{"id":58475,"date":"2020-07-28T10:23:05","date_gmt":"2020-07-28T08:23:05","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=58475"},"modified":"2020-07-28T10:23:05","modified_gmt":"2020-07-28T08:23:05","slug":"studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/","title":{"rendered":"STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ajete Zogaj<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Anton Nik\u00eb Berisha, &#8220;Poetika e fjal\u00ebve t\u00eb gurta&#8221;. Qasje vepr\u00ebs letrare t\u00eb Azem Shkrelit. Botoi Argeta \u2013 LMG, Tiran\u00eb 2010<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Ajete Zogaj\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/Ajete_Zogaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Vepra letrare e Azem Shkrelit, tani e nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb objekt studimi nga njoh\u00ebs t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij e studiues t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, duke e trajtuar krijimtarin\u00eb e tij nga k\u00ebnde e rrafshe t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Pa dyshim, nj\u00ebri nd\u00ebr m\u00eb meritor\u00ebt p\u00ebr studimin e holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Azem Shkrelit \u00ebsht\u00eb studiuesi i let\u00ebrsis\u00eb, profesor Anton Nik\u00eb Berisha, me librin studimor \u201cPoetika e fjal\u00ebve t\u00eb gurta. Qasje e vepr\u00ebs letrare t\u00eb Azem Shkrelit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Rrug\u00ebtimi i nj\u00eb studimi<\/strong><\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb i strukturuar n\u00eb gjasht\u00eb kapituj, duke i paraprir\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim hyr\u00ebs &#8220;Si dhe pse lindi ky studim?&#8221;, sh\u00ebnim ky q\u00eb shpalos preokupimin e hersh\u00ebm t\u00eb studiuesit Anton Nik\u00eb Berisha p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me studimin e vepr\u00ebs s\u00eb Azem Shkrelit, t\u00eb cilin e njihte nga Normalja e Prishtin\u00ebs, koh\u00eb kjo, kur Azem Shkreli dhe autori i k\u00ebtij studimi, ishin nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb asaj shkolle t\u00eb mesme, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbyllur me kapitullin \u201cLexim dhe interpretim q\u00eb hap dritare\u201d.<\/p>\n<p>Ishte romani \u201cKarvani i bardh\u00eb\u2019\u2019 dhe p\u00ebrmbledhja me poezi \u2019\u2019Bul\u00ebzat\u2019\u2019 q\u00eb Azem Shkreli i botoi si normalist, p\u00ebr t\u00eb cilat autori Anton Nik\u00eb Berisha n\u00eb shkrimin hyr\u00ebs t\u00eb librit thot\u00eb se \u201c[&#8230;] nxiti mendime t\u00eb ndryshme, por t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb i hap\u00ebn shtegun krijimit t\u00eb veprave moderne t\u00eb proz\u00ebs shqipe q\u00eb zhvillohej n\u00eb Jugosllavin\u00eb e at\u00ebhershme, por edhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u2019\u2019 (f,7).<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebnimin hyr\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij studimi, profesor Berisha \u2018<em>rr\u00ebfen<\/em>\u2019 p\u00ebr paraqitjen e p\u00ebrmbledhjes me poezi t\u00eb zgjedhura \u201cPag\u00ebzimi i fjal\u00ebs\u2019\u2019 n\u00eb nj\u00eb emision kulture t\u00eb Televizionit t\u00eb Prishtin\u00ebs, si dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Azem Shkreli n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1990, q\u00eb t\u2019i shkruante parath\u00ebnien e kompletit t\u00eb vepr\u00ebs letrare t\u00eb cil\u00ebn at\u00eb vit duhej ta botonte Redaksia e botimeve t\u00eb Rilindjes.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, profesor Anton Nik\u00eb Berisha iu kishte qasur me shum\u00eb p\u00ebrkushtim vepr\u00ebs letrare t\u00eb Azem Shkrelit, duke e lexuar e rilexuar, si dhe duke dh\u00ebn\u00eb, her\u00eb mbas here, vler\u00ebsimin meritor p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI lexova t\u00eb gjitha librat e tij letrar\u00eb. I lexova edhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. [&#8230;].Leximi dhe rileximi i gjith\u00eb opusit letrar t\u00eb Shkrelit m\u00eb bindi edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: duhet b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kjo vep\u00ebr vlerash t\u00eb m\u00ebdha poetike t\u00eb njihej sa m\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhet sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, pjes\u00eb e jet\u00ebs son\u00eb letrare dhe shpirt\u00ebrore, pa marr\u00eb parasysh v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe mendimin e disave. Si e till\u00eb, ajo mund ta pasuronte artistikisht dhe shpirt\u00ebrisht, edhe lexuesit, edhe shkrimtar\u00ebt\u2019\u2019 (f.11).