{"id":52528,"date":"2020-03-12T22:30:13","date_gmt":"2020-03-12T21:30:13","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=52528"},"modified":"2020-03-13T08:31:35","modified_gmt":"2020-03-13T07:31:35","slug":"disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/","title":{"rendered":"Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>Nina e Martin Camaj, Beograd 1951<\/em><\/p>\n<p>nga <a href=\"https:\/\/www.voal.ch\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">voal.ch<\/a> | <em>12 mars 2020<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto letra i drejtoheshin Martin Camajt n\u00eb vitin 1951 prej nji vajze t\u00eb re beogradase, e cila po at\u00eb vit do t\u00eb bahej edhe grueja e tij. Bahet fjal\u00eb p\u00ebr Nina Bogdanovi\u0107, e lindun n\u00eb vitin 1924 n\u00eb Beograd, n\u00eb familjen e Dobroslavit dhe Drag\u00ebs. I jati ishte avokat dhe n\u00ebnkryetar i bashkis\u00eb s\u00eb qytetit n\u00eb vitet 1933-34. Gjat\u00eb viteve q\u00eb ishte n\u00ebnkryetar bashkie, ai kujdesej ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb vorfnit e qytetit dhe p\u00ebr ket\u00eb gja kishte fitue stim\u00ebn e bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nina mbasi kishte studjue p\u00ebr dy semestra sllavistik\u00eb (rusisht, \u00e7ekisht e serbisht) n\u00eb universitetin Karlova t\u00eb Prag\u00ebs, detyrohet me u kthye n\u00eb atdhe prej autoriteteve jugosllave dhe me vijue studimet n\u00eb Beograd, ku edhe laurohet n\u00eb vitin 1950. Po at\u00eb vit njihet me Martin Camajn, i cili studjonte romanistik\u00eb dhe thellohej n\u00eb albanologji, i ndihmuem prej prof. Henrik Bari\u0107.<\/p>\n<p><strong>Martini dhe Nina martohen n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1951<\/strong> n\u00eb Beograd tue pas\u00eb si d\u00ebshmitar martese dy miq refugjat\u00eb politik shqiptar\u00eb: <strong>Ndue Gjomarkajn<\/strong> dhe <strong>Sk\u00ebnder Kastratin<\/strong>.<\/p>\n<p>Krijimtaria dhe puna k\u00ebrkimore e Martinit n\u00eb Beograd jan\u00eb t\u00eb pengueme prej autoriteteve komuniste, madje, mbas botimit t\u00eb dy v\u00ebllimeve t\u00eb para poetike, kritika e quen poet dekadent, q\u00eb tematizon gjana anakronike. Kjo gja e vret shum\u00eb poetin e ri, e k\u00ebshtu \u00e7ifti i ri vendos me shkue n\u00eb Itali. Camaj mb\u00ebrrin me kalue i pari n\u00eb Rom\u00eb, e atje i ndihmuem kryesisht prej ish-m\u00ebsuesve t\u00eb vet t\u00eb kolegjit jezuit t\u00eb Shkodr\u00ebs, At\u00eb Luigi Rosa dhe At\u00eb Zef Valentinit, i p\u00ebrkrahun prej Ernest Koliqit, nis studimet n\u00eb Universitetin e Rom\u00ebs.<\/p>\n<p>Nina, e mbetun n\u00eb Beograd, e s\u00ebmur\u00eb rand\u00eb me veshka, vendos gati mbas nji viti, n\u00eb 1956, me shkue pran\u00eb t\u00eb shoqit. E k\u00ebshtu, edhe pse n\u00eb gjendje t\u00eb keqe sh\u00ebndetsore, mb\u00ebrrin n\u00eb kryeqytetin italian. Me ndihm\u00ebn e Kish\u00ebs katolike, i mund\u00ebsohet operacioni i kushtuesh\u00ebm i heqjes s\u00eb njen\u00ebs veshk\u00eb. Jeta e \u00e7iftit t\u00eb ri vijon, megjith\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb e m\u00ebdha ekonomike. Martini studion n\u00eb Rom\u00eb, viziton katundet arb\u00ebreshe p\u00ebr me hulumtue rreth gjuh\u00ebs s\u00eb tyne dhe bashk\u00ebpunon me &#8220;<em>Sh\u00eajzat<\/em>&#8221; e Koliqit. Nd\u00ebrkaq nis me u afirmue si shkrimtar n\u00eb rrethet kulturore t\u00eb emigracionit.