{"id":51479,"date":"2020-02-25T22:50:35","date_gmt":"2020-02-25T21:50:35","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=51479"},"modified":"2020-02-25T23:17:00","modified_gmt":"2020-02-25T22:17:00","slug":"qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/","title":{"rendered":"Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike"},"content":{"rendered":"<p><em>25 shkurt 2020<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Gjuh\u00ebn Letrare Shqipe t\u00eb vitit 1972? Ju keni qen\u00eb vet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb punimet e k\u00ebtij kongresi. A pati ndikime t\u00eb politik\u00ebs aktuale p\u00ebr caktimin e baz\u00ebs s\u00eb formimit t\u00eb gjuh\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhep Qosja<\/strong>: Formimi i gjuh\u00ebs q\u00eb e p\u00ebrdorin gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb kombi, p\u00ebr dallim prej gjuh\u00ebs dialektore, q\u00eb e p\u00ebrdorin vet\u00ebm disa nga pjes\u00ebtar\u00ebt e atij kombi, te secili popull ka sh\u00ebnuar shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zhvillimit e qytet\u00ebrimit t\u00eb tij. Nuk jemi p\u00ebrjashtim, apo jo? Kongresi i Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe dhe krijimi i Gjuh\u00ebs Letrare sh\u00ebnon shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb zhvillimin e qytet\u00ebrimit ton\u00eb. Gjuha letrare \u00ebsht\u00eb e arritura m\u00eb e \u00e7muar e procesit historik t\u00eb zhvillimit t\u00eb vet\u00ebdijes t\u00eb popullit shqiptar, t\u00eb kultur\u00ebs, t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb e t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb q\u00eb po b\u00ebni ju me gjuh\u00ebtar\u00eb e shkrimtar\u00eb p\u00ebr Kongresin e Drejtshkrimit jan\u00eb d\u00ebgjuar mendime pohuese se ka pasur dhe mohuese se nuk ka pasur ndikime t\u00eb tilla. Un\u00eb nuk mund ta di, a ka pasur ndikim t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrcaktimin e baz\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs letrare. Por, un\u00eb jam i bindur se ka pasur ndikime t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb mbajtjen e kongresit, e kjo d.m.th. edhe n\u00eb formimin e Gjuh\u00ebs Letrare Shqipe. Dhe kjo, p\u00ebr mendimin tim, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme. Do t\u00eb ishte e pakuptueshme dhe, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, e panatyrshme, po t\u00eb mos kishte pasur ndikim t\u00eb till\u00eb. Gjuha letrare s&#8217;\u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm e gjuh\u00ebtar\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e krejt nj\u00eb populli, e krejt nj\u00eb shoq\u00ebrie. Nj\u00eb filozof gjerman e ka th\u00ebn\u00eb se gjuha \u00ebsht\u00eb fenomen aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa q\u00eb nuk guxojm\u00eb t\u2019ua l\u00ebm\u00eb n\u00eb duar vet\u00ebm gjuh\u00ebtar\u00ebve. Gjuha i bashkon, por gjuha edhe mund t\u2019i ndaj\u00eb njer\u00ebzit. Shteti \u00ebsht\u00eb fryt i p\u00ebrpjekjeve bashkuese n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb populli. Dhe, gjuha letrare standarde \u00ebsht\u00eb fryt i p\u00ebrpjekjeve bashkuese n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb populli.<\/p>\n<p>Nuk ka gjuh\u00eb letrare atje ku nuk ka shtet, m\u00eb sakt\u00ebsisht, atje ku nuk ka vet\u00ebdije p\u00ebr shtetin, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u00ebn institucionale. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb gjuh\u00ebt letrare kryesisht jan\u00eb krijuar n\u00eb koh\u00ebt kur jan\u00eb shtuar faktor\u00ebt q\u00eb vendosin lidhjet e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb jet\u00ebn e popujve: komunikacioni, administrata, qyetetet e m\u00ebdha, universitetet, tregtia, librat, gazetat e t\u00eb tjera. Dhe, nuk \u00ebsht\u00eb e rastit pse <em><strong>vet\u00ebdija p\u00ebr nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr Gjuh\u00eb Letrare Komb\u00ebtare, te shqiptar\u00ebt fillon n\u00eb koh\u00ebn e Rilindjes<\/strong><\/em>, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur shquhet l\u00ebvizja p\u00ebr pavar\u00ebsi dhe p\u00ebr forimimin e shtetit shqiptar. E di se nuk ka shtet n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, s\u00eb paku qe dy shekuj, q\u00eb nuk ka k\u00ebmb\u00ebngulur p\u00ebr nj\u00eb gjuh\u00eb letrare, sepse ashtu leht\u00ebsohet funksioni i shtetit dhe ashtu leht\u00ebsohet bashkimi i kombit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb roli luajt\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb gjuh\u00ebtar\u00ebt nga Kosova n\u00eb vendosjen e kritereve p\u00ebr Gjuh\u00ebn Letrare Shqipe? A ka pasur argumente se kjo gjuh\u00eb \u00ebsht\u00eb imponuar p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga geg\u00ebrishtja?