunitetit shqiptar, por edhe n\u00eb raportet shtet\u00ebrore, apo komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve me kontekstin evropian.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto organizime, financuesit e k\u00ebtyre manifestimeve, aspak religjioze, sikur d\u00ebrgojn\u00eb mesazhin p\u00ebr pretendimet kulturore-qytet\u00ebruese t\u00eb shtetit modern turk n\u00eb hap\u00ebsirat e dikurshme t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. K\u00ebto manifestime dhe heshtja jon\u00eb krijojn\u00eb pretekstin q\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt, grek\u00ebt, apo serb\u00ebt t\u00eb organizojn\u00eb pag\u00ebzimin e nj\u00eb numri t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ortodoks\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb n\u00eb duart e tyre do t\u00eb val\u00ebvitin flamurin grek, apo serb. N\u00ebse do t\u00eb ndodhte kjo, reagimi yn\u00eb do t\u00eb ishte i rrept\u00eb dhe i arsyesh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb hapte debatet publike, q\u00eb do t\u00eb krijonin pistat e kontradiktave t\u00eb pariparueshme fetare, komb\u00ebtare dhe shoq\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb n\u00eb opinionin shqiptar \u00ebsht\u00eb krijuar ideja fikse se grek\u00ebt dhe serb\u00ebt jan\u00eb t\u00eb liq, nd\u00ebrkaq turqit jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00ebse ky pohim do t\u00eb ishte i sakt\u00eb, at\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebto telashe, q\u00eb nuk dihet sesi do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb. Ky paragjykim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat shqiptare, madje edhe te pjes\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb gjitha besimeve fetare, buron nga pohimi se sundimi osman dhe islamizimi i shqiptar\u00ebve e nd\u00ebrpreu procesin e asimilimit t\u00eb tyre. Mir\u00ebpo, ky pohim n\u00ebnkupton se fjala asimilim ka vler\u00eb parciale, ngaq\u00eb dedikohet vet\u00ebm p\u00ebr rastet kur shqiptar\u00ebt asimilohen nga sllav\u00ebt, grek\u00ebt apo italian\u00ebt, dhe jo nga turqit. Pra, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme b\u00ebhet selektimi i asimilimit, duke e ndar\u00eb at\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb lig\u00eb. Shikuar historikisht serb\u00ebt dhe grek\u00ebt kan\u00eb atakuar trupin ton\u00eb, duke tentuar t&#8217;i shfarosin shqiptar\u00ebt. Nd\u00ebrkaq <strong>politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar<\/strong>. T\u00eb gjitha k\u00ebto tentativa kan\u00eb qen\u00eb antishqiptare pavar\u00ebsisht nga format q\u00eb jan\u00eb zbatuar n\u00eb periudha t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb proverbial konstatimi i presidentit t\u00eb dikursh\u00ebm t\u00eb Turqis\u00eb z. Demirel, i cili n\u00eb takim me homologun e tij, me gjas\u00eb z. Mejdani, ka pohuar se presidenti real i shqiptar\u00ebve qenka ai vet\u00eb, ngaq\u00eb n\u00eb Turqi jetuakan pes\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00eb. Sipas k\u00ebsaj logjike, n\u00eb vazhdim\u00ebsi imponohet bindja se paska asimilime pozitive dhe negative. T\u00eb b\u00ebhesh turk qenka mir\u00eb, nd\u00ebrkaq t\u00eb b\u00ebhesh grek, serb, apo italian qenka m\u00ebkat. N\u00eb vij\u00eb t\u00eb k\u00ebtij konstatimi duhet analizuar fakti pse n\u00eb Turqi, gjat\u00eb kriz\u00ebs kosovare, nga pes\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00ebt nuk u krijua nj\u00eb lobi, q\u00eb do ta detyronte shtetin turk, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb stabilitetit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb angazhohet, madje edhe t\u00eb implikohet m\u00eb konkretisht n\u00eb kriz\u00ebn jugosllave, duke u dal\u00eb zot shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, sidomos p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb, pa marr\u00eb parasysh p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare, sot e gjith\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrdorin fraz\u00ebn \u201c<em>populli v\u00eblla turk<\/em>\u201d. Kjo shprehje intime do ta