{"id":52366,"date":"2020-03-08T01:40:33","date_gmt":"2020-03-08T00:40:33","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=52366"},"modified":"2020-03-08T07:49:35","modified_gmt":"2020-03-08T06:49:35","slug":"romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/","title":{"rendered":"Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d &#8211; shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong>, <em>Prishtin\u00eb <\/em><\/p>\n<blockquote><p>\u201cFushata e Troj\u00ebs ka filluar. Asgj\u00eb nuk e pengon m\u00eb tharjen e jet\u00ebs\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<figure id=\"attachment_18281\" aria-describedby=\"caption-attachment-18281\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignright\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ndue_ukaj-1-300x157.jpg\" alt=\"Ndue Ukaj\" width=\"300\" height=\"157\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-18281\" class=\"wp-caption-text\">Ndue Ukaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Me k\u00ebto fjal\u00eb, Ismail Kadareja e p\u00ebrfundon romanin \u201c<em>Vajza e Agamemnonit<\/em>\u201d, k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dridhmues, q\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr politike e p\u00ebr tharje t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr ngritje n\u00eb pushtet t\u00eb individ\u00ebve duke flijuar jet\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebve, pra, duke b\u00ebr\u00eb krime. Si e till\u00eb, kjo vep\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb univers t\u00eb madh tematik e estetik, n\u00ebp\u00ebr faqet mahnit\u00ebse t\u00eb s\u00eb cilit, lexuesi endet n\u00ebp\u00ebr episode narrative dridhmuese &#8211; p\u00ebrplaset n\u00eb bot\u00ebn e poshtme dhe ngrit\u00ebt n\u00eb at\u00eb t\u00eb sip\u00ebrme &#8211; n\u00ebp\u00ebr trajektoret e s\u00eb cil\u00ebs, ballafaqohet me karaktere t\u00eb shumt\u00eb, tek sfiliten n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb pa liri, ku litari i s\u00eb keqes, i lidh dhe i t\u00ebrheq n\u00eb podiumin e pushtetit, t\u00eb fajsh\u00ebm e t\u00eb pafajsh\u00ebm, aty ku ka qelbanik\u00eb dhe kriminel\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb lexosh k\u00ebt\u00eb roman, t\u00eb duket se mb\u00ebrrin n\u00eb kufijt\u00eb e skajsh\u00ebm t\u00eb artit dhe t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, ku prek\u00ebn thell\u00ebsit\u00eb dhe lart\u00ebsit\u00eb, e n\u00eb hap\u00ebsirat e t\u00eb cilave, ka trandje, pik\u00ebllim, vdekje dhe trishtim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, ka shum\u00eb tregime e zhbirime fantastike estetike, q\u00eb ndizen nj\u00eb zjarri t\u00eb madh, ku digjen fate t\u00eb pafajsh\u00ebm njer\u00ebzore, n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb marr\u00ebzish, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dalin n\u00eb pah veset despotike t\u00eb tiran\u00ebve, q\u00eb presin t\u2019i shohin njer\u00ebzit e n\u00ebnshtruar ndaj pushtetit t\u00eb tyre barbar. Ky \u00ebsht\u00eb portretizimi q\u00eb Kadareja i b\u00ebn regjimit despotik t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, por edhe secilit regjim tjet\u00ebr, meq\u00eb askush k\u00ebtu nuk ka skrupuj p\u00ebr t\u00eb maskuar vetveten nga kjo vep\u00ebr.<\/p>\n<p>Romani \u201c<em>Vajza e Agamemnonit<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb shkruar duke p\u00ebrdorur nj\u00eb arkitekture t\u00eb jasht\u00ebzakonshme narrative, n\u00eb struktur\u00ebn e t\u00eb cilit, ka bot\u00eb t\u00eb shumta dhe trondit\u00ebse. Forca rr\u00ebmbyese e romanit, e \u00e7on lexuesin n\u00eb bot\u00ebn homeriane, pastaj n\u00eb at\u00eb t\u00eb legjendave, por gjithnj\u00eb duke e mbajtur kamer\u00ebn t\u00eb fokusuar te koha reale e shkrimit, ku ravij\u00ebzohet diktatura e Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb mbahej dhe ushqej me krim. K\u00ebshtu, ky lib\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebson llojin e let\u00ebrsis\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer komb\u00ebtare dhe bot\u00ebrore. Ose, th\u00ebn\u00eb me gjuh\u00ebn e artit, kjo vep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl torturuese n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e diktatur\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb u sill\u00ebn v\u00ebrdall\u00eb oborrit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Si dikur, n\u00eb antikitet, kur shk\u00ebputeshin spirancat e anijeve dhe \u00e7anin tallazet e detit drejt betejave t\u00eb panjohura e pafund, ashtu n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij rr\u00ebfimi mahnit\u00ebs, shk\u00ebputen spirancat n\u00eb