<\/p>\n<p>N\u00eb fundin e vitit 1961 shp\u00ebrngulen n\u00eb Milano, ku Martini mendonte se me ndihm\u00ebm e At\u00eb Luigi Rosa do t\u00eb mund t\u00eb \u00e7ante n\u00eb bot\u00ebn akademike. N\u00eb pamund\u00ebsi me u sistemue, vendos me shkue n\u00eb M\u00fcnchen, nd\u00ebrkaq Nina ndalet n\u00eb Milano, ku do t\u00eb jap\u00eb gjuh\u00ebn ruse, si asistente, n\u00eb semestrin 1961-1962 n\u00eb Bocconi. N\u00eb vitin 1962 do t\u00eb shkoj\u00eb pran\u00eb Martinit n\u00eb M\u00fcnchen, ku ajo do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr pak vite pran\u00eb M\u00fcnchen American Elementary School si m\u00ebsuese dhe bibliotekare. Ndamja p\u00ebrfundimtare me Martinin ndodh n\u00eb vitin 1968, dhe mbas k\u00ebsaj date Nina kthehet n\u00eb Milano, ku do t\u00eb jetoj\u00eb deri n\u00eb nandor t\u00eb vitit 1987. Mbas nji parenteze njimb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are n\u00eb Beograd, n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs civile, ajo do t\u00eb shkoj\u00eb me jetue n\u00eb M\u00fcnchen.<\/p>\n<p>Jeta e saj me shkrimtarin Martin Camaj ka mbet\u00eb pothuejse e panjohun, mbasi ajo vet\u00eb ka jetue e shmangun e n\u00eb hije, por tue shfletue v\u00ebllimin poetik Kanga e v\u00ebrrinit t\u00eb vitit 1954, shohim kushtimin e Camajt p\u00ebr t\u00ea: <em>Dhimb\u00ebs s\u2019\u00eame, Nin\u00ebs. Martin<\/em>.<\/p>\n<p>Ajo vet\u00eb nuk ka mb\u00ebrrijt\u00eb kurr\u00eb me e kuptue se \u00e7ka ka dasht\u00eb me than\u00eb me ket\u00eb kushtim, por i vjen nd\u00ebr mend nji shprehje e Dostojevskit: <em>ljubov stradanje<\/em>.<\/p>\n<blockquote><p>Ndoshta dashunia asht kryesisht dhimb\u00eb!<\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebto letra q\u00eb po botojm\u00eb k\u00ebtu i p\u00ebrkasin pushimeve t\u00eb kalueme n\u00eb Zlatibor, nji vend malor, n\u00eb maj t\u00eb vitit 1951, pak para martes\u00ebs, ku Nina dhe Martini kishin shkue p\u00ebr arsye sh\u00ebndetsore. Ajo pse vuente me veshka, nd\u00ebrsa Martini n\u00eb t\u00eb ri t\u00eb vet, kur ishte nxan\u00ebs n\u00eb kolegjin jezuit t\u00eb Shkodr\u00ebs kishte vuejt\u00eb prej tuberkulozit.<\/p>\n<p>Letrat kan\u00eb nji frym\u00eb t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb fresk\u00ebt dashunijet. Dishmojn\u00eb p\u00ebr ndjeshm\u00ebnin\u00eb e holl\u00eb t\u00eb nji vajze t\u00eb re, q\u00eb po bahej gati t\u00eb ndante fatin e saj me shkrimtarin e madh shqiptar. Ato jan\u00eb t\u00eb shoqnueme me disa vizatime t\u00eb thjeshta e skofiare, q\u00eb shprehin amb\u00eblsin\u00eb e shpirtit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb re t\u00eb dashunueme.<\/p>\n<p><strong>Arben Ndreca<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Zlatibor, Maj 1951<\/strong><br \/>\nPrej k\u00ebtu, prej post\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn e vizitoj shpesh, shihet ma qart\u00eb dritarja e tij. Jam p\u00ebrpjek\u00eb edhe me vizatue tue qen\u00eb se e shoh kaq shpesh. E si jo? K\u00ebtu ai ka kalue plot tre muej. K\u00ebtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ka fillue me mendue p\u00ebr mue dhe t\u00eb ndiejn\u00eb p\u00ebr mue. Kam besim se ka me i p\u00eblqye me e kujtue k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi e at\u00eb dritare. Fatkeq\u00ebsisht nuk kam aparat fotografik, por gjithsesi k\u00ebshtu ka me i p\u00eblqye ma tep\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Zlatibor, 11.5.1951<\/strong><br \/>\nV\u00ebshtroj shpesh prej dritares s\u00eb tij vil\u00ebn nga ana tjet\u00ebr e rrug\u00ebs. V\u00ebshtroj e si me qen\u00eb tue prit\u00eb q\u00eb n\u00eb dritare ose n\u00eb shtegun q\u00eb vjen kah ne t\u00eb shfaqet ndokush munges\u00ebn e t\u00eb cilit e ndjej kaq shum\u00eb. Asht dikush pa t\u00eb cilin ajo dritare e ai shteg m\u2019i bajn\u00eb syt\u00eb me lotue. A e kam parandie at\u00ebher\u00eb, n\u00eb shtator, se shikimi do t\u00eb m\u2019u ndalte n\u00eb dritaren nga ana tjet\u00ebr e rrug\u00ebs e n\u00eb shtegun q\u00eb vjen k\u00ebtej. A e kam parandie se do t\u00eb vinte dita q\u00eb do t\u2019i v\u00ebshtrojshe me kaq shum\u00eb mall?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Vizatimi nga Nina Bogdanovi\u0107\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/vizatim_nga_nina_bogdanoviq.