<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Giuha\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/giuha-300.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>Rexhep Qosja<\/strong>: T\u00eb gjitha pun\u00ebt, gjuh\u00ebsore, administrative, politike, p\u00ebr mbajtjen e Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, natyrisht. Gjuh\u00ebtar\u00ebt nga Kosova nuk kan\u00eb mundur t\u00eb luajn\u00eb far\u00eb roli t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb vendosjen e kritereve p\u00ebr gjuh\u00ebn letrare, sepse komunikimet me Shqip\u00ebrin\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb penguara prej pushtetit jugosllav. Por, gjuh\u00ebtar\u00ebt nga Kosova, megjithat\u00eb, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe e kan\u00eb nxitur, e kan\u00eb frym\u00ebzuar, e kan\u00eb ndihmuar vendosjen e atyre kritereve, s\u00eb pari me Konsult\u00ebn e Prishtin\u00ebs, mbajtur n\u00eb vitin 1968, e pastaj me p\u00ebrkrahjen e deklaruar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebve kosovar\u00eb p\u00ebr krijimin e gjuh\u00ebs letrare mbi kriteret q\u00eb ishin shpallur. At\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar z\u00eb kund\u00ebr gjuh\u00ebs letrare. P\u00ebrkundrazi. \u00cbsht\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebrkrahje me entuziaz\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Ne, p\u00ebr fat, nuk kemi menduar p\u00ebr gjuh\u00ebn prej aspektit t\u00eb dialektit. Ne kemi menduar p\u00ebr gjuh\u00ebn letrare si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi, ashtu m\u00eb n\u00eb fund si\u00e7 duhej t\u00eb mendojm\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p><strong>Ka z\u00ebra q\u00eb gjuha letrare p\u00ebr 50 vjet nuk u familjarizua nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo, sipas tyre, ka sjellur dygjuh\u00ebsin\u00eb. Si mendoni ju, sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo tez\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhep Qosja<\/strong>: Sipas mendimi tim \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb tez\u00eb e rrejshme. Tek t\u00eb gjith\u00eb popujt q\u00eb kan\u00eb gjuh\u00ebt letrare sot, p\u00ebrpos gjuh\u00ebs standarde, n\u00eb t\u00eb folur, m\u00eb pak a m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrdoren edhe dialektet vendore. Duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bised\u00eb me ju \u2013 un\u00eb lexova n\u00eb librin e gjuh\u00ebtarit t\u00eb njohur Oto Jespersen, \u201c<em>Njer\u00ebzimi i popullit dhe individi nga aspekti linguistik<\/em>\u201d se gjuha e gjerman\u00ebve t\u00eb arsimuar, edhe sot, pak a shum\u00eb, pas aq shum\u00eb vitesh t\u00eb krijimit t\u00eb gjuh\u00ebs letrare, \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb dialektalisht e ngjyrosur. Dhe, nuk thuhet se gjuha standarde gjermane nuk \u00ebsht\u00eb familjarizuar n\u00eb Gjermani, Austri a n\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn krahine gjermane. \u00c7dokush q\u00eb do t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs, n\u00eb shkolla, fakultete, vendtubime t\u00eb ndryshme, se sa leht\u00eb, se sa natyrsh\u00ebm e flasin Gjuh\u00ebn Letrare Shqipe, do t\u00eb bindet se sa mir\u00eb \u00ebsht\u00eb familjarizuar ajo n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sa jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm vet\u00eb gjuh\u00ebtar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe shtresa intelektuale n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb nj\u00ebsimin e Gjuh\u00ebs Letrare Shqipe, si nj\u00eb gjuh\u00eb e vetme dhe e standardizuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhep Qosja<\/strong>: Numri m\u00eb i madh i gjuh\u00ebtar\u00ebve dhe klasa intelektuale pothuajse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb rrall\u00eb, e p\u00ebrkrahin Gjuh\u00ebn Letrare Komb\u00ebtare, si gjuh\u00eb e vetme e standardizuar. Dhe, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrkushtim, e b\u00ebjn\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Jam i bindur.<\/p>\n<p><strong>Ju jeni shkrimtar dhe autor i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash letrare. Sa kan\u00eb ndikuar shkrimtar\u00ebt kosovar\u00eb n\u00eb pasurimin e gjuh\u00ebs shqipe?