{"id":5765,"date":"2016-08-12T13:51:44","date_gmt":"2016-08-12T12:51:44","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5765"},"modified":"2021-04-16T04:37:41","modified_gmt":"2021-04-16T03:37:41","slug":"shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/","title":{"rendered":"Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<p><em>Kumanova 1908 &#8211; Pik\u00ebtakim i luftrave n\u00eb mes xhonturqve dhe bullgar\u00ebve, Winner Blat<\/em><\/p>\n<p><strong>Eugen Shehu<\/strong>\/<a href=\"http:\/\/ina-online.net\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-mis-dy-lufterave-boterore\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">INA<\/a>, <em>11\/08\/2015<\/em><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Kumanov\u00ebs ato bij\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb arb\u00ebrev t\u00eb lasht\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten ende sot luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb vet\u00eb-egzistimit, t\u00eb mbrojtjes s\u00eb traditave m\u00eb t\u00eb vyera shqiptare, t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb mesazhit p\u00ebr bashkimin natyror me shtetin am\u00eb. Fillozofia e vet\u00eb-egzistimit t\u00eb tyre, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb fillozofia e luft\u00ebrave pa fund, e sakrificave sublime p\u00ebr t\u00eb mos iu n\u00ebnshtruar asnj\u00eb pushtesi, p\u00ebr t\u00eb mos u asimiluar prej furive demografike, demagogjike, politike e kriminale t\u00eb serb\u00ebve-bullgar\u00ebve e sllavomaqedonasve.<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr luft\u00ebrat pa fund t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre trevave t\u00eb Maqedonis\u00eb shqiptare, kemi parasysh nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr liri e drejt\u00ebsi, n\u00eb shekullin e kaluar, e cila mori p\u00ebrmasa epokale n\u00eb luftimet kund\u00ebr xhonturqve, serbosllav\u00ebve e bullgar\u00ebve, t\u00eb udh\u00ebhequr prej Bajram Vaksinc\u00ebs. Ky bir i fshatit Vaksinc, mundi t\u00eb marr\u00eb bes\u00ebn e 5.000 burrave t\u00eb rrethinave t\u00eb Kumanov\u00ebs,\u00a0duke u b\u00ebr\u00eb prita ekspeditave ushtarake pushtuese, duke provuar se shqiptar\u00ebt nuk lejojn\u00eb dikend mbi krye. P\u00ebr disa koh\u00eb, emri i Bajram Vaksinc\u00ebs, u b\u00eb i njohur deri n\u00eb oborrin e Sulltanit. M\u00eb tej jan\u00eb Hakul Nikushta dhe Halil Breza, t\u00eb cil\u00ebt vihen n\u00eb radh\u00ebt e para t\u00eb atyre q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb ushtar\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ushtrive tjera. Batalione osmane mb\u00ebrrit\u00ebn nga Shkupi e Manastiri, por trimat ndez\u00ebn luft\u00ebn dhe flaka mori qiejt e Kumanov\u00ebs. Mandej t\u00ebrbimi i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ishte i madh, pse sipas shembullit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, po kund\u00ebrshtonin t\u00eb \u00e7onin djemt\u00eb e tyre ushtar\u00eb, apo t\u00eb lejonin shp\u00ebrnguljet e bashk\u00ebatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre. Ende sot n\u00eb vise t\u00eb Kumanov\u00ebs k\u00ebndohen k\u00ebng\u00ebt e Xhem Sadris\u00eb dhe Halit Brez\u00ebs, ende sot tregohen vendet ku ata kan\u00eb luftuar me \u00e7etat e tyre, ku i kan\u00eb patur jataket, ku i kan\u00eb varrosur shok\u00ebt e tyre t\u00eb llogoreve, ku kan\u00eb k\u00ebnduar pas fitoreve. Gjeneratat kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me dashuri kujtimin e tyre, t\u00eb bindur se ai nuk do t\u00eb shihet asnj\u00ebher\u00eb, por mesazhet do t\u00eb vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, do t\u00eb ishte p\u00ebr shqiptar\u00ebt etnik\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb, nj\u00eb rreze shprese, ashtu sikund\u00ebr p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb, q\u00eb u ndan\u00eb prej trungut t\u00eb shtetit am\u00eb mizorisht, n\u00eb vitin 1913. Ata ndiqnin me v\u00ebmendje situat\u00ebn n\u00eb Ballkan dhe sidomos pasojat q\u00eb mund t\u00eb ridhnin prej vendimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paq\u00ebs n\u00eb Paris m\u00eb 1919. Pa dashur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb ato vendime, mendoj se p\u00ebrfundimet e k\u00ebsaj konference ishin tep\u00ebr diskriminuese p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Jo vet\u00ebm q\u00eb kufijt\u00eb e vitit 1913 nuk u diskutuan fare, por u b\u00ebn\u00eb edhe traktativa p\u00ebr coptimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb trojeve shqiptare. N\u00ebse n\u00eb vitin 1913, Shqip\u00ebria