{"id":57557,"date":"2020-06-29T20:00:12","date_gmt":"2020-06-29T18:00:12","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=57557"},"modified":"2020-06-29T20:00:12","modified_gmt":"2020-06-29T18:00:12","slug":"thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/","title":{"rendered":"THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE)"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ditmir Bushati<\/strong><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb ngaz\u00ebllim t\u00eb pakuptuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me Rezolut\u00ebn e miratuar n\u00eb Parlamentin Europian ku theksohet p\u00ebrmbushja nga Shqip\u00ebria e 15 kushteve t\u00eb caktuara nga K\u00ebshilli i Bashkimit Europian p\u00ebrpara mbajtjes s\u00eb Konferenc\u00ebs Nd\u00ebrqeveritare. E njejta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr debatin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Komisionin e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Parlamentit Europian.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se \u00e7do deputet apo grupim politik n\u00eb Parlamentin Europian \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb vler\u00ebsim politik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Por, n\u00eb kuptimin ligjor, Parlamenti Europian nuk ka kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar e num\u00ebruar list\u00eb me kushte apo detyra sht\u00ebpie p\u00ebr nisjen e negociatave. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompetenc\u00eb e Vendeve An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cilat vendosin me unanimitet bazuar mbi propozimin e Komisionit Europian.<\/p>\n<p>Parlamenti Europian ka miratuar disa her\u00eb Rezoluta n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb procesit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave me Kosov\u00ebn, por Vendet An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb ende nuk kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. N\u00eb rastin e aderimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Parlamenti Europian ka p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb momentin e shqyrtimit t\u00eb Traktatit t\u00eb Aderimit, si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb rastin e shqyrtimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit.<\/p>\n<p>Natyrisht, shqet\u00ebsimet e shprehura nga eurodeputet\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb sqarohen e t\u00eb trajtohen n\u00eb rrug\u00eb shtet\u00ebrore, diplomatike dhe parlamentare. N\u00ebse grupimet tona politike nuk \u201ceksportojn\u00eb\u201d politik\u00ebn e dit\u00ebs tek grupimet politike respektive n\u00eb Parlamentin Europian, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve trajtohen leht\u00ebsisht. K\u00ebt\u00eb m\u00ebsim, ndryshe nga ne, disa vende t\u00eb rajonit e kan\u00eb m\u00ebsuar me koh\u00eb. Sepse, n\u00eb dallim nga Komisioni Europian dhe Vendet An\u00ebtare, eurodeputet\u00ebt nuk kan\u00eb grupe ekspertize p\u00ebr verifikimin e reformave n\u00eb t\u00ebrren.<\/p>\n<p>E pra thelbi \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrkund. Ndaj nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrrojm\u00eb radh\u00ebn dhe rolin e \u00e7do institucioni europian n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, me vijimin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hapi I<\/strong>.<\/p>\n<p>Fillimit t\u00eb negociatave i paraprin p\u00ebrgatitja nga ana e Komisionit Europian dhe miratimi nga Vendet An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb \u201cKuadrit Negociues\u201d. Ky dokument p\u00ebrcakton parimet, thelbin dhe procedurat mbi t\u00eb cilat do t\u00eb zhvillohet i gjith\u00eb procesi. Vendet An\u00ebtare kan\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb katalog me disa detyra, m\u00ebnyra e adresimit t\u00eb t\u00eb cilave nga ana e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb reflektohet n\u00eb dokumentin e \u201cKuadrit Negociues\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Komisioni do t\u00eb nd\u00ebrveproj\u00eb me Vendet An\u00ebtare p\u00ebr miratimin e k\u00ebtij dokumenti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ne nuk duhet t\u00eb rrijm\u00eb n\u00eb pritje.<\/p>\n<p>Por, duhet gjithashtu t\u00eb p\u00ebrgatisim kuadrin ton\u00eb negociues, i cili do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si platform\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyese n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, shoq\u00ebruar me fuqizimin e kapaciteteve administrative dhe financiare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, ne duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi edhe shqet\u00ebsimeve kryesore edhe detyrave t\u00eb l\u00ebna nga Vendet An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, duke d\u00ebshmuar p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, vullnet politik dhe qart\u00ebsi p\u00ebr rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb reformave q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrim. Ky dokument duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb konsultimi e diskutimi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politik e shoq\u00ebror.<\/p>\n<p><strong>Hapi II<\/strong>.<\/p>\n<p>Mbajtja e Konferenc\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Nd\u00ebrqeveritare, q\u00eb simbolizon nisjen e procesit, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si platform\u00eb ballafaqimi e dy Kuadreve Negociues, atij t\u00eb BE-s\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Mbajtja e Konferenc\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Nd\u00ebrqeveritare \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlidhur me p\u00ebrmbushjen e disa detyrave t\u00eb l\u00ebna nga Vendet An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Detyra, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me reform\u00ebn zgjedhore, funksionimin e gjykat\u00ebs kushtetuese, gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, rishikimin e legjislacionit t\u00eb medias n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e Komisionit t\u00eb Venecias, reduktimin e fenomenit t\u00eb azilk\u00ebrkimit, progresin dhe funksionimin e strukturave t\u00eb specializuara n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. P\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre detyrave, Komisioni Europian do t\u00eb raportoj\u00eb s\u00ebrish para Vendeve An\u00ebtare. Na duhet nj\u00eb plan veprimi p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme. Plani duhet t\u00eb jet\u00eb publik, t\u00eb adresoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucionale t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proces dhe t\u00eb jet\u00eb i afatizuar.