arsyetonte veten n\u00ebse do t\u00eb kishte efekte pozitive p\u00ebr mir\u00ebqenien e shqiptar\u00ebve, <strong>por fatkeq\u00ebsisht bie ndesh, jo vet\u00ebm me origjin\u00ebn e dy popujve, por edhe me realitetin e hidhur historik<\/strong>. Para disa koh\u00ebsh pata nderin ta takoja nj\u00eb k\u00ebshilltar me ndikim n\u00eb qeverin\u00eb turke dhe u p\u00ebrpoqa t\u2019i shpjegoja disa shqet\u00ebsime t\u00eb shqiptar\u00ebve lidhur me paragjykimet, q\u00eb kan\u00eb d\u00ebmtuar vazhdimisht interesin ton\u00eb komb\u00ebtar. Pas nj\u00eb elaborimi t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb sinqert\u00eb nga ana ime, ai s\u00ebrish e p\u00ebrs\u00ebriti si vler\u00eb paragjykimi q\u00eb vinte ndesh me realitetin.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ne, juve, boshnjak\u00ebt dhe kurd\u00ebt nuk ju trajtojm\u00eb si arab\u00ebt, apo iranian\u00ebt, por ju ndiejm\u00eb shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me ne. P\u00ebr ne, ju jeni akraba (kush\u00ebrinj)<\/em>\u201d. K\u00ebt\u00eb konstatim ai e tha me nj\u00eb patetiz\u00ebm m\u00ebshir\u00ebplot\u00eb. Me nj\u00eb akrobacion retorik, i prirur nga bindja se t\u00eb jesh turk \u00ebsht\u00eb bekim hyjnor, k\u00ebshilltari qeveritar turk me ndikim e ricikloi pa dilema iden\u00eb se shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e idiom\u00ebs turke, se ata nuk jan\u00eb popull (milet) si popujt e tjer\u00eb, arab\u00ebt, iranian\u00ebt, grek\u00ebt, serb\u00ebt, bullgar\u00ebt etj. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme, sa elegante, aq edhe brutale, ai e <strong>suspendoi identitetin shqiptar<\/strong>, q\u00eb me aq sakrifica \u00ebsht\u00eb mbrojtur gjat\u00eb furtunave historike.<\/p>\n<p>Trajtimi i shqiptar\u00ebve si <em>akraba<\/em> t\u00eb turqve, dhe jo si milet, ka pasur pasoja katastrofale p\u00ebr interesat e shqiptar\u00ebve gjat\u00eb sundimit osman, ve\u00e7mas gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebsaj perandorie. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht se mos trajtimi i shqiptar\u00ebve si popull l\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn politike, n\u00eb koh\u00ebn kur formoheshin shtetet ballkanike, por edhe n\u00eb fush\u00ebn arsimore, kur autoritetet osmane ndalonin hapjen e shkollave shqipe duke orientuar shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb edukohen n\u00eb shkollat greke, apo sllave. Meq\u00eb koh\u00ebt e fundit b\u00ebri buj\u00eb <em><strong>k\u00ebrkesa e kryeministrit shqiptar Berisha p\u00ebr rishikim t\u00eb historis\u00eb<\/strong><\/em>, e shoh t\u00eb udh\u00ebs ta p\u00ebrqendroj v\u00ebmendjen e analist\u00ebve, p\u00ebr pasojat e marr\u00ebveshjeve, kryesisht turko-ruse (sllave) p\u00ebr interesin e shqiptar\u00ebve, apo t\u00eb mysliman\u00ebve t\u00eb asaj kohe. Pas nj\u00eb vargu humbjesh t\u00eb betejave me rus\u00ebt, Perandoria Osmane ua jepte t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr autonomi sllav\u00ebve, q\u00eb kishte nj\u00eb klauzol\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb shpjegon shkakun e shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqin\u00eb e sotme.<\/p>\n<p>Kur iu dha autonomia serb\u00ebve, nj\u00ebher\u00ebsh u ndalua e drejta e mysliman\u00ebve q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb krishter\u00eb. Kjo klauzol\u00eb shpjegon pastrimin gradual etnik shqiptar nga zonat e pushtuara nga serb\u00ebt, fillimisht nga pashall\u00ebku i Beogradit, pastaj, me zgjerimin e territorit serb n\u00eb jug nga rrethi i Nishit, dhe p\u00ebrfundimisht nga Kosova dhe Maqedonia, natyrisht edhe t\u00eb boshnjak\u00ebve nga Bosnja, Sanxhaku etj. K\u00ebt\u00eb parim, prij\u00ebsi legjendar i Turqis\u00eb moderne Kemal Ataturku e shnd\u00ebrroi n\u00eb parim obligues: n\u00eb Turqi ka vet\u00ebm turq dhe jasht\u00eb Turqis\u00eb nuk ka turq. Mir\u00ebpo, zhvillimet historike treguan se ky pohim nuk ishte i sakt\u00eb, por p\u00ebrkundrazi n\u00eb Turqi paska shum\u00eb jo turq, si dhe jasht\u00eb Turqis\u00eb shum\u00eb turq.