{"id":54443,"date":"2020-04-21T17:42:49","date_gmt":"2020-04-21T16:42:49","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=54443"},"modified":"2020-04-21T17:44:14","modified_gmt":"2020-04-21T16:44:14","slug":"a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<figure style=\"width: 150px\" class=\"wp-caption alignright\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"Zeneli, Valbona\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/Zeneli_Valbona.png\" alt=\"Zeneli, Valbona\" width=\"150\" height=\"150\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">.<br \/>Zeneli, Valbona<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>VALBONA ZENELI<br \/>\nMICHELE CAPRIATI<\/strong><\/p>\n<p>Italia p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr interesat gjeo-ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i aseteve strategjike si n\u00eb industri t\u00eb p\u00ebrparuara, ashtu edhe tradicionale, n\u00eb marka dhe teknologji t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, si dhe z\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjeografike n\u00eb kuadrin e Rrug\u00ebs s\u00eb M\u00ebndafshit Detar t\u00eb shekullit 21 t\u00eb Kin\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb integrale e Iniciativ\u00ebs Belt and Road (Rrip dhe Rrug\u00eb). \u00c7do akses n\u00eb infrastruktur\u00ebn portuale t\u00eb Italis\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn, e cila k\u00ebrkon t\u00eb zgjeroj\u00eb rrug\u00ebt dhe rrjetet e saj tregtare p\u00ebrmes Mesdheut n\u00eb Europ\u00ebn Veriore.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2019, Italia u b\u00eb nj\u00eb an\u00ebtare zyrtare e Iniciativ\u00ebs Belt and Road (BRI), duke u b\u00ebr\u00eb vendi i par\u00eb G-7 q\u00eb iu bashkua k\u00ebsaj platforme t\u00eb udh\u00ebhequr nga Pekini, si edhe ekonomia m\u00eb e madhe midis 15 vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb BRI. P\u00ebrfshirja e Italis\u00eb n\u00eb BRI, si ekonomia e tret\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb Europ\u00eb, Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto (PBB) i s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn 15 p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb s\u00eb Eurozon\u00ebs, ishte shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por edhe thell\u00ebsisht simbolik p\u00ebr ambiciet kineze n\u00eb Europ\u00eb, duke sugjeruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rolin n\u00eb rritje t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb bot\u00eb. Memorandumi i Mir\u00ebkuptimit n\u00eb kuadrin e BRI, i n\u00ebnshkruar midis Rom\u00ebs dhe Pekinit, ishte ambicioz dhe p\u00ebrfshinte 50 marr\u00ebveshje, q\u00eb p\u00ebrfshinin fushat ekonomike, kulturore dhe infrastrukturore. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrfitimet e parashikuara ekonomike p\u00ebr Italin\u00eb ende nuk jan\u00eb materializuara, nd\u00ebrsa pasojat e afrimit t\u00eb Rom\u00ebs dhe Pekinit n\u00eb nj\u00eb ndryshim drejtimi politik, mes kritikash nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ndez\u00ebn nj\u00eb debat t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politik n\u00eb Itali.<\/p>\n<p><strong>ITALIA, AN\u00cbTARE E BRI: CILAT JAN\u00cb P\u00cbRFITIMET?<\/strong><\/p>\n<p>Shpresa e Italis\u00eb ishte se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BRI do t\u00eb hapte mund\u00ebsi t\u00eb reja tregtare dhe n\u00eb aspektin e investimeve. Q\u00eb nga fillimi i viteve 2000, tregtia midis dy vendeve \u00ebsht\u00eb rritur pes\u00ebfish (nga 9.6 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb 2001 n\u00eb 49.9 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb 2019). Sidoqoft\u00eb, nivelet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb tregtis\u00eb midis Italis\u00eb dhe Kin\u00ebs nuk kan\u00eb ndryshuar n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, q\u00eb nga viti 2010 (49.5 miliard\u00eb dollar\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, deficiti tregtar p\u00ebr Italin\u00eb ka ardhur duke u rritur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, duke arritur n\u00eb 20.9 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vitin 2019, nd\u00ebrsa eksportet italiane n\u00eb Kin\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, me 6.1 p\u00ebr qind vet\u00ebm vitin e kaluar. N\u00eb vitin 2019, Kina ishte partneri i tret\u00eb m\u00eb i madh importues p\u00ebr Italin\u00eb, duke siguruar m\u00eb shum\u00eb se 7 p\u00ebr qind t\u00eb importeve t\u00eb saj dhe partneri i n\u00ebnt\u00eb m\u00eb i madh i eksportit, duke marr\u00eb vet\u00ebm 2.9 p\u00ebr qind t\u00eb eksporteve italiane, kryesisht n\u00eb pajisje elektronike dhe makineri.