{"id":58324,"date":"2020-07-24T00:28:49","date_gmt":"2020-07-23T22:28:49","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=58324"},"modified":"2020-07-24T00:28:49","modified_gmt":"2020-07-23T22:28:49","slug":"bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/","title":{"rendered":"Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0&#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhemail Peci<\/strong>,\u00a0<em>Lond\u00ebr<\/em><br \/>\n<em>23 Korrik 2020<\/em><\/p>\n<p><strong>Njoftim per mediat nga Universiteti i Birminghamit p\u00ebr librin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komunikate p\u00ebr mediat m\u00eb 23 korrik, Zyra e Komunikimit pran\u00eb Universitetit t\u00eb Birminghamit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar njoftoi se libri i ri i G\u00ebzim Alpion \u2018<em>Mother Teresa: The Saint and Her Nation<\/em>\u2019 (\u2018<em>N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj<\/em>\u2019) do t\u00eb botohet m\u00eb 31 korrik. Libri do t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn nga deg\u00ebt e Bloomsbury-it n\u00eb Lond\u00ebr, Oksford, Nju Delhi, Nju Jork dhe Sydney.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb njoftimin p\u00ebr mediat thuhet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim Alpion nxjerr n\u00eb pah se jeta dhe historia e Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht marr\u00ebdh\u00ebniet e kombit shqiptar me katolicizmin, jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura, dhe se kjo ikon\u00eb e humanizmit \u00ebsht\u00eb personifikim i ADN-s\u00eb kulturore dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb kombit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Alpion thekson se nj\u00eb figur\u00eb me influenc\u00eb globale si N\u00ebn\u00eb Tereza nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. Gjithashtu ai n\u00ebnvizon domosdoshm\u00ebrine e studimit t\u00eb tragjedive familjare dhe rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb saj shqiptare p\u00ebr t\u00eb kuptuar rolin e tyre n\u00eb shnd\u00ebrrimin e saj n\u00eb personalitetin fetar m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb koh\u00ebs ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb studimi i par\u00eb q\u00eb e kundron N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn n\u00eb kontekstin e tradit\u00ebs s\u00eb saj etno-shpirt\u00ebrore, dhe vokacionin dhe misionin e saj si reflektime t\u00eb historis\u00eb s\u00eb trazuar t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb dy mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e fundit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb monografi Alpion analizon rolin negativ n\u00eb rajonin e Ballkanit t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb institucioneve fetare si Selia e Shenjt\u00eb, Patriarkana e Stambollit, Kisha Ortodokse Serbe, dhe Kisha Ortodokse Greke.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr Alpion thekson se duhen m\u00eb shum\u00eb studime objektive q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb rolin p\u00ebrcaktues t\u00eb fes\u00eb n\u00eb fabrikimin e identiteve komb\u00ebtar t\u00eb disa vendeve n\u00eb rajon si dhe n\u00eb \u2018justifikimin\u2019 e aneksimeve territoriale, t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga Mesjeta e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Alpion thekson n\u00eb studim se kristianizmi shqiptar i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb antikitetin Ilir dhe se kjo tradit\u00eb apostolike, s\u00eb bashku me q\u00ebndrimin e Vatikanit ndaj shqiptar\u00ebve dhe Sllav\u00ebve t\u00eb Jugut, ndikuan n\u00eb jet\u00ebn dhe misionin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n<p>Dr Alpion ka argumentuar prej 20 vitesh se helmimi i babait t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs nga nacionalist\u00ebt sllav n\u00eb vitin 1919, kur ajo ishte 9 vje\u00e7, sh\u00ebnuan fillimin e \u2018err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb saj shpirt\u00ebrore\u2019. Monografia p\u00ebrmban informacion t\u00eb ri rreth rolit q\u00eb kjo humbje e paz\u00ebvend\u00ebsueshme dhe vdekja e disa t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs nga Gripi Spanjoll (1910-1920) pat\u00ebn n\u00eb \u2018thirrjen\u2019 e Zotit dhe natyr\u00ebn e urdh\u00ebrit t\u00eb Misionar\u00ebve t\u00eb Bamir\u00ebsis\u00eb q\u00eb ajo themeloi n\u00eb vitin 1950.