{"id":57845,"date":"2020-07-09T09:19:12","date_gmt":"2020-07-09T07:19:12","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=57845"},"modified":"2020-07-09T09:19:12","modified_gmt":"2020-07-09T07:19:12","slug":"fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/","title":{"rendered":"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"Frank Shkreli\" width=\"300\" height=\"200\" \/> Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mij mos u shqet\u00ebsoni shum\u00eb me shkrimin e dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Auron Tares p\u00ebr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Pik\u00ebspari, aty nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re q\u00eb nuk e kemi ditur m\u00eb par\u00eb mbi veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre dy shkrimtar\u00ebve t\u00eb njohur shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim por edhe t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, t\u00eb akuzuar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs si tradhtar\u00eb dhe kolaboracionist\u00eb &#8212; gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe menj\u00ebher\u00eb pas Luft\u00ebs II si dhe gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoft\u00eb 1945-90. As rruga drejt\u00eb zyrave ku Tare thot\u00eb se i ka \u201czbuluar\u201d dokumentet, nuk \u00ebsht\u00eb aq e pa njohur p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb individ\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk jan\u00eb t\u00eb panjohur edhe dokumentet nga t\u00eb cilat ai pretendon se ka nxjerr\u00eb informacionin. Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re mbi veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet fjal\u00eb e q\u00eb vet Koliqi dhe Camaj nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur kur ata ishin gjall\u00eb &#8212; t\u00eb dh\u00ebna k\u00ebto disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb edhe pjes\u00eb e biografis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb me fat se kam njohur dhe jam takuar dhe biseduar me Ernest Koliqin disa her\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim si refugjat politik n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitet 1969-1970 dhe me Martin Camajn kam qen\u00eb n\u00eb komunikim. Asnj\u00ebri as tjetri, kurr\u00eb nuk kan\u00eb mohuar asgj\u00eb nga veprimtaria e tyre publike ose zyrtare, p\u00ebrfshir\u00eb bashkpunimin me agjencit\u00eb per\u00e7endimore p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebxuar regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtuq\u00eb, shkrimi \u201cDrit\u00ebhije n\u00eb histori\u201d megjith\u00eb pretendimet e autorit Tare dhe t\u00eb botuesit, \u201cstudimi\u201d n\u00eb fjal\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb as i rrall\u00eb as origjinal. Jan\u00eb shkruar libra dhe artikuj sa t\u00eb duash n\u00eb lidhje me k\u00ebto ngjarje dhe me at\u00eb periudh\u00eb si dhe mbi rolin e diaspor\u00ebs shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Ata q\u00eb nuk kan\u00eb hequr gj\u00eb nga ai regjim &#8211;si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb Auron Tare dhe ndonj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrkrah\u00ebs i ideve t\u00eb tija &#8212; mendojeni veten duke jetuar n\u00eb Itali, n\u00eb Evrop\u00eb ose n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet fjal\u00eb, duke ditur se si pasoj\u00eb e arratisjes t\u00ebnde p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn nga vdekja e sigurt n\u00eb dor\u00eb t\u00eb regjimi komunist, Enver Hoxha kishte burgosur, d\u00ebnuar madje edhe me vdekje ose d\u00ebrguar n\u00eb kampe p\u00ebrqendrimi t\u00eb af\u00ebtmit tuaj, vet\u00ebm e vet\u00ebm se nuk pajtoheshin me at\u00eb regjim. Nuk do punonit ju me perendimor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebxuar at\u00eb regjim, duke i ditur krimet e tija kund\u00ebr popullit t\u00eb vet dhe familjeve tuaja \u2013 p\u00ebr t\u00eb bashkpunuar,pik\u00ebrisht, me k\u00ebta per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt sot i konsiderojm\u00eb si aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar?<\/p>\n<p>K\u00ebto pun\u00eb duhen shikuar pak edhe n\u00eb kontekstin historik t\u00eb koh\u00ebs. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ajo ishte nj\u00eb periudh\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb kur agjencit\u00eb per\u00ebndimore ishin t\u00eb angazhuara, jo vet\u00ebm me diaspor\u00ebn shqiptare por me t\u00eb gjitha diasporat, sidomos n\u00eb Shtetet e Bashkuara, nga vendet komuniste lindore, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimet komuniste n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, t\u00eb instaluara dhe t\u00eb kontrolluara nga komunizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Duke lexuar shkrimin n\u00eb fjal\u00eb, m\u2019u kujtuan programet e Radio Tiran\u00ebs, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kur fliste p\u00ebr \u201ctradh\u00ebtin\u00eb\u201d dhe p\u00ebr \u201ckolaboracionizmin\u201d e tradh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kombit: Koliqit, Fisht\u00ebs, klerit katolik e shum\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb larguar nga Atdheu, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Auron Tare \u201czbulon\u201d t\u00eb \u201cfshehtat\u201d n\u00eb shkrimin e tij t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ky artikull i gjat\u00eb \u2013 i cili pasi \u00ebsht\u00eb prej disa faqesh, nuk mund t\u00eb konsiderohet ndoshta si flet\u00ebrrufe tradicionale e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit \u2013 por p\u00ebr nga mesazhi definitisht \u00ebsht\u00eb si dikur, n\u00eb frym\u00ebn e \u201cnj\u00eb goditje t\u00eb shfaqjeve t\u00eb huaja\u201d, kund\u00ebr Ernest Koliqit dhe Martin Camajt \u2013 por, fatkeq\u00ebsisht, ndodh\u00eb jo n\u00eb kulmin e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, por n\u00eb koh\u00ebn e sot\u00ebme n\u00ebn rrethana krejt ndryshe nga koha e komunizmit \u2013 n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, e k\u00ebsaj organizate \u201cimperialiste\u201d ushtarake e bot\u00ebs per\u00ebndimore q\u00eb strehoi kund\u00ebrshtar\u00ebt e komunizmit, si Koliqat edhe Camajt e bot\u00ebs shqiptare, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nga komunizmi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pretendohet se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci me synime p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian. Intelektual\u00ebt shqiptare, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb diaspor\u00eb, si Aron Tare me shok\u00eb, ose jan\u00eb t\u00eb konfuzuar moralisht dhe intelektualisht, ose jan\u00eb t\u00eb djall\u00ebzuar n\u00eb pik\u00ebpamjet e tyre.<\/p>\n<p>Botimi i shkrimeve t\u00eb tilla \u2013 si\u00e7 duket n\u00eb vijim \u2013pasi botuesi premton pjes\u00ebn e dyt\u00eb s\u00eb shpejti, duket gati si nj\u00eb mas\u00eb deshp\u00ebruese p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb kaluar\u00ebn enveriste dhe krimet e saja duke krahasuar xhelatin me viktim\u00ebn, regjimin enverist vrar\u00ebs e kriminal, me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb atij regjimi q\u00eb bredhnin rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs, pa shpres\u00eb dhe pa p\u00ebrspektiv\u00eb. M\u00eb thoni zot\u00ebrinj\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, n\u00ebqoftse ju ka mbetur sadopak ndershm\u00ebri intelektuale, kush kishte t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kombit shqiptar: Enver Hoxha me regjimin dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij apo intelektual\u00ebt me prirje dhe edukat\u00eb per\u00ebndimore, si\u00e7 ishin kund\u00ebrshtar\u00ebt e atij regjimi, Profesor\u00ebt Ernest Koliqi dhe Marin Camaj?<\/p>\n<p>Mua nuk m\u00eb shqet\u00ebson aspak \u201cstudimi\u201d i Auron Tares, sepse ky shkrim flet\u00ebrrufe nuk mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb hi\u00e7 asnj\u00ebrin prej k\u00ebtyre personaliteteve t\u00eb letrave shqipe. Po t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do e kishte b\u00ebr\u00eb Enver Hoxha p\u00ebr 50-vjet, por as ai nuk ia doli dhe nuk do ia dalin as Auron Tare me shok\u00eb. Veprat e Koliqit, Camajt e Fisht\u00ebs jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebshme, madje sa m\u00eb shum\u00eb balt\u00eb t\u00eb mundoheni t\u00eb hidhni kund\u00ebr tyre aq m\u00eb e fort\u00eb b\u00ebhet mb\u00ebshtetja p\u00ebr ta dhe p\u00ebr veprat e tyre.