{"id":54075,"date":"2020-04-18T23:15:16","date_gmt":"2020-04-18T22:15:16","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=54075"},"modified":"2020-04-18T23:37:58","modified_gmt":"2020-04-18T22:37:58","slug":"retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/","title":{"rendered":"RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR  &#8211; DESTAN BAJRAKTARI"},"content":{"rendered":"<p><strong>Naxhije Do\u00e7i<\/strong> \u2013 <em>Prishtin\u00eb \u2013 Prill \u2013 2020 <\/em><\/p>\n<p><em>17. 04. 2020<\/em><\/p>\n<p><strong>EDHE N\u00cb K\u00cbT\u00cb KOH\u00cb PANDEMIE NGA KORONA VIRUSI &#8211; COVID-19, N\u00cb KOSOV\u00cb E N\u00cb BOT\u00cb, NGA KARANTINA N\u00cb K\u00cbT\u00cb PRANVER\u00cb (MARS-PRILL)-2020:<\/strong><br \/>\n<strong>&#8211; URIME P\u00cbRVJETORI SHKFMU \u201cDESTAN BAJRAKTARI\u201d<\/strong><br \/>\n<strong>SUHAREK\u00cb (THERAND\u00cb) \u2013 17 PRILL \u2013 2020<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Destan Bajraktari - Suharek\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/destan-bajraktari-suhareke.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>E kalofshim me leht\u00ebsi dhe pa pasoja t\u00eb shumta k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb bot\u00ebrore, t\u00eb quajtur Korona Virus, por edhe CUVID-19, e edhe PANDEMI! Ardh\u00ebshin dit\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr Kosov\u00ebn ton\u00eb t\u00eb bekuar, p\u00ebr Shqiptarin\u00eb ton\u00eb, si edhe p\u00ebr mbar\u00eb njer\u00ebzimin n\u00eb krejt Planetin Tok\u00eb! \u2013 ZOT I MADH, na ndihmo!<\/p>\n<p>&#8211; Kurr\u00eb mos p\u00ebrjetofshim m\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb till\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb dhe tinzare e vrastare!<br \/>\nDuhet cekur se SHKFMU \u201cDestan Bajraktari\u201d, n\u00eb Suharek\u00eb, m\u00eb 17 prill 2020 e ka dit\u00eblindjen e dhjet\u00eb t\u00eb em\u00ebrtimit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga vet\u00eb institucioni n\u00eb fjal\u00eb, brenda k\u00ebtij dhjet\u00ebvjet\u00ebshi t\u00eb em\u00ebrtimit, por edhe dy vjet m\u00eb heret si shkoll\u00eb n\u00eb themelim, SHKFMU \u201cDestan Bajraktari\u201d ka arritur suksese shum\u00eb t\u00eb dalluara n\u00eb procesin m\u00ebsimor, n\u00eb aktivitete t\u00eb lira kulturore e sportive, si edhe n\u00eb garime t\u00eb ndryshme diturie n\u00eb nivel komune e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nga sukseset e arritura, edhe urimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb shkoll\u00ebs e ka vendin e vet t\u00eb merituar, qoft\u00eb edhe n\u00eb rrethana t\u00eb r\u00ebnda, si kjo pranver\u00eb 2020, me s\u00ebmundjes globale nga Korona Virusi, CUVID-19, i quajtur edhe Pandemi: Urime dita e SHKFMU \u201cDestan Bajraktari\u201d, n\u00eb Suharek\u00eb (Therand\u00eb) udh\u00ebheq\u00ebsi e shkoll\u00ebs, personel i p\u00ebrkushtuar arsimor, nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb dashur, si edhe ju prind\u00ebr t\u00eb nderuar! Gjith\u00ebmon\u00eb paqit suksese dhe mir\u00ebsi t\u00eb pandalura n\u00eb vazhdim!<\/p>\n<p>DISA TH\u00cbNIE POPULLORE NGA LIBRI \u201cFJAL\u00cb T\u00cb URTA DHE TH\u00cbNIE<br \/>\nPOPULLORE SHQIPE\u201d \u2013 DESTAN BAJRAKTARI\u201d \u2013 Prishtin\u00eb \u2013 1994:<\/p>\n<p>1. Anmiqt\u00eb kan\u00eb mujt me na nal shkrimin, por s\u2019kan\u00eb mujt\u00eb me na nal\u00eb knimin, f. 28<br \/>\n2. Ata qi s\u2019don me ta ba dikush, mos ia ban edhe ti tjet\u00ebrkuj, f. 35<br \/>\n3. Librin e mir\u00eb, aq koh\u00eb duhet me e shfletue, sa ka zgjat\u00eb deri sa asht shkrue, f. 258<br \/>\n4. Pun\u00ebt e mira t\u2019naltsojn\u00eb, e punt e kqija t\u2019poshtnojn\u00eb, f. 454<br \/>\n5. Punt tua nreqi vet\u00eb, se n\u2019pritsh me t\u2019i nreq tjert, t\u2019jesin shkret, f. 454<br \/>\n6. Shqiptari shqiptarit duhet me i dal\u00eb shqiptar, e jo shqiptari shqiptarit me i dal\u00eb kund\u00ebrshtar, e edhe tradhtar, f. 510<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Destan Bajraktari - Suharek\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/destan-bajraktari-libra.