{"id":54435,"date":"2020-04-21T17:17:35","date_gmt":"2020-04-21T16:17:35","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=54435"},"modified":"2020-04-22T17:06:51","modified_gmt":"2020-04-22T16:06:51","slug":"kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/","title":{"rendered":"K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro &#8211; Amerikane"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong>LIDHJA QYTETARE I B\u00cbN THIRRJE PRESIDENTIT TRUMP<br \/>\nQ\u00cb TA LIROJ\u00cb AMBASADORIN GRENELL NGA DETYRAT E TIJ<br \/>\nSI I D\u00cbRGUARI SPECIAL P\u00cbR DIALOGUN KOSOV\u00cb-SERBI<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Deklarata Publike nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane<\/p><\/blockquote>\n<p><em>Prill 2020<\/em><\/p>\n<p>Ne, an\u00ebtar\u00ebt e Bordit t\u00eb Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr situat\u00ebn e rrezikshme n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs pas r\u00ebnies s\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kryeministrit Albin Kurti, t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>R\u00ebnia ishte si rezultat i nj\u00eb l\u00ebvizjeje t\u00eb paprecedent\u00eb, t\u00eb orkestruar nga disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb elit\u00ebs politike t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr avancimin e interesave t\u00eb tyre personale, n\u00eb koordinim me t\u00eb D\u00ebrguarin Special t\u00eb Presidentit Trump p\u00ebr Negociatat e Paqes Serbi-Kosov\u00eb, Ambasadorin Richard Grenell.<\/p>\n<p>Lidhja Qytetare gjithmon\u00eb ka lobuar te qeveria e SHBA, q\u00eb n\u00eb koordinim me Bashkimin Evropian t\u00eb angazhohet plot\u00ebsisht n\u00eb gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb konfliktit Kosov\u00eb-Serbi. P\u00ebr keqardhjen ton\u00eb, Ambasadori Grenell ka keqp\u00ebrdor\u00eb r\u00ebnd\u00eb procesin, duke e ndjekur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb leht\u00eb dhe t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai leht\u00ebsoi takimet midis Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb Aleksander Vu\u00e7iqit dhe Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7it. <strong>Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shovinist me urrejtje t\u00eb thell\u00eb ndaj popullit shqiptar<\/strong>. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs ai ishte Minist\u00ebr i Informacionit i Millosheviqit dhe personi i favorizuar i ultra nacionalistit serb Vojisllav Sheshelit, i cili u d\u00ebnua p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Hag\u00eb. Ai kontrollon plot\u00ebsisht institucionet e Serbis\u00eb dhe mban lidhje t\u00eb ngushta me Mosk\u00ebn. Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan, t\u00eb cilin nuk e don shumica e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe konsiderohet si nj\u00eb nga lojtar\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shumic\u00ebn e d\u00ebshtimeve t\u00eb vendit gjat\u00eb nj\u00ebzet viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Edhe pse Ambasadori Grenell e mohon at\u00eb, gjer\u00ebsisht ka qen\u00eb e raportuar se k\u00ebto negociata pas dyerve t\u00eb mbyllura kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb ndryshimin e kufijve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar shtete etnikisht t\u00eb pastra, n\u00eb kund\u00ebrshtim me politikat e vendosura nga Amerika dhe Evropa q\u00eb kufijt\u00eb jan\u00eb t\u00eb fiksuara dhe zgjidhjet politike duhet t\u00eb gjenden brenda tyre. Ndryshimet e kufijve gjithmon\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb gjakderdhje n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Ambasadori Grenell ka marr\u00eb haptas an\u00ebn e Serbis\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb akomodoj\u00eb k\u00ebrkesat e tyre shkat\u00ebrruese. Ai nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb presion ndaj Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb fushat\u00ebn e vet ndaj vendeve q\u00eb e kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb ta \u00e7njohin at\u00eb dhe t\u00eb ndaloj\u00eb marrjen e arm\u00ebve nga Rusia. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Grenell ka b\u00ebr\u00eb presion t\u00eb madh mbi viktim\u00ebn, Kosov\u00ebn \u2013 duke e k\u00ebrc\u00ebnuar me ngrirjen e programeve t\u00eb zhvillimit ekonomik t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb SHBA t\u00eb Korporat\u00ebs s\u00eb Sfid\u00ebs s\u00eb Mij\u00ebvje\u00e7arit n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00ebrheqjen e trupave amerikane n\u00ebse Kosova nuk i heq tarifat p\u00ebr mallrat serbe pa parakushte.