{"id":54854,"date":"2020-04-28T12:02:40","date_gmt":"2020-04-28T11:02:40","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=54854"},"modified":"2020-04-28T12:02:40","modified_gmt":"2020-04-28T11:02:40","slug":"asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/","title":{"rendered":"ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ramiz Gjini<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Tregim<\/em><\/p>\n<p>Kujdestari i pallatit, z. Martinez kotet i shtrir\u00eb n\u00eb divan.<br \/>\nTroket dera, nj\u00eb her\u00eb, dy, tre\u2026<br \/>\nZ. Martinez ngrihet pertuesh\u00ebm e disi nervoz. Afrohet pran\u00eb der\u00ebs dhe p\u00ebrkulet q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrmes syrit magjik.<br \/>\nN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shfaqet Leo Miskin, banor i apartamentit 10B. N\u00eb dor\u00eb ai mban nj\u00eb qese, nga ato q\u00eb t\u00eb japin n\u00eb dyqan kur blen ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<br \/>\n\u201cDreqi ta marr\u00eb\u201d, thot\u00eb me vete z. Martinez. \u201cPaskam harruar fare, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e diel!\u201d<br \/>\nLeo Miskin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rus i shkurt\u00ebr, i s\u00ebmur\u00eb e i dob\u00ebt, q\u00eb i ka kaluar t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebt. Por, me fytyr\u00ebn e tij imcake e t\u00eb verdh\u00eb si ajo e nj\u00eb veremliu, ai ngjan mu si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rritur.<br \/>\nI par\u00eb me syrin magjik t\u00eb der\u00ebs s\u00eb mbyllur, Leo Miskin duket si nj\u00eb figurin\u00eb e vog\u00ebl shahu. Dhe mu si nj\u00eb figurin\u00eb shahu, ai rri aty ku ta vendosin.<br \/>\nI ati i tij, tashm\u00eb i vdekur, qe marr\u00eb me treg\u00ebtin\u00eb e mjaltit me shumic\u00eb. Ai pati nj\u00eb biznes t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb New York dhe arriti t\u00eb vinte nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb majme parash\u00eb n\u00eb bank\u00eb, t\u00eb cilat, i trash\u00ebgoi Leo.<br \/>\nZ. Martinez i heq shulin der\u00ebs dhe e hap. Pik\u00ebrisht\u00eb k\u00ebtu fillon loja:<br \/>\n&#8211; Urdh\u00ebroni, &#8211; thot\u00eb p\u00ebrtuesh\u00ebm ai. &#8211; Si mund t\u2019ju ndihmoj?<br \/>\nLeo Miskin duket shum\u00eb i shqet\u00ebsuar.<br \/>\n&#8211; S\u00ebrish i nj\u00ebjti problem\u2026, &#8211; thot\u00eb ai teksa flet me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb holl\u00eb e t\u00eb mekur.<br \/>\n&#8211; Nuk kuptoj, &#8211; g\u00ebnjen z. Martinez. &#8211; Flisni m\u00eb qart\u00eb, ju lutem.<br \/>\n&#8211; Natalja\u2026, &#8211; thot\u00eb Leo teksa e v\u00ebshtron me syt\u00eb e tij t\u00eb trembur e t\u00eb pafajsh\u00ebm. &#8211; Prap e ka mbyllur der\u00ebn nga brenda. I th\u00ebrras, por nuk p\u00ebrgjigjet!