{"id":53982,"date":"2020-04-17T00:51:06","date_gmt":"2020-04-16T23:51:06","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=53982"},"modified":"2020-04-17T00:51:06","modified_gmt":"2020-04-16T23:51:06","slug":"gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/","title":{"rendered":"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"Frank Shkreli\" width=\"298\" height=\"199\" \/> Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ata q\u00eb m\u00eb njohin dhe ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb lexuar, nga koha n\u00eb koh\u00eb, shkrimet e mia modeste e din\u00eb se sa p\u00ebr \u201cp\u00ebr zem\u00ebr\u201d e kam lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe lirin\u00eb e shtypit n\u00eb ve\u00e7anti \u2013 mb\u00ebshtetjen ndaj t\u00eb cil\u00ebs e kam konsideruar gjithmon\u00eb, pothuaj, si nj\u00eb mision i jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetjen dhe promovimin e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, e kam si nj\u00eb obligim moral personal, por dikur edhe si nj\u00eb detyrim profesional p\u00ebr 30-vjet pran\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb midis lindjes komuniste dhe per\u00ebndimit. Madje edhe n\u00eb pension pas m\u00eb shum\u00eb se 15-vite q\u00eb jam larguar nga VOA, vazhdon t\u00eb m\u00eb mbetet nj\u00eb subjekt ky, gjithnj\u00eb, tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb amerikane ku jetoj p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, por edhe p\u00ebr \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb subjekt t\u00eb cilin e kam trajtuar n\u00eb dyzina artikuj k\u00ebto vitet e fundit. Edhe ky shkrim modest \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn a dyzina t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb par\u00eb, ku kryesisht kam shprehur shqet\u00ebsimet e mia ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb i b\u00ebhen fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs ku liria e fjal\u00ebs vazhdon t\u00eb shkelet, t\u00eb abuzohet dhe t\u00eb mos respektohet, \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe trojet shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebt\u00eb artikull nuk po ia kushtoj munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe as nuk po promovoj lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb vende dikatoriale ose autoritare t\u00eb njohura bot\u00ebrisht p\u00ebr shkeljet flagrante t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb \u2013 si\u00e7 jan\u00eb Rusia, Kina, Turqia, Irani, Arabia Saudite, e tjera e t\u00eb tjera, por atyre q\u00eb Drejtori Ekzekutiv i Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, (KMG) me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Nju Jork, Joel Simon, i cil\u00ebson si nj\u00eb, \u201c<em>mori presionesh, fyerjesh dhe abuzimesh q\u00eb dalin nga goja e Presidentit Trump<\/em>\u201d, kund\u00ebr gazetar\u00ebve k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb njoftimi p\u00ebr shtypin t\u00eb (KMG), n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb botuar m\u00eb 16 prill i sponsorizuar nga Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, thuhet se, \u201c<em>prej shum\u00eb m\u00ebnyrave t\u00eb ndryshme, q\u00eb ka p\u00ebrdorur Administrata Trump n\u00eb sulmet e saja kund\u00ebr gazetar\u00ebve, nd\u00ebr m\u00eb efektivet dhe m\u00eb t\u00eb rrezikshmet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar kredibilitetin e medias, duke minuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe konsensus-in, nd\u00ebrkon\u00eb q\u00eb pandemia e koronavirusit k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb shkaktoj\u00eb vdekjen e dhjet\u00ebra mij\u00ebra amerikan\u00ebve<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb raportin me titull, \u201c<em>Administrata Trump dhe Media<\/em>\u201d e botuar t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn, me 16 prill, p\u00ebrgatitur nga Profesori i Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Arizon\u00ebs dhe ish-kryeredaktori i gazet\u00ebs the Washington Post, Leonard Downie, Jr me bashkautoren Stephanie Sugars, p\u00ebrfshihen intervistat me mbi 40 gazetar\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb medias, akademik\u00eb si dhe zyrtar\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin p\u00ebr media me k\u00ebte rast, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, Joel Simon, shprehet se, \u201c<em>Gazetar\u00ebt n\u00eb Shtetet