{"id":56063,"date":"2020-05-22T18:50:03","date_gmt":"2020-05-22T17:50:03","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=56063"},"modified":"2020-05-23T02:16:20","modified_gmt":"2020-05-23T01:16:20","slug":"enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/","title":{"rendered":"ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Petrit Derraj<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb Instituti i Studimeve Politike \u201c<em>Ismail Qemal Vlora<\/em>\u201d, q\u00eb drejtohet nga dr. Bujar Leskaj ka botuar librin \u201c<em>K\u00ebng\u00eb popullore<\/em>\u201d, mbledhur nga Musine Kokalari. Libri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr botim, paisur me sh\u00ebnime dhe me nje hyrje nga studjuesi Enver Memishaj, q\u00eb sqaron se ku gjet\u00ebn dhe si u p\u00ebrgatit\u00ebn p\u00ebr botim k\u00ebng\u00ebt popullore t\u00eb mbledhura nga Musine Kokalari:<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb nderim t\u00eb emrit t\u00eb madh t\u00eb Musine Kokalarit<\/em>, shkruan Enver Memishaj, <em>dhe me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos humbasi mundimi k\u00ebsaj vajze t\u00eb rrall\u00eb, por edhe i k\u00ebng\u00ebve, vendosa t\u2019i botoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr<\/em>.&#8221; \u201c<em>\u00cbsht\u00eb n\u00eb nderin e dhe dinjitetin e \u00e7do intelektuali\u2026<\/em> thot\u00eb studiuesi Novrus Xh. Shehu, <em>t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb njohur jet\u00ebn e saj me p\u00ebrmasat e sh\u00ebnjtor\u00ebve t\u00eb vet\u00ebflijuar, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs, paqes, liris\u00eb e dashuris\u00eb njer\u00ebzore<\/em>\u201d&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebt q\u00eb botohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr gjenden n\u00eb Arkivin Q\u00ebndror t\u00eb Shtetit, Fondi Musine Kokalari, jan\u00eb daktilografuar n\u00eb makin\u00eb shkrimi n\u00eb 55 faqe format&#8230; (Shih: AQSH, F. 837, V. 1937 \u2013 1938, D. 11, f. 25 \u2013 157)<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebng\u00ebve t\u00eb mbledhura nga Musine Kokalari kemi shtuar k\u00ebng\u00ebn e Shemo Hajdutit, varianti m\u00eb i plot\u00eb i k\u00ebsaj k\u00ebnge t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb Lab\u00ebri, si dhe nj\u00eb fjalorth p\u00ebr fjal\u00ebt e huaja, kryesisht t\u00eb gjuh\u00ebs turke, pasi jan\u00eb t\u00eb pa kuptueshme p\u00ebr lexuesin e dit\u00ebve tona.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha sh\u00ebnimet n\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatit\u00ebsit p\u00ebr botim Enver Memishaj, nd\u00ebrsa kur ka l\u00ebn\u00eb sh\u00ebnime autorja Musine Kokalari \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsuar: <em>sh\u00ebnim i autores<\/em>.<\/p>\n<p>Konsultimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me librat Musine Kokalari Vepra, V\u00ebll. i I dhe i II Geer, Tiran\u00eb 2009, p\u00ebrgatitur nga Novrus Xh. Shehu.<\/p>\n<p>Publicisti dhe shkrimtai G\u00ebzim Zilja e shoq\u00ebron librin me nj\u00eb studim, ku v\u00eb n\u00eb dukje r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe vlerat e folklorit, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah vepr\u00ebn e Musine Kokalarit. N\u00eb studimin e tij t\u00eb gjat\u00eb G\u00ebzim Zilja theson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e folklorit si ruajt\u00ebs i gjuh\u00ebs, historis\u00eb dhe tradit\u00ebs shqiptare. Po ashtu studiuesi paraqet shkurtime biografike p\u00ebr mbledh\u00ebsit e hersh\u00ebm t\u00eb folklorit deri n\u00eb dit\u00ebt tona, \u00e7ka e b\u00ebn librin m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs dhe interesant.