{"id":57855,"date":"2020-07-09T09:59:35","date_gmt":"2020-07-09T07:59:35","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=57855"},"modified":"2020-07-09T09:59:35","modified_gmt":"2020-07-09T07:59:35","slug":"me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/","title":{"rendered":"M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi"},"content":{"rendered":"<p>REPORTAZHI\/ <a href=\"https:\/\/www.sarandanews.com\/2020\/07\/reportazhi-me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">SarandaNews.com<\/a>, <em>1 korrik 2020<\/em><\/p>\n<blockquote><p>Shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb popullsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Greqi, por shum\u00eb prej tyre ende nuk ndjehen t\u00eb pranuar.<\/p><\/blockquote>\n<p>Nga <strong>Arlis Alikaj<\/strong>, <em>Madeleine Speed<\/em>*<\/p>\n<p>Ervin Shehu ishte 18 vje\u00e7 kur endej n\u00ebp\u00ebr male n\u00eb Greqi nga vendlindja e tij, Shqip\u00ebria. Ishte viti 1991, dhe i riu ishte n\u00eb mesin e rreth 200,000 shqiptar\u00ebve q\u00eb emigruan at\u00eb vit pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shum\u00eb prej tyre p\u00ebr n\u00eb Greqin\u00eb fqinje.<\/p>\n<p>\u201c<em>P\u00ebr shkak t\u00eb izolimit gjat\u00eb viteve t\u00eb komunizmit, un\u00eb doja t\u00eb dija sesi ishte bota jasht\u00eb vendit tim<\/em>,\u201d kujton Shehu. \u201c<em>Doja t\u00eb ndihesha i lir\u00eb dhe ta merrja p\u00ebrsip\u00ebr jet\u00ebn time n\u00eb duart e mia<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Disa nga ata q\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb Greqi k\u00ebrkuan azil politik, por kryesisht ata hyn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Sot, afro 500,000 shqiptar\u00eb kan\u00eb vendbanim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Greqi, duke i b\u00ebr\u00eb ata deri tani popullsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe emigruese n\u00eb vend prej 10.7 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb panum\u00ebrt jan\u00eb ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, duke gjetur \u2018vrima\u2019 n\u00eb tregun e pun\u00ebs, nd\u00ebrsa presin vite p\u00ebr leje q\u00ebndrimi dhe m\u00eb n\u00eb fund shtet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Disa rr\u00ebfejn\u00eb periudha t\u00eb dhun\u00ebs ksenofobike dhe racizmit kundrejt tyre. Por nd\u00ebrsa armiq\u00ebsia e hapur \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e dukshme sot, diskriminimi institucional ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi mbetet i rritur, n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa shum\u00eb e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm ose t\u00eb ndryshojn\u00eb besimin e tyre.<\/p>\n<p>Ritmi i ngadalt\u00eb i burokracis\u00eb Greke, dhe nj\u00eb rezistenc\u00eb ndaj integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe vite pritje p\u00ebr tu pajisur me dokumentat e nevojshme e p\u00ebr tu stabilizuar.<\/p>\n<p>Shehu aplikoi p\u00ebr n\u00ebnshtet\u00ebsi n\u00eb 2009, dhe e mori at\u00eb n\u00eb 2019.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ata jan\u00eb n\u00eb harres\u00eb<\/em>,\u201d tha Shehu p\u00ebr ata q\u00eb ende presin t\u00eb marrin letrat. \u201c<em>Nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Greqi, tjetr\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em>\u201d<\/p>\n<blockquote><p>M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019<\/p><\/blockquote>\n<p>Gjat\u00eb fluksit t\u00eb fillimit t\u00eb viteve 1990, partia konservatore n\u00eb pushtet e aso kohe, Demokracia e Re \u2013 dhe p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qeveri sot \u2013 u p\u00ebrgjigj me ligje t\u00eb reja e t\u00eb rrepta migracioni dhe d\u00ebrgoi Forcat Speciale p\u00ebr t\u00eb mbyllur kufijt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbledhur emigrant\u00ebt brenda Greqis\u00eb q\u00eb nuk kishin dokumenta t\u00eb vlefshme.