{"id":54131,"date":"2020-04-20T14:07:47","date_gmt":"2020-04-20T13:07:47","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=54131"},"modified":"2020-04-20T14:07:47","modified_gmt":"2020-04-20T13:07:47","slug":"gezimi-i-te-ringjallurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/","title":{"rendered":"G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fra Gazmend Tinaj<\/strong>, ofm<\/p>\n<blockquote><p>(P\u00ebrsiatje rreth Letr\u00ebs s\u00eb Pap\u00eb Fran\u00e7eskut t\u00eb dat\u00ebs 17 prill 2020)<\/p><\/blockquote>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Papa Fran\u00e7esku, n\u00eb nj\u00eb Let\u00ebr drejtuar bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs, shpalos pamjen q\u00eb shquan g\u00ebzimi i Ngjalljes, i cili p\u00ebrb\u00ebn nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb Kish\u00eb, si nj\u00eb mund\u00ebsi e re p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur dhe me rrethanat e pandemis\u00eb q\u00eb bart Covid-19. (Shih: Papa Francesco, \u201cIl coraggio di una nuova immaginazione del possibile\u201d, n\u00eb Osservatore romano, dt. 17. 04. 2020). Gjith\u00eb p\u00ebrmbajtja e Letr\u00ebs merr shkas nga G\u00ebzimi q\u00eb buron nga Misteri i Mish\u00ebrimit dhe i Ngjalljes s\u00eb Jezu Krishtit. Nj\u00eb p\u00ebrfytyrim i nj\u00eb mund\u00ebsie t\u00eb re.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetja e t\u00eb Ringjallurit: \u201cG\u00ebzohuni &#8211; \u03c7\u03b1\u1f77\u03c1\u03b5\u03c4\u03b5\u201d (Mt 28, 9), \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta folje me t\u00eb cil\u00ebn Engj\u00eblli Gabriel i drejtohet dhe Maris\u00eb: \u201cG\u00ebzohu &#8211; \u03a7\u03b1\u1fd6\u03c1\u03b5\u201d (Lk 1, 28). Jan\u00eb fjal\u00ebt e para t\u00eb Lajm\u00ebrimit t\u00eb Mish\u00ebrimit q\u00eb i drejtohen Maris\u00eb, q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb jan\u00eb dhe fjal\u00ebt e para t\u00eb t\u00eb Ringjallurit pas vdekjes, q\u00eb Ai ua drejton grave tek varri.<\/p>\n<p>N\u00eb Lajm\u00ebrim, Engj\u00eblli i Zotit zbret nga qielli dhe takon nj\u00eb grua, duke i sjell\u00eb Lajmin e g\u00ebzuesh\u00ebm. Pas ringjalljes \u00ebsht\u00eb vet\u00eb i Ngjalluri, q\u00eb i takon dy gra tek varri dhe ua shpall Lajmin e g\u00ebzuesh\u00ebm t\u00eb Ngjalljes s\u00eb Tij.<br \/>\nN\u00eb Lajm\u00ebrim Maria ngjiz n\u00eb kraharor Fjal\u00ebn dhe b\u00ebhet djep i saj. Pas ringjalljes s\u00eb Jezu Krishtit, Trupi i tij b\u00ebhet Djepi i ri, i jet\u00ebs s\u00eb amshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Misterin e Lajm\u00ebrimit p\u00ebrsh\u00ebndetja e Engj\u00ebllit, zgjedhohet p\u00ebrmes foljes n\u00eb vet\u00ebn e dyt\u00eb nj\u00ebj\u00ebs t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tashme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn urdh\u00ebrore, pas ringjalljes, e nj\u00ebjta folje zgjedhohet n\u00eb shum\u00ebs, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00eb, por nga numri nj\u00ebj\u00ebs: \u201cti\u201d kalon n\u00eb shum\u00ebsin e bashk\u00ebsis\u00eb: \u201cju\u201d. Nuk mbetet pra, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje q\u00eb p\u00ebrfshin vet\u00ebm nj\u00ebrin, por b\u00ebhet