{"id":53875,"date":"2020-04-14T21:54:11","date_gmt":"2020-04-14T20:54:11","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=53875"},"modified":"2020-04-14T22:34:59","modified_gmt":"2020-04-14T21:34:59","slug":"ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/","title":{"rendered":"N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>INTERVIST\u00cb<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Intervist\u00eb me <strong>prof. Matteo Mandal\u00e0<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Prof. Matteo Mandal\u00e0, ju s\u00eb fundi keni botuar librin \u201c<em>Studime filologjike p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb romantike arb\u00ebreshe<\/em>\u201d. Na intereson mendimi juaj p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sa \u00ebsht\u00eb e njohur dhe pranuar let\u00ebrsia arb\u00ebreshe n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqipe?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Matteo Mandal\u00e0<\/strong>: Nj\u00eb gjykim i p\u00ebrgjith\u00ebsuar mbi let\u00ebrsin\u00eb shqipe do t\u00eb parakuptonte vler\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrcipta dhe arbitrare. Let\u00ebrsia shqipe, sikurse edhe let\u00ebrsit\u00eb e tjera, gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj ka sh\u00ebnuar ulje dhe ngritje, duke mbajtur gjithsesi nj\u00eb orientim konstant europian. Qysh nga fillimet n\u00eb mesin e shek. XVI e deri te afirmimi i saj n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shek. XIX, ajo ka d\u00ebshmuar nj\u00eb vitalitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndikuar nga zhvillimet letrare nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Shum\u00eb\u00e7ka \u00ebsht\u00eb varur nga historia e Shqip\u00ebris\u00eb dhe nga marr\u00ebdh\u00ebniet, pak a shum\u00eb t\u00eb barabarta e pak a shum\u00eb t\u00eb ethshme, me let\u00ebrsi dhe qytet\u00ebrime t\u00eb tjera n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi do th\u00ebn\u00eb se kjo prirje nuk ka dh\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb fryte. Kur ka r\u00ebn\u00eb pr\u00e9 e skemave estetike t\u00eb importuara e t\u00eb imponuara, si n\u00eb rastin e realizmit socialist, prodhimi letrar \u00ebsht\u00eb rrudhur e \u00ebsht\u00eb gjymtuar ndjesh\u00ebm. P\u00ebrndryshe, kur ia ka dal\u00eb t\u00eb integrohet n\u00eb l\u00ebvizjet letrare europiane, si n\u00eb rastin e periudh\u00ebs s\u00eb romantizmit, ka arritur nivele t\u00eb admirueshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst hyn edhe prodhimi letrar i shkrimtar\u00ebve, poet\u00ebve dhe intelektual\u00ebve arb\u00ebresh\u00eb. Kontributi i arb\u00ebresh\u00ebve ka qen\u00eb pa dyshim i madh dhe k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb pranuar tashm\u00eb vet\u00eb studiuesit shqiptar\u00eb t\u00eb dekadave t\u00eb para t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb studimet e tyre kan\u00eb vler\u00ebsuar veprat e Jeronim De Rad\u00ebs, Gavril Dar\u00ebs, Fran\u00e7esk Santorit, Zef Serembes, Zef Skiroit etj.<\/p>\n<p>K\u00ebto studime q\u00eb p\u00ebrftuan rezultate t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, vijuan edhe gjat\u00eb regjimit komunist. Botimet e at\u00ebhershme, megjith\u00ebse karakterizoheshin nga nd\u00ebrhyrje t\u00eb r\u00ebnda tekstore, mund\u00ebsuan gjithsesi nj\u00eb kontakt t\u00eb ngusht\u00eb mes shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe kultur\u00ebs letrare arb\u00ebreshe. Sot ai rezultat konsiderohet me t\u00eb drejt\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb krijuar bindja se ka ardhur koha t\u2019i jepet lexuesit nj\u00eb prodhim letrar dhe intelektual m\u00eb i kujdessh\u00ebm, sa m\u00eb besnik ndaj tradit\u00ebs letrare arb\u00ebreshe dhe n\u00eb p\u00ebrshtatje me pritshm\u00ebrit\u00eb e publikut shqiptar. Pik\u00ebrisht k\u00ebtyre k\u00ebrkesave rreket t\u2019u p\u00ebrgjigjet libri im modest.<\/p>\n<p><strong>Pas pushtimit osman, Arb\u00ebresh\u00ebt mbet\u00ebn thuajse hallka e vetme q\u00eb l\u00ebvruan pa nd\u00ebrprer\u00eb let\u00ebrsin\u00eb dhe shkrimin shqip, duke mbajtur gjall\u00eb k\u00ebshtu vet\u00ebdijen etnike. