{"id":51454,"date":"2020-02-25T14:06:55","date_gmt":"2020-02-25T13:06:55","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=51454"},"modified":"2020-02-25T14:07:00","modified_gmt":"2020-02-25T13:07:00","slug":"profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/","title":{"rendered":"PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI"},"content":{"rendered":"<p><em>Moderatorja <strong>Xhenet\u00eb Veliu<\/strong>, pamje nga salla e Akademis\u00eb<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em><strong>Akademi P\u00ebrkujtimore n\u00eb 88-vjetorin e lindjes t\u00eb Akademik Fehmi Aganit<\/strong><\/em><\/p>\n<p><b>IDRIZ ZEQIRAJ<\/b><\/p>\n<p>N\u00ebndega e LDK-s\u00eb n\u00eb Niedersachsen (Saksonin\u00eb e Ult\u00eb gjermane), me kryetar intelektualin dhe veprimtarin e hersh\u00ebm t\u00eb M\u00ebrgat\u00ebs, Isa Shabanin, n\u00eb 88 vjetorin e lindjes, organizoi Akademi P\u00ebrkujtimore, p\u00ebr Profesor Fehmi Aganin, n\u00eb Hameln af\u00ebr Hanoverit.<\/p>\n<p>Akademia u hap me intonimin e Hymnit t\u00eb Flamurit shtet\u00ebror dhe at\u00eb Dardan. Moderimin e b\u00ebri Xhenet\u00eb Veliu, nd\u00ebrsa p\u00ebrkujdesjen teknike e b\u00ebn\u00eb motrat Albana dhe Vjendita Shabani. Moderatorja fton n\u00eb sken\u00eb organizatorin, kryetarin e N\u00ebndeg\u00ebs, nj\u00ebherit edhe an\u00ebtar i Kryesis\u00eb t\u00eb Deg\u00ebs, Isa Shabanin, i cili p\u00ebrsh\u00ebdeti familjar\u00ebt e d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, Hajdaraj e Zeqiraj si dhe t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Po ashtu p\u00ebrsh\u00ebndeti ish-n\u00ebnkryetarin e LDK-s\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor i Akademik Aganit, profesor Anton Kolaj; an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb t\u00eb Deg\u00ebs, t\u00eb prir\u00eb nga N\u00ebkryetari i Deg\u00ebs, Enver Musa, delegacionin e N\u00ebndeg\u00ebve t\u00eb Rheinland Pfalzit, t\u00eb Mynihut, Hamburgut, pjes\u00ebmarr\u00ebs nga N\u00ebndeg\u00ebt tjera si dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit.<\/p>\n<p>P\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Profesor Fehmi Aganit, foli nikoqiri Isa Shabani: &#8221; Rrjedh nga nj\u00eb familje atdhetare nga Plava, e shp\u00ebrngulur nga dhuna sllave. U lind n\u00eb Gjakov\u00eb, m\u00eb 23 janar 1932. Shkollimin fillor dhe at\u00eb t\u00eb mes\u00ebm e mbaroi n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebsa studimet n\u00eb filozofi i b\u00ebri n\u00eb Universitetin e Beogradit, m\u00eb 1959. Studimet pasuniversitare, n\u00eb shkencat politike, i mbaroi n\u00eb Universitetin e Beogradit, m\u00eb 1965, duke marr\u00eb grad\u00ebn shkencore Magjist\u00ebr, me tem\u00ebn \u201ePjes\u00ebmarrja e pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb procesin e vendimmarrjes n\u00eb Gjermani\u201c. Grad\u00ebn doktor i shkencave t\u00eb sociologjis\u00eb e mori n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs m\u00eb 1973, duke mbrojtur me sukses tez\u00ebn \u201ePartit\u00eb dhe grupet politike n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\u201c.<\/p>\n<p>Edhe pse shum\u00eb i ri, Fehmi Agani u rreshtua n\u00eb an\u00ebn e LN\u00c7-s\u00eb dhe t\u00eb aleanc\u00ebs antifashiste. N\u00eb vitin 1951, ai iu kund\u00ebrvu politik\u00ebs zyrtare komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr shpalljen e shqiptar\u00ebve si turq, q\u00eb si q\u00ebllim kishte d\u00ebbimin masiv n\u00eb Turqi! Dhe, k\u00ebtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u konfrontua me PKJ-n\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb viteve \u201950-a dhe n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201960-a, punoi si profesor i shkollave t\u00eb mesme n\u00eb Gjakov\u00eb dhe Prishtin\u00eb. M\u00eb von\u00eb gazetar dhe redaktor i politik\u00ebs s\u00eb jashtme n\u00eb gazet\u00ebn Rilindja. N\u00eb vitin 1965 nisi pun\u00ebn ligj\u00ebrues i Sociologjis\u00eb n\u00eb Fakultetin Filozofik. N\u00eb vitet 1966-74 ishte i pari q\u00eb angazhohet publikisht p\u00ebr avancimin e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Republik\u00eb, andaj u vu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb diferencimit politik dhe t\u00eb presionit policor t\u00eb Sigurimit shtet\u00ebror jugosllav.