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Libra p\u00ebr t\u00eb rritur (sonete) t\u00eb poetit Destan Bajraktarit<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Destan Bajraktari - Suharek\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/destan-bajraktari-libra-per-te-rritur.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Libra p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb poetit Destan Bajraktari<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Destan Bajraktari - Suharek\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/destan-bajraktari-libra-per-femije.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>MIR\u00cbNJOHJET E NIVELIT Q\u00cbNDROR E LOKAL P\u00cbR DESTAN BAJRAKTARIN<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Destan Bajraktari - Suharek\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/destan-bajraktari-mirenjohje.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><em>Prishtin\u00eb \u2013 17 prill &#8211; 2020<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR &#8211; DESTAN BAJRAKTARI<\/strong><\/h3>\n<p>Nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb popullore thot\u00eb: Lum ai q\u00eb ka k\u00ebnd e kujton dhe q\u00eb ka \u00e7ka i kujton! Un\u00eb, vajza e Destan Bajraktarit, Naxhije Do\u00e7i, do t\u00eb p\u00ebrpiqem q\u00eb ta b\u00ebj nj\u00eb retrospektiv\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr ta kujtuar babain tim ashtu si\u00e7 ishte real, i dashur dhe sakrifikues p\u00ebr ne f\u00ebmij\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Destan Bajraktari ishte me plot\u00eb vullnet p\u00ebr jet\u00ebn dhe me energji t\u00eb pamposhtura p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb krenarie nd\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim do t\u00eb mundohem q\u00eb ndjeshm\u00ebrit\u00eb t\u2019i flak\u00eb nga shtjellimi, se dua q\u00eb kujtimi p\u00ebr t\u00eb t\u00eb jet\u00eb i denj\u00eb dhe meritor. As babai nuk do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb ta kujtonim ndryshe. Ishte shum\u00eb i sinqert\u00eb n\u00eb jet\u00eb Destan Bajraktari dhe e vler\u00ebsonte shum\u00eb edhe sinqeritetin e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Si f\u00ebmij\u00eb, por edhe n\u00eb mosh\u00ebn rinore kujtoj se kemi pasur nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prani m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb babait n\u00eb mesin ton\u00eb familjar. N\u00eb vitet e rinis\u00eb babai ishte m\u00eb shum\u00eb larg familjes, duke u shkolluar n\u00eb Prizren e n\u00eb Gjakov\u00eb, si edhe duke studiuar larg Kosov\u00ebs. Mungesa e tij n\u00eb familje ishte ndier shum\u00eb sidomos gjat\u00eb kryerjes s\u00eb ushtris\u00eb, si edhe kur vuante n\u00ebp\u00ebr burgjet tmerruese serbe, si n\u00eb Rahavec, n\u00eb Prizren e dhe n\u00ebp\u00ebr Serbi. Shum\u00eb kemi qajtur ne f\u00ebmij\u00ebt e tij, her\u00eb n\u00eb heshtje dhe her\u00eb edhe m\u00eb z\u00eb, q\u00eb nuk e kishim babain pran\u00eb, si f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb tjer\u00eb. Jo pse nuk kishim p\u00ebrkujdesje dhe dashuri nga t\u00eb tjer\u00ebt an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, q\u00eb kujtoj se ishte nj\u00eb dashuri shum\u00eb e madhe e edhe shum\u00eb privilegjuese ndaj nesh, por se nuk e kishim babain q\u00eb t\u2019i afroheshim lirsh\u00ebm dhe pa u ndrojtur. Edhe n\u00ebn\u00ebn time, Bardh\u00ebn, shum\u00eb her\u00eb e kam v\u00ebrejtur duke qajtur tin\u00ebz prej ne f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb gjysh\u00ebs, se sigurisht nuk e kishte pasur t\u00eb leht\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe q\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr rrit\u00ebn dhe edukimin ton\u00eb si f\u00ebmij\u00eb!