u b\u00eb preh e fqinj\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb ndihmuar prej Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, tanim\u00eb p\u00ebr t\u00eb, diskutohej se si t\u00eb shuhej krejt nga harta e Ballkanit. T\u00eb lodhur, t\u00eb sfilitur nga urrejtja e dhuna gati 6 vje\u00e7are (1913-1919) banor\u00ebt etnik shqiptar\u00eb, n\u00eb Kumanov\u00eb, tashm\u00eb ndodheshin p\u00ebrball\u00eb rreziqeve t\u00eb tjera t\u00eb egzistenc\u00ebs fizike t\u00eb tyre. Periudha q\u00eb pat kaluar ishte e mbushur me malltretime prej serb\u00ebve, sllavomaqedonasve e bullgar\u00ebve, madje k\u00ebta t\u00eb fundit pat\u00ebn nd\u00ebrrmar\u00eb edhe nisma konkrete p\u00ebr d\u00ebbimin e tyre. Vet\u00eb historian\u00ebt sllav\u00eb jan\u00eb detyruar t\u00eb pohojn\u00eb se ; \u201c<em>Q\u00ebndrimi ndaj komb\u00ebsive t\u00eb tjera, e sidomos asaj shqiptare, ishte haptazi i vrazhd\u00eb, diskriminues, likuidues<\/em>\u201d. (R. Terzievski, &#8220;Za diskrimatovska politika n\u00eb bugarskiot okupator VRZ narodnostite vo Makedonija\u201c Faqe 159).<\/p>\n<p>Por Serbia doli e fituar nga lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb konferenc\u00ebn e paqes n\u00eb Paris, ajo u mbeshtet fuqimisht edhe nga Franca e Anglia, me \u00e7\u2019rast jo vet\u00ebm q\u00eb nuk l\u00ebshoi territore, por p\u00ebrkundrazi mori t\u00eb tjera. Largimi i Bullgar\u00ebve nga Kumanova, ishte nj\u00eb shpres\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrkohshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt e k\u00ebsaj treve, ngase ky largim u shoq\u00ebrua me vendosjen e pushtetit t\u00eb eg\u00ebr sllavomaqedonas. Ndon\u00ebse ishte n\u00eb fillimet e organizimit t\u00eb tij, ky pushtet nuk mungoi t\u00eb tregonte grushtin e tij t\u00eb hekurt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb pambrojtur. K\u00ebshtu, n\u00eb vise t\u00eb Kumanov\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb vitit 1919 dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1920, komanda e Lart\u00eb Ushtarake e Beogradit, organizoi mobilizimin e rekrut\u00ebve. Ajo q\u00eb dihet ishte se k\u00ebta rekrut\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcaktuar sipas ligjeve, do t\u00eb mobilizoheshin pa dallim race, feje dhe komb\u00ebsie. P\u00ebr autoritetet vendore t\u00eb pushtetit prej shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs, q\u00ebllimi i tyre ishte tejet i qart\u00eb. Ata donin t\u00eb largonin prej viseve t\u00eb tyre st\u00ebrgjyshore, ajk\u00ebn e rac\u00ebs shqiptare, ata djem e burra t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr arm\u00eb e luft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasur k\u00ebsisoj ma t\u00eb leht\u00eb pushtimin fizik t\u00eb trojeve tona. \u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb shqiptar\u00ebt etnik\u00eb n\u00eb vise t\u00eb Kumanov\u00ebs t\u00eb kund\u00ebrshtonin mobilizimin e t\u00eb rinj\u00ebve p\u00ebr n\u00eb armat\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb SKS-s\u00eb. Mandej shum\u00eb prej k\u00ebtyre q\u00eb ishin thirrur, u detyruan t\u00eb largohen maleve, n\u00eb Kosov\u00eb apo Shqip\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pushteti vendor administrativ vuri sanksionet tejet t\u00eb rrepta. Vet\u00eb shtypi sllavomaqedonas ka shkruar tekstualisht: \u201c<em>Organet tona civile dhe ushtarake grinden midis tyre n\u00eb mjaft raste, por ata, shum\u00eb shpejt pajtohen kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u2019i mbajtur shqiptar\u00ebtt\u00eb lidhur zinxhir\u00eb<\/em>\u201d. (Gazeta \u201cSocialisti\u00e7ka Zora\u201c m\u00eb 31 mars 1920).<\/p>\n<p>Ngase n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1920, shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb, sllavomaqedonasit u p\u00ebrpoq\u00ebn me \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pad\u00ebshirueshme jet\u00ebn e tyre. Por jo vet\u00ebm n\u00eb Kumanov\u00eb. Ajo ishte pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie t\u00eb t\u00ebr\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfshihej krejt Kosova dhe Maqedonia shqiptare. Por dhuna n\u00eb viset shqiptare t\u00eb Kumanov\u00ebs ka qen\u00eb kurdoher\u00eb m\u00eb e eg\u00ebr, ngase k\u00ebtu shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb kaq kompakt dhe dominues, si bie fjala n\u00eb Kosov\u00eb, Shkup, Tetov\u00eb apo Dib\u00ebr e Strug\u00eb, etj. Ndon\u00ebse gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore, Serbia pat kryer n\u00eb Kumanov\u00eb (si n\u00eb gjith\u00eb maqedonin\u00eb shqiptare) dy mobilizime