{"id":53158,"date":"2020-03-31T01:30:11","date_gmt":"2020-03-31T00:30:11","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=53158"},"modified":"2020-03-31T01:47:52","modified_gmt":"2020-03-31T00:47:52","slug":"zhizheku-dhe-albini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/","title":{"rendered":"Zhizheku dhe Albini"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #999999;\"><em>Slavoj \u017di\u017eek &#8211; Viti i \u00ebnd\u00ebrrimit rreziksh\u00ebm<\/em><\/span><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Blerim-Latifi-300x300.jpg\" alt=\"Blerim Latifi\" width=\"300\" height=\"300\" \/> <strong>Blerim Latifi<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb heqim dor\u00eb nga interpretimet personaliste t\u00eb politik\u00ebs amerikane, intepretime q\u00eb jan\u00eb tipike p\u00ebr \u00e7ajtoret politike t\u00eb Ballkanit. Vendimmarrja n\u00eb politik\u00ebn e jashtme amerikane nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e kapri\u00e7ove individuale. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them se personalitetet e k\u00ebsaj politike nuk e influencojn\u00eb at\u00eb me individualitetin dhe karakterin e tyre, por, n\u00eb fund t\u00eb fundit, gjeostrategjia \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb q\u00ebndron mbi individ\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Slavoj Zhizhek<\/strong> \u00ebsht\u00eb sot nj\u00ebri nd\u00ebr filozof\u00ebt m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb bot\u00eb, jo se veprat e tij lexohen e kuptohen nga ndonj\u00eb mas\u00eb e madhe njer\u00ebzish n\u00eb rrafsh global, por p\u00ebr faktin se ai reagon vazhdimisht ndaj situatave dhe ngjarjeve konkrete n\u00eb bot\u00eb, duke marr\u00eb rolin e publicistit, komentatorit e analistit politik.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i kuptuar veprat e tij \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb kesh nj\u00eb formim t\u00eb konsoliduar n\u00eb filozofi, psikoanaliz\u00eb, kinematografi dhe arte t\u00eb tjera, gj\u00eb e cila r\u00ebndom i mungon publikut t\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Zhizhek \u00ebsht\u00eb mendimtar i t\u00eb majt\u00ebs, mbase mendimtari m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i saj n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>Filozofia e tij mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb \u201c<em>p\u00ebrpjekjen p\u00ebr ta mbajtur gjall\u00eb hipotez\u00ebn komuniste, n\u00eb kushtet e dominimit t\u00eb kapitalizmit liberal<\/em>\u201d, si\u00e7 e definoi bashk\u00ebmendimtari i tij, maoisti francez <strong>Alain Badiou<\/strong>.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrpjekje teorike, q\u00eb ekzalton militant\u00ebt e shkap\u00ebrderdhur t\u00eb k\u00ebsaj hipoteze, nga perspektiva e mendimtar\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebrqeshet dhe hudhet posht\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrpjekje anakronike e donkishoteske.<\/p>\n<p><strong>Roger Scruton<\/strong>, filozofi i madh anglez, i cili vdiq janarin q\u00eb shkoi, e quan Zhizhekun \u201c<em>nj\u00eb nxit\u00ebs t\u00eb marr\u00eb<\/em>\u201d brenda klubit filozofik majtist \u201c<em>t\u00eb t\u00eb marr\u00ebve, budallenjve dhe zjarrv\u00ebn\u00ebsve<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Filozofi tjet\u00ebr anglez, <strong>John Gray<\/strong>, nj\u00eb kritik, si i komunizmit, ashtu edhe i neoliberalizmit, e quan Zhizhekun nj\u00eb rip\u00ebrtyp\u00ebs t\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb vizioni t\u00eb zbrazt\u00eb e t\u00eb vdekur tashm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb shkuar edhe m\u00eb tej, duke e quajtuar \u201c<em>Borati i filozofis\u00eb per\u00ebndimore<\/em>\u201d, pra nj\u00eb ekuivalent filozofik t\u00eb personazhit t\u00eb famsh\u00ebm nga komedia \u201cBorat\u201d. Adhuruesit e tij, nd\u00ebrkaq, e ngrisin n\u00eb piedestalin e \u201c<em>Elvis Presley-t t\u00eb studimeve kulturore<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb filozof i v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj zhvillimeve t\u00eb aktualitetit, Zhizhek reagoi edhe p\u00ebr r\u00ebnien e qeveris\u00eb s\u00eb Albin Kurtit. Ky reagim \u00ebsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm me vet\u00eb faktin se Kurti ideologjikisht mbahet i majt\u00eb dhe lidhjet e tij me t\u00eb majt\u00ebn europiane jan\u00eb tanim\u00eb t\u00eb konsoliduara.<\/p>\n<p>I kuptuesh\u00ebm, por i gabuesh\u00ebm n\u00eb konstatimet q\u00eb p\u00ebrmban. Rr\u00ebzimin e Kurtit Zhizheku e quajti \u201c<em>nj\u00eb grusht shteti parlamentar<\/em>\u201d, nj\u00eb term ky i \u00e7uditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai e quajti qeverin\u00eb e Kurtit \u201c<em>qeveri e shpres\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00eb rajonin e Ballkanit, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb gjenerat\u00eb e re, e cila nuk \u00ebsht\u00eb e lidhur p\u00ebr pasionet etnike, e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr moderninzimin e vendit n\u00eb drejtimin e Iluminizmit emancipues.