<\/p>\n<p>Masat kishin pak efekt, pasi p\u00ebrqindja e emigrant\u00ebve t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb ishte trefishuar n\u00eb 7.3 p\u00ebrqind midis 1991 dhe 2001. Shqiptar\u00ebt ishin grupi m\u00eb i madh komb\u00ebtar dhe tani p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 51 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb emigruese t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Greqia s\u00eb fundmi ka b\u00ebr\u00eb titujt n\u00eb faqet e para t\u00eb gazetave bot\u00ebrore p\u00ebr armiq\u00ebsin\u00eb e ngjallur nga kriza e refugjat\u00ebve q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb vitin 2015 me ardhjen e qindra mij\u00ebra refugjat\u00ebve kryesisht sirian\u00eb, irakian\u00eb dhe afgan\u00eb n\u00eb brigjet e saj. Ata erdh\u00ebn me anije dhe gomone nga Turqia gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr vite me radh\u00eb, shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb sh\u00ebnjestra e dhun\u00ebs dhe diskriminimit, si\u00e7 dokumentohet nga organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe monitoruesit e krimit t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, ministria e jashtme Shqiptare d\u00ebnoi kat\u00ebr vdekjet shqiptare n\u00eb Greqi brenda nj\u00eb muaji, dhe u b\u00ebri thirrje autoriteteve greke t\u00eb \u201cndalojn\u00eb gjuh\u00ebn e urrejtjes q\u00eb pasuan ngjarjet\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr shtyp, Alexandros Yennimatas, nj\u00ebri prej z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme Greke e quajti d\u00ebnimin, \u2018\u2018p\u00ebrgjith\u00ebsime\u2019\u2019 q\u00eb, \u2018\u2018nuk korrespondojn\u00eb me realitetin\u2019\u2019.<\/p>\n<p>\u201cVendosm\u00ebria e Autoriteteve Greke p\u00ebr t\u00eb goditur krimin n\u00eb t\u00eb gjitha format e saj \u00ebsht\u00eb e ditur. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, ne p\u00ebrs\u00ebrisim q\u00ebndrimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar \u00e7do form\u00eb dhune dhe racizmi, t\u00eb cilat mund t\u00eb kushtojn\u00eb edhe jet\u00eb njer\u00ebzore,\u2019\u2019shtoi ai.<\/p>\n<blockquote><p>P\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, diskriminimi ishte m\u00eb i mpreht\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<p>Altini, i cili nuk pranoi t\u00eb jepte emrin e tij t\u00eb plot\u00eb, mb\u00ebrriti n\u00eb kryeqytetin grek, Athin\u00eb, n\u00eb 1995 dhe tregon se punonte si kopshtar p\u00ebr nj\u00eb familje Greke. E zonja e sht\u00ebpis\u00eb i tha shefit t\u00eb Altinit se ajo kishte frik\u00eb nga shqiptar\u00ebt. Altini tha se e zonja e sht\u00ebpis\u00eb m\u00eb von\u00eb u miq\u00ebsua me t\u00eb dhe i k\u00ebrkoi falje, megjithat\u00eb sot ai preferon t\u00eb identifikohet n\u00eb pun\u00eb me emrin grek \u2018Yannis\u2019.<\/p>\n<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi n\u00eb mesin e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebn emrat e tyre n\u00eb emra grek\u00eb. Disa shqiptar\u00eb musliman\u00eb n\u00eb mesin e tyre pretendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb krishter\u00eb ortodoks\u00eb, duke besuar se ata do t\u00eb pranohen m\u00eb leht\u00eb nga shumica e grek\u00ebve ortodoks\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt i pag\u00ebzuan f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb besimin ortodoks, pa marr\u00eb parasysh besimet e tyre.<\/p>\n<p>Allessandra, e cila gjithashtu nuk pranoi t\u00eb jepte mbiemrin e saj, mb\u00ebrriti n\u00eb ishullin Grek t\u00eb Lesbos n\u00eb 1996 me emrin e saj origjinal Shpresa dhe me vajzat e saj, Erjona dhe Roxhersa. Por ajo kishte probleme q\u00eb t\u2019i regjistronte ato n\u00eb shkoll\u00ebn Greke.<\/p>\n<p>\u201cAta na than\u00eb t\u2019u jepnim emra ortodoks\u00eb,\u201d tha Allessandra p\u00ebr BIRN. \u201cNe u detyruam ti pag\u00ebzonim, por pas k\u00ebsaj ata shkuan n\u00eb shkoll\u00eb pa asnj\u00eb problem.\u201d<\/p>\n<p>Vajzat tani quhen Maria dhe Sophia. \u201c\u00c7do gj\u00eb u p\u00ebrmir\u00ebsua m\u00eb pas,\u201d tha Allessandra.