{"id":57506,"date":"2020-06-28T01:08:54","date_gmt":"2020-06-27T23:08:54","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=57506"},"modified":"2020-12-02T21:25:40","modified_gmt":"2020-12-02T20:25:40","slug":"shqiptaret-dhe-subversioni-sllav","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/","title":{"rendered":"SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb specializuar t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb, m\u00eb 24 gusht 2020, u paraqiti Dhomave t\u00eb specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb aktakuz\u00eb me 10 pika p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar nga Gjykata Speciale. P\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte akuzohen Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli dhe t\u00eb tjer\u00eb. Njoftimi u b\u00eb publik vet\u00ebm tri dit\u00eb para se t\u00eb fillonte dialogu nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb Uashington. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, n\u00eb shkall\u00eb kombi, lajmi ishte befasues.<\/p>\n<p>Askush nuk di t\u00eb tregoj\u00eb se kush q\u00ebndron pas k\u00ebsaj djall\u00ebzie. Ka q\u00eb thon\u00eb se ky ishte nj\u00eb komplot i Rusis\u00eb, i kurdisur n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb bashk\u00ebveprim me qarqe t\u00eb caktuara influente t\u00eb BE-s\u00eb. T\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb se ky ishte nj\u00eb akt i nd\u00ebrmarr\u00eb nga Parisi dhe Berlini, kund\u00ebr presidentit amerikan Donald Tramp.<\/p>\n<p>Rrall\u00eb ka ndodhur n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs q\u00eb nj\u00eb dialog midis dy vendeve p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje historike paqeje t\u00eb mbahet paralelisht n\u00eb dy qendra politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes. N\u00eb rastin konkret, n\u00eb Uashington dhe n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Dialogu midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit filloi n\u00eb mars t\u00eb vitit 2011. Prej vitit 2013 e k\u00ebndej jan\u00eb mbajtur m\u00eb se 120 takime, me \u00e7\u2019rast jan\u00eb n\u00ebnshkruar mbi 40 marr\u00ebveshje teknike. Brukseli duhet ta dij\u00eb se problemi \u00ebsht\u00eb politik dhe jo teknik. Brenda k\u00ebtij dialogu gati dhjet\u00ebvje\u00e7ar, ende nuk kemi nj\u00eb rezultat p\u00ebrfundimtar. Kjo tregon se BE-ja nuk ka pasur kapacitet t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr \u201c\u00e7\u00ebshtjen\u201d. Brenda k\u00ebtyre dhjet\u00eb vjet\u00ebve, Gjermania nuk ka treguar ndonj\u00eb interesim konkret p\u00ebr ta zgjidhur \u201c\u00e7\u00ebshtjen\u201d. Franca nd\u00ebrkaq, konsiderohet si nj\u00eb aleate e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas serb\u00ebve, konstelacioni apo raporti i forcave sot, si n\u00eb planin kontinental, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb global, nuk \u00ebsht\u00eb ai i koh\u00ebs s\u00eb Rambujes\u00eb. Rusia sot, na qenk\u00ebsh m\u00eb e konsoliduar se dikur. Vitet e fundit, interesim p\u00ebr Ballkanin ka shfaqur edhe Kina. K\u00ebto dy fuqi t\u00eb m\u00ebdha, Serbia i merr p\u00ebr aleate t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Beogradi ka punuar pareshtur q\u00eb \u201cproblemin\u201d e Kosov\u00ebs ta paraqes si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pazgjidhur, e q\u00eb mund t\u00eb zgjidhet me \u201ckompromis\u201d. Ka punuar pand\u00ebrprer\u00eb q\u00eb pun\u00ebn e Kosov\u00ebs ta paraqes\u00eb si nj\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtje\u201d ruso-amerikane. Sipas Beogradit, \u201c\u00e7\u00ebshtja\u201d e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e Uashingtonit dhe Berlinit, por edhe e Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit serb\u00eb shpesh jan\u00eb takuar me krer\u00ebt politik\u00eb rus\u00eb: me ambasadorin rus n\u00eb Beograd, me ministrin rus t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Sergej Llavrov, me presidentin rus, Vladimir Putin. Mu n\u00eb prag t\u00eb takimit midis Tha\u00e7it dhe Vu\u00e7iqit n\u00eb Uashington, kryetari i Serbis\u00eb m\u00eb 23 dhe 24 qershor 2020 vizitoi Mosk\u00ebn ku u takua me Putinin. Gjat\u00eb \u00e7do takimi serbo-rus, nj\u00eb prej temave ka qen\u00eb edhe \u201c\u00e7\u00ebshtja\u201d e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rusia nuk do zgjidhje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nj\u00eb marr\u00ebveshje midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb do ta stabilizonte Ballkanin dhe do t\u2019ia hapte Kosov\u00ebs rrug\u00ebn e integrimit n\u00eb organizmat euro-atlantik\u00eb, nd\u00ebrsa Serbis\u00eb \u2013 integrimin n\u00eb Bashkimin Evropian. