{"id":5664,"date":"2016-08-08T21:34:34","date_gmt":"2016-08-08T20:34:34","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5664"},"modified":"2021-04-11T03:35:59","modified_gmt":"2021-04-11T02:35:59","slug":"migjeni-persiatje-ekzistenciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/","title":{"rendered":"Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale"},"content":{"rendered":"<p>Nga\u00a0<strong>MOIKOM ZEQO<\/strong><em>*<\/em>, <a href=\"http:\/\/www.balkanweb.com\/site\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BalkanWeb<\/a><\/p>\n<p>Migjeni shkruan: \u201c<em>Nj\u00eb krijes\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb mbrame i shpalli p\u00ebrdhimtimet e veta kufom\u00ebs s\u00eb ish-njeriut, nd\u00ebrsa n\u00eb sy i shk\u00eblqente nj\u00eb lot krokodili, ku u pasqyronte tragjedia e kufom\u00ebs. Nj\u00eb krijes\u00eb tjet\u00ebr, e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, u qesh, u qesh aq fort, saq\u00eb iu zhgatrruen qejnat e ftyra i merr nj\u00eb t\u00eb dukun t\u00eb sh\u00ebmtuem. Ishte t\u00eb qeshunit e njeriut p\u00ebrpara fatalitetit kozmik. E Mira, e Keqia, Per\u00ebndia, prej territ, n\u00ebp\u00ebr njeriun, erdh\u00ebn n\u00eb drit\u00eb, edhe n\u00ebp\u00ebr njeriun kan\u00eb me u zhduk\u00eb n\u00eb terr<\/em>\u201d. Teoria elegante dhe e kot\u00eb e personazheve n\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst ngec. Migjeni abstragon pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe naivisht. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb krijesa e dor\u00ebs s\u00eb mbrame? N\u00ebnnjeriu?<\/p>\n<p>N\u00ebse Zoti ka vdekur, sipas paradigm\u00ebs ni\u00e7eane, ahere edhe njeriu ka vdekur. Postmodernist\u00ebt e n\u00ebmur flasin sot p\u00ebr zombi dhe mutant\u00eb. Estetizmi (humanizmi) nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb dukuri epokale. Migjeni asgj\u00ebson \u00e7do larg\u00ebsi midis shkronj\u00ebs dhe kuptimit, duke hequr fare transcendenc\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb kuptimit n\u00eb lidhje me tekstin.<\/p>\n<p>Imagjinoni nj\u00eb planet t\u00eb mbushur me kufoma t\u00eb ish-njeriut. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim universal moral apo edhe epistomologjik? Fundi i \u201csi\u00e9cle des lum\u00e9res\u201d? Antimesianizmi i bot\u00ebs? Kalimi tek trillimet letrare t\u00eb Zamiatinit dhe Orwellit? Paranoja e pashmangshme? Pse Ni\u00e7e flet p\u00ebr nj\u00eb \u201csubtancializim fals t\u00eb Unit\u201d? A \u00ebsht\u00eb krijesa e dor\u00ebs s\u00eb mbrame ajo q\u00eb mbetet nga nj\u00eb evolucion darvinist s\u00ebprapthi? A t\u00eb \u00e7on kjo te bota Simulacrum e Jean Baudrillard-it?<\/p>\n<p>Vdekje e qytet\u00ebrimeve dhe e pozitivizmit shkencor? Migjeni p\u00ebrfytyron nj\u00eb nga variantet m\u00eb t\u00eb vrazhda apokaliptike. Gati nj\u00eb eufori dekadente. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, me lot t\u00eb rrem\u00eb krokodili. Kriminaliteti urban! Po a mund t\u00eb ket\u00eb n\u00ebn tok\u00eb nj\u00eb planet p\u00ebrrallash? P\u00ebrtej \u00e7do historicizmi? A \u00ebsht\u00eb kufoma e ish-njeriut nj\u00eb relike? Arkeologji p\u00ebrvojash dhe katastrofash? Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja hamletiane!<\/p>\n<p>Po krijesa e dor\u00ebs s\u00eb mbrame, a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebnkrijes\u00eb? Kush mund ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb? Le t\u00eb \u00e7mendet vet\u00eb Ni\u00e7ja! Migjeni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb melankolik i madh! Po krijesa e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00e7\u2019dreqin \u00ebsht\u00eb? Mbinjeriu? Heronjt\u00eb kibernetik\u00eb? Aleksandri i Madh i klonuar? Krijesa ajnshtajniane e formul\u00ebs E=MC2? Nj\u00eb eksperiment abstrakt? Golemi i alkimist\u00ebve? Homonkulusi i Paracelstit? Nj\u00eb ready mades? Postmodernizmi fals? Kancerizimi utopis\u00eb?