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe unik n\u00eb vetvete. Si e shpjegoni ju k\u00ebt\u00eb fenomen?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Matteo Mandal\u00e0<\/strong>: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se arb\u00ebresh\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb rrall\u00eb. Gjithsesi merita e tyre nuk q\u00ebndron aq n\u00eb faktin padiskutim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb gjuh\u00ebn dhe traditat, sesa n\u00eb faktin tjet\u00ebr q\u00eb gjat\u00eb shekullit XVIII atyre iu desh t\u00eb krijonin nj\u00eb identitet etniko-kulturor, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e tyre si pakic\u00eb e nj\u00ebherazi, ta eksportonin at\u00eb p\u00ebrtej Adriatikut, tashm\u00eb n\u00eb form\u00ebn e identitetit komb\u00ebtar, duke ua v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb gatsh\u00ebm shqiptar\u00ebve q\u00eb nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb do t\u00eb viheshin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb fizionomie komb\u00ebtare. N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrjeje titanike t\u00eb \u201ckrijimit\u201d t\u00eb kombit, intelektual\u00ebt arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb shek. XVIII shtin\u00eb n\u00eb pun\u00eb gjuh\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb, por edhe historin\u00eb.<\/p>\n<p>Ata ia hyn\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb dokumenteve q\u00eb u duheshin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar identitetin n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb; punuan p\u00ebr t\u2019i d\u00ebshmuar bot\u00ebs se shqipja, si gjuh\u00eb e lasht\u00eb, meritonte nj\u00eb vend nderi mes gjuh\u00ebve t\u00eb tjera, dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb kryesisht duke shkruar gramatika, fjalor\u00eb nj\u00eb dhe shum\u00ebgjuh\u00ebsh, madje edhe fjalor\u00eb etimologjik\u00eb, por sidomos duke shkruar vepra letrare. Te kjo nd\u00ebrmarrje e jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb ndikoi ndjesh\u00ebm edhe shoq\u00ebrin\u00eb kulturore shqiptare p\u00ebrtej Adriatikut, duhen k\u00ebrkuar elementet q\u00eb u mund\u00ebsuan arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb mbijetojn\u00eb si bashk\u00ebsi etno-gjuh\u00ebsore, duke i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nj\u00eb mrekullie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb antropologjike e kulturore, po ta themi me fjal\u00ebt e shkrimtarit t\u00eb shquar italian Pier Paolo Pasolini.<\/p>\n<p><strong>Mandal\u00e0, ka koh\u00eb q\u00eb debatet p\u00ebr identitetin shqiptar nuk pushojn\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb opinioni juaj, a kan\u00eb shqiptar\u00ebt identitet unik? P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, a mund t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb kultur\u00eb homogjene brenda kombit shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Matteo Mandal\u00e0<\/strong>: Debati mbi identitetin shqiptar \u00ebsht\u00eb zhvilluar kryesisht n\u00eb faqet e gazetave dhe rrall\u00ebher\u00eb ka gjetur vend n\u00eb libra dhe periodik\u00eb t\u00eb specializuar shkencor\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb trajtuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb dhe diletante. Diskutimet jan\u00eb karakterizuar nga tone tejet polemike e madje ndonj\u00ebher\u00eb kan\u00eb marr\u00eb tipare groteske, duke e thjeshtuar dhe banalizuar s\u00eb tep\u00ebrmi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq serioze dhe komplekse si\u00e7 \u00ebsht\u00eb identiteti komb\u00ebtar, me t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb marr\u00eb e merren sot e gjith\u00eb dit\u00ebn sociolog\u00eb e filozof\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, historian\u00eb, psikolog\u00eb e jurist\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Sipas antropologut italian Francesco Remotti, identitetet kulturore jan\u00eb si nj\u00eb rrjedh\u00eb e pashtershme uji: ato ndryshojn\u00eb trajt\u00eb vazhdimisht, prandaj \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019ua fiksosh tiparet