mendjen e lexuesit dhe ai e p\u00ebrfundon n\u00ebp\u00ebr val\u00ebt e nj\u00eb deti t\u00eb mahnitsh\u00ebm narrativ. P\u00ebr \u00e7\u2019fushat\u00eb flet shkrimtari dhe p\u00ebr \u00e7\u2019tharje t\u00eb jet\u00ebs b\u00ebhet fjal\u00eb? Me siguri, aluzionet jan\u00eb krejt t\u00eb hapura dhe t\u00eb qarta: Kadareja flet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e tij, p\u00ebrmes tri linjave narrative: <em>e para<\/em>, q\u00eb tregon p\u00ebr ftes\u00ebn e papritur q\u00eb merr nj\u00eb gazetar me prirje liberale p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fest\u00ebn e Nj\u00eb Majit; gazetar ky q\u00eb rastis t\u00eb jet\u00eb i dashuri i Suzan\u00ebs, vajz\u00ebs s\u00eb oborrit t\u00eb tiranis\u00eb; <em>e dyta<\/em> linj\u00eb narrative, rikthen tregimin e mir\u00ebnjohur t\u00eb thesarit popullor, p\u00ebr Qerosin q\u00eb ngrit\u00ebt n\u00eb bot\u00ebn e sip\u00ebrme, dhe <em>e treta<\/em>, na \u00e7on antikitetin grek, te Agamemnonin, q\u00eb e vret t\u00eb bij\u00ebn e vet, Ifgjinin\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, Kadareja flet p\u00ebr disa koh\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, flet p\u00ebr \u00e7do koh\u00eb, por duke e fokusuar rr\u00ebfimin n\u00eb Tiran\u00ebn e tiranit, aty ku lexuesi, pasi q\u00eb ndien n\u00eb shpirt dram\u00ebn e madhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, kthehet n\u00eb fillim dhe zhytet n\u00eb labirintet tekstit dhe mesazhe eksplicite kund\u00ebr t\u00eb keqes, tiranis\u00eb, sh\u00ebrbyesve, dhe ku, e keqja goditet pam\u00ebshirshme.<\/p>\n<p>Ky roman i shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb shkruar me nj\u00eb dend\u00ebsi estetike t\u00eb \u00e7uditshme dhe rrok\u00eb histori afro tremij\u00ebvje\u00e7are, duke e p\u00ebrqendruar rr\u00ebfimin n\u00eb tri koh\u00eb dhe hap\u00ebsira narrative: n\u00eb Troj\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb dhe te bot\u00ebn e poshtme, prej ku Qerosi ngrit\u00ebt n\u00eb bot\u00ebn e sip\u00ebrme. K\u00ebt\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh narrativ, t\u00eb p\u00ebrkryer, si form\u00eb dhe struktur\u00eb, autori e bart\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e ideve letrare, duke folur p\u00ebr tragjedit\u00eb q\u00eb bartin n\u00eb vete tiranit\u00eb, duke i analizuar dhe v\u00ebshtruar ato n\u00eb koh\u00eb e rrethana t\u00eb ndryshme; koh\u00eb e rrethana q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn n\u00eb variante t\u00eb ndryshme, sa her\u00eb q\u00eb njeriu harron t\u00eb kaluar\u00ebn dhe ngrit\u00ebt n\u00eb pushtet, duke flijuar t\u00eb tjer\u00ebt ose duke dh\u00ebn\u00eb copa t\u00eb mishit t\u00eb vet, si\u00e7 veproi Qerosi.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb mendje gjeniale, me imagjinat\u00eb dhe erudicion letrar, ka mund\u00ebsi q\u00eb, n\u00eb kaq pak faqe, t\u00eb tregoj\u00eb kaq shum\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb lexuesin udh\u00ebtar t\u00eb rr\u00ebfimeve trondit\u00ebse, t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrrallave, t\u00eb Tiran\u00ebs tiranike, t\u00eb Troj\u00ebs legjendare, t\u00eb Stalinit, t\u00eb raporteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Kin\u00ebn, Jugosllavin\u00eb, Rusin\u00eb. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, nuk kemi nj\u00eb rr\u00ebfim, nj\u00eb bot\u00eb, por kemi nj\u00eb univers rr\u00ebfimesh trondit\u00ebse e t\u00eb k\u00ebshillueshme p\u00ebr t\u2019i njohur secili lexues.<\/p>\n<p>Personazhi kryesor i k\u00ebtij romani, gazetari me prirje liberale, derisa rr\u00ebfen p\u00ebr Suzan\u00ebn, t\u00eb dashur\u00ebn e tij, q\u00eb ishte vajza e udh\u00ebheq\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm (pasardh\u00ebsit) dhe q\u00eb detyrohet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga dashuria e jet\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mos penguar ngjitjen e t\u00eb atit lart n\u00eb pushtet, ai arrin t\u2019 ia heq\u00eb mask\u00ebn oborrit t\u00eb tiranis\u00eb, duke e paraqitur pa maska para lexuesit. Narratori, ndon\u00ebse flet n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb, kur do t\u00eb gjykoj\u00eb krimet, identifikohet me ne, duke e shtrir\u00eb k\u00ebshtu pesh\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, nga sfera personale te ajo e fajit kolektiv. Dhe k\u00ebshtu, tregon p\u00ebr marr\u00ebzit\u00eb dhe mynxyrat q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb turmat gjat\u00eb ngarendjes p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p>Ngritja n\u00eb pushtet Njer\u00ebzimi, gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb kuptoj\u00eb dhe t\u00eb shpjegoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi njer\u00ebzit ngjiten n\u00eb pushtet, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb pushteti, q\u00eb arrin t\u2019i marros individ\u00ebt aq shum\u00eb, sa t\u00eb harrojn\u00eb vlerat sublime t\u00eb jet\u00ebs, dhe i shtyt t\u00eb shkaktojn\u00eb tragjedi, duke i flijuar edhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre? Si\u00e7 b\u00ebnte Agamemnoni dhe si\u00e7 b\u00ebnin sunduesit komunist\u00eb. Po turmat q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb atyre?