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Isa Shabani\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/isa_shabani_kryetar_nendeges_ldk_niedersachsen.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em><strong>Isa Shabani<\/strong> &#8211; kryetar i N\u00ebndeg\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Niedersachsen<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1967 Profesor Fehmi Agani u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs. Luajti rol vendimtar n\u00eb organizimin e disa prej takimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shkencore si: Konsulta Gjuh\u00ebsore e Prishtin\u00ebs dhe Simpoziumi p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun. M\u00eb von\u00eb u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. M\u00eb 1972-73 themeloi Katedr\u00ebn e Filozofis\u00eb-Sociologjis\u00eb n\u00eb Fakultetin Filozofik dhe n\u00eb vijim edhe Institutin e Filozofis\u00eb-Sociologjis\u00eb. Ishte nj\u00eb nga nd\u00ebrtuesit kryesor t\u00eb Universitetit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Themeloi revistat \u201cStudia humanistica\u201d dhe \u201cThema\u201d, n\u00eb t\u00eb cilat ishte kryeredaktor. P\u00ebr studimet e tij shkencore n\u00eb vitin 1978 mori Shp\u00ebrblimin e Dhjetorit. Pas vitit 1981, Profesor Agani, p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve me vler\u00ebsimin dhe me q\u00ebndrimet e politik\u00ebs ndaj demonstratave dhe ndaj \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Jugosllavin\u00eb e at\u00ebhershme, ishte n\u00eb trysni t\u00eb p\u00ebrhershme politike. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, m\u00eb 1984 iu mor e drejta e m\u00ebsimdh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Profesor Fehmi Agani Ishte n\u00ebnkryetar shum\u00ebvje\u00e7ar\u00eb i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nd\u00ebr kryesor\u00ebt n\u00eb hartimin e dokumenteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kosov\u00ebn. M\u00eb 1993 u zgjodh an\u00ebtar korrespondent, nd\u00ebrsa m\u00eb 1996 an\u00ebtar i rregullt\u00eb i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe t\u00eb Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Akademik Fehmi Agani ishte bart\u00ebs i shum\u00eb dekoratave, nd\u00ebr t\u00eb cilat edhe ajo e &#8220;Urdhri i Lart\u00eb Gjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu&#8221;, me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb 21 dhjetor 2001 e dekoroi presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb; &#8220;Urdhri i Lidhjes s\u00eb Prizrenit&#8221; me t\u00eb cil\u00ebn e ka dekoruar kryetari i Kosov\u00ebs, dhe me 6 maj 2004 &#8211; Presidenti i Kosov\u00ebs Ibrahim Rugova me nj\u00eb dekret t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e ka dekoruar &#8220;p\u00ebr vepra trim\u00ebrie, p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs me Urdhrin &#8220;Hero i Kosov\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Prof. Fehmi Agani ka nj\u00eb opus t\u00eb madh t\u00eb veprave t\u00eb shkruara. N\u00eb vitin 2002, n\u00eb 70-vjetorin e lindjes, Sht\u00ebpia botuese &#8220;Dukagjini&#8221; botoi Veprat e tij n\u00eb 8 v\u00ebllime. Ai z\u00eb vend t\u00eb spikatur n\u00eb piedestalin e k\u00ebsaj plejade intelektual\u00ebsh t\u00eb merituar. Ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv n\u00eb jet\u00ebn shkencore, politike e komb\u00ebtare dhe prij\u00ebs i shum\u00eb proceseve progresive me r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr Kosov\u00ebn e m\u00eb gjer\u00eb. S\u00eb bashku me akademik\u00ebt Ali Hadrin dhe Gazmend Zajmin, q\u00eb nga viti 1968, ishte ideolog i projektit p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin punoi me t\u00ebr\u00eb qenien, deri n\u00eb minut\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Bashk\u00ebshortja Sadija tregon se Fehmiu, si an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr &#8220;Shp\u00ebrblimin e AVNOJ-it&#8221;, ashp\u00ebr kishte kund\u00ebrshtuar propozimin, q\u00eb ky \u00e7mim t\u2019i jepet \u00c7ubrilloviqit, armikut t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb shqiptar\u00ebve. Fale vendosmeris\u00eb s\u00eb tij, aresyetimit q\u00eb e jep Profesori, ky propozim nuk kalon fare.