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Musine Kokalari lindi m\u00eb 10 shkurt 1917 n\u00eb Adana t\u00eb Turqis\u00eb. M\u00eb 1921 familja e saj shp\u00ebrngulet prej andej dhe stabilizohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u0207 Gjirokast\u00ebr. M\u00eb pas shkon s\u00eb bashku me familje n\u00eb Tiran\u00eb dhe vazhdon shkoll\u00ebn e mesme \u201c<em>N\u00ebna Mbret\u00ebresh\u00eb<\/em>\u201c. Pas mbarimit t\u0207 shkoll\u0207s s\u0207 mesme niset me studime n\u00eb Universitetin e Rom\u00ebs, ku e p\u00ebrfundon me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyrera.<\/p>\n<p>Pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrfshihet n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesve, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit. N\u00eb vitin 1943 themeloi Partin\u00eb Socialdemokrate s\u00eb bashku me Sk\u00ebnder Mu\u00e7on, Isuf Luzaj e t\u00eb tjer\u00eb. Programi i k\u00ebsaj Partie ishte shum\u00eb i volitsh\u00ebm p\u00ebr progresin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe, ve\u00e7 shum\u00eb an\u00ebve t\u00eb mira, ai program k\u00ebrkonte ta fortifikonte shoq\u00ebrin\u00eb me ligje sociale.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha ato projekte t\u00eb s\u0207 ardhmes mbet\u00ebn vet\u00ebm \u00ebndrra, sepse Enver Hoxha, i eliminoi kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vizionaren dhe intelektualen e zgjuar Musine Kokalarin pas viteve \u201990, me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb folur e shkruar gjat\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb botuar vepra e saj\u00eb e plot\u00eb k\u00ebtu dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Enver Memishaj q\u00eb ka p\u00ebrgatitur botimin e k\u00ebtij libri, k\u00ebsaj radhe e hedh v\u00ebshtrimin tek nj\u00eb tjet\u00ebr vler\u00eb e k\u00ebsaj intelektualje t\u00eb talentuar e patriote, tek kontributi dhe p\u00ebrpjekja e saj e suksesshme n\u00eb mbledhjen, grumbullimin e sistemimin e k\u00ebng\u00ebve popullore. P\u00ebr mbledhjen e studimin e k\u00ebng\u00ebve popullore ajo \u00ebsht\u00eb nxitur edhe nga fakti se \u00e7do artist, skulptor, piktor, muzikant e va\u00e7an\u00ebrisht poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt duhet medoemos q\u00eb t\u00eb njohin mir\u0207 magjin\u00eb e folklorit t\u00eb popullit te tyre pra, pa e shuar etjen e dijes te gurra e krijimtaris\u00eb popullore, nuk mund t\u00eb jesh krijues i suksesshm. Si shembull mund t\u00eb sjellim interesimin e Gorkit, \u00c7ehovit, G\u00ebtes e shum\u00eb korifejve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb lidhje me njohjen dhe studimin e folklorit te vendeve te tyre, fakt q\u00eb e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe G\u00ebzim Zilja, q\u00eb i bashkangjit k\u00ebtij libri studimin e tij p\u00ebr vlerat e folklorit.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e studimin e k\u00ebng\u00ebve poullore Musine Kokalari \u00ebsht\u00eb nxitur edhe nga th\u00ebnia se jo t\u00eb gjith\u00eb detet kan\u00eb perla, k\u00ebshtu q\u00eb ajo n\u00eb mbledhjen e k\u00ebng\u00ebve ka vepruar si puna e atyre blet\u00ebve q\u00eb synojn\u00eb ato lule prej t\u00eb cilave sigurojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb mjalt\u00eb, ka synuar q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb k\u00ebng\u00ebt q\u00eb t\u00eb magjeps\u00ebn m\u0207 tep\u0207r e q\u00eb fiksoheshin n\u00eb to ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn e popullit ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e shkuara mbledhja e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb popullit kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr, sepse at\u0207here mjetet e informimit masiv ishin t\u0207 pakta e tep\u00ebr t\u0207 kufizuara. N\u0207 munges\u00eb t\u00eb shtypit, radios