{"id":5783,"date":"2016-08-13T01:09:51","date_gmt":"2016-08-13T00:09:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5783"},"modified":"2021-04-16T04:27:46","modified_gmt":"2021-04-16T03:27:46","slug":"islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/","title":{"rendered":"\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><em>&#8220;Un\u00eb i d\u00ebnuari me vdekje nga fashizmi islamik, ju shpjegoj tradh\u00ebtin\u00eb e madhe t\u00eb Europ\u00ebs\u201d. Intervist\u00eb me Abdel-Samad, politolog egjiptian, n\u00ebn eskort\u00eb n\u00eb Gjermani. Libri i tij \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb Franc\u00eb. \u201cIntelektual\u00ebt nuk duan t\u2019i ndyejn\u00eb duart me islamin. P\u00ebr duatrokitjet, duhet sulmuar Amerika dhe Izraeli\u201d<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>\u201c<strong>Il Foglio<\/strong>\u201d, <em>12\/08\/2016<\/em><\/p>\n<p>I ofruan gjith\u00e7ka q\u00eb nj\u00eb djal\u00eb egjiptian mund t\u00eb d\u00ebshironte: spiritualiz\u00ebm, kameratiz\u00ebm, shoq\u00ebri, nj\u00eb q\u00ebllim. N\u00eb Giz\u00eb, <strong>Hamed Abdel-Samad<\/strong> u fut p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Myslimane. I ati e kishte m\u00ebsuar t\u00eb lexonte Kur&#8217;anin, e m\u00ebsoi p\u00ebrmend\u00ebsh, por qe V\u00ebllaz\u00ebria ajo q\u00eb ia shpjegoi sesi t\u00eb p\u00ebrkthej\u00eb n\u00eb praktik\u00eb k\u00ebto m\u00ebsime. Kalimi i koh\u00ebs m\u00eb i preferuar i tij ishte q\u00eb t\u00eb marshonte me V\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb manifestimeve, duke shpalosur flamurin e Profetit. Abdel-Samad i refuzoi pas nj\u00eb dite n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn egjiptiane. U dhan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u201cv\u00ebllez\u00ebrve\u201d nga nj\u00eb portokall, pasi kishin ecur n\u00ebn diell p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. I urdh\u00ebruan q\u00eb ta q\u00ebronin. Qen\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb m\u00eb s\u00eb fundi kishin di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shuar etjen. Pastaj V\u00ebllaz\u00ebria i urdh\u00ebroi ata q\u00eb ta groposnin frutin n\u00eb r\u00ebr\u00eb dhe t\u2019i hanin l\u00ebkurat. \u201c<em>Jam ndjer\u00eb krejt\u00ebsisht i posht\u00ebruar. Objektivi ishte q\u00eb t\u00eb thyhej vullneti yn\u00eb. K\u00ebshtu krijohen terrorist\u00ebt. E kam l\u00ebn\u00eb V\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Sot Abdel-Samad \u00ebsht\u00eb 46 vje\u00e7 dhe jeton n\u00eb Mynih t\u00eb Bavaris\u00eb, ku <em>\u00ebsht\u00eb martuar me nj\u00eb vajz\u00eb daneze<\/em> dhe punon p\u00ebr Institutin e Historis\u00eb dhe Kultur\u00ebs Hebraike t\u00eb Universitetit t\u00eb Mynihut. Pas diplomimit, Abdel-Samad ka punuar pran\u00eb UNESCO-s n\u00eb Gjenev\u00eb, m\u00eb pas ka hyr\u00eb n\u00eb Departamentin e Studimeve Islamike pran\u00eb Universitetit t\u00eb Erfurtit, p\u00ebrpara se historiani Michael Brenner t\u2019i ofronte nj\u00eb pozicion pran\u00eb Universitetit t\u00eb Mynihut n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2008. Libri i par\u00eb i tij &#8220;<em>Der Untergang der islamischen Welt: Eine Prognose<\/em>&#8221; ka shkaktuar nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb fshatin e lindjes s\u00eb Abdel-Samad, ku disa banor\u00eb kan\u00eb dashur t\u2019ia djegin librin. Abdel-Samad kishte pasur guximin q\u00eb kishte hyr\u00eb dhe qe b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e atyre, q\u00eb revista amerikane \u201c<em>New Republic<\/em>\u201d i ka quajtur \u201c<em>ateist\u00ebt e paduksh\u00ebm<\/em>\u201d, t\u00eb refuzuarit, heretik\u00ebt, blasfem\u00ebt e bot\u00ebs islamike. Nj\u00eb tjet\u00ebr zjarr, nj\u00eb zjarr i but\u00eb, sapo ka djegur librin e ri t\u00eb Abdel-Samad, \u201c<em>Der Islamische Faschismus: Eine Analyse<\/em>\u201d, i shum\u00ebshitur n\u00eb Gjermani, ku \u00ebsht\u00eb botuar nga nj\u00eb botues si Droemer Knaur.