<br \/>\nE shoqja e Leos, Natalja Grushkova \u00ebsht\u00eb n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00eb m\u00eb e re se i shoqi. Jo dhe aq e pashme n\u00eb fytyr\u00eb, por me nj\u00eb shtat t\u00eb bukur prej nimfe e me nj\u00eb pal\u00eb sy me v\u00ebshtrim aq t\u00eb \u00ebmb\u00ebl e grish\u00ebs, sa kur t\u00eb shigjetojn\u00eb, ndizesh zhar e bie n\u00eb lektisje. Kur shtrihet p\u00ebr t\u00eb fjetur, demon\u00ebt shpirtmizor\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Nataljan t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb shajni. \u00cbnd\u00ebrron skena t\u00eb \u00e7udit\u00ebshme aventurash me heronj t\u00eb zot\u00eb e sypatrembur. Mandej, dal\u00ebngadal\u00eb, bie n\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb, ku nuk ka bir n\u00ebne ta zgjoj\u00eb. Kur zgjohet, ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb realitet \u00e7far\u00eb ka \u00ebnd\u00ebrruar. Dhe pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb problemi, n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrfshihet padashje edhe i shoqi i saj, Leo.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebj un\u00eb, Leo?! &#8211; pyet z. Martinez me nj\u00eb shtirat\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb kinse. &#8211; T\u00eb marr veglat dhe t\u00eb prish brav\u00ebn e der\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Jo brav\u00ebn, jo\u2026! &#8211; thot\u00eb nxituesh\u00ebm Leo Miskin.<br \/>\n&#8211; At\u00ebher\u00eb, po t\u00eb ndihmoj t\u00eb ngjitesh nga shkall\u00ebt e emergjenc\u00ebs n\u00eb rast zjarri, q\u00eb t\u00eb futesh nga dritarja.<br \/>\nPo Leon e z\u00eb tmerri vet\u00ebm ta mendoj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Dhe z. Martinez e di mir\u00eb k\u00ebt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Bah! &#8211; ia b\u00ebn Leo. &#8211; Un\u00eb t\u00eb ngjis ato shkall\u00eb?! Dhjet\u00eb kate lart?! Kurr\u00eb!<br \/>\nZ. Martinez mendohet nj\u00eb \u00e7ast, mandej pyet:<br \/>\n&#8211; Ma thoni drejt\u00eb, Leo: mos ndoshta, jeni acaruar e keni b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb me Nataljan?<br \/>\n&#8211; Apsolutisht, jo, &#8211; thot\u00eb nxituesh\u00ebm Leo Miskin.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb. M\u00eb prisni vet\u00ebm dy minuta.<br \/>\nZ. Martinez futet brenda n\u00eb apartamentin e tij dhe kthehet s\u00ebrish, tashm\u00eb i veshur me rroba sportive.<br \/>\n&#8211; Rrini i qet\u00eb, &#8211; thot\u00eb ai. &#8211; Asgj\u00eb si ka ndodhur Nataljas. T\u00eb gjitha grave, ndodh tu shkrep\u00eb nganj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb tek\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebrse, vall\u00eb, z. Martinez, t\u2019i shkrepin k\u00ebso tekash gruas time?! &#8211; pyet i d\u00ebshp\u00ebruar e krejt naiv Leo Miskin. &#8211; \u00c7far\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb asaj? Asgj\u00eb t\u00eb keqe nuk i kam b\u00ebr\u00eb\u2026 M\u00eb nxorri t\u00eb blija past\u00eb dh\u00ebmb\u00ebsh dhe tani\u2026<br \/>\nDhe bie n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshperim edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<br \/>\nZ. Martinez p\u00ebrpiqet ta qet\u00ebsoj\u00eb.<br \/>\nI thot\u00eb, q\u00eb e kupton hallin e tij; por fundja nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb hata e madhe. Edhe Natalja Grushkova grua \u00ebsht\u00eb. Edhe asaj, ashtu si shum\u00eb grave t\u00eb tjera, i zgjohet nganj\u00ebher\u00eb nj\u00eb shpirt aventure. Mandej, p\u00ebrse u dashka t\u00eb shqet\u00ebsohet Leo Miskin derisa kjo aventur\u00eb fillon dhe mbaron brenda apartamentit t\u00eb saj? N\u00ebse v\u00ebrtet nuk jan\u00eb grindur, at\u00ebher\u00eb asaj i p\u00eblqen t\u00eb loz\u00eb me t\u00eb, pa t\u00eb keq sigurisht\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb ka k\u00ebtu p\u00ebr tu shqet\u00ebsuar?!