e Bashkuara, kryesisht, nuk i jan\u00eb penguar aspak, (n\u00eb kryerjen e pun\u00ebs s\u00eb tyre) nga kritikat, fyerjet dhe presionet e p\u00ebrditshme q\u00eb vijn\u00eb nga Presidenti Trump, por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb<\/em>&#8220;, shtoi ai, \u201c<em>ato kan\u00eb ndikuar n\u00eb minimin e besimit t\u00eb publikut tek media, si nj\u00eb institucion publik<\/em>\u201d, gj\u00eb q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e rrezikshme, sidomos n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb krize sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, thekson Drejtori Ekzekutiv i Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, kritikat e Presidentit Trump ndaj gazetar\u00ebve, \u201c<em>inkurajojn\u00eb dhe fuqizojn\u00eb autokrat\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke shkelur lirit\u00eb e medias dhe lirin\u00eb e fjal\u00ebs me nj\u00eb ashp\u00ebrsi dhe vendosm\u00ebri t\u00eb papar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur informacioni i v\u00ebrtet\u00eb, nevojitet m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Nju Jork, p\u00ebrfshishen nj\u00eb num\u00ebr rekomandimesh &#8212; <a href=\"https:\/\/cpj.org\/reports\/2020\/04\/trump-media-attacks-credibility-leaks.php#11\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">https:\/\/cpj.org\/reports\/2020\/04\/trump-media-attacks-credibility-leaks.php#11<\/a> &#8212; p\u00ebr administrat\u00ebn Trump, p\u00ebrfshir\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur publikisht n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, nd\u00ebrsa (KMG) i ka d\u00ebrguar Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb edhe nj\u00eb let\u00ebr, <a href=\"https:\/\/cpj.org\/2020\/04\/cpj-calls-on-trump-to-improve-press-freedom-in-us.php\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">https:\/\/cpj.org\/2020\/04\/cpj-calls-on-trump-to-improve-press-freedom-in-us.php<\/a>, bashkangjitur me raportin <em>Adminstrata Trump dhe Media<\/em>, me t\u00eb cil\u00ebn i k\u00ebrkohet edhe nj\u00eb takim n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb takimit me gazetar\u00ebt n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, Presidenti Trump zgjodhi Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, p\u00ebr ta ven\u00eb k\u00ebsaj radhe n\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e kritikave t\u00eb tij. N\u00eb raportin e transmetuar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, t\u00eb enjt\u00ebn <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/trump-congress-voa-bennett\/5374257.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/trump-congress-voa-bennett\/5374257.html<\/a>, n\u00eb kritik\u00ebn e tij ndaj Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Trump p\u00ebrmendi si shembull nj\u00eb postim n\u00eb llogarin\u00eb e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Twitter, t\u00eb nj\u00eb videoje t\u00eb agjencis\u00eb Associated Press.<\/p>\n<p>Videoja tregonte nj\u00eb shfaqje dritash n\u00eb Wuhan, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar riahpjen e qytetit, ku COVID-19 u diktua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe njoftoi dje se kritikave t\u00eb Presidentit Trump iu p\u00ebrgjigj Drejtoresha e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, duke i hedhur posht\u00eb kritikat e Presidentit Trump, nd\u00ebrsa theksoi se Z\u00ebri i Amerik\u00ebs \u201c<em>ka diskredituar shum\u00eb nga informacionet, q\u00eb vijn\u00eb nga qeveria kineze dhe media e kontrolluar prej saj<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Drejtresha e VOA-s, Amanda Bennett u shpreh se, \u201c<em>P\u00ebr mbi 75 vjet, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ka ndjekur misionin e tij p\u00ebr t\u00eb treguar historin\u00eb e Amerik\u00ebs n\u00eb vende t\u00eb tjera dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacion objektiv, bazuar n\u00eb fakte, n\u00eb vende n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, q\u00eb nuk kan\u00eb qasje n\u00eb k\u00ebto informacione. Si\u00e7 kemi th\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ne p\u00ebrhapim (parimet) e Amendamentit t\u00eb Par\u00eb (q\u00eb p\u00ebrfshin lirin\u00eb e shprehjes dhe medias)<\/em>\u201d, citohet Drejtorja e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Amanda Bennett n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr dtafin dhe median.