domosdoshm\u00ebri e g\u00ebzimit, q\u00eb p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb, ashtu si\u00e7 p\u00ebrhapen rrezet e drit\u00ebs, por q\u00eb Rrezja e re e Drit\u00ebs vjen nga Ngjallja e Krishtit, q\u00eb dhuron Dit\u00ebn e re, e cila nuk njeh as lindje as per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Lot\u00ebt e grave, prej dhimbjes s\u00eb vdekjes s\u00eb Jezusit, b\u00ebhen lot\u00ebt e g\u00ebzimit t\u00eb ringjalljes, nga shp\u00ebrthen thirrja: \u201cG\u00ebzohuni\u201d. Ngjallja b\u00ebhet ngush\u00ebllim. Pra, kur mendohej se \u00e7do gj\u00eb ka p\u00ebrfunduar, lind ngush\u00ebllimi dhe drita, e cila mendohej se mbaroi, b\u00ebhet drit\u00eb shprese e jete, q\u00eb p\u00ebrflak zemr\u00ebn n\u00eb g\u00ebzim t\u00eb Jet\u00ebs se re, n\u00eb Krishtin e Ngjallur.<\/p>\n<p>Edhe sot n\u00eb dit\u00ebt tona, shkaku i lot\u00ebve p\u00ebrball\u00eb varreve jan\u00eb t\u00eb shumta, sepse duket sikur fjal\u00ebn e fundit e ka virusi i quajtur: Kovidi-19, nj\u00eb hije e vdekjes, q\u00eb nuk lejon t\u00eb g\u00ebzohemi, t\u00eb marrim frym\u00eb lirsh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrqafojm\u00eb t\u00eb dashurit tan\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcjellim n\u00eb varreza t\u00eb af\u00ebrmit tan\u00eb. Profet\u00ebt e dit\u00ebve t\u00eb sotme duket se jan\u00eb virolog\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb varemi nga fjala e tyre duke pritur ndonj\u00eb fjal\u00eb shprese, q\u00eb do shpall\u00eb mbarimin e k\u00ebtij virusi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, jan\u00eb ekonomist\u00ebt q\u00eb shpallin falimentime me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb varf\u00ebri dhe vdekje. Gjith\u00e7ka duket, sikur guri q\u00eb z\u00eb frym\u00ebn e jet\u00ebs n\u00eb gryk\u00ebn e varrit, e jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet i r\u00ebnd\u00eb, por thuajse nuk mund ta shmang\u00eb askush. Pesha e tij r\u00ebndon tep\u00ebr n\u00eb jet\u00ebt tona dhe k\u00ebrc\u00ebnon ashp\u00ebr t\u00eb ardhmen. Nevojitet pra, DIKUSH q\u00eb ta heq\u00eb k\u00ebt\u00eb gur\u00eb (Mk 16, 3).<\/p>\n<p>Pra, nuk duhet t\u2019i harrojm\u00eb fjal\u00ebt ngush\u00eblluese t\u00eb Jezusit: \u201cTani jeni t\u00eb trishtuesh\u00ebm, por prap\u00eb un\u00eb do t\u00eb vij t\u2019ju shoh e zemra juaj do t\u00eb galdoj\u00eb dhe askush nuk do t\u2019ua marr\u00eb g\u00ebzimin tuaj\u201d (Gjn 16, 22).<\/p>\n<p>Grat\u00eb, simbol i nx\u00ebn\u00ebsve dhe i Kish\u00ebs, nuk rrin\u00eb t\u00eb mbyllura, nuk dor\u00ebzohen p\u00ebrball\u00eb pasiguris\u00eb. Ato l\u00ebvizin, shkojn\u00eb tek varri, nuk kan\u00eb frik\u00eb vdekjen dhe nuk mbyllen nga frika (Shih: Ungjilli i t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb II t\u00eb pashk\u00ebve). Nuk ngurrojn\u00eb as nga tmerri, as nga rreziku, ose nga ndonj\u00eb urdh\u00ebr i jasht\u00ebm. Kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ato jan\u00eb mosp\u00ebrfill\u00ebse, por jan\u00eb bart\u00ebse t\u00eb vajit er\u00ebmir\u00eb, q\u00eb e ruan trupin nga t\u00eb kalburit edhe n\u00eb varr. Besnik\u00ebria e dashuris\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr Dh\u00ebndrin, b\u00ebhet forca l\u00ebviz\u00ebse p\u00ebr t\u2019i shkuar n\u00eb takim Atij edhe n\u00eb varr prej nga Dh\u00ebndri i tyre i Ngjallur, shuguron mbar\u00eb krijes\u00ebn me lavdin\u00eb dhe shk\u00eblqimin e Ringjalljes.