<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebrse, pik\u00ebrisht t\u00eb diel\u00ebn?! &#8211; pyet i \u00e7uditur Leo Miskin. &#8211; Edhe her\u00ebn e par\u00eb, e diel ishte!<br \/>\nK\u00ebsaj pyetje, z. Martinez nuk d\u00ebshiron t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ka disa gj\u00ebra q\u00eb vet\u00ebm grat\u00eb i dine, &#8211; thot\u00eb ai. &#8211; Por ju siguroj, q\u00eb Nataljas nuk i ka ndodhur asgj\u00eb e keqe, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb shqet\u00ebsoheni. N\u00ebse nuk jeni grindur dhe ajo nuk e b\u00ebn me q\u00ebllim, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjum\u00eb si her\u00ebn e par\u00eb. Ja, tani po bie posht\u00eb n\u00eb bodrum, t\u00eb dal prapa pallatit dhe t\u00eb ngjis shkall\u00ebt e emergjenc\u00ebs. Kurse ju, shkoni lart dhe prisni n\u00eb korridor, pran\u00eb apartamentit tuaj. Sapo t\u00eb futem brenda do hap der\u00ebn. N\u00ebse vonohem, ta dini se kam r\u00ebn\u00eb nga shkall\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Mos e thoni at\u00eb fjal\u00ebn e fundit, larg qoft\u00eb, z. Martinez, &#8211; thot\u00eb Leo Miskin. Dhe duke v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr si shenj\u00eb e nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb, shton: &#8211; Megjithat\u00eb, ju falenderoj shum\u00eb p\u00ebr ndihmes\u00ebn q\u00eb po m\u00eb jepni. Dhe ju lutem, b\u00ebni kujdes kur t\u00eb ngjisni ato dreq shkall\u00ebsh.<br \/>\n&#8211; Pa merak, &#8211; e siguron z. Martinez, tashm\u00eb me nj\u00eb n\u00ebnqeshje t\u00eb fsheht\u00eb n\u00eb buz\u00eb.<br \/>\nKujdestari i pallatit, z. Martinez futet n\u00eb ashensor. Zbret n\u00eb bodrum, p\u00ebrshkon me hapa t\u00eb leht\u00eb koridorin gjys\u00ebm t\u00eb err\u00ebt dhe hap der\u00ebn q\u00eb t\u00eb nxjerr prapa pallatit.<br \/>\nSapo del jasht\u00eb, ai afrohet pran\u00eb shkall\u00ebve t\u00eb emergjenc\u00ebs, ngre kok\u00ebn lart, dhe, si t\u00eb deshte t\u2019i maste me sy, hedh v\u00ebshtrimin drejt qiellit ku lart\u00ebsohen dymb\u00ebdhjet\u00eb kate. Mandej, b\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrcim prej atleti, kapet pas hekurave t\u00eb shkallin\u00ebs dhe nis t\u00eb ngjitet.<br \/>\nN\u00eb katin e dyt\u00eb, ku banon nj\u00eb familje irlandeze, q\u00eb nga brenda dritares s\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb ndenjes, nj\u00eb papagall i vetmuar, shtremb\u00ebron kok\u00ebn dhe i ngul nj\u00eb v\u00ebshtrim shum\u00eb kurioz.<br \/>\n&#8211; Hello! &#8211; e p\u00ebrsh\u00ebndet z. Martinez.<br \/>\n&#8211; Hello! &#8211; ia kthen p\u00ebrsh\u00ebndetjen edhe papagalli.<br \/>\nN\u00eb katin e tret\u00eb, nj\u00eb mace e bardh\u00eb q\u00eb kotej n\u00eb parvazin e dritares, hidhet p\u00ebrpjet\u00eb e trembur dhe ia mbath vrapit p\u00ebr n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019pate, April?! &#8211; pyet e habitur nj\u00eb z\u00eb gruaje nga brenda.