{"id":544,"date":"2016-02-15T21:03:13","date_gmt":"2016-02-15T20:03:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=544"},"modified":"2018-04-20T11:36:25","modified_gmt":"2018-04-20T10:36:25","slug":"amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/","title":{"rendered":"&#8220;AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><center>&#8211; <strong>Mulla Zek\u00eb B\u00ebrdynaj<\/strong> &#8211;<\/center><strong>IDRIZ ZEQIRAJ<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Idriz Zeqiraj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj1.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/>Hoxha nacionalist, i burgosuri politik shum\u00ebvje\u00e7ar\u00eb, n\u00eb Goli Otok dhe gjetk\u00eb n\u00eb Jugosllavi, Mulla Zek\u00eb B\u00ebrdynaj, nga Radavci i Pej\u00ebs, thoshte: &#8220;Amanetin e keq nuk duhet me e krye&#8221;. Ai i p\u00ebrkiste famijles s\u00eb madhe dhe fisnike t\u00eb Tahir Lushit, e cila zot\u00ebronte mullinj, sharr\u00eb, tok\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, bag\u00ebti dhe bjeshk\u00eb. Kjo familje shquhej p\u00ebr atdhetariz\u00ebm n\u00eb mbrojtje t\u00eb kufinjve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshi edhe Sanxhakun. Mulla Zeka ishte hoxh\u00eb p\u00ebrparimtar dhe jo p\u00ebrralltar. Ai ishte hoxh\u00eb i shkolluar, arsimdash\u00ebs i madh dhe shkollimin, jo vet\u00ebm t\u00eb djemve, por edhe t\u00eb vajzave shqiptare, e shihte si par\u00ebsi. Ai dha shembullin familjar dhe djemt\u00eb e vajzat e familjes B\u00ebrdynaj u shkolluan dhe furnizuan me kuadro arsimore e tjera profesione Pej\u00ebn, Istogun dhe m\u00ebtej.<\/p>\n<p>Nj\u00eb amanet t\u00eb keq t\u00eb Isa Mustaf\u00ebs me njer\u00ebzit q\u00eb e rrethojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe zgjedhja e Hashim Tha\u00e7it p\u00ebr President t\u00eb Kosov\u00ebs. Andaj, nuk duhet krye n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, madje n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb. S\u00eb pari, ky amanet nuk \u00ebsht\u00eb i LDK-s\u00eb, por i Isa Mustaf\u00ebs dhe klanit t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb -po- je nga disa sheleg\u00eb t\u00eb Is\u00ebs, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb biseduar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb koalicioni me PDK-n\u00eb. Dhe, k\u00ebt\u00eb -po- Isa e p\u00ebrdori, m\u00eb sakt, e keqp\u00ebrdori p\u00ebr pazare personale me Hashim dallaveren: &#8220;Un\u00eb kryeminist\u00ebr sot, ti president nes\u00ebr. Kryesin\u00eb e partin\u00eb nuk e dhjesim fare dhe as opozit\u00ebs nuk ja rrasim hi\u00e7, ata l\u00eb t\u00eb lehin, ne vazhdojm\u00eb qeverisjen ton\u00eb&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, tashm\u00eb, e pranuar nga kuadrot e LDK-s\u00eb n\u00eb Qend\u00ebr. Faturimi i marr\u00ebveshjes nd\u00ebr partiake q\u00eb i b\u00ebhet, tani, LDK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb fiktiv, i rrejsh\u00ebm me fund.