televizionit, filmit, kronikave, arshivave, ishin k\u00ebng\u00ebt, ku n\u00eb to fiksoheshin data, ngjarje b\u00ebma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, apo pasqyroheshin cil\u00ebsi e vityte t\u00eb \u00e7muara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Duke lexuar k\u00ebng\u00ebt e mbledhura t\u00eb Musines\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmndjen nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb fliste p\u00ebr nj\u00eb hasm\u00ebri mes dy fiseve n\u00eb krahin\u00ebn e Smokthin\u00ebs n\u00eb Rrethin e Vlor\u00ebs, prej nga jam edhe vet. Dy bashkefshatar\u00eb para m\u00eb shum\u00eb se 200 vjet\u00ebsh, Lelo Jazo e Hysen Derraj nga katundi Bashaj i Smokthin\u00ebs shkuan n\u00eb emigrim n\u00eb Janin\u00eb. Pas nj far\u00eb kohe vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb ktheheshin po s\u00eb bashku pran\u00eb familjeve t\u00eb tyre. N\u00eb Gjirokast\u00ebr Lelo Jazua, babai i heroit te popullit Zigur Lelo, i thot\u00eb Hysenit se do t\u00eb kthehej te nj\u00eb miku i tij.<\/p>\n<p>Shoku i vet, pasi e p\u00ebrsh\u00ebndet, niset p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi duke shpresuar se Lelua, kur t\u00eb mbaronte vizit\u00ebn te miku i tij, do t\u00eb kthehej m\u00eb pas edhe ai n\u00eb familje. Mir\u00ebpo Lelua nuk po kthehej dhe, n\u00eb vend t\u00eb tij, mb\u00ebrriti lajmi se ishte gjetur trupi i tij i pajet\u00eb, i mbytur n\u00eb Virua t\u00eb Gjirokastr\u00ebs. Lelajt edhe Derrajt ishin dy fise t\u00eb d\u00ebgjuara dhe shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb fshat dhe ishin n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb mes nj\u00ebri\u2013tjetrit. Nj\u00eb intrigant n\u00eb fshat, i nisur nga q\u00ebllimi i keq p\u00ebr t&#8217;i acaruar k\u00ebta dy fise p\u00ebrhap nj\u00eb lajm t\u00eb rrem\u00eb se Hyseni e kishte mbytur shokun vet. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb edhe vargjet e nj\u00eb k\u00ebnge:<\/p>\n<blockquote><p>Se nj\u00eb do\u00e7 firaun\u00eb\/ fiseve u hapi pun\u00eb \/ sajoi nj\u00eb fakt t\u00eb paq\u00ebn\u00eb \/ P\u00ebr t&#8217;i fut fiset n\u00eb gr\u00ebnj\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<p>Intrigranti ishte edhe i besuar i autoriteteve turke, k\u00ebshtu q\u00eb edhe fiset nis\u00ebn t\u00eb armiqsoheshin, po edhe koshadhet turke u vun\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr ta marr\u00eb n\u00eb burg Hysenin. At\u00ebhere Hyseni vendosi q\u00eb ta vriste shpif\u00ebsin n\u00eb qendr t\u00eb fshatit, atje ku mblidheshun burrat, ku b\u00ebheshin kuv\u00ebnde e mirrrreshin vendime t\u00eb r\u00ebndesishme n\u00eb dobi t\u00eb banor\u00ebve p\u00ebrreth. Prej k\u00ebsaj ngjarje buroi k\u00ebnga:<\/p>\n<blockquote><p>Mbe\u00e7 shkret\u00eb moj Qaf&#8217; e Xhamis\u00eb\/ u b\u00ebre vendi i pusis\u00eb\/ Hyseni, i biri i Rrubis\u00eb \/ Vrau spiunin e Turqis\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<p>Hyseni doli firar, ka\u00e7ak maleve p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga rreziku i burgosjes prej koshadheve turke. N\u00eb ato koh\u00ebra n\u00eb Lab\u00ebri nuk p\u00ebrdorej ngujimi. Kishte rregulla t\u00eb tjera zakonore, mblidheshin pleq t\u00eb mo\u00e7\u00ebm e t\u00eb ditur nga katunde t\u00eb ndryshme ku merreshin vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsihme, t\u00eb paapelueshme dhe q\u00eb zbatoheshin me rigorozitet. U vendos q\u00eb t\u00eb tre fiset t\u00eb shuanin sherret dhe t\u00eb b\u00ebnin krushqi mes tyre, pra nj\u00eb djal\u00eb do mirrte p\u00ebr nuse nj\u00eb vajz\u00eb nga fisi tjet\u00ebr dhe nusja e ardhur me sjellje t\u00eb buta, me lepe-peqet do b\u00ebnte t\u00eb heshtnin dyfeqet.