<\/p>\n<p>Gjyshja ime, Sofije Bajraktari, ishte grua shum\u00eb e q\u00ebndrueshme n\u00eb dukje dhe nuk i p\u00eblqenin asnj\u00ebher\u00eb dob\u00ebsit\u00eb para ballafaqimeve me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs. Ajo i tejkalonte travajet e shumta jet\u00ebsore me krenarin\u00eb p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb dhe atdhetarizmin e madh t\u00eb burrit t\u00eb saj, Sejdi Bajraktarit, dhe t\u00eb djem\u00ebve. P\u00ebr babain mburrej q\u00eb atdhetarizmin e trash\u00ebguar e kuror\u00ebzonte edhe me dije t\u00eb shkolluar. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, n\u00eb nat\u00ebn e heshtur, kur binim n\u00eb gjum\u00eb, N\u00ebnmadhja ime (Gjyshja), sikur d\u00ebshtonte nga stoicizmi dhe krenaria gjat\u00eb dit\u00ebs para t\u00eb tjer\u00ebve. Pasi un\u00eb fleja gjith\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb me t\u00eb, se n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e saj edhe isha rritur, ia d\u00ebgjoja ofsham\u00ebn e thell\u00eb dhe lutjet e saja para Zotit t\u00eb Madh, q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb djemt\u00eb nga t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb nuk iu ndaleshin kurr\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen r\u00ebndimi i nat\u00ebs s\u00eb pagjum p\u00ebr hallet dhe p\u00ebr problemet q\u00eb e mundonin, v\u00ebrehej n\u00eb fytyr\u00ebn e saj t\u00eb zbehur si limoni dhe n\u00eb rrudhat n\u00eb ball\u00eb, q\u00eb mua m\u00eb dukej se i shtoheshin shum\u00eb dhe shpejt.<\/p>\n<p>Koha m\u00eb e mir\u00eb e mbamendjes sime si f\u00ebmij\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb babait ishin sidomos vitet 1953-1959, kur ai punonte si m\u00ebsues n\u00eb Therand\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ne f\u00ebmij\u00ebt e tij t\u00eb pakt\u00ebn e shihnim kur vinte n\u00eb mbr\u00ebmje, se ai ishte shum\u00eb i angazhuar n\u00eb terren, p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb vet n\u00eb shkoll\u00eb. Kur kthehej nga terreni babai, mbaj mend, q\u00eb dukej shum\u00eb i g\u00ebzuar p\u00ebr mir\u00ebkuptimin q\u00eb e haste me bashk\u00ebvendasit e vet p\u00ebr d\u00ebrgimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, vajza e djem\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. Dhe at\u00ebher\u00eb, duke m\u00eb ulur pran\u00eb veti m\u00eb pyeste edhe mua, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha un\u00eb kur t\u00eb rritem. Nuk ka t\u00eb p\u00ebrshkruar sa e g\u00ebzueshme isha n\u00eb momente t\u00eb tilla, sa mendoja q\u00eb isha f\u00ebmija m\u00eb i lumtur n\u00eb bot\u00eb. Momentet e tilla nuk p\u00ebrs\u00ebriteshin shpesh, prandaj edhe g\u00ebzimi im i p\u00ebrtejmasave mendoj se e kishte mbules\u00ebn e vet t\u00eb arsyeshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebher\u00eb i thoja babait, se do t\u00eb b\u00ebhem mjeke, q\u00eb t\u2019i sh\u00ebroj njer\u00ebzit kur t\u00eb s\u00ebmur\u00ebn nga tifoja. K\u00ebt\u00eb ia thoja, nga se m\u00eb kishte mbetur ende i pashlyer kujtimi p\u00ebr p\u00ebrjetimet trishtuese, kur ne si familje e t\u00ebr\u00ebsishme Bajraktari e Therand\u00ebs qem\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga tifoja e zorr\u00ebve, se n\u00eb kopshtin ton\u00eb t\u00eb madh ishte vendosur nj\u00eb kamp veror i ushtris\u00eb jugosllave. Kishte me qind\u00ebra ushtar\u00eb, q\u00eb veruan aso kohe n\u00eb kopshtin ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, diku m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj dhe neve na infektuan pusin (bunarin), se ushtar\u00ebt merrnin uj\u00eb n\u00eb t\u00eb. Kishte dy-tri gurra (kroje) me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm p\u00ebrreth sht\u00ebpive tona, ku ata mund t\u00eb merrnin uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb, por kishin zgjedhur pik\u00ebrisht pusin, ku merrnim uj\u00eb edhe ne familja.