{"id":51236,"date":"2020-02-19T11:50:29","date_gmt":"2020-02-19T10:50:29","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=51236"},"modified":"2021-05-25T16:30:35","modified_gmt":"2021-05-25T14:30:35","slug":"gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/","title":{"rendered":"G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza"},"content":{"rendered":"<p><em>Publikuar m\u00eb 18.02.2020 nga erjon dervishi, <a href=\"http:\/\/shekulli.com.al\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Shekulli<\/a><\/em><\/p>\n<blockquote><p>Prof. G\u00ebzim Alpion nga Departamenti i Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Birminghamit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, flet n\u00eb nj\u00eb interviste ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d. Prof. Alpion analizon kriz\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Shqip\u00ebria, diaspor\u00ebn, \u00e7\u00ebshtjen Brexit dhe kriz\u00ebn n\u00eb familjen mbret\u00ebrore<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Erjon Dervishi<\/strong><\/p>\n<p><em>Britania e Madhe ka dal\u00eb p\u00ebrfundimisht nga Bashkimi Europian, por dilemat mbeten. Atje jeton dhe punon nj\u00eb emigracion i konsideruesh\u00ebm nga Shqip\u00ebria, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb preken drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga ky proces. Gazeta \u201cShekulli\u201d, ka realizuar nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me Profesorin e njohur t\u00eb Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Birminghamit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Prof. Alpion shpjegon situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Shqip\u00ebria, krizat e saj, e ardhmja sociale dhe niveli qesharak i klas\u00ebs politike n\u00eb vend, si dhe ikja e Agron Tuf\u00ebs nga Shqip\u00ebria. Prof. Alpion n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, do t\u00eb botoj\u00eb t\u00eb plot\u00eb librin p\u00ebr humanisten e madhe shqiptare, N\u00ebn\u00eb Tereza.<\/em><\/p>\n<p><strong>Prof. Alpion, Shqip\u00ebria gjendet n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb madh. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi sfid\u00ebn e integrimit p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Europian, nga ana tjet\u00ebr kemi kriz\u00ebn politike dhe sfidat sociale, t\u00eb cilat prekin thell\u00eb ekonomin\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Si e shikoni perspektiv\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet q\u00eb vijn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb kriz\u00eb identiteti. Shkaqet p\u00ebr amullin\u00eb e tre dekadave shpesh ia faturojm\u00eb kryesisht sistemit totalitar. Monizmi ka fajet e veta por rr\u00ebnj\u00ebt e k\u00ebsaj situate duhen gjetur si n\u00eb dekadat e fundit ashtu edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e larg\u00ebt. Ne kemi humbur kontakt me thelbin ton\u00eb, vet\u00ebdijen ton\u00eb, dhe gjenez\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa popujt e tjer\u00eb e sajojn\u00eb me lloj-lloj m\u00ebnyrash \u2018lasht\u00ebsin\u00eb\u2019 e tyre, ne vazhdojm\u00eb ta shp\u00ebrfillim dhe shp\u00ebrdorojm\u00eb antikitetin ton\u00eb me indiferentiz\u00ebm dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb frikshme. N\u00eb 108 vitet e shtetit modern shqiptar shum\u00eb gj\u00ebra duhej dhe mund t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha duhej t\u00eb kishim punuar m\u00eb shum\u00eb kryesisht p\u00ebr t&#8217;u rilidhur me rr\u00ebnj\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Disa nga mang\u00ebsit\u00eb q\u00eb vihen re gjat\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar shpjegohen me munges\u00ebn e nj\u00eb elite komb\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr fatet e vendit.