p\u00ebr rekrut\u00eb shqiptar\u00eb, ndon\u00ebse ajo e pat pla\u00e7kitur tri her\u00eb Kumanov\u00ebn shqiptare n\u00eb vitet 1913-1915 dhe 1918, s\u00ebrish mizorit\u00eb sllavomaqedonase nuk pat\u00ebn prehje. N\u00ebp\u00ebrmjet ushtrimit t\u00eb dy pushteteve, ajo detyronte tanim\u00eb banor\u00ebt e Kumanov\u00ebs shqiptare, q\u00eb t\u00eb paguanin taksa t\u00eb shumta dhe t\u00eb heshtnin p\u00ebrpara padrejt\u00ebsive, t\u00eb zbatonin lloj-lloj urdh\u00ebrash t\u00eb administrast\u00ebs, deri edhe t\u00eb mos p\u00ebrdornin gjuh\u00ebn e tyre. Sa i p\u00ebrket shkollave shqipe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb. Mendoj se ky gjenocid fizik dhe shpirt\u00ebror, pos t\u00eb tjerave, e ka zanafill\u00ebn n\u00eb teorit\u00eb famkeqe t\u00eb B. Panjevcit, i cili n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Sekretarit t\u00eb Statistikave t\u00eb P\u00ebrgjithshme shtet\u00ebrore, potenconte n\u00eb vitin 1920 se: \u201c<em>\u00cbsht\u00eb e rrezikshme v\u00ebrtet, shtimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Jug, i cili do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrezik permanent p\u00ebr ne serb\u00ebt. Rreziku sa vjen e b\u00ebhet m\u00eb i duksh\u00ebm, sepse tek shqiptar\u00ebt po zgjohet ndjenja nacionale. Ky zgjim ka kushte t\u00eb favorshme, sepse popullata shqiptare \u00ebsht\u00eb e banuar n\u00eb vise kompakte dhe n\u00eb vend q\u00eb ajo t\u00eb asimilohet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e shtetit ton\u00eb, n\u00eb realitet po ngjan e kund\u00ebrta, sepse f\u00ebmij\u00ebt e kolonist\u00ebve, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019iu imponojn\u00eb gjuh\u00ebn serbe f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb, po ngjan e kund\u00ebrta, f\u00ebmij\u00ebt serb\u00eb, po m\u00ebsojn\u00eb shqipen<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>(<em>Politika e eleminimit t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trualli i Jgosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr<\/em> \u2013 \u201cP\u00ebrparimi\u201d nr. 5 \u2013 m\u00eb 1979, faqe 433).<\/p>\n<p>Duke e ndjer\u00eb veten t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vepruar sipas qejfit me shqiptar\u00ebt, Mbret\u00ebria Serbo-Kroate-Sllovene, q\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1919 nd\u00ebrmerr nj\u00eb plan t\u00eb gj\u00ebr\u00eb strategjik ushtarak. Madje k\u00ebtij q\u00ebllimi i ka sh\u00ebrbyer dislokimi n\u00eb Shkup i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb, e cila kishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje element\u00eb t\u00eb duhur politike dhe ushtarake, me \u00e7\u2019rast parashihej nj\u00eb goditje e rrept\u00eb dhe e shpejt\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Ve\u00e7mas n\u00eb Maqedonin\u00eb shqiptare, kjo goditje t\u00eb ishte tejet e r\u00ebnd\u00eb po t\u00eb kemi parasysh ngjarjet e vitit 1918. Ndon\u00ebse diku e kam cekur \u00e7\u00ebshtjen e Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Shkupit, mendoj se shtabi luftarak i saj ka patur kurdoher\u00eb si objektiv t\u00eb vetin, t\u00eb pdiskutuesh\u00ebm, zhdukjen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet etnike, e ndofta edhe m\u00eb tej, etnocidin dhe gjenocidin ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb gadishullin ballkanik. \u00cbndrat e Car\u00ebve serb\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb uj\u00ebrat e Adriatikut, sikur gjall\u00ebroheshin prej aradhave t\u00eb inkuizicionit serb n\u00eb shekullin e 20-t\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, me preteksin e mosparaqitjes n\u00eb ushtri apo fare pa preteks, n\u00eb vise t\u00eb Kumanov\u00ebs, n\u00eb marsin e vitit 1921, disa xhandar\u00eb i m\u00ebsyn\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb Hotl\u00eb, duke rr\u00ebmbyer bag\u00ebtin\u00eb dhe krejt sendet me vler\u00eb. Kur dikush nga pleqt\u00eb e fshatit u foli se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kriminal dhe vep\u00ebr hajnash, xhandar\u00ebt me eg\u00ebrsi shtin\u00eb nj\u00eb batare plumbash mbi 80 vje\u00e7arin e Hotl\u00ebs, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Po n\u00eb fshatin Hot\u00ebl, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Beq\u00eb Shabanit, kur d\u00ebgjuan nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb duke p\u00ebrshp\u00ebritur n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, ata nuk ia kursyen plumbat e m\u00eb tej i kall\u00ebn zjarrin kull\u00ebs. N\u00ebse dikush nga kryefamiljar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb