{"id":52285,"date":"2020-03-06T09:42:57","date_gmt":"2020-03-06T08:42:57","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=52285"},"modified":"2020-03-06T09:42:57","modified_gmt":"2020-03-06T08:42:57","slug":"helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/","title":{"rendered":"Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Historia e \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk shpjegohet duke kal\u00ebruar mbi citatet e Noam Chomskyt, si\u00e7 vepron Fatos Lubonja, i cili thot\u00eb se m\u00eb 1999 amerikan\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb vetat dhe jo t\u00eb shqiptar\u00ebve. Historia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb komplekse dhe nuk shpjegohet me nj\u00eb shfryrje anti-amerikane, duke p\u00ebrzier faktet me fiksionin, duke injoruar t\u00eb v\u00ebrtetat e p\u00ebrgjakshme ballkanike dhe duke u kapur pas retorik\u00ebs anti-kapitaliste dhe anti-kolonialiste dhe duke i futur n\u00eb nj\u00eb thes ata q\u00eb qeverisnin Amerik\u00ebn m\u00eb 1999 dhe ata q\u00eb qeverisin Amerik\u00ebn sot. K\u00ebt\u00eb \u00e7orb\u00eb mund ta ziej vet\u00ebm Fatos Lubonja. K\u00ebsisoj ai nuk e mbron Albin Kurtin, por e d\u00ebmton. Por me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Lubonj\u00ebn \u00ebsht\u00eb t\u00eb citohet Noam Chomsky, ai q\u00eb \u2013 p\u00ebr dijenin\u00eb e Lubonj\u00ebs \u2013 \u00ebsht\u00eb solidarizuar edhe me kriminelin serb t\u00eb luft\u00ebs, Vojisllav Sheshelin&#8230;<\/p><\/blockquote>\n<p>Qenka botuar te gazeta \u201c<em>Panorama<\/em>\u201d e Tiran\u00ebs nj\u00eb koment skandaloz dhe absurd i Fatos Lubonj\u00ebs, jo m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb paketim i teorive t\u00eb konspiracionit t\u00eb Noam Chomskyt p\u00ebr nevoja t\u00eb kafehaneve ballkanike. Lubonja shkruan: \u201c<em>&#8230;pse bombarduan amerikan\u00ebt p\u00ebr interesin ton\u00eb apo p\u00ebr interesin e tyre? Ka shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb tregojn\u00eb se, p\u00ebrtej retorik\u00ebs humanitare, bombardimet (m\u00eb 1999) u kryen m\u00eb s\u00eb pari dhe kryesisht p\u00ebr interesa amerikane<\/em>\u201d. Dhe vazhdon Lubonja: \u201c<em>&#8230;bombardimet nuk u kryen p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, por pasi Millosheviqi nuk po pranonte ende reformat ekonomiko-sociale q\u00eb k\u00ebrkonte Per\u00ebndimi p\u00ebr ta futur Serbin\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e influenc\u00ebs s\u00eb vet<\/em>\u201d. K\u00ebtu Lubonja i referohet nj\u00eb citimi t\u00eb Chomskyt, i cili paska cituar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb nj\u00eb zyrtari t\u00eb dikursh\u00ebm amerikan.<\/p>\n<p>Lubonja i beson verb\u00ebrisht citimit t\u00eb Chomskyt, nuk tregon n\u00ebse e ka lexuar vet\u00eb librin. Citimi i citimit i mjafton Lubonj\u00ebs. Kur shkruan p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, Lubonj\u00ebs i mjafton nj\u00eb citim i idhullit t\u00eb tij supermajtist Chomskyt, t\u00eb cilin e quan intelektualin m\u00eb t\u00eb madh amerikan. Natyrisht p\u00ebr adhuruesit e t\u00eb majt\u00ebs ekstreme, q\u00eb \u00e7do t\u00eb keqe t\u00eb k\u00ebsaj bote e sheh t\u00eb zier n\u00eb kuzhinat kapitaliste t\u00eb Amerik\u00ebs, Chomsky mbetet m\u00eb i madhi. Por nga prizmi shqiptar dhe humanitar intelektuale m\u00eb e madhe del Samantha Power me studimet e saj mbi nevoj\u00ebn e nd\u00ebrhyrjes amerikane p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Ballkan (m\u00eb shum\u00eb te studimi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm: <em>A Problem from Hell: America and the Age of Genocide<\/em>). A \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur kjo e drejt\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje? Po. N\u00eb Irak, por kjo nuk dometh\u00ebn\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb ishte gabim.