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr investimet e huaja direkte kineze, Italia ka qen\u00eb n\u00eb mesin e tri vendeve europiane q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb investime m\u00eb t\u00eb larta, pas Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe Gjermanis\u00eb. N\u00eb vitin 2019, stoku i investimeve direkte kineze n\u00eb Itali arriti n\u00eb 17.4 miliard\u00eb dollar\u00eb q\u00eb nga viti 2000, me kulmin e investimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb 2014 dhe 2015. N\u00ebse merren parasysh t\u00eb gjitha investimet dhe kontratat e nd\u00ebrtimit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kredit\u00eb, shuma e investimeve arrin 25.5 miliard\u00eb dollar\u00eb, duke u p\u00ebrqendruar kryesisht te sektor\u00ebt e energjis\u00eb (6.5 miliard\u00eb dollar\u00eb), transportit (8,75 miliard\u00eb dollar\u00eb), teknologjis\u00eb (4 miliard\u00eb dollar\u00eb) dhe financave (2.8 miliard\u00eb dollar\u00eb)<\/p>\n<p>Nd\u00ebr investimet kryesore ka qen\u00eb blerja e 17 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb Pirellit,\u00a0prodhuesit m\u00eb i madh i gomave n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr 7.9 miliard\u00eb dollar\u00eb nga nd\u00ebrmarrja shtet\u00ebrore kineze ChemChina. Investitor\u00ebt kinez\u00eb, p\u00ebrmes Bank\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs (shtet\u00ebrore), jan\u00eb gjithashtu t\u00eb interesuar n\u00eb tregun e burs\u00ebs italiane, blerjen e aksioneve me vler\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 4 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb kompani t\u00eb ndryshme si Intesa Sanpaolo, Unicredit, Eni, Enel, Telecom Italia, Generali, Terna dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb vitet e fundit, investimet e reja kineze kan\u00eb qen\u00eb zhg\u00ebnjyese. Italia nuk ka arritur t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb shum\u00eb projekte vitin e kaluar, megjith\u00ebse jan\u00eb n\u00ebnshkruar 29 marr\u00ebveshje n\u00eb vler\u00eb prej 2.8 miliard\u00eb dollar\u00ebsh, p\u00ebrfshir\u00eb marr\u00ebveshjet midis China Communication Construction dhe porteve t\u00eb Trieste dhe Genoa. Nd\u00ebrsa \u201cHuawei\u201d kishte njoftuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019 nj\u00eb plan investimi prej 3.1 miliard\u00eb dollar\u00ebsh gjat\u00eb tri viteve t\u00eb ardhshme, qeveria italiane q\u00eb nga ajo koh\u00eb ka forcuar q\u00ebndrimin e saj n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kin\u00eb si edhe kufizimit t\u00eb hyrjes s\u00eb Huawei Technology n\u00eb rrjetet e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb pest\u00eb (5G).<\/p>\n<p>Dhjetorin e kaluar, komiteti i inteligjenc\u00ebs dhe siguris\u00eb s\u00eb Parlamentit italian rekomandoi q\u00eb qeveria \u201cme shum\u00eb seriozitet\u201d t\u00eb konsideronte ndalimin e \u201cHuawei\u201d dhe furnizuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pajisjeve kineze nga rrjetet celulare 5G t\u00eb Italis\u00eb. Por p\u00ebrgjigjja e qeveris\u00eb drejtuar nga Kryeministri Conte ishte se procedurat ekzistuese t\u00eb kontrollit, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ashtuquajturat \u201cGolden Power Rules\u201d (rregullat e fuqis\u00eb s\u00eb art\u00eb) p\u00ebr t\u00eb mbrojtur asetet strategjike (q\u00eb mbulojn\u00eb sektor\u00ebt e mbrojtjes, t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, transportin dhe sektorin e teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb teknologjin\u00eb 5G), ishin m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p><strong>KRIZA COVID-19 DHE PASOJAT E SAJ EKONOMIKE<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga shkurti i vitit 2020, tabloja ekonomike italiane ka ndryshuar krejt\u00ebsisht. Nd\u00ebrsa Italia \u00ebsht\u00eb goditur nga kriza e saj m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, me m\u00eb shum\u00eb se 20,000 vdekje t\u00eb shkaktuara nga pandemia e COVID-19, ekonomia e saj ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb vuaj\u00eb recesionin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebrhapja e virusit COVID-19 ka shkaktuar tronditje t\u00eb paparashikueshme t\u00eb tregut, si p\u00ebr nga k\u00ebrkesa, ashtu edhe nga furnizimi, me pasoja t\u00eb mbylljes progresive t\u00eb veprimtarive ekonomike komb\u00ebtare, shum\u00eb prej\u00a0tyre edhe