<\/p>\n<p>U zgjata tek kjo ngjarje, se te libri i Musine Kokalarit \u201cK\u00ebng\u00eb popullore\u201d ka nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb flet p\u00ebr ngjarjen e m\u00ebsip\u00ebrme, ku d\u00ebshmonte me p\u00ebrmbajtjen e saj se vrasjen e Lelo Jazos nuk e kishte b\u00ebr\u00eb Hyseni (shoku dhe bashk\u00ebfshatari i tij) po grabit\u00ebsi i kishte dal\u00eb n\u00eb prit\u00eb, e pat q\u00eblluar pas krah\u00ebve e m\u00eb pas e pat hedhur n\u00eb Virua.<\/p>\n<blockquote><p>\u201d\u00c7&#8217;u nise p\u00ebr n\u00eb Smokthin\u00eb \/ Hasmit prapa t`u ngjin\u00eb \/ I gjete n\u00eb breg te rrin\u00eb \/ U dhe selam e s`t\u00eb prin\u00eb \/ Me tre plumba t\u00eb godin\u00eb\/ Nj\u00eb n\u00eb ball\u00eb e dy n\u00eb brinj\u00eb\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<p>Po t\u00eb dihej m\u00eb par\u00eb kjo k\u00ebng\u00eb, nuk do ishte b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb ai tevatur, nuk do ishin kryer vrasje e nuk do ndodhnin t\u00ebr\u00eb ato sherre, sepse n\u00eb shum\u00eb raste n\u00eb ato vite k\u00ebng\u00ebt merreshin edhe si d\u00ebshmi p\u00ebr t\u00eb zbuluar shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Tek shporta e k\u00ebng\u00ebve popullore, mbledhur me kujdes prej Musines\u00eb, gjen k\u00ebng\u00eb p\u00ebr trimat e kryengritjeve shqiptare, k\u00ebng\u00eb p\u00ebr Gjoleken e ku\u00e7e, p\u00ebr Tafil Buzin, \u00c7elo Picarin, Cane Miftar Smokthin\u00ebn, Mete Jazo Dukatin, Marko Bo\u00e7arin, p\u00ebr Sinan Malo \u00e7epeverdh\u00eb, p\u00ebr betej\u00ebn me Greqin\u00eb te Pes\u00eb puset, ku \u201ctreqind burrave t\u00eb papar\u00eb,dyfeku u vate mbar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb lib\u00ebr z\u00ebn\u00eb k\u00ebng\u00ebt e mbledhura shkodrane ku spikat nj\u00eb liriz\u00ebm i ngroht\u00eb dhe nje humor i g\u00ebzuesh\u00ebm shkodran. Po ashtu gjen k\u00ebng\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr krip\u00ebn e jet\u00ebs, dashurin\u00eb, ku vajza e val\u00ebve, digjet nga zjarri i pritjes s\u00eb gjat\u00eb e tretet nga malli e meraku p\u00ebr njeriun e zemr\u00ebs, apo p\u00ebr \u201cmiken q\u00eb me sapunin e Venetikut, lan rrobat e ashikut, ose \u201c<em>th\u00ebll\u00ebza e par\u00eb e prillit, k\u00ebndon me z\u00eb si t\u00eb bilbilit, q\u00eb t&#8217;i prish mendjen bandillit<\/em>\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tej po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb gjen v\u00ebrtet vargje fosforeshent\u00eb si, \u201dmike u b\u00ebfsha zog bufi\/ Lerm\u00eb t\u00eb m\u00eb dal\u00eb dufi\u2026\u201d, ose \u201cDal n\u00eb breg e b\u00ebj sehir \/ Na q\u00ebnkej k\u00ebputur nj\u00eb yll\/ Nj\u00eb qeparis monofill\/ Si djath i njom\u00eb n\u00eb prill\u201d<\/p>\n<p>Edhe te k\u00ebng\u00ebt humoristike kur i lexon ngrohesh nga shakara tep\u00ebr t\u00eb kripura\u2026 \u201dplakat-o, shtrigat-o\/ Rrin\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn-o\/ krihen rreth vatr\u00ebs-o\/ Qortojn\u00eb nuset-o\/ P\u00ebrgojojn\u00eb burrat-o\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb t\u00ebrheq e t\u00eb b\u00ebn p\u00ebr vete te ky lib\u00ebr edhe nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb flet p\u00ebr nje merak tejet t\u00eb madh q\u00eb ka burri kur t\u00eb vdes, q\u00eb gruaja, ve\u00e7 t\u00eb qarit, ta doj\u00eb edhe p\u00ebrtej vdekjes, nga q\u00eb populli me t\u00eb drejt vdekjen e ka par\u00eb jo si fatkeqsi, po si pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs: \u201dMike n\u00eb t\u00eb kamte mike \/ kur t\u00eb vdes t\u00eb b\u00ebh\u00ebsh qyqe\/ T\u00eb vajtosh brigje m\u00eb brigje \/ T\u00eb m\u00eb qash me lot e ligje\u201d.