<\/p>\n<p>Altini pohoi se: \u201cN\u00eb dit\u00ebt e sotme nuk ka shum\u00eb dallime midis nj\u00eb Shqiptari dhe nj\u00eb Greku,\u201d tha ai. \u201cUn\u00eb nuk po them se nuk ka raciz\u00ebm. Ka \u2013 kryesisht nga njer\u00ebz q\u00eb nuk i njohin shqiptar\u00ebt, ose q\u00eb jan\u00eb me mendje t\u00eb mbyllur dhe nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ndryshimi i emrit \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr disa.<\/p>\n<p>\u201cKa kaq shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb detyrohen t\u00eb ndryshojn\u00eb emrin e tyre,\u201d tha 31-vje\u00e7ari Nikolas, nj\u00eb pun\u00ebtor shqiptar n\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb ishullin Lefkada. Ai foli me kusht q\u00eb emri i tij shqip t\u00eb mos publikohej. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb si t\u00eb ndryshosh se kush je ti,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb miku im, tha ai, ndryshoi emrin e tij nga Emmanuel n\u00eb Manoli pasi shefi i tij i tha atij se kjo do ta ndihmonte at\u00eb t\u00eb fitonte besimin e tij dhe t\u00eb paguhej m\u00eb shum\u00eb nga ai.<\/p>\n<blockquote><p>\u2018Nyje pa zgjidhje\u2019<\/p><\/blockquote>\n<p>Jeta \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e pasigurt p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb nga shp\u00ebrthimi i kriz\u00ebs s\u00eb borxhit n\u00eb Greqi nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke shkaktuar p\u00ebrhumbje pas masave shtr\u00ebnguese si dhe duke rritur papun\u00ebsin\u00eb dhe ulur pagat. Industrit\u00eb q\u00eb tradicionalisht mb\u00ebshteten n\u00eb pun\u00ebn e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb ishin nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb goditurat.<\/p>\n<p>Pa pun\u00eb, shqiptar\u00ebt rrezikuan t\u00eb humbnin lejet e q\u00ebndrimit dhe shum\u00eb ishin t\u00eb detyruar t\u00eb zgjidhnin midis q\u00ebndrimit t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe kthimit n\u00eb vendlindje.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkimit t\u00eb publikuar n\u00eb 2012 nga Qendra Shqiptare p\u00ebr Konkurrenc\u00ebn dhe Tregtin\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nj\u00eb grupi ekspert\u00ebsh k\u00ebshillues p\u00ebr ekonomin\u00eb me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, af\u00ebrsisht 18-22 p\u00ebrqind e migrant\u00ebve shqiptar\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb ktheheshin.<\/p>\n<p>Kriza ndryshoi modelet shtegtuese midis vendeve fqinje. Nd\u00ebrsa l\u00ebvizja nd\u00ebrkufitare b\u00ebhej m\u00eb e shpesht\u00eb, u dhan\u00eb m\u00eb pak leje q\u00ebndrimi. N\u00eb vitin 2010, liberalizimi i regjimit t\u00eb vizave do t\u00eb thoshte se shqiptar\u00ebt mund t\u00eb l\u00ebvizin p\u00ebrpara dhe mbrapa pa dokumentet e zakonshme q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr t\u00eb kaluar kufijt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEkonomia Greke varet nga forca pun\u00ebtore shqiptare,\u201d tha Eda Gemi, Lektore e Lart\u00eb e Sociologjis\u00eb Politike n\u00eb Universitetin e New York n\u00eb Tiran\u00eb dhe autore e librit t\u00eb ardhsh\u00ebm q\u00eb analizon migracionin e kthimit nga Italia dhe Greqia n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Migrimi sezonal, shpjegoi Gemi, mbush boshll\u00ebqe n\u00eb t\u00eb dyja vendet si n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila vuan nga mungesa e pun\u00ebs, ashtu dhe n\u00eb Greqi, ku bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme varen nga puna e importuar.<\/p>\n<p>\u2018\u2018Ne kemi nj\u00eb forc\u00eb pun\u00ebtore e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, e paregjistruar, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb ardhmen kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr skemat e pensioneve dhe sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.\u2019\u2019<\/p>\n<p>Gemi e quan fenomenin\/modelin nj\u00eb \u201csituat\u00eb humbje\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;<em>\u00cbsht\u00eb thjesht plot\u00ebsim i nevojave n\u00eb ekonomin\u00eb greke<\/em>,&#8221; i tha ajo BIRN.