{"id":57841,"date":"2020-07-09T07:51:33","date_gmt":"2020-07-09T05:51:33","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=57841"},"modified":"2020-07-09T08:28:22","modified_gmt":"2020-07-09T06:28:22","slug":"camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/","title":{"rendered":"Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete"},"content":{"rendered":"<p><em>E lexova shkrimin \u201cMite t\u00eb rreme\u201d t\u00eb Auron Tares. Duke sjell\u00eb fragmente nga dosje t\u00eb CIA-s, Tare p\u00ebrpiqet t\u00eb na bind\u00eb se dy shkrimtar\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, na paskan punuar p\u00ebr sh\u00ebrbime sekrete, t\u00eb cilat gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb kishin q\u00ebndrime armiq\u00ebsore ndaj Shqip\u00ebris\u00eb komuniste. Camajn madje e paraqet si nj\u00eb intelektual n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb UDB-s\u00eb jugosllave. Duhet theksuar q\u00eb n\u00eb fillim: fragmentet q\u00eb publikon Tare nuk provojn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb thelb\u00ebsore. Fragmentet, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kan\u00eb vler\u00ebn e problematizimit t\u00eb gj\u00ebrave, por jo edhe t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrgjigjeve p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ato ngritin.<\/em><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Blerim Latifi<\/strong> <a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Gazeta Express<\/a>, <em>08\/07\/2020<\/em><\/p>\n<p>Lexo Edhe:<br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/ridenimi-i-simboleve-te-katolicizmit-shqiptar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Rid\u00ebnimi i simboleve t\u00eb katolicizmit shqiptar<\/a><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ditur n\u00ebse Camaj ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb UDB-s\u00eb, gj\u00ebja e par\u00eb dhe e fundit q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb hyrja n\u00eb arkivat e saj q\u00eb ndodhen n\u00eb Beograd, e t\u00eb cilat Tare kurr\u00eb nuk i ka par\u00eb me sy. E v\u00ebrteta ndodhet n\u00eb ato arkiva. Derisa nuk kemi qasje n\u00eb to, ne, ose duhet t\u00eb heshtim, ose n\u00ebse nuk mund t\u00eb heshtim, detyrohemi t\u00eb futemi n\u00eb bot\u00ebn e spekulimeve, t\u00eb cilat i ushqejm\u00eb me burime informacioni t\u00eb t\u00ebrthorta ose t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb e t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ditur qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs se Koliqi dhe Camaj kan\u00eb qen\u00eb armiq t\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Jo vet\u00ebm t\u00eb deklaruar, por edhe armiq t\u00eb angazhuar. Camaj kishte ikur nga Shqip\u00ebria n\u00eb koh\u00ebn e prishjes s\u00eb saj me Jugosllavin\u00eb, e cila ishte pasoj\u00eb e prishjes midis Titos dhe Stalinit. Secili shqiptar q\u00eb kalonte kufirin dhe futej n\u00eb Jugosllavi p\u00ebrfundonte n\u00eb duar e sigurimit jugosllav dhe p\u00ebr Camajn nuk mund t\u00eb kishte tjet\u00ebr fat.<\/p>\n<p>Dihet gjithashtu se UDB-ja planifikonte q\u00eb t\u00eb arratisurit nga Shqip\u00ebria t\u2019i fuste n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr q\u00ebllimet e luft\u00ebs s\u00eb saj propagandistike kund\u00ebr regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Se a p\u00ebrfundoi Camaj si nj\u00eb agjent i UDB-s\u00eb, fragmentet e Tares nuk e provojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Karriera akademike e Camajt n\u00eb Beograd nuk mund t\u00eb merret si d\u00ebshmi t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb tij n\u00eb UDB.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb arsye themelore: regjimi i Titos, n\u00eb dallim nga regjimi i Hoxh\u00ebs, mund\u00ebsonte q\u00eb dikush t\u00eb b\u00ebnte karrier\u00eb akademike edhe pa qen\u00eb pjes\u00eb e strukturave politiko-shtet\u00ebrore t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Jugosllave. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka qen\u00eb e shprehur sidomos pas prishjes s\u00eb Titos me Stalinin, kur n\u00eb Jugosllavi u krijua nj\u00eb klim\u00eb m\u00eb liberale, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs dhe shkenc\u00ebs. Liberalizmi shkencor, kulturor e letrar i duhej Titos si instrument p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetje nga Per\u00ebndimi n\u00eb kushtet e bllokad\u00ebs prej blloku sovjetik. N\u00ebse dikush p\u00ebrpiqej q\u00eb k\u00ebt\u00eb liberalizim ta shtrinte edhe n\u00eb fush\u00ebn e institucioneve politike, p\u00ebrfundonte prapa hekurave. Shembulli m\u00eb i famsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb ai i Milovan Gjilasit, nj\u00ebri prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Titos, i cili u p\u00ebrjashtua nga partia dhe m\u00eb pas edhe u burgos p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb tij liberale dhe kritik\u00ebs publike, q\u00eb i b\u00ebnte ideologjis\u00eb komuniste.