<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e modulit binar t\u00eb matematik\u00ebs s\u00eb George Bul-it? Nj\u00eb indigjen i primitivitetit futorologjik t\u00eb Claude Levy Strauss-it? Dematerializim dhe formalizim i nj\u00eb njer\u00ebzimi alternativ tjet\u00ebr? Krijesa e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb e ka nj\u00eb \u201ct\u00eb dukun t\u00eb sh\u00ebmtuem\u201d. Migjeni ni\u00e7ean ironizon estetikisht sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e Zarathustr\u00ebs s\u00eb Ni\u00e7es me t\u00eb qeshur\u00ebn para fatalitetit kozmik, pra m\u00eb t\u00eb ep\u00ebrm. Po \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb pra? Jasht\u00ebtok\u00ebsor\u00ebt? Marsian\u00ebt e mitizuar?<\/p>\n<p>Midis dy krijesave, asaj t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb mbrame dhe t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb a ka nj\u00eb krijes\u00eb t\u00eb tret\u00eb? Pse nuk funksionon Triniteti teologjik? Pse e Mira, e Keqja, madje dhe vet\u00eb Per\u00ebndia vijn\u00eb nga terri n\u00ebp\u00ebrmjet njeriut (n\u00eb fakt ish-njeriut) p\u00ebr t\u2019u zhdukur n\u00eb drit\u00eb? Migjeni hesht. Tjet\u00ebrsimi i shkrimit! Askush nuk e ka konceptuar k\u00ebshtu dilem\u00ebn ekzistenciale! Askush!<\/p>\n<p>Migjeni sh\u00ebnon: \u201cNjer\u00ebzia, pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi lot n\u00eb nj\u00eb valle shum\u00eb t\u00eb rrezikshme, me pasionet pa fre, nd\u00ebrsa nj\u00eb stuhi e pakuptueshme, si orkest\u00ebr, l\u00ebshon melodina misterioze\u201d. Orkestra e stuhis\u00eb? \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo kozmogoni muzikore? U shurdhofsh Pitagor\u00eb q\u00eb gjoja me d\u00ebgjuar tingujt q\u00eb l\u00ebshojn\u00eb planetet n\u00eb rrotullimet e pandalshme! Aurum Canticum? Ku \u00ebsht\u00eb organoja Sebastian Bach-ut? Violina demoniake e Paganinit? Teokrit, thyeji fyejt e barinjve t\u00eb tu e ndiz me to nj\u00eb zjarr p\u00ebr t\u00eb djegur \u00e7do Arkadi t\u00eb imagjinat\u00ebs!<\/p>\n<p>Po orkestra enigmatike e stuhis\u00eb nuk vdes! Si ta shkat\u00ebrrosh? Video-game e Zotit? Ah, Zoti! Karaoke e Universit! Cilat po vall\u00ebzojn\u00eb k\u00ebshtu? Ah, Zonjushet e Avinjonit t\u00eb Pablo Pikasos\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri Migjeni: \u201cSi dikur murgjit e krishten\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkretina dhe shpella vetmitare, q\u00eb u futshin thellt\u00eb n\u00eb ego t\u00eb vet p\u00ebr t\u00eb pa Zotin e mrekullina e p\u00ebr t\u00eb ba mrekullina \u2013 qashtu un\u00eb, zhytem n\u00eb veten teme, fundosem n\u00eb nj\u00eb subjektiviz\u00ebm m\u00eb t\u2019ekstremt\u00eb, por jo p\u00ebr t\u00eb pa Zotin e mrekullina, as p\u00ebr t\u00eb ba mrekullina. Humba n\u00eb vet\u00eb vetvetin e se gja tjet\u00ebr \u2013 ma t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr mue \u2013 s\u2019kam \u00e7\u2019t\u00eb baj nd\u00ebr sh\u00ebtinat e mbramjes n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto fusha t\u00eb shkreta (ndoshta dhe jo t\u00eb shkreta, por t\u00eb plota, nj\u00eb bot\u00eb e pakuptueshme p\u00ebr mue!)\u201d.<\/p>\n<p>Ky tekst ka plot dilema. Perceptimi \u00ebsht\u00eb kafkian. Kafka shtjellon subjektin e nj\u00eb k\u00ebshtjelle, metafora brutale e nj\u00eb misteri t\u00eb pafund, ku burokracia dhe mitologjia jan\u00eb aliazhi i pakuptimshm\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb e helmuar osirike. Kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse! Vet\u00ebshkat\u00ebrruese! N\u00eb vend t\u00eb vertikalitetit t\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs monstruoze, Migjeni tregon se edhe horizontaliteti i fushave t\u00eb shkreta nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb boshll\u00ebk naiv dhe i paqt\u00eb, p\u00ebrkundrazi, kjo pamje mund t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb (e mbushur nga