<\/p>\n<blockquote><p>Faik Konica ka argumentuar se elit\u00ebn ton\u00eb e shkat\u00ebrruan otoman\u00ebt. Kjo deri diku \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<p>Asnj\u00eb elit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme. \u00c7do elit\u00eb ka ciklin e saj: ajo lind, lul\u00ebzon, venitet, shp\u00ebrb\u00ebhet dhe z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb elit\u00eb tjet\u00ebr me mend\u00ebsi t\u00eb re dhe vizion t\u00eb ri. Ajo q\u00eb \u00e7do elit\u00eb ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia ndaj fateve t\u00eb vendit. Mjer\u00eb ai vend e popull q\u00eb mbeten pa nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p>Pushtimi otoman pati kusuret e tij n\u00eb zhvillimin ose m\u00eb sakt\u00eb n\u00eb stanjacionin ton\u00eb komb\u00ebtar. Fantazma otomane akoma nuk \u00ebsht\u00eb larguar nga trojet tona; ajo \u00ebsht\u00eb rishfaqur rishtasi n\u00eb form\u00ebn e neo-otomanizmit, metastazat e t\u00eb cilit po dep\u00ebrtojn\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb thell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Maqedoni dhe Kosove ku, n\u00ebn trysnin\u00eb direkte t\u00eb Ankaras\u00eb, jan\u00eb edituar edhe tekstet e historis\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e pushtimit turk.<\/p><\/blockquote>\n<p>Sindroma e \u2018fajtorizimit\u2019 t\u00eb pafund t\u00eb faktorit t\u00eb jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues tjet\u00ebr i tendenc\u00ebs ton\u00eb kolektive p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr fajet tona. N\u00eb 100 vitet e fundit vet\u00eb ne shqiptar\u00ebt jemi shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb kemi mbetur pa elit\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ne jemi b\u00ebr\u00eb pre brezash-ofiqar\u00ebsh, motivi kryesor i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb pasurimi n\u00ebp\u00ebrmjet uzurpimit dhe monopolizimit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Dihet se si p\u00ebrfunduan nj\u00eb num\u00ebr i madh i n\u00ebnshkruesve t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, k\u00ebtyre vizionar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve u detyrohemi aq shume. Fati i Nolit, Fisht\u00ebs dhe Konic\u00ebs d\u00ebshmon se sa e v\u00ebshtir\u00eb ka qene dhe mbetet p\u00ebr elit\u00ebn shqiptare t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb vendit. Fakte t\u00eb reja trishtuese kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb se si u trajtua elita intelektuale nga Enver Hoxha. Komunizmi ishte nj\u00eb periudh\u00eb paradoksale: arsimimi masiv rezultoi n\u00eb nj\u00eb inteligjenc\u00eb inerte. Q\u00eb intelektual\u00ebt jan\u00eb z\u00ebri m\u00eb i mekur i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare edhe n\u00eb \u2018demokraci\u2019 duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb dhe tremb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komb pa elit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb cil\u00ebs mund t\u2019i servir\u00ebsh leht\u00eb iden\u00eb se nuk b\u00ebn dot kurr\u00eb pa \u2018faktorin\u2019 e jasht\u00ebm. Kjo shpjegon se p\u00ebrse kemi kaq shume \u2018v\u00ebllez\u00ebr\u2019 dhe \u2018miq\u2019 \u2013 turq, sllav\u00eb, italian\u00eb, gjerman\u00eb, sovjetik\u00eb, kinez\u00eb, amerikan\u00eb \u2013 t\u00eb cil\u00ebt i nd\u00ebrrojm\u00eb si veshjet me nd\u00ebrrimin e stin\u00ebve.<\/p>\n<blockquote><p>Ne na \u00ebsht\u00eb krijuar bindja se nuk b\u00ebjm\u00eb dot pa nj\u00eb fuqi t\u00eb huaj dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk p\u00ebrpiqemi t\u00eb gjejm\u00eb forc\u00ebn mes nesh. Aktualisht, \u00e7\u00ebshtjen e korrupsionit endemik qeveritar presim t\u00eb na e zgjidhin amerikan\u00ebt dhe BE-ja.<\/p><\/blockquote>\n<p>Ky inferioritet patologjik ndaj t\u00eb huajve, vihet re qart\u00eb edhe n\u00eb diskursin infantil n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, p\u00ebr \u2018\u00ebndrr\u00ebn Europiane\u2019. Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb \u00e7udi po t\u00eb kemi parasysh se personat q\u00eb negociojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e k\u00ebtyre dy trojeve shqiptare n\u00eb BE zor se e din\u00eb se, n\u00eb lasht\u00ebsi, fillimisht \u2018Europ\u00eb\u2019 quhej vet\u00ebm gadishulli Ilirik.