<\/em><\/p>\n<p><em>Si e till\u00eb, qeveria e Kurtit ishte ferr\u00eb n\u00eb mish p\u00ebr t\u00eb gjitha forcat politike, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbijetojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb baltin\u00ebn e pasioneve etnike e religjioze \u2013 ajo u urrye nga obskurantist\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve, n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri e Serbi<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Ky portretizim i qeveris\u00eb s\u00eb Kurtit \u00ebsht\u00eb sajuar, duke u bazuar n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pasakta. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb politike e \u00e7liruar nga pasionet etnike. E kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb themeluar jo p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar shoq\u00ebrin\u00eb nga k\u00ebto pasione, por p\u00ebr t\u2019i afirmuar ato m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar e luftuar nj\u00eb projekt mbietnik, Planin e Ahtisarit, t\u00eb mish\u00ebruar n\u00eb shtetin e pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb simboleve etnike e komb\u00ebtare, i ka mohuar e p\u00ebrbaltur simbolet multietnike e multikulturaliste t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb jo me metoda iluministe, por me pasionet agresive t\u00eb nacionalizmit etnik.<\/p>\n<p>Tjetra: Zhizhek e quan Qeverin\u00eb e Kurtit si nj\u00eb ferr\u00eb n\u00eb mishin e forcave q\u00eb mbijetojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb baltin\u00ebn e pasioneve etnike dhe religjioze. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb e pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e hekurt t\u00eb Kurtit, \u00ebsht\u00eb ngritur duke kapitalizuar pasionet etnike, si\u00e7 e tham\u00eb m\u00eb lart, por k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb duke kapitalizuar edhe pasionet religjioze, madje ato m\u00eb antidemokratiket e m\u00eb antimodernizueset.<\/p>\n<p>Sh\u00ebmbulli m\u00eb i shquar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Prizreni. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje arriti ta marr\u00eb qytetin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur b\u00ebri aleanc\u00eb me partizan\u00ebt erdoganist\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti dhe shum\u00eb vota t\u00eb tjera, n\u00eb pjes\u00ebt tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, i ka siguruar duke b\u00ebr\u00eb aleanca t\u00eb pashkruara efektive me eksponent\u00eb t\u00eb islamit politik, qoft\u00eb t\u00eb provinienc\u00ebs erdoganiste, qoft\u00eb t\u00eb asaj salafiste.<\/p>\n<p>Sigurisht, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk \u00ebsht\u00eb partia politike e vetme q\u00eb koketon me k\u00ebta eksponent\u00eb t\u00eb err\u00ebt. N\u00eb fushat\u00ebn e fundit parazgjedhore p\u00ebr kryetarin e Podujev\u00ebs, kund\u00ebrshtari i kandidatit t\u00eb Kurtit, nga LDK-ja, i ishte ekspozuar nj\u00eb fushate t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb mediat online, ku paraqitej si njeri q\u00eb pi alkool dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr mbulimit t\u00eb grave.<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb kjo mund t\u00eb jet\u00eb iluminiz\u00ebm emancipues, po aq sa <em>Kim Jong Un<\/em> \u00ebsht\u00eb liberal anglosakson. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, Kurti dhe ideolog\u00ebt rreth tij e paraqesin veten si njer\u00ebz me bindje t\u00eb majta, nd\u00ebrkaq mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre n\u00eb terren b\u00ebjn\u00eb fushata homofobike kund\u00ebr t\u00eb Richard Grenell-it, emisarit amerikan n\u00eb dialogun Kosov\u00eb \u2013 Serbi.<\/p>\n<p>Homofobia nuk \u00ebsht\u00eb socialiste, as socialdemokratike, as iluministe. P\u00ebrkundrazi, ajo i p\u00ebrket politikave fashiste, salafiste e fundamentaliste t\u00eb urrejtjes grupore.<br \/>\nPra, paraqitja e asaj q\u00eb ndodhi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs si nj\u00eb ndeshje midis gjeneratave t\u00eb reja modernizuese e t\u00eb emancipuara, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe forcave t\u00eb vjetra obskurantiste, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paraqitje krejt\u00ebsisht e rreme.<\/p>\n<p>Poashtu, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e rreme paraqitja e raporteve midis Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, sipas modelit latino-amerikan t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.<br \/>\nRasti i Kosov\u00ebs ka qen\u00eb dhe mbetet <em>sui generis<\/em> dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh edhe q\u00ebndrimi amerikan \u00ebsht\u00eb <em>sui generis<\/em>.<\/p>\n<p>Mendimtar\u00ebt e t\u00eb majt\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb paaft\u00ebsi p\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, me vet\u00eb faktin se sa her\u00eb q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn nxjerrin mbi tavolin\u00ebn e debatit skemat e vjetra sovjetike mbi imperializmin amerikan.