{"id":57989,"date":"2020-07-13T00:08:52","date_gmt":"2020-07-12T22:08:52","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=57989"},"modified":"2020-07-13T00:08:52","modified_gmt":"2020-07-12T22:08:52","slug":"diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/","title":{"rendered":"DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><strong>T\u00cb DASHUR MIQ, UROJ T\u00cb JENI MIR\u00cb JU DHE FAMILJET TUAJA<\/strong>.<\/p>\n<p>Ndoshta po e teproj por shkrimi i fundit i Auron Tares p\u00ebr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn &#8212; dy prej m\u00eb t\u00eb njohurve t\u00eb imigracionit anti-komunist &#8212; m\u00eb ka zem\u00ebruar p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi, ndoshta p\u00ebr arsyen se Koliqin e kam njohur dhe me Martin Camajn kam komunikuar. Jam habitur se askush nga komuniteti nuk ka reaguar p\u00ebr shpifjet ndaj k\u00ebtyre dy burrave t\u00eb komunitetit t\u00eb vjet\u00ebr anti-komunist. Un\u00eb, si\u00e7 e dini p\u00ebr aq sa m\u00eb njihni, nuk reagoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn time, por fakti se &#8220;Peisazhet e fjal\u00ebs&#8221;, n\u00eb fakt e ka pronarin n\u00eb n\u00eb Nju Jork, t\u00eb cilin disa prej jush mund ta njihni (un\u00eb nuk e njoh), m\u00eb zem\u00ebroi edhe m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb dikush prej k\u00ebtij komniteti n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbjell\u00eb ndarje e p\u00ebr\u00e7arje duke botuar shkrime t\u00eb tilla shpif\u00ebse, plot aludime, pik\u00ebpyetje me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nxitur edhe dyshime t\u00eb pa baza dhe pretendime t\u00eb paverifikuara p\u00ebr k\u00ebta burra t\u00eb Kombit, nga nj\u00eb autor i cili i pret p\u00ebgjigjet e tija provokuese nga dosjet e pr\u00ebgatitura n\u00eb Beogradin sllavo-komunist, antishqiptar. Bashkangjit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje komunitetit p\u00ebr reagim, ndoshta e kam gabim. Por si ta gjykoni ju un\u00eb jam Ok, por po ua d\u00ebrgoj p\u00ebr konsiderat\u00ebn tuaj, n\u00ebqoftse ia vlen p\u00ebr botim ose p\u00ebrshp\u00ebrndarje n\u00eb rrjet\u00ebt tuaja shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndet dhe gjith\u00eb t\u00eb mirat p\u00ebr ju dhe familjet tuaja,<br \/>\nP\u00ebrzem\u00ebrisht, Frank<\/p><\/blockquote>\n<hr \/>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"Frank Shkreli\" width=\"300\" height=\"200\" \/> Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb Auron Tare ka botuar t\u00eb ashtuquajturin &#8220;punim&#8221; t\u00eb fam\u00ebkeq tashti, n\u00eb portalin &#8220;Peisazhe t\u00eb fjal\u00ebs&#8221;, me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb New York, n\u00eb t\u00eb cilin akuzohet Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, dy nga personalitetet m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr anti-komuniste, si bashkpuntor\u00eb t\u00eb agjencive sekrete nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkrim plot aludime, insinuata, t\u00eb pa v\u00ebrteta, hedhje dyshimesh t\u00eb pav\u00ebrtetuara, e q\u00eb p\u00ebrmban m\u00eb shum\u00eb pyetje provokative djall\u00ebzore se sa fakte, t\u00eb cilave nuk u jep p\u00ebrgjigje as autori as botuesi&#8211; nj\u00eb flet\u00ebrrufe e v\u00ebrtet\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs kund\u00ebr k\u00ebtyre dy shkrimtar\u00ebve shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt &#8212; megjith\u00eb ndonj\u00eb gabimi njer\u00ebzor q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8212; ve\u00e7 nam e nder i kan\u00eb len\u00eb vetes dhe Kombit shqiptar. Jo vet\u00ebm n\u00eb diaspor\u00ebn e at\u00ebher\u00ebshme por edhe n\u00eb qarqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, nj\u00eb periudh\u00eb ajo q\u00eb ata akuzohen nga Tare t\u00eb ken\u00eb vepruar si poli-agjent\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb, CIA-s amerikane, agjencive t\u00eb fshehta gjermane e italiane, madje edhe deri n\u00eb Mosk\u00eb ka shkuar Tare q\u00eb me absurditetin e tij p\u00ebrpiqet t\u00eb \u201cimplikoj\u00eb\u201d Koliqin p\u00ebr bashkpunim madje edhe me rus\u00ebt.