{"id":55153,"date":"2020-05-03T22:30:11","date_gmt":"2020-05-03T21:30:11","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=55153"},"modified":"2020-05-03T22:33:52","modified_gmt":"2020-05-03T21:33:52","slug":"at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/","title":{"rendered":"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"Frank Shkreli\" width=\"298\" height=\"199\" \/> Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>3 Maji sh\u00ebnoi dit\u00eblindjen e Heroit Komb\u00ebtar, Agim Ramadani. I lindur me 3 Maj, 1963, ai sot do mbushte 57 vje\u00e7. \u00c7do vit kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me manifestime tradicionale kulturore n\u00eb sheshin e liris\u00eb n\u00eb fshatin Zheger t\u00eb Gjilanit, aty ku edhe ka lindur heroi. Sh\u00ebnohej kjo dit\u00eb n\u00eb vendlindjen e tij dhe jo vet\u00ebm n\u00eb vend\u00eblindjen e tij por edhe n\u00eb Mirdit\u00eb, nga ku thuhet se ai dhe familja e tij kan\u00eb origjin\u00ebn \u2013 p\u00ebr t\u00eb nderuar dhe kujtuar vepr\u00ebn e tij heroike p\u00ebr \u00e7lirimin e trojeve shqiptare. Si\u00e7 duket, p\u00ebr arsye t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga koronavirusi, sivjet nuk u mbajt ndonj\u00eb manifestim p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar dit\u00eblindjen n\u00eb vemdlindjen e tij ku kishte kryer edhe shkoll\u00ebn fillore, t\u00eb mesme. Pasi kreu shkoll\u00ebn e mesme, Agim Ramadani vazhdoi m\u00ebsimet n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake n\u00eb Zagreb, ku siguroi p\u00ebrvoj\u00eb ushtarake, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrdori me mjeshtri m\u00eb von\u00eb, n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, an\u00eb e mban\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Rrafshit t\u00eb Dukagjinit.<\/p>\n<p>Nga biografia e tij lexojm\u00eb gjithashtu se ai kishte dezertuar nga ushtria ish-jugosllave dhe me familje \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebr n\u00eb Zvic\u00ebr ku kishte gjetur strehim. Por, ndon\u00ebse e kishte rregulluar jet\u00ebn n\u00eb Zvic\u00ebr me statusin e emigrantit, n\u00eb vitin 1998 atij nuk i rrihej dhe iu p\u00ebrgjigj thirrjes s\u00eb Atdheut duke u bashkuar me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, megjith\u00ebse iu desh t\u00eb linte pas bashkshorten Shukrijen me tre f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Per\u00ebndia i kishte falur atij talente edhe p\u00ebr p\u00ebr art, let\u00ebrsi, humor e aktrim. Por mbi t\u00eb gjitha, Agim Ramadani \u00ebsht\u00eb njohur n\u00eb luft\u00eb si nj\u00eb strateg i dalluar ushtarak, shum\u00eb i dashur dhe i p\u00eblqyer nga ushtar\u00ebt e tij, me t\u00eb cil\u00ebt, historia do sh\u00ebnoj\u00eb se ai s\u00eb bashku me bashk\u00ebluftar\u00ebt e vet, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar. Shok\u00ebt e tij kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Agim Ramadani ishte njeriu i par\u00eb q\u00eb hoqi, me duart e veta, piramid\u00ebn kufitare n\u00eb Koshar\u00eb, midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe ish-Jugosllavis\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr familjen e tij, p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr mbar\u00eb shqiptarin\u00eb, pas aktit heroik t\u00eb thyerjes s\u00eb kufirit shqiptaro-shqiptar, Heroi i Kombit Shqiptar, Agim Ramadani ra heroikisht n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e trojeve shqiptare \u2013 p\u00ebr t\u00eb mos vdekur kurr\u00eb \u2013 si nj\u00ebri prej heronjve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb historis\u00eb moderne t\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Sot