<br \/>\nN\u00eb katin e kat\u00ebrt, z. Martinez v\u00eb r\u00e8, se \u00e7ifti Johnson, ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb nga dritarja nj\u00eb cop\u00eb d\u00ebrras\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilen jan\u00eb shkruar k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cTogether is my favorite place to be\u201d. Nd\u00ebrsa brenda apartamentit, grinden me nj\u00ebri-tjetrin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb:<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb thua moj?! Mos u \u00e7mende?! Ka qen\u00eb e h\u00ebn\u00eb, dit\u00eb pune, jo e diel\u00eb, &#8211; ngulmon z. Johnson. &#8211; At\u00eb dit\u00eb nuk kam dal\u00eb fare nga zyra.<br \/>\n&#8211; Mos u lodh kot, sepse nuk m\u00eb hedh dot mua hi syve, &#8211; thot\u00eb gruaja. &#8211; Ka qen\u00eb e diel\u00eb si sot; dita kur un\u00eb vajta me maman\u00eb time n\u00eb New Jersey. Ma gjej nj\u00eb alibi p\u00ebr t\u00eb diel\u00ebn. H\u00eb, ma gjen dot?!<br \/>\nN\u00eb katin e pest\u00eb, z. Martinez, ndalet nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb sa p\u00ebr tu mbushur me frym\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrmes xhamave t\u00eb dritares, atij i z\u00ebn\u00eb syt\u00eb studenten e kolegjit, bukuroshen flok\u00ebgjat\u00eb, Megi Miller. E zhveshur lakuriq n\u00eb gjys\u00ebm e lart\u00eb, ajo provon para pasqyr\u00ebs disa pal\u00eb sutjena t\u00eb sapoblera. Gjinjt\u00eb e saj t\u00eb buthtuar, kan\u00eb nj\u00eb bardh\u00ebsi tunduese. Nj\u00eb kone e vog\u00ebl, leshatake, i ngat\u00ebrrohet n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb ngase k\u00ebrkon t\u00eb luaj\u00eb me t\u00eb.<br \/>\n&#8211; Stop, Bela! &#8211; e qorton ajo. &#8211; Stop t\u00eb thash\u00eb\u2026!<br \/>\nKujdestari Martinez, vazhdon t\u00eb ngjis\u00eb shkall\u00ebt.<br \/>\nN\u00eb katin e gjasht\u00eb, ai d\u00ebgjon arkitektin Rubin Rey, q\u00eb i thot\u00eb t\u00eb shoqes:<br \/>\n&#8211; Futi edhe pak majonez\u00eb dhe mb\u00ebshtille me let\u00ebr alumini.<br \/>\n&#8211; I futa edhe majonez\u00eb, &#8211; thot\u00eb gruaja.<br \/>\nN\u00eb katin e shtat\u00eb, atij i ngacmon hund\u00ebt nj\u00eb er\u00eb e r\u00ebnd\u00eb peshku, q\u00eb skuqet n\u00eb tigan; nd\u00ebrsa nga televizori i ndezur, d\u00ebgjohet bat\u00ebrdia e nj\u00eb lufte: krisma arm\u00ebsh, shp\u00ebrthime bombash e predhash t\u00eb m\u00ebdha.<br \/>\nN\u00eb katin e tet\u00eb, dritarja \u00ebsht\u00eb e hapur, por e mbulojn\u00eb pamjen dy perde t\u00eb r\u00ebnda prej cope damasku.<br \/>\nPrej nj\u00eb \u00e7ifti t\u00eb ng\u00ebrthyer shpirt e korp, z. Martinez, d\u00ebgjon t\u2019i vijn\u00eb n\u00eb vesh\u00eb r\u00ebnkime k\u00ebnaq\u00ebsie. Mes gulsheve t\u00eb nj\u00eb epshi t\u00eb pakontrolluem, q\u00eb i mbin nga palca e eshtrave, mashkulli r\u00ebnkon e thot\u00eb:<br \/>\n&#8211; Oh, bebi! Oh, bebi\u2026!<br \/>\n&#8211; Oh, Maks! T\u00eb lutem, tani ma jep fort\u2026, &#8211; lutet ngultas nj\u00eb z\u00eb i \u00ebmb\u00ebl femre, q\u00eb pas \u00e7do fjale q\u00eb nxjerr goja e tij, digjet shpuz\u00eb nga gjakimi p\u00ebr burr\u00eb . &#8211; Aman Maks, m\u00eb fort, m\u00eb fort\u2026 Oh!<br \/>\nZ. Martinez kujtohet, q\u00eb n\u00eb apartamentin 8B, banon amerikano-latinja Fabjola Mendez. Zakonisht, t\u00eb dielave, i vjen i dashuri i saj, nj\u00eb lojtar trupmadh i njohur bejsbolli.