{"id":57865,"date":"2020-07-09T15:07:49","date_gmt":"2020-07-09T13:07:49","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=57865"},"modified":"2020-07-09T15:29:16","modified_gmt":"2020-07-09T13:29:16","slug":"bolsheviku-rade","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/","title":{"rendered":"BOLSHEVIKU RADE"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #999999;\"><em>HELIDON H: PORTRET, LAPS <\/em><\/span><\/p>\n<p><strong>FASLLI HALITI<\/strong><\/p>\n<p>Shpallja kulak e Sefi Dushit n\u00eb fshatin ton\u00eb pritej, pasi Sefiu ishte bujku m\u00eb i pasur dhe i prekur r\u00ebnd\u00eb nga Reforma Agrare, por ajo q\u00eb e habiti fshatin qe sepse Sefiun nuk e braktis\u00ebn djemt\u00eb e tij, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb me baballar\u00ebt e tyre t\u00eb shpallur kulak\u00eb nga Fronti Demokratik.<\/p>\n<p>Iu lumt\u00eb djemve t\u00eb Sefi Dushit q\u00eb nuk e braktis\u00ebn baban\u00eb e tyre si djemt\u00eb e Liko Lumit q\u00eb e mohuan baban\u00eb deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa Liko u b\u00eb pun\u00ebtor komunaleje p\u00ebr pstrimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza dhe t\u00eb pleh\u00ebrat t\u00eb qytetit, sidomos p\u00ebr dit\u00eb pazari.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Kudo lavd\u00ebroheshin, jo vet\u00ebm n\u00eb fshat, por deri n\u00eb qytet, flitej me simpati p\u00ebr ta q\u00eb shpallja e t\u00eb atit kulak, i b\u00ebri ata m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, m\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb atin. Kulak st\u00ebrkulak Sefi Dushi \u00ebsht\u00eb babai yn\u00eb dhe ne vet\u00ebm vdekja na ndan me t\u00eb, thoshin ata lart e posht\u00eb n\u00ebp\u00ebr fshat. Ne jemi krenar\u00eb p\u00ebr baban\u00eb ton\u00eb. Ai na ka rritur me djers\u00eb t\u00eb kulluar. Bujqit e tij kemi qen\u00eb ne, dhe vet\u00ebm ne, s\u00eb bashku me motrat dhe n\u00ebn\u00ebn ton\u00eb. Arat q\u00eb na i mori Agrarja, babai yn\u00eb i kishte bler\u00eb me flori djerse t\u00eb bardh\u00eb sema.<\/p>\n<p>Babai yn\u00eb as ka vjedhur as ka vrar\u00eb as ka b\u00ebr\u00eb turpe e as ka spiunuar k\u00ebnd gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, kur spiun\u00ebt t\u00eb ngat\u00ebrroheshin si qent\u00eb e macet n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, kurse babai yn\u00eb nuk ka qen\u00eb e nuk \u00ebsht\u00eb as si qeni e as si macja, ai ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ka i fuqish\u00ebm pune dhe si i till\u00eb, i ka urryer dhe i urren spiun\u00ebt dhe smir\u00ebzinjt\u00eb dhe, jo vet\u00ebm kaq, por ai na m\u00ebson q\u00eb dhe ne, t\u2019i urrejm\u00eb ata nj\u00eblloj, si vet\u00eb ai. Kjo ishte arsyeja q\u00eb Sefi Beu e urrente Rade Dak\u00ebn, sepse ai ishte edhe smir\u00ebzi edhe spiun i komunist\u00ebve. Megjithat\u00eb, prap\u00eb, nuk ishte kjo arsyeja v\u00ebrtet&#8230; Rade Daka nuk kishte kursyer as xhaxhan\u00eb e vet, t\u00eb cilin e spiunoi dhe jo vet\u00ebm e b\u00ebri kulak, por edhe e futi n\u00eb burg. E si mund t\u00eb kursente ai baban\u00eb ton\u00eb Sefi Dushin ?!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, fshati u habit nga urrejtja e \u00e7mendur q\u00eb kishte Sefi Dushi dhe djemt\u00eb e tij p\u00ebr Rade Dak\u00ebn, vet\u00ebm e vet\u00ebm pse ai pranoi t\u00eb merrte ar\u00ebn e tyre nga Reforma Agrare. Kjo ishte nj\u00ebra nga arsyet, por inati m\u00eb i t\u00ebrbimsh\u00ebm i Sefi Dushit dhe i djemve t\u00eb tij ndaj Rades, lidhej me dashurin\u00eb q\u00eb kishte motra e tyre p\u00ebr Rade Dak\u00ebn, sepse, nd\u00ebrsa ai b\u00ebnte dashuri me motr\u00ebn e tyre dhe t\u00eb bij\u00ebn e Sefiut, n\u00eb arat me luledielli, si Grigor Melehovi me Aksinj\u00ebn, dy personazhe t\u00eb romanit \u00abDoni i qet\u00eb\u00bb, v\u00ebllimi i par\u00eb i