<\/p>\n<p>Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn fillimisht e konsiderova shkrimin e Tares se ndoshta ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb emrin e vet n\u00eb shtyp dhe mund\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb lajm n\u00eb dit\u00ebt e nxehta t\u00eb ver\u00ebs, zakonisht, pa lajme me r\u00ebnd\u00ebsi, me p\u00ebrjashtim t\u00eb koronavitrsuit, me t\u00eb cilin jemi lodhur t\u00eb gjith\u00eb kudo. Duke zie n\u00eb vetveten, mu kujtua gjithashtu poezia e Martin Camajt, duke menduar p\u00ebr, \u201cNj\u00eb dit\u00eb e ka Korbi\u201d, se korbit ndoshta i duket vetja P\u00ebllumb, madje edhe p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, ose si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb shprehje amerikane, gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr 15-dit\u00eb fame, edhe gati hoqa dor\u00eb. Legjenda popullore thot\u00eb gjithashtu se korbi, i cili mendohet se nuk \u00ebsht\u00eb i an\u00ebve tona, ka ardhur nga diku dhe simbolizon ndjellakeqin, perfaq\u00ebsues i nj\u00eb ambienti t\u00eb eg\u00ebr &#8212; korbi p\u00ebrball\u00eb ambientit t\u00eb but\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson p\u00ebllumbi \u2013korbi i zi p\u00ebrball bardh\u00ebsis\u00eb. N\u00eb an\u00ebt tona korbi konsiderohet aq i zi jo p\u00ebr nga ngjyra, por p\u00ebr fatin e keq q\u00eb sjell, sa kur donte t\u00eb namte dikush, t\u00eb thonte, \u201cIk he korb i zi\u2026\u201d Prandaj vendosa q\u00eb t\u00eb shikoj rishtas se \u00e7\u2019donte t\u00eb thonte Aron Tare, pasi e pash\u00eb tejet t\u00eb angazhuar edhe n\u00eb debate n\u00eb televizion duke ngulur k\u00ebmb\u00eb edhe m\u00eb eg\u00ebrsisht n\u00eb shpifjet e tija t\u00eb zeza ndaj Koliqit dhe Camajt. Por me kalimin e dit\u00ebve, shoh se autori nuk b\u00ebri asnj\u00eb korrktes\u00eb as pendes\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po ftohej n\u00eb programe televizive n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb amplifikuar edhe m\u00eb tej akuzat e tija fals megjithse pati edhe reagime kund\u00ebr tij trillimeve t\u00eb tija.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kam reaguar me dy shkrime t\u00eb tjera modeste p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, ndoshta edhe me pak emocion, q\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb m\u00eb njohin nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn. Prandaj k\u00ebsaj rradhe po i drejtohem komunitetit shqiptaro-amerikan me zhg\u00ebnjimin tim p\u00ebr munges\u00ebn e reagimit ndaj k\u00ebtyre pretendimeve. T\u00eb nderuar bashkombas, ndryshe nga \u00e7\u2019pretendon Tare, e v\u00ebrteta e k\u00ebtyre burrave dhe e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jetuan, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Martin Camaj p\u00ebr Koliqin, por i p\u00ebrshtatet edhe atij vet se megjith\u00ebse, \u201cPjes\u00ebn ma t\u00eb madhe, Koliqi e kaloi n\u00eb dh\u00e9n e huej, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, ai gjithnji ishte n\u00eb kontakt me bot\u00ebn shqiptare e sidomos arb\u00ebreshe dhe n\u00eb tjetr\u00ebn si profesor universiteti e shkrimtar, n\u00eb dialog t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm me rrethe intelektuale t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore. Vet\u00eb persona e Koliqit nd\u00ebr k\u00ebto rrethe, si njeri shoq\u00ebnie dhe kuvendatar brilant, qiste posht\u00eb me t\u00eb par\u00ebn, \u00e7do paragjykim t\u00eb gabuem e dizinformues mbi Shqip\u00ebnin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe detyra jon\u00eb sot, q\u00eb sipas shembullit t\u00eb Koliqit dhe Camajt, t\u00eb mbrojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb saj dhe t\u00eb burrave q\u00eb ben\u00eb at\u00eb histori. Ta mbrojm\u00eb Koliqin dhe mikun dhe bashkpuntorin e tij t\u00eb ngusht Martin Camajn, jo nga sulmues t\u00eb huaj, jo, jo. Duhet ta mbrojm\u00eb nga vet shqiptar\u00ebt e llojit Tare e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si ai, si\u00e7 ndodhte n\u00eb koh\u00ebn e Enverit, por ndryshimi \u00ebsht\u00eb se sot kjo ndodh\u00eb k\u00ebtu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Amerik\u00ebs nga nj\u00eb portal shqiptar. Fatkeq\u00ebsisht, kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt e 30-vjet\u00ebve post-komuniz\u00ebm!<\/p>\n<p>Prandaj, si shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb re, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, pa dallime dhe pa paragjykime, t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm, ashtu si\u00e7 jemi m\u00ebsuar n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb dhe demokratike per\u00ebndimore, t\u00eb mbrojm\u00eb k\u00ebta burra t\u00eb Kombit ton\u00eb, ashtu si Koliqi dhe Camaj mbrojt\u00ebn sa jetuan Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe interesat e Kombit shqiptar nga g\u00ebnjeshtrat, shpifjet dhe nga paragjykimet e gabuara, q\u00ebllim-k\u00ebqia dhe dezinformuese kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, ashtu si\u00e7 e kan\u00eb zakon armiqt\u00eb tan\u00eb p\u00ebr rreth kufijve t\u00eb trojeve shqiptare, s\u00eb bashku me miqt\u00eb e tyre m\u00eb larg, q\u00eb i mb\u00ebshtesin ata n\u00eb planet e tyre anti-shqiptare. Nuk besoj se Moska ose Beogradi do kishin mundur t\u00eb shkruanin nj\u00eb artikull m\u00eb t\u00eb mire kund\u00ebr dy prej shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Un\u00eb, si nj\u00eb shqiptaro-amerikan, u b\u00ebj\u00eb thirrje personave t\u00eb njohur, organizatave dhe enteve t\u00eb ndryshme, t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vog\u00ebla, t\u00eb k\u00ebtij komuniteti shqiptaro-amerikan por edhe t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb deri tani nuk kan\u00eb reaguar n\u00eb lidhje me k\u00ebto zhvillime \u2013 t\u00eb prononcohen ndaj k\u00ebtij sulmi dashakeq\u00ebs kund\u00ebr Koliqit dhe Camajt.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ushtrimin e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb nga Tare dhe botuesi &#8212; sepse ushtrimi i fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb ishte nj\u00eb nga arsyet q\u00eb ne jemi arratisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend,t\u00eb d\u00ebbuar nga trojet tona, t\u00eb arratisur dhe t\u00eb p\u00ebrdhunuar nga regjimi komunist, ashtu si\u00e7 ishin detyruar t\u00eb barktisnin Atdheun edhe Ernest Koliqi edhe Martin Camaj. Ne g\u00ebzojm\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs por nj\u00ebkoh\u00ebsisht dim\u00eb edhe \u201ckufizimet e arsyeshme\u201d sipas kushtetut\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb shpifjet. T\u00eb gjith\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb sakrifica personale dhe familjare n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, ndryshe nga auron taret e bot\u00ebs shqiptare sot. Me botimin e k\u00ebtyre shpifjeve kund\u00ebr Koliqit dhe Camajt, t\u00eb cilat u provuan tani se as nuk jan\u00eb t\u00eb \u201crralla\u201d as \u201corigjinale\u201d, si\u00e7 pretendojn\u00eb autori dhe botuesi, pasi si\u00e7 kam then\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb shkrim para disa dit\u00ebsh, vet\u00eb Koliqi dhe Camaj nuk i kan\u00eb mohuar veprimet e tyre gjat\u00eb asaj periudhe, p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebto q\u00eb \u201cdokumenton\u201d Tare. Nuk kemi, pra t\u00eb b\u00ebjm\u00eb aspak me ushtrimin e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, sepse po t\u00eb ishte ashtu, at\u00ebher\u00eb edhe shpifjet e Enver Hoxh\u00ebs, Pol Potit, Hitlerit