{"id":53848,"date":"2020-04-13T23:17:09","date_gmt":"2020-04-13T22:17:09","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=53848"},"modified":"2020-04-14T00:01:54","modified_gmt":"2020-04-13T23:01:54","slug":"pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/","title":{"rendered":"Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin"},"content":{"rendered":"<p>Nga <a href=\"http:\/\/nacionale.info\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Nacionale.Info<\/a> &#8211; <em>13 Prill 2020<\/em><\/p>\n<p>Koronaviruset kan\u00eb krijuar probleme p\u00ebr njer\u00ebzimin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Disa versione dihet se shkaktojn\u00eb ftohje t\u00eb zakonshme dhe s\u00eb fundmi dy lloje kan\u00eb shkaktuar shp\u00ebrthimin e s\u00ebmundjeve vdekjeprur\u00ebse: sindrom\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb akute t\u00eb frym\u00ebmarrjes (Sars) dhe sindrom\u00ebn e frym\u00ebmarrjes n\u00eb Lindjen e Mesme (Mers).<\/p>\n<p>Por ndikimi i tyre ka qen\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb krahasim me shkat\u00ebrrimin global q\u00eb po shkakton koronavirusi, i cili ka sjell\u00eb pandemin\u00eb Covid-19. N\u00eb vet\u00ebm disa muaj ajo ka shkaktuar bllokad\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebra kombe dhe ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100,000 jet\u00eb. Dhe s\u00ebmundja vazhdon t\u00eb p\u00ebrhapet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb \u201c<em>top t\u00eb ndritsh\u00ebm<\/em>\u201d t\u00eb materialit gjenetik t\u00eb veshur n\u00eb proteina yndyrore t\u00eb quajtura lipide, i cili \u00ebsht\u00eb sa 1\/80 miliarda e nj\u00eb metri n\u00eb diamet\u00ebr. Njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb gjunj\u00ebzuar nga nj\u00eb sulmues kaq modest.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, njohurit\u00eb tona p\u00ebr Sars-CoV-2, virusi q\u00eb shkakton Covid-19, jan\u00eb gjithashtu t\u00eb konsiderueshme. Ky ishte nj\u00eb organiz\u00ebm i panjohur p\u00ebr shkenc\u00ebn vetem pes\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Sot \u00ebsht\u00eb objekt studimi n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb papar\u00eb. Po zhvillohen projektet e vaksinave, kan\u00eb filluar provat antivirale t\u00eb ila\u00e7eve dhe po dalin teste t\u00eb reja diagnostikuese.<\/p>\n<p>Prandaj, pyetjet jan\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta: \u00e7far\u00eb kemi m\u00ebsuar gjat\u00eb pes\u00eb muajve t\u00eb fundit dhe si mund t\u2019i japin fund k\u00ebsaj pandemie k\u00ebto njohuri?<\/p>\n<p><strong>Nga erdhi dhe si i infektoi fillimisht njer\u00ebzit?<\/strong><\/p>\n<p>Studiuesit kan\u00eb zbuluar se pothuajse \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb se virusi Sars-CoV-2 e ka origjin\u00ebn nga lakuriq\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb zhvilluar reaksione t\u00eb forta imune ndaj viruseve. K\u00ebto reaksione mbrojt\u00ebse te tyre i shtyjn\u00eb viruset t\u00eb shum\u00ebfishohen m\u00eb shpejt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb tejkalojne mbrojtjen imune t\u00eb lakuriq\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, kjo i shnd\u00ebrron lakuriq\u00ebt n\u00eb nj\u00eb rezervuar t\u00eb riprodhimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb viruseve shum\u00eb t\u00eb transmetuesh\u00ebm. At\u00ebher\u00eb kur k\u00ebto viruse t\u00eb lakuriq\u00ebve barten n\u00eb gjitar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, krijesa q\u00eb kan\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb sistemi imunitar q\u00eb p\u00ebrgjigjet shpejt, virusi p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsi tek bart\u00ebsit e rinj. Shumica e provave sugjerojn\u00eb q\u00eb Sars-CoV-2 filloi t\u00eb infektonte njer\u00ebzit p\u00ebrmes nj\u00eb specie nd\u00ebrmjet\u00ebse, si\u00e7 jan\u00eb <em>pangolinat<\/em>.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Koronavirus dhe kafsh\u00ebt\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/koronavirus-dhe-kafshet.