t\u00eb cilit sapo ishte botuar dhe pjes\u00ebt me dashuri t\u00eb romanit lexoheshin, pothuaj nga gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat e fshatit e t\u00eb qytetit, me shkoll\u00eb apo gjysm\u00eb analfabet\u00eb, Rade Daka duke imituar Grigor Melehovin b\u00ebnte dashuri me t\u00eb bij\u00ebn e kulakut arave me luledielli. Dashuri b\u00ebnte por nuk pranonte q\u00eb nuk pranonte t\u00eb martohej kurrsesi me t\u00eb. Djemt\u00eb e kulakut dhe vet\u00eb Sefi Dushi b\u00ebn\u00eb \u00e7mos q\u00eb ta bindnin Raden t\u00eb martohej me Serveten e tyre t\u00eb bukur. K\u00eb s\u2019fut\u00ebn ata, q\u00eb t\u2019i mbushnin mendjen Rades t\u00eb martohej me vajz\u00ebn e tyre. I premtuan edhe flori, por Rade Daka as q\u00eb ua fishk\u00eblleu fare.<\/p>\n<p>Thon\u00eb se i p\u00ebshtyu florinjt\u00eb e tyre&#8230; Madje u fol se e pshurri qesen me flori&#8230; Por ajo q\u00eb e nxiu dhe e b\u00ebri katran me boj\u00eb, Sefi beun dhe djemt\u00eb e tij ishte dita e zez\u00eb, kur Sefi Beu u ankua p\u00ebr Rade bolshevikun se, po harbonte me vajz\u00ebn e tij arave me mis\u00ebr e luledielli. Pas ankes\u00ebs s\u00eb Sefi kulakut, Rade Dak\u00ebn e thirr\u00ebn n\u00eb Komitet t\u00eb Partis\u00eb dhe e kritikuan r\u00ebnd\u00eb pse harbonte arave dhe po i merrte nderin vajz\u00ebs s\u00eb Sefi Beut. Pun\u00eb e madhe, tha Rade Daka, nderin e vajz\u00ebs s\u00eb kulakut mora; nderin e vajz\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb na kan\u00eb \u00e7nderuar gjith\u00eb jet\u00ebn. Dhe si i p\u00ebrk\u00ebdheluri i partis\u00eb dhe i pushtetit n\u00eb rreth, Rade Daka ia dha nj\u00eb t\u00eb qeshure t\u00eb madhe sa edhe vet\u00eb shok\u00ebt e Komitetit t\u00eb Partis\u00eb qesh\u00ebn me lot. Po pse o Rade k\u00ebshtu qenka puna: \u00abN\u00eb ato maja rripa rripa\/nj\u00eb her\u00eb ma hipe nj\u00eb her\u00eb ta hipa?\u201d Radja ia dha p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb qeshur\u00ebs: ha, ha ha, ha.<\/p>\n<p>Ik o Rade, ik; ik o dreq ik e mos hip e mos zbrit m\u00eb n\u00eb ato maja rripa rripa, se do t\u00eb biesh e do t\u00eb thyesh qaf\u00ebn ndonj\u00eb dit\u00eb: ha ha ha, qeshi Rade bolsheviku dhe u tha:<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Vajz\u00eb n\u00eb bar\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/vajze-ne-bar.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>E di si ishte ajo or shok\u00eb? brum\u00eb. Brum\u00eb or brum\u00eb i kishte kofsh\u00ebt dhe gjinjt\u00eb, sa gishtat e duarve t\u00eb mia, linin shenj\u00eb n\u00eb kofsh\u00ebt dhe gjinjt\u00eb saj. Apo s\u2019e ngordhte at\u00eb t\u00eb shkret\u00eb pun\u00eb (shok\u00ebt e komitetit ul\u00ebn kokat) nj\u00eb dynym grur\u00eb b\u00ebhej l\u00ebmazhd, rrogoz sa her\u00eb q\u00eb ne b\u00ebnim at\u00eb pun\u00eb, mes grurit. Ajo e kishte zakon apo k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb i ngrinte byth\u00ebt nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb mbi tok\u00eb dhe t\u00ebrhiqej bythas e bythas n\u00ebp\u00ebr grur\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb asnj\u00eb nga shok\u00ebt e Komitetit t\u00eb Partis\u00eb nuk e ngriti kok\u00ebn, s\u2019e pan\u00eb fare Raden n\u00eb sy. Ai e kishte tepruar para tyre duke p\u00ebrfituar si ish partizani m\u00eb i ri e m\u00eb i p\u00ebrk\u00ebdhelur i Brigad\u00ebs X Sulmuese. Ai po tregohej cinik e mburravec para tyre, sikur secili prej tyre t\u00eb ishte babai dhe t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb ishin v\u00ebllez\u00ebrit e vajz\u00ebs s\u00eb beut&#8230; Gjith\u00eb kuadrot e partis\u00eb e t\u00eb pushtetit n\u00eb rreth, i l\u00ebshonin pe Rades, sepse ai, nuk ia p\u00ebrtonte t\u2019i shkruante let\u00ebr ish komandantit t\u00eb Brigad\u00ebs Sulmuese q\u00eb sapo ishte b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar Byroje dhe&#8230;<\/p>\n<p>Thuhej se Rade bolsheviku, e merrte byroistin n\u00eb telefon dhe i k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebn e Gryk\u00ebs s\u00eb Mezhgoranit, k\u00ebng\u00ebn e nj\u00eb beteje teh m\u00eb teh bajonete, midis partizan\u00ebve e nazist\u00ebve gjerman\u00eb. Ish partizani Rade Daka, e dinte se ish komandanti i Brigad\u00ebs, e kishte pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb, ku: \u00abShoku Asim del jasht nga istikami \/Dhe si dragua hidhet mbi ushtri\/ N\u00eb sulm o shok p\u00ebr nder t\u00eb k\u00ebtij vatani \/ N\u00eb sulm shqiptari po hidhet p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>Asim Zeneli u derdh si llav\u00eb vullkanike, mbi nazist\u00ebt gjerman\u00eb. Ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb dragua. Llava e kuqe, p\u00ebrv\u00ebluese e betej\u00ebs partizane, bu\u00e7ima e s\u00eb cil\u00ebs s\u2019do t\u00eb shuhej gjer n\u00eb \u00e7lirimin e vendit, gj\u00ebmimi i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb vazhdonte ende e nxeht\u00eb p\u00ebrv\u00ebluese p\u00ebr t\u00eb mos u ftohur kurr\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Kur mori vesh Sefi Beu se \u00e7\u2019kishte th\u00ebn\u00eb Rade bolsheviku n\u00eb Komitet t\u00eb Partis\u00eb, se Rade Daka, jo vet\u00ebm i kishte marr\u00eb e i kishte l\u00ebruar e mbjell\u00eb at\u00eb me mis\u00ebr, por nj\u00ebher\u00ebsh ia kish l\u00ebruar edhe t\u00eb bij\u00ebn, i ra qielli n\u00eb kok\u00eb, thirri djalin e madh dhe i tha t\u00eb shkonte t\u00eb vriste Rade pushtobolshevikun. Po, po, ta vriste atje n\u00eb mes t\u00eb misrit. T\u2019ia p\u00ebrmbyste misrin e blert\u00eb e t\u2019ia mbulonte flak\u00eb gjaku, q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb vend nderin e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur t\u00eb vajz\u00ebs. Djali i madh, nuk ia b\u00ebri dysh fjal\u00ebn t\u00eb atit. Peqe, i tha babait. Por me t\u2019u larguar nga i ati nisi t\u00eb mendonte thell\u00eb; jo ti s\u2019do ta vras\u00ebsh pushtobolshevikun Rade Daka i tha prer\u00eb vetes s\u00eb tij. Mir\u00eb, mir\u00eb, mir\u00eb e ke ti baba, i tha p\u00ebrs\u00ebri vetes, por e di se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb q\u00ebllosh mbi ish Rade Dak\u00ebn, ish partizanin e Betej\u00ebs s\u00eb Gryk\u00ebs s\u00eb Mezhgoranit q\u00eb ka luftuar p\u00ebrbri Asim Zenelit, tha p\u00ebrs\u00ebri me vete djali i bejkulakut. T\u00eb q\u00ebllosh mbi Rade bolshevikun, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb q\u00ebllosh mbi Pushtetin Popullor, mbi ish komandantin e ish partizanit Rade, mbi Asim Zenelin, mbi byroistin, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne t\u00eb dy, bab\u00eb e bir, t\u00eb l\u00ebkundemi me litar n\u00eb fyt n\u00eb nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh, ngritur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit.<\/p>\n<p>Un\u00eb, baba, m\u00ebrm\u00ebriti p\u00ebrs\u00ebri, me vete ai, do t\u00eb mjaftohem, q\u00eb t\u2019ia rrafshoj, t\u2019ia shtroj rrogoz p\u00ebrtok\u00eb gjith\u00eb misrin e ar\u00ebs Rade bolshevikut, me q\u00ebllim q\u00eb atij t\u2019i mbeten f\u00ebmij\u00ebt, gjith\u00eb njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb pa buk\u00eb, t\u00eb vdesin urie gjat\u00eb gjith\u00eb dimrit q\u00eb ka gjasa t\u00eb jet\u00eb i eg\u00ebr, i zi, me uri t\u00eb zez\u00eb, tha me vete i vendosur, pa nj\u00eb pa dy, djali i Sefi bejkulakut. Ishte koh\u00eb zie dhe jo nj\u00eb koh\u00eb zie si dokudo, por koh\u00eb zie, zie buke&#8230; Dhe kur Rade bolsheviku t\u00eb vente e t\u2019i k\u00ebrkonte mis\u00ebr Sefi bejkulakut n\u00eb pik\u00eb t\u00eb dimrit, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga uria, f\u00ebmij\u00ebt, gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, Sefi Beu do t\u00eb shqyhej, gajasej s\u00eb qeshuri e do t\u2019ia mbushte thesin me t\u00eb qeshurat e tij si kuj\u00eb vajtojcash profesioniste, do t\u00eb b\u00ebnte me Rade bolshevikun, at\u00eb q\u00eb b\u00ebri milingona me gjinkall\u00ebn, kur i vajti e i k\u00ebrkoi grur\u00eb n\u00eb palc\u00eb t\u00eb dimrit.