{"id":53141,"date":"2020-03-30T23:28:38","date_gmt":"2020-03-30T22:28:38","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=53141"},"modified":"2020-03-30T23:28:38","modified_gmt":"2020-03-30T22:28:38","slug":"per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/","title":{"rendered":"P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00cbRBALL\u00cb LUFT\u00cbS S\u00cb V\u00cbRTET\u00cb BOT\u00cbRORE KUND\u00cbR KORONAVIRUSI<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"Frank Shkreli\" width=\"298\" height=\"199\" class=\"alignleft\" \/> <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB-s\u00eb) Antonio Gutierres b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim global, me q\u00ebllim q\u00eb bota t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebsoi si, \u201cluft\u00ebn ton\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, kund\u00ebr koronavirusit, armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, i cili tani po k\u00ebrc\u00ebnon mbar\u00eb njer\u00ebzimin.<\/p>\n<p>\u201cShp\u00ebrthimi i koronavirusit ilustron marr\u00ebzin\u00eb e luft\u00ebs\u201d dhe konflikteve, tha udh\u00ebheq\u00ebsi i organizat\u00ebs bot\u00ebrore. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot po b\u00ebj thirrje p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb menj\u00ebher\u00ebsh\u00ebm global, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. Ka ardhur koha q\u00eb t\u2019u jepet fund konflikteve t\u00eb armatosura dhe t\u00eb p\u00ebqendrohemi t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebtimin e jet\u00ebve tona\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Antonio Gutierres. Shefi i OKB-s\u00eb n\u00ebnvijoi faktin se koronavirusi (COVID-19) nuk dallon njer\u00ebzit q\u00eb prek p\u00ebr nga komb\u00ebsia, etniciteti, as nga ndryshimet dhe dallimet midis popujve dhe individ\u00ebve, por i sulmon t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim dhe pa m\u00ebshir\u00eb. Antonio Gutierrez u b\u00ebri thirrje pal\u00ebve n\u00eb konlikt, q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen nga konfliktet dhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb armiq\u00ebsit\u00eb dhe mosbesimin ndaj nj\u00ebri tjetrit. Ndalimi i konflikteve kudo qoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn familja njer\u00ebzore ka nevoj\u00eb sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb po shkund\u00eb bot\u00ebn, ka th\u00ebn\u00eb Antonio Guitierrez.<\/p>\n<p>Thirrjes s\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr nj\u00eb armpushim global dhe p\u00ebr ndalimin e konflikteve n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, iu bashkua edhe Papa Fran\u00e7esku i cili, dit\u00ebt e fundit, b\u00ebri thirrje p\u00ebr bashkim dhe solidaritet, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj murtaje. \u201cShpresoj q\u00eb lufta jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr koronavirusit t\u00eb na kujtoj\u00eb dhe t\u00eb na bind\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn e madhe p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjet tona v\u00ebllaz\u00ebrore, si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb familjeje njer\u00ebzore\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Papa, duke thek\u00ebsuar se \u201cVe\u00e7an\u00ebrisht, shpresojm\u00eb q\u00eb lufta kund\u00ebr koronavirusit t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb angazhim t\u00eb ri p\u00ebr m\u00ebnjanimin e konflikteve n\u00eb radh\u00ebt e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb vendeve dhe t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrziera n\u00eb konflikte\u201d, duke thek\u00ebsuar se, antagonizmat dhe ndryshimet q\u00eb shkaktojn\u00eb konflikte midis pal\u00ebve dhe individ\u00ebve, \u201cduhet t\u00eb zhduken nep\u00ebrmjet dialogut dhe p\u00ebrpjekjeve konstruktive p\u00ebr pajtim dhe p\u00ebr paq\u00eb midis individ\u00ebve dhe vendeve, \u00ebsht\u00eb shprehur udh\u00ebheq\u00ebsi shpirt\u00ebror i Kish\u00ebs Katolike, Papa Fran\u00e7esku.