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><em>Vizatimi nga Nina Bogdanovi\u0107<\/em><\/p>\n<p>Ky vizatim i jemi nuk doli gja aspak. Por megjithat\u00eb p\u00ebr t\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, ka me pas\u00eb pak vler\u00eb sepse ka me i kujtue \u201czabelin\u201d, e un\u00eb ma bukur nuk di me e vizatue. Sikur t\u00eb kisha pas\u00eb ngjyra, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishte dal\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. Ndoshta do t\u00eb kishte dal\u00eb shum\u00eb ma i bukur. At\u00eb \u00e7ka i mungon k\u00ebtij vizatimi, e di se ka me ia plot\u00ebsue krejt\u00ebsisht kujtesa e tij.<br \/>\n<strong>N<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>V. 1951 Zlatibor<\/strong><br \/>\n\u2026 Dielli tashma per\u00ebndoi. Hana asht ba gjithnj\u00eb e ma e verdh\u00eb. Dol\u00ebm n\u00eb l\u00ebndin\u00ebn prej nga shikimi hapet drejt \u00c7igot\u00ebs. Ti m\u2019a pate kall\u00ebzue njat\u00eb l\u00ebndin\u00eb. U pata mrekullue. Isha aq e qet\u00eb pran\u00eb teje, Tini.<\/p>\n<p>Kur kemi me u ngjit\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb at\u00eb maj\u00eb, q\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb josh prej fushe! D\u00ebshiroj q\u00eb me ty me i ngjit\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb maja t\u00eb nalta, gjithnj\u00eb e ma tep\u00ebr\u2026<br \/>\n<strong>Nina<\/strong><\/p>\n<p>Prej k\u00ebtij vendi shihet nj\u00eb pjes\u00eb e liqenit dhe e malit, ato vila t\u00eb bukura n\u00eb Palisad\u00eb, t\u00eb cilat me \u00e7atit\u00eb e tyne t\u00eb kuqe n\u00eb t\u00eb gjelbr\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb pishave duken si me qen\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebrrallash. N\u00ebp\u00ebr at\u00eb rrug\u00eb q\u00eb ndrin djathas pat\u00ebm shetit\u00eb nj\u00eb mbramje kur p\u00ebrpara kthimit na zuni nj\u00eb shi i ngoht\u00eb i kandsh\u00ebm.<br \/>\nA e mban mend Tini?<br \/>\n<strong>N<\/strong>.<br \/>\n<strong>V. 51, Zlatibor<\/strong><\/p>\n<p>U pata lodh\u00eb. U ul\u00ebm n\u00eb bar. Ti nxorre nj\u00eb fjalor t\u00eb vog\u00ebl frangjisht-italisht dhe fillove me m\u00eb lexue parathanien n\u00eb ital. Mbas teje u p\u00ebrpoqa edhe un\u00eb. E kur lexova nuk di p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb \u201cs\u201d n\u00eb vend t\u00eb \u201cz\u201d-s\u00eb, shp\u00ebrtheva prej marazit me vetveten. Ti qeshe lehtas. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb ndigjova se qesh\u00eb kaq shum\u00eb.<\/p>\n<p>Mandej pam\u00eb larg. U mrekulluem t\u00eb dy prej atij per\u00ebndimi t\u00eb bukur e t\u00eb bekuem. Befas u ktheve e m\u00eb the: \u201c<em>A don q\u00eb \u00e7do mbramje t\u00eb shohim s\u00eb bashku per\u00ebndimin e diellit?<\/em>\u201d\u2026<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Zlatibor, Serbi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/zlatibor_serb.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> A e mban mend Tini se si t\u00eb dy p\u00ebrnjiheri u pat\u00ebm ngaz\u00ebllye me pamjen e tuf\u00ebs s\u00eb dhenve t\u00eb bardha t\u00eb shp\u00ebrndame n\u00ebp\u00ebr fushat e blerta dhe me ting\u00ebllim\u00ebn e amb\u00ebl t\u00eb kumbon\u00ebve? N\u00eb k\u00ebto ka di\u00e7ka me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb bekueme dhe qet\u00ebsuese, kaq ngushlluese e kaq t\u00eb dlir\u00eb\u2026 pik\u00ebrisht si njitash n\u00eb kujtes\u00ebn teme kur sjell nd\u00ebr mend \u00e7astet e kalueme me ty.<br \/>\n<strong>N<\/strong>.