viset e Kumanov\u00ebs, kish patur kund\u00ebrshtime edhe me n\u00ebnpun\u00ebsit m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs civile, xhandar\u00ebt shkonin brenda n\u00eb sht\u00ebpi dhe pasi i rr\u00ebmbenin atij gj\u00ebn\u00eb e gjall\u00eb e sende t\u00eb tjera me vler\u00eb, i lidhnin dhe i shpinin n\u00eb burgjet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta dhe fam\u00ebkeqe t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave. K\u00ebshtu, nga nj\u00eb raport sekret i komisarit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb Shkupit, d\u00ebrguar epror\u00ebve t\u00eb vet n\u00eb Beograd m\u00eb 11 prill 1920, thuhet pos t\u00eb tjerave se n\u00eb rrethin e Kumanov\u00ebs ishin q\u00eblluar e vrar\u00eb pa gjyq dy shqiptar\u00eb kryengrit\u00ebs, nd\u00ebrsa 3 t\u00eb tjer\u00eb, me gjith\u00eb familjen ishin d\u00ebrguar n\u00ebp\u00ebr burgje. Burgjet serbe p\u00ebr popullsin\u00eb e Kumanov\u00ebs shqiptare, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin m\u00eb tej nj\u00eb tjet\u00ebr dimension t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb kombit ton\u00eb. Ngase askush nuk i mbronte, shqiptar\u00ebt dergjeshin aty n\u00eb vite, t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe vet\u00ebm kur dikush prej t\u00eb af\u00ebrmve paguante bakshishin, ai mund t\u00eb shkonte nj\u00eb dit\u00eb pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb jetuar burgun e madh t\u00eb dhun\u00ebs dhe shovenizmit serb.<\/p>\n<p>N\u00eb shtatorin e vitit 1921, kur Beogradi shoven e pa se masat kolonizuese nuk mund t\u00eb arrinin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme objektivat, urdh\u00ebroi Komand\u00ebn e Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Shkupit p\u00ebr kryerjen e masakrave n\u00eb krejt Maqedonin\u00eb shqiptare, p\u00ebrfshi edhe territoret e Kumanov\u00ebs. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se kjo masak\u00ebr, nis m\u00eb par\u00eb n\u00eb trevat e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, Gostivarit, Tetov\u00ebs e Shkupit, ku shqiptar\u00ebt ishin tejet kompakt\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje demografike. Nd\u00ebrsa dy aradha t\u00eb Aramt\u00ebs s\u00eb Shkupit, vijuan n\u00eb Kumanov\u00eb nj\u00eb kontroll t\u00eb im\u00ebt n\u00ebp\u00ebr fshatra, duke evidentuar se ku ishin familjet shqiptare, \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh kan\u00eb ata me pushtetin civil dhe ushtarak duke p\u00ebrgaditur dhun\u00ebn me qet\u00ebsi dhe sipas nj\u00eb plani t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1921, n\u00eb fshatrat shqiptare t\u00eb Kumanov\u00ebs, m\u00ebsyn dy batalione t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Shkupit, t\u00eb armatosura deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb. Urdh\u00ebri i tyre ishte i prer\u00eb, asnj\u00eb k\u00ebmb\u00eb shqiptari t\u00eb mos shkele tok\u00ebn e Kumanov\u00ebs. Ve\u00e7mas, u m\u00ebsyn\u00eb fshatrat n\u00eb rr\u00ebnz\u00eb t\u00eb Karadakut si\u00e7 jan\u00eb ; Llojani, Likova, Sllup\u00e7ani, Hotla, Matejci etj. P\u00ebr dit\u00eb e net\u00eb t\u00eb t\u00ebra, nuk pushonte zjarri i kullave dhe tymi p\u00ebrzihej me barotin e pushk\u00ebve. Serbo-sllavomaqedonasit, n\u00eb t\u00ebrbimin shtazarak t\u00eb tyre, nuk kursenin as grat\u00eb dhe as f\u00ebmij\u00ebt e djepit. Nj\u00eb korespondent i huaj, pjesmarr\u00ebs n\u00eb ato luftime, lidhur me k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr shkruan : \u201c<em>Taktika luftarake e serb\u00ebve n\u00eb Maqedoni ka marr\u00eb karakterin e nj\u00eb masakre t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pothuaj t\u00eb tmerrshme. Ushtria po zbaton nj\u00eb taktik\u00eb shkat\u00ebrimtare, barbare n\u00eb kulm. Sipas tregimeve t\u00eb ushtar\u00ebve dhe oficer\u00ebve,n\u00eb mes t\u00eb Kumanov\u00ebs dhe t\u00eb Shkupit jan\u00eb vrar\u00eb mbi 3000 shqiptar\u00eb\u2026 Fshatrat shqiptare jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb djegur. Populli po gjurmohet n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e veta dhe po i vrasin si minjt\u00eb. Militarist\u00ebt serb\u00eb, k\u00ebt\u00eb gjueti njer\u00ebzish, e kall\u00ebzojn\u00eb me nj\u00eb lavdat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme<\/em>\u201d. (Arkivi Qendror i shtetit \u2013 Tiran\u00eb. Fondi \u201c<em>Komiteti Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Kosov\u00ebs<\/em>\u201c, dosja 35\/2, fleta 4).