<\/p>\n<p>Ne kemi koh\u00eb q\u00eb jemi katandisur n\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb prapambetur q\u00eb b\u00ebjm\u00eb detyra sht\u00ebpie me imponim, q\u00eb t\u00eb na p\u00eblqej\u00eb Europa, por nuk e kuptojm\u00eb se reformat duhen b\u00ebr\u00eb pik\u00eb s\u00eb pari se jan\u00eb t\u00eb domosdoshme, q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova t\u00eb funksionojn\u00eb si shtete normale. Ng\u00ebr\u00e7i shtet\u00ebror q\u00eb po p\u00ebrjeton Kosova diktohet edhe nga disa rrethana p\u00ebr t\u00eb cilat nuk do t\u00eb ndalem n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb katandisur shteti shqiptar me kryeministra q\u00eb sillen dhe veprojn\u00eb si kapo dhe me nj\u00eb opozit\u00eb qesharake, \u00ebsht\u00eb e pafalshme. Pra, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes tuaj, se si e shikoj un\u00eb perspektiv\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, mund t\u00eb them se <em><strong>vet\u00ebm me konsolidimin e shtetit ligjor, ku t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para ligjit, vendi yn\u00eb do ingranohet me dinjitet n\u00eb bot\u00ebn demokratike.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb krizat q\u00eb ju mendoni se klasa politike shqiptare duhet t\u2019i tejkaloj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb model zhvillimi?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka \u2018klas\u00eb politike\u2019 por \u2018kaste kulisash\u2019. \u2018Rekrutimi\u2019 n\u00eb t\u00eb, p\u00ebrcaktohet nga shkalla dhe koh\u00ebzgjatja e \u2018besnik\u00ebris\u00eb\u2019 ndaj sekserit q\u00eb shp\u00ebrblen \u2018mercenar\u00ebt\u2019 me kocka nga gostia e pafund n\u00eb kurriz t\u00eb pasurive t\u00eb vendit.<\/strong> <\/em>Sekser\u00ebt e k\u00ebsaj kaste q\u00eb qeverisin me rotacion nuk dallohen p\u00ebr ndonj\u00eb filozofi politike. Ata jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, me nj\u00eb arsimim t\u00eb cunguar q\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e formimit intelektual p\u00ebrpiqen t\u2019i fshehin pas \u2018titujve shkencor\u00eb\u2019 q\u00eb, si \u00e7do gj\u00eb n\u00eb jet\u00eb, i kan\u00eb t\u00eb vjedhura.<\/p>\n<p>K\u00ebta sekser\u00eb jan\u00eb shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb Emile Durkheim i quan \u2018anomie\u2019, q\u00eb ka kap\u00ebrthyer jo vet\u00ebm ata por edhe n\u00ebpun\u00ebsit e thjesht\u00eb n\u00eb \u00e7do segment t\u00eb shtetit qendror dhe lokal; pra, ata jan\u00eb rob\u00ebr t\u00eb obsesionit t\u00eb pa kontrolluesh\u00ebm p\u00ebr pasuri pa fund n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk njeh asnj\u00eb rregull. K\u00ebta gjallesa banale kan\u00eb legjitimizuar p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e pushtetit n\u00ebp\u00ebrmjet korruptimit t\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<blockquote><p>Pa nj\u00eb reformim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb sistemit t\u00eb zgjedhjeve lokale dhe komb\u00ebtare, dhe pa nj\u00eb arsim modern n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb, nga ai parashkollor e deri n\u00eb at\u00eb pasuniversitar, Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zbukuroj fasad\u00ebn pa rikonstruktuar thelbin.<\/p><\/blockquote>\n<p>Po kaq i r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb reformimi i partive politike q\u00eb, tani p\u00ebr tani, jan\u00eb shnd\u00ebrruar dhe funksionojn\u00eb kryesisht si biznese private.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nuk do t\u00eb ket\u00eb zhvillime demokratike po qe se nuk funksionon opozita. N\u00eb ket\u00eb drejtim, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se \u00e7do vend tjet\u00ebr, q\u00eb doli nga sistemi komunist. Edhe n\u00eb koh\u00ebn e monarkis\u00eb, n\u00eb disa momente parlamenti shqiptar funksiononte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efikase.