<\/p>\n<p>Sikurse edhe grat\u00eb, dishepulle t\u00eb v\u00ebrteta, mor\u00ebn me vete vajrat er\u00ebmir\u00eb, ashtu edhe Kisha \u00ebsht\u00eb e ftuar t\u00eb marr\u00eb me vete vajin er\u00ebmir\u00eb t\u00eb Ungjillit p\u00ebr t\u00eb lyer, jo trupin e Krishtit t\u00eb vdekur, por plag\u00ebt e Krishtit n\u00eb njer\u00ebzimin e plagosur e t\u00eb vuajtur (Lk 10, 34). Ky vaj nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shenj\u00eb balsamosjeje dhe dor\u00ebzimi ndaj vdekjes, por \u00ebsht\u00eb vaj sh\u00ebrimi i trupit, i mendjes, i zemr\u00ebs dhe i shpirtit, q\u00eb mbjell n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb G\u00ebzimin e t\u00eb Ringjallurit dhe jet\u00ebn e re q\u00eb i Ngjalluri solli. Vaji er\u00ebmir\u00eb \u00ebsht\u00eb balsami q\u00eb bartin grat\u00eb n\u00eb varr, por Krishti i ringjallur e kthen vajin e tyre n\u00eb burim t\u00eb vajit t\u00eb G\u00ebzimit dhe t\u00eb Shpres\u00ebs s\u00eb Jet\u00ebs s\u00eb re, vaj i cili e shnd\u00ebrron dhe e tejfiguron veprimin ton\u00eb. G\u00ebzimi q\u00eb vjen nga i Ngjalluri, nuk infektohet nga asnj\u00eb virus, \u00ebsht\u00eb g\u00ebzimi i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ushqen shpres\u00ebn e sigurt n\u00eb At\u00eb i cili e mundi vdekjen dhe vdekja nuk ka m\u00eb pushtet mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb gjithmon\u00eb aktuale fjal\u00ebt e Ezekielit profet, t\u00eb cilat Zoti ia drejton Izraelit (n\u00eb hebraisht fjala Izrael \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjinin\u00eb fem\u00ebrore): \u201cTi kur linde [&#8230;] s\u2019qe mb\u00ebshtjell\u00eb me shp\u00ebrg\u00ebnj. Asnj\u00eb sy s\u2019pati dhembshuri [&#8230;] as s\u2019pati m\u00ebshir\u00eb, por dit\u00ebn e lindjes sate t\u00eb p\u00ebrbuzur t\u00eb hodh\u00ebn p\u00ebrmbi faqen e dheut. Nd\u00ebrsa un\u00eb po kaloja t\u00eb pash\u00eb duke u zhg\u00ebrryer n\u00eb gjakun t\u00ebnd e t\u00eb thash\u00eb nd\u00ebrsa ishe ende n\u00eb gjakun t\u00ebnd: Jeto! [&#8230;] por ishe lakuriq dhe e mbuluar me turp. Kalova p\u00ebrbri teje e t\u00eb pash\u00eb. E hodha mbi ty mantelin tim dhe e mbulova lakuriq\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde; at\u00ebher\u00eb un\u00eb t\u2019u p\u00ebrbetova dhe lidha bes\u00eblidhjen me ty thot\u00eb Zoti Hyj e ti u b\u00ebre e imja. Un\u00eb at\u00ebher\u00eb t\u00eb lava me uj\u00eb dhe ta pastrova gjakun dhe t\u00eb leva me vaj\u201d(Ez 16, 4-9).<\/p>\n<p>Kisha \u00ebsht\u00eb Trupi mistik i Krishtit, Nusja e Qengjit. Mbar\u00eb gjymtyr\u00ebt e saja t\u00eb shtrira tek secili njeri, b\u00ebhen pjes\u00ebmarr\u00ebse e k\u00ebsaj Bes\u00eblidhje dashurie t\u00eb amshuar dhe Kisha \u00ebsht\u00eb e thirrur t\u00eb pastroj\u00eb e t\u00eb laj\u00eb Trupin e Krishtit me uj\u00eb e me vaj tek secili njeri.