mistere dhe qenie t\u00eb padukshme po aq monstruoze dhe t\u00eb frikshme!) K\u00ebshtjella e Kafk\u00ebs \u00ebsht\u00eb alegorike, me fatalitetin hebraik t\u00eb Testamentit t\u00eb Vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb struktur\u00eb talmudiste, ndoshta edhe kabaliste. Migjeni m\u00eb i d\u00eblir\u00eb, m\u00eb i \u00e7liruar, me nj\u00eb rebeliz\u00ebm m\u00eb t\u00eb qet\u00eb, por m\u00eb inkandeshent, m\u00eb t\u00eb holl\u00eb, m\u00eb sfidant, ironizon murgun ikon\u00eb, sh\u00ebn Antoni e shkret\u00ebtirave Tebeane, i cili n\u00eb delirin e agj\u00ebrimeve asketike arrinte t\u00eb shihte edhe Djallin n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb femre nudo, apo t\u00eb nj\u00eb Kentauri fallik. Migjeni e di se s\u2019mund t\u00eb shoh edhe n\u00eb subjektivizmin m\u00eb t\u00eb infinitsh\u00ebm as Zotin, as mrekullit\u00eb vegimore! Po ahere ku q\u00ebndron misteri? Ku \u00ebsht\u00eb pakuptimshm\u00ebria?<\/p>\n<p>Di\u00e7ka nuk shkon n\u00eb projektin hyjnor, ose kozmik. Kund\u00ebrt me nj\u00eb Van Gog, q\u00eb shp\u00ebrthen fsheht\u00ebsit\u00eb magjepse nga brend\u00ebsia e peizazhit, Migjeni me stilin e p\u00ebrkor\u00eb \u00e7mitizues shprehet shkurt: \u201cP\u00ebrqark, natyra n\u00eb gjelb\u00ebrim m\u00eb ngjan si nj\u00eb koket\u00eb e burdelit, e veshun me nj\u00eb dekolte pikante. Liqeni me p\u00ebrralla t\u00eb marra t\u00eb \u2018Nj\u00ebmij\u00eb e Nj\u00eb Net\u00ebve\u2019, malet me nj\u00eb heshtje qesharake, e mbi k\u00ebto Dielli i vjet\u00ebr, Dielli nj\u00ebmij\u00eb, pes\u00ebmij\u00eb, dhjet\u00ebmij\u00eb e kushedi se sa vjet i mo\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>Jo, jo, Diell, nuk pajtohem me ty, nuk pajtohem me t\u00eb qeshunit tand, q\u00eb ta ka ndy fytyr\u00ebn! E vetmja d\u00ebshir\u00eb q\u00eb ushqej tashti asht d\u00ebshira me iu ng\u00ebrdhesh\u00eb, ja d\u00ebftue gjuh\u00ebn k\u00ebtij Dielli, q\u00eb aq indiferent prendon prapa maleve\u201d. Beb\u00ebzat e Migjenit shikojn\u00eb ndryshe! Ah, Dielli, Sol Invictus! T\u00eb guxosh kaq shum\u00eb? P\u00ebrtej t\u00eb pamundur\u00ebs? Pse k\u00ebshtu Migjen? Ikonoklast i falsitetit t\u00eb natyr\u00ebs dhe t\u00eb Kozmosit si simbol i indiferenc\u00ebs totale? N\u00ebse flitet p\u00ebr kufom\u00ebn e ish-njeriut, a mund t\u00eb flitet edhe p\u00ebr kufom\u00ebn e ish- natyr\u00ebs dhe vet\u00eb Diellit? Asnj\u00eb shkrimtar (ah, shkrimtar\u00ebt e panumruesh\u00ebm dot) nuk e koncepton, nuk e artikulon k\u00ebt\u00eb perspektiv\u00eb konceptuale! Por Migjeni po! Migjeni po!<\/p>\n<p>Soren Kierkegard-i ka shkruar nj\u00eb parabol\u00eb aporike, zenoniane, ku flitet p\u00ebr organizimin e nj\u00eb ekspedite p\u00ebr n\u00eb Polin e Veriut. Famullitar\u00ebt danez\u00eb shpallin maj\u00eb katedrave t\u00eb kishave se pjes\u00ebmarrja n\u00eb t\u00eb tilla ekspedita ndihmon n\u00eb shp\u00ebtimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb shpirtit. Duke pranuar, nj\u00ebher\u00ebsh, se p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Polin e Veriut \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe ndoshta e pamundur dhe se jo t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kur vjen fundi, njoftojn\u00eb se cilido udh\u00ebtim nga Danimarka n\u00eb Lond\u00ebr, fjala vjen, me vaporin e linj\u00ebs ose edhe nj\u00eb sh\u00ebtitje t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs me karroc\u00eb n\u00eb park, jan\u00eb, po ta shikosh holl\u00eb-holl\u00eb, ekspedita t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr n\u00eb Polin e Veriut. Migjeni, (mendoj se ka lexuar patjet\u00ebr di\u00e7ka nga Kiergegard-i) e militarizon nj\u00eb subjekt: \u201cU mblodh\u00ebn taboret dhe u vun\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje. U l\u00ebvizshin me entuziaz\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ku asht armiku? Si nuk ja pam\u00eb ende gjurmat, \u2013 u ngritshin pyetjet n\u00eb