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kthimeve prej shetitjeve shpesh i pat\u00ebm ra n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb shteg, pran\u00eb hoteleve dhe pyjeve me pisha. U kthejshim tue lan\u00eb mbrapa \u00e7aste t\u00eb mbushuna plot me biseda me pak fjal\u00eb por me shum\u00eb mir\u00ebkuptim, \u00e7aste t\u00eb bukura dhe t\u00eb pastra si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb bukura edhe k\u00ebto pamje t\u00eb gjana t\u00eb Zlatiborit, ky qiell i thell\u00eb i paskaj.<br \/>\n<strong>N<\/strong>.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet \u00e7asti kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pash\u00eb syt\u00eb e tu. M\u00eb ke v\u00ebshtrue me shum\u00eb v\u00ebmendje, me nj\u00eb shikim hetues dhe n\u00eb at\u00eb shikim tandin kishte edhe mosbesim dhe shum\u00eb mbyllje n\u00eb vetvete, &#8211; e m\u00eb vjen keq me e pranue, \u2013 por kishte edhe pak ironi. Kjo e fundit sigurisht si pasqyrim i mendimit tand t\u00eb deriat\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr grat\u00eb, e ndoshta edhe si mbrojtje e p\u00ebrgatitun qysh ma p\u00ebrpara. A i kam ra n\u00eb t\u00eb?<\/p>\n<p>Ai \u00e7ast kaloi n\u00eb terrac\u00ebn e k\u00ebsaj vile. Prandaj edhe e vizatova. Por edhe q\u00eb t\u00eb shohish k\u00ebto dy dritare dhe t\u00eb kujtohesh p\u00ebr at\u00eb vajz\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn nuk d\u00ebshiroje me e dashunue.<br \/>\n<strong>N<\/strong>.<\/p>\n<p>Kemi ardh\u00eb disa her\u00eb n\u00ebn k\u00ebt\u00eb pem\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa ishim shtri n\u00ebn k\u00ebt\u00eb pem\u00eb dhe po shikojshim nalt n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb qiellin, nj\u00ebher\u00eb, k\u00ebndoi nj\u00eb zog n\u00eb rrem. Un\u00eb t\u00eb thash\u00eb: &#8220;<em>Ndigjo<\/em>&#8220;, e ti vune n\u00eb dukje: \u201c<em>Po a e ndigjon? Asht pak i trishtuem<\/em>.\u201d Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ai za ishte pak i trishtuem. E porsa ma the, edhe un\u00eb vuna re se zogu ishte pak i trishtuem, vuna re se edhe ti je pak i trishtuem, e at\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb zemr\u00ebn teme zuni vend trishtimi\u2026 sepse n\u00eb at\u00eb \u00e7ast ndjeva sesa i af\u00ebrt je p\u00ebr mue, e sa i larg\u00ebt.<br \/>\n<strong>N<\/strong>.<\/p>\n<p>Kjo asht pamja prej vendit ma t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebtitjes son\u00eb t\u00eb fundit, Tini.<\/p>\n<p>\u2026Pat\u00ebm hesht\u00eb tue shikue malet e larg\u00ebta, t\u00eb cilat gjithnj\u00eb e ma shum\u00eb u tretnin n\u00eb err\u00ebsin\u00eb. Hesht\u00ebm tue e ndi se di\u00e7ka po kalonte e se duhej t\u00eb thoshim lamtumir\u00eb, ndoshta p\u00ebrgjithmon\u00eb? O jo, jo p\u00ebrgjithmon\u00eb. Un\u00eb nuk d\u00ebshirojsha q\u00eb ky t\u00eb ishte fundi. Un\u00eb e dijsha se ky nuk ishte fundi\u2026<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kthimit m\u00eb the: \u201c<em>Ky muej k\u00ebtu n\u00eb Zlatibor dhe njohja me ty ka me m\u00eb mbet\u00eb si kujtimi ma i dashtun.<\/em>\u201d Pse m\u00eb pat dhimb\u00eb aq shum\u00eb ajo fjala e jote e fundit? T\u2019u pata p\u00ebrgjigj\u00eb me \u00e7ilt\u00ebrsi t\u00eb trishtueme e krenare: \u201c<em>Nuk d\u00ebshiroj t\u00eb jem kujtim p\u00ebr ty.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>E tashti shikoj nga malet e nalta dhe prej shpirtit m\u00eb del kjo lutje: \u201c<em>Jo, kurr\u00eb mos qofshim kujtim p\u00ebr njeni-tjetrin, por gjith\u00ebher\u00eb, p\u00ebrjet\u00ebsisht nj\u00eb e tashme e gjall\u00eb dhe e bukur!