n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, edhe pse identiteti nuk \u00ebsht\u00eb i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, ka megjithat\u00eb nj\u00eb lloj rezistence ndaj ndryshimit \u00e7ka b\u00ebn t\u00eb mundur hetimin e dallimeve mes identiteteve kulturore n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se identiteti nuk ka nj\u00eb fytyr\u00eb unike, t\u00eb ngurt\u00ebsuar qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, q\u00eb u dashka k\u00ebrkuar e zbuluar prej nesh. N\u00eb vitet \u201930 t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar filozofi dhe matematikani Friedrich \u00cbaismann thoshte se nuk ekziston identiteti, por ekzistojn\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb organizimit t\u00eb konceptit t\u00eb identitetit. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, identiteti \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb fryt i nj\u00eb veprimtarie kulturore e si i till\u00eb \u201cnd\u00ebrtohet\u201d e madje \u201cshpiket\u201d fal\u00eb vendimeve dhe vullnetit t\u00eb subjekteve historike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb studiuesit vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje teksa u njohin popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm merit\u00ebn se kan\u00eb p\u00ebrpunuar dhe p\u00ebrshtatur identitetet kulturore p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebrmes nj\u00eb morie zgjedhjesh. Te kjo aft\u00ebsi vendosm\u00ebrie dhe besimi n\u00eb zgjedhjet e ka baz\u00ebn identiteti i q\u00ebndruesh\u00ebm kulturor. Nj\u00eb procesi t\u00eb till\u00eb i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar edhe identiteti shqiptar, nd\u00ebrtimi a m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi shpikja e vet\u00ebdijshme e t\u00eb cilit p\u00ebrgjat\u00eb shekujve, ende nuk \u00ebsht\u00eb studiuar dhe p\u00ebrshkruar me metoda rrept\u00ebsisht shkencore.<\/p>\n<p><strong>Ju keni shkruar parath\u00ebnien e sprov\u00ebs letrare t\u00eb shkrimtarit Ismail Kadare, \u201c<em>Mosmarr\u00ebveshja \u2013 Shqip\u00ebria p\u00ebrball\u00eb vet\u00ebs<\/em>\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar nj\u00eb lloj testamenti p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Sipas jush, cilat jan\u00eb shkaqet e kriz\u00ebs son\u00eb identitare, p\u00ebr\u00e7arjeve t\u00eb brendshme, orvatjeve p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar kujtes\u00ebn apo \u00e7mitizuar heronjt\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me Gjergj Kastriotin?<\/strong><\/p>\n<p><strong><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/mosmarreveshja_kadare_cover2.jpg\" alt=\"Mosmarr\u00ebveshja - Kadare, cover 2\" width=\"300\" \/> Prof. Matteo Mandal\u00e0<\/strong>: Eseja e Kadares\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb testament. P\u00ebrve\u00e7 vler\u00ebs morale q\u00eb p\u00ebrmban, ajo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb model analize rigoroze t\u00eb historis\u00eb kulturore t\u00eb nj\u00eb populli, t\u00eb cilit i nxjerr n\u00eb shesh me nj\u00eb koherenc\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb e t\u00eb pam\u00ebshirshme meritat dhe t\u00eb metat. Nuk m\u00eb kishte q\u00eblluar m\u00eb par\u00eb t\u00eb lexoja tek asnj\u00eb prej mendimtar\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, nga Hegeli te Leopardi deri m\u00eb sot, faqe kaq t\u00eb ngjeshura, t\u00eb guximshme dhe t\u00eb ndiera kushtuar popujve p\u00ebrkat\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mendoj se <em>Mosmarr\u00ebveshja<\/em> p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb unicum n\u00eb llojin e vet, q\u00eb meriton t\u00eb lexohet dhe t\u00eb studiohet. Nuk kam se \u00e7\u2019i shtoj parath\u00ebnies sime, tek e cila pyetja juaj mund t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shtjelluar: kriz\u00ebn \u201cidentitare\u201d shqiptare e shkaktuan kok\u00ebkrisurit e p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb gjenden n\u00eb \u00e7do vend dhe n\u00eb \u00e7do epok\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se mund ta rishkruajn\u00eb historin\u00eb mbi baz\u00ebn e simpative dhe fobive