taboret. Tashm\u00eb entuziazmi u ftoh, u ftoh, u ba akull. Arm\u00ebt u suell\u00ebn p\u00ebrtok\u00eb, kundra thneglave, t\u00eb cilat n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishin t\u00eb pafajshme. Ahere prijsit e taboreve u kuptuen. U sul\u00ebn p\u00ebrball\u00eb taboreve e n\u00eb ball\u00eb t\u00eb secilit ushtar lexuen nj\u00eb fjali tragjike rrudhash t\u00eb sh\u00ebmtueme\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Parabola migjeniane asht m\u00eb tep\u00ebr se sa nj\u00eb kap\u00ebrcim pindarik. \u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebto njer\u00ebz me fjali rrudhash t\u00eb shkruara n\u00eb ball\u00ebt e tyre? \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky lib\u00ebr kolosal epidermik (jo n\u00eb pergamen\u00eb me l\u00ebkur\u00eb kafsh\u00ebsh), por me l\u00ebkur\u00eb t\u00eb gjall\u00eb plot agoni t\u00eb njer\u00ebzimit? Kush e lexon k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb tejkalon Bibl\u00ebn, Danten dhe Shekspirin? N\u00ebse Poli i Veriut dihet e mund t\u00eb mb\u00ebrrish n\u00eb t\u00eb pa mb\u00ebrritur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, po armiku a i ngjan sadopak dhe sofistikisht Polit t\u00eb Veriut? A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb dituri (apo bestytni) konvencionale?<\/p>\n<p>Apo nj\u00eb grack\u00eb e pahonepsshme intelekti? Apo nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi imazhesh t\u00eb brishta dhe mashtruese? Apo nj\u00eb regressus in infinitum? Apo nj\u00eb \u201cvidemus nuc per speculum in aenigmace\u201d? N\u00eb shekullin XIII nj\u00eb poet persian Attar-i flet p\u00ebr nj\u00eb popull zogsh, q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb gjenin Per\u00ebndin\u00eb.<\/p>\n<p>Mbas shum\u00eb sprovave titanike dhe aventurave t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb eg\u00ebr arrit\u00ebn tek Vendi i Per\u00ebndis\u00eb, ku ishte vet\u00ebm nj\u00eb Pasqyr\u00eb, ku zogjt\u00eb pan\u00eb vetveten dhe kuptuan se secili prej tyre qe Per\u00ebndia. Tek parabola mizore dhe shp\u00ebrthyese e Migjenit, armiku ishte secili njeri dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai q\u00eb e k\u00ebrkonte p\u00ebr ta luftuar dhe zhdukur armikun. \u00c7do njeri e kishte n\u00eb ball\u00eb tekstin profetik (me \u00e7\u2019alfabet, me \u00e7\u2019gjuh\u00eb nembrotase qe shkruar vall\u00eb?), por leximi nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb identik me kuptimin.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri Migjeni: \u201c<em>A ka me sjell\u00eb historiku flet\u00ebn krejt t\u00eb re, t\u00eb shkruaj\u00eb \u2013 apo do t\u00eb vazhdoj\u00eb flet\u00ebn e vjet\u00ebr? Mos asht dhe kjo nj\u00eb ironi kohe?<\/em>\u201d. K\u00ebt\u00eb pyetje Migjeni e b\u00ebn sikur t\u00eb ishte vet\u00eb njer\u00ebzimi. Pyetje globale. Universale! Fleta e vjet\u00ebr dhe fleta e re si dy kund\u00ebrshtime, si dy gjeneza q\u00eb anulojn\u00eb nj\u00ebra- tjetr\u00ebn. T\u00eb pap\u00ebrputhshme! Futuriz\u00ebm migjenian? Shqet\u00ebsim q\u00eb praron, ose shkat\u00ebrron t\u00ebr\u00eb pik\u00ebllimet dhe dilemat e bot\u00ebs? A mund t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn alegorike, ku ironia p\u00ebrb\u00ebn vet\u00eb nocionin? U djegsh p\u00ebrs\u00ebri bibliotek\u00eb e famshme e Aleksandris\u00eb! Diturit\u00eb e v\u00ebrteta jan\u00eb tek pyetjet e v\u00ebrteta! Ah, Libri i Pyetjes s\u00eb Vetme!