me 3 Maj, 2020, bashkshortja Shukrije e kujtoi t\u00eb dashurin e saj dhe Heroin e Kombit, n\u00eb 57-vjetorin e lindjes s\u00eb tij me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb dashurie e kujtese, por dhe mjaft kritike ndaj gj\u00ebndjes aktuale n\u00eb Kosov\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se ideali i d\u00ebshmor\u00ebve si Agim Ramadani, \u00ebsht\u00eb shkelur dhe harruar. N\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim emocional por plot t\u00eb arsyesh\u00ebm, q\u00eb si\u00e7 duket i referohet bisedimeve rreth mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve &#8212; si pjes\u00eb e t\u00eb ashtuquajturit dialog midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u2013 Zonja Shukrije Ramadani, kujton dit\u00eblindjen e t\u00eb dashurit t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb faqen fejsbuk duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cEr\u00ebra t\u00eb forta po fryjn\u00eb kufijve tan\u00eb me shpres\u00ebn se mund t\u00eb ju l\u00ebvizin, shtyjn\u00eb m\u00eb anash p\u00ebr ca hektar\u00eb, ose t\u00eb ju p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb, e me emrin tuaj t\u00eb na bindin se kjo ishte edhe \u00ebndrra juaj\u201d, sh\u00ebnon nd\u00ebr t\u00eb tjera Shukrije Ramadani n\u00eb postimin dedikuar bashkshortit t\u00eb saj, aq prek\u00ebs sa q\u00eb meriton t\u00eb botohet i t\u00ebr\u00eb: \u201cP\u00ebr dit\u00eblindjen t\u00ebnde &#8212; si ta uroj dit\u00eblindjen shpirti im?! N\u00eb lulen e rinis\u00eb me gjakun t\u00ebnd lave \u00ebnd\u00ebrrat tua p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Shum\u00eb gj\u00ebra u b\u00ebn\u00eb ndryshe q\u00eb 21 vite t\u00eb munges\u00ebs sate! Er\u00ebra t\u00eb forta po fryjn\u00eb kufijve tan\u00eb me shpres\u00ebn se mund t\u00eb ju l\u00ebvizin, shtyjn\u00eb ma anash p\u00ebr ca hektar\u00eb, ose t\u00eb ju p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb e me emrin tuaj t\u00eb na bindin se kjo ishte edhe \u00ebndrra e juaj. Po harrojn\u00eb se gjaku i derdhur ec\u00eb lirsh\u00ebm damar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb pellazge e cila nuk falet aq leht\u00eb, se frymon dhembje, krenari e trim\u00ebri!<\/p>\n<p>Ti prek\u00ebsh ata damar\u00eb, e prek shpirtin e epokave t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs. Ndoshta m\u00eb mir\u00eb q\u00eb na u mbyll\u00ebn rrug\u00ebt kah ju, e.lulet u vyshk\u00ebn n\u00eb duar, se do t\u00eb habiteshe me pamjen e p\u00ebr\u00e7udnuar t\u00eb bot\u00ebs njer\u00ebzore q\u00eb do t\u00eb vizitonin\u201d. \u201cNjer\u00ebz pa fytyra, ve\u00e7 me sy. Kishin ardhur aq shum\u00eb sy e ua kishim prishur qet\u00ebsin\u00eb. Ti ke ditur t\u2019i lexosh syt\u00eb e njer\u00ebzve, t\u00eb zbulosh t\u00eb fshehtat e tyre e thikat pas shpine, q\u00eb t\u2019i ruanin. Po tash jan\u00eb shumuar thikat shpirti jem, n\u00eb \u00e7do an\u00eb secili ther\u00eb secilin, e fshehet pas maskave t\u00eb lider\u00ebve. Ideali u shkel e u harru, si t\u00eb zhdukurit e luft\u00ebs. \u00cbndrrat e bukura u sh\u00ebmtuan e po shnd\u00ebrrohen n\u00eb makthe t\u00eb humburish q\u00eb se gjejn\u00eb rrug\u00ebn e drit\u00ebs. Asesi s\u2019po e gjejm\u00eb kush \u00ebsht\u00eb Diogjeni, kujt t\u2019ia besojm\u00eb shpirtin kur dreq\u00ebrit me rroba engj\u00ebjsh po vishen e mbi kokat tona daullet e patriotizmit i rrahin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dheut e atdheut. \u00c7do her\u00eb jam lutur t\u2019i \u00e7el\u00ebsh syt\u00eb e t\u00eb shikosh lirin\u00eb q\u00eb me gjak e lave, sot shpresoj q\u00eb nuk na sheh e na d\u00ebgjon! Pusho i qet\u00eb shpirti im, se t\u2019i