<\/p>\n<p>K\u00ebto pyetje dhe dilema, jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebrsh\u00ebrive letrare dhe jo letrare, kurse autori u jep nj\u00eb shpjegim artistik gjenial.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, nuk ka nj\u00eb lib\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukur dhe m\u00eb trondit\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrshkruan m\u00ebnyr\u00ebn sesi ngrit\u00ebn njer\u00ebzit n\u00eb pushtet dhe zullumin q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kur jan\u00eb lart. N\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, Kadareja e ka fjal\u00ebn p\u00ebr pushtet despotike, si\u00e7 ishte Tirana e tiran\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrshkruar m\u00ebnyr\u00ebn e ngjitjes s\u00eb njeriut n\u00eb pushtet, autori e shfryt\u00ebzon mrekulluesh\u00ebm p\u00ebrrallen p\u00ebr Qerosin e rr\u00ebzuar, q\u00eb bie n\u00eb bot\u00ebn e poshtme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, narratori i k\u00ebtij romani, flet edhe p\u00ebr R. Z., dhe p\u00ebr ngjitjen e tij n\u00eb pushtet, duke e portretizuar si personazh \u201cqelbanik\u201d, q\u00eb mbante k\u00ebmish\u00eb jo fort t\u00eb pastra dhe q\u00eb thoshte se, n\u00ebn\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb partia, prandaj edhe rr\u00ebnj\u00ebt e karrier\u00ebs s\u00eb tij, lidheshin me \u201czellin e sh\u00ebrbimeve\u201d.<\/p>\n<p>Kadareja, duke kaluar n\u00eb bot\u00ebn poshtme, e rikthen Qerosin dhe rr\u00ebfimin p\u00ebr njeriun e dy bot\u00ebve, t\u00eb poshtmes dhe t\u00eb sip\u00ebrmes, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kuadrin tematik t\u00eb fokusit t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje. Duke e funksionalizuar k\u00ebt\u00eb legjend\u00eb, p\u00ebrbrenda rr\u00ebfimit, autori arrin t\u2019i \u00e7jerr\u00eb mask\u00ebn mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb qelbur tiranike.<\/p>\n<p>Qerosi &#8211; kur ra n\u00eb bot\u00ebn e poshtme &#8211; p\u00ebr t\u2019u ngrit\u00eb iu dasht\u00eb ndihma e dikujt. Dhe ishte nj\u00eb plak, q\u00eb ia tregoi m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb s\u00ebrish n\u00eb bot\u00ebn e sip\u00ebrme. Atij i duhej t\u00eb hipte n\u00eb nj\u00eb zhgabonj\u00eb, por kishte nj\u00eb kusht, meq\u00eb: <em>\u201cgjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs, zhgabonja donte t\u00eb hante mish<\/em>!&#8221;<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, pyetja q\u00eb shtron personazhi kryesor i k\u00ebtij rr\u00ebfimi \u00ebsht\u00eb:<br \/>\n\u201c<em>\u00c7\u2019kishte k\u00ebrkuar vall\u00eb R.Z., q\u00eb t\u00eb ngjitej prap\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e sip\u00ebrme? Mishin e kujt?<\/em>\u201d Qerosi &#8211; q\u00eb t\u00eb ngjitej n\u00eb bot\u00ebn e sip\u00ebrme &#8211; gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs u dasht\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte, zhgabonj\u00ebs t\u2019i jepte mish. Gjat\u00eb ngjitjes, prehu krahun, kofsh\u00ebt dhe gjoksin e vet, dhe zhgabonja, si\u00e7 thot\u00eb teksti, u ngjit n\u00eb bot\u00ebn e sip\u00ebrme, me nj\u00eb skelet.<\/p>\n<p>Dalj\u00ebn n\u00eb bot\u00ebn e sip\u00ebrme, q\u00eb simbolizon pushtetin, autori e p\u00ebrshkruan k\u00ebshtu: \u201c<em>Nuk dihej n\u00ebse e kishte nd\u00ebrgjegjen, n\u00eb koh\u00ebn kur zhgabonja arriti ta nxirrte, m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb bot\u00ebn e sip\u00ebrme. Dihej vet\u00ebm se njer\u00ebzit e k\u00ebsaj bote, ata q\u00eb ndodheshin rast\u00ebsisht p\u00ebrjashta, v\u00ebshtronin, pa u besuar syve, nj\u00eb shpend t\u00eb madh t\u00eb zi q\u00eb kishte sip\u00ebr krah\u00ebve nj\u00eb skelet njeriu. Ej, shikoni nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, i th\u00ebrrisnin nj\u00ebri-tjetrin. Nj\u00eb zhgabonj\u00eb q\u00eb bart nj\u00eb skelet t\u00eb vdekur&#8230;<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Pra, duke e krahasuar R. Z. me p\u00ebrrall\u00ebn e Qerosit, Kadareja tregon v\u00ebrtet p\u00ebr m\u00ebnyrat sesi ngjiteshin n\u00eb pushtet njer\u00ebzit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, sidomos