<\/p>\n<p>K\u00ebto eksperienca traumatike nga vitet e femij\u00ebris\u00eb, nata e err\u00ebt e shpirtit nga e cila nuk u kurua kurr\u00eb, rekrutimi i v\u00ebllait t\u00eb saj n\u00eb ushtrin\u00eb fashiste italiane, dhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb mos u shkaktuar m\u00eb shum\u00eb probleme n\u00ebn\u00ebs dhe motr\u00ebs s\u00eb saj me regjimin komunist n\u00eb Tiran\u00eb ishin disa faktor\u00eb q\u00eb p\u00ebrcaktuan heshtjen q\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza mbajti gjithmon\u00eb n\u00eb publik n\u00eb lidhje me familjen dhe jet\u00ebn e saj personale.<\/p>\n<p>P\u00ebrkushtimi i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs ndaj t\u00eb varf\u00ebrve, thekson Alpion, nuk u l\u00ebkund kurr\u00eb dhe frym\u00ebzohej nga bindja e saj se jeta e \u00e7do njeriu \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Njoftimi i Universitetit t\u00eb Birminghamit thekson se Alpion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akdemik, shkrimtar dhe analist i afirmuar, dhe se ai cil\u00ebsohet si \u2018studiuesi m\u00eb autoritar n\u00eb gjuh\u00ebn angleze\u2019 i Sh\u00ebn Terez\u00ebs s\u00eb Kalkut\u00ebs dhe \u2018themeluesi i Studimeve p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn\u2019. N\u00eb vitet e fundit Alpion ka zhvilluar mbi 50 leksione n\u00eb universitete t\u00eb mir\u00ebnjohura n\u00eb 15 vende t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund njoftimi p\u00ebr mediat thekson se Universiteti i Birminghamit rradhitet nd\u00ebr 100 universitetet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb, me akademik\u00eb dhe student\u00eb nga 150 vende dhe se Department i Dr Alpion ka reputacion nd\u00ebkomb\u00ebtar p\u00ebr programet e avancuara m\u00ebsimore dhe cil\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb t\u00eb botimeve.<\/p>\n<p><strong>Kritika bot\u00ebrore vler\u00ebson librin e Alpion para botimit<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bloomsbury ka publikuar vler\u00ebsime p\u00ebr librin e Alpion nga 8 akademik\u00eb t\u00eb njohur nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt e lexuan monografin\u00eb para botimit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e shkurt\u00ebr e vler\u00ebsimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Profesori Australian Sean Redmond thekson se n\u00eb k\u00ebte lib\u00ebr t\u00eb shkruar bukur dhe t\u00eb hulumtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabesueshme, Alpion shtjellon me gjith\u00eb kompleksitetin e saj jet\u00ebn prek\u00ebse t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs duke e paraqitur at\u00eb si nj\u00eb super individ i plot\u00ebformuar. Studimi i Alpion, thekson, Redmond, paraqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb josh\u00ebse r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e studimeve sociologjike.<\/p>\n<p>Psikologia amerikane Dr Louise Sundararajan, Kryeredaktore e Studimeve n\u00eb Psikologjin\u00eb Indigjene pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb botuese Palgrave, thekson se libri i Alpion p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebr rastet e rralla ku nj\u00eb studim q\u00eb p\u00ebrkon me shkencat sociale dhe humane eviton rrezikun q\u00eb vjen nga reduksionimi inter- dhe multi- disiplinor. Alpion ka arritur t\u00eb g\u00ebrshetoj nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr prejardhjen kulturore dhe etnike, faktor\u00ebt sociale dhe politik, zhvillimet psikologjike dhe traumat si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet familjare duke nxjerr n\u00eb pah r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e besimit dhe devocionit q\u00eb nuk njohin kufij kohore. Duhet shkenc\u00eb dhe art t\u00eb skalitesh spiritualitetin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb luleje lotusi me rr\u00ebnj\u00eb dhe balt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb Alpion ka arritur n\u00eb librin \u2018<em>N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj<\/em>\u2019.