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundi, <em><strong>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb dal\u00eb nga ky ng\u00ebr\u00e7 pa angazhimin direkt t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs<\/strong><\/em>. Dyert e shtetit shqiptar p\u00ebr intelektual\u00eb t\u00eb pavarur n\u00eb diaspor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk i b\u00ebjn\u00eb temenara asnj\u00eb partie apo pushtetari por q\u00eb kan\u00eb pasionin p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer vendit me p\u00ebrkushtim, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbyllura n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Fjala e lir\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb debati t\u00eb fundit, ku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj ka qen\u00eb shkrimtari i njohur Agron Tufa. S\u00eb fundmi ai ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga posti i Kryetarit t\u00eb Institutit t\u00eb Studimeve t\u00eb Krimeve t\u00eb Komunizmit dhe ka k\u00ebrkuar strehim politik n\u00eb Zvic\u00ebr. \u00c7far\u00eb pasojash mund t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria nga ky akt? A mundet q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb t\u00eb ket\u00eb mungese t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe besoni se kjo ndikon edhe n\u00eb perceptimin e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/strong><\/p>\n<p>Dr. Tufa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intelektual dhe krijues i spikatur i tre dekadave t\u00eb fundit. P\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb zbardhur periudh\u00ebn komuniste jan\u00eb t\u00eb admirueshme dhe duhej t\u00eb kishin p\u00ebrkrahje shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Historia q\u00eb na \u00ebsht\u00eb servirur p\u00ebr periudh\u00ebn 1941-1991, \u00ebsht\u00eb historia e \u2018fitimtarit\u2019 dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb as a plot\u00eb dhe as objektive. Megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekjet tona amatoreske p\u00ebr t\u00eb rishikuar dhe rishkruar historin\u00eb nuk duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gabimin e serb\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 argumenton <em>Jelena Dureinovi\u00e7<\/em>, n\u00eb studimin e sapo botuar \u2018<em>Politika e Kujtes\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Serbin\u00eb e Sotme<\/em>\u2019, ka shnd\u00ebrruar n\u00eb \u2018<em>heronj<\/em>\u2019 persona me nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb erret t\u00eb dokumentuar.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar nuk ka engj\u00ebj; kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtete p\u00ebr monarkin\u00eb, periudh\u00ebn 1939-1944, regjimin komunist, dhe amulline \u2018demokratike\u2019 t\u00eb tre dekadave te fundit.<\/p>\n<p>Askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hedh posht\u00eb Luft\u00ebn Antifashiste Nacional \u00c7lirimtare, apo t\u00eb mohoj\u00eb sakrificat e d\u00ebshmor\u00ebve. \u00cbsht\u00eb absurde t\u00eb mendosh se ata q\u00eb sakrifikuan pasurin\u00eb dhe veten gjat\u00eb luft\u00ebs e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm ose kryesisht p\u00ebr partin\u00eb komuniste. Po k\u00ebshtu, ideja se vet\u00ebm komunist\u00ebt e donin vendin \u00ebsht\u00eb sa banale aq edhe qesharake. P\u00ebr\u00e7arja komb\u00ebtare, q\u00eb u kthye n\u00eb sistem n\u00eb komuniz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00ebkatet nga i cili po vuajm\u00eb edhe tani.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb nuk jan\u00eb dakord me Dr. Tuf\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai trajton dhe m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb n\u00eb parlamentin shqiptar diskutohet shpesh p\u00ebr gj\u00ebra ordinere me nj\u00eb vulgaritet q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tipar thelb\u00ebsor i k\u00ebtij institucioni, por nuk debatohet me seriozitet p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e garantimit dhe mbrojtjes me ligj t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Rishikimi objektiv i historis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb projekt shqet\u00ebsues vet\u00ebm p\u00ebr Dr. Tufen, Institutin q\u00eb ai drejtonte apo viktimat e komunizmit. Kjo \u00e7\u00ebshtje, me rend\u00ebsi vitale p\u00ebr kohezionin ton\u00eb si popull, duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj t\u00eb gjith\u00ebve. Por ky rishikim duhet t\u00eb drejtohet nga historian\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb \u00e7liruar nga \u00e7do influenc\u00eb politike.