e Stalinit ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre, do duhej t\u00eb faqoseshin n\u00eb faqet e para t\u00eb gazetave si deklarata bona fide. Por, kemi t\u00eb bejm\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrpjekje dashakeq\u00ebse p\u00ebr t\u00eb njollusur k\u00ebto dy personalitete \u2013 duke i d\u00ebnuar p\u00ebr s\u00eb dyti, sikur regjimi enverist nuk e kishte p\u00ebrfunduar pun\u00ebn e tij kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Pyetja nga shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje \u00ebsht\u00eb pse botohet ky artikull tani dhe pse jan\u00eb sh\u00ebnjestruar, pik\u00ebrisht, k\u00ebto dy personalitete t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr anti-komuniste dhe n\u00ebse dikush tjet\u00ebr fshihet pas nj\u00eb nisme t\u00eb till\u00eb &#8212; p\u00ebrtej autorit dhe botuesit? Sipas disa burimeve t\u00eb besueshme, edhe persona t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb, po interesohen p\u00ebr dosjet e k\u00ebtyre dyve por edhe t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Artikulli i Tares, mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm hapi i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, sepse, sipas burimeve, po p\u00ebrgatiten materiale, artikuj e madje edhe libra p\u00ebr botim edhe nga \u201cautor\u00eb\u201d t\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr personaliteteve anti-komuniste shqiptare. Pa dashur t\u00eb b\u00ebj akuza pa baz\u00eb, presim e shohim n\u00ebse k\u00ebto burime kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ose jo, pasi koha do ta tregoj\u00eb, por fillimi duket premtues se duket q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb mir\u00eb koordinuar, p\u00ebr realizimin e objektivave t\u00eb caktuara kund\u00ebr nj\u00eb klase t\u00eb t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb deligjitimizuar kund\u00ebrshtar\u00ebt e ish-regjimit komunist, simbolikisht, ata m\u00eb t\u00eb njohurit.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kuptoj heshtjen zyrtare n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje &#8212; pasi me heshtjen e tyre &#8212; entet e ndryshme qeveritare e shtet\u00ebrore v\u00ebrtetojn\u00eb deri diku dyshimet se ato, p\u00ebr q\u00ebllimet e veta t\u00eb momentit, mund t\u00eb jen\u00eb bashkpunuese n\u00eb ket\u00eb fushat\u00eb &#8212; t\u00ebrthorazi ose drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb \u2013 n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtyre akuzave absurde shpif\u00ebse, pasi p\u00ebr arsyet e tyre u intereson baltosja e k\u00ebtyre dy burrave.<\/p>\n<p>Pasi Tare thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e drejta e tij t\u00eb ngrej pyetje dhe t\u00eb hamend\u00ebsoj\u00eb, e ndjej\u00eb se m\u00eb jep edhe mua t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hamend\u00ebsoj edhe un\u00eb se ai dhe botuesi mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb mash\u00eb q\u00eb hedh gac\u00ebn n\u00eb zjarr p\u00ebr interesa t\u00eb caktuara aktualisht, pasi vet autori pranoi n\u00eb nj\u00eb program televiz se dokumentet n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr Koliqin dhe Camjan, i kishte n\u00eb arkivin e vet p\u00ebr 7-8 vjet tani. Se pse se duhej t\u2019i p\u00ebrdorte tani dokumentet q\u00eb kishte me vete nuk e shpjegon, megjith\u00ebse nuk i kishte t\u00eb kompletuar, pasi vet pranoi se mungojn\u00eb dosjet e Beogradit, p\u00ebr t\u00eb cilat, Tare \u00ebsht\u00eb i bindur se ato do t\u00eb provojn\u00eb m\u00eb n\u00eb fund se Martin Camaj ishte agjent i UDB-s\u00eb. A mund t\u00eb merrni me mend nj\u00eb historian t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb bazohet n\u00eb dokumentet serbe p\u00ebr t\u00eb provuar akuzat absurd t\u00eb tija di\u00e7ka kund\u00ebr kund\u00ebr nj\u00eb shqiptari t\u00eb njohur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Martin