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhep Qosja<\/strong>: Besoj se kan\u00eb ndihmuar ndjesh\u00ebm, qoft\u00eb duke ia sjell\u00eb gjuh\u00ebs letrare leksikun e viseve ku kan\u00eb lindur, qoft\u00eb duke trajtuar p\u00ebrmbajtje t\u00eb reja, n\u00eb trajta t\u00eb reja moderen letrare q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shprehje m\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb figurative e simbolike q\u00eb doemos e pasuron gjuh\u00ebn letrare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Sot, profesor, jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mediash n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Kosov\u00eb. A ndikojn\u00eb pozitivisht ato dhe auditori shkollor n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimin e mas\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb gjuhe t\u00eb till\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhep Qosja<\/strong>: M\u00ebsuesit, arsimtar\u00ebt e profesor\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ata mund t\u00eb quhen ajo shtresa profesionale s\u00eb cil\u00ebs ia detyrojn\u00eb ngritjen e kultur\u00ebs gjuh\u00ebsore t\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe mediat kan\u00eb ushtuar dhe ushtrojn\u00eb ndikim pozitiv n\u00eb ngulitjen e norm\u00ebs letrare gjuh\u00ebsore.\u00a0P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb media, natyrisht me pak p\u00ebrjashtime, gjuha \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00ebsuar, e kthyer gjithnj\u00eb e m\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb gjuh\u00eb zhargoni, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn si edhe n\u00eb politik\u00eb, zot\u00ebrojn\u00eb disa fjal\u00eb, si p\u00ebr shembull fjal\u00ebt: liria, pavar\u00ebsia, demokracia, republika, q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me p\u00ebrmbajtjen kuptimore dhe me kontekstin q\u00eb do t\u2019i shpjegonte ato. K\u00ebtu kemi nj\u00eb paradoks t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. Mediat e ndihmojn\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs letrare me vet\u00eb faktin se e p\u00ebrdorin. Por, e ndihmojn\u00eb duke e varf\u00ebruar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb. Ngjet k\u00ebshtu sepse p\u00ebrmbajtja mbizot\u00ebruese e mediave tona jan\u00eb politika, s\u00eb cil\u00ebs ato shum\u00eb p\u00ebrulsh\u00ebm i sh\u00ebrbejn\u00eb, dhe arg\u00ebtimi. Ngjet k\u00ebshtu sepse mediat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mediat elektronike, tregojn\u00eb nj\u00eb disponim t\u00eb vazhduesh\u00ebm kund\u00ebrintelektual, sigurisht n\u00ebn ndikimin e disa faktor\u00ebve q\u00eb inteligjencin\u00eb vazhdojn\u00eb ta quajn\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e komunizimit, prodhuese t\u00eb nacionalizmit.<\/p>\n<p><strong>Me pretendimin se geg\u00ebrishtja \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb shqipe dhe jo serbe, \u00e7far\u00eb mendimi keni ju ose, cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj se kujt i sh\u00ebrben p\u00ebrdorimi i saj sot dhe a duhet p\u00ebr disa sektor\u00eb t\u00eb vendosen ligje n\u00eb p\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebs Letrare Shqipe?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhep Qosja<\/strong>: N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike \u00e7dokush mund ta flas\u00eb a ta shkruaj\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb do, gjuh\u00ebn letrare apo dialektin. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr, nd\u00ebrkaq, ne qoft\u00eb se dikush e mohon gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt letrare p\u00ebr hir t\u00eb dialektit apo n\u00eb qoft\u00eb se dikush e mohon gjuh\u00ebn letrare komb\u00ebtare n\u00eb emrin e dy t\u00eb ashtuquajturave gjuh\u00eb dialektore letrare. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u00e7\u00ebshtje serioze, jo gjuh\u00ebsore, por, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, me \u00e7\u00ebshtje politike. N\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb d\u00ebgjohen individ\u00eb q\u00eb e mohojn\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe predikojn\u00eb ve\u00e7imin dialektor. Ata jan\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuar prej qarqesh politike n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00eb p\u00ebrvjedhin iden\u00eb sipas s\u00eb cil\u00ebs Kosova karshi Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet si Austria karshi Gjermanis\u00eb dhe harrojn\u00eb se Gjermania dhe Austria, megjithat\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb letrare, <em>Gjuh\u00ebn Letrare Gjermane<\/em>. Ata jan\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuar, ma merr mendja, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe prej qarqesh t\u00eb huaja politike, q\u00eb tradicionalisht jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i ngat\u00ebrrojn\u00eb pun\u00ebt e shqiptar\u00ebve. <em>T\u00eb gjitha, thot\u00eb G\u00ebte, jan\u00eb t\u00eb vdekshme, vet\u00ebm marr\u00ebzirat jan\u00eb t\u00eb pavdekshme.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrpjekjet p\u00ebr rr\u00ebnimin e gjuh\u00ebs letrare mund t\u00eb b\u00ebhen edhe ndonj\u00eb dit\u00eb, por jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuara, sepse jan\u00eb prapakthime kund\u00ebrhistorike q\u00eb do t\u00eb kishin pasoja shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/strong> <\/em>Sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb pyetjes suaj se a duhet t\u00eb vendosen ligje n\u00eb disa sektor\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs, un\u00eb mund t\u00eb them m\u00eb sa vijon: p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb i rregulluar jo vet\u00ebm me marr\u00ebveshje, por edhe me ligje n\u00eb vendet q\u00eb kan\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb standardizuar, n\u00eb administrat\u00eb, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, ushtri, n\u00eb institucionet e shkenc\u00ebs e kultur\u00ebs, n\u00eb media, mund t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm gjuha e standardizuar. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe te ne, por n\u00eb disa vende rregullimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7uar edhe m\u00eb p\u00ebrpara. N\u00eb disa vende n\u00eb ministrit\u00eb e arsimit e t\u00eb kultur\u00ebs e n\u00eb disa akademi t\u00eb shkencave b\u00ebjn\u00eb kujdesin p\u00ebr kultur\u00ebn e gjuh\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. K\u00ebto institucione caktojn\u00eb, fjala vjen, se cilat fjal\u00eb t\u00eb huaja mund t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb gjuh\u00ebn standarde. <em>N\u00eb Slloveni, p\u00ebr shembull, ekziston gjyqi i gjuh\u00ebsis\u00eb, q\u00eb d\u00ebnon shkeljet e normave t\u00eb gjuh\u00ebs letrare.<\/em><\/p>\n<p><strong>Profesor, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ju si shkrimtar nj\u00eb shkrim i shkruar n\u00eb gjuh\u00eb letrare dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb shkrim i shkruar n\u00eb geg\u00ebrisht?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhep Qosja<\/strong>: <em><strong>T\u00eb shkruash n\u00eb gjuh\u00ebn letrare, sipas mendimit tim, s\u00eb pari do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkruash si njeri me k\u00ebrkesa m\u00eb t\u00eb larta shpirt\u00ebrore, kurse t\u00eb shkruash n\u00eb dialekt do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkruash me k\u00ebrkesa sado kudo m\u00eb t\u00eb rrudhura shpirt\u00ebrore.<\/strong><\/em> T\u00eb shkruash n\u00eb gjuh\u00ebn letrare do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkruash me mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shprehjes gjuh\u00ebsore e artistike, kurse t\u00eb shkruash n\u00eb dialekt do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkruash me mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb pakta t\u00eb shprehjes gjuh\u00ebsore e artistike. T\u00eb shkruash n\u00eb gjuhen letrare do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkruash p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr lexues, p\u00ebr gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e popullit t\u00eb cilit i takon, kurse t\u00eb shkruash n\u00eb dialekt do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkruash p\u00ebr m\u00eb pak lexues, p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e atij dialekti. T\u00eb shkruash n\u00eb dialekt do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrohesh gjuh\u00ebsisht m\u00eb shpejt, kurse t\u00eb shkruash n\u00eb gjuh\u00ebn e nj\u00ebsuar letrare do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkruash p\u00ebr koh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb mos jo p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ata q\u00eb duan ta d\u00ebnojn\u00eb veten e t\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr m\u00eb pak lexues e p\u00ebr