<\/p>\n<p>Profesori Jolyon Mitchell i Universitetit t\u00eb Edinburgut e cil\u00ebson studimin si nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb dhe krijuese, t\u00eb hulumtuar gjer\u00ebsisht. Studiuesi skocez thekson se ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nga ky lib\u00ebr i pasur dhe me vler\u00eb rreth tensionit nd\u00ebrmjet jet\u00ebs private dhe publike t\u00eb Terez\u00ebs dhe arritjeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Profesoresha Bonita Aleaz e Universitetit t\u00eb Kalkut\u00ebs thekson se Alpion sh\u00ebnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb arkeolog-detektiv n\u00eb konstruktimin e k\u00ebtij libri. Shtresa t\u00eb pa imagjinuara deri tani \u2013 politike, sociale dhe historike \u2013 jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb demonstruar kompleksitetin e Shenjtores Tereza t\u00eb Kalkut\u00ebs q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria.<\/p>\n<p>Sipas Profesor Jyotirmaya Tripathy, t\u00eb Institutit Indian t\u00eb Teknologjis\u00eb n\u00eb Madras, shum\u00eb rrall\u00eb ndodh q\u00eb t\u00eb has\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr me dimensione epike q\u00eb p\u00ebrfshin tre gjenerata t\u00eb nj\u00eb familje q\u00eb shtrihet p\u00ebrgjat\u00eb shum\u00eb fazave n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb kombi. Teksti i Alpion nd\u00ebrthur subkoshienc\u00ebn shqiptare \u2013 komb\u00ebtare dhe kulturore \u2013 me personazhin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs duke p\u00ebrdorur mpreht\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb psikoanalisti, sensitivitetin e nj\u00eb predikuesi dhe autoritetin e nj\u00eb orakulli. Duke e b\u00ebr\u00eb Terez\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsuen me ideale t\u00eb historis\u00eb s\u00eb trazuar t\u00eb kombit t\u00eb saj, studimi gjithashtu sh\u00ebnd\u00ebrron historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb personazh t\u00eb besuesh\u00ebm. Libri p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb triumf t\u00eb njohurive historike, r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb studimeve sociologjike dhe mpreht\u00ebsis\u00eb s\u00eb narracionit.<\/p>\n<p>Sipas Profesorit John Swinton t\u00eb Universitetit t\u00eb Aberdinit n\u00eb Skoci, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr magjep\u00ebs dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Alpion dep\u00ebrton thell\u00eb dhe fuqish\u00ebm, dhe n\u00eb disa raste edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prek\u00ebse, n\u00eb jet\u00ebn e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs dhe tensioneve formative dhe kritike nd\u00ebmjet jet\u00ebs, kombit shqiptar dhe Kish\u00ebs Katolike Romake. Libri p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast kompleks p\u00ebrsa i p\u00ebrket shpjegimit historik, biografis\u00eb shpirt\u00ebrore dhe analiz\u00ebs kulturore. Ky lib\u00ebr ka vlera t\u00eb pa\u00e7muara p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb kuptoj influenc\u00ebn shum\u00eb faktor\u00ebshe dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. N\u00ebse mendoni se e njihni dhe e kuptoni N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, ky lib\u00ebr do tju b\u00ebj t\u00eb nd\u00ebrroni mendje.<\/p>\n<p>Studiuesi britanik, aktualisht ne Universitetin Baptist te Hong Kongut, Professor Daya K. Thussu, ndalet n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb librit t\u00eb Alpion p\u00ebrsa i p\u00ebrket studimit t\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve shqiptare t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs si asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb literatur\u00ebn kushtuar asaj. Thussu konkludon se Alpion, nj\u00eb autoritet n\u00eb Studimet e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb do t\u00eb iluminoj akademik\u00ebt dhe lexuesit e thjesht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe se fundi, Profesor Bernd J. Fischer, historian i mir\u00ebnjohur p\u00ebr studime rreth Shqip\u00ebris\u00eb dhe Evrop\u00ebs Lindore, thekson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr magjep\u00ebs, Alpion e vendos shenjt\u00ebresh\u00ebn n\u00eb kontekstin historik, duke shqyrtuar rr\u00ebnj\u00ebt e personalitetit t\u00eb saj shpirt\u00ebror n\u00eb kuadrin e historis\u00eb se familjes dhe kombit. N\u00ebp\u00ebrmjet evidences s\u00eb re, Alpion e sjell N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn shum\u00eb m\u00eb qart\u00eb n\u00eb fokus. Ky studim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs e afirmon Alpion si autoritet kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Alpion ka shkruar nj\u00eb studim q\u00eb me siguri do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb udh\u00ebzues standard p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb dhe jet\u00ebn e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n<ul>\n<li><strong>Biografi