<\/p>\n<p>Presidenti Rugova theksonte se &#8220;Profesor Agani ishte p\u00ebr nj\u00eb decenie t\u00eb t\u00ebr\u00eb njeriu m\u00eb aktiv n\u00eb l\u00ebvizjen ton\u00eb p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi e demokraci. Ai ishte gjithmon\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb veprimit n\u00eb planin publicistik, diplomatik dhe t\u00eb veprimit n\u00eb terren&#8221;. Ish-presidenti Sejdiu thot\u00eb se &#8220;Profesor Agani, q\u00eb nga dit\u00ebt e para punoi n\u00eb themelimin e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb l\u00ebvizjen politike p\u00ebr lirin\u00eb e vendit, s\u00eb bashku me Presidentin Rugova&#8221;. Akademik Pajazit Nushi, ka th\u00ebn\u00eb se &#8220;Agani do t\u00eb mbetet sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb e p\u00ebrkushtimit ndaj mendimit shkencor, e idealeve t\u00eb liris\u00eb njer\u00ebzore e komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve&#8221;. Kryetari i LDK-s\u00eb, Akademik Isa Mustafa, e cil\u00ebson Aganin si nj\u00eb &#8220;vizionar, intelektual dhe atdhetar, q\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ia kushtoi liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;. Blerim Shala rr\u00ebfen at\u00eb q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb Profesor Agani n\u00eb Rambuje: &#8220;Edhe n\u00ebse vdes s\u00eb shpejti, do t\u00eb kem \u00e7ka t\u2019i tregoj Zotit. Nuk \u00ebsht\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrjetosh vdekjet e tri Jugosllavive: Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb, Republik\u00ebs Socialiste Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe Republik\u00ebs Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja Sadije Agani ka treguar se kur ai u k\u00ebthye nga Konferenca n\u00eb Rambuje, ve\u00e7sa ishte ulur n\u00eb dhom\u00eb, kishte th\u00ebn\u00eb: \u201dBesoj se e kreva misionin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje. Deri k\u00ebtu e mendoja. Tani u vendos p\u00ebr sulmet e NATO-s mbi Serbi, tani le ta vazhdojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d. Ai gjithnj\u00eb i ndiqte me v\u00ebmendje ngjarjet q\u00eb po zhvilloheshin n\u00eb Kosov\u00eb. G\u00ebzohej shum\u00eb p\u00ebr \u00e7do sukses t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Por ishte shqet\u00ebsuar pa mas\u00eb, kur kishte m\u00ebsuar lajmin p\u00ebr vrasjen t\u00eb Sali \u00c7ekaj dhe Agim Ramadanit, n\u00eb luft\u00ebn e Koshar\u00ebs dhe kishte qar\u00eb si f\u00ebmij\u00eb, pasi i njihte shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj&#8221;.<\/p>\n<p>Profesor Fehmi Agani n\u00eb koh\u00ebn e bombardimeve t\u00eb NATO-s, ndaj caqeve ushtarake serbe, nuk kishte d\u00ebshiruar ta braktis\u00eb Kosov\u00ebn. Pas nj\u00eb muaji e gjysm\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb Prishtin\u00eb, nga 24 marsi e deri m\u00eb 6 maj 1999, duke mos pasur mund\u00ebsi veprimi, vendosi t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Maqedoni. Ai ishte i bindur se nga jasht\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kontribuonte m\u00eb shum\u00eb. Por ai u muar n\u00eb \u00e7astet kur ai protestoi kund\u00ebr ndarjes s\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve nga turma. U pushkatua nga eskadron\u00ebt speciale serbe, pas urdhrit t\u00eb marr\u00eb nga epror\u00ebt e Beogradit.<\/p>\n<p>Akademik Fehmi Agani e dha jet\u00ebn burr\u00ebrisht ashtu si\u00e7 e kishte jetuar, p\u00ebr rinin\u00eb, p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr popullin shqiptar dhe idealet e tij. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai jeton edhe sot tek t\u00eb gjith\u00eb ne, sepse vepra e tij, Kosova e lir\u00eb dhe e pavarur ekziston. Andaj, sh\u00ebnojm\u00eb dit\u00eblindjen e 88-t\u00eb t\u00eb Akademik Fehmi Aganit, personalitet i madh i kombit shqiptar, sepse t\u00eb till\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Po e mbyll me fjal\u00ebt e Presidentit Rugova, n\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebrkujtimi p\u00ebr Fehmiun: &#8220;Zoti e bekoft\u00eb Profesor Aganin&#8221;, &#8211; e fundoi referatin e tij kryetari i N\u00ebndeg\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Nidersachsen t\u00eb Gjermanis\u00eb, Isa Shabani.