vet\u00ebm dit\u00eblindje ke! Pusho, me bindjen se ngjyrat e liris\u00eb jan\u00eb ashtu si\u00e7 i \u00ebnd\u00ebrrove e pikturove me dashurin\u00eb e p\u00ebrjetshme\u201d p\u00ebrfundon bashkshortja e Agim Ramadanit kujtimin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00ebindje t\u00eb dashurit t\u00eb saj t\u00eb ren\u00eb heroikisht p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb, viteve t\u00eb kaluara jan\u00eb gjetur m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar denj\u00ebsisht dit\u00eblindjen e Heroit t\u00eb Kombit, Agim Ramadani, p\u00ebrfshir mitingje kulturore madje edhe n\u00eb Mirdit\u00eb, nga ku thuhet se rrjedh\u00eb familja e Agim Ramadanit dhe n\u00eb vendlinjen e tij n\u00eb Zheger t\u00eb Gjilanit jan\u00eb mbajtur rregullisht manifestime tradicionale n\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebtij heroi. P\u00ebrve\u00e7 kujtimeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unikale, nj\u00eb manifestim i till\u00eb tradicional kulturor \u00ebsht\u00eb mbajtur dy vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 3 maj, 2018 n\u00eb sheshin e liris\u00eb t\u00eb fshatit Zheger t\u00eb Gjilanit, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e lindjes s\u00eb legjendarit Agim Ramadani e ku mor\u00ebn pjes\u00eb Ansambli Mirdita \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d dhe artisti i Kombit Reshat Arbana, t\u00eb ardhur nga Shqip\u00ebria: https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=X1XipE-3fSc<\/p>\n<p>Ishte me at\u00eb rast, q\u00eb bashkshortja e legjendarit Agim Ramadani, Zonja Shukrije Ramadani me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb, para mij\u00ebra vetave pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb at\u00eb manifestim, fal\u00ebnderoi organizatorin e tij manifetsimi, Besnik Pacin nga Mir\u00ebdita, duke iu drejtuar me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cI dashuri v\u00eblla, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb na ofrove sot duke na nderuar me grupin e mrekulluelluesh\u00ebm nga Mirdita dhe me t\u00eb Madhin Reshat Arbana, \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshkrueshme. Pak \u00ebsht\u00eb t\u00eb them faleminderit, por nuk mund t\u00eb mos them q\u00eb sot prania e mirditor\u00ebve m\u00eb dha ndjenjen e Bashkimit Komb\u00ebtar. M\u00eb ofroi \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn e realizuar t\u00eb Agimit. Ne ishim bashk\u00eb sot dhe bashk\u00eb p\u00ebrkujtuam Agimin ton\u00eb. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo liria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u flijua Agimi yn\u00eb. Ai sot festoi bashk\u00eb me ne, n\u00eb sheshin e liris\u00eb. Qofshi me jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb lumtur e k\u00ebndofshi p\u00ebr lumturin\u00eb dhe dashurin\u00eb e gjeneratave t\u00eb reja\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ajo me p\u00ebrmallim. Nd\u00ebrsa, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen e saj drejtuar artistit t\u00eb madh Reshat Arbana, ajo do t\u00eb fliste p\u00ebr lidhjen e bashkshortit t\u00eb saj &#8212; legjendarit, Heroit t\u00eb Kombit, Agim Ramadani &#8212; me z\u00ebrin e interpretimit t\u00eb vargjeve t\u00eb Fisht\u00ebs s\u00eb Madhe nga artisti i Madh i Kombit, Reshat Arban\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo zbuloi, me at\u00eb rast, dashurin\u00eb e bashkshortit t\u00eb saj p\u00ebr poezit\u00eb e Fisht\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se para se t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb betej\u00ebn e fundit, Agim Ramadani, sipas saj, kishte marr\u00eb me vete kaset\u00ebn me poezin\u00eb e At Gjergj Fisht\u00ebs, recituar me z\u00ebrin e Reshat Arban\u00ebs.