<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb dimrin e vitit 1922, dhuna serbe n\u00eb\u00a0Kumanov\u00eb, nuk ka gjetur prehje. Aradhat e Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Shkupit, t\u00eb komanduara nga kriminel\u00ebt Millan Stefanoviq dhe Vojvoda Angjellkon, n\u00ebn preteksin e aksionit t\u00eb grumbullimit t\u00eb arm\u00ebve, u ran\u00eb kryq e t\u00ebrthor\u00eb krejt fshatrave shqiptare n\u00eb Kumanov\u00eb, me \u00e7\u2019rast grabit\u00ebn edhe ate pak gj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb q\u00eb pati dal\u00eb prej dimri. Askush tanim\u00eb nga shqiptar\u00ebt etnik\u00eb t\u00eb Kumanov\u00ebs, nuk mund t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb drejt\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se qysh me aprovimin e kushtetut\u00ebs s\u00eb Videvdanit t\u00eb 28 qershorit 1921, prej Mbret\u00ebris\u00eb serbo-kroato-sllovene, t\u00eb drejtat m\u00eb elementare shqiptare merreshin n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb brutale. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb fshatin Lipkov\u00eb, n\u00eb majin evitit 1922, aradha serbo-sllavomaqedonase e Millan Stefanolliqit, u mori me forc\u00eb bag\u00ebtit\u00eb, dy prej fshatar\u00ebve n\u00ebn preteksin se i donte armata. Kur nj\u00ebri prej k\u00ebtyre fshatar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr, u tha ushtar\u00ebve se me to mbante frym\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve, ai u q\u00ebllua menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vend, k\u00ebshtu duke paralajm\u00ebruar p\u00ebr tragjizmin e fateve t\u00eb tyre n\u00ebn rrob\u00ebrin\u00eb e eg\u00ebr sllavoshovene.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb fshatin Hotl\u00eb, u muar i lidhur me tela, patrioti 70 vje\u00e7ar Beq\u00eb Syla. Faji i tij ishte se u pat folur f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Aty pran\u00eb pat kaluar nj\u00eb fshatar maqedonas dhe i kish th\u00ebn\u00eb t\u00eb\u00a0fliste serbisht apo maqedonisht pse k\u00ebtu m\u00eb nuk qenka n\u00eb vend t\u00eb vet. Trimi Beq\u00eb Sula i p\u00ebrgjigjet prer\u00eb se ai vend prej s\u00eb lashti ka qen\u00eb Shqip\u00ebri dhe se ashtu do t\u00eb mbesi p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. Kaq \u00ebsht\u00eb dashur, sllavomaqedonasi duke vrapuar n\u00eb post\u00ebkomand\u00ebn dhe Beq\u00eb Sula, pasi \u00ebsht\u00eb prur\u00eb zvarr\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, \u00ebsht\u00eb pushkatuar barabarisht n\u00eb qend\u00ebt t\u00eb fshatit Hot\u00ebl. Mandej n\u00eb vitet 1923-1924, n\u00eb em\u00ebr gjoja t\u00eb nd\u00ebrtimeve q\u00eb do t\u00eb kryente Mbret\u00ebria serbo-kroato-sllovene, nxori ligjin famkeq p\u00ebr pun\u00ebn e detyruar, sidomos n\u00eb hekurudh\u00eb. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duhet th\u00ebn\u00eb se listat dhe thirrjet e para t\u00eb ardhura n\u00eb Kumanov\u00eb, ishin ato p\u00ebr familjet shqiptare. N\u00ebse k\u00ebta p\u00ebr ndonj\u00eb arsye apo tjet\u00ebr, nuk do t\u00eb \u00e7onin dikend nga sht\u00ebpia, at\u00ebhr\u00eb ata duhet t\u00eb paguanin shuma t\u00eb m\u00ebdha parash. K\u00ebsisoj fshatar\u00ebt e Kumanov\u00ebs shqiptare, detyroheshin t\u00eb \u00e7onin n\u00eb hekurudh\u00eb deri pleq e f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt punonin pa shp\u00ebrblim p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Dhe askush nuk mund t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb drejta. Shtypi shqiptar i asaj kohe, lidhur me k\u00ebt\u00eb shkruante: \u201c<em>K\u00ebtu nuk vlejn\u00eb ligjet shtet\u00ebrore por ligji i topuzit, sepse kur p\u00ebrmenden emrat e vojvod\u00ebve, t\u00eb \u00e7etnik\u00ebve si t\u00eb Tanko Trifunoviqit, Boro Millovanoviqit, Kosta Pe\u00e7ancit, Miliq K\u00ebrstiqit, nga vet\u00eb emrat shfaqet tmerri i v\u00ebrtet\u00eb<\/em>\u201d. (Gazeta \u201dHak\u201d 24 shtator 1924).<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se fryma serbe ka qen\u00eb determinante n\u00eb formacionet politike dhe ushtarake brenda Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave t\u00eb viteve 20-t\u00eb. N\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb vitet 1925-1930, qarqe t\u00eb caktuara serbe muar\u00ebn kompetenca t\u00eb m\u00ebdha politike, me \u00e7\u2019rast shtruan s\u00ebrish k\u00ebrkes\u00ebn e shpronsimeve t\u00eb shqiptar\u00ebve si edhe kolonizimin e trevave plot\u00ebsisht t\u00eb pastra etnikisht, me kolon\u00eb serb. Ajo \u00e7ka u trumbetua me t\u00eb madhe nga Beogradi si reform\u00eb thell\u00ebsisht agrare, ishte n\u00eb fakt nj\u00eb reform\u00eb dinake dhe e eg\u00ebr politike, e cila m\u00eb pas degjeneroi n\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt nga trojet e tyre st\u00ebrgjyshore. N\u00eb Kumanov\u00ebn shqiptare kjo reform\u00eb nuk pati ate p\u00ebrhapje aq t\u00eb madhe sa n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Maqedonis\u00eb shqiptare. Sidoqoft\u00eb edhe aty u ndje goditja ndaj pronar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dispononin toka t\u00eb konsiderueshme. Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh i ngrakuan me taksa t\u00eb larta k\u00ebta pronar\u00eb dhe n\u00eb mjaft raste tokat u muar\u00ebn me forc\u00eb, gjoja p\u00ebr nevoja t\u00eb shtetit, pa u paguar asnj\u00eb met\u00ebr katror\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrgjith\u00ebsisht, n\u00eb Kumanov\u00ebn shqiptare u godit\u00ebn pronar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha shtresave, ngase k\u00ebrkohej shkomb\u00ebtarizimi sa ma i shpejt\u00eb dhe i thell\u00eb i k\u00ebtyre trevave. Ajo \u00e7ka vlen t\u00eb mos harrohet, \u00ebsht\u00eb fakti se partit\u00eb politike t\u00eb sllavomaqedonasve n\u00eb Maqedonin\u00eb shqiptare, por edhe grupimet ushtarake e t\u00eb tjer\u00eb, gjendeshin n\u00eb grindje t\u00eb vazhdueshme midis tyre. Por gjithsesi ndon\u00ebse ata ishin t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb interesat e tyre partiake, t\u00eb dit\u00ebs, i bashkonte kurdoher\u00eb nj\u00eb veprim unik n\u00eb lidhje me largimin e shqiptar\u00ebve prej trojeve t\u00eb tyre etnike. Jo rrall\u00eb, ishin pik\u00ebrisht k\u00ebto organizata t\u00eb cilat ndikonin drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti q\u00eb n\u00eb tokat e rr\u00ebmbyera t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb vendoseshin sa ma shpejt\u00eb kolon\u00ebt serb. Mandej n\u00eb tezat \u201cshkencore\u201d t\u00eb akademist\u00ebve te Beogradit, t\u00eb ishe kolon do t\u00eb thoshte n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre t\u00eb ishe \u201cpatriot i madh\u201c. Si gjithmon\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, (ndon\u00ebse SKS propagandonte nj\u00eb fare lirie etnike) shqiptar\u00ebt shiheshin si qytetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb fundit.Madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh,p\u00ebrgjigjja e ankesave merrte edhe tone qesharake. \u201cLidhur me ankesat e shumta t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebve u ishte rr\u00ebmbyer padrejt\u00ebsisht toka, Drejtoria Mbret\u00ebrore e Banovin\u00ebs s\u00eb Vardarit me seli n\u00eb Shkup, vendosi m\u00eb 8 prill 1931 q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ankuarve, t\u2019u mohohet e drejta me kompesim p\u00ebr arsye se me koh\u00eb nuk e kishin k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb dhe se k\u00ebrkesa pas 9 vjet\u00ebsh ishte e pavend dhe p\u00ebr k\u00ebto prona t\u00eb ndar\u00eb \u00e7etnik\u00ebve, shqiptar\u00ebt nuk dispononin v\u00ebrtetime\u201d.<\/p>\n<p>( Dr. Hakif Bajarami, \u201c<em>Rrethanat shoq\u00ebrore dhe politike n\u00eb Kosov\u00eb<\/em>\u201c faqe 74 ).<\/p>\n<p>Me banor\u00ebt etnik t\u00eb Kumanov\u00ebs shqiptare, u manipulua shum\u00eb edhe me termin \u201ctoka t\u00eb braktisura\u201d. Dihet se sidomos fshtrat q\u00eb ndodhen n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb Karadakut p\u00ebrcaktohen prej burimeve t\u00eb vyera gjeografike, klimatike dhe sidomos blektorale. Lart\u00ebsit\u00eb e Karadakut (t\u00eb Kumanov\u00ebs) kan\u00eb sh\u00ebrbyer kurdoher\u00eb si burim i kullotave t\u00eb pasura dhe mjesht\u00ebria e punimit t\u00eb bulmetit, apo rritja e bag\u00ebtive n\u00eb k\u00ebto treva, ka tradita t\u00eb m\u00ebdha. Por kur pas sulmeve periodike t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Shkupit, k\u00ebta banor\u00eb mirrnin malet e pyjet p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar plumbit, at\u00ebher\u00eb nga Serbia apo Maqedonia jugore nuk vononin t\u00eb arrinin kolon\u00ebt duke zaptuar kullat dhe arat e buk\u00ebs shqiptare. P\u00ebr m\u00eb tej, pati nga k\u00ebta fshatar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kumanov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e ndjen\u00eb t\u00eb pamundur jetes\u00ebn midis etnive t\u00eb tjera dhe me gjith\u00eb rezistenc\u00ebn e madhe, me gjith\u00eb dhembshurin\u00eb p\u00ebr dheun e t\u00eb par\u00ebvet t\u00eb tyre,\u201d u larguan p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb n\u00eb vatrat e tyre\u201d. (Arkivi Qendror i shetit. Fondi 886, dosja 117, fleta 4).