<\/p>\n<p>Djali i madh i bejkulakut Sefi, nuk e vuri n\u00eb dijeni t\u00eb atin p\u00ebr vendimin e tij butak q\u00eb kishte marr\u00eb, pa e pyetur fare t\u00eb atin, vendim ky q\u00eb v\u00ebrtet nuk ua vinte nderin n\u00eb vend, por ishte shp\u00ebtimtar ama. K\u00ebshtu djali i kulakut shp\u00ebtonte veten dhe t\u00eb atin nga litari apo plumbi, k\u00ebshtu ata s\u2019do t\u2019i shihte fshati t\u00eb l\u00ebkundeshin n\u00eb litar apo t\u2019i p\u00ebrcillte te \u00c7ezma e Kalifas\u00eb, ku armiqt\u00eb e klas\u00ebs d\u00ebrgoheshin me daulle e saze p\u00ebr t\u2019i pushkatuar. K\u00ebshtu ai vet\u00eb dhe i ati do t\u00eb mbeteshin gjall\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt, nipat e mbesat nuk do t\u00eb mbeteshin jetim dhe fisi nuk do t\u00eb serdisej kampeve t\u00eb internimit maleve e grykave t\u00eb Tepelen\u00ebs, G\u00ebrhotit, Grabianit&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Rade Daka, ar\u00ebn e Sefi Beut q\u00eb ia dha Agrarja, e mbolli mis\u00ebr far\u00eb vendi. Edhe pse ishte fare i ri, bujk pa p\u00ebrvoj\u00eb, misri i Rade Dak\u00ebs t\u00ebrboi n\u00eb gjelb\u00ebrim. Misri kishte nj\u00eb ngjyr\u00eb kobalt si ngjyra q\u00eb merr deti n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebrejtur. Deg\u00ebt kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lart\u00ebsi, si n\u00eb mes dhe n\u00eb an\u00eb t\u00eb ar\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb tregonte se ara ishte ushqyer me pleh kudo nj\u00eblloj si ne mes dhe n\u00eb an\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Rade Daka, shkonte dhe e shihte misrin vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt. Kalonte buz\u00eb ar\u00ebs e v\u00ebshtronte dhe k\u00ebnaqej me ngjyr\u00ebn e gjelb\u00ebr n\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Aty, ku disa deg\u00eb ishin t\u00eb verdha, si t\u00eb veremosura, Radja shpejtonte hapin, nuk i shihte me sy ato deg\u00eb t\u00eb s\u00ebmura. Ara i dukej si t\u00eb ishte nj\u00eb sanatorium dhe e kapte nj\u00eb trishtim i thell\u00eb, ndjente dhimbje n\u00eb gjoks, por aty ku misri, t\u00ebrbonte, harlisej dhe gjethet luanin me er\u00ebn e blert\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit ngjyr\u00eb pjepri.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb bujku i ri Rade Daka q\u00eb Sefi Dushi, i vuri nofk\u00ebn Rade bolsheviku, ngaq\u00eb Radja linte kok\u00ebn p\u00ebr Pushtetin e ri komunist, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk kursente as kok\u00ebn e babait t\u00eb vet, ulej n\u00eb bisht n\u00eb krye t\u00eb ar\u00ebs dhe nuk ngopej se v\u00ebshtruari misrin q\u00eb harbonte n\u00eb nj\u00eb blerim, gati, ser\u00eb t\u00eb zi. Pasi ngopej me pamjen e tij \u00e7ohej dhe i binte ar\u00ebs kryq e t\u00ebrthor. Nuk i rrihej pa u futur mes misrit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb deg\u00ebt dhe niste e i p\u00ebrk\u00ebdhelte ato si t\u00eb ishin vajzat e tij t\u00eb veshura me fustane t\u00eb gjelbra. Edhe pse ende n\u00eb prag t\u00eb lidhjes s\u00eb kallirit, q\u00eb tani ai shihte se \u00e7do deg\u00eb kishte ngjizur nga dy, tre, kat\u00ebr, mase dhe pes\u00eb kallinj. Pes\u00eb cepa kishte ylli partizan, pes\u00eb kallinj do t\u00eb kishte edhe \u00e7do deg\u00eb e misrit tim, i thoshte kujto bujku q\u00eb takonte Rade Daka.