<\/p>\n<p>Theksova m\u00eb lart se njohja e folklorit e ve\u00e7an\u00ebrisht njohja e k\u00ebng\u00ebve popullore \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr nj\u00eb krijues. P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ket\u00eb tez\u00eb po p\u00ebrmend nj\u00eb k\u00ebng\u00eb kushtuar nj\u00eb figure popullore, k\u00ebng\u00ebn poullore p\u00ebr Shemo Kason, q\u00eb p\u00ebrgatit\u00ebsi i vepr\u00ebs Enver Memishaj e ka shtuar n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebng\u00ebve t\u00eb mbledhura nga Musine Kokalari:<\/p>\n<p>N\u00eb Stamboll nj\u00eb lajm g\u00ebzimi,\/ Thon\u00eb u zu Shemo trimi.\/ N\u00ebnt\u00eb vjet n\u00eb mal firar,\/ Se s&#8217;duaj t\u00eb shkon ushtar.\/ Qysh e fut\u00ebn prap\u00eb n\u00eb lak, \/ Mos u lodh a mos u plak,\/ Mos ju shkrep i ra nj\u00eb hall? \/ N\u00eb bodrumet e kalas\u00eb,\/ Shkon Hysan Pashai t&#8217;i flas\u00eb: \/ &#8211; Ja lironi ca litar\u00eb, \/ Fol, hajdut, trego t\u00eb vrar\u00ebt! \/<\/p>\n<p>&#8211; Jam hajdut e p\u00eblqej mir\u00eb,\/ T\u00eb rroj malesh ujk i lir\u00eb, \/ Se sa laro me zinxhir&#8230; \/ Gjirokastra n\u00eb ato brigje, \/ Qan nj\u00eb grua,qan me ligje: \/ -Do rris djemt\u00eb, do ndez zjarr\u00eb,\/ Gjakun t\u00ebnd Shemo t\u00eb marrin.<\/p>\n<p>Publicisti e shkrimtari Gezim Zilja \u00ebsht\u00eb ndalur e ka botuar nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka\u00e7ak e trim t\u00eb \u00e7artur, tek i cili populli shihte guximin p\u00ebr t\u00eb luftuar pushtuesin e p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Te k\u00ebnga popullore, befasohesh nga q\u00ebndrimi heroik, nga krenaria dhe q\u00ebndresa stoike e Shemos, ku natyra gjunj\u00ebt nuk ja ka krijuar p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjunjur, po p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb i lir\u00eb e krenar para pushtuesit.<\/p>\n<p>Pasi e lexova me shum\u00eb kureshtje librin e Musine Kokalarit, p\u00ebrgatitur e paisur me sh\u00ebnime nga Enver Memishaj, e urova dhe i thash\u00eb suksese p\u00ebr libra t\u00eb tjer\u00eb, pavar\u00ebsisht se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e njer\u00ebzve sikur nuk i kushtojne v\u00ebmenedje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb librit. Autori po n\u00eb \u00e7ast m&#8217;u p\u00ebrgjigj se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb, sepse njer\u00ebzit e mir\u00eb kan\u00eb e do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebn\u00eb nevoj\u00eb e interes p\u00ebr librin. Teksa e d\u00ebgjoja me v\u00ebmendje vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb shkruar, m\u00eb erdhi nd\u00ebrmend th\u00ebnia e nj\u00eb poeti rumun ku njeriu ve\u00e7 t\u00eb tjerash n\u00eb jet\u00eb duhet t\u00eb mbjell\u00eb pem\u00eb, t\u00eb lind f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb shkruaj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatit\u00ebsi i librit t\u00eb Musine Kokalarit, Enver Memishaj ka botuar shum\u00eb libra, ka lindur, mir\u00ebrritur dhe edukuar f\u00ebmij\u00eb, si edhe ka mbjell\u00eb edhe shum\u00eb pem\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb i uroj sh\u00ebndet, suksese dhe vullnet e forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb botuar vepra t\u00eb tjera.<\/strong><\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, m\u00eb 21 maj 2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Petrit Derraj K\u00ebto dit\u00eb Instituti i Studimeve Politike \u201cIsmail Qemal Vlora\u201d, q\u00eb drejtohet nga dr. Bujar Leskaj ka botuar librin \u201cK\u00ebng\u00eb popullore\u201d, mbledhur nga Musine Kokalari. Libri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr botim, paisur me sh\u00ebnime dhe me nje hyrje nga studjuesi Enver Memishaj, q\u00eb sqaron se ku gjet\u00ebn dhe si u p\u00ebrgatit\u00ebn p\u00ebr botim k\u00ebng\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":56066,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-56063","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Petrit