t\u00eb tyre subjektive. Historia kulturore shqiptare, si\u00e7 na kujton Kadare, \u00ebsht\u00eb e mbushur me yshtar\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb koh\u00ebt e fundit kan\u00eb filluar t\u00eb th\u00ebrrasin n\u00eb ndihm\u00eb edhe koleg\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb se \u00ebsht\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb diskutosh seriozisht mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb identitetit, pa le m\u00eb kur t\u00eb ngat\u00ebrrohen n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb autor\u00eb, q\u00eb nuk din\u00eb as se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb miti a, m\u00eb keq akoma, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur se miti s\u2019\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb histori e rreme a e shpikur. T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun si mit historik \u00ebsht\u00eb e pranueshme madje e nevojshme; t\u00eb p\u00ebrpiqesh ta dekonstruktosh k\u00ebt\u00eb mit \u00ebsht\u00eb shkenc\u00ebrisht korrekte; por t\u00eb shkruash nj\u00eb lib\u00ebr me synimin p\u00ebr t\u00eb denigruar mitin dhe figur\u00ebn historike, kjo \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm qesharake, por edhe d\u00ebshmi e qart\u00eb e padijes n\u00eb l\u00ebmin e studimeve antropologjike. Do t\u00eb mjaftonte shfletimi i veprave t\u00eb Barthes-it, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me paragjykime banale.<\/p>\n<p><strong>Vitin q\u00eb sapo lam\u00eb pas, kudo hap\u00ebsirave shqiptare, u festua 100 vjetori i Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kemi nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr afrim me Turqin\u00eb dhe ky afrim po prek t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, vihet re nj\u00eb prirje proturke n\u00ebp\u00ebr institucionet tona, n\u00eb Shqip\u00ebri, por sidomos n\u00eb Kosov\u00eb. Si e vler\u00ebsoni ju k\u00ebt\u00eb dhe si i shpjegoni marr\u00ebdh\u00ebniet turko-shqiptare t\u00eb viteve t\u00eb fundit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Matteo Mandal\u00e0<\/strong>: K\u00ebsaj pyetjeje do t\u00eb doja t\u00eb mos i p\u00ebrgjigjesha, a s\u00eb paku nuk do t\u2019i p\u00ebrgjigjem aluzioneve politiko-diplomatike q\u00eb ajo ng\u00ebrthen, sepse nuk hyjn\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn time. Marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs me Turqin\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e sovraniteteve p\u00ebrkat\u00ebse komb\u00ebtare, dhe nga pik\u00ebpamja e raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ato jan\u00eb legjitime, madje mund t\u00eb jen\u00eb edhe t\u00eb dobishme. Ajo \u00e7ka meriton t\u00eb komentohet, sipas meje, jan\u00eb q\u00ebndrimet e disa qarqeve intelektuale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Ankaras\u00eb. T\u00eb habit servilizmi dhe gatishm\u00ebria prej lakeu e atyre q\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebn pa rezerva k\u00ebrkes\u00ebn e qeveris\u00eb turke p\u00ebr t\u00eb rishikuar tekstet shkollore shqiptare e kosovare e p\u00ebr t\u2019i \u201cpastruar\u201d, p\u00ebr t\u2019i \u201cndrequr\u201d a p\u00ebr t\u2019i \u201czbutur\u201d ato kur vjen fjala te q\u00ebndresa shqiptare antiosmane, apo te pushtimi turk dhe pasojat q\u00eb solli.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq: \u00ebsht\u00eb objektivisht trondit\u00ebs q\u00ebndrimi do t\u00eb thosha i turpsh\u00ebm i disa studiuesve shqiptar\u00eb dhe i disa strukturave qeveritare kosovare q\u00eb jan\u00eb deklaruar t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb zbatojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb direktivat e qeveris\u00eb turke. Aq m\u00eb keq kur kjo ndodh mu gjat\u00eb p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr kremtimin e 100 vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe pas premtimit t\u00eb ndihmave financiare p\u00ebr universitetet shqiptare. Kam d\u00ebgjuar shpesh t\u00eb thuhet se gjith\u00e7ka e ka nj\u00eb \u00e7mim, por nuk mund t\u00eb shitet p\u00ebr pes\u00eb grosh\u00eb identiteti kulturor dhe dinjiteti shkencor e as mund t\u00eb shkelet me k\u00ebmb\u00eb historia komb\u00ebtare!