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtor\u00ebt sezonal\u00eb n\u00eb Greqi jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht emigrant\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm ose \u2018t\u00eb parregullt\u2019, pa sigurime, kontrata pune ose mbrojtje mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Marko, i cili k\u00ebrkoi q\u00eb emri i tij t\u00eb ndryshohet nga frika e humbjes s\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs, tha se ai u pagua sa gjysma e pag\u00ebs q\u00eb marrin koleg\u00ebt e tij grek\u00eb p\u00ebr mbledhjen e moll\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb tre muajve sezonal\u00eb t\u00eb vitit n\u00eb qytetin e vog\u00ebl verior grek, Veria. Akomodimi i tij p\u00ebrngjante me nj\u00eb kolibe.<\/p>\n<p>\u201cNe kishim vet\u00ebm nj\u00eb batanije p\u00ebr mbules\u00eb dhe kjo ishte gjith\u00e7ka\u201d, tha Marko, 29 vje\u00e7, p\u00ebr BIRN. \u201cNe laheshim me uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb jasht\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr vjel\u00ebs frutash, 43-vje\u00e7ari Latif, i cili gjithashtu nuk preferoi t\u00eb identifikohej plot\u00ebsisht, tha se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij b\u00ebnte shaka fyese dhe nuk pranonte ta paguante at\u00eb p\u00ebr or\u00ebt shtes\u00eb apo p\u00ebr turnet e nat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u2018Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb zot\u2019,\u2019\u2019 citoi ai shefin e tij. \u201cKjo ishte shum\u00eb ofenduese dhe m\u00eb preku thell\u00eb brenda. Por un\u00eb p\u00ebrkula kok\u00ebn dhe mendova p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe parat\u00eb q\u00eb po b\u00ebja p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur familjen time.\u201d<\/p>\n<p>Latif tha q\u00eb ishte shum\u00eb e rrezikshme p\u00ebr t\u2019u ankuar.<\/p>\n<p>&#8220;<em>N\u00ebse guxoni, ata ju k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me d\u00ebbim ose me polici<\/em>,&#8221; tha ai.<\/p>\n<p>As ministria e brendshme e Greqis\u00eb dhe as ministria e Jashtme Shqiptare nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr komente n\u00eb lidhje me trajtimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi.<\/p>\n<blockquote><p>Dhuna kufitare dhe mosmarr\u00ebveshjet historike<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb vitit 2013 mbi q\u00ebndrimet greke ndaj shqiptar\u00ebve, t\u00eb realizuar nga Fondacioni Helenik p\u00ebr Politik\u00eb Evropiane dhe t\u00eb Jashtme, ELIAMEP, 41 p\u00ebrqind e t\u00eb anketuarve p\u00ebrmend\u00ebn \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me emigracionin shqiptar, si problemi kryesor n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet bilaterale midis Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrqind cituan \u201cekspansioniz\u00ebm shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike midis dy kombeve jan\u00eb relativisht t\u00eb mira, disa mosmarr\u00ebveshje historike mbeten.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, Greqia dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb ende teknikisht n\u00eb nj\u00eb \u201cgjendje lufte\u201d q\u00eb daton nga viti 1940 kur forcat fashiste italiane n\u00eb Shqip\u00ebri pushtuan Greqin\u00eb. Fqinj\u00ebt n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje miq\u00ebsie n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990 dhe u zotuan n\u00eb 2016 q\u00eb t\u2019i jepte fund gjendjes formale t\u00eb luft\u00ebs, por pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrira n\u00eb 2018 p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen, ajo mbetet n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Incidentet e kufirit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, vazhduan t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzonin tensionet.