<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej element\u00ebve zot\u00ebrues, t\u00eb shkomb\u00ebtarizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, i p\u00ebrdorur prej serbo-sllavomaqedonasve, midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, padyshim \u00ebsht\u00eb edhe konfesioni fetar. Pas eleminimit t\u00eb shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, aksioni i dyt\u00eb i serb\u00ebve ka qen\u00eb pik\u00ebrisht goditja e besimit fetar tek banor\u00ebt shqiptar\u00eb autokton\u00eb, me \u00e7\u2019rast do t\u00eb ishte nj\u00eb \u201cargument\u201d m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Stara Serbin\u00eb e tyre. N\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre, banor\u00ebt e Kumanov\u00ebs shqiptare i p\u00ebrkisnin konfesionit fetar mysliman dhe mbrenda k\u00ebtij konfesioni ishin edhe p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb sektit bekatshi.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve 30-t\u00eb, administrata civile b\u00ebnte mjaft l\u00ebshime p\u00ebr ata shqiptar\u00eb, q\u00eb sh\u00ebndrroheshin n\u00eb ortodoks, ose ato ortodokse shqiptar\u00eb q\u00eb pranonin kish\u00ebn sllavoortodokse dhe pranonin me k\u00ebnaqsi asimilimin e tyre, duke u sh\u00ebndruar n\u00eb \u201cmaqedonas\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, nd\u00ebrrmerte masa drakoniane. Sidoqoft\u00eb, banor\u00ebt e Kumanov\u00ebs shqiptare duruan mbi supet e tyre mjaft\u00eb zullume t\u00eb qeveris\u00eb, pa e ndrruar konfesionin fetar t\u00eb tyre, me p\u00ebrjashtim t\u00eb shum\u00eb ortodoks\u00ebve shqiptar\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast ashtu sikund\u00ebr n\u00eb krejt viset e Maqedonis\u00eb shqiptare \u201c<em>mjaft prona t\u00eb xhamive e teqeve u shpronsuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe t\u00eb dhunshme. K\u00ebt\u00eb fat e p\u00ebsun edhe disa vende t\u00eb quajtura \u201cVak\u00ebfe\u201d (t\u00eb shenjta) n\u00eb vise t\u00eb Kumanov\u00ebs<\/em>\u201d.(A. Q. i shtetit-Tiran\u00eb,fondi 251,dosja 194, fleta 7 ).<br \/>\n(<em>Kjo puna e fes\u00eb islame i ka mbajtur shqiptar\u00ebt e rrezikuar nga asimilimi sllav me nj\u00eb mbrojtje relative, por islami vet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi, por mjerimi i shqiptar\u00ebve realisht &#8211; se shqiptar\u00ebt u d\u00ebbuan si musliman\u00eb nga trojet e tyre, gjithashtu, ose u b\u00ebn\u00eb boshnjak\u00eb, musliman\u00eb, pa qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbrojn\u00eb komb\u00ebsin\u00eb shqiptare! &#8211; sh\u00ebnimi im A\u00c7<\/em>)<\/p>\n<p>Shp\u00ebrnguljet me dhun\u00eb prej trojeve etnike, do t\u00eb ishin nj\u00eb tjet\u00ebr plag\u00eb e hapur p\u00ebr banor\u00ebt e Kumanov\u00ebs shqiptare. Nj\u00eb plan i detajuar me holl\u00ebsi prej Beogradit, mandej edhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me qeverin\u00eb turke t\u00eb asaj kohe, i degdiste shqiptar\u00ebt deri n\u00eb kufijt\u00eb e larg\u00ebta t\u00eb Azis\u00eb. Marrja me forc\u00eb e disa familjeve n\u00eb fshatin Zllaku\u00e7an, n\u00eb vitin 1937, b\u00ebri q\u00eb revolta e shqiptar\u00ebve etnik\u00eb t\u00eb rritet s\u00eb tep\u00ebrmi deri n\u00eb rr\u00ebmbimin e arm\u00ebve dhe organizimin e \u00e7etave me luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb. Sidoqoft\u00eb, kjo plag\u00eb n\u00eb trev\u00ebn e Kumanov\u00ebs nuk ishte aq e madhe sa n\u00eb pjes\u00ebt e tjera t\u00eb Maqedonis\u00eb shqiptare apo t\u00eb Kosov\u00ebs. Mandej nuk duhet harruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe interesimi dhe patriotizmi i qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb vitin 1938, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem. K\u00ebshtu nj\u00eb nga kushtet q\u00eb Mbreti Zog, i vuri Qeveris\u00eb Jugosllave t\u00eb Stojadinovi\u00e7it p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb pakti miq\u00ebsie e mossulmimi ishte pik\u00ebrisht: \u201c<em>T\u00eb ndalohet shp\u00ebrngulja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e Maqedonis\u00eb n\u00eb Turqi<\/em>\u201d. (Arkivi Qendror i shtetit \u2013 Tiran\u00eb, Fondi 251, dosja 107\/2, fleta 768).