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjes\u00ebmarr\u00ebs\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/akademi_per_fehmi_aganin-pjesemarres.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><em>Veprimtar\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Akademi<\/em><\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i Deg\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Gjermani, Enver Musa, &#8220;p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb pranishmit n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Deg\u00ebs dhe t\u00eb kryetarit t\u00eb saj, Osman Ferizi. Diemensioni i Personalitetit t\u00eb profesor Fahmi Aganit \u00ebsht\u00eb vler\u00eb, si n\u00eb aspektin njer\u00ebzor, moral, arsimor, shkencor e politik. Bagazhi praktik e profesional t\u00eb d\u00ebshmuar, Agani ishte edhe dora e djatht\u00eb e Presidentit Rugova. P\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb rrethanave politike, renies t\u00eb sistetmit nj\u00eb partiak n\u00eb Jugosllavi, i kontribuoi themelimi i LDK-s\u00eb dhe nj\u00ebri nd\u00ebr themeluesit ishte edhe Profesor Fehmi Agani.<\/p>\n<p>Thell\u00ebsia e mendimit t\u00eb Profesor Aganit, ishte alfa e \u00e7do iniciative t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe jetike, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me organizimin politiko-ushtarak dhe institucional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrkushtimi i tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, i kushtoi me jet\u00eb, kur m\u00eb 6 maj 1999, forcat serbe e ekzekutuan n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Lipjanit. Vrasja e Profesor Aganit ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe proceset e m\u00ebvoshme t\u00eb shtet-b\u00ebrjes t\u00eb saj. Mungesa e tij dhe, m\u00eb von\u00eb, edhe e presidentit Rugova, ishte dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb evidente, p\u00ebr proceset e shtet-nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb konsolidimit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;,- tha, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00ebnkryetari i Deg\u00ebs, Enver Musa.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Anton Kolaj\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/anon_kola_ish-nenkryetar_ldk.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em><strong>Anton Kolaj<\/strong>, ish-n\u00ebnkryetar i LDK-s\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Kur moderatoja Xhenet\u00eb ftoi n\u00eb sken\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorin e af\u00ebrt t\u00eb Dr. Rugov\u00ebs dhe t\u00eb Profesor Aganit, ish-n\u00ebnkryetarin e LDK-s\u00eb, Anton Kolaj, salla osh\u00ebtiu nga duartrokitjet e t\u00eb pranishm\u00ebve. Politikan\u00ebt e sot\u00ebm, i anashkalojn\u00eb t\u00eb djeshmit, me mend\u00ebsin\u00eb moniste se &#8220;historia fillon me ne!&#8221; Por, populli i nderon dhe nuk i harron bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Presidentit Rugova dhe t\u00eb Akademik Aganit. Ai falenderoi organizator\u00ebt, kryetarin Isa Shabani me kryesin\u00eb e tij dhe p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb pranishmit. &#8220;Para jush dua t\u00eb ndaj disa momente kujtimesh, nga njohja ime, s\u00eb pari, si student dhe, m\u00eb von\u00eb, si bashk\u00ebveprimtar, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e N\u00ebnkryetarit te LDK-s\u00eb. E pata t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje adekuate t\u00eb kujtimeve t\u00eb mia, p\u00ebr figur\u00ebn shum\u00ebdimensionale t\u00eb Profesor Fehmi Aganit.