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia botuese franceze \u201cPiranha\u201d kishte bler\u00eb t\u00eb drejtat p\u00ebr ta p\u00ebrkthyer n\u00eb fr\u00ebngjisht vepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Abdel-Samad dhe kishte edhe nj\u00eb dat\u00eb daljeje n\u00eb Amazon, 16 shtator. Por sht\u00ebpia botuese n\u00eb momentin e fundit ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prapakthehu. Jean-Marc Loubet, n\u00eb krye t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb botuese, ka njoftuar autorin se botimi i librit t\u00eb tij p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb i paimagjinuesh\u00ebm n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr arsye sigurie, por edhe sepse mund \u201ct\u00eb \u00e7oj\u00eb uj\u00eb n\u00eb mullirin e t\u00eb djatht\u00ebs ekstreme\u201d. P\u00ebr kritikat e tij ndaj islamit, Samad n\u00eb Gjermani jeton n\u00ebn eskort\u00eb dhe mbi t\u00eb ka nj\u00eb fetva p\u00ebr herezi, t\u00eb nxjerr\u00eb nga disa imam\u00eb egjiptian\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Sht\u00ebpia botuese Piranha kishte bler\u00eb t\u00eb drejtat e librit, e kishte p\u00ebrkthyer, ishte tashm\u00eb n\u00eb Amazon kur kan\u00eb vendosur t\u2019ia ndaloj\u00eb botimin<\/em>\u201d, thot\u00eb Abdel-Samad n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201c<em>Il Foglio<\/em>\u201d. \u201c<em>Dy vite m\u00eb par\u00eb, pas sulmit ndaj Charlie Hebdo, kishin vendosur t\u2019i blinin t\u00eb drejtat e librit. Pas Nic\u00ebs, qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta hidhnin n\u00eb treg n\u00eb shtator. Drejtori i sht\u00ebpis\u00eb botuese i ka shkruar nj\u00eb email agjentes time gjermane, duke shpjeguar se kishin pasur nj\u00eb mbledhje me krer\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb botuese dhe se ekzistonte nj\u00eb rrezik shum\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebsit n\u00eb botimin e nj\u00eb titulli t\u00eb till\u00eb, se kishte ndodhur Charlie Hebdo dhe se nuk mund t\u00eb kishin edhe ata t\u00eb nj\u00ebjtin fund. Un\u00eb i njoh mir\u00eb rreziqet q\u00eb kalohen n\u00eb t\u00eb tilla raste, jetoj n\u00ebn mbrojtjen e policis\u00eb, marr k\u00ebrc\u00ebnime dhe sikur t\u00eb kishin pasur vet\u00ebm frik\u00eb, do t\u00eb kishte qen\u00eb e kuptueshme. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb \u201cJemi Charlie\u201d dhe tani thon\u00eb \u201cKemi frik\u00eb t\u00eb jemi Charlie\u201d. Por n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb emailit ishte shkruar se libri \u201cdo t\u00eb \u00e7onte uj\u00eb n\u00eb mullirin e t\u00eb djatht\u00ebs ekstreme\u201d<\/em>.<\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb reagimi tipik i shantazhit moral, t\u00eb atij q\u00eb nuk do q\u00eb t\u00eb kritikohet islami. \u00cbsht\u00eb m\u00eb i ndersh\u00ebm reagimi i terrorist\u00ebve islamik\u00eb q\u00eb m\u00eb thon\u00eb: \u201cT\u00eb vrasim po kritikove islamin\u201d. Por ka edhe nj\u00eb taktik\u00eb tjet\u00ebr nga ana e mysliman\u00ebve, q\u00eb shantazhon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb emotive duke th\u00ebn\u00eb: \u201cLibri yt prek ndjenjat tona\u201d. Dhe kjo taktik\u00eb \u00ebsht\u00eb adoptuar sot nga e majta n\u00eb Europ\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se kritikon islamin, e gjen veten t\u00eb rrethuar nga k\u00ebto grupe. \u00cbsht\u00eb hipokrizia e kultur\u00ebs, sepse e kan\u00eb transformuar frik\u00ebn n\u00eb nj\u00eb mburrje<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Rasti i Abdel-Samad nuk \u00ebsht\u00eb sigurisht i pari. \u201c<em>The Jewel of Medina<\/em>\u201d, romani i amerikanes