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrngulja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb krijimin e shtetit shqiptar dhe cungimi i tij ishte pasoj\u00eb e mohimit t\u00eb identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ideolog\u00ebt turq t\u00eb k\u00ebtij klasifikimi ishin logjikisht dhe moralisht koherent\u00eb. Duke na trajtuar si <em>akraba<\/em> t\u00eb turqve, ata nuk shihnin asgj\u00eb t\u00eb keqe nga shp\u00ebrngulja jon\u00eb n\u00eb Turqi, meq\u00eb pas humbjes s\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb Rumeli p\u00ebr ta ishte e natyrshme q\u00eb popullin e vet ta t\u00ebrhiqte n\u00eb shtetin ku ata qeverisnin. Kulmi i k\u00ebtij parimi, q\u00eb lejonte pastrimin etnik, u arrit n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Lozan\u00ebs, kur Turqia dhe Greqia u pajtuan q\u00eb t\u00eb k\u00ebmbejn\u00eb popullat\u00ebn greke nga Turqia Per\u00ebndimore dhe popullat\u00ebn turke apo myslimane, rrjedhimisht edhe t\u00eb \u00e7am\u00ebve nga Greqia n\u00eb Turqi. Marr\u00ebveshje t\u00eb k\u00ebtilla Turqia b\u00ebri edhe me Jugosllavin\u00eb e par\u00eb, por edhe me at\u00eb t\u00eb Titos p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve dhe boshnjak\u00ebve nga trojet e tyre etnike.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e \u201c<em>popullit v\u00eblla turk<\/em>\u201d duke na trajtuar si <em>akraba<\/em> u pajtuan, madje dhe hartuan projektin p\u00ebr spastrimin e Rumelis\u00eb, t\u00eb <em>Gadishullit Ilirik<\/em> nga popullata autoktone, t\u00eb islamizuar nga vet\u00eb ata. Kjo mend\u00ebsi ndikoi n\u00eb dob\u00ebsimin politik, ekonomik, ushtarak dhe demografik t\u00eb popullit shqiptar, k\u00ebshtu q\u00eb sot e k\u00ebsaj dite i ndiejm\u00eb pasojat e k\u00ebtyre vler\u00ebsimeve t\u00eb gabueshme. K\u00ebto paragjykime dhe bot\u00ebkuptimet perandorake turke, me apo pa vet\u00ebdije, l\u00ebn\u00eb pasoja negative p\u00ebr interesin shqiptar, madje edhe n\u00eb kontekstin aktual ku vendoset p\u00ebrfundimisht fati i kombit shqiptar. N\u00eb Kosov\u00eb kontributin e vet p\u00ebr vendosjen e paqes e jep edhe kontingjenti i ushtar\u00ebve turq.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt ndiejn\u00eb obligimin q\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderohen p\u00ebr impenjimet e tyre p\u00ebr vendosjen e rendit dhe t\u00eb siguris\u00eb, por e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr turqizim, asimilim t\u00eb popullat\u00ebs myslimane sllavisht-fol\u00ebse, apo shqip-fol\u00ebse. Me k\u00ebt\u00eb politik\u00eb, ata mund t\u00eb arrijn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb objektiv: zvog\u00eblimin e p\u00ebrqindjes vet\u00ebm t\u00eb popullat\u00ebs shqiptare, q\u00eb n\u00eb parim nuk do t\u00eb ishte n\u00eb favor t\u00eb \u201c<em>popullit v\u00eblla turk<\/em>\u201d. Nj\u00eb popull q\u00eb nuk arrin t\u2019i zb\u00ebrthej\u00eb paragjykimet e veta, po ashtu nuk do t\u00eb arrij\u00eb t\u2019i kuptoj\u00eb gabimet dhe p\u00ebrs\u00ebritjen e tyre. Gabimet e tilla ndikojn\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrkufizohet qart\u00eb dhe p\u00ebrfundimisht identiteti komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>* <i>Ky shkrim i Arb\u00ebn Xhaferit \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb vitin 2010, vet\u00ebm dy vite para vdekjes s\u00eb tij. Ai edhe sot mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb leksion p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/i><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasojat e akraball\u00ebkut Trajtimi i shqiptar\u00ebve si akraba t\u00eb turqve, dhe jo si milet, ka pasur pasoja katastrofale p\u00ebr interesat e shqiptar\u00ebve gjat\u00eb sundimit osman, ve\u00e7mas gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebsaj perandorie. Nga Arb\u00ebn XHAFERI*, 11 shkurt 2020 &#8211; MaqedoniaShqiptare.com Skemat politike shpesh dep\u00ebrtojn\u00eb leht\u00eb n\u00eb bot\u00ebkuptimet e njer\u00ebzve, qofshin ata t\u00eb zakonsh\u00ebm apo njoh\u00ebs