<\/p>\n<p><strong>Si e gjykoni tendenc\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e historis\u00eb, kur dihet se kjo k\u00ebrkes\u00eb vjen nga ish-pushtuesit, pra nga Turqia?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Matteo Mandal\u00e0<\/strong>: Po e filloj me nj\u00eb pyetje absurde dhe surreale: si do t\u00eb reagonin, fjala vjen, francez\u00ebt n\u00ebse ministri jasht\u00ebm i qeveris\u00eb gjermane do t\u00eb k\u00ebrkonte \u201ct\u00eb rishkruhej\u201d historia e pushtimit nazist t\u00eb Franc\u00ebs? As q\u00eb p\u00ebrpiqem ta imagjinoj reagimin e francez\u00ebve. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb tilla jo vet\u00ebm q\u00eb i marrin seriozisht n\u00eb konsiderat\u00eb, por merakosen t\u00eb mos ua prishin qejfin \u201cv\u00ebllez\u00ebrve\u201d turq. Arsyeja e k\u00ebsaj sjelljeje duhet k\u00ebrkuar te politika e jashtme e qeveris\u00eb s\u00eb Erdoganit. Po mjaftohem t\u00eb p\u00ebrmend k\u00ebtu vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb-ky\u00e7e q\u00eb shfaqet gjithmon\u00eb e m\u00eb shpesh n\u00eb gazetat e gjith\u00eb bot\u00ebs kur vjen fjala te politika e jashtme turke: <em>neo-otomaniz\u00ebm<\/em>.<\/p>\n<p><strong>Si e vler\u00ebsoni let\u00ebrsin\u00eb shqipe sot, cilat jan\u00eb kahet e zhvillimit t\u00eb saj. A \u00ebsht\u00eb integruar sa duhet n\u00eb rrjedhat e kultur\u00ebs globale?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Matteo Mandal\u00e0<\/strong>: Periudha nj\u00ebzetvje\u00e7are q\u00eb na ndan nga r\u00ebnia e komunizmit n\u00eb Europ\u00eb ka sh\u00ebnuar dukuri t\u00eb shumta e t\u00eb larmishme n\u00eb l\u00ebmin e let\u00ebrsis\u00eb dhe arteve. S\u2019ka dyshim se, krahas shprehjeve artistikisht t\u00eb dob\u00ebta q\u00eb dominojn\u00eb nga pik\u00ebpamja sasiore dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00ebse t\u00eb lexuesit shqiptar, ka edhe vepra q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb meritojn\u00eb t\u2019i propozohen edhe lexuesit europian. Me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jan\u00eb refleksionet letrare mbi p\u00ebrvoj\u00ebn tragjike t\u00eb regjimit komunist, edhe sepse disa nga k\u00ebto vepra p\u00ebrmbajn\u00eb elemente risore n\u00eb struktur\u00ebn narrative.<\/p>\n<p>Nga kjo pik\u00ebpamje nuk mungojn\u00eb edhe referime ndaj zhvillimeve t\u00eb kultur\u00ebs globale, efektet e s\u00eb cil\u00ebs shfaqen hapur n\u00eb shum\u00eb vepra n\u00eb poezi dhe proz\u00eb (duke mos p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu edhe forma t\u00eb tjera t\u00eb shprehjes artistike). Do mbajtur parasysh se tematizimi i aspekteve lokale duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb domosdoshm\u00ebrisht tipare universale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rrok\u00eb p\u00ebrmasat globale t\u00eb procesit krijues. Edhe n\u00eb let\u00ebrsi duhet sht\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb koncepti i \u201cglokalizimit\u201d, i vetmi q\u00eb mund t\u00eb shpreh\u00eb m\u00eb s\u00eb miri lidhjet e thella mes prodhimeve letrare lokale dhe atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb reflektojn\u00eb vizionin e bot\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb do t\u00eb thosha se, me gjith\u00eb arritjet e pamohueshme, let\u00ebrsia shqipe nuk ka r\u00ebn\u00eb fort n\u00eb sy.<\/p>\n<p><strong>Po gjendja e studimeve letrare? A \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mjaft n\u00eb njohjen e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb tradit\u00ebs dhe si i vler\u00ebsoni studimet letrare sot?