<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron edhe nj\u00eb pjes\u00eb e arsyes pse Kurti, vet\u00eb ideologjikisht i mbushur me skema majtiste, nuk ia doli q\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb mir\u00ebbesimit me qeverin\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Ai nuk b\u00ebri asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur vizit\u00ebn e tij t\u00eb domosdoshme si kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs n\u00eb Uashington dhe nuk hezitoi fare t\u00eb shprehej hapur se prapa dyerve t\u00eb mbyllura t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, po gatuhej nj\u00eb e keqe e madhe p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<blockquote><p>Kur kund\u00ebrshtar\u00ebt i k\u00ebrkuan q\u00eb t\u2019ua tregonte marr\u00ebveshjen p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs q\u00eb, sipas tij, po e p\u00ebrgatiste Uashingtoni, Kurti tha se nuk e kishte at\u00eb marr\u00ebveshje, por se ishte plot\u00ebsisht i bindur se ajo ekziston.<\/p><\/blockquote>\n<p>Kjo tregon nj\u00eb problem tjet\u00ebr themelor n\u00eb stilin e tij t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb. Ai u beson m\u00eb shum\u00eb bindjeve dhe mendimeve t\u00eb tij personale, se sa fakteve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb egokrat n\u00eb mendim. Kjo ndikon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb edhe n\u00eb veprim. M\u00eb thuaj si mendon, t\u00eb them se si do t\u00eb qeveris\u00ebsh, thot\u00eb nj\u00eb urti filozofike. Por, egokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb drit\u00ebshkurt\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn e politik\u00ebs demokratike.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta n\u00eb k\u00ebt\u00eb politik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fryt i nj\u00eb zbulimi t\u00eb vetmuar kartezian, por fryt i negociimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb interesave dhe pik\u00ebpamjeve.<\/p>\n<p>Q\u00eb Kurti dhe partia e tij t\u00eb marrin p\u00ebrnj\u00ebmend rol emancipues n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb ai, paraprakisht, t\u00eb vet\u00eb-emancipohet nga pik\u00ebpamjet marksiste mbi marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo do t\u2019ia mund\u00ebsoj\u00eb ta kap\u00eb thelbin e historis\u00eb 21 vje\u00e7are t\u00eb Kosov\u00ebs, thelb i cili ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se Kosova, nga viti 1999 e tutje, ka qen\u00eb projekt paras\u00ebgjithash amerikan i state building-ut.<\/p>\n<p>Liria, pavar\u00ebsia dhe shtetnd\u00ebrtimi i Kosov\u00ebs mbajn\u00eb vul\u00ebn e politik\u00ebs amerikane dhe prapa k\u00ebsaj vule nuk fshihet asnj\u00eb motiv imperialist, si\u00e7 mendojn\u00eb ekstremist\u00ebt e majt\u00eb.<\/p>\n<p>Sot jemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij procesi shtetnd\u00ebrtimi, kur shihet qart\u00eb se nuk mund t\u00eb ecim m\u00eb tutje si shtet pa hequr qafesh barrierat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb v\u00ebna nga Serbia dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj t\u00eb m\u00ebdhenj, n\u00eb krye me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Nga viti 2011 e tutje Bashkimi Europian ka d\u00ebshtuar krejt\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, prandaj amerikan\u00ebt kan\u00eb vendosur t\u00eb marrin vet\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fat p\u00ebr ne, q\u00eb nuk po na l\u00ebn\u00eb n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e Bashkimit Europian, i cili, para se t\u00eb merret me ne, duhet t\u00eb merret me zjarrin e madh, q\u00eb i ka shp\u00ebrthyer n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi asnj\u00eb arsye t\u00eb vetme t\u00eb dyshojm\u00eb n\u00eb q\u00ebllimet e mira t\u00eb Amerik\u00ebs ndaj nesh.<br \/>\nGjithashtu, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb heqim dor\u00eb nga interpretimet personaliste t\u00eb politik\u00ebs amerikane, intepretime q\u00eb jan\u00eb tipike p\u00ebr \u00e7ajtoret politike t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Vendim-marrja n\u00eb politik\u00ebn e jashtme amerikane nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e kapri\u00e7ove individuale. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them se personalitetet e k\u00ebsaj politike nuk e influencojn\u00eb at\u00eb me individualitetin dhe karakterin e tyre, por, n\u00eb fund t\u00eb fundit, gjeostrategjia \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb q\u00ebndron mbi individ\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb gjeostrategjin\u00eb amerikane, Kosova figuron n\u00eb an\u00ebn e aleat\u00ebve m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<blockquote><p>N\u00eb trazirat e m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb bot\u00ebrore, popujve t\u00eb vegj\u00ebl rrall\u00eb ndodh\u00eb t\u2019u buzqesh\u00eb fati. Neve na ka buz\u00ebqeshur dhe kjo buz\u00ebqeshje mban emrin United States of America.