t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16496,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50949","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-pakategori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar! - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar! - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pasojat e akraball\u00ebkut Trajtimi i shqiptar\u00ebve si akraba t\u00eb turqve, dhe jo si milet, ka pasur pasoja katastrofale p\u00ebr interesat e shqiptar\u00ebve gjat\u00eb sundimit osman, ve\u00e7mas gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebsaj perandorie. Nga Arb\u00ebn XHAFERI*, 11 shkurt 2020 &#8211; MaqedoniaShqiptare.com Skemat politike shpesh dep\u00ebrtojn\u00eb leht\u00eb n\u00eb bot\u00ebkuptimet e njer\u00ebzve, qofshin ata t\u00eb zakonsh\u00ebm apo njoh\u00ebs t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-02-12T21:25:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-02-12T21:52:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"670\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar!\",\"datePublished\":\"2020-02-12T21:25:13+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-12T21:52:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/\"},\"wordCount\":2144,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arben_xhaferi.jpg\",\"articleSection\":[\"Pakategori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/\",\"name\":\"Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar! - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arben_xhaferi.jpg\",\"datePublished\":\"2020-02-12T21:25:13+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-12T21:52:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arben_xhaferi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arben_xhaferi.jpg\",\"width\":670,\"height\":960,\"caption\":\"Arben Xhaferi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar! - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar! - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Pasojat e akraball\u00ebkut Trajtimi i shqiptar\u00ebve si akraba t\u00eb turqve, dhe jo si milet, ka pasur pasoja katastrofale p\u00ebr interesat e shqiptar\u00ebve gjat\u00eb sundimit osman, ve\u00e7mas gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebsaj perandorie. Nga Arb\u00ebn XHAFERI*, 11 shkurt 2020 &#8211; MaqedoniaShqiptare.com Skemat politike shpesh dep\u00ebrtojn\u00eb leht\u00eb n\u00eb bot\u00ebkuptimet e njer\u00ebzve, qofshin ata t\u00eb zakonsh\u00ebm apo njoh\u00ebs t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-02-12T21:25:13+00:00","article_modified_time":"2020-02-12T21:52:34+00:00","og_image":[{"width":670,"height":960,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar!","datePublished":"2020-02-12T21:25:13+00:00","dateModified":"2020-02-12T21:52:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/"},"wordCount":2144,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg","articleSection":["Pakategori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/","name":"Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar! - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg","datePublished":"2020-02-12T21:25:13+00:00","dateModified":"2020-02-12T21:52:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg","width":670,"height":960,"caption":"Arben Xhaferi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arben-xhaferi-politika-osmano-turke-ka-tentuar-te-zhduke-qenien-shpirtin-identitetin-kombetar-shqiptar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Arb\u00ebn Xhaferi: Politika osmano-turke ka tentuar t\u00eb zhduk\u00eb qenien (shpirtin), identitetin komb\u00ebtar shqiptar!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50949","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50949"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50949\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50952,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50949\/revisions\/50952"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50949"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50949"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50949"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}