<\/p>\n<p>Ne nuk e dinim se n\u00eb mesin e asaj morie ushtar\u00ebsh q\u00eb vinin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb uj\u00eb te pusi, si edhe p\u00ebr t\u2019u kontrolluar si t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb kamp-ambulanc\u00ebn e tyre, q\u00eb ishte shum\u00eb af\u00ebr sht\u00ebpive tona, kishte edhe t\u00eb atill\u00eb, q\u00eb ishin t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga tifoja. T\u00eb till\u00ebt sigurisht q\u00eb i largonin pa i diktuar ne n\u00eb qendrat prej nga kishin ardhur, se kishte shpesh l\u00ebvizje t\u00eb shkuarje-ardhjes s\u00eb kamion\u00ebve t\u00eb tyre. Thjesht\u00eb ne si familje nuk kishim se kah t\u00eb shkonim prej oborrit ton\u00eb dhe prej sht\u00ebpive tona, edhe pse ata d\u00ebshir\u00eb dhe plan e kishin pik\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb na shp\u00ebrngulnin nga trojet tona, si edhe t\u00eb na infektonin e helmonin!<\/p>\n<p><strong>VIZIT\u00cb BABAIT T\u00cb BURGOSUR N\u00cb BURGUN FAM\u00cbKEQ T\u00cb RAHAVECIT<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb kujtim i va\u00e7ant\u00eb p\u00ebr babain tim, q\u00eb m\u00eb ka mbetur si nj\u00eb storje e pashlyer p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn, \u00ebsht\u00eb kur n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1960 shkuam bashk\u00eb me gjysh\u00ebn q\u00eb ta vizitonim babain n\u00eb burgun e Rahavecit. Gjyshja ishte e p\u00ebrhershme n\u00eb vizita babait n\u00ebp\u00ebr burgje, nd\u00ebrsa un\u00eb, sidomos sa ishte babai n\u00eb paraburgim n\u00eb Prizren dhe n\u00eb Rahavec, rrall\u00eb her\u00eb q\u00eb nuk isha bashk\u00eb me t\u00eb. Meshkujt e familjes son\u00eb (Ata q\u00eb ishin t\u00eb paburgosur) nuk ishin t\u00eb lir\u00eb t\u00eb dilnin sa her\u00eb t\u00eb donin, se ne ishim t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga pushtuesi serb si familje.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb q\u00eb u nis\u00ebm un\u00eb dhe gjyshja p\u00ebr n\u00eb Rahavec b\u00ebnte nj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb i madh, se ishte dim\u00ebr dhe ne udh\u00ebtuam me karroc\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb ne i thonim \u00e7ejze dhe q\u00eb t\u00ebrhiqej nga nj\u00eb kal\u00eb. I mor\u00ebm edhe ushqimet dhe nd\u00ebrresat p\u00ebr babain, q\u00eb sikur kishim t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u2019ia d\u00ebrgonim p\u00ebr \u00e7do muaj. Mezi q\u00eb mb\u00ebrrim\u00eb n\u00eb Rahavec nga bora e madhe me f\u00ebrf\u00eblliz\u00eb dhe kur mb\u00ebrrim nuk na lan\u00eb as q\u00eb t\u2019i afroheshim burgut, q\u00eb ishte nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e \u00e7uditshme dhe q\u00eb mua gjith\u00ebher\u00eb m\u00eb shkaktonte frik\u00eb me tmerre. Nuk na lan\u00eb q\u00eb ta vizitonim babain dhe as nuk i mor\u00ebn ushqimet dhe rrobet q\u00eb i kishim sjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Gjyshja gati sa nuk u \u00e7mend prej m\u00ebrzis\u00eb s\u00eb madhe, se mendonte mos nga rrahjet dhe torturimet e shumta e kan\u00eb mbytur krejt babain. Ishte ulur n\u00eb nj\u00eb gur, jasht\u00eb dyer\u00ebve t\u00eb hekurta t\u00eb burgut, q\u00eb k\u00ebrcisnin me nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb tmerrshme sa her\u00eb \u00e7ileshin dhe mbylleshin, dhe i shtr\u00ebngonte duart. Nuk fliste asgj\u00eb dhe as nuk qante, se gjyshja ime, Sofije Bajraktari, e kishte rregull n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb mos qaj\u00eb kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjallin, q\u00eb t\u00eb mos i ndjell\u00eb kob.