<\/p>\n<p>\u00c7ka t\u00eb marr dhe \u00e7ka t\u00eb l\u00eb? Si t\u00eb l\u00ebsh kur ke shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb marrur nga N\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb, nga bashk\u00ebpun\u00ebtori m\u00eb i ngusht\u00eb i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova? Ke shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb marrur nga akademiku, profesori, shkenc\u00ebtari, filozofi, publicisti, politikani dhe, mbi t\u00eb gjitha, nga i urti i zjarrt\u00eb, q\u00eb kurr\u00eb nuk u ndal n\u00eb luft\u00ebn e tij, p\u00ebr \u00e7lirimin e kombit shqiptar dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, gj\u00ebrsa ra n\u00eb altarin e liris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos vdekur kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Duke respektuar konceptin organizativ te k\u00ebsaj Akademie, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast kam zgjedhur tri koh\u00ebra dhe tri p\u00ebrjetime.<\/p>\n<h3>Takimi i par\u00eb:<br \/>\n\u201e<strong>Ban edhe pa serbisht<\/strong>\u201c<\/h3>\n<p>Dita e par\u00eb me Profesor Fehmi Aganin.<\/p>\n<p><strong>Vendi<\/strong>: Salla e amfiteatrit n\u00eb Fakultetin Filozofik n\u00eb Prishtin\u00eb.<br \/>\n<strong>Klientela<\/strong>: Student\u00ebt e gjenerat\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Dega Filozofi-Sociologji t\u00eb Fakultetit Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs (1973). Salla e mbushur p\u00ebrplot, m\u00eb djem\u00eb dhe vajza. T\u00eb gjith\u00eb kurreshtar\u00eb dhe te veshur, si\u00e7 thuhet, &#8220;si p\u00ebr das\u00ebm&#8221;.<br \/>\n<strong>Tema<\/strong>: R\u00ebnd\u00ebsia e studimit t\u00eb filozofis\u00eb dhe sociologjis\u00eb, sfidat dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Ne podium, para nesh, erdh\u00ebn dy profesor\u00eb. Nj\u00ebri prej tyre t\u00eb l\u00ebnte p\u00ebrshtypj\u00ebn e nj\u00eb njeriu neutral, n\u00eb shiqim t\u00eb par\u00eb, pak sa i p\u00ebrmbajtur, por shum\u00eb miq\u00ebsor dhe dashamir\u00ebs, njeriu i cili reflektonte nj\u00eb mesazh t\u00eb mir\u00ebseardhj\u00ebs dhe besimit n\u00eb sukses.<br \/>\nI pari foli sociologu, Profesor Hajredin Hoxha. Nga koh\u00ebzgjatja dhe prezantimi i tij, kuptuam, p\u00ebrpos tjerash, se me \u00e7far\u00eb veshtir\u00ebsish dhe sfidash do t\u00eb p\u00ebrballemi n\u00eb vijim t\u00eb studimeve. Disa edhe u ftoh\u00ebn pak. Ve\u00e7 tjerash, u p\u00ebrmend edhe literatura, e cila, at\u00eb koh\u00eb, mungonte n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Profesor Hajredin Hoxha p\u00ebrpos tjerash, theksoi se duhet me e njoft\u00eb mir\u00eb serbisht\u00ebn. Disave, qe nuk kishin njohuri nga kjo gjuh\u00eb, u ra \u201enuri i dek\u00ebs\u201c.<\/p>\n<p>Pas pak, gjat\u00eb nj\u00eb pauze, disa student\u00eb e rrethuan Profesor Fehmiun, i cili, me durim, iu p\u00ebrgjigjte pyetjeve q\u00eb student\u00ebt nuk pat\u00ebn rast t\u00eb ia b\u00ebnin Prof. Hajredin Hoxh\u00ebs. Nj\u00eb student, si n\u00eb shaka, iu drejtua Profesor Fehmi Aganit: Profesor, un\u00eb po e la k\u00ebt\u00eb pun\u00eb krejt, se asnj\u00eb fjal\u00eb serbisht nuk e dij. Ne, q\u00eb ishim rrethu af\u00ebr Profesorit, hesht\u00ebm. Profesori iu afrua atij \u201efrikacaku\u201c dhe, duke qeshur, iu drejtua: &#8220;Jo, jo, b\u00ebn\u00eb edhe pa serbisht, ka libra edhe n\u00eb gjuh\u00eb tjera, si n\u00eb shqip, kroatisht, gjermanisht, anglisht etj!&#8221; T\u00eb gjith\u00eb qesh\u00ebm. Mesazhi ishte i kjart\u00eb!<\/p>\n<blockquote><p>&#8220;T\u00eb kesh\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe ta fitosh, duhet shum\u00eb pun\u00eb, shum\u00eb dije, duhet durim, shum\u00eb guxim dhe gadishm\u00ebri t\u00eb madhe p\u00ebr sakrific\u00eb&#8221;.<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve t\u00eb mia n\u00eb Deg\u00ebn e Filozofi- Sociologji, duhej dh\u00ebn\u00eb, para se t\u00eb mbrohej punimi i diplom\u00ebs, edhe nj\u00eb provim m\u00eb shkrim.<\/p>\n<p>Sa me kujtohet, at\u00eb dit\u00eb, si mund\u00ebsi na u ofruan tri tema. Por nj\u00ebra q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb ishte: \u201eE drejta e kombeve p\u00ebr vet\u00ebvendosje\u201c. Un\u00eb zgjodha k\u00ebt\u00eb tem\u00eb! Pas analizave t\u00eb shumta krahasimtare q\u00eb b\u00ebra rreth k\u00ebsaj teme, konkludova se ne, si shqiptar\u00eb, q\u00eb etnikisht p\u00ebrb\u00ebjm\u00eb shumic\u00ebn absolute n\u00eb territor\u00ebt ku jetojm\u00eb, q\u00eb gjeografikisht p\u00ebrputh\u00ebmi m\u00eb gjysm\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit komb, q\u00eb historikisht jemi ndar\u00eb me dhun\u00eb, nga pjesa e tjet\u00ebr e kombit shqiptar, kemi t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb vet\u00ebvendosje, deri n\u00eb shk\u00ebputje.