Sherry Jones mbi jet\u00ebn e gruas s\u00eb tret\u00eb t\u00eb Muhamedit, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb refuzuar nga sht\u00ebpia botuese \u201cRandom House\u201d, q\u00eb i kishte paguar tashm\u00eb nj\u00eb paradh\u00ebnie t\u00eb majme autores dhe kishte lan\u00e7uar nj\u00eb fushat\u00eb promovuese ambicioze. Pastaj ndodhi rasti i Yale University Press, q\u00eb ka botuar librin e Jytte Klausen, \u201c<em>The Cartoons That Shook the World<\/em>\u201d, kushtuar historis\u00eb s\u00eb karikaturave daneze, por pa ia riprodhuar karikaturat. \u201c<em>Kapitullimi i Yale University Press \u00ebsht\u00eb episodi m\u00eb i keq i dor\u00ebzimit ndaj ekstremizmit religjioz mysliman q\u00eb po p\u00ebrhapet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kultur\u00ebn<\/em>\u201d, komentoi Christopher Hitchens. N\u00eb Gjermani shp\u00ebrthen rasti i Gabriele Brinkmann, romanciere e vler\u00ebsuar, q\u00eb papritmas mbetet pa sht\u00ebpi botuese. N\u00eb romanin e saj \u201c<em>Wem Ehre Gebuhrt<\/em>\u201d (<em>Kujt i detyrohet nderi<\/em>) kishte disa pasazhe, q\u00eb sipas avokat\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb botuese <em>Droste<\/em>, do t\u00eb mund t\u00eb \u201c<em>irritonin komunitetin islamik gjerman<\/em>\u201d dhe ta ekspozonin botuesin \u201c<em>ndaj padive dhe frik\u00ebsimeve<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb shkrimtares iu k\u00ebrkua t\u2019i censuronte pasazhet delikate. Autorja ka refuzuar dhe ka humbur sht\u00ebpin\u00eb botuese. Brinkmann ka komentuar: \u201c<em>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb skandal p\u00ebr nj\u00eb botues q\u00eb ta fus\u00eb bishtin midis shal\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr besnik\u00ebri preventive<\/em>\u201d. Duke shkuar akoma m\u00eb prapa, kemi rastin e Salman Rushdie dhe t\u00eb \u201c<em>Vargjeve satanike<\/em>\u201d t\u00eb tij. Sht\u00ebpia botuese franceze Christian Bourgois refuzoi ta botoj\u00eb pasi i kish bler\u00eb t\u00eb drejtat dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebri botuesi gjerman Kiepenheuer, q\u00eb u pendua q\u00eb ia kishte bler\u00eb t\u00eb drejtat librit dhe zgjodhi q\u00eb t\u2019ia shes\u00eb nj\u00eb konsorciumi prej 50 botuesish n\u00eb Gjermani, Austri e Zvic\u00ebr, t\u00eb grumbulluar n\u00ebn sigl\u00ebn \u201c<em>UNCharta Artikel 19<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt edhe shoqata e botuesve anglez\u00eb zgjodhi q\u00eb t\u00eb mos vihet n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb n\u00eb afer\u00ebn Rushdie. Ishte e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nj\u00eb shkrimtar britanik dhe botuesit britanik\u00eb t\u00eb tij qen\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnime me vdekje, por shoqata u deklarua e preokupuar q\u00eb \u201c<em>t\u00eb mos e r\u00ebndonte m\u00eb kot nj\u00eb situat\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb pap\u00eblqyer<\/em>\u201d. Nj\u00eb mesazh n\u00eb dukje delikat, por q\u00eb kishte shum\u00eb pak ndershm\u00ebri. Oxford University Press vendosi k\u00ebshtu t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Panairin e Librit t\u00eb Teheranit bashk\u00eb me dy sht\u00ebpi botuese amerikane, McGraw-Hill e John Wiley, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Viking Penguin, botues i Rushdie, p\u00ebr ta bojkotuar evenimentin. Zgjodh\u00ebn q\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb censur\u00ebn vrastare me dor\u00ebzimin, t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb sakrifikonin lirin\u00eb e shprehjes n\u00eb altarin e \u201c<em>business as usual<\/em>\u201d: shitja e librave ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se koleg\u00ebt e k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrrevolucioni i Hitlerit dhe