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Mosk\u00ebs. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Moska \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjeje midis dy pal\u00ebve. Por, me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb Mosk\u00ebs, Serbia shnd\u00ebrrohet n\u00eb peng t\u00eb Rusis\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb, e humb perspektiv\u00ebn evropiane.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb historis\u00eb politike t\u00eb koh\u00ebs m\u00eb t\u00eb re, q\u00eb nga \u201cNa\u00e7ertanija\u201d (1844) e Ilija Garashaninit e deri m\u00eb sot, Serbia as edhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme nuk ka qen\u00eb shtet demokratik. P\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb serbe, fjala \u201cdemokraci\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nocion fiktiv.<\/p>\n<p>Ballkani Per\u00ebndimor paraqet interes strategjik p\u00ebr fuqit\u00eb e m\u00ebdha. Prej k\u00ebtij rajoni dilet n\u00eb Adriatik dhe q\u00eb andej, n\u00ebp\u00ebr dete e oqeane. Rajoni \u00ebsht\u00eb kryeur\u00eb q\u00eb lidh kontinentin e vjet\u00ebr me Azin\u00eb dhe Afrik\u00ebn. Duke kaluar n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb rajon mb\u00ebrrihet n\u00eb vendet e gjirit Persik.<\/p>\n<p>Rusia \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb rajon n\u00ebp\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Republik\u00ebs Serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs. Malin e Zi synon ta destabilizoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet serb\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb aty. Maqedonin\u00eb synonte ta destabilizoj\u00eb me ndihm\u00ebn e faktorit antishqiptar \u2013 VMRO-s\u00eb. Rusia synon ta shnd\u00ebrroj\u00eb Ballkanin n\u00eb nj\u00eb rajon ku ndeshen interesat gjeopolitk\u00eb t\u00eb saj, p\u00ebrball\u00eb ShBA-s\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb investim amerikan. \u00c7do zgjidhje p\u00ebrfundimtare nga dialogu midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, pa ShBA-n\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se llogari pa hanxhiun. ShBA-ja \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb Ballkan qysh nga r\u00ebnia e murit t\u00eb Berlinit m\u00eb 9 n\u00ebntor 1989 dhe fillimi i pluralizmit.<\/p>\n<p>Me ndihm\u00ebn e Uashingtonit:<\/p>\n<p>&#8211; U realizua Konferenca e Rambujes\u00eb (Rambouillet), e cila i filloi punimet m\u00eb 6 shkurt 1999, n\u00eb Rambuje af\u00ebr Parisit dhe zgjati deri m\u00eb 22 mars 1999 ;<\/p>\n<p>&#8211; U arrit Marr\u00ebveshja e Kumanov\u00ebs, nd\u00ebrmjet NATO-s dhe RFJ-s\u00eb, m\u00eb 9 qershor 1999, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 11 qershor 1999. U n\u00ebnshkrua nga komandanti i par\u00eb i KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb, Majk\u00ebll Xhekson (Michael Jackson) dhe nga ish-shefi i Shtabit t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuar n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr krime lufte dhe gjenocid;<\/p>\n<p>&#8211; U arrit Marr\u00ebveshja e Ohrit, e n\u00ebnshkruar m\u00eb 13 gusht 2001. N\u00ebnshkrues ishin edhe leht\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb dialog Fransua Leotar dhe Xhejms Perdju;<\/p>\n<p>&#8211; Shqip\u00ebria u b\u00eb an\u00ebtare e NATO-s. Ftes\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim e mori n\u00eb samitin e Bukureshtit q\u00eb u mbajt m\u00eb 2 prill 2008, nd\u00ebrsa an\u00ebtare me t\u00eb drejta t\u00eb plota u b\u00eb n\u00eb samitin e Strasburgut dhe K\u00eblnit, t\u00eb mbajtur m\u00eb 2 prill 2009;<\/p>\n<p>&#8211; Mali i Zi u b\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, m\u00eb 5 qershor 2017;<br \/>\n&#8211; U arrit Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs, m\u00eb 17 qershor 2018;<br \/>\n&#8211; Maqedonia u b\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, m\u00eb 27 mars 2020.