<\/p>\n<p><strong>Vitet e fundit Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb prekur nga nj\u00eb val\u00eb masive emigrimi. Kjo e lidhur me situat\u00ebn politike n\u00eb vend, munges\u00ebn e shpres\u00ebs, kriz\u00ebn ekonomike apo edhe nivelin e lart\u00eb t\u00eb krimit dhe korrupsionit. A mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb kjo nj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Emigracioni masiv p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare dhe kjo situat\u00eb kritike, po qe se nuk merren masa, mund t\u00eb keq\u00ebsohet. Njer\u00ebzit kan\u00eb humbur besimin se ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit kan\u00eb nj\u00eb vizion dhe, mbi t\u00eb gjitha, karakterizohen nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia ndaj fateve t\u00eb njeriut t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, emigrimi ekonomik nuk duhet shikuar vet\u00ebm me nota negative. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e shtetit shqiptar q\u00eb t\u00eb hap\u00eb vende t\u00eb reja pune, dhe n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb premtuara gjat\u00eb fushatave elektorale, t\u00eb negocioj\u00eb me vende t\u00eb interesuara, n\u00eb dhe jasht\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb emigracion t\u00eb organizuar sezonal. Pra, duhet shikuar mund\u00ebsia e nj\u00eb emigracioni t\u00eb rregulluar.<\/p>\n<p><strong>Ju q\u00eb nga viti 1993 jetoni dhe punoni n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Koh\u00ebt e fundit mediat n\u00eb Britani kan\u00eb realizuar disa reportazhe por edhe lajme n\u00eb lidhje me bandat kriminale shqiptare atje. A mund t\u00eb themi se kriminialiteti shqiptar n\u00eb Britani \u00ebsht\u00eb rritur? Po historit\u00eb e suksesit shqiptar, cilat jan\u00eb n\u00eb Britani?<\/strong><\/p>\n<p>Emigracioni nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr specializimet e mia si sociolog. Megjithat\u00eb, tem\u00ebn e trajtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb mediat britanike e kam trajtuar n\u00eb disa studime si dhe n\u00eb krijimtarin\u00eb time letrare.<\/p>\n<p>N\u00eb Britani kemi nj\u00eb komunitet q\u00eb po integrohet vazhdimisht. Si n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr, edhe k\u00ebtu ka elemente kriminale dhe persona t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrfitime personale, nxijn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendlindjen.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se imazhi negativ i Shqip\u00ebris\u00eb vjen kryesisht nga Shqip\u00ebria dhe jo nga diaspora. Krimi i organizuar shqiptar n\u00eb per\u00ebndim nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim kaq t\u00eb madh, po qe se nuk ka lidhje me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e <em>Brexit<\/em> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb e nxeht\u00eb p\u00ebr Britanin\u00eb e Madhe. M\u00eb 31 janar Kryeministri i vendit, Boris Johnson n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen finale t\u00eb divorcit me Bashkimin Europian. Si e shikoni perspektiv\u00ebn e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt si dhe faktin q\u00eb aty jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb? \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb tani p\u00ebr shqiptar\u00ebt pas Brexit?<\/strong><\/p>\n<p>Dalja e Britanis\u00eb nga BE-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nd\u00ebrlikuar q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb t\u00eb shtjellohet. Me pak fjal\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb divorc fajtor\u00eb jan\u00eb si Britania ashtu edhe BE-ja. P\u00ebr mendimin tim, largimi i Britanis\u00eb nga BE-ja ishte nj\u00eb gabim i klas\u00ebs politike britanike. Ky gabim duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e s\u00eb kaluar\u00ebs imperiale t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe t\u00eb krenaris\u00eb p\u00ebr bashk\u00eb-ekzistenc\u00ebn prej nj\u00eb mij\u00eb vitesh t\u00eb parlamentit dhe monarkis\u00eb. Megjithat\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb kesh sovranitet t\u00eb plot\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb globale si kjo q\u00eb jetojm\u00eb tani \u00ebsht\u00eb ambicie utopike p\u00ebr \u00e7do shtet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Britanin\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, BE-ja n\u00eb Britani \u00ebsht\u00eb shikuar gjithmon\u00eb si nj\u00eb \u2018projekt\u2019 Gjerman. Si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, edhe tani rivaliteti, here i hapur here i kamufluar, midis Britanis\u00eb, Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktues p\u00ebr fatet e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas 31 Janarit 2020, kur Brexit-i u ratifikua nga parlamenti britanik, drejtuesit e BE-se pranuan se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2018gabime\u2019 nga ana e tyre. Gabimi m\u00eb i madh, mendoj un\u00eb, \u00ebsht\u00eb iluzioni q\u00eb ushqen BE-ja se nocioni \u2018komb\u2019 nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb BE-ja do t\u00eb nxjerre konkulzionet e duhura n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klonim federal i versionit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kombi \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet nj\u00eb tipar dallues i identitetit t\u00eb popujve europian.<\/p>\n<p>Pas Brexi-it, si \u00e7do t\u00eb huaj, edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Britani do t\u00eb trajtohen sipas ligjit. N\u00eb ket\u00eb drejtim asgj\u00eb nuk ka ndryshuar dhe nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>Britania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb i ka mir\u00ebpritur dhe do t\u00eb vazhdoj t\u00eb mir\u00ebpres t\u00eb huajt q\u00eb zbatojn\u00eb ligjet, integrohen dhe kontribuojn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb britanike.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e nxeht\u00eb n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe \u00ebsht\u00eb edhe kurora mbret\u00ebrore. Prej disa jav\u00ebsh familja mbret\u00ebrore ka filluar t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahet. A mund t\u00eb themi se sistemi tradicional britanik po l\u00ebkundet? Nga pik\u00ebpamja sociologjike, si e shpjegoni faktin e largimit t\u00eb Princ Harryt nga Buckingham Palace?<\/strong><\/p>\n<p>Pas dy dekadash relativisht t\u00eb qeta q\u00eb nga vdekja e Princesh\u00ebs Diana, familja mbret\u00ebrore britanike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri objekt interesimi jo p\u00ebr arsye t\u00eb mira, fillimisht p\u00ebrfshirja e Princ Andrew n\u00eb skandalin Epstein; dhe s\u00eb fundi largimi i Princ Harry-t me bashk\u00ebshorten e tij nga familja mbret\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb pavarur financiare.<\/p>\n<p>Familja mbret\u00ebrore \u00ebsht\u00eb tronditur nga k\u00ebto ngjarje por vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb institucion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Vendimi i Mbret\u00ebresh\u00ebs Elizabeth II p\u00ebr t\u00eb lejuar nipin e saj Harry t\u00eb jetoj\u00eb i pavarur n\u00eb Kanada, por jo t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb funksionet ushtarake apo t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj, tregon se asnj\u00eb an\u00ebtar i Familjes Windsor nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se Monarkia dhe e ardhmja e saj.<\/p>\n<p>Monarkia Britanike do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Zhvillimet e fundit tregojn\u00eb se, si \u00e7do aspekt tjet\u00ebr i jet\u00ebs n\u00eb Britani, edhe ky institucion nuk mund t\u2019i shmanget modernizimit. P\u00ebrkundrazi, ekzistenca e monarkis\u00eb varet nga aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u2019u modernizuar n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, monarkia ka treguar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb adaptohet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publikuar m\u00eb 18.02.2020 nga erjon dervishi, Shekulli Prof. G\u00ebzim Alpion nga Departamenti i Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Birminghamit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, flet