<\/p>\n<p><strong>Hapi III<\/strong>.<\/p>\n<p>Faza e tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ajo e shqyrtimit t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb legjislacionit dhe kuadrit institucional, ku Shqip\u00ebria do t\u00eb prezantoj\u00eb planet p\u00ebr arritjen e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive. Pasi t\u00eb kryhet ky shqyrtim (\u2018bilateral screening\u2019), Komisioni Europian p\u00ebrgatit raportin e shqyrtimit p\u00ebr grup kapitujsh (\u2018clusters\u2019) e \u00e7do kapitull negociimi, ku vler\u00ebsohet gjendja e rendit ligjor n\u00eb raport me at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, shkalla dhe planet p\u00ebr p\u00ebrputhshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb, sikund\u00ebr kapacitetet administrative dhe korniza institucionale. Komisioni Europian i paraqet Vendeve An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet ndryshe si \u2018screening report\u2019. Pas shqyrtimit dhe miratimit nga ana e Vendeve An\u00ebtare t\u00eb raportit t\u00eb Komisionit Europian, ftohet Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb paraqitur pozicionin negociues p\u00ebr kapitull. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb Vendet An\u00ebtare miratojn\u00eb pozicionin negociues t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr kapitull.<\/p>\n<p>N\u00ebse Vendet An\u00ebtare vler\u00ebsojn\u00eb se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr angazhimet q\u00eb burojn\u00eb nga kapitulli negociues, ato p\u00ebrcaktojn\u00eb disa kushte p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbushur p\u00ebr hapjen e kapitullit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Komisioni s\u00ebrish duhet t\u00eb paraqes\u00eb para Vendeve An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb nj\u00eb raport p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kushteve paraprake p\u00ebr hapjen e negociatave p\u00ebr kapitull. Pas shqyrtimit e miratimit t\u00eb raportit nga Vendet An\u00ebtare, ftohet Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb paraqitur pozicionin negociues p\u00ebr kapitull. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Vendet An\u00ebtare miratojn\u00eb pozicionin negociues t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr kapitull.<\/p>\n<p><strong>Hapi IV<\/strong>.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas ezaurimit t\u00eb hapave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebm mbahet Konferenca Nd\u00ebrqeveritare p\u00ebr hapjen e Kapitullit, ku pal\u00ebt ballafaqojn\u00eb pozicionet e tyre negociuese. N\u00ebse n\u00eb pozicionin negociues t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr kapitull specifikohet se niveli i p\u00ebrputshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me standardin europian (\u2018acquis\u2019) \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm dhe se nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb zhvillohen negociata t\u00eb m\u00ebtejshme, at\u00ebhere negociatat p\u00ebr kapitull mbyllen p\u00ebrkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Praktika na tregon se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve BE-ja p\u00ebrcakton disa kushte q\u00eb duhen p\u00ebrmbushur nga vendi kandidat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb negociatat p\u00ebr kapitull t\u00eb konsiderohen t\u00eb mbyllura. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrs\u00ebritet e njejta procedur\u00eb dhe skem\u00eb bashk\u00ebpunimi, si tek kushtet per hapjen e kapitullit, nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb dhe Komisionit Europian e Vendeve An\u00ebtare nga ana tjet\u00ebr. Gjithashtu, mbyllja e \u00e7do kapitulli b\u00ebhet p\u00ebrmes organizimit t\u00eb Konferenc\u00ebs Nd\u00ebrqeveritare.<\/p>\n<p><strong>Hapi V<\/strong>.<\/p>\n<p>Negociatat p\u00ebrfundohen me marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kapitujt. Deri n\u00eb momentin q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb deklarohet formalisht nga krer\u00ebt e Vendeve An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb e mundur rihapja e kapitujve, n\u00eb rastet kur nuk p\u00ebrmbushen angazhimet e nd\u00ebrmarra. Pasi, i gjith\u00eb procesi i negociimit zhvillohet mbi baz\u00ebn e parimit \u201cp\u00ebr asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord, derisa p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb t\u00eb bihet dakord\u201d. Me mbylljen e negociatave p\u00ebrcaktohet edhe data e mundshme e aderimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p><strong>Hapi VI<\/strong>.<\/p>\n<p>Pas mbylljes s\u00eb negociatave, hartohet Traktati i Aderimit q\u00eb n\u00ebnshkruhet nga pal\u00ebt. Traktati i Aderimit do t\u00eb duhet t\u00eb ratifikohet nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, Parlamenti Europian dhe t\u00eb gjith\u00eb parlamentet komb\u00ebtare t\u00eb Vendeve An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. Si\u00e7 ka vende q\u00eb ja n\u00ebnshtrojn\u00eb Traktatin e Aderimit referendumit popullor, praktika e deritanishme tregon se nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb b\u00ebn edhe vendi kandidat.<\/p>\n<p><strong>Hapi VII<\/strong>.