<\/p>\n<p>Historia e Kosov\u00ebs nuk shpjegohet duke kal\u00ebruar mbi citatin e nj\u00eb citati t\u00eb citatit t\u00eb citatologut Noam Chomsky, si\u00e7 vepron Fatos Lubonja. Historia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb komplekse dhe nuk shpjegohet me nj\u00eb shfryrje anti-amerikane, duke p\u00ebrzier faktet me fiksionin, duke injoruar t\u00eb v\u00ebrtetat e p\u00ebrgjakshme ballkanike dhe duke u kapur pas retorik\u00ebs anti-kapitaliste dhe anti-kolonialiste dhe duke i futur n\u00eb nj\u00eb thes ata q\u00eb qeverisnin Amerik\u00ebn m\u00eb 1999 dhe ata q\u00eb qeverisin Amerik\u00ebn sot. K\u00ebt\u00eb \u00e7orb\u00eb mund ta ziej vet\u00ebm Fatos Lubonja.<\/p>\n<p>Kur Lubonja thot\u00eb se \u201c<em>ka shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb tregojn\u00eb se, p\u00ebrtej retorik\u00ebs humanitare, bombardimet u kryen m\u00eb s\u00eb pari dhe kryesisht p\u00ebr interesa amerikane<\/em>\u201d, do t\u00eb ishte intelektualisht korrekte q\u00eb t\u00eb mos kufizohej vet\u00ebm n\u00eb citimin e burimit t\u00eb tij t\u00eb preferuar, pra Noam Chomskyt, nj\u00eb kund\u00ebrshtari t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb popujve t\u00eb Ballkanit nga hegjemonia serbomadhe. Do t\u00eb mund t\u00eb citonte Fatos Lubonja arsyetimin q\u00eb Kofi Annan, nj\u00eb figur\u00eb moralisht e pakontestueshme, ia ka b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb Kosov\u00eb. Sa p\u00ebr inspirim: Annan thot\u00eb se kur <em>K\u00ebshilli i Sigurimit i OKB-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i bllokuar nga shtetet jodemokratike (aludon n\u00eb Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn), at\u00ebher\u00eb ka momente kur bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb evituar nj\u00eb gjenocid, duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb, sepse nj\u00eb diktator nuk mund t\u00eb fshihet pas sovranitetit shtet\u00ebror<\/em>. Kofi Annan i ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebto kur ishte sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb m\u00eb 1999, pra gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Po ky personalitet i shquar nga Afrika ka k\u00ebrkuar falje p\u00ebr d\u00ebshtimin e OKB-s\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb dhe sidomos d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb evituar gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte v\u00ebzhgues m\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm i zhvillimeve n\u00eb Ballkan dhe jo vet\u00ebm lexues i tiradave anti-amerikane dhe proserbe t\u00eb Chomskyt, Fatos Lubonja do ta dinte se nd\u00ebrhyrja n\u00eb Kosov\u00eb e ka nj\u00eb parahistori. Ajo parahistori quhet Bosnj\u00eb. Pa d\u00ebshtimin e Per\u00ebndimit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur boshnjak\u00ebt (mysliman\u00ebt), pa rrethimin e Sarajev\u00ebs, kampet e torturave dhe shfarosjes n\u00eb Bosnj\u00ebn lindore, pa gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb \u2013 NATO nuk do t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb Kosov\u00eb. Lubonja p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb nd\u00ebrhyrjen e NATO-s si nj\u00eb etje t\u00eb hegjemonit amerikan p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranish\u00ebm kudo n\u00eb bot\u00eb. <strong>Kush e njeh historin\u00eb e Kosov\u00ebs, e di sa shum\u00eb angazhim, pun\u00eb, diplomaci \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb zhvillohet dhe sa shum\u00eb gjak \u00ebsht\u00eb derdhur, p\u00ebr t\u00eb ardhur dita kur Amerika, jo vet\u00ebm, por bashk\u00eb me shtetet kryesore europiane, bombardoi Serbin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tekstin e tij Lubonja nuk p\u00ebrmend fare rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm britanik n\u00eb bombardime. Pa Tony Blairin, presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm Bill Clinton shpejt do t\u00eb mbeste mbase vet\u00ebm, gjerman\u00ebt luhateshin, Franca po ashtu, n\u00eb Itali komunist\u00ebt ishin n\u00eb qeveri. Nd\u00ebrhyrja n\u00eb Kosov\u00eb e amerikan\u00ebve, me toleranc\u00ebn e heshtur t\u00eb OKB-s\u00eb, krahas Srebrenic\u00ebs lidhet edhe me nj\u00eb toponim tjet\u00ebr: Ruand\u00ebn, ku m\u00eb 1994 u krye nj\u00eb gjenocid dhe bota demokratike nuk qe n\u00eb gjendja ta shmang.