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, policia greke q\u00eblloi dy v\u00ebllez\u00ebr shqiptar\u00eb n\u00eb rajonin kufitar, duke th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebt kishin hapur zjarr t\u00eb par\u00ebt kur oficer\u00ebt q\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb parandalonin peshkimin e paligjsh\u00ebm, iu afruan atyre n\u00eb territorin Grek af\u00ebr Liqenit t\u00eb Presp\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl. Nj\u00eb polic grek gjithashtu vdiq dhe dy arm\u00eb automatike u konfiskuan, tha policia.<\/p>\n<p>T\u00eb af\u00ebrmit e v\u00ebllez\u00ebrve, megjithat\u00eb, mendojn\u00eb se ata u vran\u00eb si nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr peshkatar\u00ebt e tjer\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAta shkuan n\u00eb peshkim n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt dhe nuk u kthyen m\u00eb,\u201d tha Alma Fixha, motra e dy peshkatar\u00ebve. \u201cAta punuan si peshkatar\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, por ajo nat\u00eb do t\u00eb ishte e fundit p\u00ebr ta.\u201d<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb kur kjo ndodhi, shqiptar\u00ebt kurr\u00eb nuk guxojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb peshkuar n\u00eb liqen dhe p\u00ebr gjasht\u00eb vjet familja ime dhe un\u00eb nuk ham\u00eb m\u00eb peshk,\u201d tha Fixha.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, nj\u00eb shqiptar grek i quajtur Konstantinos Kacifa vdiq pas nj\u00eb shk\u00ebmbimi zjarri me policin\u00eb shqiptare n\u00eb fshatin Bularat, gjasht\u00eb kilometra nga kufiri, n\u00eb raportin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb thuhet se Kacifa q\u00eblloi mbi oficer\u00ebt pasi hoq\u00ebn nj\u00eb flamur grek q\u00eb ai kishte ngritur n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb p\u00ebr ushtar\u00ebt grek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb dol\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai kishte vrar\u00eb veten p\u00ebr t\u2019iu shmangur dor\u00ebzimit.<\/p>\n<p>T\u00eb sht\u00ebnat tensionuan marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve dhe \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb seri incidentesh q\u00eb targetonin Shqiptar\u00ebt n\u00eb Greqi. Frika e nj\u00eb bombe, sulmi me zjarrv\u00ebnie dhe djegia e nj\u00eb flamuri Shqiptar gjat\u00eb nj\u00eb proteste pran\u00eb parlamentit grek b\u00ebri q\u00eb ministria e jashtme shqiptare t\u00eb th\u00ebrriste ambasadorin grek n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb shprehte shqet\u00ebsimet e saj.<\/p>\n<p>\u201cNe k\u00ebrkuam nga ambasadori autoritetet greke t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb k\u00ebto akte t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb klim\u00ebn e miq\u00ebsis\u00eb midis fqinj\u00ebve, \u201d tha ministria n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja t\u00eb sht\u00ebnat ndodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rajon kufitar t\u00eb njohur p\u00ebr nacionalist\u00ebt grek\u00eb si \u2018Epiri i Veriut\u2019, n\u00eb lidhje me rajonin antik t\u00eb Epirit q\u00eb shtr\u00ebngonte pjes\u00ebt veriper\u00ebndimore t\u00eb Greqis\u00eb s\u00eb sotme moderne dhe Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut.<\/p>\n<p>Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Greqia d\u00ebboi musliman\u00ebt \u00e7am, nj\u00eb n\u00ebngrup shqiptar\u00ebsh, nga rajoni kufitar. Komuniteti \u00e7am vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u kthyer dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pronat e tyre, por qeverit\u00eb e nj\u00ebpasnj\u00ebshme Greke kan\u00eb mohuar se ekziston ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb dhe akuzuan \u00e7am\u00ebt se bashk\u00ebpunuan me nazist\u00ebt gjat\u00eb pushtimit t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p>Privimi nga e drejta p\u00ebr t\u00eb votuar<\/p><\/blockquote>\n<p>Gazetari dhe historiani shqiptar Arben Llalla, i cili ishte kryetari i Forumit t\u00eb Emigrant\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb qytetin verior t\u00eb Selanikut n\u00eb vitet 1990, tha se media greke mbart pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fajit p\u00ebr gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShumica e grek\u00ebve jan\u00eb