<\/p>\n<p>Pas disa dit\u00ebsh, Profesor Fehmi Agani, me ftoi ne nj\u00eb bised\u00eb, rreth k\u00ebtij punimi dhe si\u00e7 thuhet, \u201eu hap\u201c ma shum\u00eb. &#8220;Anton, a e din\u00eb pse t\u00eb kam thirrur&#8221;, m\u00eb tha Profesori? Un\u00eb shtanga. &#8220;T\u00eb kam thirrur, lum Antoni, p\u00ebr tem\u00ebn q\u00eb ke zgjedhur, si punim me shkrim. Tem\u00ebn p\u00ebr \u201eV\u00ebtvendosj\u00ebn\u201c, vazhdoi Profesori, e ke shtjelluar shkelqyesh\u00ebm. N\u00eb disa nuanca, ndoshta, ke mujt\u00eb me q\u00ebn\u00eb pak m\u00eb abstrakt. P\u00ebr not\u00eb, nuk po flasim. Dua t\u00eb ndal\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfundimin dhe mesazhin q\u00eb ke derguar. Ai m\u00eb ka p\u00eblqy shum\u00eb. M\u00eb vjen mir\u00eb kur nj\u00eb student i yni shtjellon dhe mendon k\u00ebshtu. Ky mesazh, aq sa ka vler\u00eb teorike, p\u00ebr ne, ka m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb politiko-praktike. Kur t\u00eb fillojsh pun\u00ebn, besoj se do t\u00eb punojsh m\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, k\u00ebsaj teme kushtoi hapsir\u00eb dhe kujdes t\u00eb shtuar. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb me dobi, p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, p\u00ebr prind\u00ebrit, p\u00ebr kombin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e ditur, vazhdoi Profesori, ne, na kan\u00eb ndar\u00eb padrejt\u00ebsisht dhe kemi shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Mos harro, vazhdoi Profesori: &#8220;T\u00eb kesh\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe ta fitosh at\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, duhet shum\u00eb pun\u00eb, shum\u00eb dije, shum\u00eb durim, shum\u00eb guxim dhe gadishm\u00ebri t\u00eb madhe p\u00ebr sakrific\u00eb&#8221;. Nuk fola asnj\u00eb fjal\u00eb. U zhyta thell\u00eb n\u00eb m\u00ebndime. Kjo ishte dhurata, k\u00ebshilla m\u00eb e mir\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb jet\u00ebs studentore. E mora si amanet dhe e l\u00ebnd\u00ebzova n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e `90-a, kur u formua LDK-ja, un\u00eb, studenti i Fehmi Aganit, pata fatin t\u00eb jem krah Tij, krah Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs, krah Profesor Anton \u00c7ett\u00ebs si dhe krah shum\u00eb burrave dhe grave, q\u00eb punuan dhe luftuan p\u00ebr Liri, Pavarsi dhe Demokraci\u2026.!<\/p>\n<blockquote><p>\u201eNuk kam nevoj\u00eb me u mbrojt\u00eb nga askush\u201c<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb viteve t\u00eb 90-ta, disa z\u00ebra t\u00eb ligj\u00eb, nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb japin kontributin e tyre intelektual, politik dhe institucional p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs, filluan t\u00eb hudhin shtizat e tyre helmuese, p\u00ebrpos tjerash, edhe kund\u00ebr Profesor Fehmi Aganit. Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb egzil, asokohe, akuzonte Profesorin se ai \u00ebsht\u00eb &#8220;autonomist&#8221;. Kjo deklarat\u00eb e tij shkatoi indinjat\u00eb t\u00eb thell\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht te an\u00ebtar\u00ebsia e gj\u00ebr\u00eb e LDK-s\u00eb dhe jo vet\u00ebm. Un\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e n\u00ebnkryetarit te LDK-s\u00eb, q\u00eb, ve\u00e7 tjerash, isha p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr organizim t\u00eb br\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb LDK-s\u00eb, duke shprehur edhe shqet\u00ebsimin e antar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gj\u00ebr\u00eb, luta Profesorin q\u00eb t`i p\u00ebrgjigjet k\u00ebtyre shpifjeve.