<\/p>\n<p>Tani ishte radha e arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Por kjo u minua. Dikush thot\u00eb, nga Rusia. T\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb, nga Parisi dhe Berlini, kund\u00ebr Trampit.<\/p>\n<p>Trampi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet, i mbron interesat e ShBA-s\u00eb. Politika e tij has n\u00eb kund\u00ebrshtimin e Mosk\u00ebs, t\u00eb Pekinit, t\u00eb Berlinit dhe t\u00eb Parisit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Dialogu i Brukselit \u201cp\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit\u201d \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb prani t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini (Fedrica Mogherini), d.m.th. shefes s\u00eb diplomacis\u00eb evropiane, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikane italiane.<\/p>\n<p>Dialogu midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, i zhvilluar gati dhjet\u00eb vjet n\u00eb Bruksel nuk rezultoi me nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare. Nga kjo del se nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare nuk arrihet n\u00ebp\u00ebrmjet dialogut, por n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb plani t\u00eb hartuar nga Uashingtoni, q\u00eb do t\u00eb ishte i pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. Mutatis mutandis, di\u00e7ka si plani q\u00eb \u00e7oi n\u00eb arritjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs midis Shkupit dhe Athin\u00ebs. Pa nj\u00eb plan t\u00eb till\u00eb, t\u00eb hartuar prej amerikan\u00ebve, ky dialog mund t\u00eb zgjas\u00eb pafund\u00ebsisht. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb, as n\u00eb dobi t\u00eb Kosov\u00ebs, as n\u00eb dobi t\u00eb Serbis\u00eb dhe as n\u00eb interes t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb interes strategjik amerikan i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Si e till\u00eb, ajo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e zgjedhjeve presidenciale t\u00eb ShBA-s\u00eb. Kosov\u00ebn e kan\u00eb mbrojtur republikani Xhorxh Bushi i par\u00eb, demokrat\u00ebt Bill Klinton dhe Barak Obama, si dhe republikani Xhorxh Bushi i dyt\u00eb. Pra, e kan\u00eb mbrojtur, si president\u00ebt republikan\u00eb, ashtu edhe ata demokrat\u00eb. N\u00eb bot\u00ebn demokratike, \u00e7\u00ebshtja e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale, private dhe sekrete. Po qe se shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs votojn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebrin kandidat\u00eb dhe ndodh t\u00eb fitoj\u00eb tjetri, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u2019ndodh pas k\u00ebsaj?! A duhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb Kosova?! Cilido kandidat t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb ShBA, Kosova \u00ebsht\u00eb interes strategjik amerikan.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb aleat\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb ShBA-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb e vet\u00ebkuptueshme se Uashingtoni dhe Berlini kan\u00eb interes t\u00eb ken\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira edhe me Serbin\u00eb. Por k\u00ebto dy qendra duhet ta din\u00eb se partneritet strategjik me Serbin\u00eb kurr\u00eb s\u2019mund t\u00eb ken\u00eb, ngase ajo \u00ebsht\u00eb satelite historike e Rusis\u00eb dhe e till\u00eb do t\u00eb mbetet. Nj\u00eb afrim midis Uashingtonit dhe Beogradit do ta shnd\u00ebrronte Serbin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet tep\u00ebr t\u00eb privilegjuar. Tani ajo do t\u00eb kishte raporte t\u00eb mira me q\u00eb t\u00eb tri fuqit\u00eb e m\u00ebdha: me Rusin\u00eb, me Kin\u00ebn, me ShBA-n\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe fuqit\u00eb evropiane \u2013 Gjermanin\u00eb dhe Franc\u00ebn. Nj\u00eb partneritet strategjik i k\u00ebtill\u00eb i Uashingtoni dhe Berlinit &#8211; me Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb utopi dhe iluzion.