<\/p>\n<p>Grenell ka k\u00ebmb\u00ebngulur se do t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje pasi Kosova dhe Serbia t\u00eb rifillojn\u00eb dialogun, duke harruar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se nj\u00eb marr\u00ebveshje midis aktor\u00ebve shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqij \u2014 Vu\u00e7iqit dhe Tha\u00e7it \u2014 u negociua n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2018 n\u00eb bisedimet e drejtuara nga shefja e at\u00ebhershme e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Bashkimit Evropian Federica Mogherini. \u00cbsht\u00eb mahnit\u00ebse t\u00eb shoh\u00ebsh q\u00eb Vu\u00e7iqi, Tha\u00e7i dhe Grenell e konsiderojn\u00eb popullin shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs si shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe tep\u00ebr naiv, q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton \u201ckorrigjimi i kufijve\u201d, \u201crregullimi\u201d ose \u201cdemarkacioni\u201d: ndarja e Kosov\u00ebs dhe krijimi t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe. Pa dyshim, ndarja do t\u00eb trim\u00ebronte si Serbin\u00eb ashtu edhe Rusin\u00eb dhe aspiratat e tyre hegjemone p\u00ebr dominim n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore dhe hyrjen n\u00eb detin Adriatik.<\/p>\n<p>Roli i Ambasadorit Grenell ishte i qart\u00eb duke e armatosur fort liderin e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) Isa Mustafa, q\u00eb t\u00eb ndahet nga Vet\u00ebvendosja (LVV), me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb qeverin\u00eb e koalicionit LVV-LDK t\u00eb shpres\u00ebs dhe t\u00eb ndryshimit, t\u00eb udh\u00ebhequr nga dy politikan\u00eb m\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur publikisht \u2014 <strong>Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetares s\u00eb Kuvendit Vjosa Osmani<\/strong>, an\u00ebtare e LDK-s\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 Hashim Tha\u00e7it, Grenell ftoi Skender Hysenin, ish-Ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e gard\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb partis\u00eb s\u00eb koalicionit t\u00eb ri t\u00eb LDK-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime se si ta p\u00ebrfundoj\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, disa dit\u00eb para propozimit t\u00eb votimit t\u00eb mosbesimit m\u00eb 25 Mars.<\/p>\n<p>Procesi i prishjes dhe destabilizimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me vlerat amerikane, kund\u00ebr vullnetit t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kund\u00ebr interesave strategjik\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Ishte gjithashtu e turpshme, sepse kjo ka ndodhur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kosova, Amerika dhe e gjith\u00eb bota po luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebt derisa koronavirusi po p\u00ebrhapet. Shumica e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve evropian\u00eb kan\u00eb shprehur kund\u00ebrshtimin e tyre ndaj nd\u00ebrhyrjes politike t\u00eb administrat\u00ebs Trump n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00ebse Tha\u00e7i dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, t\u00eb inkurajuar nga Ambasadori Grenell, po p\u00ebrpiqen t\u00eb marrin qeverin\u00eb pa zgjedhje t\u00eb reja ose n\u00eb kund\u00ebrshtim me ndonj\u00eb dispozit\u00eb kushtetuese, trazirat dhe destabilizimi n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb dhe ka gjasa q\u00eb Presidenti Trump do t\u00eb faj\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb shum\u00eb raporte, em\u00ebrimi i Ambasadorit Grenell nga Presidenti Trump gjithashtu ka armiq\u00ebsuar udh\u00ebheq\u00ebsit e politik\u00ebs s\u00eb jashtme evropiane me Grenell me pun\u00ebn prapa skenave dhe me mos p\u00ebrfshirjen e aleat\u00ebve kryesor\u00eb evropian\u00eb n\u00eb negociatat Kosov\u00eb-Serbi. Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr \u00e7do shk\u00ebmbimi territorial p\u00ebr arsye shum\u00eb t\u00eb mira. Trazirat pasuese do t\u00eb ken\u00eb ndikim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm politik n\u00eb Ballkan dhe potencialisht do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr dekada n\u00eb vazhdim. Si\u00e7 deklaruan Kurt Bassuener dhe Bodo \u00cbeber nga K\u00ebshilli i Politik\u00ebs p\u00ebr Demokratizimin &#8211; <em>think tank<\/em> me qend\u00ebr n\u00eb Berlin m\u00eb 2 prill, nj\u00eb shk\u00ebmbim territorial, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cndarje e Kosov\u00ebs\u201d, n\u00ebnkupton \u201c<em>nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb papritur t\u00eb politik\u00ebs amerikane n\u00eb Ballkan prej dy dekadave, duke hapur nj\u00eb \u00e7arje transatlantike t\u00eb papar\u00eb, sa i p\u00ebrket siguris\u00eb evropiane, q\u00eb nga vitet 1992-1995 t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnje.<\/em>&#8221;<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se qasja e administrat\u00ebs Trump ndaj konfliktit Kosov\u00eb-Serbi n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb e gabuar dhe prandaj \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. Meqen\u00ebse Ambasadori Grenell ka humbur besueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi t\u00eb paansh\u00ebm, Lidhja Qytetare i b\u00ebn thirrje Presidentit Trump, q\u00eb t\u00eb largoj\u00eb Ambasadorin Grenell nga detyrat e tij, si i D\u00ebrguari Special p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi. Duke e ngarkuar nj\u00eb ekspert me njohuri mbi Ballkanin, Shtetet e Bashkuara mund dhe duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb marrin rolin drejtues n\u00eb zgjidhjen e konfliktit serbo-shqiptar nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, natyrisht n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bashkimin Evropian p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes dhe zbatimin e saj. Lidhja Qytetare gjithashtu ka shqet\u00ebsime serioze, se i D\u00ebrguari i em\u00ebruar i Evrop\u00ebs p\u00ebr bisedimet Kosov\u00eb-Serbi, Mirosllav Laj\u00e7ak, \u00ebsht\u00eb zgjedhja e gabuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozicion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij me Serbin\u00eb gjat\u00eb rolit t\u00eb tij si p\u00ebrfaq\u00ebsues special i Bashkimit Evropian n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb midis viteve 2007 dhe 2009 dhe pasi \u00ebsht\u00eb i ardhur nga Sllovakia, nj\u00eb nga pes\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb ende nuk e ka njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjidhje e p\u00ebrhershme e problemit Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e mundur. \u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore nj\u00eb njohje e nd\u00ebrsjell\u00eb e kufijve ekzistues me garanci p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb barabart\u00eb politike dhe njer\u00ebzore p\u00ebr pakicat n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi. Por kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm kur Amerika dhe Bashkimi Evropian gjithashtu mb\u00ebshtesin nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb fillon me pranimin se Serbia ka bllokuar \u00e7do marr\u00ebveshje t\u00eb propozuar q\u00eb prej fillimit t\u00eb \u201cbisedimeve teknike\u201d midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Si\u00e7 deklaroi <em>Shirley Cloyes DioGuardi<\/em> n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj para N\u00ebn-komisionit t\u00eb Dhom\u00ebs p\u00ebr Evrop\u00ebn n\u00eb vitin 2013, paqja dhe stabiliteti i q\u00ebndruesh\u00ebm \u201c<em>do t\u00eb ndodhin vet\u00ebm kur Serbia t\u00eb njeh\u00eb sovranitetin e Kosov\u00ebs dhe pranon Kosov\u00ebn n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kur i jep t\u00eb drejta t\u00eb barabarta civile dhe njer\u00ebzore shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs (n\u00eb nj\u00eb nivel me t\u00eb drejtat q\u00eb aktualisht serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb i g\u00ebzojn\u00eb), heq dor\u00eb nga strukturat e saja paralele n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrqendrohet n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe politik t\u00eb Serbis\u00eb. Sapo t\u00eb ndodh\u00eb kjo, qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb vendosjen e nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe sundimit t\u00eb ligjit \u2013 di\u00e7ka q\u00eb ajo nuk ka arritur t\u00eb b\u00ebj\u00eb sa duhet, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb sovranitetit dhe korrupsionit prej shum\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb saj.<\/em>&#8221;<\/p>\n<blockquote><p>Shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata politikan\u00eb q\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike Kosov\u00ebn, t\u00eb kuptojn\u00eb se kan\u00eb shkuar shum\u00eb larg. Pretendimi i tyre se ata jan\u00eb pro-amerikan\u00eb \u00ebsht\u00eb qesharak, pasi gjith\u00e7ka q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr gati 20 vjet ka qen\u00eb antiamerikane dhe antishqiptare.