<\/p>\n<p>Por gj\u00ebja q\u00eb duhet t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb \u00e7do shqiptar\u00eb an\u00eb e mban\u00eb trojeve tona dhe n\u00eb diaspor\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb vihet re si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e hapur aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; madje edhe n\u00eb qarqet intelektuale, akademike dhe mediatike p\u00ebr t\u00eb krahasuar xhelatin me viktim\u00ebn \u2013 me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij, me pretendimin se t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e atij regjimi ishin tradh\u00ebtar\u00eb, si\u00e7 ishin anti-komunist\u00ebt Koliqi e Camaj \u2013 kolaboracionist\u00eb me pushtuesit dhe si t\u00eb till\u00eb meritojn\u00eb q\u00eb t\u00eb fshihen nga historia dhe t\u00eb denigrohen, ose t\u00eb pak\u00ebn kontributi i tyre t\u00eb minimizohet.<\/p>\n<p>Ernest Koliqin, ashtu si\u00e7 e njoha megjithse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, nuk do t\u00eb shqtes\u00ebohej p\u00ebr hi\u00e7 p\u00ebr shkrimin e Tares. P\u00ebrkundrazi do k\u00ebnaqej prej gazit duke qeshur me z\u00eb, i vetdijsh\u00ebm p\u00ebr efektet pozitive afatgjata t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb palodh\u00ebshme dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij patriotike n\u00eb dobi t\u00eb Kombit t\u00eb vet \u2013 por edhe i l\u00ebnduar p\u00ebr mos njohjen e k\u00ebtij kontributi nga bashkatdhetar\u00ebt e vet. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Koliqi i ka d\u00ebrguar mikut t\u00eb vet, Karl Gurakuqit me 3 dhjetor, 1960, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, I shpreh k\u00ebto ndjenja: \u201c<em>Karl i dashtun, t\u00eb falem nderit p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb drejton me ras\u00ebn e 28 Nandorit dhe p\u00ebr urimet q\u00eb m\u00eb ban. Ti ma par\u00eb se un\u00eb, mandej un\u00eb pak ma von\u00eb, jemi p\u00ebrpjek\u00eb, me mendje t\u00eb ndritun e pa mburrje qesharake, si disa, p\u00ebr nji zhvillim shpirtnuer t\u00eb popullit shqiptar. N\u00eb vend t\u00eb nji shp\u00ebrblimi t\u00eb merituem mbas djers\u00ebs e mundit t\u00eb derdhun, patme shpifje, t\u00eb shame e p\u00ebr\u00e7mime. N\u00eb fund edhe mbetme pa Atdhe, p\u00ebr t\u00eb cilin lodhem trut\u00eb e p\u00ebsuem ngashrim shpirtit. Ani: puna q\u00eb kryejm\u00eb e ka shp\u00ebrblimin n\u00eb vetvete dhe n\u00eb kuptimin e disa dashamir\u00ebvet t\u00eb pak\u00ebt. S\u2019pres kurrgja t\u00eb mir\u00eb nga masa e shqiptar\u00ebvet t\u00eb sotsh\u00ebm, por shpresoj se trash\u00ebgimia letrare qi lam pas vehtes, ka me u njoft\u00eb si tharm rilindje, breznive t\u2019ardhshme<\/em>\u201d, ka shkruar Koliqi.<\/p>\n<p>Un\u00eb, dhe shpresoj t\u00eb gjith\u00eb ata \u201cdashamir\u00ebs t\u00eb pakt\u00eb\u201d t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebve iu referohej Koliqi n\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar mikut t\u00eb tij Karl Gurakuqit, 60-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, e kujtojm\u00eb sot k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Kombit, me bindje t\u00eb plot\u00eb se vepra e tij patriotike dhe e bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1941-1944, ka sh\u00ebrbyer \u2014 gjat\u00eb dekadave t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb pasuan, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare pas Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore \u2014 si \u201ctharm rilindjeje\u201d q\u00eb \u00e7oi, m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb at\u00eb q\u00eb sot e njohim si Republika e Kosov\u00ebs, shtet i lir\u00eb, i pavarur dhe demokratik. N\u00eb bashkpunim me aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00ebllimi i