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>Statistikat e koronavirusit: \u00e7far\u00eb mund t\u00eb besojm\u00eb dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb injorojm\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Ky virus ndoshta u bart nga nj\u00eb lakuriq n\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb tjet\u00ebr, dhe se kafsha tjet\u00ebr ishte mbase af\u00ebr nj\u00eb njeriu, mbase n\u00eb nj\u00eb treg<\/em>,\u201d thot\u00eb virologu Edward Holmes Profesor nga Universiteti i Sidneit. \u201c<em>Dhe k\u00ebshtu, n\u00ebse ajo kafsh\u00eb e eg\u00ebr ka nj\u00eb virus, q\u00eb e ka marr\u00eb nga nj\u00eb lakuriq dhe ne jemi n\u00eb kontakt me t\u00eb, gjasat jan\u00eb q\u00eb virusi t\u00eb p\u00ebrhapet m\u00eb pas te personi q\u00eb merret me kafsh\u00ebn. At\u00ebher\u00eb ai person do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe do ta p\u00ebrhap\u00eb tek dikush tjet\u00ebr dhe k\u00ebshtu do t\u00eb kemi nj\u00eb shp\u00ebrthim t\u00eb virusit<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket transmetimit t\u00eb Sars-CoV-2, kjo ndodh kur sperklat q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb virusin kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet koll\u00ebs apo teshtitjes nga nj\u00eb person i infektuar tek personat e tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si p\u00ebrhapet virusi dhe si ndikon ai te njer\u00ebzit?<\/strong><\/p>\n<p>Grimcat q\u00eb bartin virusin (sperklat) thithen nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe bien n\u00eb kontakt me qelizat q\u00eb gjenden n\u00eb sip\u00ebrfaqen e fytit dhe laringut. K\u00ebto qeliza kan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb receptor\u00ebve \u2013 t\u00eb njohur si receptor\u00ebt ACE-2 \u2013 n\u00eb sip\u00ebrfaqet e tyre. (<em>Receptor\u00ebt e qelizave luajn\u00eb nj\u00eb rol kryesor n\u00eb kalimin e sinjaleve proteinike n\u00eb qeliza dhe n\u00eb nxitjen e komunikimit mes tyre<\/em>). \u201c<em>Ky virus ka nj\u00eb protein\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ky\u00e7et n\u00eb ato receptor\u00eb dhe t\u00eb zbraz\u00eb ARN-n\u00eb e saj n\u00eb qeliz\u00eb<\/em>,\u201d thot\u00eb virologu Jonathan Ball, Profesor n\u00eb Universitetin e Nottinghamit.<\/p>\n<p>Pasi t\u00eb futet brenda, ARN virale shfryt\u00ebzon mekanizmat riprodhues t\u00eb qeliz\u00ebs prit\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb shum\u00ebfishuar materialin e vet gjenetik. K\u00ebto shp\u00ebrthejn\u00eb jasht\u00eb qeliz\u00ebs, dhe infeksioni p\u00ebrhapet. Antitrupat e gjeneruar nga sistemi imunitar zakonisht luftojn\u00eb virusin dhe n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve ndalojn\u00eb p\u00ebrparimin e tij.<\/p>\n<p>\u201c<em>Infeksioni Covid-19 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht i leht\u00eb, dhe ky \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet sekreti i suksesit t\u00eb virusit<\/em>,\u201d shton Ball. \u201c<em>Shum\u00eb njer\u00ebz as q\u00eb e v\u00ebrejn\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb infeksion dhe k\u00ebshtu shkojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, sht\u00ebpi dhe supermarkete duke infektuar t\u00eb tjer\u00ebt<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, SARS \u2013 i cili gjithashtu shkaktohej nga nj\u00eb koronavirus \u2013 shkaktonte gjendje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb te pacient\u00ebt dhe vriste af\u00ebrsisht nj\u00eb n\u00eb 10 prej t\u00eb infektuarve. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, k\u00ebta pacient\u00eb jan\u00eb shtruar n\u00eb spital dhe kjo i parandaloi ata t\u00eb infektonin t\u00eb tjer\u00ebt \u2013 duke prer\u00eb k\u00ebshtu zinxhirin e transmetimit. Duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leht\u00eb, Covid-19 i shmanget k\u00ebtij trajtimi.<\/p>\n<p><strong>Pse virusi shkakton vdekje n\u00eb disa raste?<\/strong><\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb, megjithat\u00eb, virusi mund t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme t\u00eb r\u00ebnda. Kjo ndodh kur l\u00ebviz n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb frym\u00ebmarrjes dhe infekton mushk\u00ebrit\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb pasura me qeliza me receptor\u00eb ACE-2. Shum\u00eb nga k\u00ebto qeliza shkat\u00ebrrohen, dhe mushk\u00ebrit\u00eb mbushen me copa t\u00eb k\u00ebtyre qelizave. N\u00eb k\u00ebto raste, pacient\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb trajtim n\u00eb kujdesin intensiv.