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebngjes Radja u habit dhe, gati, ia dha ul\u00ebrim\u00ebs. Nj\u00eb vazhd\u00eb e t\u00ebr\u00eb deg\u00ebsh tejemban\u00eb ar\u00ebs si nj\u00eb rrogoz i blert\u00eb, i gjat\u00eb, ishte p\u00ebrkulur e shtruar p\u00ebrtok\u00eb. Dikush kishte kaluar e i kishte thyer e b\u00ebr\u00eb les\u00eb deg\u00ebt e misrit. Kush t\u00eb ishte vall\u00eb? Ndonj\u00eb derr i eg\u00ebr, i ndjekur nga gjahtar\u00ebt? I pa dhe nj\u00eb her\u00eb i erdhi p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb. Ktheu kok\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb. Nuk e shihte dot at\u00eb thyerje deg\u00ebsh rrogoz n\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e ar\u00ebs. I dukeshin si t\u00eb ishin gjymtyr\u00ebt e thyera t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nip\u00ebrve, mbesave t\u00eb tij, mbase edhe t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nipave dhe mbesave t\u00eb fshatit. Zuri t\u2019i ngrinte, t\u2019i drejtonte deg\u00ebt e rr\u00ebzuara p\u00ebrtok\u00eb, por vet\u00ebm ato q\u00eb nuk ishin thyer.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, Radja pa nj\u00eb vazhd\u00eb tjet\u00ebr deg\u00ebsh t\u00eb gjelbra t\u00eb p\u00ebrkulura, por jo t\u00eb rr\u00ebzuara rrafsh me tok\u00ebn. Po k\u00ebshtu edhe m\u00ebngjesin e dit\u00ebs se tret\u00eb e t\u00eb kat\u00ebrt. Kush ia thyente, kush ia rrafshonte k\u00ebshtu misrin atij? Gati sa s\u2019b\u00ebrtiti, sa s\u2019ul\u00ebriti e nuk vuri kuj\u00ebn. Ndjente sikur dikush i kishte thyer brinj\u00ebt duart, krah\u00ebt, k\u00ebmb\u00ebt aq sa, vetja po i dukej si trung i rr\u00ebzuar gjat\u00eb e gjer\u00eb mes ar\u00ebs&#8230; \u00c7\u2019t\u00eb ishte kjo k\u00ebshtu? Dikush q\u00eb s\u2019e shihte me sy si njeri t\u00eb p\u00ebrkrahur, t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur nga Pushteti komunist q\u00eb i dha tok\u00ebn zhelanit. Po, po, nj\u00eb i till\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk ia mban bytha t\u00eb rroket me mua dhe mb\u00ebrthehet me deg\u00ebt e misrin tim q\u00eb t\u00ebrbon nga ngjyra e gjelb\u00ebr e fort\u00eb, ngjyr\u00eb e cila n\u00eb vend q\u00eb t\u2019ia qet\u00ebsoi, ia vret, ia verbon syt\u00eb. K\u00ebshtu m\u00eb shikon mua djali i madh i Sefi Dushit q\u00eb m\u00eb quan bolshevik. Ai kujton se m\u00eb shan duke m\u00eb quajtur bolshevik. Un\u00eb e kuptoj se ai, gati, sa s\u2019plas nga urrejtja e dyfisht\u00eb ndaj meje dhe t\u00ebrthoras edhe ndaj Pushtetit komunist q\u00eb na dha tok\u00eb ne q\u00eb punonim tok\u00ebn, por nuk e kishim ton\u00ebn.<\/p>\n<p>Mos ndonj\u00eb lop\u00eb, nd\u00ebrroj mendim befas, Rade Daka, mos ndonj\u00eb lop\u00eb kalon mes ar\u00ebs, kullot dhe thyen deg\u00ebt e misrit ? Por jo, jo, nd\u00ebrroi mendje, ai, po t\u00eb ishte lop\u00eb q\u00eb hante dhe ecte n\u00ebp\u00ebr mis\u00ebr, ai do t\u00eb shihte dhe deg\u00ebt e ngr\u00ebna dhe deg\u00ebt e shkelura. Por Rade Daka, nuk po shihte deg\u00eb t\u00eb ngr\u00ebna, por vet\u00ebm deg\u00eb t\u00eb thyera! Bolsheviku, si\u00e7 e quante Rade Dak\u00ebn, Sefiu me djemt\u00eb, u la n\u00eb lot. E kishte punuar tok\u00ebn, i kishte thyer plisat me barre, i kishte shk\u00ebrmoqur e b\u00ebr\u00eb pluhur me grushte, q\u00eb fara t\u00eb mbinte pa penges\u00eb, pa u shtremb\u00ebruar bifka e misrit n\u00ebp\u00ebr plisa. Duart i kishte me kallo t\u00eb tilla, si thundra kau. Sidomos, pjesa e poshtme e grushtit t\u00eb majt\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet si nj\u00eb thund\u00ebr kau.<\/p>\n<p>Vendosi ta ruante misrin. Gjersa thyerja ndodhte nat\u00ebn, diku n\u00eb mes apo n\u00eb buz\u00eb ar\u00ebs. Po sikur t\u2019i kishin th\u00ebn\u00eb Sefiut se, gjoja, ai bolsheviku, b\u00ebn dashuri me vajz\u00ebn e tij, Serveten e bukur, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00e7mendeshin gjith\u00eb djemt\u00eb e fshatit, kurse ajo nuk ua hidhte fare syt\u00eb dhe t\u00ebrbohej pas Rade Dak\u00ebs&#8230;! Por jo, jo. Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk ndodh, kuptohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpifje dhe nuk mund ta besoj\u00eb njeri, sidomos babai. Kot q\u00eb m\u00eb vajti mendja te shpifja, tha me vete Rade Daka, nd\u00ebrsa rrinte tulatur n\u00eb hendekun me bar t\u00eb ar\u00ebs. Nuk e kuptoj se si m\u2019u \u00e7ap\u00ebr\u00e7ik mendja&#8230;!<\/p>\n<p>Nat\u00ebn e dyt\u00eb nuk pa t\u00eb kalonte ndonj\u00eb kafsh\u00eb n\u00ebp\u00ebr mis\u00ebr. Nuk pati fiksime t\u00eb kota. Mos e kishte z\u00ebn\u00eb gjumi duke par\u00eb yjet e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr qiell si kokrra t\u00eb verdha misri e nuk kishte par\u00eb gj\u00eb? Jo. N\u00eb m\u00ebngjes ai nuk dalloi asnj\u00eb vazhd\u00eb deg\u00ebsh t\u00eb thyera. Pra nuk kishte kaluar asnj\u00eb derr a kafsh\u00eb tjet\u00ebr mes p\u00ebrmes ar\u00ebs. K\u00ebshtu nat\u00ebn e tret\u00eb e t\u00eb kat\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p>Nj\u00eb mbr\u00ebmje nd\u00ebrsa dielli po per\u00ebndonte i kuq mbi kodrat e Spolat\u00ebs, Rade Daka vendosi q\u00eb t\u00eb mos rrinte m\u00eb t\u00eb ruante misrin gjat\u00eb net\u00ebve. \u00c7\u2019kishte ndodhur kishte ndodhur, \u00e7\u2019ishte b\u00ebr\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb. Me siguri ndonj\u00eb derr i eg\u00ebr duhej t\u00eb kishte qen\u00eb meq\u00eb ara ndodhej af\u00ebr K\u00ebnet\u00ebs s\u00eb T\u00ebrbufit. Por sapo per\u00ebndoi dielli dhe ra muzgu, nj\u00eb muzg i bukur gri dhe ara po mbulohej me nj\u00eb tis bryme q\u00eb nisi t\u00eb bjer\u00eb befas, u duk silueta e nj\u00eb kali t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb gri, nj\u00eb kali \u00e7il si dhe silueta e nj\u00eb njeriu mbi kal\u00eb q\u00eb duke u afruar drejt ar\u00ebs me mis\u00ebr, b\u00ebhej m\u00eb i duksh\u00ebm dhe Rade Daka pa se ai po merrte tiparet e djalit t\u00eb madh abrash t\u00eb Sefi kulakut&#8230;<\/p>\n<p>Radja nuk po iu besonte syve&#8230; T\u00eb ishte v\u00ebrtet djali i madh abrash i Sefiut q\u00eb vinte drejt meje me nj\u00eb urrejtje t\u00eb dyfisht\u00eb prej katili dhe mizori se kisha misrin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb bukur, mes t\u00eb cilit, gjoja un\u00eb bolsheviku, b\u00ebja dashuri me motr\u00ebn e tij t\u00eb bukur, Serveten? Po tani po e dallonte ende m\u00eb qart\u00eb, m\u00eb mir\u00eb. Ai po vjen t\u00ebrbimsh\u00ebm drejt meje, tha me vete Radja? Edhe pse tisi viol\u00eb i brym\u00ebs e b\u00ebnte flu figur\u00ebn e kalit dhe kalor\u00ebsit, p\u00ebrs\u00ebri dallohej se ai q\u00eb vinte s\u00eb katrash drejt Rade Dak\u00ebs ishte djali i madh i Sefi kulakut. Nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>Radja u tulat n\u00eb hendekun e thell\u00eb, buz\u00eb ar\u00ebs, po aty ku ishte dhe m\u00eb par\u00eb, kur ende nuk ishte varur dielli mbi kodr\u00ebn e pyllit t\u00eb Spolat\u00ebs. Njeriu mbi kal\u00eb kap\u00ebrceu hendekun e thell\u00eb e t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb ar\u00ebs dhe u fut dhe \u00e7au p\u00ebrmes misrit duke e ngar\u00eb me shpejt\u00ebsi sk\u00ebterre kalin. Ai i ra mesp\u00ebrmes ar\u00ebs me kal\u00eb dhe Rade Daka me t\u00eb d\u00ebgjuar krism\u00ebn e deg\u00ebve t\u00eb misrit q\u00eb thyheshin n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e kalit doli vringthi nga hendeku. Djali i madh abrash, i kulakut doli n\u00eb krye t\u00eb ar\u00ebs aty ku ai do t\u00eb kthente prap\u00eb kalin q\u00eb ta p\u00ebrshkonte edhe nj\u00eb her\u00eb tejemban\u00eb misrin, gjethet e t\u00eb cilit luanin haresh\u00ebm me flladin e blert\u00eb t\u00eb mbr\u00ebmjes, hare t\u00eb cil\u00ebn djali i kulakut nuk e duronte dot e fshikulloi kalin q\u00eb t\u00eb shtonte shpejt\u00ebsin\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos mbetej deg\u00eb misri n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por t\u00eb rr\u00ebzohej rrafsh me tok\u00ebn si nj\u00eb rrogoz jeshil.