<\/p>\n<p>Meq\u00eb Fatos Lubonja e p\u00ebrmend me t\u00eb drejt\u00eb shum\u00eb vuajtjen e tij n\u00ebn komuniz\u00ebm dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka shkruar kujtime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ai do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb q\u00eb kur shkruan p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb mos kacavirret pas ideolog\u00ebve t\u00eb verb\u00ebr majtist\u00eb si Noam Chomsky, i cili &#8211; p\u00ebr dijenin\u00eb e Lubonj\u00ebs \u2013 \u00ebsht\u00eb solidarizuar edhe me kriminelin serb t\u00eb luft\u00ebs, Vojisllav Sheshelin. Ka z\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb serioz\u00eb q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb citohen. Herta M\u00fcller, p\u00ebr shembull, gjermane nga Rumania, e p\u00ebrgjuar dhe p\u00ebrndjekur nga agjent\u00ebt rumun\u00eb, bart\u00ebse e \u00e7mimit Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi, q\u00eb n\u00eb vitet \u201990 disa her\u00eb n\u00eb eset\u00eb e saj mbi luft\u00ebn n\u00eb Jugosllavi ka mbajtur q\u00ebndrim fisnik dhe q\u00eb m\u00eb 1992 k\u00ebrkoi nd\u00ebrhyrje ushtarake: \u201c<em>Kujt i duhet pacifizmi, i cili thekson se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr \u00e7do lufte, kur lufta b\u00ebn k\u00ebrdi?<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, m\u00eb 1999 ajo p\u00ebrkrahu luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, pra sulmet e NATO-s kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb s\u00eb Slobodan Millosheviqit: ajo tha se nuk e kuptonte q\u00ebndrimin arrogant t\u00eb shum\u00eb intelektual\u00ebve kund\u00ebr NATO-s: \u201c<em>Kush i zhvillon kat\u00ebr luft\u00ebra brenda n\u00ebnt\u00eb vitesh, kush hap varre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq pragmatike ashtu si t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb rrug\u00eb, kujt i duket vrasja si pirja e nj\u00eb gote me uj\u00eb, ai s\u2019mund t\u00eb ndalet me fjal\u00eb<\/em>\u201d. M\u00eb 2017, kur shkoi p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Beograd, M\u00fcller para publikut t\u00eb acaruar serb tha: \u201c<em>Sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb luft\u00ebs, jam e t\u00eb nj\u00ebjtit mendim, po<\/em>\u201d. Nuk i b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje fishk\u00ebllimat dhe britmat n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Fatos Lubonj\u00ebs, me gjas\u00eb, m\u00eb shum\u00eb i p\u00eblqejn\u00eb fluturimet ideologjike me ambicie t\u00eb zbeht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti. Lubonja beson se Kurti na qenk\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb mision emancipues t\u00eb popullit t\u00eb verb\u00ebr dhe infantil kosovar, i cili, ja pra, ende i beson hegjemonit amerikan. Dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar tez\u00ebn e tij t\u00eb paq\u00ebndrueshme ai b\u00ebn krahasime mes vitit 1999 dhe veprimeve gjithsesi jo aq diplomatike t\u00eb Richard Grenellit, t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Donald Trumpit p\u00ebr dialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Trumpi \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr projektimin e armiq\u00ebsis\u00eb dhe urrejtjes p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb bot\u00eb. Sigurisht q\u00eb b\u00ebn vet\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb merituar kritik\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, po u pa e zeza vet\u00ebm n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, si\u00e7 b\u00ebn Lubonja, kjo t\u00eb krijon rehatin\u00eb e rrejshme t\u00eb mos merresh me Europ\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn Lubonja ka qejf ta idealizoj\u00eb, andaj