<\/p>\n<p><strong>Hashimi \u00ebsht\u00eb i fundit n\u00eb Shqiptari q\u00eb do ta meritonte postin e presidentit<\/strong><\/p>\n<p>Arsyet pse Hashim dallaverja \u00ebsht\u00eb i fundit, madje n\u00eb t\u00ebr\u00eb Shqiptarin\u00eb, q\u00eb do ta meritonte karrik\u00ebn e presidentit, jan\u00eb numerike, t\u00eb bollshme. Personalitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare e vendore, gazeta e revista prestigjioze bot\u00ebrore, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb e shkruar se Hashim Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb hajn ordinier, kontrabandist droge, duhani, prostitucioni, t\u00eb organeve njer\u00ebzore dhe \u00e7kamos tjet\u00ebr. Por, un\u00eb nuk shkel parimet baz\u00eb t\u00eb profesionit, t\u00eb gazetarit. M\u00ebsuesi im n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, Drit\u00ebro Agolli, duke shpjeguar l\u00ebnd\u00ebn &#8220;Stili dhe redaktimi n\u00eb gazet\u00eb&#8221;, n\u00eb mes tjerash, thoshte: &#8220;N\u00ebse t\u00eb mungon fakti, mos fillo shkrimin&#8221;. Prandaj, p\u00ebr akuzat e sip\u00ebrcekura, nuk marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shkruaj, sepse me mungojn\u00eb faktet p\u00ebrkat\u00ebse dhe, thjesht, nuk dua t\u00eb besoj.<\/p>\n<p>Por, un\u00eb ve\u00e7oj 4 (kat\u00ebr) arsye baz\u00eb, 4 (kat\u00ebr) arsye kryesore q\u00eb Hashim Tha\u00e7i do t\u00eb ishte i fundit n\u00eb Shqiptari, p\u00ebr ta merituar postin kulmor t\u00eb shefit t\u00eb shtetit. Madje, n\u00ebse kjo do t\u00eb ndodhte, n\u00ebse shqiptar\u00ebt do ta b\u00ebnin nj\u00eb marr\u00ebzi, nj\u00eb horll\u00ebk, nj\u00eb pisll\u00ebk t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb mbeteshin p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb turp\u00ebruar, t\u00eb marruar dhe pa fije respekti nga bota demokratike e sotme dhe brezat e ardhsh\u00ebm shqiptar\u00eb. Dhe, ve\u00e7ojm\u00eb, duke i faktuar krimet e r\u00ebnda t\u00eb monstr\u00ebs Hashim, p\u00ebr t\u00eb cilat asnj\u00eb popull n\u00eb bot\u00eb, asnj\u00eb shtet ligjor, nuk do ta falte dhe, larg qoft\u00eb, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb president t\u00eb vendit:<\/p>\n<p><strong>1. &#8211; Sabotimi i luft\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i, me krer\u00ebt halabak\u00eb t\u00eb LPK-s\u00eb, hafije t\u00eb dyfisht\u00eb, t\u00eb UDB-s\u00eb dhe t\u00eb Sigurimit antikomb\u00ebtar shqiptar, sabotuan luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb. Ndarja dhe p\u00ebr\u00e7arja e faktorit ushtarak t\u00eb Kosov\u00ebs, ishte vep\u00ebr direkte e social-komunist\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb prir\u00eb nga presidenti Mejdani, Gjinushi, Milo dhe Klosi me kompanin\u00eb vrastare. Hashimi, me band\u00ebn e tij t\u00eb LPK-s\u00eb s\u00eb Zvicr\u00ebs, i b\u00ebri pu\u00e7 udh\u00ebheqjes t\u00eb LPK-s\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. Me urdh\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare, UDB-s\u00eb serbo-sllave dhe t\u00eb sigurimit t\u00eb fsheht\u00eb francez\u00eb, DGSE, themeloi organizat\u00ebn ilegale vrastare, terroriste e fashizoide SHIK. Grupet e para atentatore, terroriste, i p\u00ebrgadit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Franc\u00eb, t\u00eb cilat, me aksionet terroriste kund\u00ebr kuadrit ushtarak instituacional dhe t\u00eb veprimtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs, do ta sabotonin luft\u00ebn dhe do ta merrnin pushtetin. Dihet, Tirana zyrtare, besnike e nostalgjike e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb me serbo-sllav\u00ebt, q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bor\u00ebrore, ishte p\u00ebrcaktuar se &#8220;kryeqyteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb Beogradi!