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Matteo Mandal\u00e0<\/strong>: Ndryshe q\u00ebndrojn\u00eb pun\u00ebt me studimet letrare, zhvillimi i t\u00eb cilave ka ecur me ritme t\u00eb shpejta, duke sh\u00ebnuar sidomos p\u00ebrmir\u00ebsime dhe p\u00ebrdit\u00ebsime t\u00eb ndjeshme metodologjike. Ndaj let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb tradit\u00ebs, q\u00eb un\u00eb preferoj ta quaj \u201cklasike\u201d, v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb, por ende shum\u00eb mbetet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. P\u00ebr faz\u00ebn e vjet\u00ebr, p.sh. jan\u00eb t\u00eb nevojshme trajtime kritike t\u00eb llojit filologjik, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq mungojn\u00eb qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Po ashtu, mungojn\u00eb botimet dhe studimet mir\u00ebfilli filologjike p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb romantike dhe at\u00eb mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebto raste duhen rishikuar dhe rip\u00ebrgatitur rigorozisht, me synimin p\u00ebr t\u2019ua rikthyer atyre fizionomin\u00eb origjinale, tekstet e veprave q\u00eb gjat\u00eb gjysm\u00ebshekullit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste iu paraqit\u00ebn lexuesit shqiptar t\u00eb \u201cp\u00ebrshtatura\u201d e t\u00eb \u201crregulluara\u201d sipas k\u00ebrkesave ideologjike t\u00eb regjimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb domosdoshm\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb \u00ebsht\u00eb diversifikimi i metodologjive t\u00eb analiz\u00ebs kritike: nga metodat semiotike, te ato stilistike, psikologjike, sociologjike etj. Duhen provuar <em>in corpore vili<\/em>, pra mbi vet\u00eb tekstet, jo vet\u00ebm potencialet e k\u00ebtyre metodologjive, por edhe mund\u00ebsit\u00eb eventuale q\u00eb vet\u00eb veprat letrare shqipe mund t\u2019u ofrojn\u00eb k\u00ebtyre metodologjive duke i pasuruar ato. S\u00eb fundi, m\u00eb lejoni t\u00eb shtoj nj\u00eb pik\u00eb polemike: lexoj ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb shtypin shqiptar ankesa dhe k\u00ebrkesa kryesisht nga institucione qeveritare apo ndonj\u00eb studiues pran\u00eb tyre, mbi nevoj\u00ebn e studimit t\u00eb k\u00ebtij apo atij autori e madje edhe mbi nevoj\u00ebn e rishkrimit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe apo edhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cDirektiva\u201d t\u00eb tilla n\u00eb fakt fshehin nj\u00eb vullnet politik dhe t\u00eb kujtojn\u00eb metodat komuniste t\u00eb kontrollit mbi prodhimin intelektual. N\u00eb Per\u00ebndim studiues t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb apo grupe studiuesish zgjedhin lirisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb pavarur metodologjit\u00eb e pun\u00ebs, autor\u00ebt p\u00ebr t\u2019u studiuar dhe vler\u00ebsimet p\u00ebrkat\u00ebse, propozojn\u00eb interpretime t\u00eb reja, ngjallin dhe zhvillojn\u00eb her\u00eb pas here debate mes tyre duke e pasuruar k\u00ebshtu shkenc\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb e duke hapur prespektiva t\u00eb reja edhe n\u00eb interpretimin edhe leximin e veprave letrare. Ky \u00ebsht\u00eb misioni i v\u00ebrtet\u00eb i kritik\u00ebs dhe jo q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjunjet vullnetit t\u00eb pushtetit politik.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, si e vler\u00ebsoni statusin q\u00eb ka let\u00ebrsia arb\u00ebreshe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Matteo Mandal\u00e0<\/strong>: Zakonisht lexoj gjykime konvergjente dhe unanime q\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb rolin e let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe dhe vendin q\u00eb ajo z\u00eb n\u00eb mesin let\u00ebrsis\u00eb mbar\u00ebshqiptare. Mir\u00ebpo v\u00eb re edhe nj\u00eb hendek mes k\u00ebtyre gjykimeve dhe gjendjes reale t\u00eb studimeve letrare mbi statusin e let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe. S\u00eb bashku me kolegun Francesco Altimari, m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb jemi p\u00ebrpjekur ta mbushim k\u00ebt\u00eb hendek, duke u propozuar institucioneve kulturore qeveritare dhe universitare projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr botimin kritik t\u00eb klasik\u00ebve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr vepra q\u00eb ne i kemi botuar n\u00eb Itali, por q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk njihen dhe nuk qarkullojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, ku n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb gjenden versionet \u201ce p\u00ebrshtatura\u201d gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie letrare nuk njihet thuajse fare nga lexuesi shqiptar, si fjala vjen, veprat letrare t\u00eb Filjes, Ket\u00ebs, Santorit, De Rad\u00ebs, Skiroit etj. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb teksteve shkenc\u00ebrisht t\u00eb besueshme \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kryhen studime serioze letrare, por edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb mos e pamundur, \u00ebsht\u00eb njohja dhe p\u00ebrhapja e k\u00ebsaj pjese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Do t\u00eb ishte tejet e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr student\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb kuptonin kushtet e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb e lejuan let\u00ebrsis\u00eb shqipe t\u00eb integrohej dhe sinkronizohej estetikisht dhe ideologjikisht me disa l\u00ebvizje europiane t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si romantizmi, pa pasur nj\u00eb kuad\u00ebr paraprak t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb moderne t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, kur let\u00ebrsia arb\u00ebreshe p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb dep\u00ebrtoi dhe u b\u00eb e njohur masivisht n\u00eb Ballkan. T\u00eb marrim pra shembull nga ajo periudh\u00eb dhe t\u2019i hapim rrug\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje bashk\u00ebpunimi shkencor dhe artistik po aq t\u00eb frytsh\u00ebm mes arb\u00ebresh\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb kalojm\u00eb t\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr. Si i vler\u00ebsoni marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrfetare te shqiptar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Prof. Matteo Mandal\u00e0: Pa dyshim ato marr\u00ebdh\u00ebnie i vler\u00ebsoj pozitivisht, madje do t\u00eb thosha se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga shoq\u00ebrit\u00eb moderne shum\u00ebkonfesionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb paraqesin studimet kryera k\u00ebto koh\u00ebt e fundit nga miku dhe kolegu prof. Cimbalo i universitetit t\u00eb Bolonj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr tendenc\u00ebn e krijimit t\u00eb kombit kosovar?<\/strong><\/p>\n<p>Prof. Matteo Mandal\u00e0: Duhet b\u00ebr\u00eb qart\u00eb dallimi mes dy koncepteve \u201ckomb\u201d dhe \u201cshtet\u201d. Besoj se pyetja juaj i referohet k\u00ebtij t\u00eb dytit q\u00eb si\u00e7 dihet u formua mbi nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb konsoliduar komb\u00ebtare. Personalisht nuk i kam ndjekur me v\u00ebmendje zhvillimet e fundit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe sepse ato nuk hyjn\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e k\u00ebrkimeve t\u00eb mia. Natyrisht jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, pas m\u00eb se nj\u00eb shekulli p\u00ebrpjekjesh dhe sakrificash, sot jan\u00eb zot n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tyre. Rruga e nd\u00ebrtimit dhe e konsolidimit t\u00eb nj\u00eb shteti komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb e mbushur me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe pengesa politike, shoq\u00ebrore dhe sidomos ekonomike. Shpresoj vet\u00ebm t\u00eb rroj sa ta shoh me syt\u00eb e mi at\u00eb dit\u00eb t\u00eb lume kur aspiratat e ligjshme t\u00eb shqiptar\u00ebve do t\u00eb b\u00ebhen realitet.<\/p>\n<p><strong>Mandal\u00e0, cili do t\u00eb ishte mesazhi juaj p\u00ebr lexuesit e revist\u00ebs \u201cDrita\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>Prof. Matteo Mandal\u00e0: Nj\u00eb mesazh urimi dhe shprese. Uroj q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes arb\u00ebresh\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb forcohen, t\u00eb intensifikohet bashk\u00ebpunimi kulturor dhe shkencor e, pse jo, edhe vizitat e nd\u00ebrsjella turistike. Shpresoj q\u00eb Kosova t\u00eb integrohet sa m\u00eb shpejt e sa m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkasin p\u00ebr nga gjuha dhe kultura t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><em>Intervistoi: <strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>INTERVIST\u00cb