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja e interesave t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha nuk e lejojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nd\u00ebrkaq, duke mos qen\u00eb sllav\u00eb, mbeten aleat\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb Uashingtonit dhe Berlinit. Por, p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm, t\u00eb jen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pa ndihm\u00ebn dhe pa investimet amerikane, zhvillimi ekonomik i Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb p\u00ebrfytyrohet. Askush p\u00ebrpos ShBA-s\u00eb nuk mund t\u00eb realizoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb projekte ekonomike kapitale, me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb Serbia udh\u00ebhiqet nga pasardh\u00ebsit e Millosheviqit dhe t\u00eb Vojisllav Sheshelit. E k\u00ebta jan\u00eb kryetari Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Ivica Da\u00e7iq. K\u00ebta dy ultranacionalist\u00eb kan\u00eb qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb ish-Jugosllavi. E udh\u00ebhequr prej \u201cish\u201d-radikalit Vu\u00e7iq dhe nacional-socialistit, Da\u00e7iq dhe e mb\u00ebshtetur nga Putini, Serbia ndjek n\u00eb rajon politik\u00eb destruktive, destabilizuese, hegjemoniste dhe ekspansioniste: N\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, mb\u00ebshtet tendencat separatiste dhe secesioniste t\u00eb Republik\u00ebs Serbe t\u00eb udh\u00ebhequr nga miku i Putinit, Milorad Dodik. N\u00eb Mal t\u00eb Zi ka krijuar kolon\u00eb t\u00eb pest\u00eb. Ndaj Kosov\u00ebs ndjek politik\u00eb luft\u00ebnxit\u00ebse, politik\u00eb force, luft\u00eb speciale, luft\u00eb psikologjike, p\u00ebrhap propagand\u00eb gebelsiane.<\/p>\n<p>Kryekrimineli i Ballkanit \u2013 Vu\u00e7iq, e ka p\u00ebrkryer edhe retorik\u00ebn demagogjike. Ai nuk ka dallim nga lideri i Kores\u00eb s\u00eb Veriut, Kim Jong-un. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, dyert e kancelarive, si n\u00eb Paris, ashtu edhe n\u00eb Berlin, nuk i ka t\u00eb mbyllura. Turp p\u00ebr fuqit\u00eb evropiane. Raporte t\u00eb mira ka edhe me Rexhep Taip Erdoganin.<\/p>\n<p>Me investime ekonomike nga Rusia, nga Kina, nga Turqia, nga vende t\u00eb caktuara arabe, nga Franca dhe nga Gjermania, Beogradi hiqet sikur nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb ngutshme p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Nuk habit fakti kur n\u00eb nj\u00eb Serbi t\u00eb till\u00eb investojn\u00eb Rusia dhe Kina. Investon Ankaraja dhe vende t\u00eb caktuara arabe, financiarisht t\u00eb fuqishme. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend destabilizues investojn\u00eb Franca, e sidomos Gjermania. M\u00eb 15 korrik 2019 presidenti francez Emanuel Makron b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb dydit\u00ebshe n\u00eb Serbi. Gjat\u00eb takimit me Vu\u00e7iqin n\u00eb Beograd nuk la pa e b\u00ebr\u00eb publike se vendi i tij i shet arm\u00eb Serbis\u00eb, nj\u00eb Serbie e cila n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 b\u00ebri luft\u00eb kund\u00ebr Sllovenis\u00eb, Kroacis\u00eb, Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00eb dhe Kosov\u00ebs, e cila n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebri gjenocid.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj Serbie, BE-ja i ka dh\u00ebn\u00eb edhe dat\u00eb p\u00ebr fillimin e bisedimeve integruese, duke e shnd\u00ebrruar k\u00ebsisoj n\u00eb t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur\u00ebn e vet. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Kosov\u00ebs e cila i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret e Brukselit, i mohohet liberalizimi i vizave. P\u00ebr Brukselin, Moldavia na qenk\u00ebsh mbi Kosov\u00ebn. Si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb diskriminohet Kosova kur n\u00eb t\u00eb, me vite kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranishme UNMIK-u dhe EULEXI?! N\u00ebp\u00ebrmjet liberalizimit t\u00eb vizave Brukseli synon t\u00eb ushtroj\u00eb trysni mbi Kosov\u00ebn q\u00eb t arrij\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb. Turp p\u00ebr Evrop\u00ebn. Politika konstruktive, stabilizuese dhe paqeruajt\u00ebse e Kosov\u00ebs meriton nga Brukseli vler\u00ebsim objektiv dhe jo nd\u00ebshkim.