<br \/>\nSot njer\u00ebzimi ngjan n\u00eb njeriun e shtrir\u00eb p\u00ebrdhe, t\u00eb cilit Samaritani ia lidhi plag\u00ebt dhe ia sh\u00ebroi me vaj. Et\u00ebrit e Kish\u00ebs, shohin n\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje: fen\u00eb, shpres\u00ebn dhe dashurin\u00eb, p\u00ebrmes t\u00eb cilave Kisha lidh plag\u00ebt e njeriut dhe njeriun e lart\u00ebson n\u00eb Bes\u00eblidhjen e re t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb vjen nga Krishti i Ngjallur.<\/p>\n<p>Duke ia lar\u00eb me vaj e me ver\u00eb plag\u00ebt, njeriu lyhet, shugurohet dhe b\u00ebhet Mbret. Plaga e tjetrit \u00ebsht\u00eb tabernakulli i pranis\u00eb s\u00eb Krishtit n\u00eb mesin ton\u00eb. Vera \u00ebsht\u00eb Fjala e Zotit, Lajmi i g\u00ebzuesh\u00ebm, simboli edhe i eukaristis\u00eb, i gjakut t\u00eb Krishtit q\u00eb i lan\u00eb m\u00ebkatet dhe lejon Shpirtin e Zotit t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb ne. Ky vaji i ri i dhuruar nga Dh\u00ebndri hyjnor, duhet shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb plag\u00ebt e tjetrit.<\/p>\n<p>Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb po ndodh, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb nxjerrim drit\u00ebn nga rrezet e Shpirtit t\u00eb Zotit, q\u00eb t\u00eb kthehemi me mendje, zem\u00ebr dhe shpirt t\u00eb ri, t\u00eb ngjizur tashm\u00eb me far\u00ebn e Ringjalljes, q\u00eb dhuron gjithmon\u00eb hov dhe zell t\u00eb ri, e q\u00eb nuk lejon asnj\u00eb lloj rast\u00ebsie e improvizimi, por bindje feje t\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb Lajmin e Mir\u00eb t\u00eb Ngjalljes.<\/p>\n<p>Me siguri nuk do t\u00eb mungojn\u00eb lajthitjet q\u00eb p\u00ebrcjellin frik\u00ebn p\u00ebrball\u00eb tjetrit, si t\u00eb ndonj\u00eb armiku q\u00eb duhet shmangur se e k\u00ebrc\u00ebnon jet\u00ebn ton\u00eb, si i infektuar, (i g\u00ebrbuluri Mt 8, 2). Do t\u00eb shpikin luft\u00ebra reale apo virtuale p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe bindur, q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. Do t\u00eb pushtojn\u00eb \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb publike dhe private, deri q\u00eb t\u00eb na mbyllin n\u00eb unin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Mos \u00ebsht\u00eb ky njeriu i ri? Jo, ne nuk jemi bijt\u00eb e territ, por bijt\u00eb e dit\u00ebs dhe t\u00eb drit\u00ebs, t\u00eb njeriut sipas imazhit dhe p\u00ebrngjasimit t\u00eb Atij q\u00eb e krijoi, e deshi dhe e dha jet\u00ebn p\u00ebr ne. Njeriu i ri \u00ebsht\u00eb Krishti. Kush pranon Krishtin e Ngjallur, p\u00ebrqafon edhe jet\u00ebn e re p\u00ebrmes Tij n\u00eb secilin person. P\u00ebrgjigjja jon\u00eb si gjymtyr\u00eb t\u00eb trupit t\u00eb Krishtit \u00ebsht\u00eb dashuria dhe zotimi p\u00ebr nj\u00eb qytet\u00ebrim t\u00eb dashuris\u00eb. Vet\u00ebm dashuria \u00ebsht\u00eb infektimi m\u00eb i p\u00ebrsosur q\u00eb sjell jet\u00eb dhe jo vdekje. Vet\u00ebm dashuria \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb sjell g\u00ebzimin e v\u00ebrtet\u00eb. K\u00ebt\u00eb g\u00ebzim, shpres\u00eb dhe siguri nuk do t\u00eb na e marr\u00eb askush dhe asgj\u00eb nga zemra jon\u00eb. \u00cbsht\u00eb limfa e jet\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Dit\u00ebn e Krishti t\u00eb Ngjallur, Kisha k\u00ebndon n\u00ebp\u00ebrmjet psalmistit: \u201cZoti e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sa mrekulli n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb (Ps 118, 23). Pra, \u201cgaldo bija e Sionit [\u2026] g\u00ebzohu me gjith\u00eb zem\u00ebr bija e Jerusalemit\u201d (Sof 3, 14).