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rekrutimit n\u00eb sh\u00ebrbimet sekrete, n\u00eb shum\u00eb raste regjimi jugosllav nuk ka vepruar p\u00ebrmes rekrutimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por p\u00ebrmes rekrutimit indoktrinues. Ky do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb person fillimisht \u00ebsht\u00eb indoktrinuar me besimet e regjimit dhe pastaj ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij. Mbase me Camajn kan\u00eb vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, por largimi i tij n\u00eb Itali dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjermani na l\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se jugosllavizimi i ushtruar mbi t\u00eb nuk ka pasur sukses.<\/p>\n<p>Martesa e Camajt me nj\u00eb studente serbe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi m\u00eb shum\u00eb se Camaj ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb ingranazhin e jugosllavizimit. Studentja Nina, me t\u00eb cil\u00ebn Camaj u martua, ishte motra e Dimitrije Bogdanovi\u00e7it, nj\u00eb historian serb i periudh\u00ebs mesjetare t\u00eb Ballkanit. Pas vitit 1966, kur ndodhi r\u00ebnia e Rankovi\u00e7it, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i lart\u00eb serb n\u00eb kupol\u00ebn e pushtetit jugosllav, Bogdanovi\u00e7i, s\u00ebbashku me shum\u00eb intelektual\u00eb serb\u00eb, u kthye n\u00eb pozicione t\u00eb nacionalizmit serb.<\/p>\n<p>Nga viti 1966 e tutje Dimitrije Bogdanovi\u00e7i u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00ebrin nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb nacionalizmit historiografik serb. Ai s\u00eb bashku me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb rigjall\u00ebruan mitet serbe mbi Kosov\u00ebn, Mitin e Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 1389, Mitin e Kosov\u00ebs mesjetare pa shqiptar\u00eb, Mitin e ardhjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb pas vitit 1689 me ndihm\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane dhe kryemitin e viktimizimit shekullor t\u00eb popullit serb nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr kontributin e tij Bogdanovi\u00e7i, n\u00eb mosh\u00eb relativisht t\u00eb re, arriti t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e Akademis\u00eb Serbe t\u00eb Shkencave, e cila nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kontributit t\u00eb tij e p\u00ebrfshiu n\u00eb Memorandumin e saj t\u00eb vitit 1986, nj\u00eb pamflet pseudoshkencor, q\u00eb sh\u00ebrbeu si baz\u00eb teorike p\u00ebr regjimin e Miloshevi\u00e7it. Ndarja e Camajt nga gruaja e tij serbe ndodhi pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur v\u00ebllai i saj u radikalizua. Kjo mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur edhe p\u00ebr shkaqet q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb zhvillim. Sidoqoft\u00eb, fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet ta thon\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb marrin mundimin p\u00ebr t\u00eb shkruar biografin\u00eb dokumentare t\u00eb Camajt.<\/p>\n<p>Jugosllavizimi i shqiptar\u00ebve, q\u00eb iknin nga Shqip\u00ebria ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra nga metodat e p\u00ebrdorura nga UDB-ja. Ka ekzistuar edhe nj\u00eb plan m\u00eb i gj\u00ebr\u00eb p\u00ebr infiltrimin e sh\u00ebrbimeve sekrete jugosllave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb emigracionin shqiptar antikomunist. E gjith\u00eb kjo p\u00ebrpjekje b\u00ebhej me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb konflikti midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb, t\u00eb nxitur nga Moska, t\u00eb krijohej nj\u00eb forc\u00eb shqiptare e cila do t\u00eb rreshtohej n\u00eb frontin kund\u00ebr regjimit enverist. N\u00eb fillim t\u00eb viteve 60 t\u00eb shekullit XX, kur rreziku i nj\u00eb agresioni sovjetik mbi Jugosllavin\u00eb kishte kaluar dhe vet\u00eb Shqip\u00ebria ishte prishur me Mosk\u00ebn, Tito hoqi dor\u00eb nga aktivitetet e infiltrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete n\u00eb emigracionin shqiptar.