n\u00eb ferrin komunist, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn koh\u00eb, zelli i sh\u00ebrbimeve dhe i flijimeve t\u00eb tjer\u00ebve i b\u00ebnte njer\u00ebzit funksionar\u00eb. Ashtu si\u00e7 ishte rikthimi i beft\u00eb i R. Z., q\u00eb lidhej me arrestimin e nj\u00eb kush\u00ebriri t\u00eb tij dhe gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb ai kishte treguar p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer partis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ndryshe nga Qerosi, R.Z. nuk dha asgj\u00eb nga vetja, \u201c<em>asnj\u00eb grim\u00eb nga mishi i vet, ve\u00e7 mish t\u00eb huaj mund t\u00eb hidhte n\u00eb goj\u00ebn e zhgabonj\u00ebs<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb t\u00eb trisht\u00eb, narratori q\u00eb l\u00ebviz, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar dram\u00ebn e tij dhe t\u00eb lidhjeve me Suzan\u00ebn, duke ecur p\u00ebrpara, thot\u00eb: \u201c<em>ne udh\u00ebtonim secili mbi zhgabonj\u00ebn e vet<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb n\u00eb k\u00ebso tendosjesh, lexuesi t\u00eb mos pyet, ashtu si\u00e7 pyet personazhi kryesor: \u201c&#8230; <em>mos kisha sh\u00ebrbyer si nj\u00eb veg\u00ebl e verb\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb zhytur thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb shok\u00ebt e mi?<\/em>\u201d<\/p>\n<p><strong>Ftesa dhe festa<\/strong><\/p>\n<p>Ftesa e papritur q\u00eb merr i dashuri i Suzan\u00ebs p\u00ebr Nj\u00eb Maj dhe ecja drejt podiumit, i ngjan ecjes n\u00ebp\u00ebr rrath\u00ebt e ferrit dantesk, ku rojet jan\u00eb t\u00eb ashpra, e dyshimet e pafundme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, duke p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb euforis\u00eb festive, autori e godet me shtiza t\u00eb forta tiranin\u00eb, q\u00eb ushqente popullin me parulla t\u00eb marra: \u201c<em>Ne do t\u00eb mbrojm\u00eb parimet marksiz\u00ebm-leninizmit, dhe sikur t\u00eb detyrohemi t\u00eb ham\u00eb vet\u00ebm bar<\/em>\u201d. N\u00eb fakt, e gjith\u00eb kjo b\u00ebhej, madje edhe me kushtin q\u00eb t\u00eb shuhej Shqip\u00ebria, q\u00eb t\u00eb jetonin idet\u00eb e Udh\u00ebheq\u00ebsit! Kaq e madhe ishte mania q\u00eb shkaktoi tragjedin\u00eb e shekullit.<\/p>\n<p>\u201c<em>\u00c7\u2019na qenk\u00ebshin k\u00ebto parime, p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb cilave ne duhet t\u00eb shnd\u00ebrroheshin n\u00eb bag\u00ebti? E \u00e7\u2019do na duheshin ato pask\u00ebtaj? P\u00ebr lavdin\u00eb e bariut?<\/em>\u201d- pyet narratori.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb fest\u00eb, narratori tregon p\u00ebr personazhe t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve \u201c<em>gabimet ideologjike<\/em>\u201d, u kushtojn\u00eb shum\u00eb, po ashtu lexuesi m\u00ebson p\u00ebr \u201c<em>njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb monopolin e dyshimit<\/em>\u201d, p\u00ebr \u201c<em>ndjesit\u00eb e fajit kolektiv<\/em>\u201d, dhe t\u00eb till\u00ebt q\u00eb persekutohen p\u00ebr hi\u00e7gj\u00eb.<\/p>\n<p>Personazhi q\u00eb rr\u00ebfen k\u00ebt\u00eb dram\u00eb, i tronditur dhe me nd\u00ebrgjegje t\u00eb turbulluar, shkon drejt tribun\u00ebs, ku mblidhej paria komuniste dhe ku d\u00ebgjoheshin bu\u00e7itje e parulla: p\u00ebrpara, p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn parti, nd\u00ebrkaq, jet\u00ebt njer\u00ebzore, bluheshin e vyshkeshin, n\u00eb internim, vrasje dhe jet\u00eb pa dinjitet.<\/p>\n<p>Pra, romani \u00ebsht\u00eb histori dashurie, por q\u00eb ka shum\u00eb tragjiz\u00ebm dhe dhimbje pafund. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb roman q\u00eb flet p\u00ebr kthetrat egra t\u00eb pushtetit, dhe si i till\u00eb, mbetet nj\u00eb himn p\u00ebr dashurin\u00eb e past\u00ebr, por edhe nj\u00eb shtiz\u00eb e fort\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiran\u00ebve t\u00eb pashpirt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e p\u00ebrvajshme, plot pik\u00ebllim, q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar nga mij\u00ebra njer\u00ebz, viktima t\u00eb sistemeve t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuara e t\u00eb marra, q\u00eb vrasin edhe bijt\u00eb e tyre p\u00ebr pushtet. Ashtu si\u00e7 jan\u00eb personazhet q\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr fest\u00ebn e Nj\u00eb Majit, figura me njolla n\u00eb nd\u00ebrgjegje, dhe q\u00eb mblidhen n\u00eb oborrin e krimit, ku partia dhe dishepujt e saj, b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebzi t\u00eb panum\u00ebrta.