Koliqit dhe Camajt ishte, \u201cme hy n\u00eb valle me popuj t\u00eb tjer\u00eb jo si evropian\u00eb t\u00eb mbrapambetur e t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr muze, por si nji Komb q\u00eb ndien thell\u00ebsisht nevoj\u00ebn e nalt\u00ebsimit moral e shoqnuer dhe q\u00eb ka n\u00eb mendje e n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vet mund\u00ebsit\u00eb me u ngjit\u00eb n\u00eb shkall\u00eb e me u vu n\u00eb radh\u00eb qytet\u00ebnore baras me shok\u00eb\u201d, pa k\u00ebrkuar asgj\u00eb p\u00ebr veten. Ndryshe nga auron taret e bot\u00ebs shqiptare, ky \u00ebsht\u00eb Ernest Koliqi q\u00eb dua t\u00eb kujtoj un\u00eb sot dhe gjithmon\u00eb, por edhe Martin Camajn, bashkpuntorin e tij t\u00eb ngusht n\u00eb zhvillimin shpirt\u00ebror t\u00eb popullit shqiptar, gjat\u00eb atyre dit\u00ebve dhe viteve t\u00eb gjata n\u00eb mergim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Miqt\u00eb e mij mos u shqet\u00ebsoni shum\u00eb me shkrimin e dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Auron Tares p\u00ebr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Pik\u00ebspari, aty nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re q\u00eb nuk e kemi ditur m\u00eb par\u00eb mbi veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre dy shkrimtar\u00ebve t\u00eb njohur shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim por edhe t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57809,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-57845","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Frank Shkreli Miqt\u00eb e mij mos u shqet\u00ebsoni shum\u00eb me shkrimin e dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Auron Tares p\u00ebr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Pik\u00ebspari, aty nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re q\u00eb nuk e kemi ditur m\u00eb par\u00eb mbi veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre dy shkrimtar\u00ebve t\u00eb njohur shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim por edhe t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-09T07:19:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"261\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT\",\"datePublished\":\"2020-07-09T07:19:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/\"},\"wordCount\":1732,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/camaj-koliqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/\",\"name\":\"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/camaj-koliqi.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-09T07:19:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/camaj-koliqi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/camaj-koliqi.jpg\",\"width\":500,\"height\":261,\"caption\":\"Camaj - Koliqi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Frank Shkreli Miqt\u00eb e mij mos u shqet\u00ebsoni shum\u00eb me shkrimin e dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Auron Tares p\u00ebr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Pik\u00ebspari, aty nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re q\u00eb nuk e kemi ditur m\u00eb par\u00eb mbi veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre dy shkrimtar\u00ebve t\u00eb njohur shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim por edhe t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-07-09T07:19:12+00:00","og_image":[{"width":500,"height":261,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT","datePublished":"2020-07-09T07:19:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/"},"wordCount":1732,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/","name":"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg","datePublished":"2020-07-09T07:19:12+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg","width":500,"height":261,"caption":"Camaj - Koliqi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57846,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57845\/revisions\/57846"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57809"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}