e shkurt\u00ebr e G\u00ebzim Alpion<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Lindur n\u00eb Peshkopi n\u00eb vitin 1962, pasi ndoqi nj\u00eb vit n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, Alpion i akordohet nj\u00eb e drejt\u00eb studimi nga qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e Egjipit p\u00ebr n\u00eb Universitetin e Kajros (1985-1993). Alpion mbrojti Doktorat\u00ebn n\u00eb Universitetin e Durhamit n\u00eb Angli n\u00eb 1997. Ai ishte lektor n\u00eb Universitetet Huddersfield, Sheffield Hallam, dhe Newman n\u00eb Angli para em\u00ebrimit n\u00eb 2002 n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Birminghamit.<\/p>\n<p>Alpion ka sh\u00ebrbyer si ekzaminues doktoratash n\u00eb universitete t\u00eb mir\u00ebnjohura n\u00eb Indi, i Programit t\u00eb Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin York St John n\u00eb Angli, dhe i Shkencave Shoq\u00ebrore p\u00ebr Komisionin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Malt\u00ebs.<\/p>\n<p>An\u00ebtar bordi i disa revistave akademike, si \u2018<em>Celebrity Studies<\/em>\u2019 (Routledge), Alpion ka re\u00e7ensuar artikuj p\u00ebr revista shkencore si \u2018<em>Islam and Christian-Muslim Relations<\/em>\u2019, \u2018<em>Celebrity Studies<\/em>\u2019 (Routledge), \u2018<em>British Politics<\/em>\u2019 (Palgrave), \u2018<em>International Journal of Public Theology<\/em>\u2019 (Brill), \u2018<em>Cultural Sociology<\/em>\u2019, \u2018<em>European Journal of Social Theory<\/em>\u2019, dhe \u2018<em>International Journal of Cultural Studies<\/em>\u2019(SAGE), si dhe projekte monografish\u00eb p\u00ebr botues akademik\u00eb si Palgrave Macmillan, Pearson Education, Polity Press, SAGE Publications, dhe Routledge.<\/p>\n<p>Fillimisht, Alpion t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e mediave britanike kur dramat e tij \u2013 \u2018<em>Vouchers: A Tragedy<\/em>\u2019 dhe \u2018<em>If Only dhe Dead Could Listen<\/em>\u2019 \u2013 u shfaq\u00ebn me sukses me sponsorizimin e K\u00ebshillit t\u00eb Arteve t\u00eb Anglis\u00eb n\u00eb disa qytete angleze n\u00eb 2002, 2006 dhe 2008.<\/p>\n<p>Alpion \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga kritika bot\u00ebrore si \u2018studiuesi m\u00eb autoritar n\u00eb gjuh\u00ebn angleze\u2019 i Sh\u00ebn Terez\u00ebs s\u00eb Kalkut\u00ebs, \u2018themeluesi i Studimeve p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn\u2019, dhe \u2018nj\u00eb nd\u00ebr njoh\u00ebsit m\u00eb inteligjent dhe m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb i kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb bot\u00eb\u2019. Libri i tij i mir\u00ebnjohur \u2018<em>Mother Teresa: Saint or Celebrity?<\/em>\u2019 u botua nga Routledge n\u00eb Oksford dhe Nju Jork n\u00eb 2007. Edicioni indian i k\u00ebsaj vepre u botua nga Routledge n\u00eb Nju Delhi n\u00eb 2008. Po at\u00eb vit, Salerno Editrice botoi n\u00eb Rom\u00eb edicionin italian.<\/p>\n<p>Libri i Alpion \u2018<em>Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa<\/em>\u2019 u botua fillimisht n\u00eb Indi nga Meteor Books n\u00eb vitin 2008. Edicioni i par\u00eb amerikan u botua nga Globic Press n\u00eb vitin 2009. Edicioni i dyt\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb u botua nga Transaction Publishers n\u00eb vitin 2011. N\u00eb vitin 2017, libri u botua nga Routledge n\u00eb Nju Jork dhe Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Disa studime t\u00eb Alpion rreth sociologjis\u00eb s\u00eb fes\u00eb, nacionalizmit, dhe mediave jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si kapituj n\u00eb libra botuar nga SAGE Publications, University Press of America, dhe Brewin.<\/p>\n<p>Botimet e lartp\u00ebrmenduara, p\u00ebrfshir\u00eb edhe librin \u2018<em>Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt<\/em>\u2019, q\u00eb u botua n\u00eb Angli n\u00eb vitin 2002, jan\u00eb re\u00e7encuar gjer\u00ebsisht n\u00eb revista akademike dhe mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Monografia e re e Alpion \u2018<em>Mother Teresa: The Saint and Her Nation<\/em>\u2019 do t\u00eb botohet nga Bloomsbury Academic n\u00eb Lond\u00ebr, Oksford, Nju Jork, Nju Delhi dhe Sydney m\u00eb 31 korrik 2020.