<\/p>\n<p>P\u00ebrshkrimet erotike jan\u00eb plot emocione dridhmuese, t\u00eb detajuara, ku seksi i Suzan\u00ebs, \u00ebsht\u00eb drita e syve t\u00eb narratorit, por edhe e bot\u00ebs, dhe p\u00ebr ta transformuar bot\u00ebn, si\u00e7 k\u00ebrkonte stalinizmi, duhej t\u00eb transformohej seksi fem\u00ebror, di\u00e7ka q\u00eb ishte e pamundur.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr e p\u00ebrshkon fryma e thell\u00eb thirrjes p\u00ebr t\u00eb pastruar nd\u00ebrgjegjen, p\u00ebr autokritik\u00eb, p\u00ebr t\u2019mos i mbyll\u00eb syt\u00eb p\u00ebrball\u00eb t\u00eb keqes, nd\u00ebrkaq, \u201c<em>korrigjimi i figur\u00ebs morale t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb prag t\u00eb fejes\u00ebs<\/em>\u201d t\u00eb kujton, po ashtu, romanin tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Kadares\u00eb, \u201c<em>Nata m\u00eb h\u00ebn\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Personazhi kryesor i romanit, gazetari me prirje liberale, merr nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme dhe t\u00eb pazakont\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fest\u00ebn e Nj\u00eb Majit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, nga e dashura e tij, Suzana e kupton se, p\u00ebr t\u00eb, po b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb takoheshin dhe arsyet lidheshin me ngjitjen n\u00eb karrier\u00eb t\u00eb babait t\u00eb saj. Pas k\u00ebsaj drame, personazhi ndien boshll\u00ebk t\u00eb thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe i turbulluar endet n\u00eb at\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb e eufori. Ai p\u00ebrshkruan me pasion, ndjenja t\u00eb \u00ebmbla dhe dhimbje, dashurin\u00eb q\u00eb ushqente p\u00ebr Suzan\u00ebn, vajza q\u00eb duhej t\u00eb flijonte dashurin\u00eb p\u00ebr apetitet e \u00e7mendura t\u00eb atit t\u00eb saj. Ai digjet nga dashuria p\u00ebr t\u00eb, dhe, duke portretizuar flijimin e saj, jep tablo t\u00eb shumanshme e t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn euforia p\u00ebr pushtetin, njer\u00ebzit i tjet\u00ebrsonte dhe dik\u00eb e hidhte n\u00eb humner\u00eb.<\/p>\n<p>Ai e kuptonte se, ngjitja n\u00eb karrier\u00eb e babait t\u00eb saj, k\u00ebrkonte flijimin e dikujt. Dhe ky \u00ebsht\u00eb filli tragjik i k\u00ebtij tregimi, q\u00eb Kadareja e zhbiron p\u00ebrmes dram\u00ebs s\u00eb saj dhe lidhjeve semantike me flijimin e Ifgjenis\u00eb s\u00eb grek\u00ebve, nga i ati, Agamemnoni. Lidhjet e k\u00ebtyre dy koh\u00ebve, analogjit\u00eb, dallimet, Kadareja i p\u00ebrshkruan me stil madh\u00ebshtor, aq sa, lexuesit i duket sikur jeton p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb n\u00eb antik\u00eb, ku u shkruan tragjedit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb njer\u00ebzimit, dhe n\u00eb koh\u00ebn e autorit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, gjithashtu shkaktoheshin tragjedi t\u00eb m\u00ebdha. Simbioza letrare Romani \u201c<em>Vajza e Agamemnonit<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar n\u00eb disa episode letrare, q\u00eb duken si skena antike t\u00eb teatrit tragjik, ku flijohet Suzana, si dikur Ifgjinia, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur synimet e t\u00eb atit, q\u00eb do pushtet.<\/p>\n<p>Personazhi kryesor, derisa kupton fatin e dashuris\u00eb s\u00eb tij, q\u00eb duhet t\u00eb flijohet p\u00ebr hir t\u00eb babait, lexon librin \u201c<em>Mitet greke<\/em>\u201d t\u00eb Grejvsit, dhe aty kupton tragjedin\u00eb e hershme, t\u00eb Ifgjinis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e nd\u00ebrlidh me Suzan\u00ebn, sepse, mes tyre, ndon\u00ebse kishte shekuj, i ndante vet\u00ebm nj\u00eb hap. Dhe pyetja q\u00eb vjen natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb: dikush b\u00ebn nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb m\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e vet, \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb me popullin:<\/p>\n<p>\u201c<em>P\u00ebrderisa, shefi i madh, Agamemnoni, kishte flijuar vajz\u00ebn e vet, asnj\u00eb m\u00ebshir\u00eb s\u2019do t\u00eb kishte p\u00ebr ask\u00ebnd&#8230;<\/em>\u201d Po, komandanti z\u00ebmadh, Agamemnoni, e kishte flijuar vajz\u00ebn e vet, Ifgjnin\u00eb, p\u00ebr t\u2019u arsyetuar para ushtar\u00ebve tjer\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, ja, ky e vret t\u00eb bij\u00ebn, \u00e7\u2019b\u00ebn me ne.