n\u00eb nj\u00eb interviste ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d. Prof. Alpion analizon kriz\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Shqip\u00ebria, diaspor\u00ebn, \u00e7\u00ebshtjen Brexit dhe kriz\u00ebn n\u00eb familjen mbret\u00ebrore Erjon Dervishi Britania e Madhe ka dal\u00eb p\u00ebrfundimisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17765,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-51236","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Publikuar m\u00eb 18.02.2020 nga erjon dervishi, Shekulli Prof. G\u00ebzim Alpion nga Departamenti i Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Birminghamit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, flet n\u00eb nj\u00eb interviste ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d. Prof. Alpion analizon kriz\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Shqip\u00ebria, diaspor\u00ebn, \u00e7\u00ebshtjen Brexit dhe kriz\u00ebn n\u00eb familjen mbret\u00ebrore Erjon Dervishi Britania e Madhe ka dal\u00eb p\u00ebrfundimisht [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-02-19T10:50:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-25T14:30:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/dr_gezim_alpion.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"374\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza\",\"datePublished\":\"2020-02-19T10:50:29+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-25T14:30:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/\"},\"wordCount\":2956,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/dr_gezim_alpion.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/\",\"name\":\"G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/dr_gezim_alpion.jpg\",\"datePublished\":\"2020-02-19T10:50:29+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-25T14:30:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/dr_gezim_alpion.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/dr_gezim_alpion.jpg\",\"width\":600,\"height\":374,\"caption\":\"Dr. G\u00ebzim Alpion\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Publikuar m\u00eb 18.02.2020 nga erjon dervishi, Shekulli Prof. G\u00ebzim Alpion nga Departamenti i Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Birminghamit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, flet n\u00eb nj\u00eb interviste ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d. Prof. Alpion analizon kriz\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Shqip\u00ebria, diaspor\u00ebn, \u00e7\u00ebshtjen Brexit dhe kriz\u00ebn n\u00eb familjen mbret\u00ebrore Erjon Dervishi Britania e Madhe ka dal\u00eb p\u00ebrfundimisht [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-02-19T10:50:29+00:00","article_modified_time":"2021-05-25T14:30:35+00:00","og_image":[{"width":600,"height":374,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/dr_gezim_alpion.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza","datePublished":"2020-02-19T10:50:29+00:00","dateModified":"2021-05-25T14:30:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/"},"wordCount":2956,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/dr_gezim_alpion.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/","name":"G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/dr_gezim_alpion.jpg","datePublished":"2020-02-19T10:50:29+00:00","dateModified":"2021-05-25T14:30:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/dr_gezim_alpion.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/dr_gezim_alpion.jpg","width":600,"height":374,"caption":"Dr. G\u00ebzim Alpion"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-reforma-zgjedhore-dhe-arsimi-modern-keto-e-nxjerrin-shqiperine-nga-kriza\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"G\u00ebzim Alpion: Reforma zgjedhore dhe arsimi modern, k\u00ebto e nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51236"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51236\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":51237,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51236\/revisions\/51237"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}