<\/p>\n<p>Se cila ka qen\u00eb shkalla e efektshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij infiltrimi dhe cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb personalitetet q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb rrjetin e tij, k\u00ebt\u00eb mund ta dim\u00eb vet\u00ebm at\u00eb dit\u00eb kur arkivat e UDB-s\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dispozicionin e hulumtuesve profesionist\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb dihet me siguri, emigracioni shqiptar antikomunist n\u00eb mas\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb tij p\u00ebrb\u00ebhej nga nacionalist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk ishin vet\u00ebm antienverist\u00eb, por gjithashtu edhe antijugosllav\u00eb. Nacionalist\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb pas fitores s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri u larguan nga vendi, n\u00eb kritik\u00ebn e tyre ndaj komunizmit shqiptar e theksonin vazhdimisht iden\u00eb se ky komuniz\u00ebm ishte pjell\u00eb e komunizmit jugosllav. Camaj dhe Koliqi natyrsh\u00ebm i takonin k\u00ebsaj pik\u00ebpamjeje.<\/p>\n<p>Pra, logjikisht, ata nuk mund t\u00eb vepronin kund\u00ebr regjimit komunist t\u00eb Tiran\u00ebs duke qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Beogradit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb ata ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb agjencive t\u00eb inteligjenc\u00ebs t\u00eb vendeve per\u00ebndimore, t\u00eb cilat krahas aktiviteteve diversante kund\u00ebr regjimeve komuniste, angazhoheshin edhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si \u201cLufta e ftoht\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs\u201d. P\u00ebrplasja midis Per\u00ebndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste, n\u00eb thelbin e saj, e kishte edhe komponent\u00ebn ideologjike. Kjo gj\u00eb n\u00ebnkuptonte q\u00eb mekanizmat e t\u00eb dy kampeve ideologjike p\u00ebrpiqeshin t\u2019i p\u00ebrfshinin n\u00eb radh\u00ebt e tyre intelektual\u00ebt, shkrimtar\u00ebt, artist\u00ebt, njer\u00ebzit e letrave n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, Universiteti i Princeton-it kishte botuar nj\u00eb seri raportesh t\u00eb CIA-s, n\u00eb t\u00eb cilat shihet se si tre filozof\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Frankfurtit, Franz Neumann, Herbert Marcuse dhe Otto Kirchheimer, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe pas saj, kishin punuar n\u00eb sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs amerikane, n\u00eb funksion t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb tyre kund\u00ebr nazizmit dhe m\u00eb pastaj edhe kund\u00ebr komunizmit. T\u00eb tre k\u00ebta filozof\u00eb i p\u00ebrkisnin rrym\u00ebs filozofike t\u00eb njohur si marksizmi per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ekziston edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr edhe m\u00eb i njohur. N\u00eb vitin 1950, n\u00eb Berlinin per\u00ebndimor u krijua Kongresi i Liris\u00eb Kulturore. Ky forum tubonte emra t\u00eb njohur t\u00eb filozofis\u00eb dhe shkencave sociale, t\u00eb cil\u00ebt mbanin konferenca, simpoziume dhe publikonin artikuj e vepra, p\u00ebrmes t\u00eb cilave zhvillonin nj\u00eb kritik\u00eb sistematike ndaj ideologjis\u00eb komuniste t\u00eb bllokut sovjetik. Nd\u00ebr emrat q\u00eb u angazhuan n\u00eb aktivitetin e k\u00ebtij forumi ishin filozof\u00ebt e njohur Karl Jaspers, Raymond Aron, Bertrant Russell, John Dewey Benedetto Croce, Sidney Hook, Alfred Ayer, Richard Lowenthal, pastaj historiani Arthur Schlesinger, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Vite m\u00eb von\u00eb u morr vesh se ky forum ishte themeluar dhe financohej nga CIA. Ka pasur edhe forma t\u00eb tjera p\u00ebrmes t\u00eb cilave, CIA dhe sh\u00ebrbimet tjera t\u00eb inteligjenc\u00ebs per\u00ebndimore p\u00ebrpiqeshin q\u00eb intelektual\u00ebt t\u2019i hidhnin n\u00eb luft\u00ebn e ideve kund\u00ebr ideologjis\u00eb komuniste.<\/p>\n<p>Camaj dhe Koliqi mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve. Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn njoll\u00eb n\u00eb biografin\u00eb e tyre. Njoll\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte n\u00ebse ata do t\u00eb angazhoheshin n\u00eb sh\u00ebrbime q\u00eb kishin q\u00ebllime antishqiptare. Deri me tani nuk kemi d\u00ebshmi t\u00eb k\u00ebsaj natyre. D\u00ebshmit\u00eb q\u00eb kemi na tregojn\u00eb se Camaj dhe Koliqi, derisa vdiq\u00ebn, punuan vazhdimisht p\u00ebr afirmimin e vlerave kulturore t\u00eb kombit t\u00eb tyre. Ky fakt d\u00ebshmon se ata nuk mund t\u00eb ishin pjes\u00eb e loj\u00ebrave t\u00eb fshehta, q\u00eb luheshin n\u00eb kurriz t\u00eb kombit shqiptar, edhe pse regjimi komunist i Tiran\u00ebs, secilin shqiptar q\u00eb fliste kund\u00ebr tij p\u00ebrpiqej ta damkoste si tradhtar t\u00eb kombit. E nj\u00ebra nga format m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb damkosjes ka qen\u00eb pik\u00ebrisht etiketimi i tyre si bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb UDB-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexova shkrimin \u201cMite t\u00eb rreme\u201d t\u00eb Auron Tares. Duke sjell\u00eb fragmente nga dosje t\u00eb CIA-s, Tare p\u00ebrpiqet t\u00eb na bind\u00eb se dy shkrimtar\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, na paskan punuar p\u00ebr sh\u00ebrbime sekrete, t\u00eb cilat gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb kishin q\u00ebndrime armiq\u00ebsore ndaj Shqip\u00ebris\u00eb komuniste. Camajn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49979,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-57841","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E lexova shkrimin \u201cMite t\u00eb rreme\u201d t\u00eb Auron Tares. Duke sjell\u00eb fragmente nga dosje t\u00eb CIA-s, Tare p\u00ebrpiqet t\u00eb na bind\u00eb se dy shkrimtar\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, na paskan punuar p\u00ebr sh\u00ebrbime sekrete, t\u00eb cilat gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb kishin q\u00ebndrime armiq\u00ebsore ndaj Shqip\u00ebris\u00eb komuniste. Camajn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-09T05:51:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-07-09T06:28:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/blerim_latifi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete\",\"datePublished\":\"2020-07-09T05:51:33+00:00\",\"dateModified\":\"2020-07-09T06:28:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/\"},\"wordCount\":1711,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/blerim_latifi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/\",\"name\":\"Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/blerim_latifi.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-09T05:51:33+00:00\",\"dateModified\":\"2020-07-09T06:28:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/blerim_latifi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/blerim_latifi.jpg\",\"width\":600,\"height\":600,\"caption\":\"Blerim Latifi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"E lexova shkrimin \u201cMite t\u00eb rreme\u201d t\u00eb Auron Tares. Duke sjell\u00eb fragmente nga dosje t\u00eb CIA-s, Tare p\u00ebrpiqet t\u00eb na bind\u00eb se dy shkrimtar\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, na paskan punuar p\u00ebr sh\u00ebrbime sekrete, t\u00eb cilat gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb kishin q\u00ebndrime armiq\u00ebsore ndaj Shqip\u00ebris\u00eb komuniste. Camajn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-07-09T05:51:33+00:00","article_modified_time":"2020-07-09T06:28:22+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/blerim_latifi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete","datePublished":"2020-07-09T05:51:33+00:00","dateModified":"2020-07-09T06:28:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/"},"wordCount":1711,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/blerim_latifi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/","name":"Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/blerim_latifi.jpg","datePublished":"2020-07-09T05:51:33+00:00","dateModified":"2020-07-09T06:28:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/blerim_latifi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/blerim_latifi.jpg","width":600,"height":600,"caption":"Blerim Latifi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/camaj-koliqi-dhe-sherbimet-sekrete\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Camaj, Koliqi dhe sh\u00ebrbimet sekrete"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57841","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57841"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57841\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57844,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57841\/revisions\/57844"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}