Derraj K\u00ebto dit\u00eb Instituti i Studimeve Politike \u201cIsmail Qemal Vlora\u201d, q\u00eb drejtohet nga dr. Bujar Leskaj ka botuar librin \u201cK\u00ebng\u00eb popullore\u201d, mbledhur nga Musine Kokalari. Libri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr botim, paisur me sh\u00ebnime dhe me nje hyrje nga studjuesi Enver Memishaj, q\u00eb sqaron se ku gjet\u00ebn dhe si u p\u00ebrgatit\u00ebn p\u00ebr botim k\u00ebng\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-22T17:50:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-05-23T01:16:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/enver_memishaj-musine_kokalari.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"314\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI\",\"datePublished\":\"2020-05-22T17:50:03+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-23T01:16:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/\"},\"wordCount\":2373,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/enver_memishaj-musine_kokalari.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/\",\"name\":\"ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/enver_memishaj-musine_kokalari.jpg\",\"datePublished\":\"2020-05-22T17:50:03+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-23T01:16:20+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/enver_memishaj-musine_kokalari.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/enver_memishaj-musine_kokalari.jpg\",\"width\":500,\"height\":314,\"caption\":\"Enver Memishaj - Musine Kokalari\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Petrit Derraj K\u00ebto dit\u00eb Instituti i Studimeve Politike \u201cIsmail Qemal Vlora\u201d, q\u00eb drejtohet nga dr. Bujar Leskaj ka botuar librin \u201cK\u00ebng\u00eb popullore\u201d, mbledhur nga Musine Kokalari. Libri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr botim, paisur me sh\u00ebnime dhe me nje hyrje nga studjuesi Enver Memishaj, q\u00eb sqaron se ku gjet\u00ebn dhe si u p\u00ebrgatit\u00ebn p\u00ebr botim k\u00ebng\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-05-22T17:50:03+00:00","article_modified_time":"2020-05-23T01:16:20+00:00","og_image":[{"width":500,"height":314,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/enver_memishaj-musine_kokalari.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI","datePublished":"2020-05-22T17:50:03+00:00","dateModified":"2020-05-23T01:16:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/"},"wordCount":2373,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/enver_memishaj-musine_kokalari.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/","name":"ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/enver_memishaj-musine_kokalari.jpg","datePublished":"2020-05-22T17:50:03+00:00","dateModified":"2020-05-23T01:16:20+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/enver_memishaj-musine_kokalari.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/enver_memishaj-musine_kokalari.jpg","width":500,"height":314,"caption":"Enver Memishaj - Musine Kokalari"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enver-memishaj-zbulon-kenget-popullore-te-panjohura-te-mbledhura-nga-musine-kokalari\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ENVER MEMISHAJ ZBULON K\u00cbNG\u00cbT POPULLORE T\u00cb PANJOHURA T\u00cb MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56063"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56063\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":56075,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56063\/revisions\/56075"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56066"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}