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb keq, n\u00eb disa raste, sistemi imunitar i nj\u00eb personi shkon drejt r\u00ebnies, duke t\u00ebrhequr edhe m\u00eb shum\u00eb qeliza imunitare n\u00eb mushk\u00ebri p\u00ebr t\u00eb sulmuar virusin, dhe duke shkaktuar inflamacion. Ky proces mund t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit, at\u00ebher\u00eb kur d\u00ebmtohen m\u00eb shum\u00eb qeliza imune, dhe inflamacioni p\u00ebrkeq\u00ebsohet. Kjo njihet si <em>stuhia citokine<\/em>. (<em>N\u00eb greqisht, \u201ccito\u201d do t\u00eb thot\u00eb qeliz\u00eb dhe \u201ckino\u201d do t\u00eb thot\u00eb l\u00ebvizje<\/em>.) N\u00eb disa raste, kjo mund ta vras\u00eb pacientin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb pse stuhit\u00eb e citokin\u00ebs ndodhin vet\u00ebm tek disa pacient\u00eb, por jo n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb tyre. Nj\u00eb mund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb disa njer\u00ebz t\u00eb ken\u00eb versione t\u00eb receptor\u00ebve ACE-2, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm ndaj sulmeve nga koronavirusi, sesa ato t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><strong>A jemi t\u00eb mbrojtur p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00ebse infektohemi?<\/strong><\/p>\n<p>Mjek\u00ebt q\u00eb ekzaminojn\u00eb pacient\u00ebt q\u00eb rikuperohen nga nj\u00eb infeksion i COVID-19 po gjejn\u00eb nivele mjaft t\u00eb larta t\u00eb antitrupave neutralizues n\u00eb gjakun e tyre. K\u00ebto antitrupa prodhohen nga sistemi imunitar, dhe e mb\u00ebshtjellin virusin n\u00eb pika t\u00eb ve\u00e7anta, duke bllokuar aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb qeliza.<\/p>\n<p>\u201c<em>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebrgjigjet imune kund\u00ebr COVID-19 jan\u00eb duke u rritur te njer\u00ebzit e infektuar<\/em>,\u201d thot\u00eb virologu Mike Skinner nga Kolegji Mbreteror i Londr\u00ebs. \u201c<em>Dhe antitrupat e krijuar nga reaksioni imun do t\u00eb ofrojn\u00eb mbrojtje kund\u00ebr infeksioneve t\u00eb ardhshme \u2013 por duhet t\u00eb kemi parasysh q\u00eb nuk ka gjasa q\u00eb kjo mbrojtje t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrjetshme<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, shumica e virolog\u00ebve besojn\u00eb se imuniteti ndaj COVID-19 do t\u00eb zgjas\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ose dy vite. \u201c<em>Kjo \u00ebsht\u00eb e ngjashme me koronaviruset e tjera q\u00eb infektojn\u00eb njer\u00ebzit<\/em>,\u201d thot\u00eb Skinner. \u201c<em>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb edhe n\u00ebse shumica e njer\u00ebzve p\u00ebrfundimisht i ekspozohen virusit, ai ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb b\u00ebhet endemik \u2013 q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb shohim pik sezonal t\u00eb infektimit nga kjo s\u00ebmundjeje. Ne do t\u00eb kemi arritur nj\u00eb gjendje t\u00eb q\u00ebndrueshme sa i p\u00ebrket COVID-19<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, virusi do t\u00eb jet\u00eb me ne p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Por a mund t\u00eb ndryshoj\u00eb virulenca e tij? Disa studiues kan\u00eb sugjeruar se mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb pak vdekjeprur\u00ebs. T\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb argumentuar se mund t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb m\u00eb vdekjeprur\u00ebs. Skinner ka dyshime. \u201c<em>Ne duhet ta konsiderojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pandemi nga pozicioni i virusit<\/em>,\u201d thot\u00eb ai. \u201c<em>Po p\u00ebrhapet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn shum\u00eb bukur. Po shkon mir\u00eb. Modifikimi nuk i sjell dobi<\/em>. \u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, do t\u00eb jet\u00eb zhvillimi dhe shp\u00ebrndarja e nj\u00eb vaksine efektive, q\u00eb do t\u00eb na \u00e7liroj\u00eb nga k\u00ebrc\u00ebnimi i COVID-19, thot\u00eb Skinner.