<br \/>\nN\u00eb katin, e n\u00ebnt\u00eb, atij i z\u00ebn\u00eb syt\u00eb \u00e7ifutin Josif Green, nj\u00eb plak rrozgan, gjithnj\u00eb me sklepa n\u00eb syt\u00eb e tij pa jet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin flitet se \u00ebsht\u00eb i krimbur n\u00eb para. I ulur n\u00eb nj\u00eb kolltuk n\u00eb dhom\u00ebn e ndenjes, \u00e7ifuti g\u00ebrhet teksa fle me goj\u00ebn hapur. Kjo g\u00ebrhitje, ngjan me zhurm\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00ebnteshat e ndryshkura t\u00eb nj\u00eb dere t\u00eb vjet\u00ebr kur e luan ngadal\u00eb era. Talmudi i ka rr\u00ebshqitur nga dora dhe i ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb preh\u00ebr. Mjekra e thinjur, i varet gjer te rrypi i pantallonave.<br \/>\nDhe ja ku m\u00eb n\u00eb fund, z. Martinez, pasi ka par\u00eb t\u00eb shk\u00ebputura n\u00ebp\u00ebr kate sekuenca cop\u00ebzash t\u00eb ndryshme jete, mb\u00ebrrin n\u00eb katin e dhjet\u00eb, pik\u00ebrisht\u00eb pran\u00eb dritares s\u00eb apartamentit ku rusja Natalja Grushkova, e er\u00ebmuar me nj\u00eb parfum prej lulesh ambroze, pret \u00e7ipllak e \u00e7elur si sheg\u00eb t\u00eb shfaqet heroi i guximsh\u00ebm i aventur\u00ebs s\u00eb saj.<br \/>\nLeon, nuk e mban vendi n\u00eb koridor. Pret q\u00eb z. Martinez t\u2019i hap\u00eb sa m\u00eb shpejt der\u00ebn e banes\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nI paqet\u00eb, i trembur e me nerva t\u00eb tensionuara, ai e p\u00ebrfytyron t\u00eb shoqen vag\u00ebllimthi, her\u00eb me syt\u00eb mbyllur teksa fle gjum\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb krevat, her\u00eb me syt\u00eb hapur, e plandosur n\u00eb dysheme pajet\u00eb. Kjo e dyta e tmerron Leon.<br \/>\n\u201cPo p\u00ebrse vall\u00eb, u vonua kaq shum\u00eb z. Martinez?! &#8211; pyet vehten ai.<br \/>\nVonesa e z. Martinez, e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb shoshis\u00eb n\u00eb mendje dy mund\u00ebsi t\u00eb tjera. E para: z. Martinez, e ka gjet\u00eb dritaren e apartamentit ku banon Leo t\u00eb mbyllur dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb futur brenda. Ai po jep e merr me veglat, q\u00eb ta hap\u00eb at\u00eb. Dhe tjetra: me gjith\u00eb porosin\u00eb q\u00eb i dha Leo, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte kujdes kur t\u00eb ngjiste \u201cato dreq shkall\u00ebsh\u201d, zoti Martinez, ndoshta \u00ebsht\u00eb treguar i pakujdessh\u00ebm dhe ka r\u00ebn\u00eb nga shkall\u00ebt.<br \/>\n\u201cPo sikur t\u00eb marr ashensorin, t\u00eb shkoj n\u00eb bodrum dhe t\u00eb dal prapa pallatit, q\u00eb t\u00eb shikoj nj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb shkall\u00ebve t\u00eb emergjenc\u00ebs\u201d? &#8211; mendon ai.<br \/>\nKy mendim, i duket me vend, ndaj afrohet te ashensori, shtyp butonin dhe pret\u2026<br \/>\nDrita e shigjet\u00ebs lart ndizet, por ashensori q\u00eb ndodhet n\u00eb katin e par\u00eb, nuk l\u00ebviz. P\u00ebr ndonj\u00eb arsye t\u00eb vet\u00ebn, dikush e mban der\u00ebn hapur. Dhe Leos i b\u00ebhet sikur koha ka ngecur n\u00eb nj\u00eb vend. Nga padurimi i madh, ai nis t\u00eb b\u00ebj\u00eb ec-e-jake p\u00ebrgjat\u00eb korridorit.