&#8221;<\/p>\n<p>Autori i k\u00ebtij shkrimi, duke qen\u00eb n\u00eb Emergjenc\u00ebn e Luft\u00ebs, n\u00eb furnizimin me baz\u00ebn materiale dhe armatimin p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt, q\u00eb nga nisma e luft\u00ebs e deri n\u00eb mbarim t\u00eb saj, n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Gjakov\u00ebs dhe t\u00eb Prizrenit, mund t\u00eb rendisim qindra shembuj e fakte, p\u00ebr sjelljen banditeske e sabotuese t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb SHIK-ut t\u00eb Hashim Tha\u00e7it e Kadri Veselit dhe t\u00eb SHISH-it t\u00eb Fatos Klosit me band\u00ebn e tij. Vet\u00ebm me nj\u00eb rast, kur Firma jon\u00eb &#8220;Etniku&#8221;, me qend\u00ebr n\u00eb Mamurras, t\u00eb Kurbinit, transportonte baz\u00eb materiale dhe arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr n\u00eb Koshare, n\u00eb Fierz\u00eb t\u00eb Tropoj\u00ebs, vet\u00ebm pak kilometra nga vend-vrasja e Ilir Konushevcit, banda q\u00eb ekzekutoi tribunin e demokracis\u00eb shqiptare, Azem Hajdarin, me band\u00ebn e SHIK-ut t\u00eb Kosov\u00ebs, ndaloi karvanin e kamionave, maltretoi dhe burgosi shofer\u00ebt dhe pesonelin shoq\u00ebrues t\u00eb ngarkesave. \u00cbsht\u00eb dashur t\u00eb paguhet nj\u00eb hara\u00e7 prej 25 mij\u00eb markave gjermane, p\u00ebr t`u liruar dhe zhbllokuar nga banda e SHISH-it dhe e SHIK-ut.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb telefonik i Hashimit, p\u00ebr Ministrin Ahmet Krasniqi, se &#8220;me ty shpejt do ta kryej misionin&#8221; dhe sharja me n\u00ebn\u00eb e b\u00ebr\u00eb atij, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi faktike e nj\u00eb krimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe sabotim i luft\u00ebs. Ishte kolonel Ahmet Krasniqi ai q\u00eb vuri n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb zbatim, taktik\u00ebn dhe strategjin\u00eb e luft\u00ebs, n\u00eb baza shkencore t\u00eb artit luftarak. Vrasja zyrtare e Ministrit t\u00eb Luft\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs, ishte sinjali i par\u00eb i sabotimit t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>2.- Krimi i organizuar politik: Vrasja e ushtarak\u00ebve dhe e veprimtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Banda e SHIK-ut, e kryesuar nga Hashim Tha\u00e7i dhe Kadri Veseli, n\u00eb koordinim me sherbimet konspirative t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb, kjo e fundit, tashm\u00eb, kishte futur n\u00eb loj\u00eb edhe sh\u00ebrbimin e fsheht\u00eb francez, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit vepronte e shpenguar dhe e sigurt\u00eb, filluan likudimet, vrasjet prapa shpine t\u00eb ushtarak\u00ebve institucional\u00eb, t\u00eb veprimtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs. Vrasjet dhe terrori i SHIK-ut, i filluar n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs, dhe i vazhduar p\u00ebrgjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs, me q\u00ebllim t\u00eb marrjes t\u00eb pushtetit me dhun\u00eb, ishte vazhdim\u00ebsi e terrorit milloshevi\u00e7ian, ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm. Kuota e vrasjeve prapa shpine, n\u00eb pusira, n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e nat\u00ebs dhe n\u00eb drit\u00ebn p\u00ebr diell, liston, num\u00ebron 1.820 ushtarak\u00eb dhe veprimtar\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb si dhe disa kuadro t\u00eb LPK-s\u00eb!<\/p>\n<p>Shifra marramend\u00ebse e ekzekutimeve ka qen\u00eb e planifikuar, e listuar, e sh\u00ebnuar dhe ka pasur nj\u00eb shtab hartues em\u00ebror dhe urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebs ekzekutues.