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Koronavirus - vaksina\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/koronavirus-vaksina.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong>Kur do ta marrim nj\u00eb vaksin\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb premten, Revista Nature raportoi se 78 projekte vaksinash ishin provuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb globin \u2013 dhe n\u00eb zhvillim jan\u00eb aktualisht 37. Nd\u00ebr projektet q\u00eb jan\u00eb duke u zhvilluar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program i vaksinave, q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn provuese n\u00eb Universitetin e Oksfordit, dy t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb korporatat e bioteknologjis\u00eb amerikane dhe tre t\u00eb tjera n\u00eb grupet shkencore kineze. Shum\u00eb zhvillues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vaksinave thon\u00eb se planifikojn\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb testimin njer\u00ebzor k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjigje ngjall shpresat se nj\u00eb vaksin\u00eb p\u00ebr COVID-19 mund t\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb mjaft t\u00eb shkurt\u00ebr. Sidoqoft\u00eb, vaksinat k\u00ebrkojn\u00eb studime n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rreth siguris\u00eb dhe efikasitetit. Mij\u00ebra njer\u00ebz do t\u00eb merrnin vet\u00eb vaksin\u00ebn ose ila\u00e7e jo t\u00eb d\u00ebmshme, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse do t\u00eb ishin efektive n\u00eb parandalimin e infeksionit nga virusi, t\u00eb cilin ata do ta kishin hasur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme. Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pro\u00e7es i gjat\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb shmanget.<\/p>\n<p>Si rezultat, disa shkenc\u00ebtar\u00eb kan\u00eb propozuar nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrshpejtuar procesin \u2013 duke u ekspozuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare ndaj virusit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar efikasitetin e nj\u00eb vaksine. \u201c<em>Kjo qasje nuk \u00ebsht\u00eb pa rreziqe, por ka potencial t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb muaj testimin e vaksinave kandidate<\/em>,\u201d thot\u00eb Nir Eyal, nj\u00eb profesor i bioetik\u00ebs n\u00eb Universitetin Rutgers.<\/p>\n<p>Vullnetar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, thekson ai: \u201c<em>Sh\u00ebndeti i tyre gjithashtu do t\u00eb monitorohet nga af\u00ebr, dhe ata do t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb kujdesin intensiv dhe \u00e7do ila\u00e7 t\u00eb disponuesh\u00ebm<\/em>\u201d. Rezultati mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vaksin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb miliona jet\u00eb, duke qen\u00eb gati p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr se ajo q\u00eb kalon n\u00eb faz\u00ebn standarde t\u00eb tre provave.<\/p>\n<p>Por infektimi i personave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimishme, \u2013 n\u00eb ve\u00e7anti vullnetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve do t\u2019u jepej nj\u00eb vaksin\u00eb me placebo si pjes\u00eb e prov\u00ebs \u2013 \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e diskutueshme. \u201c<em>Kjo do t\u00eb duhet t\u00eb mendohet me shum\u00eb kujdes<\/em>,\u201d thot\u00eb profesori Adam Fin nga Universiteti i Bristol. \u201c<em>T\u00eb rinjt\u00eb mund t\u00eb pranojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019iu bashkuar nj\u00eb prove t\u00eb till\u00eb, por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virus q\u00eb vret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme edhe personat e rinj. Ne ende nuk e dim\u00eb pse. Sidoqoft\u00eb, provat e faz\u00ebs e tret\u00eb jan\u00eb akoma larg, prandaj kemi koh\u00eb ta shqyrtojm\u00eb iden\u00eb me kujdes<\/em>.