<\/p>\n<p>Po qe se midis Parisit dhe Berlinit, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe administrat\u00ebs s\u00eb presidentit Tramp, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka p\u00ebrplasje interesash, Kosova s\u2019ka p\u00ebrse t\u00eb jet\u00eb viktim\u00eb e k\u00ebtij ballafaqimi. Kosova \u00ebsht\u00eb shtet per\u00ebndimor, sikund\u00ebr jan\u00eb edhe vendet e Per\u00ebndimit, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe ShBA-ja.<br \/>\nBrukseli nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb lidhur me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ky institucion me seli n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson gjykat\u00ebn e nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Pasditen e 22 korrikut t\u00eb vitit 2010 b\u00ebri publik opinionin k\u00ebshillimor lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryetari i Gjykat\u00ebs Hiasashi Ovada tha:<\/p>\n<p>\u201cShpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 17 shkurt 2008 nuk e ka shkelur t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe as Rezolut\u00ebn 1244\u201d. Vendimi u mor me 10 vota p\u00ebr dhe 4 kund\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Dialogu midis Prishtin\u00ebs duhet t\u00eb nd\u00ebrpritet. Para se t\u00eb nis, Kosova duhet t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Uashingtonit dhe Berlinit q\u00eb ta detyrojn\u00eb Serbin\u00eb:<br \/>\n&#8211; Ta nd\u00ebrpres\u00eb veprimet subversive lidhur me \u00e7njohjen e Kosov\u00ebs nga vendet q\u00eb tanim\u00eb e kan\u00eb njohur;<br \/>\n&#8211; Ta nd\u00ebrpres\u00eb veprimet destruktive lidhur me an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare;<br \/>\n&#8211; T\u2019i pranoj\u00eb mallrat e Kosov\u00ebs me dokumentacionin ku figuron emri kushtetues i saj \u201cRepublika e Kosov\u00ebs\u201d;<br \/>\n&#8211; T\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb gjenocidin e heshtur ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00ebn lindore (Preshev\u00eb, Bujanoc, Medvegj\u00eb);<br \/>\n&#8211; T\u2019i jap\u00eb fund instrumentalizimit t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllimet ekspansioniste t\u00eb saj;<br \/>\n&#8211; T\u00eb njoh\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tokave apo integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs;<br \/>\n&#8211; T\u00eb njoh\u00eb sovranitetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Uashingtoni dhe Berlini duhet ta din\u00eb se dialogu midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb dialog midis dy shteteve dhe jo dialog midis Serbis\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. \u00c7far\u00ebdo dialogu jasht\u00eb pikave t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se humbje kohe. Tem\u00eb e dialogut midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, me Uashingtonin si tertium interveniens duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb si dhe ato t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00ebn lindore (Preshev\u00eb, Bujanoc, Medvegj\u00eb).<\/p>\n<p>\u00c7far\u00ebdo dialogu jasht\u00eb k\u00ebsaj synon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb entitet serb n\u00eb Kosov\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Republika Serbe n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, e cila synon t\u00eb shk\u00ebputet prej saj p\u00ebr t\u2019iu bashk\u00ebngjitur Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u2019ka shqiptar n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor q\u00eb do ta n\u00ebnshkruante nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Serbia le t\u2019u krijoj\u00eb entitet shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00ebn lindore (Preshev\u00eb, Bujanoc, Medvegj\u00eb), boshnjak\u00ebve n\u00eb Sanxhak dhe hungarez\u00ebve n\u00eb Vojvodin\u00eb, ku jetojn\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb 26 minoriteteve.