<\/p>\n<p>Mesazhi i Shefit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe Pap\u00ebs, p\u00ebr ndalimin e konflikteve dhe p\u00ebr armpushim n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, i \u00ebsht\u00eb drejtuar udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb vendeve t\u00eb bot\u00ebs &#8212; pothuaj 180 gjithsejt prej tyre &#8212; t\u00eb prekura nga koronavirusi. Por duke lexuar mesazhet e tyre, domosdo, \u201cgjuha shkon ku t\u00eb dh\u00ebmb dh\u00ebmbi\u201d, atje tek klasa politike shqiptare dhe tek konfliktet e tyre t\u00eb fundit p\u00ebr pushtet, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 e sidomos n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebto dit\u00eb me rreximin e qeveris Kurti &#8212; madje edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kur bota \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr p\u00ebrhapjes s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb kemi bashkim dhe solidaritet n\u00eb radh\u00ebt e klas\u00ebs politike shqiptare, p\u00ebrball\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr koronavirusit, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb thirrje Shefi i OKB-s\u00eb, Antonio Gutierres dhe Papa Fran\u00e7esku &#8212; sidomos n\u00eb Prishtin\u00eb, por pa p\u00ebrjashtuar edhe Tiran\u00ebn zyrtare, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe \u00ebsht\u00eb arritur, fatkeq\u00ebsisht, kulmi i konflikteve politike \u2013 konflikte k\u00ebto q\u00eb \u00e7uan, koh\u00ebt e fundit, n\u00eb rr\u00ebximin e qeveris\u00eb s\u00eb Kryeministrit Albin Kurtit nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb qeveria e re prej vet\u00ebm pes\u00eb jav\u00ebsh e Kryeministrit Kurti t\u00eb p\u00ebrballej me mobilizimin e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj krize serioze sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr kombin dhe p\u00ebr bot\u00ebn, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb minimizonte efektet e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb dhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrgjithsh\u00ebme t\u00eb vendit \u2013ajo qeveri \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, duke i shkaktuar vendit edhe nj\u00eb traum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb politiko-ekonomike, mos ndoshta edhe m\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr stabilitetin, sigurin\u00eb dhe paq\u00ebn afatgjat\u00eb t\u00eb vendit &#8212; p\u00ebrve\u00e7 s\u00ebmundjes s\u00eb pam\u00ebshir\u00ebshme t\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet se cila kriz\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund,do t\u00eb ket\u00eb pasoja m\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, ajo e koronavirusit a po rreziku i p\u00ebrbrendsh\u00ebm, i shkaktuar nga rr\u00ebximi i qeveris\u00eb Kurtid he nga konfliktet politike t\u00eb pafund, p\u00ebr t\u00eb cilat njihet klasa politike shqiptare. Un\u00eb e thash\u00eb para disa dit\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb shkrim modest,se di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull me politik\u00ebn shqiptare n\u00eb Prishtin\u00eb dhe se kjo nuk ishte koha t\u00eb rr\u00ebxohej qeveria e Kryeministrit Kurti. Kriza aktuale politike n\u00eb Prishtin\u00eb, tregon gjithashtu se di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull as me politik\u00ebn e Tiran\u00ebs zyrtare karshi Kosov\u00ebs, se me politik\u00ebn komb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jo se jo. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, jam dakort gjithashtu edhe me Kongresmenin e njohur amerikan dhe mb\u00ebshtet\u00ebsin e vjet\u00ebr t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare, sidomos Kosov\u00ebs, Eliot Engel, se si p\u00ebrfundim i veprimtarive t\u00eb fundit i t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Presidentit Trump p\u00ebr Kosov\u00ebn, ambasadorit, Richard Grenell \u2013 di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull as me politik\u00ebn amerikane, t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, karshi Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka nuk shkon k\u00ebtu! Dikush n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb duhet t\u00eb jap\u00eb llogari se si kemi ardhur deri tek ky lamsh, t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i gj\u00ebndet filli, p\u00ebrsa u p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb shk\u00eblqyeshme t\u00eb deritanishme midis Shteteve t\u00eb Bashkuara me Kosov\u00ebn. Kosova gj\u00ebndet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate pothuaj apokaliptike si shtet i pavarur e sovran. Shtetet e Bashkuara, q\u00eb dikur flisnin me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs, tani kan\u00eb dy p\u00ebrfaqsues zyrtar, q\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe duket sikur nuk ndjekin aspak nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb bashkrenduar: nj\u00ebri p\u00ebrfaqsues i Sht\u00ebpis\u00eb Bardh\u00eb e tjetri i Departamentit t\u00eb Shtetit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk duhej t\u00eb flisnin fare p\u00ebr Kosov\u00ebn. T\u00eb pak\u00ebn, publikisht, k\u00ebta gjithnj\u00eb shprehen si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs, megjith\u00ebse deklaratat e tyre, nganj\u00ebher\u00eb kontradiktore, jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb v\u00ebshtira t\u2019u besojm\u00eb.