\u201cDeshta me ju lan\u00eb nj\u00eb kujtim, kur e pash\u00eb t\u00eb Madhin Reshat Arbana kur erdhi. Agimi kur u nis p\u00ebr n\u00eb luft\u00eb, nga gjith\u00e7ka q\u00eb mori me vete, ishte nj\u00eb kaset\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte t\u00eb regjistruara me z\u00ebrin e Reshat Arban\u00ebs, poezit\u00eb e Fisht\u00ebs s\u00eb Madh. Kur e pyeta pse po e merr, ai m\u00eb tha, shiqo. Ky \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i Atdheut, z\u00ebri q\u00eb na ndihmon, na jep shpres\u00eb na jep fuqi, q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb luft\u00ebn ashtu si\u00e7 duem, deri n\u00eb \u00e7lirimin e plot\u00eb t\u00eb Atdheut..Me at\u00eb z\u00eb (t\u00eb Fisht\u00ebs) ai u dha zem\u00ebr ushtar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb betejat m\u00eb t\u00eb forta q\u00eb u zhvilluan n\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb Atdheut ton\u00eb. Dhe sot kur e shoh para nesh Reshat Arban\u00ebn, u them t\u00eb drejt\u00ebn se u emocionova pa mas\u00eb\u201d u ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb pranishmve Shukrije Ramadani, se si bashkshorti i saj dhe Heroi i Kombit, Agim Ramadani, mbushej me frym\u00ebzim nga vargjet e At Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa doemthen\u00ebs ky kujtim i Shukrije Ramadanit, q\u00eb e ndan\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ne &#8212; respektin q\u00eb kishte bashkshorti i sa Agim Ramadani p\u00ebr Poetin Komb\u00ebtar, At Gjergj Fisht\u00ebs, i cili, si\u00e7 shkruan At Danijel Gje\u00e7aj, \u201cqau me lot\u00eb gjaku kur padrejt\u00ebsit\u00eb e t\u00eb m\u00ebdhejve dhe dhuna e t\u00eb fort\u00ebve ndau prej trupit t\u00eb Atdheut, Kosov\u00eb e \u00c7am\u00ebri, Hot e Grud\u00eb, Plav\u00eb e Guci\u201d.<\/p>\n<p>Mjerisht. At Gjergj Fishta, gjithnj\u00eb, \u201casht\u00eb i mbuluem me m\u00ebni tradh\u00ebtie n\u00eb Atdhe\u201d, ka shkrua Gje\u00e7aj. Duke lexuar fjal\u00ebt e Shukrije Ramadanit, \u201c\u00c7do her\u00eb jam lutur t\u2019i \u00e7el\u00ebsh syt\u00eb e t\u00eb shikosh lirin\u00eb q\u00eb me gjak e lave, sot shpresoj q\u00eb nuk na sheh e na d\u00ebgjon\u201d, n\u00eb kujtimin sot t\u00eb bashkshortit t\u00eb saj, mu kujtua nj\u00eb shkrim i At Daniel Gje\u00e7ajt p\u00ebr Fisht\u00ebn e Madh: \u201cPerse, sakt Fishta, po t\u00eb \u00e7onte kryet prej vorri, kish me na mallkue dhe me nam\u00eb mal t\u00eb that\u00eb kish gjaku i Deshmorve, q\u00eb krah p\u00ebr krah ran\u00eb flije q\u00eb Bashkimin komb\u00ebtar me e ruejt.. se prej fjalorit t\u00eb shqipes, Bashkimin duen me e shlye dhe n\u00eb loj\u00eb vem\u00eb burrat q\u00eb p\u00ebr \u2018t\u00eb veprojn\u00eb&#8230;\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas Shukrije Ramadanit sot, \u201c\u00cbndrrat e bukura u sh\u00ebmtuan e po shnd\u00ebrrohen n\u00eb makthe t\u00eb humburish q\u00eb se gjejn\u00eb rrug\u00ebn e drit\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb 57-vjetorin e lindjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, vet Agim Ramadani do t\u2019i ankohej Perendis\u00eb me fjal\u00ebt e frym\u00ebzuesi t\u00eb tij, Poetit Komb\u00ebtar At Gjergj Fisht\u00ebs:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cO Perendi, a ndjeve?<br \/>\nTradhtar\u00ebt na lan\u00eb pa Atdhe<br \/>\nE ti rrin e gjuen me rrufe,<br \/>\nLisat n\u00ebp\u00ebr male, kot.