<br \/>\nPas pak, ashensori fillon t\u00eb l\u00ebviz\u00eb, sepse llampat e numrave q\u00eb tregojn\u00eb katet, ndizen me radh\u00eb nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs.<br \/>\nAshensori vjen e ndalon n\u00eb katin e n\u00ebnt\u00eb, nd\u00ebrsa Leo ndodhet n\u00eb t\u00eb dhjetin. Edhe aty, ashensori vonohet bajagi gjat\u00eb dhe ai zien nga padurimi.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, nga kati posht\u00eb, i vijn\u00eb n\u00eb vesh z\u00ebrat e dy burrave q\u00eb flasin me nj\u00ebri-tjetrin, nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqen t\u00eb nxjerrin nga ashensori nj\u00eb objekt q\u00eb ka gjas\u00eb t\u00eb jet\u00eb i madh e i r\u00ebnd\u00eb. Pritja dhe padurimi, i kthehen Leos n\u00eb tortur\u00eb.<br \/>\nM\u00eb n\u00eb fund, ai d\u00ebgjon zhurm\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dyert e ashensorit kur mbyllen; dhe, pas pak sekondash, ashensori vjen e ndalon n\u00eb katin e dhjet\u00eb.<br \/>\nLeo Miskin, futet n\u00eb ashensor dhe shkon n\u00eb bodrum. P\u00ebrshkon korridorin gjys\u00ebm t\u00eb err\u00ebt, hap der\u00ebn dhe del prapa pallatit, ku shikon q\u00eb sapo ka nisur t\u00eb rigoj\u00eb nj\u00eb shi i im\u00ebt. Ai hedh v\u00ebshtrimit nga shkall\u00ebt e emergjenc\u00ebs n\u00eb rast zjarri, por z. Martinez nuk duket gj\u00ebkundi.<br \/>\nPra, z. Martinez nuk ka r\u00ebn\u00eb nga shkall\u00ebt. Ai \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb apartamentin e Leos, dhe sigurisht\u00eb, tani duhet ta ket\u00eb hapur der\u00ebn.<br \/>\nLeo Miskin ndjehet fajtor, q\u00eb nuk ka q\u00ebndruar aty ku e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb t\u00eb pres\u00eb, ndaj nxiton t\u00eb futet n\u00eb bodrum para se t\u00eb laget nga shiu, t\u00eb marr\u00eb ashensorin dhe t\u00eb ngjitet s\u00ebrish n\u00eb katin e dhjet\u00eb.<br \/>\nPor, kur b\u00ebn t\u00eb hap\u00eb der\u00ebn, ajo nuk hapet nga jasht\u00eb. Hedh v\u00ebshtrimin rrotull mos shikon ndonj\u00eb shteg, por vendina \u00ebsht\u00eb rrethuar me gardh t\u00eb lart\u00eb hekurash me maj\u00ebn si shigjet\u00eb. Leo Miskin ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb grack\u00eb, \u00ebsht\u00eb kapur mat.<br \/>\nDhe, teksa ndjen t\u2019i hapet nj\u00eb humbell\u00eb n\u00eb shpirtin e lig\u00ebshtuar, atij i b\u00ebhet sikur sapo i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb pij\u00eb nj\u00eb helm t\u00eb fllig\u00ebsht. I shtohen rrahjet e dejve n\u2019kurm dhe nj\u00eb dob\u00ebsi e b\u00ebn t\u00eb shkartiset. Q\u00eb t\u00eb mos shembet p\u00ebrdhe, ai ulet p\u00ebrtruall dhe pret shpres\u00ebmekur. Pret e pret, me fytyr\u00ebn prej meiti, duke u lagur n\u00eb shi e duke f\u00ebrg\u00eblluar nga t\u00eb ftohti. Dhe do t\u2019i duhet t\u00eb pres\u00eb edhe shum\u00eb koh\u00eb, derisa t\u00eb vijn\u00eb ta marrin e ta vendosin n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr mu si nj\u00eb figurin\u00eb shahu n\u00eb tabel\u00ebn e loj\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ramiz Gjini Tregim Kujdestari i pallatit, z. Martinez kotet i shtrir\u00eb n\u00eb divan. Troket dera, nj\u00eb her\u00eb, dy, tre\u2026 Z. Martinez ngrihet pertuesh\u00ebm e disi nervoz. Afrohet pran\u00eb der\u00ebs dhe p\u00ebrkulet q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrmes syrit magjik. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shfaqet Leo Miskin, banor i apartamentit 10B. N\u00eb dor\u00eb ai mban nj\u00eb qese, nga ato [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42019,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-54854","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ramiz Gjini Tregim Kujdestari i pallatit, z. Martinez kotet i shtrir\u00eb n\u00eb divan. Troket dera, nj\u00eb her\u00eb, dy, tre\u2026 Z. Martinez ngrihet pertuesh\u00ebm e disi nervoz. Afrohet pran\u00eb der\u00ebs dhe p\u00ebrkulet q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrmes syrit magjik. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shfaqet Leo Miskin, banor i apartamentit 10B. N\u00eb dor\u00eb ai mban nj\u00eb qese, nga ato [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-28T11:02:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ramiz_gjini.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS\",\"datePublished\":\"2020-04-28T11:02:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/\"},\"wordCount\":2490,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/ramiz_gjini.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/\",\"name\":\"ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/ramiz_gjini.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-28T11:02:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/ramiz_gjini.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/ramiz_gjini.jpg\",\"width\":600,\"height\":600,\"caption\":\"Ramiz Gjini\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ramiz Gjini Tregim Kujdestari i pallatit, z. Martinez kotet i shtrir\u00eb n\u00eb divan. Troket dera, nj\u00eb her\u00eb, dy, tre\u2026 Z. Martinez ngrihet pertuesh\u00ebm e disi nervoz. Afrohet pran\u00eb der\u00ebs dhe p\u00ebrkulet q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrmes syrit magjik. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shfaqet Leo Miskin, banor i apartamentit 10B. N\u00eb dor\u00eb ai mban nj\u00eb qese, nga ato [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-04-28T11:02:40+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ramiz_gjini.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS","datePublished":"2020-04-28T11:02:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/"},"wordCount":2490,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ramiz_gjini.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/","name":"ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ramiz_gjini.jpg","datePublished":"2020-04-28T11:02:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ramiz_gjini.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ramiz_gjini.jpg","width":600,"height":600,"caption":"Ramiz Gjini"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/asgje-nuk-i-ka-ndodhur-natalias\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ASGJ\u00cb NUK I KA NDODHUR NATALIAS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54854"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54854\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":54855,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54854\/revisions\/54855"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}