Camaj? K\u00ebta ende nuk e din\u00eb se kush jan\u00eb serb\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 diaspor\u00ebs edhe entet qeveritare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si Ministria e Kultur\u00ebs, Ministria e Diaspor\u00ebs, Akademia e Shkencave, e t\u00eb tjera, duhej t\u00eb ishin t\u00eb parat q\u00eb t\u00eb reagonin ndaj k\u00ebytre akuzave. \u201cReagimi\u201d i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave para dy dit\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb tregoi mos interesim, ose frik\u00eb p\u00ebr tu marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje. B\u00ebri nj\u00eb reagim qesharak t\u00eb pa denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ent t\u00eb till\u00eb t\u00eb lart\u00eb shkencor t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar i Nato-s, q\u00eb pretendon se do t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Evropian. P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb lexuar (mos)reagimin, Akademia Shqiptare nuk pati guxim t\u00eb p\u00ebrmendte as emrin e Ernest Koliqit, p\u00ebr t\u00eb cilin po b\u00ebhet gjith\u00eb kjo xhurm\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklalart\u00eb p\u00ebrmendet Martin Camajn me em\u00ebr, por duke cituar Ismail Kadaren\u00eb p\u00ebr Camajn.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb reagimeve zyrtare n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb na takon ne k\u00ebtu n\u00eb diaspor\u00eb &#8212; q\u00eb t\u00eb reagojm\u00eb dhe t\u00eb protestojm\u00eb ndaj p\u00ebrpjekjeve fatzeza dhe anti-komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb baltosur dhe njollosur reputacionin e personave t\u00eb dalluar t\u00eb diaspor\u00ebs dhe t\u00eb Kombit shqiptar, si Koliqi e Camaj.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb p\u00ebrmend emra individ\u00ebsh dhe as organizatash n\u00eb diapsor\u00eb, por ju e dini se kush jeni dhe cila duhet t\u00eb jet\u00eb detyra jon\u00eb komb\u00ebtare n\u00ebraste t\u00eb tilla, si shqiptar\u00eb dhe si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj diaspore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kan\u00eb b\u00ebr\u00eb aq shum\u00eb. Po t\u00eb ishte botuar dikur nj\u00eb artikull i till\u00eb dashakeq, le t\u00eb themi nga beogradi ose Athina, kund\u00ebr cilido shqiptar qoft\u00eb, komuniteti do t\u00eb dilte n\u00eb protest\u00eb me pllakarda para ambasadave t\u00eb tyre. Nuk po b\u00ebj thirrje p\u00ebr protesta, por b\u00ebj thirrje q\u00eb t\u00eb flisni, t\u00eb shkruani dhe t\u00eb angazhoheni n\u00eb media dhe n\u00eb rrjet\u00ebt sociale, n\u00eb mbrotje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe kund\u00ebr shpifjes ndaj dy buurave t\u00eb njohur t\u00eb diaspor\u00ebs historike anti-komuniste shqiptare. Mos heshtni v\u00ebllez\u00ebr e mora shqiptar\u00eb. Diaspor\u00eb, HESHTJA nuk t\u00eb ka hije, jo!<\/p>\n<p>\u201c<em>Jeta jon\u00eb mbaron, n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb ne heshtim p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi<\/em>&#8220;, ka th\u00ebn\u00eb Martin Luther Kingu, mb\u00ebshtet\u00ebsi i njohur i t\u00eb drejtave civile n\u00eb Amerik\u00eb. \u201c<em>N\u00eb fund t\u00eb fundit<\/em>\u201d, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ai edhe me nj\u00eb rast tjet\u00ebr: \u201dNe do t\u00eb kujtojm\u00eb, jo fjal\u00ebt e armiq\u00ebve tan\u00eb, por do mbajm\u00eb mend heshtjen e miq\u00ebve tan\u00eb.\u201d Sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb fushate t\u00eb re, jo m\u00eb pak e tmershme se ajo e Enver Hoxh\u00ebs dikur kund\u00ebr tyre p\u00ebr t\u2019i zhdukur, jo vet\u00ebm fizikisht, por edhe p\u00ebr ti shlyer nga historia komb\u00ebtare, duke i akuzuar si kolaboracionist\u00eb, si spiun\u00eb dhe poliagjent\u00eb. Ernest Koliqi dhe Martin Camaj tani kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr miq q\u00eb mbrojn\u00eb nderin dhe reputacionin e tyre n\u00eb diaspor\u00eb. Kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebs q\u00eb nuk heshtin p\u00ebrball\u00eb s\u00eb keq\u00ebs. Mos p\u00ebshtyni n\u00eb drit\u00eb, do t\u00eb porosiste Martin Camaj.