<br \/>\nNj\u00eb d\u00ebshmi dom\u00ebth\u00ebn\u00ebse, q\u00eb e vulos k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sip\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb deklarimi publik i kuadrit t\u00eb SHIK-ut, Fatmir Limaj, kur thot\u00eb: &#8220;P\u00ebr arrestimin dhe d\u00ebnimin me vdekje t\u00eb Blerim Kuqit dhe t\u00eb tjer\u00ebve, pyesni Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm&#8221;.<\/p>\n<p><strong>3.- Korrupsioni, th\u00ebn\u00eb shqip, hajnia zyrtare e Hashimit me &#8220;komandant\u00ebt&#8221; fiktiv\u00eb t\u00eb &#8220;Rognerit&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor p\u00ebr shitjen, m\u00eb sakt, vjedhjen zyrtare t\u00eb pasurive t\u00eb brezave shqiptar\u00eb. Privatizimin e eg\u00ebr t\u00eb pasurive shoq\u00ebrore e shtet\u00ebrore, e p\u00ebrdori p\u00ebr pasurimin personal dhe t\u00eb &#8220;komandant\u00ebve&#8221; t\u00eb tij vrastar\u00eb. Duke qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb band\u00ebs t\u00eb SHIK-ut, i rrasur deri n\u00eb gryk\u00eb me krimet monstruoze, deri edhe n\u00eb kalljen e kufomave t\u00eb viktimave t\u00eb tij, si n\u00eb rastin kuadrit t\u00eb LDK-s\u00eb, Shaban Manaj, Hashimi mbeti peng i krimeve serike. Argat\u00ebt e tij k\u00ebrkonin nj\u00eb makro shp\u00ebrblim, p\u00ebr sjelljen e tij n\u00eb kupol\u00ebn e pushtetit. Dhe, ai ua dhuroi pasurit\u00eb e brezave shqiptar\u00eb, si: objekte industriale, me hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha toke, hotele e lokale t\u00eb shum\u00ebta bisnesi, toka masive dhe t\u00eb tjera, me \u00e7mime simbolike.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs l\u00eb t\u00eb nis\u00ebn nga privatizimet n\u00eb komunat e tyre. P.sh. andej nga vij un\u00eb, Istogu, nga shum\u00eb privatizime, vet\u00ebm dy raste kan\u00eb arsyetuar blerjen: Rasti i par\u00eb: &#8220;Trofta&#8221;, me pronar veprimtarin e palodhur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, Ismajl Byty\u00e7in, i cili, me investimet e shum\u00ebta t\u00eb b\u00ebra, e ka b\u00ebr\u00eb &#8220;Troft\u00ebn&#8221; nj\u00eb qend\u00ebr ushqimore e kreative me nam n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn dhe m\u00ebtej. Rasti i dyt\u00eb: Privatizimi i Qendr\u00ebs Sh\u00ebndet\u00ebsore Kurative &#8220;Ilixha&#8221; n\u00eb Banj\u00eb, me pronar Xhevdet Shoshin, i cili ka b\u00ebr\u00eb dhe vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb investime kolosale, duke e nxjerr nga kolapsi k\u00ebt\u00eb kompleks sh\u00ebndet\u00ebsor dhe parkun madhor \u00e7lodh\u00ebs. Kjo Qend\u00ebr, tashm\u00eb, frekuentohet nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>4.- Tradhtia e dukshme p\u00ebr Mitrovic\u00ebn e Veriut dhe marr\u00ebveshjet q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Serbin\u00eb hisedare n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kur NATO-ja \u00e7liroi Kosov\u00ebn (dhe jo &#8220;U\u00c7K-ja&#8221;), detashmenti i organizuar i Koshar\u00ebs ishte i gatsh\u00ebm p\u00ebr marshim n\u00eb Veriun e Mitrovic\u00ebs. Por, Hashimi u dha urdh\u00ebr bandave t\u00eb Dukagjinit, t\u00eb mos lejojn\u00eb l\u00ebvizjen e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Koshar\u00ebs. Dhe, p\u00ebr t\u00eb mos shkaktuar v\u00ebllavrasjen nd\u00ebrshqiptare, nuk vepruan.