<\/p>\n<p>I biri i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb atit se, misri n\u00eb ar\u00ebn e Rade Dak\u00ebs po harbonte si p\u00ebr inat t\u00eb tyre dhe se gjoja ai aty do ta vriste qenin bolshevik. At\u00ebher\u00eb i ati Sefi Dushi i shpallur kulak i dha leje t\u00eb birit q\u00eb para se ta vriste, t\u2019i rrafshonte misrin bolshevikut, t\u2019ia shtronte p\u00ebrtok\u00eb si nj\u00eb qefin t\u00eb gjelb\u00ebr ku ai do t\u00eb shtrihej gjat\u00eb e gjer\u00eb, i mbytur n\u00eb gjak t\u00eb kuq bolshevik.<\/p>\n<p>Dhe i biri, nuk ia b\u00ebri dysh fjal\u00ebn t\u00eb atit. Kur djali i kulakut, po dilte n\u00eb krye t\u00eb ar\u00ebs, ktheu kok\u00ebn dhe pa vazhd\u00ebn e deg\u00ebve t\u00eb misrit t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, u k\u00ebnaq &#8230; At\u00ebher\u00eb, Rade Daka, nuk u p\u00ebrmbajt m\u00eb, u ngrit lingthi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke i thirrur gjer n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit si Akili Hektorit&#8230; Ah kulaku i mutit, ti ma thyeke misrin mua. U turr p\u00ebrpara drejt tij, kapi kalin prej freri dhe e rr\u00ebzoi djalin e kulakut nga kali, e vuri posht\u00eb duke e q\u00eblluar me grushte n\u00eb fytyr\u00eb, pik\u00ebrisht me at\u00eb grusht thund\u00ebr q\u00eb kishte shtypur plisat e ar\u00ebs, ia p\u00ebrsheshi keq turinjt\u00eb. Djali i kulakut u la n\u00eb gjak. Por duke qen\u00eb i fuqish\u00ebm, ai arriti t\u00eb ngrihej dhe e vuri posht\u00eb bolshevikun.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq un\u00eb s\u00eb bashku me Zanin, v\u00ebllain e Rades pam\u00eb se ngjarja po merrte trajta tragjike, u afruam q\u00eb t\u2019i ndanim.<\/p>\n<p>Kur v\u00ebllai i Rades, Zani q\u00eb ishte si nj\u00eb dem i zi, i fuqish\u00ebm pa se, djali i kulakut e vuri posht\u00eb t\u00eb v\u00ebllan\u00eb dhe, po e q\u00ebllonte me grushte, po e mbyste n\u00eb gjak, u l\u00ebshua eg\u00ebrsisht mbi t\u00eb, u mat ta q\u00ebllonte me \u00e7omange pas kok\u00ebs, por un\u00eb ia kapa q\u00eb prapa \u00e7omangen sa nj\u00eb granat\u00eb dore dhe e pengova q\u00eb ta q\u00ebllonte, goditje kjo q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb fatale se ajo e shp\u00ebrthimit t\u00eb nj\u00eb granate. Duke e penguar q\u00eb ta q\u00ebllonte djalin e kulakut, Zani turfullonte si dem i zi i p\u00ebrrall\u00ebs: l\u00ebm\u00eb o kusho, ul\u00ebrinte, l\u00ebm\u00eb o kusho ta vras k\u00eblyshin e kulakut. Un\u00eb nuk e l\u00ebshova, por e shtr\u00ebngova edhe m\u00eb fort. Djali i kulakut p\u00ebrfitoi nga rr\u00ebmuja, u \u00e7ua menj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, i hipi kalit dhe \u00e7au plumb mes fush\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p><em>Qershor 2014<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Fusha ime - H. Haliti\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/fusha-ime-h-haliti.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong>HELIDON H: FUSHA IME<\/strong><br \/>\n<em>Ai p\u00ebrfitoi nga rr\u00ebmuja, u \u00e7ua menj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, i hipi kalit dhe \u00e7au plumb mes fush\u00ebs&#8230;<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>HELIDON H: PORTRET, LAPS FASLLI HALITI Shpallja kulak e Sefi Dushit n\u00eb fshatin ton\u00eb pritej, pasi Sefiu ishte bujku m\u00eb i pasur dhe i prekur r\u00ebnd\u00eb nga Reforma Agrare, por ajo q\u00eb e habiti fshatin qe sepse Sefiun nuk e braktis\u00ebn djemt\u00eb e tij, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb me baballar\u00ebt e tyre t\u00eb shpallur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24357,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-57865","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BOLSHEVIKU