Islamit<\/strong><\/p>\n<p>Vijm\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e librit t\u00eb Abdel-Samad, q\u00eb ka prodhuar kaq shum\u00eb skandal. \u201c<em>Libri im \u00ebsht\u00eb mbi religjionin, pasi krahasoj islamin me fashizmin<\/em>\u201d, vazhdon m\u00eb tej Hamed Samad. \u201c<em>Thon\u00eb se nuk mund ta vendos nj\u00eb religjion t\u00eb shekullit t\u00eb VII-t\u00eb me nj\u00eb ideologji t\u00eb shekullit t\u00eb XX-t\u00eb. Megjithat\u00eb, islami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb religjion, por edhe nj\u00eb ideologji politike, ashtu si\u00e7 fashizmi ka qen\u00eb edhe nj\u00eb religjion politik. Kulti i liderit, e v\u00ebrteta absolute, kultura e vdekjes, martir\u00ebt, populli i zgjedhur, vet\u00ebm t\u00eb cilit i jepet akses tek e v\u00ebrteta: islami paraqet t\u00eb nj\u00ebjtat karakteristika.<\/em><\/p>\n<p><em>Islami influencon jet\u00ebn e qindra million njer\u00ebzve, p\u00ebrfshi jet\u00ebn seksuale t\u00eb tyre n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit. Un\u00eb flas p\u00ebr islam dhe jo p\u00ebr islamiz\u00ebm, pasi i dyti buron nga i pari dhe ekziston qysh nga koha e Muhamedit. Nazizmi ka rac\u00ebn ariane, islami ka umman\u00eb, komunitetin e besimtar\u00ebve. Populli i zgjedhur i islamit p\u00ebrforcohet nga nj\u00eb mision hyjnor: t\u00eb bashkoj\u00eb vendet dhe t\u00eb qeveris\u00eb bot\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mision i shenjt\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dy, fashizmin dhe islamin, vet\u00eb ideja e shpalljes luft\u00eb ndaj t\u00eb pabes\u00ebve \u00ebsht\u00eb e ngjashme: nuk lufton p\u00ebr t\u00eb jetuar, por <strong>jeton p\u00ebr t\u00eb luftuar<\/strong>. Dhe ky \u00ebsht\u00eb xhihadi, lufta e shenjt\u00eb, q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kufij apo politik\u00eb, por \u00ebsht\u00eb lufta q\u00eb nuk p\u00ebrfundon kurr\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e p\u00ebrjetshme p\u00ebr t\u2019ju afruar Zotit. Pastaj \u00ebsht\u00eb koncepti i armikut: t\u00eb jasht\u00ebm e brendsh\u00ebm. P\u00ebr fashizmin ishte Per\u00ebndimi dhe aleat\u00ebt, kurse t\u00eb brendsh\u00ebm qen\u00eb komunist\u00ebt, hebrenjt\u00eb, opozitar\u00ebt. N\u00eb islam, ai i jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndimi dhe Izraeli, ai i brendsh\u00ebm jan\u00eb laik\u00ebt, kristian\u00ebt, apostat\u00ebt. T\u00eb dy e \u00e7&#8217;humanizojn\u00eb armikun, armiku nuk mund t\u00eb jet\u00eb human, \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsimi total i armikut, askush nuk duhet t\u00eb mbijetoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Kur&#8217;an, t\u00eb pabes\u00ebt jan\u00eb m\u00eb keq se kafsh\u00ebt, hebrenjt\u00eb si derra e majmun\u00eb, pisa, t\u00eb ndyr\u00eb. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta semantik\u00eb e nazist\u00ebve mbi hebrenjt\u00eb. N\u00ebse eliminon aspektin njer\u00ebzor t\u00eb armikut, eliminon \u00e7do simpati, jo vet\u00ebm e vret, e p\u00ebrfundon, p\u00ebr ta zhdukur nga faqja e dheut. Hitleri e shihte fundin e hebrenjve si shp\u00ebtimin e Gjermanis\u00eb. Po k\u00ebshtu, Muhamedi thot\u00eb se hebrenjt\u00eb duhet t\u00eb luftohen deri n\u00eb fund, edhe prapa nj\u00eb guri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb hadith i famsh\u00ebm q\u00eb ndodhet edhe n\u00eb kart\u00ebn themeltare t\u00eb Hamasit. \u00cbsht\u00eb apokalipsi. \u00cbsht\u00eb kjo q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkollat e bot\u00ebs arabo \u2013 islamike. \u00cbsht\u00eb vizioni i plotfuqishm\u00ebris\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Islamizmi ka lindur si n\u00eb koh\u00ebn e nazizmit<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore i ka dh\u00ebn\u00eb fund Perandoris\u00eb Gjermane, asaj ruse dhe kalifatit. Nazizmi dhe