t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb frenuar epidemin\u00eb. Edhe para kriz\u00ebs COVID-19, Italia po p\u00ebrballej me t\u00eb ardhura stagnante, si i vetmi vend n\u00eb BE qe kishte t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb ardhura mesatare p\u00ebr frym\u00eb si 20 vjet m\u00eb par\u00eb, dhe ekonomia e saj po luftonte me nj\u00eb norm\u00eb papun\u00ebsie prej 12 p\u00ebr qind dhe nj\u00eb borxh sovran me vler\u00eb 133 p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb. Goditja ekonomike q\u00eb vjen nga katastrofa aktuale sh\u00ebndet\u00ebsore do t\u00eb sjell\u00eb pasoja edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Instituti i Statistikave Italiane (Istat) v\u00ebren se besimi i konsumatorit vet\u00ebm gjat\u00eb muajit mars ka r\u00ebn\u00eb me 9.9 p\u00ebr qind krahasuar me muajin e kaluar dhe se treguesi i Sentimentit Ekonomik \u00ebsht\u00eb ulur me 17.6 p\u00ebr qind. Konfindustria vler\u00ebson, se n\u00eb skenarin m\u00eb optimist, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie prej 10 p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb n\u00eb krahasim me fundin e vitit 2019 dhe nj\u00eb rifillim n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2020, i cili do t\u00eb pengohet nga k\u00ebrkesa e dob\u00ebt p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime. Vler\u00ebsohet se Italia do t\u2019i jap\u00eb fund vitit 2020 me nj\u00eb r\u00ebnie prej 6 p\u00ebr qind t\u00eb PBBs\u00eb, nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb konsumit prej 6.8 p\u00ebr qind dhe nj\u00eb r\u00ebnie prej 10.6 p\u00ebr qind t\u00eb investimeve.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e aksioneve kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. N\u00eb vet\u00ebm disa jav\u00eb, indeksi MIB ka arritur nivelet e tij m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb nga 2012 me nj\u00eb tkurrje 40 p\u00ebr qind, ve\u00e7an\u00ebrisht duke prekur bankat dhe kompanit\u00eb e sigurimeve. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, shum\u00eb kompani italiane, q\u00eb ishin n\u00eb gjendje mjaft t\u00eb mir\u00eb para kriz\u00ebs, tani rrezikojn\u00eb t\u00eb falimentoj\u00eb dhe t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb duar t\u00eb huaja. Duket si nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e asaj q\u00eb ndodhi pas kriz\u00ebs s\u00eb Eurozon\u00ebs, por shum\u00eb m\u00eb keq. Dhe gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, investimet kineze, kryesisht p\u00ebrmes blerjeve t\u00eb kompanive italiane, shkuan nga 100 milion\u00eb euro n\u00eb 2010 n\u00eb 7.6 miliard\u00eb euro n\u00eb 2015.<\/p>\n<p><strong>\u201cGOLDEN POWER RULES\u201d T\u00cb ZGJERUARA<\/strong><\/p>\n<p>E shqet\u00ebsuar se kompanit\u00eb italiane n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike do t\u00eb bliheshin nga aktor\u00eb t\u00eb huaj dhe me \u00e7mime shum\u00eb t\u00eb lira, qeveria italiane ka kryer nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kompanit\u00eb komb\u00ebtare. Q\u00eb prej 8 prillit 2020, \u201cGolden Power Rules\u201d jan\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb sektor\u00ebsh, duke p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebndetin, financat, sigurimet, tok\u00ebn dhe infrastruktur\u00ebn, l\u00ebnd\u00ebt e para, robotik\u00ebn dhe median, nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sfida \u00ebsht\u00eb se mbrojtja e kompanive italiane nga blerjet e huaja mund t\u00eb jet\u00eb e kufizuar dhe e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u zbatuar n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike, kur shumica e kompanive rrezikojn\u00eb falimentimin. Nj\u00eb zgjidhje e nd\u00ebrmjetme p\u00ebr qeverin\u00eb italiane do t\u00eb ishte rikapitalizimi (i p\u00ebrkohsh\u00ebm) i tyre p\u00ebrmes nj\u00eb fondi t\u00eb investimeve publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, qeveria italiane po nd\u00ebrmerr hapa p\u00ebr t\u00eb ndaluar efektet m\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb kriz\u00ebs, duke siguruar subvencione p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb, por nuk ka nj\u00eb plan t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur bizneset nga falimentimi, me vet\u00ebm 400 miliard\u00eb euro kredi t\u00eb garantuara nga shteti n\u00eb dispozicion t\u00eb kompanive. Burime t\u00eb tjera t\u00eb BEs\u00eb pritet t\u00eb shtohen n\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrhyrje n\u00eb dit\u00ebt e ardhshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmarrjet e vogla dhe t\u00eb mesme, t\u00eb cilat jan\u00eb arteria kryesore e ekonomis\u00eb italiane, jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ekspozuara dhe t\u00eb rrezikuara. N\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb shohim q\u00eb kompanit\u00eb kineze t\u00eb blejn\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb vogla e t\u00eb mesme p\u00ebr vlera n\u00ebn 100 milion\u00eb euro, nj\u00eb trend q\u00eb kemi par\u00eb tashm\u00eb n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb vitet e fundit, pasi procedurat p\u00ebr shqyrtimin dhe kontrollin (screening) e investimeve nuk u kushtojn\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje bizneseve t\u00eb vogla. Kriza e tanishme do t\u00eb krijoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi blerjeje p\u00ebr investitor\u00ebt kinez\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja m\u00eb kritike \u00ebsht\u00eb zhvillimi i nj\u00eb plani strategjik q\u00eb tejkalon emergjenc\u00ebn dhe stimulon rifillimin e ekonomis\u00eb italiane, e cila do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb stimul t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb shpenzimeve publike, dhe fillimin e investimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sektorin publik. Nj\u00eb program i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxitur efekte n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn agregate, por sipas studimeve do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb financiare jo t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballuar duke pasur parasysh borxhin aktual italian prej mbi 2.5 trilion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p><strong>K\u00cbRKOHET P\u00cbRGJIGJE EUROPIANE<\/strong><\/p>\n<p>Italia nuk \u00ebsht\u00eb e vetme n\u00eb kriz\u00ebn pandemike dhe e gjith\u00eb BE \u00ebsht\u00eb e afektuar dhe po merret me goditjet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ekonomike. Muajt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar struktur\u00ebn ekonomike t\u00eb kontinentit, jo vet\u00ebm t\u00eb Italis\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb nevojiten burime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtja gjeoekonomike europiane. Letrat me vler\u00eb t\u00eb borxhit t\u00eb garantuara nga t\u00eb gjitha vendet e BE-s\u00eb (Eurobond) mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb nga mjetet. Sidoqoft\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e borxhit t\u00eb garantuar bashk\u00ebrisht nga t\u00eb gjitha vendet \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hap drejt tejkalimit t\u00eb nj\u00eb kufiri t\u00eb institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb: munges\u00ebs s\u00eb instrumenteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta fiskal\u00eb. Politika monetare \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, por politika fiskale \u00ebsht\u00eb akoma kompetenc\u00eb ekskluzive e vendeve t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn e nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb aktor\u00ebve global\u00eb, vende si Kina, me synime t\u00eb reja ekonomike dhe gjeopolitike, q\u00eb luajn\u00eb jo nga i nj\u00ebjti lib\u00ebr me fuqit\u00eb per\u00ebndimore, por edhe probleme e tjera sistemike globale n\u00eb lidhje me sh\u00ebndetin apo mjedisin, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pranueshme t\u00eb mos ekzistojn\u00eb instrumente adekuate t\u00eb politik\u00ebs ekonomike t\u00eb BE-s\u00eb. Ndoshta, pandemia e tanishme do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb trajtuar problemet q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb t\u00eb ardhmen e BE-s\u00eb dhe rip\u00ebrcaktuar rolin e institucioneve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><em>Dr. Valbona Zeneli \u00ebsht\u00eb profesore dhe drejtore e programit t\u00eb Iniciativave Strategjike n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane t\u00eb Studimeve t\u00eb Siguris\u00eb, George C. Marshall (Marshall Center)<\/em><\/p>\n<p>Dr. Michele Capriati \u00ebsht\u00eb profesor i politikave ekonomike n\u00eb Universitetin e Barit, Itali<\/p>\n<p>Ky artikull reflekton pik\u00ebpamjet e autorit dhe jo domosdoshm\u00ebrisht pozicionin apo politik\u00ebn zyrtare t\u00eb \u201cMarshall Center\u201d dhe t\u00eb qeverive t\u00eb SHBA dhe Gjermanis\u00eb. Botuar n\u00eb \u201cThe Diplomat\u201d<\/p>\n<blockquote><p>Burimi: <a href=\"https:\/\/nacionale.info\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Nacionale.Info<\/a><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VALBONA