<\/p>\n<p>E lemeritur nga pamja e gjysh\u00ebs sime, por edhe e p\u00ebrmalluar p\u00ebr babain, mbaj mend kur u afrova te dyert e hekurta t\u00eb burgut, q\u00eb ta lusja nj\u00ebrin prej rojeve, duke i th\u00ebn\u00eb: O milic, a b\u00ebn bre, q\u00eb ta sjell\u00ebsh babain tim ve\u00e7 deri t\u00eb dera q\u00eb ta shoh nga larg, se m\u00eb ka marr\u00eb malli shum\u00eb! Edhe motrat e mia i ka marr\u00eb shum\u00eb malli, nd\u00ebrsa v\u00ebllai im, Luli, q\u00eb i ka vet\u00ebm tri vjet, po e k\u00ebrkon gjithkah n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi babain, por nuk po e gjen. \u00c7ka t\u00eb ju them p\u00ebr babain, kur t\u00eb kthehem n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00ebs\u00eb nuk e shoh tash?! Polici b\u00ebnte me dor\u00eb q\u00eb t\u00eb largohesha, se si duket nuk kuptonte, apo se nuk donte t\u2019i kuptonte lutjet e mia, q\u00eb ia b\u00ebja n\u00eb shqip dhe hynte n\u00eb \u201ckolib\u00ebn\u201d e vet, q\u00eb t\u00eb ngrohej, se b\u00ebnte t\u00eb ftoht\u00eb i madh at\u00eb dit\u00eb! Un\u00eb me duart e enjtura nga t\u00eb ftohtit prap\u00eb kapesha p\u00ebr dyert e hekurta t\u00eb burgut dhe vazhdoja ta lusja policin, q\u00eb t\u00eb kishte t\u00eb pakt\u00ebn pak m\u00ebshir\u00ebsi p\u00ebr mua, q\u00eb isha, megjithat\u00eb, f\u00ebmij\u00eb!<\/p>\n<p>Bora binte me f\u00ebrf\u00eblliz\u00eb dhe ne nuk kishim as ku t\u00eb hynim, q\u00eb t\u00eb ngroheshim pak. Pak m\u00eb larg nesh kali t\u00ebrf\u00ebllonte, se sigurisht edhe ai kishte t\u00eb ftoht\u00eb t\u00eb madh. N\u00eb sht\u00ebpi u kthyem pa e par\u00eb babain dhe mbaj mend q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs pata qajtur me d\u00ebnesje. Nuk e di si kemi shp\u00ebtuar t\u00eb gjalla prej t\u00eb ftoftit t\u00eb madh dhe prej m\u00ebrzis\u00eb, q\u00eb u kthyem pa e par\u00eb babain. Gjyshja se si m\u00eb dukej sikur ishte pak m\u00eb e qet\u00eb kah ktheheshim! I kishin th\u00ebn\u00eb familja e Vehbi Kabashit (shok i burgosur bashk\u00eb me babain), q\u00eb e kishin realizuar vizit\u00ebn at\u00eb dit\u00eb, se Destani \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me sh\u00ebndet, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim, pse i ka th\u00ebn\u00eb policit serb me nofk\u00ebn \u201cShimpanza\u201d, se ishte kriminel.<\/p>\n<ul>\n<li>Ve\u00e7 le t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb Destani, bija jeme, se p\u00ebr me e pa e shohim her\u00ebn tjet\u00ebr-mundohej ta qet\u00ebsonte vetveten dhe mua, gjyshja ime.<\/li>\n<\/ul>\n<blockquote><p>&#8211; Fragment i shkurt\u00ebr nga libri: \u201d<em>Destan Bajraktari folklorist, letrar dhe atdhetar<\/em>\u201d<br \/>\n&#8211; <strong>Naxhije Do\u00e7i<\/strong> &#8211; Prishtin\u00eb &#8211; 2009<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Naxhije Do\u00e7i \u2013 Prishtin\u00eb \u2013 Prill \u2013 2020 17. 04. 2020 EDHE N\u00cb K\u00cbT\u00cb KOH\u00cb PANDEMIE NGA KORONA VIRUSI &#8211; COVID-19, N\u00cb KOSOV\u00cb E N\u00cb BOT\u00cb, NGA KARANTINA N\u00cb K\u00cbT\u00cb PRANVER\u00cb (MARS-PRILL)-2020: &#8211; URIME P\u00cbRVJETORI SHKFMU \u201cDESTAN BAJRAKTARI\u201d SUHAREK\u00cb (THERAND\u00cb) \u2013 17 PRILL \u2013 2020 E kalofshim me leht\u00ebsi dhe pa pasoja t\u00eb shumta k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":54076,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-54075","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR - DESTAN BAJRAKTARI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR - DESTAN BAJRAKTARI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Naxhije Do\u00e7i \u2013 Prishtin\u00eb \u2013 Prill \u2013 2020 17. 