<br \/>\nKur bandat serbe, t\u00eb stacionuara n\u00eb Veriun e Mitrovic\u00ebs filluan vrasjen dhe largimin, shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve me dhun\u00eb e terror, nga sht\u00ebpit\u00eb dhe trojet e tyre st\u00ebrgjyshore, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb bandave serbe shkuan krer\u00ebt e SHIK-ut, Hashim Tha\u00e7i dhe Kadri Veseli, n\u00eb shoq\u00ebrim t\u00eb ushtar\u00ebve freancez\u00eb, sepse Hashimi, tashm\u00eb, ishte agjent i tyre, i rekrutuar p\u00ebrmes mikut t\u00eb tij &#8211; Arnaud Denjean, dh\u00ebnd\u00ebrr i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Organizimi i protestave t\u00eb mars &#8211; prillit 2004, nga SHIK-u i PDK-s\u00eb, ishte projekt i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb i Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur, fillimisht decentralizimin, fshat e komun\u00eb serbe, p\u00ebr t\u00eb ardhur tek &#8220;Zajednica&#8221; e sotme. Jan\u00eb nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb fakte se n\u00eb krye t\u00eb protestave kan\u00eb qen\u00eb kryetar\u00ebt dhe kuadrot lokal\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb dhe t\u00eb AAK-s\u00eb, si dhe Shoqatat e dala nga &#8220;lufta&#8221;, n\u00eb krye me &#8220;veteran\u00ebt e luft\u00ebs&#8221;, shum\u00eb syr\u00ebsh SHIK-as vras\u00ebs t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt kurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha bisedimet dhe marr\u00ebveshjet e b\u00ebra me Serbin\u00eb, t\u00eb monitoruara, n\u00eb surdin\u00eb, nga sigurimi francez\u00eb, rezultojn\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme, deri n\u00eb tradhti komb\u00ebtare, sepse ato e b\u00ebjn\u00eb hisedare Serbin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe, Hashimi anashkaloi t\u00eb gjitha institucionet e Kosov\u00ebs, sepse, ai \u00ebsht\u00eb peng i krimeve serike dhe duhej zbatuar urdh\u00ebrat e padron\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i nuk p\u00ebrmbush asnj\u00eb kriter p\u00ebr t`u b\u00ebr\u00eb president<\/strong><\/p>\n<p>Kur presidenti i fundit jugosllav, kroati Stipe Mesi\u00e7, nxori ushtrin\u00eb me tanke n\u00eb bulevardet e Beogradit, p\u00ebr ta mbrojtur Milloshevi\u00e7in nga turmat demonstruese, Serbia zyrtare, m\u00eb von\u00eb, do ta akuzonte presidentin e at\u00ebhersh\u00ebm &#8220;pse e mbrojte me tanke Milloshevi\u00e7in?&#8221; Dhe, Mesi\u00e7 do t\u00eb p\u00ebrgjigjej sepse &#8220;un\u00eb jam kroat dhe Kroacia ime donte shkat\u00ebrrimin e Jugosllavis\u00eb. Dhe, askush nuk mund ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Milloshevi\u00e7it. Prandaj, edhe e mbroja, q\u00eb ky shkat\u00ebrrim t\u00eb ndodh\u00eb sa m\u00eb par\u00eb&#8221;. Di\u00e7ka e till\u00eb po ndodh\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Serbia ka fakte t\u00eb bollshme t\u00eb krimeve p\u00ebr ta burgosur e d\u00ebnuar Hashimin dhe band\u00ebn e tij t\u00eb SHIK-ut. Por, askush m\u00eb mir\u00eb se sa Hashimi me band\u00ebn e tij, nuk zbaton politik\u00ebn shkat\u00ebrruese t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe, nuk ka asnj\u00eb habi pse Lista Serbe aprovon zgjedhjen e Hashimit president t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e par\u00eb Kushtetuese \u00ebsht\u00eb se &#8220;Presidenti duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb unitetin e popullit&#8221;. Dhe, \u00e7far\u00eb uniteti p\u00ebrfaq\u00ebson monstra Hashim, kur, duke qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb organizat\u00ebs vrastare t\u00eb SHIK-ut, s\u00eb bashku me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, kan\u00eb p\u00ebrgjakur Kosov\u00ebn, popullin e saj. Sa her\u00eb paraqit\u00ebn k\u00ebto hiena