<\/p>\n<p>Profesori argumentoi se ai, &#8220;as personalisht, as intelektualisht, as politikisht, nuk ndin\u00eb asfar\u00eb nevoje t\u00eb deklarohet rreth k\u00ebtyre shpifjeve. &#8220;Lum Antoni, m\u00eb tha Profesori. Prej kur kam q\u00ebne student e deri me sot, un\u00eb, Fehmi Agani, me shkrimet e mia, jam angazhuar p\u00ebr avancimin e t\u00eb drejtave tona komb\u00ebtare, si ato politiko-juridike, ashtu edhe ato kulturoro-gjuh\u00ebsore. Politikisht, vazhdoi Profesori, duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe mos t\u00eb l\u00ebndojm\u00eb pritjet e popullit ton\u00eb, i cili k\u00ebrkon dhe pret q\u00eb ne t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb dhe t\u00eb mos i japim argumente Serbis\u00eb se jemi t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb&#8221;, &#8211; shpalosi kujtimet e tij Profesor Anton Kolaj, p\u00ebr pedagogun dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorin e tij, Akademik Fehmi Aganin.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb vijim, u lexua telegrami p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebs, i kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb, Akademik Isa Mustafa, i cili, nd\u00ebr t\u00eb tjera, shkruan: &#8220;N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb Akademi P\u00ebrkujtimore, p\u00ebr akademikun ton\u00eb t\u00eb nderuar Fehmi Agani, ju lutem pranoni p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta dhe konsideratat m\u00eb t\u00eb larta, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit. Akademik Agani, p\u00ebrve\u00e7 filozof dhe sociolog i shquar, ishte politikan i p\u00ebrmasave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i cili ka dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, kur populli shqiptar i Kosov\u00ebs p\u00ebrballej me aparteidin. Akademiku jon\u00eb Agani ishte njeri i urt\u00eb, por i pathyesh\u00ebm n\u00eb idealin e tij, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb frymoj\u00eb e lir\u00eb. Sot Agani \u00ebsht\u00eb model n\u00eb politikb\u00ebrje, atdhedashuri, konsistenc\u00eb politike dhe zgjuar\u00ebsi. Ai padyshim ishte personaliteti m\u00eb unifikues i sken\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe kjo ishte nj\u00ebra nga arsyet q\u00eb armiku nuk e d\u00ebshironte t\u00eb gjall\u00eb. Munges\u00ebn e Aganit e ndien edhe sot skena politike n\u00eb Kosov\u00eb. Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr respektin q\u00eb po i b\u00ebni Akademik Aganit.<\/p>\n<p>Lavdi jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb profesor Aganit&#8221;.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsi Sejdi Tullari recitoi vjersh\u00ebn e Agim Hysenit, kushtuar Akademik Fehmi Aganit. Krijuesi Ibrahim Hoxha, i ardhur enkas nga Rosenheimi, deklamoi, emocionalisht e mjesht\u00ebrisht, monologun kushtuar Profesor Aganit.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb t\u00eb Deg\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb, n\u00eb Gjermani, Fazli Hajdaraj, p\u00ebrsh\u00ebndeti Akademin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Familjeve t\u00eb D\u00ebshmor\u00ebve. A i p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe veprimtar\u00ebt e hersh\u00ebm: Zymer Lulaj, Qazim Bajgoraliu, Idriz Zeqiraj dhe Agan Nik\u00e7in.<\/p>\n<p>Intervista e Profesor Fehmi Aganit, dh\u00ebn\u00eb Televizionit Shqiptar, pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes t\u00eb Rambujes\u00eb, u d\u00ebgjua me shum\u00eb v\u00ebmendje nga t\u00eb pranishmit. Programi i Akademis\u00eb u p\u00ebrmbyll me k\u00ebng\u00ebn kushtuar Akademik Fehmi Aganit, k\u00ebnduar nga e mir\u00ebnjohura Liri Rasha.<\/p>\n<p>P\u00ebr realizimin e Akademis\u00eb P\u00ebrkujtimore kontribuan Kryesia e N\u00ebndeg\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Niedersachsen: Isa Shabani &#8211; kryetar, Azem Kelmendi &#8211; sekretar, Mal\u00eb Nik\u00e7i e Fadil Gashi &#8211; an\u00ebtar\u00eb, Hysen Jonuzi, Syl\u00eb Byty\u00e7i, Osman Gutaj, Shaip Veliu, Selim Kryeziu, Zen\u00eb Karaliti, Xhenet\u00eb Veliu &#8211; veprimtar\u00eb.