RADE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BOLSHEVIKU RADE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"HELIDON H: PORTRET, LAPS FASLLI HALITI Shpallja kulak e Sefi Dushit n\u00eb fshatin ton\u00eb pritej, pasi Sefiu ishte bujku m\u00eb i pasur dhe i prekur r\u00ebnd\u00eb nga Reforma Agrare, por ajo q\u00eb e habiti fshatin qe sepse Sefiun nuk e braktis\u00ebn djemt\u00eb e tij, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb me baballar\u00ebt e tyre t\u00eb shpallur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-09T13:07:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-07-09T13:29:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_vizatim.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"363\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"BOLSHEVIKU RADE\",\"datePublished\":\"2020-07-09T13:07:49+00:00\",\"dateModified\":\"2020-07-09T13:29:16+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/\"},\"wordCount\":3811,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/faslli_haliti_vizatim.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/\",\"name\":\"BOLSHEVIKU RADE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/faslli_haliti_vizatim.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-09T13:07:49+00:00\",\"dateModified\":\"2020-07-09T13:29:16+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/faslli_haliti_vizatim.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/faslli_haliti_vizatim.jpg\",\"width\":600,\"height\":363,\"caption\":\"Faslli Haliti - vizatim nga HH\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bolsheviku-rade\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BOLSHEVIKU RADE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BOLSHEVIKU RADE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"BOLSHEVIKU RADE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"HELIDON H: PORTRET, LAPS FASLLI HALITI Shpallja kulak e Sefi Dushit n\u00eb fshatin ton\u00eb pritej, pasi Sefiu ishte bujku m\u00eb i pasur dhe i prekur r\u00ebnd\u00eb nga Reforma Agrare, por ajo q\u00eb e habiti fshatin qe sepse Sefiun nuk e braktis\u00ebn djemt\u00eb e tij, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb me baballar\u00ebt e tyre t\u00eb shpallur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-07-09T13:07:49+00:00","article_modified_time":"2020-07-09T13:29:16+00:00","og_image":[{"width":600,"height":363,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_vizatim.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"BOLSHEVIKU RADE","datePublished":"2020-07-09T13:07:49+00:00","dateModified":"2020-07-09T13:29:16+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/"},"wordCount":3811,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_vizatim.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/","name":"BOLSHEVIKU RADE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_vizatim.jpg","datePublished":"2020-07-09T13:07:49+00:00","dateModified":"2020-07-09T13:29:16+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_vizatim.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_vizatim.jpg","width":600,"height":363,"caption":"Faslli Haliti - vizatim nga HH"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bolsheviku-rade\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BOLSHEVIKU RADE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57865"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57865\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57870,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57865\/revisions\/57870"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24357"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57865"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}