<\/p>\n<p>Krishti i Ngjallur \u00ebsht\u00eb galdimi yn\u00eb dhe shpresa e jet\u00ebs s\u00eb re.<br \/>\n\u201cMisteri i Pashk\u00ebve \u00ebsht\u00eb i ri dhe i vjet\u00ebr, i amshuar dhe i p\u00ebrkohsh\u00ebm, i shkat\u00ebrruesh\u00ebm dhe i pashkat\u00ebrruesh\u00ebm, i vdeksh\u00ebm dhe i pavdeksh\u00ebm. I vjet\u00ebr sipas Ligjit, i ri sipas Fjal\u00ebs; i p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb figur\u00eb simbolike, i amshuar n\u00eb hir; i shkat\u00ebrruesh\u00ebm p\u00ebr flin\u00eb e qengjit, i pashkat\u00ebrruesh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn e Zotit; i vdeksh\u00ebm p\u00ebr varrosjen e tij n\u00eb dh\u00e9, i pavdeksh\u00ebm p\u00ebr ngjalljen e tij prej t\u00eb vdekurve. Ligji \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr, por Fjala \u00ebsht\u00eb e re, e p\u00ebrkohshme \u00ebsht\u00eb figura, i amshuar hiri; i shkat\u00ebrruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb qengji, i pashkat\u00ebrruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb Zoti, i cili u flijua porsi qengji, por u ngjall porsi Hyj [&#8230;] Pra, flija e Qengjit, kremtimi i Pashk\u00ebve dhe Shkrimi i Ligjit pat\u00ebn p\u00ebr q\u00ebllim Krishtin Jezus. N\u00eb Ligjin e vjet\u00ebr gjith\u00e7ka ndodhte duke parashikuar Krishtin. N\u00eb rendin e ri, gjith\u00e7ka p\u00ebrkon para s\u00eb gjithash, me Krishtin.<\/p>\n<p>Ligji u b\u00eb Fjal\u00eb dhe nga Ligj i vjet\u00ebr u b\u00eb Ligji i ri, por t\u00eb dyt\u00eb dol\u00ebn nga Sioni dhe Jerusalemi. Rregullorja u shnd\u00ebrrua n\u00eb hirin, figura n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, qengji n\u00eb Birin, delja n\u00eb njeriun dhe njeriu n\u00eb Hyjin.\u201d (Melitoni nga Sardi, Nga \u201cPredikimi i Pashk\u00ebve\u201d. N\u00eb: Liturgjia e Or\u00ebve, II, f. 467).<\/p>\n<p><em>Shkod\u00ebr, 19 prill 2020<\/em><\/p>\n<blockquote><p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, <strong>Anton Nik\u00eb Berishaj<\/strong>, shkrimtar<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fra Gazmend Tinaj, ofm (P\u00ebrsiatje rreth Letr\u00ebs s\u00eb Pap\u00eb Fran\u00e7eskut t\u00eb dat\u00ebs 17 prill 2020) Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Papa Fran\u00e7esku, n\u00eb nj\u00eb Let\u00ebr drejtuar bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs, shpalos pamjen q\u00eb shquan g\u00ebzimi i Ngjalljes, i cili p\u00ebrb\u00ebn nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb Kish\u00eb, si nj\u00eb mund\u00ebsi e re p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur dhe me rrethanat e pandemis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":54132,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35],"tags":[],"class_list":["post-54131","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fra Gazmend Tinaj, ofm (P\u00ebrsiatje rreth Letr\u00ebs s\u00eb Pap\u00eb Fran\u00e7eskut t\u00eb dat\u00ebs 17 prill 2020) Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Papa