fashizmi kan\u00eb dal\u00eb at\u00ebhere si komunizmi n\u00eb Rusi, nd\u00ebrsa n\u00eb islam lind V\u00ebllaz\u00ebria Myslimane, q\u00eb ka si objektiv final restaurimin e Kalifatit. Nga Meka n\u00eb Raqqa, nga Muhamedi tek ISIS-i, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti objektiv. Terrorizmi islamik terrorizon armiqt\u00eb, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb Mussolini dhe Hitleri me K\u00ebmishat e Zeza dhe SS-\u00ebt. Sulmet terroriste jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb strategji<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do islami radikal i sot\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb realitetet e tyre do ta \u00e7oj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb fillimisht tek modernizmi, p\u00ebrpara individualizmit, liris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrgjegjes, t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrrevolucion ndaj modernizmit dhe kultur\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb sakrifikojn\u00eb dhe t\u00eb sakrifikohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. P\u00ebr jasht\u00eb, islami do t\u00eb pushtoj\u00eb bot\u00ebn, do t\u00eb laj\u00eb hesapet me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs sipas ligjit t\u00eb tij, ashtu si\u00e7 b\u00ebri nazizmi<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Larg\u00ebsia e elitave europiane<\/strong><\/p>\n<p>Abdel-Samad parashikon se p\u00ebrplasja e qytet\u00ebrimeve, e shpallur nga falangat radikale t\u00eb islamit ndaj qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, do t\u00eb vij\u00eb duke u intensifikuar.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb perspektiv\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e g\u00ebzueshme<\/em>\u201d, thot\u00eb intelektuali egjiptian. \u201c<em>Sot ka 300 milion mysliman\u00eb n\u00ebn 15 vje\u00e7. Ky \u00ebsht\u00eb fakt, jo profeci. Rinia \u00ebsht\u00eb nga ana e islamit. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe. N\u00eb 15 \u2013 20 vjet, f\u00ebmij\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb burra dhe shum\u00eb prej tyre, t\u00eb lindur n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb frustruara, t\u00eb d\u00ebshtuara e t\u00eb korruptuara, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen? Gj\u00ebja m\u00eb e tmerrshme nuk jan\u00eb bombat e sotme, por ajo q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr. Jo gjith\u00eb k\u00ebta miliona do t\u00eb jen\u00eb terrorist\u00eb, por mjafton vet\u00ebm 1 milion. Midis 300 milion f\u00ebmij\u00ebve mysliman\u00eb, sikur vet\u00ebm 1 p\u00ebrqind prej tyre t\u00eb radikalizohej, prapseprap\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptonte 3 milion njer\u00ebz. N\u00eb pikun e saj, al Qaeda kishte 7.000 militant\u00eb. Maksimumi, Shteti Islamik ka 30.000 persona dhe po terrorizon gjith\u00eb bot\u00ebn<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pastaj jan\u00eb milionat e mysliman\u00ebve, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Pjesa m\u00eb e madhe e tyre jan\u00eb paq\u00ebsor\u00eb. Por shumca \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme, nuk e frenon k\u00ebt\u00eb fenomen t\u00eb tmerrsh\u00ebm n\u00eb komunitetet e tyre. N\u00eb Gjermani ka 1.000 gjerman\u00eb q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr Shtetin islamik. Nj\u00eb terrorist i vet\u00ebm n\u00eb Nic\u00eb apo n\u00eb Ansbah \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb terrorizoj\u00eb miliona europian\u00eb. Dhe radikalizimi po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i fort\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb mysliman\u00ebt frekuentojn\u00eb programet e anti-radikalizimit n\u00eb Europ\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb radikalizohen. \u00cbsht\u00eb e frikshme q\u00eb po m\u00ebsohemi me terrorizmin, presim vet\u00ebm sulmin e radh\u00ebs. New York, Madrid, Lond\u00ebr, Paris, Nic\u00eb, Bruksel, Mynih\u2026 Cili do jet\u00eb i ardhshmi?