njer\u00ebzor\u00eb dhe pro-emigrant\u00eb,\u201d tha ai. \u201cPor jan\u00eb strukturat shtet\u00ebrore p\u00ebrmes medieve t\u00eb tyre q\u00eb nxisin urrejtjen duke ushqyer lajmet nacionaliste tek populli Grek kund\u00ebr emigrant\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1990, shqiptar\u00ebt ishin stereotipe n\u00eb shtypin grek dhe \u201cshqipja\u201d u b\u00eb sinonim i \u201ckriminelit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa diskriminimi \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar, Llalla mendon se: \u201cP\u00ebr vrasje a vjedhje shqiptar\u00ebt faj\u00ebsoheshin gjithmon\u00eb t\u00eb par\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb medias Greke t\u00eb vitit 2011, Liza Tsaliki, nj\u00eb profesor i asociuar n\u00eb Universitetin Komb\u00ebtar dhe Kapodistrian t\u00eb Athin\u00ebs, zbuloi se nj\u00eb e kat\u00ebrta e artikujve p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb tre gazeta me orientim t\u00eb ndrysh\u00ebm politik kishin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kriminalitetin dhe devijimin.<\/p>\n<blockquote><p>Kriza e refugjat\u00ebve po ushqen p\u00ebrs\u00ebri ksenofobin\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<p>Sipas Komisionit Evropian, midis 2015 dhe 2016 p\u00ebrqindja e Grek\u00ebve q\u00eb besuan se emigracioni ishte shqet\u00ebsimi m\u00eb i madh i vendit u rrit nga 27 p\u00ebrqind n\u00eb 41.5 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Ermal Sulaj, i cili mb\u00ebrriti n\u00eb Greqi n\u00eb 1997 n\u00eb mosh\u00ebn 15 vje\u00e7 dhe tani \u00ebsht\u00eb drejtori i Federat\u00ebs s\u00eb Shoqatave Shqiptare n\u00eb Greqi, tha se diskriminimi \u201cnuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ai q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar komunitetin Greko Shqiptar n\u00eb komitetet parlamentare, Sulaj tha se \u00e7\u00ebshtja kryesore me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt ishte e drejta e vot\u00ebs. N\u00eb Greqi, kjo e drejt\u00eb u mohohet shtetasve jo-BE q\u00eb jan\u00eb rezident\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cNe paguajm\u00eb t\u00eb gjitha taksat e pushtetit lokal si\u00e7 edhe vendasit b\u00ebjn\u00eb,\u201d tha ai. \u201cRefuzimi i votimit \u00ebsht\u00eb diskriminim de-fakto dhe Greqia duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vendet e tjera evropiane.\u201d<\/p>\n<p>\u2018\u2018<em>T\u00eb kesh vot\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb drejtat e tua<\/em>,\u2019\u2019 tha Sulaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2019, drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb saj n\u00eb qeverisje, partia e majt\u00eb tani opozitare SYRIZA propozoi nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb kushtetut\u00eb p\u00ebr t\u00eb lejuar q\u00eb shtetasit e huaj me vendbanim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Greqi t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p>Debati u shkurtua, megjithat\u00eb, kur Demokracia e Re mori pushtetin n\u00eb korrik t\u00eb atij viti, midis gj\u00ebrave q\u00eb nd\u00ebrmori ishte dhe premtimi p\u00ebr t\u00eb ulur emigracionin.<\/p>\n<p>Gemi theksoi faktin se, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb demografi t\u00eb konsiderueshme n\u00eb Greqi, asnj\u00eb prej partive politike nuk paraqet p\u00ebrfaq\u00ebsues shqiptar\u00eb. SYRIZA zhvilloi bisedime me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit shqiptar para zgjedhjeve t\u00eb fundit lokale n\u00eb 2019, por nuk pati ndonj\u00eb p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>&#8220;[Partit\u00eb politike] kishin frik\u00eb nga kostoja politike me elektoratin tradicional,&#8221; tha Gemi.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga marrja e pushtetit nga SYRIZA, Demokracia e Re ka ndjekur politika gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb rrepta p\u00ebr migracionin dhe azilin.<\/p>\n<p>\u201cKjo ting\u00ebllon fatale, por nuk mendoj se do t\u00eb ket\u00eb kandidat\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb parti t\u00eb quajtur Eda ose Fatos,\u201d tha Gemi.