<br \/>\nPakica serbe n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn jo m\u00eb shum\u00eb se 5 p\u00ebr qind t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb saj, g\u00ebzon t\u00eb drejta si asnj\u00eb minoritet tjet\u00ebr i rruzullit tok\u00ebsor. Kushtetuta e Kosov\u00ebs u garanton pakicave t\u00eb drejta demokratike sipas standardeve evropiane m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Gjykata Speciale duhet t\u00eb dij\u00eb se Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs:<br \/>\n&#8211; ka b\u00ebr\u00eb luft\u00eb \u00e7lirimtare;<br \/>\n&#8211; ka luftuar kund\u00ebr forcave ushtarake, policore dhe paramilitare pushtuese serbe;<br \/>\n&#8211; ka luftuar brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jo n\u00eb territor t\u00eb Serbis\u00eb;<br \/>\nNd\u00ebrhyrja ushtarake e vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s d\u00ebshmon se lufta e U\u00c7K-s\u00eb ka qen\u00eb historikisht e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale duhet ta dij\u00eb se Serbia n\u00eb Kosov\u00eb ka qen\u00eb:<br \/>\npushtues dhe kolonizator;<br \/>\n&#8211; ka luftuar p\u00ebr t\u00eb ruajtur statusin kolonialist dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll territoret e pushtuara.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale duhet t\u00eb dij\u00eb se gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb Serbia:<br \/>\n&#8211; ka kryer krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit;<br \/>\n&#8211; ka vrar\u00eb civil\u00eb, f\u00ebmij\u00eb, gra, pleq;<br \/>\n&#8211; ka \u00e7elur varre masive n\u00eb t\u00eb cilat i ka groposur civil\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb ekzekutuar.<br \/>\n&#8211; ka shkelur konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale duhet t\u00eb dij\u00eb se forcat serbe:<br \/>\n&#8211; kan\u00eb kryer p\u00ebrdhunime; dhe<br \/>\n&#8211; kan\u00eb kryer ekzekutime masive.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kryer pastrimin etnik t\u00eb Kosov\u00ebs, forcat e armatosura serbe d\u00ebbuan prej vatrave t\u00eb veta rreth nj\u00eb milion shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u vendos\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb pjes\u00ebt shqiptare n\u00eb Maqedoni. Serbia n\u00eb Kosov\u00eb ka kryer gjenocid.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs, ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb zbatuar procese juridike, por procese politike. Udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb Hag\u00eb vite t\u00eb t\u00ebra, p\u00ebr t\u2019u liruar pas shum\u00eb vitesh si t\u00eb pafajsh\u00ebm. Ky kalvar nuk mbaron me kaq. T\u00eb nj\u00ebjtit, s\u00ebrish viheshin pas grilave, p\u00ebr t\u2019u liruar m\u00eb pas, p\u00ebrs\u00ebri si t\u00eb pafajsh\u00ebm. \u00c7\u2019gjykime jan\u00eb k\u00ebto ndaj shqiptar\u00ebve?! Kjo s\u2019ka ndodhur as n\u00eb mesjet\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me z\u00ebvend\u00ebsim tezash. N\u00eb vend q\u00eb p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe p\u00ebr kryerje gjenocidi t\u00eb d\u00ebnohen kriminel\u00ebt e Serbis\u00eb, d\u00ebnohen pjes\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb e cila ka b\u00ebr\u00eb luft\u00eb \u00e7lirimtare, historikisht t\u00eb justifikueshme. \u00cbsht\u00eb absurde t\u00eb d\u00ebnohet luft\u00ebtari i liris\u00eb, nd\u00ebrsa agresori t\u00eb amnistohet, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrblehet.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Problemi shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i jasht\u00ebm. \u00cbsht\u00eb edhe i brendsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb problem politik, ekonomik, social, moral dhe psikologjik. Probleme t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb ka kudo ku jan\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan. P\u00ebrplasjet politike n\u00eb t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat shqiptare, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb rajonit, e rr\u00ebnojn\u00eb para bot\u00ebs imazhin e shqiptar\u00ebve si komb. T\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb thon\u00eb: \u201dShqiptar\u00ebt jan\u00eb popull pa kapacitet shtetformues\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs, faktori politik nuk ka ndjekur politik\u00eb shtet\u00ebrore, por parapolitik\u00eb krahinore, zone dhe fisi. Me parapolitik\u00eb krahinore, zone apo fisi s\u2019t\u00eb pranon dot kush n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Akuzat dhe aktakuzat e sotme nuk jan\u00eb rast\u00ebsi. Asgj\u00eb n\u00eb histori nuk ka ndodhur rast\u00ebsisht. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pluralizmit n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare ka mbizot\u00ebruar:<\/p>\n<p>&#8211; politizimi dhe partizimi i skajsh\u00ebm i institucioneve publike;<br \/>\n&#8211; politizimi dhe partizimi ekstrem i t\u00eb gjitha poreve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\n&#8211; korrupsioni, nepotizmi dhe format e tjera t\u00eb veprimeve t\u00eb paligjshme;<br \/>\n&#8211; klientelizmi, joprofesionalizmi dhe diletantizmi;<br \/>\n&#8211; karrierizmi, ambiciet e s\u00ebmura, megalomania, lakmia p\u00ebr t\u2019u pasuruar brenda nate;<br \/>\n&#8211; kontrollimi i mediumeve dhe mungesa e liris\u00eb s\u00eb shtypit;<br \/>\n&#8211; mungesa e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, e liris\u00eb s\u00eb shprehjes, e liris\u00eb s\u00eb mendimit ndryshe;<br \/>\n&#8211; ngulfatja e mendimit kritik, censura dhe autocensura;<br \/>\n&#8211; mercenarizmi i mediumeve, i analist\u00ebve politik\u00eb, i krijuesve t\u00eb mendimit publik;<br \/>\n&#8211; simulimi i ekzistimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs;<br \/>\n&#8211; shp\u00eblarja e trurit t\u00eb masave t\u00eb gjera;<br \/>\n&#8211; disiplinimi i inteligjencies, oportunizmi dhe konformizmi i saj;<br \/>\n&#8211; mungesa e nd\u00ebrgjegjes dhe e kultur\u00ebs p\u00ebr shtet dhe komb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e sa m\u00eb sip\u00ebr kemi shp\u00ebrnguljen n\u00eb mas\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve dhe krijimin e segmenteve t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara dhe t\u00eb deprimuara brenda shoq\u00ebris\u00eb. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla lindin dhe forcohen faktor\u00ebt e ekstremit t\u00eb majt\u00eb apo t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Aty ku faktori politik ndjek parapolitik\u00eb krahinore, zone dhe fisi, asnj\u00eb subjekt politik nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb votuesve. Shteti q\u00eb udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb parti politike e cila fiton jo m\u00eb shum\u00eb se 25 p\u00ebr qind t\u00eb trupit votues kurr\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb qeveri t\u00eb q\u00ebndrueshme. Ky raport i forcave n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Kjo shkon n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshimet mund t\u00eb b\u00ebhen duke i dh\u00ebn\u00eb fund parapolitik\u00ebs krahinore, t\u00eb zon\u00ebs dhe t\u00eb fisit. Parapolitikat duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me politik\u00eb komb\u00ebtare, d.m.th. shtet\u00ebrore. Kjo nuk b\u00ebhet pa zhvillim ekonomik dhe pa nd\u00ebrtuar shtet ligjor apo shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<br \/>\nShqiptar\u00ebt maten me vetveten dhe e mundin nj\u00ebri-tjetrin. Pra, e mundin vetveten. Politika e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb matet me at\u00eb t\u00eb rajonit dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Karakteristik\u00eb e l\u00ebvizjeve majtiste jan\u00eb veprimet populiste dhe retorika denigruese. Gazi lotsjell\u00ebs e rr\u00ebnon prestigjin e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Interesi i individit, i grupit, i koniunktur\u00ebs apo i partis\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb mbi interesin e shtetit. T\u2019i quash oponent\u00ebt politik\u00eb vite me radh\u00eb tradhtar\u00eb dhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt t\u00eb krijosh koalicion qeveritar nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se infantiliz\u00ebm politik dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsi politike.