\u201d<\/p>\n<blockquote><p>Marr\u00eb nga: The Guardian<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nacionale.Info &#8211; 13 Prill 2020 Koronaviruset kan\u00eb krijuar probleme p\u00ebr njer\u00ebzimin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Disa versione dihet se shkaktojn\u00eb ftohje t\u00eb zakonshme dhe s\u00eb fundmi dy lloje kan\u00eb shkaktuar shp\u00ebrthimin e s\u00ebmundjeve vdekjeprur\u00ebse: sindrom\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb akute t\u00eb frym\u00ebmarrjes (Sars) dhe sindrom\u00ebn e frym\u00ebmarrjes n\u00eb Lindjen e Mesme (Mers). Por ndikimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53849,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,173],"tags":[],"class_list":["post-53848","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-covid-19"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Nacionale.Info &#8211; 13 Prill 2020 Koronaviruset kan\u00eb krijuar probleme p\u00ebr njer\u00ebzimin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Disa versione dihet se shkaktojn\u00eb ftohje t\u00eb zakonshme dhe s\u00eb fundmi dy lloje kan\u00eb shkaktuar shp\u00ebrthimin e s\u00ebmundjeve vdekjeprur\u00ebse: sindrom\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb akute t\u00eb frym\u00ebmarrjes (Sars) dhe sindrom\u00ebn e frym\u00ebmarrjes n\u00eb Lindjen e Mesme (Mers). Por ndikimi i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-13T22:17:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-13T23:01:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/coronovirus-foto-reuters.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin\",\"datePublished\":\"2020-04-13T22:17:09+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-13T23:01:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/\"},\"wordCount\":1833,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/coronovirus-foto-reuters.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Covid-19\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/\",\"name\":\"Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/coronovirus-foto-reuters.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-13T22:17:09+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-13T23:01:54+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/coronovirus-foto-reuters.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/coronovirus-foto-reuters.jpg\",\"width\":600,\"height\":360,\"caption\":\"Coronovirus - foto - reuters\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Nacionale.Info &#8211; 13 Prill 2020 Koronaviruset kan\u00eb krijuar probleme p\u00ebr njer\u00ebzimin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Disa versione dihet se shkaktojn\u00eb ftohje t\u00eb zakonshme dhe s\u00eb fundmi dy lloje kan\u00eb shkaktuar shp\u00ebrthimin e s\u00ebmundjeve vdekjeprur\u00ebse: sindrom\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb akute t\u00eb frym\u00ebmarrjes (Sars) dhe sindrom\u00ebn e frym\u00ebmarrjes n\u00eb Lindjen e Mesme (Mers). Por ndikimi i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-04-13T22:17:09+00:00","article_modified_time":"2020-04-13T23:01:54+00:00","og_image":[{"width":600,"height":360,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/coronovirus-foto-reuters.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin","datePublished":"2020-04-13T22:17:09+00:00","dateModified":"2020-04-13T23:01:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/"},"wordCount":1833,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/coronovirus-foto-reuters.jpg","articleSection":["Artikuj","Covid-19"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/","name":"Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/coronovirus-foto-reuters.jpg","datePublished":"2020-04-13T22:17:09+00:00","dateModified":"2020-04-13T23:01:54+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/coronovirus-foto-reuters.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/coronovirus-foto-reuters.jpg","width":600,"height":360,"caption":"Coronovirus - foto - reuters"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-muaj-me-vone-cfare-dine-shkencetaret-tani-per-koronavirusin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr koronavirusin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53848"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53848\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":53857,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53848\/revisions\/53857"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}