<\/em>\u201d<br \/>\n<strong>Nina<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>P\u00ebrktheu prej serbo-kroatishtes Arben Ndreca<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nina e Martin Camaj, Beograd 1951 nga voal.ch | 12 mars 2020 K\u00ebto letra i drejtoheshin Martin Camajt n\u00eb vitin 1951 prej nji vajze t\u00eb re beogradase, e cila po at\u00eb vit do t\u00eb bahej edhe grueja e tij. Bahet fjal\u00eb p\u00ebr Nina Bogdanovi\u0107, e lindun n\u00eb vitin 1924 n\u00eb Beograd, n\u00eb familjen e Dobroslavit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52529,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-52528","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nina e Martin Camaj, Beograd 1951 nga voal.ch | 12 mars 2020 K\u00ebto letra i drejtoheshin Martin Camajt n\u00eb vitin 1951 prej nji vajze t\u00eb re beogradase, e cila po at\u00eb vit do t\u00eb bahej edhe grueja e tij. Bahet fjal\u00eb p\u00ebr Nina Bogdanovi\u0107, e lindun n\u00eb vitin 1924 n\u00eb Beograd, n\u00eb familjen e Dobroslavit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-03-12T21:30:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-03-13T07:31:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nina-e-Martin-Camaj-Beograd-1951.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"740\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt\",\"datePublished\":\"2020-03-12T21:30:13+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-13T07:31:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/\"},\"wordCount\":1888,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Nina-e-Martin-Camaj-Beograd-1951.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/\",\"name\":\"Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Nina-e-Martin-Camaj-Beograd-1951.jpg\",\"datePublished\":\"2020-03-12T21:30:13+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-13T07:31:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Nina-e-Martin-Camaj-Beograd-1951.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Nina-e-Martin-Camaj-Beograd-1951.jpg\",\"width\":600,\"height\":740,\"caption\":\"Nina e Martin Camaj, Beograd, 1951\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nina e Martin Camaj, Beograd 1951 nga voal.ch | 12 mars 2020 K\u00ebto letra i drejtoheshin Martin Camajt n\u00eb vitin 1951 prej nji vajze t\u00eb re beogradase, e cila po at\u00eb vit do t\u00eb bahej edhe grueja e tij. Bahet fjal\u00eb p\u00ebr Nina Bogdanovi\u0107, e lindun n\u00eb vitin 1924 n\u00eb Beograd, n\u00eb familjen e Dobroslavit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-03-12T21:30:13+00:00","article_modified_time":"2020-03-13T07:31:35+00:00","og_image":[{"width":600,"height":740,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nina-e-Martin-Camaj-Beograd-1951.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt","datePublished":"2020-03-12T21:30:13+00:00","dateModified":"2020-03-13T07:31:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/"},"wordCount":1888,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nina-e-Martin-Camaj-Beograd-1951.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/","name":"Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nina-e-Martin-Camaj-Beograd-1951.jpg","datePublished":"2020-03-12T21:30:13+00:00","dateModified":"2020-03-13T07:31:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nina-e-Martin-Camaj-Beograd-1951.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nina-e-Martin-Camaj-Beograd-1951.jpg","width":600,"height":740,"caption":"Nina e Martin Camaj, Beograd, 1951"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-letra-te-panjohuna-dashunie-drejtue-martin-camajt\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Disa letra t\u00eb panjohuna dashunie drejtue Martin Camajt"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52528"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52528\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":52545,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52528\/revisions\/52545"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52529"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}