<\/p>\n<p><em>Organizator\u00ebt shtruan drek\u00eb, p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb Akademi P\u00ebrkujtimore<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Moderatorja Xhenet\u00eb Veliu, pamje nga salla e Akademis\u00eb Akademi P\u00ebrkujtimore n\u00eb 88-vjetorin e lindjes t\u00eb Akademik Fehmi Aganit IDRIZ ZEQIRAJ N\u00ebndega e LDK-s\u00eb n\u00eb Niedersachsen (Saksonin\u00eb e Ult\u00eb gjermane), me kryetar intelektualin dhe veprimtarin e hersh\u00ebm t\u00eb M\u00ebrgat\u00ebs, Isa Shabanin, n\u00eb 88 vjetorin e lindjes, organizoi Akademi P\u00ebrkujtimore, p\u00ebr Profesor Fehmi Aganin, n\u00eb Hameln af\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51455,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-51454","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Moderatorja Xhenet\u00eb Veliu, pamje nga salla e Akademis\u00eb Akademi P\u00ebrkujtimore n\u00eb 88-vjetorin e lindjes t\u00eb Akademik Fehmi Aganit IDRIZ ZEQIRAJ N\u00ebndega e LDK-s\u00eb n\u00eb Niedersachsen (Saksonin\u00eb e Ult\u00eb gjermane), me kryetar intelektualin dhe veprimtarin e hersh\u00ebm t\u00eb M\u00ebrgat\u00ebs, Isa Shabanin, n\u00eb 88 vjetorin e lindjes, organizoi Akademi P\u00ebrkujtimore, p\u00ebr Profesor Fehmi Aganin, n\u00eb Hameln af\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-02-25T13:06:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-02-25T13:07:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/akademi_per_fehmi_aganin-moderatorja_xhenete_veliu.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI\",\"datePublished\":\"2020-02-25T13:06:55+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-25T13:07:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/\"},\"wordCount\":3503,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/akademi_per_fehmi_aganin-moderatorja_xhenete_veliu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/\",\"name\":\"PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/akademi_per_fehmi_aganin-moderatorja_xhenete_veliu.jpg\",\"datePublished\":\"2020-02-25T13:06:55+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-25T13:07:00+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/akademi_per_fehmi_aganin-moderatorja_xhenete_veliu.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/akademi_per_fehmi_aganin-moderatorja_xhenete_veliu.jpg\",\"width\":800,\"height\":600,\"caption\":\"Akademi p\u00ebr Fehmi Aganin - Moderatorja Xhenet\u00eb Veliu\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Moderatorja Xhenet\u00eb Veliu, pamje nga salla e Akademis\u00eb Akademi P\u00ebrkujtimore n\u00eb 88-vjetorin e lindjes t\u00eb Akademik Fehmi Aganit IDRIZ ZEQIRAJ N\u00ebndega e LDK-s\u00eb n\u00eb Niedersachsen (Saksonin\u00eb e Ult\u00eb gjermane), me kryetar intelektualin dhe veprimtarin e hersh\u00ebm t\u00eb M\u00ebrgat\u00ebs, Isa Shabanin, n\u00eb 88 vjetorin e lindjes, organizoi Akademi P\u00ebrkujtimore, p\u00ebr Profesor Fehmi Aganin, n\u00eb Hameln af\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-02-25T13:06:55+00:00","article_modified_time":"2020-02-25T13:07:00+00:00","og_image":[{"width":800,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/akademi_per_fehmi_aganin-moderatorja_xhenete_veliu.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI","datePublished":"2020-02-25T13:06:55+00:00","dateModified":"2020-02-25T13:07:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/"},"wordCount":3503,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/akademi_per_fehmi_aganin-moderatorja_xhenete_veliu.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/","name":"PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/akademi_per_fehmi_aganin-moderatorja_xhenete_veliu.jpg","datePublished":"2020-02-25T13:06:55+00:00","dateModified":"2020-02-25T13:07:00+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/akademi_per_fehmi_aganin-moderatorja_xhenete_veliu.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/akademi_per_fehmi_aganin-moderatorja_xhenete_veliu.jpg","width":800,"height":600,"caption":"Akademi p\u00ebr Fehmi Aganin - Moderatorja Xhenet\u00eb Veliu"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/profesor-agani-model-ne-politikberje-atdhedashuri-dhe-zgjuaresi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PROFESOR AGANI MODEL N\u00cb POLITIKB\u00cbRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUAR\u00cbSI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51454"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51454\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":51456,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51454\/revisions\/51456"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51455"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}