n\u00eb mjetet televizive, shum\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz, n\u00eb ofshamje e sip\u00ebr, shp\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb lot e vaj. Vall\u00eb, a kaq t\u00eb pa shpirt jan\u00eb pushtetar\u00ebt e sot\u00ebm, t\u00eb prir\u00eb nga PDK-ja dhe Isa Mustafa, q\u00eb duan ta shtojn\u00eb doz\u00ebn e provokimit dhe t\u00eb lotimit t\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00ebve, familjar\u00eb dhe dashamir\u00eb t\u00eb viktimave t\u00eb SHIK-ut t\u00eb Hashimit dhe t\u00eb Kadriut?!!<\/p>\n<p>P\u00ebr ta zbutur tragjikomedin\u00eb e zgjedhjes t\u00eb Hashimit president, jan\u00eb aktivizuar shum\u00eb tellall\u00eb, q\u00eb &#8220;han\u00eb buk\u00ebn e shqiptarit dhe b\u00ebjn\u00eb duan\u00eb e shkaut&#8221;. Dhe, p\u00ebr \u00e7ud\u00eb, m\u00eb shum\u00eb kakaris\u00ebn disa kuadro t\u00eb LDK-s\u00eb, se sa vet\u00eb PDK-ja! P\u00ebr t`i mposhtur kund\u00ebrshtar\u00ebt e LDK-s\u00eb brenda partis\u00eb, ata thon\u00eb se &#8220;nuk e kan\u00eb hallin te zgjedhja e Hashimit president, por te largimi i Isa Mustaf\u00ebs&#8221;! E kemi th\u00ebn\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebrisim se Isa \u00ebsht\u00eb kryeministri m\u00eb i mir\u00eb i qeverive t\u00eb deri sotme t\u00eb Kosov\u00ebs. Ka edhe ministra p\u00ebr lakmi, si: Avdulla Hoti e Haki Demolli, ashtu si\u00e7 ka ndonj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare p\u00ebr karrik\u00ebn e z\u00ebn\u00eb t\u00eb ministrit.<\/p>\n<p>Por, si kryetar i LDK-s\u00eb, me gjith\u00eb konsolidimin fillestar t\u00eb partis\u00eb, nuk arriti t\u00eb b\u00ebj\u00eb reformat e premtuara. P\u00ebrkundrazi, me politik\u00ebn e tij p\u00ebrjashtuese, seleksionuese e diferencuese, gjithnj\u00eb, n\u00eb kahjen negative, e d\u00ebmtoi shum\u00eb LDK-n\u00eb. Rrjedhimisht, elektoratin numerik\u00eb t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs, i cili, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nuk ka dezertuar, por q\u00eb abstenon, nuk voton, nuk mund ta p\u00ebrfitoj\u00eb kryetari aktual, Isa Mustafa. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb mendoj\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb veproj\u00eb pa humbur koh\u00eb Isa Mustafa me strukturat e partis\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsia e p\u00ebrgjumur e LDK-s\u00eb. Megjithat\u00eb, LDK-ja ka qen\u00eb dhe mbetet partia m\u00eb e besueshme dhe m\u00eb serioze n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Mulla Zek\u00eb B\u00ebrdynaj &#8211;IDRIZ ZEQIRAJ Hoxha nacionalist, i burgosuri politik shum\u00ebvje\u00e7ar\u00eb, n\u00eb Goli Otok dhe gjetk\u00eb n\u00eb Jugosllavi, Mulla Zek\u00eb B\u00ebrdynaj, nga Radavci i Pej\u00ebs, thoshte: &#8220;Amanetin e keq nuk duhet me e krye&#8221;. Ai i p\u00ebrkiste famijles s\u00eb madhe dhe fisnike t\u00eb Tahir Lushit, e cila zot\u00ebronte mullinj, sharr\u00eb, tok\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, bag\u00ebti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19613,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-544","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE&quot; - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&quot;AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE&quot; - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Mulla Zek\u00eb B\u00ebrdynaj &#8211;IDRIZ ZEQIRAJ Hoxha nacionalist, i burgosuri politik shum\u00ebvje\u00e7ar\u00eb, n\u00eb Goli Otok dhe gjetk\u00eb