<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nga ku lind urrejtja e k\u00ebtyre bijve t\u00eb rinj t\u00eb Europ\u00ebs ndaj vetvetes?<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Nuk refuzojn\u00eb mallrat e konsumit, por iden\u00eb q\u00eb ndodhet prapa: <strong>modernizmin<\/strong>. Nuk i braktisin kallashnikov\u00ebt pse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pabes\u00eb, por shpirtin e modernizmit, lirin\u00eb, barazin\u00eb, k\u00ebto i refuzojn\u00eb. Europa nuk u ka ofruar emigrant\u00ebve nj\u00eb identitet dhe emigrant\u00ebt nuk u kan\u00eb mund\u00ebsuar f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb i ka mikpritur. \u00cbsht\u00eb ngritur nj\u00eb mur nga prind\u00ebrit p\u00ebrball\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. N\u00eb Kur&#8217;an \u00ebsht\u00eb e shkruar q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhesh mik me hebrenj dhe kristian\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Islamizimi total i Europ\u00ebs nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, do t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka ndryshe.<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Numrat nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, por mysliman\u00ebt nuk jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit bekgraund. Ka sunit\u00eb, shiit\u00eb, alavit\u00eb, kurd\u00eb, turq. Por islamizimi i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qyteteve europiane tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb realitet. Londra, banlieue franceze, Malmoe, disa pjes\u00eb t\u00eb Berlinit, shum\u00eb zona n\u00eb Holland\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb ekziston ky realitet, si n\u00eb Johanesburg e San Paolo t\u00eb Brazilit. Zonat e ndaluara. Getoja. Kur flas n\u00eb Gjermani p\u00ebr integrimin, p\u00ebrgjigjem: P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb rimerrni monopolin e dhun\u00ebs, rijepjani shtetit. Do t\u2019i p\u00ebrdorin k\u00ebto zona, ku koeficenti demografik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb, ku welfare mendon p\u00ebr gjith\u00e7ka, q\u00eb t\u00eb infektojn\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs. Shteti social duhet t\u00eb reformohet, nuk mund t\u00eb marr\u00ebsh benefitet sociale prej faktit q\u00eb ke f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb mos b\u00ebsh asgj\u00eb. K\u00ebta njer\u00ebz nuk e kan\u00eb iden\u00eb se nga dalin parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar. Kjo duhet t\u00eb marr\u00eb fund. Nuk kan\u00eb asnj\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr shtetin q\u00eb i ka mikpritur. P\u00ebrkundrazi, provojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb frustrim.<\/em><\/p>\n<p><em>Jasht\u00eb gjejn\u00eb 3 zgjedhje: salafit\u00ebt, t\u00eb droguarit dhe tutor\u00ebt. Tensioni do t\u00eb rritet me ardhjen e 1 milion emigrant\u00ebve vet\u00ebm n\u00eb Gjermani. Skenari \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb askush nuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb segregim e m\u00eb shum\u00eb dhun\u00eb, do t\u00eb rriten krimet e rregullta dhe terrorizmi fetar. P\u00ebr mua problem \u00ebsht\u00eb se Europa i kushton gjith\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb indifference, nga politikan\u00ebt, nga e majta, me zem\u00ebrimin e t\u00eb djatht\u00ebs q\u00eb mendon se vendet e tyre jan\u00eb sekuestruar, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00ebria dhe urrejtja transformohen n\u00eb dhun\u00eb. Angela Merkel nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb pas K\u00eblnit, Ansbahut, Mynihut. Ka dal\u00eb n\u00eb televizion e ka th\u00ebn\u00eb: \u201cGjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb\u201d. Pas sulmit ndaj Charlie Hebdo, politikan\u00ebt francez\u00eb kan\u00eb shkuar t\u00eb vizitojn\u00eb nj\u00eb xhami, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vizitonin nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrjavshme satirike, apo nj\u00eb komunitet hebraik. Pas sulmit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb shkojn\u00eb e t\u00eb takojn\u00eb viktimat. Demokracia nuk mundet nga jasht\u00eb, por nga brenda, kur pushon s\u00eb mbrojturi vlerat e liris\u00eb. Sot ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn letargji. \u00cbsht\u00eb g\u00ebnjeshtra e madhe q\u00eb b\u00ebhet klishe dhe q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebrisim pas \u00e7do sulmi: \u201cKjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me islamin\u201d<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Abdel-Samad flet p\u00ebr nj\u00eb tradh\u00ebti n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, nga ana e elitave.<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Kjo tradh\u00ebti e elitave nuk \u00ebsht\u00eb e re. Kur Rushdie botoi \u201cVargjet satanike\u201d, ai u braktis nga elitat kulturore europiane, q\u00eb mor\u00ebn n\u00eb mbrojtje mysliman\u00ebt dhe jo romanin. Kur Rushdie u ftua n\u00eb Danimark\u00eb, Irani k\u00ebrc\u00ebnoi t\u00eb mos blinte m\u00eb djath\u00eb danez. Dhe Rushdie nuk shkeli n\u00eb Danimark\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje oportunizmi dhe indiference. Kur Kurt Westergaard ka pikturuar Muhamedin me bomb\u00ebn n\u00eb \u00e7allm\u00eb, elitat kan\u00eb nisur t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr vlerat artistike t\u00eb karikatur\u00ebs. Islami politik \u00ebsht\u00eb sfida m\u00eb e madhe e shekullit t\u00eb XXI-t\u00eb, por intelektual\u00ebt europian\u00eb nuk duan t\u00eb merren me t\u00eb. \u00cbsht\u00eb m\u00eb leht\u00eb t\u00eb kritikohet Izraeli. Nuk \u00ebsht\u00eb seksi t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr islamin. Gazetar\u00ebt kritikojn\u00eb Amerik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb siguruar duatrokitje. P\u00ebr ta, kush jeton n\u00ebn eskort\u00eb pse ka kritikuar islamin nuk \u00ebsht\u00eb interesant. Ndjej gjithmon\u00eb tradh\u00ebtin\u00eb e k\u00ebtyre intelektual\u00ebve, q\u00eb preokupohen p\u00ebr ndjenjat e mysliman\u00ebve, kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb miat, t\u00eb asaj q\u00eb ka n\u00ebnkuptuar p\u00ebr jet\u00ebn time. Mund t\u00eb kritikojm\u00eb gjith\u00e7ka, por jo islamin. \u00cbsht\u00eb shantazhi moral m\u00eb i madh i koh\u00ebs ton\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>(nga <em>Il Foglio<\/em>)<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti: ARMIN TIRANA<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga <a href=\"http:\/\/www.bota.al\/2016\/08\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Bota.al<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Un\u00eb i d\u00ebnuari me vdekje nga fashizmi islamik, ju shpjegoj tradh\u00ebtin\u00eb e madhe t\u00eb Europ\u00ebs\u201d. Intervist\u00eb me Abdel-Samad, politolog egjiptian, n\u00ebn eskort\u00eb n\u00eb Gjermani. Libri i tij \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb Franc\u00eb. \u201cIntelektual\u00ebt nuk duan t\u2019i ndyejn\u00eb duart me islamin. P\u00ebr duatrokitjet, duhet sulmuar Amerika dhe Izraeli\u201d \u201cIl Foglio\u201d, 12\/08\/2016 I ofruan gjith\u00e7ka q\u00eb nj\u00eb djal\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29729,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-5783","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8220;Un\u00eb