Intervist\u00eb me prof. Matteo Mandal\u00e0 Prof. Matteo Mandal\u00e0, ju s\u00eb fundi keni botuar librin \u201cStudime filologjike p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb romantike arb\u00ebreshe\u201d. Na intereson mendimi juaj p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sa \u00ebsht\u00eb e njohur dhe pranuar let\u00ebrsia arb\u00ebreshe n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqipe? Prof. Matteo Mandal\u00e0: Nj\u00eb gjykim i p\u00ebrgjith\u00ebsuar mbi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53877,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-53875","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"INTERVIST\u00cb Intervist\u00eb me prof. Matteo Mandal\u00e0 Prof. Matteo Mandal\u00e0, ju s\u00eb fundi keni botuar librin \u201cStudime filologjike p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb romantike arb\u00ebreshe\u201d. Na intereson mendimi juaj p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sa \u00ebsht\u00eb e njohur dhe pranuar let\u00ebrsia arb\u00ebreshe n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqipe? Prof. Matteo Mandal\u00e0: Nj\u00eb gjykim i p\u00ebrgjith\u00ebsuar mbi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-14T20:54:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-14T21:34:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Matteo-Mandala.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"289\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE\",\"datePublished\":\"2020-04-14T20:54:11+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-14T21:34:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/\"},\"wordCount\":3526,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/Matteo-Mandala.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/\",\"name\":\"N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/Matteo-Mandala.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-14T20:54:11+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-14T21:34:59+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/Matteo-Mandala.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/Matteo-Mandala.jpg\",\"width\":500,\"height\":289,\"caption\":\"Matteo Mandala\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"INTERVIST\u00cb Intervist\u00eb me prof. Matteo Mandal\u00e0 Prof. Matteo Mandal\u00e0, ju s\u00eb fundi keni botuar librin \u201cStudime filologjike p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb romantike arb\u00ebreshe\u201d. Na intereson mendimi juaj p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sa \u00ebsht\u00eb e njohur dhe pranuar let\u00ebrsia arb\u00ebreshe n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqipe? Prof. Matteo Mandal\u00e0: Nj\u00eb gjykim i p\u00ebrgjith\u00ebsuar mbi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-04-14T20:54:11+00:00","article_modified_time":"2020-04-14T21:34:59+00:00","og_image":[{"width":500,"height":289,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Matteo-Mandala.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE","datePublished":"2020-04-14T20:54:11+00:00","dateModified":"2020-04-14T21:34:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/"},"wordCount":3526,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Matteo-Mandala.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/","name":"N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Matteo-Mandala.jpg","datePublished":"2020-04-14T20:54:11+00:00","dateModified":"2020-04-14T21:34:59+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Matteo-Mandala.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Matteo-Mandala.jpg","width":500,"height":289,"caption":"Matteo Mandala"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-kerkim-te-nje-fizionomie-kombetare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb NJ\u00cb FIZIONOMIE KOMB\u00cbTARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53875"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53875\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":53880,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53875\/revisions\/53880"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}