koh\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr duhet t\u2019i p\u00ebrkujtojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u2019i pengojm\u00eb. Njeriu duhet t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb me veten e tij. \/<a href=\"https:\/\/www.kultplus.com\/intervista\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">KultPlus.com<\/a><\/p>\n<p>Marr\u00eb nga libri: \u201c<em>Shansi gjerman dhe shqiptar\u00ebt<\/em>\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>25 shkurt 2020 Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Gjuh\u00ebn Letrare Shqipe t\u00eb vitit 1972? Ju keni qen\u00eb vet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb punimet e k\u00ebtij kongresi. A pati ndikime t\u00eb politik\u00ebs aktuale p\u00ebr caktimin e baz\u00ebs s\u00eb formimit t\u00eb gjuh\u00ebs? Rexhep Qosja: Formimi i gjuh\u00ebs q\u00eb e p\u00ebrdorin gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb kombi, p\u00ebr dallim prej gjuh\u00ebs dialektore, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51481,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35],"tags":[],"class_list":["post-51479","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"25 shkurt 2020 Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Gjuh\u00ebn Letrare Shqipe t\u00eb vitit 1972? Ju keni qen\u00eb vet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb punimet e k\u00ebtij kongresi. A pati ndikime t\u00eb politik\u00ebs aktuale p\u00ebr caktimin e baz\u00ebs s\u00eb formimit t\u00eb gjuh\u00ebs? Rexhep Qosja: Formimi i gjuh\u00ebs q\u00eb e p\u00ebrdorin gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb kombi, p\u00ebr dallim prej gjuh\u00ebs dialektore, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-02-25T21:50:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-02-25T22:17:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/rexhep_qosja.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"645\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike\",\"datePublished\":\"2020-02-25T21:50:35+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-25T22:17:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/\"},\"wordCount\":2174,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/\",\"name\":\"Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"datePublished\":\"2020-02-25T21:50:35+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-25T22:17:00+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"width\":645,\"height\":360,\"caption\":\"Rexhep Qosja\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"25 shkurt 2020 Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Gjuh\u00ebn Letrare Shqipe t\u00eb vitit 1972? Ju keni qen\u00eb vet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb punimet e k\u00ebtij kongresi. A pati ndikime t\u00eb politik\u00ebs aktuale p\u00ebr caktimin e baz\u00ebs s\u00eb formimit t\u00eb gjuh\u00ebs? Rexhep Qosja: Formimi i gjuh\u00ebs q\u00eb e p\u00ebrdorin gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb kombi, p\u00ebr dallim prej gjuh\u00ebs dialektore, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-02-25T21:50:35+00:00","article_modified_time":"2020-02-25T22:17:00+00:00","og_image":[{"width":645,"height":360,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/rexhep_qosja.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike","datePublished":"2020-02-25T21:50:35+00:00","dateModified":"2020-02-25T22:17:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/"},"wordCount":2174,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/rexhep_qosja.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/","name":"Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/rexhep_qosja.jpg","datePublished":"2020-02-25T21:50:35+00:00","dateModified":"2020-02-25T22:17:00+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/rexhep_qosja.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/rexhep_qosja.jpg","width":645,"height":360,"caption":"Rexhep Qosja"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qosja-mohimi-i-gjuhes-letrare-eshte-ceshtje-politike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Qosja: Mohimi i gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51479"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51479\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":51487,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51479\/revisions\/51487"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51481"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}