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb keq me marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me Bashkimin Evropian. Brukseli ka n\u00eb krye t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme nj\u00eb individ q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe i cili vjen nga nj\u00eb vend q\u00eb ende nuk e ka njohur shtetin e Kosov\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, koh\u00ebt e fundit, duke ven\u00eb nj\u00eb qershi mbi tort\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn, BE-ja ka propozuar nj\u00eb p\u00ebrfaqsues t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin dialog Kosov\u00eb-Serbi. Edhe ai, si bosi i tij q\u00eb e ka p\u00ebrzgjedhur n\u00eb at\u00eb post, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mohues i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe rrjedh nga nj\u00eb vend i BE-s\u00eb, q\u00eb gjithashtu nuk e njeh ende pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por ka edhe m\u00eb keq, Tirana zyrtare, nep\u00ebrmjet Kryeministrit t\u00eb vendit, q\u00eb dikur fliste n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs me mburrje dhe patriotiz\u00ebm, nd\u00ebrsa her\u00eb tjera hidhte gurin e fshihte dor\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, tashti kemi vet\u00ebm heshtje nga shteti am\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb po ndodhin me Kosov\u00ebn, n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kam droj\u00eb se d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe m\u00eb e keqja q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur nuk ka m\u00eb k\u00ebthes\u00eb. Kini ven\u00eb re gjtihashtu se edhe Beogradi e Moska zyrtare heshtin p\u00ebr gj\u00ebndjen e krijuar politike n\u00eb Kosov\u00eb. Rusia dhe Serbia me bashkpuntor\u00ebt e tyre n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve dhe me miq\u00ebt e tyre nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e kan\u00eb hedhur Kosov\u00ebn n\u00eb kurth\u00eb \u2013 n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2013 ashtu si\u00e7 u duhet dhe ku e duan:t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe t\u00eb ndar\u00eb brenda vetes dhe t\u00eb izoluar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht!<\/p>\n<p>Si rrjedhim, Kosova dhe mbar\u00eb shqiptaria, nuk i ka pasur kurr m\u00eb keq pun\u00ebt n\u00eb k\u00ebto 30-vjet post-komuniz\u00ebm! Si rrjedhim dhe para se t\u00eb keq\u00ebsohen pun\u00ebt edhe m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e nevojsh\u00ebm nj\u00eb reflektim i p\u00ebrmasave komb\u00ebtare dhe nj\u00eb k\u00ebthim prej 180 grad\u00ebsh. Uroj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb lufte kund\u00ebr koronavirusit, t\u00eb p\u00ebrfillni thirrjen e Shefit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe Pap\u00ebs, p\u00ebr bashkim dhe solidaritet v\u00ebllaz\u00ebror me shpres\u00ebn se lufta kund\u00ebr koronavirusit do t\u2019ju frym\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb angazhim t\u00eb ri p\u00ebr m\u00ebnjanimin e konflikteve. Q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb konflikteve politike t\u00eb pafund \u2013 p\u00ebr hir t\u00eb atij populli t\u00eb vuajtur &#8211;t\u00eb merreni me sfidat serioze me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Kombi shqiptar, p\u00ebrfshir\u00eb kriz\u00ebn aktuale t\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Koronavirusi nuk njeh PDK, LDK, Vetvendosje, Parti Socialiste, Parti Demokrate e ku ta dij\u00eb un\u00eb se sa dyzina partish\u00eb t\u00eb tjera. Ky \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb k\u00ebrkon bashkim dhe solidaritet, pik\u00ebspari midis shqiptar\u00ebrve me nj\u00ebri tjetrin, por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Nuk mund t\u00eb presim q\u00eb faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb jet\u00eb i bashkuar me nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr fatin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur vet\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb percar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vet. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur pra, q\u00eb sjelljet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve me Kosov\u00ebn dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb, thjesht\u00eb, reflektojn\u00eb atmosfer\u00ebn politike t\u00eb grindjeve t\u00eb pafund, n\u00eb radh\u00ebt e klas\u00ebs politike t\u00eb dy shteteve shqiptare!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00cbRBALL\u00cb LUFT\u00cbS S\u00cb V\u00cbRTET\u00cb BOT\u00cbRORE KUND\u00cbR KORONAVIRUSI Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB-s\u00eb) Antonio Gutierres b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim global, me q\u00ebllim q\u00eb bota t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebsoi si, \u201cluft\u00ebn ton\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, kund\u00ebr koronavirusit, armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, i cili tani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49335,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-53141","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00cbRBALL\u00cb LUFT\u00cbS S\u00cb V\u00cbRTET\u00cb BOT\u00cbRORE KUND\u00cbR KORONAVIRUSI Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB-s\u00eb) Antonio Gutierres b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim global, me q\u00ebllim q\u00eb bota t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebsoi si, \u201cluft\u00ebn ton\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, kund\u00ebr koronavirusit, armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, i cili tani [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-03-30T22:28:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/albini-hashimi-isa.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE\",\"datePublished\":\"2020-03-30T22:28:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/\"},\"wordCount\":1764,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/albini-hashimi-isa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/\",\"name\":\"P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/albini-hashimi-isa.jpg\",\"datePublished\":\"2020-03-30T22:28:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/albini-hashimi-isa.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/albini-hashimi-isa.jpg\",\"width\":600,\"height\":400,\"caption\":\"Albini - Hashimi - Isa\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"P\u00cbRBALL\u00cb LUFT\u00cbS S\u00cb V\u00cbRTET\u00cb BOT\u00cbRORE KUND\u00cbR KORONAVIRUSI Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB-s\u00eb) Antonio Gutierres b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim global, me q\u00ebllim q\u00eb bota t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebsoi si, \u201cluft\u00ebn ton\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, kund\u00ebr koronavirusit, armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, i cili tani [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-03-30T22:28:38+00:00","og_image":[{"width":600,"height":400,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/albini-hashimi-isa.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE","datePublished":"2020-03-30T22:28:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/"},"wordCount":1764,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/albini-hashimi-isa.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/","name":"P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/albini-hashimi-isa.jpg","datePublished":"2020-03-30T22:28:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/albini-hashimi-isa.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/albini-hashimi-isa.jpg","width":600,"height":400,"caption":"Albini - Hashimi - Isa"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-nje-armepushim-politik-ne-boten-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00cbR NJ\u00cb \u201cARM\u00cbPUSHIM\u201d POLITIK N\u00cb BOT\u00cbN SHQIPTARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53141"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53141\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":53142,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53141\/revisions\/53142"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49335"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}