<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj n\u00eb dy deceniet midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, shqiptar\u00ebt etnik\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb, prit\u00ebn mbi supe sa e sa tallaze t\u00eb t\u00ebrbuara t\u00eb shovenizmit sllavoortodoks. Por ata nuk u thyen, nuk u asimiluan, nuk u shuan. Ata mbijetuan fal\u00eb viteve t\u00eb vyera t\u00eb trash\u00ebguara nga t\u00eb par\u00ebt e tyre me plot mesazhe e amanete p\u00ebr Komb e Atdhe, deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p><em>Bern-Zvic\u00ebr<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kumanova 1908 &#8211; Pik\u00ebtakim i luftrave n\u00eb mes xhonturqve dhe bullgar\u00ebve, Winner Blat Eugen Shehu\/INA, 11\/08\/2015 Shqiptar\u00ebt e Kumanov\u00ebs ato bij\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb arb\u00ebrev t\u00eb lasht\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten ende sot luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb vet\u00eb-egzistimit, t\u00eb mbrojtjes s\u00eb traditave m\u00eb t\u00eb vyera shqiptare, t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb mesazhit p\u00ebr bashkimin natyror me shtetin am\u00eb. Fillozofia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":66928,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-5765","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kumanova 1908 &#8211; Pik\u00ebtakim i luftrave n\u00eb mes xhonturqve dhe bullgar\u00ebve, Winner Blat Eugen Shehu\/INA, 11\/08\/2015 Shqiptar\u00ebt e Kumanov\u00ebs ato bij\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb arb\u00ebrev t\u00eb lasht\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten ende sot luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb vet\u00eb-egzistimit, t\u00eb mbrojtjes s\u00eb traditave m\u00eb t\u00eb vyera shqiptare, t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb mesazhit p\u00ebr bashkimin natyror me shtetin am\u00eb. Fillozofia [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-08-12T12:51:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-16T03:37:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/kumanova-1908.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"407\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore\",\"datePublished\":\"2016-08-12T12:51:44+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-16T03:37:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/\"},\"wordCount\":3996,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/kumanova-1908.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/\",\"name\":\"Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/kumanova-1908.jpg\",\"datePublished\":\"2016-08-12T12:51:44+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-16T03:37:41+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/kumanova-1908.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/kumanova-1908.jpg\",\"width\":600,\"height\":407,\"caption\":\"Kumanova - 1908\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kumanova 1908 &#8211; Pik\u00ebtakim i luftrave n\u00eb mes xhonturqve dhe bullgar\u00ebve, Winner Blat Eugen Shehu\/INA, 11\/08\/2015 Shqiptar\u00ebt e Kumanov\u00ebs ato bij\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb arb\u00ebrev t\u00eb lasht\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten ende sot luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb vet\u00eb-egzistimit, t\u00eb mbrojtjes s\u00eb traditave m\u00eb t\u00eb vyera shqiptare, t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb mesazhit p\u00ebr bashkimin natyror me shtetin am\u00eb. Fillozofia [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-08-12T12:51:44+00:00","article_modified_time":"2021-04-16T03:37:41+00:00","og_image":[{"width":600,"height":407,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/kumanova-1908.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore","datePublished":"2016-08-12T12:51:44+00:00","dateModified":"2021-04-16T03:37:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/"},"wordCount":3996,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/kumanova-1908.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/","name":"Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/kumanova-1908.jpg","datePublished":"2016-08-12T12:51:44+00:00","dateModified":"2021-04-16T03:37:41+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/kumanova-1908.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/kumanova-1908.jpg","width":600,"height":407,"caption":"Kumanova - 1908"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shtypja-e-shqiptareve-te-kumanoves-midis-dy-lufterave-boterore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shtypja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5765"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5765\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66929,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5765\/revisions\/66929"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66928"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}