<\/p>\n<p>Suzana, flijohet dhe ajo \u00ebsht\u00eb ky\u00e7i i karrier\u00ebs s\u00eb t\u00eb atit, ashtu si\u00e7 ndodhi me arketipin letrar, Ifgjenin\u00eb. Kjo analogji, kaq e larg\u00ebt dhe kaq e af\u00ebrt, kaq e pabesueshme dhe kaq reale, vepr\u00ebs i jep dimension t\u00eb thell\u00eb tragjik, dhe nj\u00ebher\u00ebsh nj\u00eb m\u00ebsim universal, duke e b\u00ebr\u00eb rr\u00ebfenim t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb nj\u00ebsoj n\u00eb \u00e7do koh\u00eb e n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri, si n\u00eb Tiran\u00eb, po ashtu n\u00eb Paris, Athin\u00eb, Rom\u00eb, Berlin ose n\u00eb nj\u00eb skaj tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs. Tiran\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb b\u00ebnin e b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebzi t\u00eb tilla, kishte shum\u00eb. Ka edhe sot e do t\u00eb ket\u00eb edhe nes\u00ebr!<\/p>\n<p>E, nj\u00eb ishte i koh\u00ebs s\u00eb vonshme, Stalini, t\u00eb cilit i besonte Shqip\u00ebria komuniste, dhe lider\u00ebt e saj despotik\u00eb. Ai e flijoi birin e vet Jakovin, p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb thoshte se biri i tij kishte fatin e \u00e7do ushtari rus.<\/p>\n<p><strong>Europa-Azia<\/strong><\/p>\n<p>Si n\u00eb shumic\u00ebn e teksteve letrare t\u00eb Kadares\u00eb, edhe k\u00ebtu, ka p\u00ebrplasje dhe kontraste, mes Europ\u00ebs dhe Azis\u00eb, n\u00ebn hijen e t\u00eb cilave, ndeshen liria dhe rob\u00ebria. P\u00ebr ta plot\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb, Kadareja, si n\u00eb shum\u00eb vepra letrare e rikthen heroin komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotin, q\u00eb luftoi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek shekulli p\u00ebr ta shk\u00ebput\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga Azia dhe p\u00ebr t\u2019ia bashkuar Europ\u00ebs. Kurse, pas m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb shekujve, dishepujt e socializmit utopik, donin p\u00ebrs\u00ebri ta \u00e7onin Shqip\u00ebrin\u00eb prap\u00eb andej, n\u00eb Azi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb aspekt letrar &#8211; q\u00eb \u00ebsht\u00eb kulturor dhe esencial &#8211; e hasim n\u00eb fund t\u00eb librit, kur narratori i lutet Zotit t\u00eb ruaj\u00eb vendin nga \u00e7jet\u00ebzimi: \u201c<em>Ruaje, Zot, k\u00ebt\u00eb vend nga \u00e7jet\u00ebzimi, klithi p\u00ebrs\u00ebri. Mbroje nga shkrumbimi i m\u00ebtejsh\u00ebm! Se at\u00eb q\u00eb nuk ia b\u00ebn\u00eb dot vapa dhe pluhuri aziatik, po i b\u00ebn vetvetes<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Kaq e dhimbshme ishte shkret\u00ebtira q\u00eb kishte shkaktuar komunizmi, q\u00eb kishte thar\u00eb jet\u00ebn, dhe kjo b\u00ebhej me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb, p\u00ebr ta sunduar jet\u00ebn m\u00eb leht\u00eb. Autori k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrshkruan me ton t\u00eb ashp\u00ebr: \u201c<em>T\u00eb punojm\u00eb, t\u00eb jetojm\u00eb, t\u00eb mendojm\u00eb si revolucionar\u00eb!<\/em>\u201d \u201c<em>T\u00eb revolucionarizojm\u00eb gjith\u00e7ka!<\/em>\u201d &#8220;<em>Sa vjet shterp\u00ebsie t\u00eb till\u00eb do t\u00eb duheshin p\u00ebr ta kthyer jet\u00ebn n\u00eb djerrin\u00eb? Dhe e gjith\u00eb kjo, p\u00ebr t\u00eb vetmen arsye, se k\u00ebshtu e fishkur, e thar\u00eb, jeta sundohej m\u00eb leht\u00eb.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Euforia e revolucionit rezulton t\u00eb jet\u00eb fatale p\u00ebr masat, dhe Kadareja mendon se, gj\u00ebrat e tilla, q\u00eb duan ta shk\u00ebputnin njeriun nga natyra dhe ta b\u00ebnin instrument t\u00eb p\u00ebrdorsh\u00ebm, por k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pamundshme, prandaj shtrohet pyetja: \u201c<em>a mund t\u00eb revolucionarizohej, o Per\u00ebndi, seksi i femr\u00ebs?!<\/em>\u201d<\/p>\n<p><strong>Historia e vepr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Botuesi Claude Durand k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr e vler\u00ebson si nj\u00eb nga asamblet\u00eb letrare m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryera t\u00eb Ismail Kadares\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson majat e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbotshme, e bukura dhe e sh\u00ebmtuara shtrihen n\u00ebp\u00ebrmes tingujve magjeps t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb artit, ku trajtohen me mpreht\u00ebsi raportet e pushtetit me lirin\u00eb, me dashurin\u00eb dhe me jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Romani &#8220;Vajza e Agamemnonit\u201d, tregon p\u00ebr nj\u00eb histori rr\u00ebqeth\u00ebse, por edhe fati i vepr\u00ebs \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Vepra, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb diptiku, u shkrua n\u00eb vitin 1985 me titullin fillestar \u201c<em>Vajza e mesme e Agamemnonit<\/em>\u201d, nd\u00ebrkaq si lib\u00ebr, arriti t\u00eb botohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, m\u00eb 2003. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga dor\u00ebshkrimet e nxjerra jasht\u00eb shtetit, si\u00e7 shpjegon botuesi francez Claude Durand, p\u00ebr t\u2019u botuar atje n\u00eb rast se rrethanat do ta k\u00ebrkonin.<\/p>\n<p>Kjo e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb e shoq\u00ebron botimin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e frikshme dhe nj\u00ebher\u00ebsh e jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr t\u2019i kuptuar raportet e artit t\u00eb Kadares\u00eb me tiranin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn koh\u00eb dhe tirani \u00ebsht\u00eb shkruar kjo vep\u00ebr, kaq trondit\u00ebse, kaq prek\u00ebse, kaq tragjike dhe kaq e paarritshme.<\/p>\n<p>Romani <em>\u201cVajza e Agamemnonit<\/em>\u201d ka fuqi shpreh\u00ebse marramend\u00ebse, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dram\u00eb e makthshme njer\u00ebzore, q\u00eb jeton n\u00eb koh\u00eb e rr\u00ebfime t\u00eb ndryshme dhe q\u00eb e th\u00ebrret nd\u00ebrgjegjen e njer\u00ebzimit t\u00eb pastrohet nga njollat dhe barbarit\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e lexuar k\u00ebt\u00eb roman dhe duke e par\u00eb si et\u00ebrit flijojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u2019u ngrit\u00eb n\u00eb pushtet, lexuesit i rri p\u00ebrpara shprehja proverbiale e dramaturgut gjerman, George Bushner: \u201c<em>Revolucioni i ha bijt\u00eb e vet<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Kadareja, me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, mjesht\u00ebrisht i ka b\u00ebr\u00eb autopsin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb fenomenit t\u00eb ngjitjes s\u00eb njeriut n\u00eb pushtet, nd\u00ebrkaq lexuesi, gjat\u00eb gjith\u00eb rr\u00ebfimit e ndien thirrjen q\u00eb shkrimtari ia drejton atij, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr litarin kundrejt turm\u00ebs, ka individi, sepse, turma i lidh fatet e njer\u00ebzve dhe i p\u00ebrmbys n\u00eb humner\u00eb, si\u00e7 ngjet me fatet e personazheve t\u00eb k\u00ebsaj drame tragjike, q\u00eb n\u00eb euforin\u00eb e parullave, nuk \u00e7ajn\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr njeriun q\u00eb p\u00ebson dhe vuan.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr rr\u00ebfen p\u00ebr gj\u00ebra v\u00ebrtet t\u00eb tmerrshme. Aty flitet p\u00ebr krime dhe terror, por shkrimi i Kadares\u00eb, ndon\u00ebse l\u00ebviz n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb gjembore, ku jeta i ngjet ferrit, \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtore, fisnik, dhe aty ndihen pulset e forta t\u00eb artit t\u00eb rafinuar, ku shp\u00ebrthen gjenialiteti i autorit, q\u00eb shkruan nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm p\u00ebr pushtetin qelbanik, n\u00eb t\u00eb cilin, njer\u00ebzit duhet t\u00eb flijojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, madje edhe familjar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb t\u00eb. Duke paraqitur t\u00ebr\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e k\u00ebsaj tragjedia, Kadareja e t\u00ebrheq lexuesin matan\u00eb portave t\u00eb ferrit.<\/p>\n<p>N\u00eb hart\u00ebn e proz\u00ebs shqipe, sidomos t\u00eb asaj q\u00eb trajton raportet e liris\u00eb me tiranin\u00eb, p\u00ebr mua, nuk ka ndonj\u00eb roman m\u00eb trondit\u00ebs dhe nj\u00ebher\u00ebsh m\u00eb madh\u00ebshtor, sesa \u201c<em>Vajza e Agamemnonit<\/em>\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dram\u00eb t\u00eb thell\u00eb njer\u00ebzore, Kadareja i b\u00ebn autopsi reale tiranis\u00eb, duke ia hequr perden, me eleganc\u00eb dhe stil, at\u00eb perde q\u00eb regjimi e mban p\u00ebrdit\u00eb, dhe q\u00eb shfaqet hapur n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pranvere, me muzik\u00eb, n\u00eb podiumin ku njer\u00ebzit, ndonj\u00ebher\u00eb nga d\u00ebshira e ndonj\u00ebher\u00eb nga detyra, ngarendin p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer. Duke e p\u00ebrshkruar gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi, teksti e th\u00ebrret lexuesin q\u00eb t\u00eb del nga ai ferr, ku rojet jan\u00eb t\u00eb egra e euforia q\u00eb krijon af\u00ebrsia me pushtetin e turpshme.