n\u00eb shkrimin e tij nuk p\u00ebrmend fare d\u00ebshtimet e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, izolimin e Kosov\u00ebs, refuzimin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion Serbis\u00eb, madje favorizimin e Serbis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skandaloze. Shqip\u00ebria, ta z\u00ebm\u00eb, ka kaluar dhe po kalon n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, por Tirana nuk ka ndezur kat\u00ebr luft\u00ebra brenda nj\u00eb dekade si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb Serbia. Megjithat\u00eb, Serbia ka vite q\u00eb negocion p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebris\u00eb ende nuk i hapet as deri\u00e7ka e oborrit t\u00eb BE-s\u00eb. (<em>Lubonja e miklon Kurtin, p\u00ebr ta kthyer kund\u00ebr Ram\u00ebs. Nuk i intereson atij as integrimi n\u00eb BE, pasi tani \u00ebsht\u00eb anti-Ram\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr hapjes s\u00eb negociatave me BE-n\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb nga ata shqiptar\u00eb, q\u00eb p\u00ebr inatet personale me fqinjin, i fut flak\u00ebn jorganit, p\u00ebr nj\u00eb plesht&#8230; \/A\u00c7<\/em>)<\/p>\n<p>Analiza e Lubonj\u00ebs te gazeta \u201c<em>Panorama<\/em>\u201d i afrohet anekdot\u00ebs me helm t\u00eb disa kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb intervenimit t\u00eb NATO-s, t\u00eb cil\u00ebt thoshin: \u201c<em>Kosova u \u00e7lirua sepse Bill Clintoni harroi me e mbylle shlicin e pantallonave<\/em>\u201d. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb konspiracion. P\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga skandali seksual me nj\u00eb praktikante n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, Clintoni vendosi ta \u00e7liroj\u00eb popullin e Kosov\u00ebs. Mund t\u00eb vazhdohet me teori komploti. Pse e fut\u00ebn amerikan\u00ebt Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO? Lubonja do t\u00eb thoshte mbase: p\u00ebr interesa t\u00eb vetat. Tragjikomedia e tekstit t\u00eb Lubonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrpiqet ta lart\u00ebsoj\u00eb Albin Kurtin me gjuh\u00ebn e \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Popullit\u201d, kur kjo gazet\u00eb e madh\u00ebronte shokun Enver Hoxha, i cili n\u00eb Mosk\u00eb kund\u00ebrshtoi Hrush\u00e7ovin dhe u kthye triumfalisht n\u00eb folen\u00eb e shqipeve. Foleja ishte kafaz. Albin Kurti \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs dhe prej tij qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb sillet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore dhe jo sipas k\u00ebshillave absurde t\u00eb Fatos Lubonj\u00ebs. Sigurisht kal\u00ebrimi diplomatik i Grenellit nuk \u00ebsht\u00eb fare i k\u00ebndsh\u00ebm, por q\u00eb puna ka ardhur deri k\u00ebtu ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me d\u00ebshtimet e klas\u00ebs politike t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila e ka humbur nj\u00eb dekad\u00eb me loj\u00ebra t\u00eb pista p\u00ebr pushtet dhe duke anashkaluar interesat thelb\u00ebsore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Episodi me Grenellin q\u00eb po r\u00ebndon k\u00ebto dit\u00eb raportet mes Kosov\u00ebs dhe Amerik\u00ebs nuk mund t\u00eb err\u00ebsoj\u00eb rolin vendimtar dhe historik t\u00eb Washingtonit n\u00eb faktorizimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, t\u00eb cil\u00ebt Dobrica Qosiqi i ka quajtur llum civilizimi q\u00eb \u2013 p\u00ebr dreq \u2013 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me Amerik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb goditur popullin m\u00eb t\u00eb civilizuar dhe m\u00eb demokratik t\u00eb Ballkanit \u2013 serb\u00ebt. Natyrisht q\u00eb n\u00eb intervenimin e NATO-s n\u00eb Ballkan kan\u00eb luajtur rol edhe interesa gjeostrategjike. Por, ku \u00ebsht\u00eb problemi? Do t\u00eb donte Lubonja q\u00eb Rusia t\u00eb kishte baz\u00eb n\u00eb bregdetin malazez dhe me nj\u00eb shkrepje ta b\u00ebnte