ZENELI MICHELE CAPRIATI Italia p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr interesat gjeo-ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i aseteve strategjike si n\u00eb industri t\u00eb p\u00ebrparuara, ashtu edhe tradicionale, n\u00eb marka dhe teknologji t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, si dhe z\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjeografike n\u00eb kuadrin e Rrug\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":54444,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,193],"tags":[],"class_list":["post-54443","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-ekonomi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"VALBONA ZENELI MICHELE CAPRIATI Italia p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr interesat gjeo-ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i aseteve strategjike si n\u00eb industri t\u00eb p\u00ebrparuara, ashtu edhe tradicionale, n\u00eb marka dhe teknologji t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, si dhe z\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjeografike n\u00eb kuadrin e Rrug\u00ebs s\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-21T16:42:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-21T16:44:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/colosseo-roma.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"612\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn?\",\"datePublished\":\"2020-04-21T16:42:49+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-21T16:44:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/\"},\"wordCount\":2098,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/colosseo-roma.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Ekonomi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/\",\"name\":\"A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/colosseo-roma.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-21T16:42:49+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-21T16:44:14+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/colosseo-roma.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/colosseo-roma.jpg\",\"width\":800,\"height\":612,\"caption\":\"Colosseo - Roma\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"VALBONA ZENELI MICHELE CAPRIATI Italia p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr interesat gjeo-ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i aseteve strategjike si n\u00eb industri t\u00eb p\u00ebrparuara, ashtu edhe tradicionale, n\u00eb marka dhe teknologji t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, si dhe z\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjeografike n\u00eb kuadrin e Rrug\u00ebs s\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-04-21T16:42:49+00:00","article_modified_time":"2020-04-21T16:44:14+00:00","og_image":[{"width":800,"height":612,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/colosseo-roma.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn?","datePublished":"2020-04-21T16:42:49+00:00","dateModified":"2020-04-21T16:44:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/"},"wordCount":2098,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/colosseo-roma.jpg","articleSection":["Artikuj","Ekonomi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/","name":"A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/colosseo-roma.jpg","datePublished":"2020-04-21T16:42:49+00:00","dateModified":"2020-04-21T16:44:14+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/colosseo-roma.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/colosseo-roma.jpg","width":800,"height":612,"caption":"Colosseo - Roma"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/a-eshte-kriza-ekonomike-e-italise-nje-mundesi-per-kinen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike e Italis\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kin\u00ebn?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54443","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54443"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54443\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":54445,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54443\/revisions\/54445"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54444"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54443"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54443"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54443"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}