i d\u00ebnuari me vdekje nga fashizmi islamik, ju shpjegoj tradh\u00ebtin\u00eb e madhe t\u00eb Europ\u00ebs\u201d. Intervist\u00eb me Abdel-Samad, politolog egjiptian, n\u00ebn eskort\u00eb n\u00eb Gjermani. Libri i tij \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb Franc\u00eb. \u201cIntelektual\u00ebt nuk duan t\u2019i ndyejn\u00eb duart me islamin. P\u00ebr duatrokitjet, duhet sulmuar Amerika dhe Izraeli\u201d \u201cIl Foglio\u201d, 12\/08\/2016 I ofruan gjith\u00e7ka q\u00eb nj\u00eb djal\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-08-13T00:09:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-16T03:27:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/hamed-abdel.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"637\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d\",\"datePublished\":\"2016-08-13T00:09:51+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-16T03:27:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/\"},\"wordCount\":3027,\"commentCount\":2,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/hamed-abdel.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/\",\"name\":\"\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/hamed-abdel.jpg\",\"datePublished\":\"2016-08-13T00:09:51+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-16T03:27:46+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/hamed-abdel.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/hamed-abdel.jpg\",\"width\":637,\"height\":450,\"caption\":\"Hamed Abdel-Samad\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"&#8220;Un\u00eb i d\u00ebnuari me vdekje nga fashizmi islamik, ju shpjegoj tradh\u00ebtin\u00eb e madhe t\u00eb Europ\u00ebs\u201d. Intervist\u00eb me Abdel-Samad, politolog egjiptian, n\u00ebn eskort\u00eb n\u00eb Gjermani. Libri i tij \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb Franc\u00eb. \u201cIntelektual\u00ebt nuk duan t\u2019i ndyejn\u00eb duart me islamin. P\u00ebr duatrokitjet, duhet sulmuar Amerika dhe Izraeli\u201d \u201cIl Foglio\u201d, 12\/08\/2016 I ofruan gjith\u00e7ka q\u00eb nj\u00eb djal\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-08-13T00:09:51+00:00","article_modified_time":"2021-04-16T03:27:46+00:00","og_image":[{"width":637,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/hamed-abdel.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d","datePublished":"2016-08-13T00:09:51+00:00","dateModified":"2021-04-16T03:27:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/"},"wordCount":3027,"commentCount":2,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/hamed-abdel.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/","name":"\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/hamed-abdel.jpg","datePublished":"2016-08-13T00:09:51+00:00","dateModified":"2021-04-16T03:27:46+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/hamed-abdel.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/hamed-abdel.jpg","width":637,"height":450,"caption":"Hamed Abdel-Samad"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-nuk-eshte-vetem-religjion-por-eshte-edhe-ideologji-politike-e-keqja-ne-europe-nuk-jane-bombat-e-keqja-ende-nuk-ka-ardhur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cIslami nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm religjion, por \u00ebsht\u00eb edhe ideologji politike. E keqja n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb bombat. E keqja ende nuk ka ardhur\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5783"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5783\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66923,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5783\/revisions\/66923"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29729"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}