<\/p>\n<p><i>(m.k\/GazetaShqiptare\/BalkanWeb)<\/i><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0MOIKOM ZEQO*, BalkanWeb Migjeni shkruan: \u201cNj\u00eb krijes\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb mbrame i shpalli p\u00ebrdhimtimet e veta kufom\u00ebs s\u00eb ish-njeriut, nd\u00ebrsa n\u00eb sy i shk\u00eblqente nj\u00eb lot krokodili, ku u pasqyronte tragjedia e kufom\u00ebs. Nj\u00eb krijes\u00eb tjet\u00ebr, e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, u qesh, u qesh aq fort, saq\u00eb iu zhgatrruen qejnat e ftyra i merr nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22342,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-5664","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga\u00a0MOIKOM ZEQO*, BalkanWeb Migjeni shkruan: \u201cNj\u00eb krijes\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb mbrame i shpalli p\u00ebrdhimtimet e veta kufom\u00ebs s\u00eb ish-njeriut, nd\u00ebrsa n\u00eb sy i shk\u00eblqente nj\u00eb lot krokodili, ku u pasqyronte tragjedia e kufom\u00ebs. Nj\u00eb krijes\u00eb tjet\u00ebr, e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, u qesh, u qesh aq fort, saq\u00eb iu zhgatrruen qejnat e ftyra i merr nj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-08-08T20:34:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-11T02:35:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/moikom_zeqo_libra.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"320\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale\",\"datePublished\":\"2016-08-08T20:34:34+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-11T02:35:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/\"},\"wordCount\":1845,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/moikom_zeqo_libra.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/\",\"name\":\"Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/moikom_zeqo_libra.jpg\",\"datePublished\":\"2016-08-08T20:34:34+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-11T02:35:59+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/moikom_zeqo_libra.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/moikom_zeqo_libra.jpg\",\"width\":600,\"height\":320,\"caption\":\"Moikom Zeqo - libra\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga\u00a0MOIKOM ZEQO*, BalkanWeb Migjeni shkruan: \u201cNj\u00eb krijes\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb mbrame i shpalli p\u00ebrdhimtimet e veta kufom\u00ebs s\u00eb ish-njeriut, nd\u00ebrsa n\u00eb sy i shk\u00eblqente nj\u00eb lot krokodili, ku u pasqyronte tragjedia e kufom\u00ebs. Nj\u00eb krijes\u00eb tjet\u00ebr, e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, u qesh, u qesh aq fort, saq\u00eb iu zhgatrruen qejnat e ftyra i merr nj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-08-08T20:34:34+00:00","article_modified_time":"2021-04-11T02:35:59+00:00","og_image":[{"width":600,"height":320,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/moikom_zeqo_libra.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale","datePublished":"2016-08-08T20:34:34+00:00","dateModified":"2021-04-11T02:35:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/"},"wordCount":1845,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/moikom_zeqo_libra.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/","name":"Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/moikom_zeqo_libra.jpg","datePublished":"2016-08-08T20:34:34+00:00","dateModified":"2021-04-11T02:35:59+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/moikom_zeqo_libra.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/moikom_zeqo_libra.jpg","width":600,"height":320,"caption":"Moikom Zeqo - libra"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/migjeni-persiatje-ekzistenciale\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Migjeni, p\u00ebrsiatje ekzistenciale"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5664","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5664"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5664\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66564,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5664\/revisions\/66564"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5664"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5664"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5664"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}