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrmbylljes s\u00eb procedurave t\u00eb ratifikimit, vendi b\u00ebhet zyrtarisht an\u00ebtar i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shpjegimi i m\u00ebsip\u00ebrm shpresoj q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb sadopak p\u00ebr t\u00eb kuptuar se, kusht\u00ebzimi demokratik do t\u00eb na shoq\u00ebroj\u00eb n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb procesit t\u00eb integrimi europian. P\u00ebr shembull, Mali i Zi ka nisur negociatat me BE-n\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe ka mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht vet\u00ebm 3 kapituj n\u00eb 8 vjet. Serbia ka nisur negociatat me BE-n\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe ka mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht vet\u00ebm 2 kapituj n\u00eb 6 vjet. Progresi i kufizuar n\u00eb reforma nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe mungesa e optimizmit p\u00ebr procesin e zgjerimit nga ana tjet\u00ebr, flasin qart\u00eb. Me metodologjin\u00eb e porsamiratuar, n\u00eb rast t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb standardeve, procesi mund t\u00eb ngrij\u00eb, t\u00eb kthehet n\u00eb pik\u00ebn e nisjes dhe fondet e alokuara nga BE t\u00eb pezullohen.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb ushqejm\u00eb asnj\u00eb iluzion se procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE do t\u00eb jet\u00eb i leht\u00eb. P\u00ebr \u00e7do hap q\u00eb do t\u00eb hedhim nevojitet konsensus nga Vendet An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. Ndaj, nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb cil\u00ebsi dhe rit\u00ebm reformash pa bashk\u00ebpunim politik dhe mir\u00ebkuptim institucional. Na duhet t\u00eb dalim nga labirinthi i vetmashtrimit q\u00eb nuk prodhon rezultate t\u00eb prekshme e t\u00eb kontribuojm\u00eb secili sipas p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb na takon, p\u00ebr nj\u00eb Pakt p\u00ebr Europ\u00ebn, ku t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb shtyllat dhe rregullat e sjelljes politike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces jetik p\u00ebr fatet e vendit. Na duhet pron\u00ebsi p\u00ebr reformat!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ditmir Bushati Ka nj\u00eb ngaz\u00ebllim t\u00eb pakuptuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me Rezolut\u00ebn e miratuar n\u00eb Parlamentin Europian ku theksohet p\u00ebrmbushja nga Shqip\u00ebria e 15 kushteve t\u00eb caktuara nga K\u00ebshilli i Bashkimit Europian p\u00ebrpara mbajtjes s\u00eb Konferenc\u00ebs Nd\u00ebrqeveritare. E njejta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr debatin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Komisionin e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Parlamentit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57558,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,34],"tags":[],"class_list":["post-57557","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-politike"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ditmir Bushati Ka nj\u00eb ngaz\u00ebllim t\u00eb pakuptuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me Rezolut\u00ebn e miratuar n\u00eb Parlamentin Europian ku theksohet p\u00ebrmbushja nga Shqip\u00ebria e 15 kushteve t\u00eb caktuara nga K\u00ebshilli i Bashkimit Europian p\u00ebrpara mbajtjes s\u00eb Konferenc\u00ebs Nd\u00ebrqeveritare. E njejta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr debatin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Komisionin e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Parlamentit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-29T18:00:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ditmir-bushati.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE)\",\"datePublished\":\"2020-06-29T18:00:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/\"},\"wordCount\":1608,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/ditmir-bushati.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Politik\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/\",\"name\":\"THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/ditmir-bushati.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-29T18:00:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/ditmir-bushati.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/ditmir-bushati.jpg\",\"width\":960,\"height\":640,\"caption\":\"Ditmir Bushati\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ditmir Bushati Ka nj\u00eb ngaz\u00ebllim t\u00eb pakuptuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me Rezolut\u00ebn e miratuar n\u00eb Parlamentin Europian ku theksohet p\u00ebrmbushja nga Shqip\u00ebria e 15 kushteve t\u00eb caktuara nga K\u00ebshilli i Bashkimit Europian p\u00ebrpara mbajtjes s\u00eb Konferenc\u00ebs Nd\u00ebrqeveritare. E njejta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr debatin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Komisionin e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Parlamentit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-06-29T18:00:12+00:00","og_image":[{"width":960,"height":640,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ditmir-bushati.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE)","datePublished":"2020-06-29T18:00:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/"},"wordCount":1608,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ditmir-bushati.jpg","articleSection":["Artikuj","Politik\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/","name":"THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ditmir-bushati.jpg","datePublished":"2020-06-29T18:00:12+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ditmir-bushati.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ditmir-bushati.jpg","width":960,"height":640,"caption":"Ditmir Bushati"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thelbi-eshte-tjeterkund-15-kushtet-e-reja-nga-ke\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"THELBI \u00cbSHT\u00cb TJET\u00cbRKUND (15 kushtet e reja nga KE)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57557"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57557\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57559,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57557\/revisions\/57559"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}