<\/p>\n<p>Ajo shtoi duke th\u00ebn\u00eb se, \u201c<em>Un\u00eb besoj n\u00eb at\u00eb mision. Dhe duke gjykuar nga m\u00ebnyra se si po zgjerohen audiencat tona, duke k\u00ebrkuar informacion t\u00eb besuesh\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebsaj krize t\u00eb koronavirusit, edhe bota beson n\u00eb misionin ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, pun\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ndoshta sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb<\/em>\u201d, vazhdon deklarata e Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Amanda Bennett.<\/p>\n<p>VOA n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe citon gazet\u00ebn New York Times t\u00eb ket\u00eb shkruar n\u00eb lidhje me kritikat e Presidentit Trump ndaj VOA-s, se \u201c<em>Akuzat drejtuar agjencis\u00eb 75 vje\u00e7are t\u00eb transmetimit, dukeshin aq t\u00eb tepruara, saq\u00eb disa lexues shpreh\u00ebn shqet\u00ebsimin se hakerat mund t\u00eb kishin dep\u00ebrtuar n\u00eb rrjetet e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr mua \u2013 bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time 30-vje\u00e7are me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, kritikat e Presidentit Trump ndaj VOA-s jan\u00eb aq t\u00eb pakuptimta sa edhe t\u00eb \u00e7uditshme p\u00ebr nj\u00eb president. Jo se VOA, n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb mos ket\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gabim, nga koha n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb lidhje me ndonj\u00eb lajm ose raportim te cil\u00ebsdo natyr\u00eb qoft\u00eb. Por, \u00e7do gj\u00eb tratohej ndryshe. Na vinte ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb shpjegim, jo vet\u00ebm nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb por edhe nga Kongresi, nga Departamenti i Shtetit e tjera ente qeveritare, p\u00ebrfshir ambasadat.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet nj\u00eb rast kur nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan po interesohej p\u00ebr nj\u00eb lajm t\u00eb VOA-s nga Evropa Lindore, n\u00eb periudh\u00ebn e Solidaranostit. \u201c<em>Po interesohem, tha ai, p\u00ebr at\u00eb lajm jo se nuk i besojm\u00eb VOA-s, por n\u00ebqoftse jeni gabim, p\u00ebr arsye t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe q\u00eb g\u00ebzoni n\u00eb rajon, mund t\u00eb shkaktohet nj\u00eb luft\u00eb. Prandaj, n\u00ebqoftse ishte lajm i gabuar t\u00eb k\u00ebrkoni falje dhe ta t\u00ebrhqini.<\/em>&#8221; Pas nj\u00eb shqyrtimi t\u00eb shpejt t\u00eb programeve, lajmi i VOA-s doli i sakt\u00eb dhe as nuk shp\u00ebrtheu ndonj\u00eb luft\u00eb, si rrjedhim. Dua t\u00eb them se gj\u00ebrat trajtoheshin krejt ndryshe, dikur.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se gazetar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb nuk shqet\u00ebsohen shum\u00eb p\u00ebr kritikat ndaj tyre, madje qoft\u00eb edhe kur ato vijn\u00eb edhe nga Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, q\u00eb konsiderohet njeriu m\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb. Fal\u00eb nder\u00ebs t\u00eb Madhit Zot dhe baballar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij Kombi, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb Kushtetut\u00eb dhe q\u00eb krijuan institucione t\u00eb forta qeveritare dhe jo-qeveritare, t\u00eb cilat i q\u00ebndrojn\u00eb dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb \u2013 pa frik\u00eb nd\u00ebshkimi \u2013 abuzimin me pushtet t\u00eb cilitdo president ose deg\u00eb qeveritare qoft\u00eb. Jo m\u00eb kot, garancia e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb zen vend n\u00eb artikullin e par\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Nuk e luan as topi!<\/p>\n<p>Por, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, Amerika dhe bota kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e medias, p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr ente dhe burime lajmesh, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, i cili q\u00eb nga themelimi i tij n\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb angazhuar t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. P\u00ebrgjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb err\u00ebta t\u00eb Luft\u00ebs Bot\u00ebrore, trazirave t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, p\u00ebrball\u00eb terrorizmit, apo n\u00eb krah t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb njer\u00ebzimit p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs i ka sh\u00ebrbyer bot\u00ebs si shembulli i ruajtjes s\u00eb parimeve t\u00eb shtypit t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Karta e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebrmbledh tre vlera themelore. <em>S\u00eb pari<\/em>, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs sh\u00ebrben si nj\u00eb \u201c<em>burim i besuesh\u00ebm dhe autoritar lajmesh. t\u00eb sakta, objektive, dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/em>\u201d Jan\u00eb k\u00ebto vlera themelore t\u00eb nj\u00eb shtypi t\u00eb lir\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbrohen nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb liri, por mbi t\u00eb gjith\u00eb nga ata p\u00ebrgjegj\u00ebsia kushtetuese e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i mbrojn\u00eb ato vlera dhe lirit\u00eb baz\u00eb t\u00eb njeriut \u2013 madje edhe n\u00eb koh\u00eb krize, nep\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po kalon sot Amerika dhe bota.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ata q\u00eb m\u00eb njohin dhe ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb lexuar, nga koha n\u00eb koh\u00eb, shkrimet e mia modeste e din\u00eb se sa p\u00ebr \u201cp\u00ebr zem\u00ebr\u201d e kam lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe lirin\u00eb e shtypit n\u00eb ve\u00e7anti \u2013 mb\u00ebshtetjen ndaj t\u00eb cil\u00ebs e kam konsideruar gjithmon\u00eb, pothuaj, si nj\u00eb mision [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16634,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-53982","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Frank Shkreli Ata q\u00eb m\u00eb njohin dhe ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb lexuar, nga koha n\u00eb koh\u00eb, shkrimet e mia modeste e din\u00eb se sa p\u00ebr \u201cp\u00ebr zem\u00ebr\u201d e kam lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe lirin\u00eb e shtypit n\u00eb ve\u00e7anti \u2013 mb\u00ebshtetjen ndaj t\u00eb cil\u00ebs e kam konsideruar gjithmon\u00eb, pothuaj, si nj\u00eb mision [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-16T23:51:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/donald_j_trump.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb\",\"datePublished\":\"2020-04-16T23:51:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/\"},\"wordCount\":1780,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/donald_j_trump.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/\",\"name\":\"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/donald_j_trump.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-16T23:51:06+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/donald_j_trump.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/donald_j_trump.jpg\",\"width\":400,\"height\":400,\"caption\":\"Donald J. Trump\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Frank Shkreli Ata q\u00eb m\u00eb njohin dhe ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb lexuar, nga koha n\u00eb koh\u00eb, shkrimet e mia modeste e din\u00eb se sa p\u00ebr \u201cp\u00ebr zem\u00ebr\u201d e kam lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe lirin\u00eb e shtypit n\u00eb ve\u00e7anti \u2013 mb\u00ebshtetjen ndaj t\u00eb cil\u00ebs e kam konsideruar gjithmon\u00eb, pothuaj, si nj\u00eb mision [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-04-16T23:51:06+00:00","og_image":[{"width":400,"height":400,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/donald_j_trump.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb","datePublished":"2020-04-16T23:51:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/"},"wordCount":1780,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/donald_j_trump.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/","name":"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/donald_j_trump.jpg","datePublished":"2020-04-16T23:51:06+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/donald_j_trump.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/donald_j_trump.jpg","width":400,"height":400,"caption":"Donald J. Trump"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53982"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53982\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":53983,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53982\/revisions\/53983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16634"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}