<\/p>\n<p>&#8220;Sigurisht, ju mund t\u00eb keni Haris ose Yanni, por ata nuk do t\u00eb paraqiten si pjes\u00eb e komunitetit shqiptar.&#8221;<\/p>\n<p><em>*Ky artikull u prodhua me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Bashkimit Evropian, por nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Bashkimit Evropian.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>REPORTAZHI\/ SarandaNews.com, 1 korrik 2020 Shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb popullsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Greqi, por shum\u00eb prej tyre ende nuk ndjehen t\u00eb pranuar. Nga Arlis Alikaj, Madeleine Speed* Ervin Shehu ishte 18 vje\u00e7 kur endej n\u00ebp\u00ebr male n\u00eb Greqi nga vendlindja e tij, Shqip\u00ebria. Ishte viti 1991, dhe i riu ishte n\u00eb mesin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57856,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-57855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"REPORTAZHI\/ SarandaNews.com, 1 korrik 2020 Shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb popullsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Greqi, por shum\u00eb prej tyre ende nuk ndjehen t\u00eb pranuar. Nga Arlis Alikaj, Madeleine Speed* Ervin Shehu ishte 18 vje\u00e7 kur endej n\u00ebp\u00ebr male n\u00eb Greqi nga vendlindja e tij, Shqip\u00ebria. Ishte viti 1991, dhe i riu ishte n\u00eb mesin e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-09T07:59:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/emigrante.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"432\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi\",\"datePublished\":\"2020-07-09T07:59:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/\"},\"wordCount\":2934,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/emigrante.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/\",\"name\":\"M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/emigrante.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-09T07:59:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/emigrante.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/emigrante.jpg\",\"width\":800,\"height\":432,\"caption\":\"emigrante\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"REPORTAZHI\/ SarandaNews.com, 1 korrik 2020 Shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb popullsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Greqi, por shum\u00eb prej tyre ende nuk ndjehen t\u00eb pranuar. Nga Arlis Alikaj, Madeleine Speed* Ervin Shehu ishte 18 vje\u00e7 kur endej n\u00ebp\u00ebr male n\u00eb Greqi nga vendlindja e tij, Shqip\u00ebria. Ishte viti 1991, dhe i riu ishte n\u00eb mesin e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-07-09T07:59:35+00:00","og_image":[{"width":800,"height":432,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/emigrante.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi","datePublished":"2020-07-09T07:59:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/"},"wordCount":2934,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/emigrante.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/","name":"M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/emigrante.jpg","datePublished":"2020-07-09T07:59:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/emigrante.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/emigrante.jpg","width":800,"height":432,"caption":"emigrante"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-therrisni-yannis-te-drejtat-e-mohuara-dhe-diskriminimi-i-shqiptareve-ne-greqi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"M\u00eb th\u00ebrrisni \u2018Yannis\u2019: T\u00eb drejtat e mohuara dhe diskriminimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57855"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57855\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57857,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57855\/revisions\/57857"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57856"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}