<\/p>\n<p>Shtetin e nd\u00ebrtojn\u00eb dhe e udh\u00ebheqin idealist\u00ebt dhe jo t\u00eb pangopurit. Ai ngrihet mbi parime demokratike dhe jo mbi teka autoritare dhe autokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb ke mundur t\u00eb d\u00ebgjosh se \u201cHashim Tha\u00e7i b\u00ebn shk\u00ebmbim territoresh, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs\u201d. Sh\u00ebrbim m\u00eb t\u00eb madh se kjo, s\u2019ke si i b\u00ebn armikut. Shteti i ri nuk e merr dot veten me retorik\u00ebn \u201cUn\u00eb jam proamerikan, kurse ti je antiamerikan\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Zyra e Prokurorit t\u00eb specializuar t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb, m\u00eb 24 gusht 2020, u paraqiti Dhomave t\u00eb specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb aktakuz\u00eb me 10 pika p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar nga Gjykata Speciale. P\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte akuzohen Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli dhe t\u00eb tjer\u00eb. Njoftimi u b\u00eb publik vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60252,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-57506","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Zyra e Prokurorit t\u00eb specializuar t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb, m\u00eb 24 gusht 2020, u paraqiti Dhomave t\u00eb specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb aktakuz\u00eb me 10 pika p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar nga Gjykata Speciale. P\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte akuzohen Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli dhe t\u00eb tjer\u00eb. Njoftimi u b\u00eb publik vet\u00ebm [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-27T23:08:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-12-02T20:25:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV\",\"datePublished\":\"2020-06-27T23:08:54+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-02T20:25:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/\"},\"wordCount\":3626,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/\",\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-27T23:08:54+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-02T20:25:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"width\":800,\"height\":450,\"caption\":\"Xhelal Zejneli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Zyra e Prokurorit t\u00eb specializuar t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb, m\u00eb 24 gusht 2020, u paraqiti Dhomave t\u00eb specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb aktakuz\u00eb me 10 pika p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar nga Gjykata Speciale. P\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte akuzohen Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli dhe t\u00eb tjer\u00eb. Njoftimi u b\u00eb publik vet\u00ebm [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-06-27T23:08:54+00:00","article_modified_time":"2020-12-02T20:25:40+00:00","og_image":[{"width":800,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV","datePublished":"2020-06-27T23:08:54+00:00","dateModified":"2020-12-02T20:25:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/"},"wordCount":3626,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/","name":"SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","datePublished":"2020-06-27T23:08:54+00:00","dateModified":"2020-12-02T20:25:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","width":800,"height":450,"caption":"Xhelal Zejneli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-subversioni-sllav\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIPTAR\u00cbT DHE SUBVERSIONI SLLAV"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57506"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57506\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57507,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57506\/revisions\/57507"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}