<\/p><\/blockquote>\n<p>Shpresojm\u00eb gjithashtu q\u00eb lider\u00ebt e rinj t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe t\u00eb tjer\u00ebt si ata e kuptojn\u00eb rolin e tyre historik p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Kosov\u00ebn nga kjo situat\u00eb e tmerrshme. Si qeveri e p\u00ebrkohshme e Kosov\u00ebs, ata duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb luftimin e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve t\u00eb saj, p\u00ebrfshir\u00eb pakicat. <strong>Ata duhet t\u00eb ndalojn\u00eb \u00e7do bisedim nga kushdo q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb, integritetin territorial, dhe sovranitetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong> Shpresojm\u00eb gjithashtu q\u00eb qeveria nuk do ta minoj\u00eb opozit\u00ebn dhe n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj do t\u2019i ofroj\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me Serbin\u00eb dhe do t\u00eb promovoj\u00eb dhe avancoj\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb pro-amerikane dhe pro-evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet demokratike t\u00eb 6 tetorit 2019, populli i Kosov\u00ebs votoi p\u00ebr ndryshim pozitiv, duke i dh\u00ebn\u00eb Vet\u00ebvendosjes dhe LDK nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar ndryshimin. Votimi sh\u00ebnoi nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb politik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Ne besojm\u00eb se dashuria, respekti dhe admirimi i popullit shqiptar p\u00ebr Amerik\u00ebn nuk do t\u00eb humbet, pasi nj\u00eb shekull i duhej p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar. Sidoqoft\u00eb, q\u00ebndrimi p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirin\u00eb e dikujt \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb gj\u00ebja e duhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Nj\u00eb Ambasador Amerikan dhe disa zyrtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb administrate nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vlera t\u00eb q\u00ebndrueshme Amerikane. Ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Ne duam t\u00eb sigurojm\u00eb popullin e Kosov\u00ebs q\u00eb Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, e udh\u00ebhequr nga <strong>Joseph J. DioGuardi<\/strong> dhe <strong>Shirley Cloyes DioGuardi<\/strong>, si lobi i vet\u00ebm i regjistruar n\u00eb Uashington, DC, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar dhe mbrojtur t\u00eb drejtat e ligjshme t\u00eb popullit shqiptar, ashtu si ka b\u00ebr\u00eb Lidhja Qytetare p\u00ebr tridhjet\u00eb vitet e fundit. Ne kemi arritur t\u00eb ndryshojm\u00eb politikat e shum\u00eb administratave amerikane p\u00ebrmes pun\u00ebs son\u00eb me drejtuesit e politik\u00ebs s\u00eb jashtme n\u00eb Kongresin Amerikan, dhe ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme dhe madje edhe m\u00eb t\u00eb forta para dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb pandemis\u00eb me koronavirus.<\/p>\n<p>Ne nuk mb\u00ebshtesim ndonj\u00eb parti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri, apo trojet e tjera shqiptare. Por ne i mb\u00ebshtesim ata politikan\u00eb, q\u00eb punojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr interesat komb\u00ebtare dhe njer\u00ebzit q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr qeverin\u00eb amerikane: Ne mb\u00ebshtesim ata lider\u00eb politik\u00eb q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe efektiv t\u00eb popullit, dhe ne i hedhim posht\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar vet\u00ebm p\u00ebr interesat e tyre personale dhe vazhdimin e pushtetit t\u00eb tyre. Ne q\u00ebndrojm\u00eb me vendosm\u00ebri dhe krenari p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare dhe shpresojm\u00eb t\u00eb avancojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb suksesshme demokratike dhe ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Me respekt,<br \/>\n<\/em><em>Bordi i Drejtor\u00ebve t\u00eb Lidhjes<\/em><\/p>\n<blockquote><p>Burimi: <a href=\"https:\/\/nacionale.info\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Nacionale.Info<\/a><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LIDHJA QYTETARE I B\u00cbN THIRRJE PRESIDENTIT TRUMP Q\u00cb TA LIROJ\u00cb AMBASADORIN GRENELL NGA DETYRAT E TIJ SI I D\u00cbRGUARI SPECIAL P\u00cbR DIALOGUN KOSOV\u00cb-SERBI Deklarata Publike nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane Prill 2020 Ne, an\u00ebtar\u00ebt e Bordit t\u00eb Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr situat\u00ebn e rrezikshme n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs pas r\u00ebnies [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":54438,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,9,34],"tags":[],"class_list":["post-54435","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-ne-plan-te-pare","category-politike"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro - Amerikane - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro - Amerikane - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"LIDHJA QYTETARE I B\u00cbN THIRRJE PRESIDENTIT TRUMP Q\u00cb TA LIROJ\u00cb AMBASADORIN GRENELL NGA DETYRAT E TIJ SI I D\u00cbRGUARI SPECIAL P\u00cbR DIALOGUN KOSOV\u00cb-SERBI Deklarata Publike nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane Prill 2020 Ne, an\u00ebtar\u00ebt e Bordit t\u00eb Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr situat\u00ebn e rrezikshme n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs pas r\u00ebnies [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-21T16:17:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-22T16:06:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/joseph-and-shirley-dioguardi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"535\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro &#8211; Amerikane\",\"datePublished\":\"2020-04-21T16:17:35+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-22T16:06:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/\"},\"wordCount\":2164,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/joseph-and-shirley-dioguardi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"N\u00eb plan t\u00eb par\u00eb\",\"Politik\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/\",\"name\":\"K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro - Amerikane - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/joseph-and-shirley-dioguardi.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-21T16:17:35+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-22T16:06:51+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/joseph-and-shirley-dioguardi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/joseph-and-shirley-dioguardi.jpg\",\"width\":800,\"height\":535,\"caption\":\"Joseph and Shirley DioGuardi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro &#8211; Amerikane\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro - Amerikane - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro - Amerikane - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"LIDHJA QYTETARE I B\u00cbN THIRRJE PRESIDENTIT TRUMP Q\u00cb TA LIROJ\u00cb AMBASADORIN GRENELL NGA DETYRAT E TIJ SI I D\u00cbRGUARI SPECIAL P\u00cbR DIALOGUN KOSOV\u00cb-SERBI Deklarata Publike nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane Prill 2020 Ne, an\u00ebtar\u00ebt e Bordit t\u00eb Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr situat\u00ebn e rrezikshme n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs pas r\u00ebnies [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-04-21T16:17:35+00:00","article_modified_time":"2020-04-22T16:06:51+00:00","og_image":[{"width":800,"height":535,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/joseph-and-shirley-dioguardi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro &#8211; Amerikane","datePublished":"2020-04-21T16:17:35+00:00","dateModified":"2020-04-22T16:06:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/"},"wordCount":2164,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/joseph-and-shirley-dioguardi.jpg","articleSection":["Artikuj","N\u00eb plan t\u00eb par\u00eb","Politik\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/","name":"K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro - Amerikane - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/joseph-and-shirley-dioguardi.jpg","datePublished":"2020-04-21T16:17:35+00:00","dateModified":"2020-04-22T16:06:51+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/joseph-and-shirley-dioguardi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/joseph-and-shirley-dioguardi.jpg","width":800,"height":535,"caption":"Joseph and Shirley DioGuardi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kerkohet-shkarkimi-i-grenellit-nga-lidhja-qytetare-shqiptaro-amerikane\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"K\u00ebrkohet shkarkimi i Grenellit nga Lidhja Qytetare Shqiptaro &#8211; Amerikane"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54435","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54435"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54435\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":54511,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54435\/revisions\/54511"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54435"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54435"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54435"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}