04. 2020 EDHE N\u00cb K\u00cbT\u00cb KOH\u00cb PANDEMIE NGA KORONA VIRUSI &#8211; COVID-19, N\u00cb KOSOV\u00cb E N\u00cb BOT\u00cb, NGA KARANTINA N\u00cb K\u00cbT\u00cb PRANVER\u00cb (MARS-PRILL)-2020: &#8211; URIME P\u00cbRVJETORI SHKFMU \u201cDESTAN BAJRAKTARI\u201d SUHAREK\u00cb (THERAND\u00cb) \u2013 17 PRILL \u2013 2020 E kalofshim me leht\u00ebsi dhe pa pasoja t\u00eb shumta k\u00ebt\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-18T22:15:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-18T22:37:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije-doci1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"750\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR &#8211; DESTAN BAJRAKTARI\",\"datePublished\":\"2020-04-18T22:15:16+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-18T22:37:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/\"},\"wordCount\":2248,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/naxhije-doci1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/\",\"name\":\"RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR - DESTAN BAJRAKTARI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/naxhije-doci1.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-18T22:15:16+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-18T22:37:58+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/naxhije-doci1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/naxhije-doci1.jpg\",\"width\":500,\"height\":750,\"caption\":\"Naxhije Do\u00e7i\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR &#8211; DESTAN BAJRAKTARI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR - DESTAN BAJRAKTARI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR - DESTAN BAJRAKTARI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Naxhije Do\u00e7i \u2013 Prishtin\u00eb \u2013 Prill \u2013 2020 17. 04. 2020 EDHE N\u00cb K\u00cbT\u00cb KOH\u00cb PANDEMIE NGA KORONA VIRUSI &#8211; COVID-19, N\u00cb KOSOV\u00cb E N\u00cb BOT\u00cb, NGA KARANTINA N\u00cb K\u00cbT\u00cb PRANVER\u00cb (MARS-PRILL)-2020: &#8211; URIME P\u00cbRVJETORI SHKFMU \u201cDESTAN BAJRAKTARI\u201d SUHAREK\u00cb (THERAND\u00cb) \u2013 17 PRILL \u2013 2020 E kalofshim me leht\u00ebsi dhe pa pasoja t\u00eb shumta k\u00ebt\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-04-18T22:15:16+00:00","article_modified_time":"2020-04-18T22:37:58+00:00","og_image":[{"width":500,"height":750,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije-doci1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR &#8211; DESTAN BAJRAKTARI","datePublished":"2020-04-18T22:15:16+00:00","dateModified":"2020-04-18T22:37:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/"},"wordCount":2248,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije-doci1.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/","name":"RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR - DESTAN BAJRAKTARI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije-doci1.jpg","datePublished":"2020-04-18T22:15:16+00:00","dateModified":"2020-04-18T22:37:58+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije-doci1.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije-doci1.jpg","width":500,"height":750,"caption":"Naxhije Do\u00e7i"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/retrospektive-ne-kujtim-te-babait-krijues-dhe-te-paepur-destan-bajraktari\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"RETROSPEKTIV\u00cb N\u00cb KUJTIM T\u00cb BABAIT KRIJUES DHE T\u00cb PAEPUR &#8211; DESTAN BAJRAKTARI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54075"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":54079,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54075\/revisions\/54079"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}