Fran\u00e7esku, n\u00eb nj\u00eb Let\u00ebr drejtuar bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs, shpalos pamjen q\u00eb shquan g\u00ebzimi i Ngjalljes, i cili p\u00ebrb\u00ebn nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb Kish\u00eb, si nj\u00eb mund\u00ebsi e re p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur dhe me rrethanat e pandemis\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-20T13:07:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/fra-gazmend-tinaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"680\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT\",\"datePublished\":\"2020-04-20T13:07:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/\"},\"wordCount\":1975,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/fra-gazmend-tinaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/\",\"name\":\"G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/fra-gazmend-tinaj.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-20T13:07:47+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/fra-gazmend-tinaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/fra-gazmend-tinaj.jpg\",\"width\":600,\"height\":680,\"caption\":\"Fra Gazmend Tinaj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezimi-i-te-ringjallurit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Fra Gazmend Tinaj, ofm (P\u00ebrsiatje rreth Letr\u00ebs s\u00eb Pap\u00eb Fran\u00e7eskut t\u00eb dat\u00ebs 17 prill 2020) Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Papa Fran\u00e7esku, n\u00eb nj\u00eb Let\u00ebr drejtuar bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs, shpalos pamjen q\u00eb shquan g\u00ebzimi i Ngjalljes, i cili p\u00ebrb\u00ebn nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb Kish\u00eb, si nj\u00eb mund\u00ebsi e re p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur dhe me rrethanat e pandemis\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-04-20T13:07:47+00:00","og_image":[{"width":600,"height":680,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/fra-gazmend-tinaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT","datePublished":"2020-04-20T13:07:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/"},"wordCount":1975,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/fra-gazmend-tinaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/","name":"G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/fra-gazmend-tinaj.jpg","datePublished":"2020-04-20T13:07:47+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/fra-gazmend-tinaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/fra-gazmend-tinaj.jpg","width":600,"height":680,"caption":"Fra Gazmend Tinaj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezimi-i-te-ringjallurit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"G\u00cbZIMI I T\u00cb RINGJALLURIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54131"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54131\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":54133,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54131\/revisions\/54133"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54132"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}