<\/p>\n<p><strong>Frank Shkreli<\/strong><br \/>\n*<em>Ish-Drejtor i VOA-s p\u00ebr Euro-Azin\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Ish-Drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar-Shqiptaro-Amerikano (NAAC)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00cb DASHUR MIQ, UROJ T\u00cb JENI MIR\u00cb JU DHE FAMILJET TUAJA. Ndoshta po e teproj por shkrimi i fundit i Auron Tares p\u00ebr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn &#8212; dy prej m\u00eb t\u00eb njohurve t\u00eb imigracionit anti-komunist &#8212; m\u00eb ka zem\u00ebruar p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi, ndoshta p\u00ebr arsyen se Koliqin e kam njohur dhe me Martin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57809,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-57989","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"T\u00cb DASHUR MIQ, UROJ T\u00cb JENI MIR\u00cb JU DHE FAMILJET TUAJA. Ndoshta po e teproj por shkrimi i fundit i Auron Tares p\u00ebr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn &#8212; dy prej m\u00eb t\u00eb njohurve t\u00eb imigracionit anti-komunist &#8212; m\u00eb ka zem\u00ebruar p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi, ndoshta p\u00ebr arsyen se Koliqin e kam njohur dhe me Martin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-12T22:08:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"261\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE\",\"datePublished\":\"2020-07-12T22:08:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/\"},\"wordCount\":2583,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/camaj-koliqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/\",\"name\":\"DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/camaj-koliqi.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-12T22:08:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/camaj-koliqi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/camaj-koliqi.jpg\",\"width\":500,\"height\":261,\"caption\":\"Camaj - Koliqi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"T\u00cb DASHUR MIQ, UROJ T\u00cb JENI MIR\u00cb JU DHE FAMILJET TUAJA. Ndoshta po e teproj por shkrimi i fundit i Auron Tares p\u00ebr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn &#8212; dy prej m\u00eb t\u00eb njohurve t\u00eb imigracionit anti-komunist &#8212; m\u00eb ka zem\u00ebruar p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi, ndoshta p\u00ebr arsyen se Koliqin e kam njohur dhe me Martin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-07-12T22:08:52+00:00","og_image":[{"width":500,"height":261,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE","datePublished":"2020-07-12T22:08:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/"},"wordCount":2583,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/","name":"DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg","datePublished":"2020-07-12T22:08:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/camaj-koliqi.jpg","width":500,"height":261,"caption":"Camaj - Koliqi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspore-heshtja-nuk-te-ka-hije\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DIASPOR\u00cb, HESHTJA NUK T\u00cb KA HIJE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57989","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57989"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57989\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57990,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57989\/revisions\/57990"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57809"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}