n\u00eb Jugosllavi, Mulla Zek\u00eb B\u00ebrdynaj, nga Radavci i Pej\u00ebs, thoshte: &#8220;Amanetin e keq nuk duhet me e krye&#8221;. Ai i p\u00ebrkiste famijles s\u00eb madhe dhe fisnike t\u00eb Tahir Lushit, e cila zot\u00ebronte mullinj, sharr\u00eb, tok\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, bag\u00ebti [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-02-15T20:03:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-20T10:36:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/xhami_cesme.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"480\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"&#8220;AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE&#8221;\",\"datePublished\":\"2016-02-15T20:03:13+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-20T10:36:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/\"},\"wordCount\":2464,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/08\\\/xhami_cesme.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/\",\"name\":\"\\\"AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE\\\" - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/08\\\/xhami_cesme.jpg\",\"datePublished\":\"2016-02-15T20:03:13+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-20T10:36:25+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/08\\\/xhami_cesme.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/08\\\/xhami_cesme.jpg\",\"width\":480,\"height\":360,\"caption\":\"Xhami - \u00c7esme\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE\" - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\"AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE\" - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"&#8211; Mulla Zek\u00eb B\u00ebrdynaj &#8211;IDRIZ ZEQIRAJ Hoxha nacionalist, i burgosuri politik shum\u00ebvje\u00e7ar\u00eb, n\u00eb Goli Otok dhe gjetk\u00eb n\u00eb Jugosllavi, Mulla Zek\u00eb B\u00ebrdynaj, nga Radavci i Pej\u00ebs, thoshte: &#8220;Amanetin e keq nuk duhet me e krye&#8221;. Ai i p\u00ebrkiste famijles s\u00eb madhe dhe fisnike t\u00eb Tahir Lushit, e cila zot\u00ebronte mullinj, sharr\u00eb, tok\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, bag\u00ebti [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-02-15T20:03:13+00:00","article_modified_time":"2018-04-20T10:36:25+00:00","og_image":[{"width":480,"height":360,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/xhami_cesme.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"&#8220;AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE&#8221;","datePublished":"2016-02-15T20:03:13+00:00","dateModified":"2018-04-20T10:36:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/"},"wordCount":2464,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/xhami_cesme.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/","name":"\"AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE\" - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/xhami_cesme.jpg","datePublished":"2016-02-15T20:03:13+00:00","dateModified":"2018-04-20T10:36:25+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/xhami_cesme.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/xhami_cesme.jpg","width":480,"height":360,"caption":"Xhami - \u00c7esme"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/amanetin-e-keq-nuk-duhet-me-e-krye\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=544"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/544\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}