\u201d (<strong>Gjergj Fishta<\/strong>)<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 3 Maji sh\u00ebnoi dit\u00eblindjen e Heroit Komb\u00ebtar, Agim Ramadani. I lindur me 3 Maj, 1963, ai sot do mbushte 57 vje\u00e7. \u00c7do vit kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me manifestime tradicionale kulturore n\u00eb sheshin e liris\u00eb n\u00eb fshatin Zheger t\u00eb Gjilanit, aty ku edhe ka lindur heroi. Sh\u00ebnohej kjo dit\u00eb n\u00eb vendlindjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55154,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-55153","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Frank Shkreli 3 Maji sh\u00ebnoi dit\u00eblindjen e Heroit Komb\u00ebtar, Agim Ramadani. I lindur me 3 Maj, 1963, ai sot do mbushte 57 vje\u00e7. \u00c7do vit kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me manifestime tradicionale kulturore n\u00eb sheshin e liris\u00eb n\u00eb fshatin Zheger t\u00eb Gjilanit, aty ku edhe ka lindur heroi. Sh\u00ebnohej kjo dit\u00eb n\u00eb vendlindjen e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-03T21:30:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-05-03T21:33:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/agim_ramadani-fishta.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"246\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI\",\"datePublished\":\"2020-05-03T21:30:11+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-03T21:33:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/\"},\"wordCount\":1891,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/agim_ramadani-fishta.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/\",\"name\":\"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/agim_ramadani-fishta.jpg\",\"datePublished\":\"2020-05-03T21:30:11+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-03T21:33:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/agim_ramadani-fishta.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/agim_ramadani-fishta.jpg\",\"width\":800,\"height\":246,\"caption\":\"Agim Ramadani - Fishta\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Frank Shkreli 3 Maji sh\u00ebnoi dit\u00eblindjen e Heroit Komb\u00ebtar, Agim Ramadani. I lindur me 3 Maj, 1963, ai sot do mbushte 57 vje\u00e7. \u00c7do vit kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me manifestime tradicionale kulturore n\u00eb sheshin e liris\u00eb n\u00eb fshatin Zheger t\u00eb Gjilanit, aty ku edhe ka lindur heroi. Sh\u00ebnohej kjo dit\u00eb n\u00eb vendlindjen e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-05-03T21:30:11+00:00","article_modified_time":"2020-05-03T21:33:52+00:00","og_image":[{"width":800,"height":246,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/agim_ramadani-fishta.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI","datePublished":"2020-05-03T21:30:11+00:00","dateModified":"2020-05-03T21:33:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/"},"wordCount":1891,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/agim_ramadani-fishta.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/","name":"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/agim_ramadani-fishta.jpg","datePublished":"2020-05-03T21:30:11+00:00","dateModified":"2020-05-03T21:33:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/agim_ramadani-fishta.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/agim_ramadani-fishta.jpg","width":800,"height":246,"caption":"Agim Ramadani - Fishta"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55153","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55153"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55153\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":55156,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55153\/revisions\/55156"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}