<\/p>\n<p>(<em>Pjes\u00eb nga libri, Ismail Kadare: kryq\u00ebzime letrare dhe kulturore<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Ukaj, Prishtin\u00eb \u201cFushata e Troj\u00ebs ka filluar. Asgj\u00eb nuk e pengon m\u00eb tharjen e jet\u00ebs\u201d. Me k\u00ebto fjal\u00eb, Ismail Kadareja e p\u00ebrfundon romanin \u201cVajza e Agamemnonit\u201d, k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dridhmues, q\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr politike e p\u00ebr tharje t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr ngritje n\u00eb pushtet t\u00eb individ\u00ebve duke flijuar jet\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52367,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,11],"tags":[],"class_list":["post-52366","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-roman"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d - shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d - shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Ukaj, Prishtin\u00eb \u201cFushata e Troj\u00ebs ka filluar. Asgj\u00eb nuk e pengon m\u00eb tharjen e jet\u00ebs\u201d. Me k\u00ebto fjal\u00eb, Ismail Kadareja e p\u00ebrfundon romanin \u201cVajza e Agamemnonit\u201d, k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dridhmues, q\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr politike e p\u00ebr tharje t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr ngritje n\u00eb pushtet t\u00eb individ\u00ebve duke flijuar jet\u00ebt e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-03-08T00:40:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-03-08T06:49:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/kadare-vajza_e_agamemnonit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"322\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d &#8211; shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb\",\"datePublished\":\"2020-03-08T00:40:33+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-08T06:49:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/\"},\"wordCount\":3944,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/kadare-vajza_e_agamemnonit.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/\",\"name\":\"Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d - shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/kadare-vajza_e_agamemnonit.jpg\",\"datePublished\":\"2020-03-08T00:40:33+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-08T06:49:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/kadare-vajza_e_agamemnonit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/kadare-vajza_e_agamemnonit.jpg\",\"width\":322,\"height\":500,\"caption\":\"Kadare - Vajza e Agamemnonit\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d &#8211; shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d - shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d - shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ndue Ukaj, Prishtin\u00eb \u201cFushata e Troj\u00ebs ka filluar. Asgj\u00eb nuk e pengon m\u00eb tharjen e jet\u00ebs\u201d. Me k\u00ebto fjal\u00eb, Ismail Kadareja e p\u00ebrfundon romanin \u201cVajza e Agamemnonit\u201d, k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dridhmues, q\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr politike e p\u00ebr tharje t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr ngritje n\u00eb pushtet t\u00eb individ\u00ebve duke flijuar jet\u00ebt e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-03-08T00:40:33+00:00","article_modified_time":"2020-03-08T06:49:35+00:00","og_image":[{"width":322,"height":500,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/kadare-vajza_e_agamemnonit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d &#8211; shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb","datePublished":"2020-03-08T00:40:33+00:00","dateModified":"2020-03-08T06:49:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/"},"wordCount":3944,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/kadare-vajza_e_agamemnonit.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Roman"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/","name":"Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d - shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/kadare-vajza_e_agamemnonit.jpg","datePublished":"2020-03-08T00:40:33+00:00","dateModified":"2020-03-08T06:49:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/kadare-vajza_e_agamemnonit.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/kadare-vajza_e_agamemnonit.jpg","width":322,"height":500,"caption":"Kadare - Vajza e Agamemnonit"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-vajza-e-agamemnonit-shtize-ne-zemren-e-tiranise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Romani \u201cVajza e Agamemnonit\u201d &#8211; shtiz\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tiranis\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52366"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52366\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":52371,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52366\/revisions\/52371"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52367"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}