hi e pluhur jo vet\u00ebm Shkodr\u00ebn? Pa nd\u00ebrhyrjen amerikane m\u00eb 1999 kjo do t\u00eb ishte e leht\u00eb dhe reale. Nd\u00ebrsa Kosova do t\u00eb ishte edhe sot nj\u00eb \u201ckrahin\u00eb serbe\u201d me nj\u00eb \u201cpakic\u00eb t\u00eb konsiderueshme shqiptare\u201d. Albin Kurti me gjas\u00eb do t\u00eb punonte n\u00eb ndonj\u00eb fabrik\u00eb kompjuter\u00ebsh n\u00eb Teksas. Ose do t\u00eb ishte refugjat kosovar diku n\u00eb k\u00ebnetat af\u00ebr Durr\u00ebsit dhe do t\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjonte ligj\u00ebratat e Fatos Lubonj\u00ebs. M\u00ebsimi m\u00eb i mir\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb ky: <strong>vet\u00ebm ai q\u00eb e b\u00ebhet pjes\u00eb e procesit mund t\u00eb korrigjoj\u00eb di\u00e7ka, kush rri anash, atje do t\u00eb mbetet.<\/strong><\/p>\n<p><em><a href=\"https:\/\/www.koha.net\/veshtrime\/211784\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">\u00a9 KOHA<\/a>. T\u00eb gjitha t\u00eb drejtat jan\u00eb t\u00eb rezervuara.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Robelli Historia e \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk shpjegohet duke kal\u00ebruar mbi citatet e Noam Chomskyt, si\u00e7 vepron Fatos Lubonja, i cili thot\u00eb se m\u00eb 1999 amerikan\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb vetat dhe jo t\u00eb shqiptar\u00ebve. Historia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb komplekse dhe nuk shpjegohet me nj\u00eb shfryrje anti-amerikane, duke p\u00ebrzier faktet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-52285","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Enver Robelli Historia e \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk shpjegohet duke kal\u00ebruar mbi citatet e Noam Chomskyt, si\u00e7 vepron Fatos Lubonja, i cili thot\u00eb se m\u00eb 1999 amerikan\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb vetat dhe jo t\u00eb shqiptar\u00ebve. Historia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb komplekse dhe nuk shpjegohet me nj\u00eb shfryrje anti-amerikane, duke p\u00ebrzier faktet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-03-06T08:42:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs\",\"datePublished\":\"2020-03-06T08:42:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\\\/\"},\"wordCount\":2077,\"commentCount\":1,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\\\/\",\"name\":\"Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2020-03-06T08:42:57+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Enver Robelli Historia e \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk shpjegohet duke kal\u00ebruar mbi citatet e Noam Chomskyt, si\u00e7 vepron Fatos Lubonja, i cili thot\u00eb se m\u00eb 1999 amerikan\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb vetat dhe jo t\u00eb shqiptar\u00ebve. Historia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb komplekse dhe nuk shpjegohet me nj\u00eb shfryrje anti-amerikane, duke p\u00ebrzier faktet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-03-06T08:42:57+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs","datePublished":"2020-03-06T08:42:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/"},"wordCount":2077,"commentCount":1,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/","name":"Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2020-03-06T08:42:57+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/helmi-antiamerikan-antihistorik-dhe-antikosovar-i-fatos-lubonjes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Helmi antiamerikan, antihistorik dhe antikosovar i Fatos Lubonj\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52285","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52285"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52285\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":52286,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52285\/revisions\/52286"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}