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Slavoj \u017di\u017eek &#8211; Viti i \u00ebnd\u00ebrrimit rreziksh\u00ebm Blerim Latifi \u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb heqim dor\u00eb nga interpretimet personaliste t\u00eb politik\u00ebs amerikane, intepretime q\u00eb jan\u00eb tipike p\u00ebr \u00e7ajtoret politike t\u00eb Ballkanit. Vendimmarrja n\u00eb politik\u00ebn e jashtme amerikane nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e kapri\u00e7ove individuale. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them se personalitetet e k\u00ebsaj politike nuk e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53159,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-53158","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zhizheku dhe Albini - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zhizheku dhe Albini - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Slavoj \u017di\u017eek &#8211; Viti i \u00ebnd\u00ebrrimit rreziksh\u00ebm Blerim Latifi \u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb heqim dor\u00eb nga interpretimet personaliste t\u00eb politik\u00ebs amerikane, intepretime q\u00eb jan\u00eb tipike p\u00ebr \u00e7ajtoret politike t\u00eb Ballkanit. Vendimmarrja n\u00eb politik\u00ebn e jashtme amerikane nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e kapri\u00e7ove individuale. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them se personalitetet e k\u00ebsaj politike nuk e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-03-31T00:30:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-03-31T00:47:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/slavoj-zizek.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1007\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Zhizheku dhe Albini\",\"datePublished\":\"2020-03-31T00:30:11+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-31T00:47:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/\"},\"wordCount\":1758,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/slavoj-zizek.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/\",\"name\":\"Zhizheku dhe Albini - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/slavoj-zizek.jpg\",\"datePublished\":\"2020-03-31T00:30:11+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-31T00:47:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/slavoj-zizek.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/slavoj-zizek.jpg\",\"width\":600,\"height\":1007,\"caption\":\"Slavoj \u017di\u017eek - Viti i \u00ebnd\u00ebrrimit rreziksh\u00ebm\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zhizheku-dhe-albini\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zhizheku dhe Albini\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zhizheku dhe Albini - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Zhizheku dhe Albini - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Slavoj \u017di\u017eek &#8211; Viti i \u00ebnd\u00ebrrimit rreziksh\u00ebm Blerim Latifi \u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb heqim dor\u00eb nga interpretimet personaliste t\u00eb politik\u00ebs amerikane, intepretime q\u00eb jan\u00eb tipike p\u00ebr \u00e7ajtoret politike t\u00eb Ballkanit. Vendimmarrja n\u00eb politik\u00ebn e jashtme amerikane nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e kapri\u00e7ove individuale. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them se personalitetet e k\u00ebsaj politike nuk e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-03-31T00:30:11+00:00","article_modified_time":"2020-03-31T00:47:52+00:00","og_image":[{"width":600,"height":1007,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/slavoj-zizek.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Zhizheku dhe Albini","datePublished":"2020-03-31T00:30:11+00:00","dateModified":"2020-03-31T00:47:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/"},"wordCount":1758,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/slavoj-zizek.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/","name":"Zhizheku dhe Albini - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/slavoj-zizek.jpg","datePublished":"2020-03-31T00:30:11+00:00","dateModified":"2020-03-31T00:47:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/slavoj-zizek.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/slavoj-zizek.jpg","width":600,"height":1007,"caption":"Slavoj \u017di\u017eek - Viti i \u00ebnd\u00ebrrimit rreziksh\u00ebm"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zhizheku-dhe-albini\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zhizheku dhe Albini"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53158"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53158\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":53162,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53158\/revisions\/53162"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}