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb e p\u00ebrzgjedhur revistash shkencore q\u00eb kan\u00eb botuar punimet e Alpion: \u2018<em>Continiuum:<\/em> <em>Journal of Media &amp; Cultural Studies<\/em>\u2019, \u2018<em>Journal of Southern Europe and the Balkans<\/em>\u2019, \u2018<em>Celebrity Studies<\/em>\u2019, \u2018<em>The Review of Communication<\/em>\u2019, \u2018<em>Islam and Christian-Muslim Relations<\/em>\u2019 (Routledge), \u2018<em>Studies in Religion\/Sciences Religieuses<\/em>\u2019 (SAGE Publications), \u2018<em>International Journal of Public Theology<\/em>\u2019 (Brill), \u2018<em>Journal of the Royal Anthropological Institute<\/em>\u2019 (Wiley-Blackwell), \u2018<em>Scope: Journal of Film Studies<\/em>\u2019 (University of Nottingham), \u2018<em>Film &amp; History: An Interdisciplinary Journal of Film and Television Studies<\/em>\u2019 (Johns Hopkins University Press), dhe \u2018<em>Film Buff: An International Film Journal<\/em>\u2019.<\/p>\n<p>Artikujt e Alpion rreth politik\u00ebs, kultur\u00ebs dhe identitetit n\u00eb kontekstin e Britanis\u00eb, Ballkanit, Lindjes s\u00eb Mesme dhe Indis\u00eb jan\u00eb botuar n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr gazetash nd\u00ebrkomb\u00ebtare si \u2018<em>The Guardian<\/em>\u2019, \u2018<em>The Independent<\/em>\u2019, \u2018<em>The Conversation<\/em>\u2019 (Lond\u00ebr), \u2018<em>The Hindustan Times<\/em>\u2019 (Nju Delhi), \u2018<em>The Middle East Times<\/em>\u2019 (Kajro), dhe \u2018<em>The H\u00fcrriyet Daily News<\/em>\u2019 (Stamboll).<\/p>\n<p>Alpion ftohet rregullisht si fol\u00ebs kryesor n\u00eb konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Vitet e fundit, ai ka zhvilluar m\u00eb se 50 ligj\u00ebrata n\u00eb universitete t\u00eb mir\u00ebnjohura n\u00eb 15 vende. Ai gjithashtu ka zhvilluar turne leksionesh n\u00eb Indi (2005), Amerik\u00ebn e Veriut (2008), dhe Finland\u00eb (2012).<\/p>\n<p>Alpion intervistohet dhe citohet rregullisht p\u00ebr botimet dhe ekspertiz\u00ebn e tij nga agjensi lajmesh, stacione televizive dhe gazeta t\u00eb mir\u00ebnjohura n\u00eb Britani dhe n\u00eb m\u00eb se 30 vende t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Lobimi i tij p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, q\u00eb u realizua m\u00eb 4 shtator 2016, dhe nd\u00ebrtimin e Rrug\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb ndjesh\u00ebm infrastruktur\u00ebn n\u00eb veri-lindje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe komunikimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Maqedonin\u00eb Veriore, Kosov\u00ebn dhe Bullgarin\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjellur gjer\u00ebsisht n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Alpion dhe bashk\u00ebshortja e tij Dashi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Careers Adviser n\u00eb Universitetin e Birminghamit, kan\u00eb dy f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 2019, Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb i akordoi G\u00ebzim Alpion titullin \u2018Ambasador i Kombit\u2019.<\/p>\n<ul>\n<li>Njoftimi i plot\u00eb p\u00ebr media i Universitetit t\u00eb Birminghamit: <a href=\"https:\/\/www.birmingham.ac.uk\/news\/latest\/2020\/07\/mother-teresa-study.aspx\">https:\/\/www.birmingham.ac.uk\/news\/latest\/2020\/07\/mother-teresa-study.aspx<\/a><\/li>\n<li>M\u00eb shum\u00eb imformacion p\u00ebr librin mund t\u00eb shikoni n\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.bloomsbury.com\/9789389165050\/\">bloomsbury.com\/9789389165050\/<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhemail Peci,\u00a0Lond\u00ebr 23 Korrik 2020 Njoftim per mediat nga Universiteti i Birminghamit p\u00ebr librin N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komunikate p\u00ebr mediat m\u00eb 23 korrik, Zyra e Komunikimit pran\u00eb Universitetit t\u00eb Birminghamit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar njoftoi se libri i ri i G\u00ebzim Alpion \u2018Mother Teresa: The Saint and Her Nation\u2019 (\u2018N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj\u2019) [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58325,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6,7],"tags":[],"class_list":["post-58324","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme","category-lajmerime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0&quot;N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj&quot; - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0&quot;N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj&quot; - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhemail Peci,\u00a0Lond\u00ebr 23 Korrik 2020 Njoftim per mediat nga Universiteti i Birminghamit p\u00ebr librin N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komunikate p\u00ebr mediat m\u00eb 23 korrik, Zyra e Komunikimit pran\u00eb Universitetit t\u00eb Birminghamit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar njoftoi se libri i ri i G\u00ebzim Alpion \u2018Mother Teresa: The Saint and Her Nation\u2019 (\u2018N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj\u2019) [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-23T22:28:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/mother-theresa-the-saint-and-her-nation-gezim_alpion.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0&#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj&#8221;\",\"datePublished\":\"2020-07-23T22:28:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/\"},\"wordCount\":2405,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/mother-theresa-the-saint-and-her-nation-gezim_alpion.jpg\",\"articleSection\":[\"Lajme\",\"Lajm\u00ebrime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/\",\"name\":\"Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0\\\"N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj\\\" - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/mother-theresa-the-saint-and-her-nation-gezim_alpion.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-23T22:28:49+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/mother-theresa-the-saint-and-her-nation-gezim_alpion.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/mother-theresa-the-saint-and-her-nation-gezim_alpion.jpg\",\"width\":500,\"height\":800,\"caption\":\"Mother Theresa - The saint and her nation - G\u00ebzim Alpion\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0&#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0\"N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj\" - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0\"N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj\" - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhemail Peci,\u00a0Lond\u00ebr 23 Korrik 2020 Njoftim per mediat nga Universiteti i Birminghamit p\u00ebr librin N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komunikate p\u00ebr mediat m\u00eb 23 korrik, Zyra e Komunikimit pran\u00eb Universitetit t\u00eb Birminghamit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar njoftoi se libri i ri i G\u00ebzim Alpion \u2018Mother Teresa: The Saint and Her Nation\u2019 (\u2018N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj\u2019) [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-07-23T22:28:49+00:00","og_image":[{"width":500,"height":800,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/mother-theresa-the-saint-and-her-nation-gezim_alpion.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0&#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj&#8221;","datePublished":"2020-07-23T22:28:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/"},"wordCount":2405,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/mother-theresa-the-saint-and-her-nation-gezim_alpion.jpg","articleSection":["Lajme","Lajm\u00ebrime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/","name":"Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0\"N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj\" - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/mother-theresa-the-saint-and-her-nation-gezim_alpion.jpg","datePublished":"2020-07-23T22:28:49+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/mother-theresa-the-saint-and-her-nation-gezim_alpion.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/mother-theresa-the-saint-and-her-nation-gezim_alpion.jpg","width":500,"height":800,"caption":"Mother Theresa - The saint and her nation - G\u00ebzim Alpion"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bloomsbury-boton-librin-e-ri-te-gezim-alpion-nene-tereza-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Bloomsbury boton librin e ri t\u00eb G\u00ebzim Alpion\u00a0&#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58324","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58324"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58324\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58326,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58324\/revisions\/58326"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58324"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58324"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58324"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}