<\/p>\n<p><strong>Studim i p\u00ebrkushtuar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin e par\u00eb \u201cVep\u00ebr me bot\u00eb t\u00eb pasur dhe origjinale poetike\u201d Anton Nik\u00eb Berisha v\u00eb n\u00eb spikam\u00eb vlerat e mir\u00ebfillta letrare t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb Azem Shkrelit, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet dhe individualitet krijuese m\u00eb t\u00eb shquara, e q\u00eb, sipas autorit, studimi i vepr\u00ebs s\u00eb tij poetike k\u00ebrkon p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb madh, pra \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Leximi i kujdessh\u00ebm i k\u00ebtij libri studimor, tregon m\u00eb s\u00eb miri pun\u00ebn p\u00ebrkushtuese n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb studiuesit Anton Nik\u00eb Berisha (pun\u00eb model p\u00ebr studiuesit tjer\u00eb) se si dhe sa mund ( e dije) duhet derdhur p\u00ebr t\u2019iu qasur dhe p\u00ebr ta interpretuar nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb cil\u00ebsore, nga m\u00eb t\u00eb realizuarat n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Studimi i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00ebshtresor, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shum\u00ebshtresore edhe krijimtaria letrare e Azem Shkrelit, q\u00eb sipas Berish\u00ebs z\u00eb fill nga jeta burimore e vendlindjes s\u00eb shkrimtarit, Rugov\u00ebs, e p\u00ebr t\u2019u shtir\u00eb n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn shqiptare dhe n\u00eb fatin dhe fatkeq\u00ebsin\u00eb e njeriut ton\u00eb. Berisha shkruan: \u201cVepra e tij letrare nuk cil\u00ebsohet e nuk dallohet nga t\u00eb tjerat vet\u00ebm p\u00ebr bot\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb tematike, p\u00ebr objektet artistike t\u00eb trajtuara edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e strukturimit t\u00eb materies gjuh\u00ebsore artistike, p\u00ebr shum\u00ebsin\u00eb kuptimore, pastaj p\u00ebr llojet e pasura t\u00eb vargjeve (n\u00eb poezi), t\u00eb dialog\u00ebve e monolog\u00ebve (n\u00eb proz\u00eb dhe dram\u00eb), p\u00ebr raportet kund\u00ebrshtore dhe kontrastike t\u00eb mendimeve q\u00eb dalin nga strukturimi p\u00ebrkat\u00ebs shpreh\u00ebs, po origjinaliteti dhe m\u00ebvet\u00ebsia e saj dalin nga urtia popullore shqiptare, e cila me aq mjeshtri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur, \u00ebsht\u00eb shkrir\u00eb e \u00ebsht\u00eb funksionalizuar n\u00eb t\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga shpreh\u00ebsia gjuh\u00ebsore e nga shtjellimi sintaksor, gj\u00eb q\u00eb edhe i jep asaj vler\u00ebn kryesore\u201d (f.20).<\/p>\n<p>Kapitulli i dyt\u00eb i k\u00ebtij studimi \u201cMagjia e fjal\u00ebs ose p\u00ebrmas\u00eb e pazakonshme e thell\u00ebsis\u00eb dhe e shum\u00ebsis\u00eb kuptimore\u201d, d\u00ebshmon pun\u00ebn p\u00ebrkushtuese t\u00eb autorit Berisha p\u00ebr t\u2019i interpretuar e p\u00ebr t\u2019i analizuar tekstet poetike t\u00eb veprave p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb poezi, n\u00eb proz\u00eb dhe n\u00eb dram\u00eb. Disa prej k\u00ebtyre veprave si vler\u00eb poetike hyjn\u00eb n\u00eb rrethin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb let\u00ebrsin\u00eb son\u00eb n\u00eb \u00a0p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas profesor Berish\u00ebs, \u201cPoeti ka mision e detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, prandaj krijimi i fjal\u00ebs poetike k\u00ebrkon flijim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm shpirt\u00ebror dhe intelektual\u201d, q\u00eb d\u00ebshmohet dhe p\u00ebrmes k\u00ebtyre vargjeve mjaft t\u00eb ve\u00e7anta, ku shprehen elemente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb parimit krijues poetik t\u00eb Shkrelit:<\/p>\n<p><em>Mos u b\u00ebj poet n\u00ebse s\u2019mund t\u00eb lindish<br \/>\n<\/em><em>Me secilin varg, t\u00eb lindish me secil\u00ebn fjal\u00eb&#8230;<br \/>\n<\/em><em>Mos u b\u00ebj poet n\u00ebse s\u2019mund t\u00eb vdes\u00ebsh<br \/>\n<\/em><em>P\u00ebr secilin varg, p\u00ebr secil\u00ebn fjal\u00eb. (f. 27)<\/em><\/p>\n<p>Duke analizuar me kujdes poezin\u00eb e Azem Shkrelit, Berisha konstaton se \u201cpoezia e tij nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shqiptim poetik i problemeve t\u00eb bot\u00ebs son\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00eb e tragjikes ose k\u00ebng\u00eb e p\u00ebrvajshme; ajo s\u2019\u00ebsht\u00eb as k\u00ebng\u00eb p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb, k\u00ebng\u00eb e falimentimit, por \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00eb artistikisht e ngritur, q\u00eb n\u00ebnkupton mospajtimin, protest\u00ebn kund\u00ebr nj\u00eb gjendjeje t\u00eb till\u00eb e kund\u00ebr shkaktar\u00ebve t\u00eb saj; n\u00eb qen\u00ebsin\u00eb e vet ajo \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00eb p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn, p\u00ebr flijimin, p\u00ebr fatmir\u00ebsin\u00eb e p\u00ebr krijimtarin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kapitull i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtij studimi \u00ebsht\u00eb i treti me titullin \u201cRoman p\u00ebr njeriun e vrar\u00eb nga koha\u201d, ku shqyrtohen nga aspekte t\u00eb ndryshme dy variantet e romanit \u201c Karvani i bardh\u00eb\u201d (botimi i par\u00eb i vitit 1961 dhe botimi i dyt\u00eb i vitit 1996), q\u00eb b\u00ebn shkrimin m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb realizuarit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb roman t\u00eb Azem Shkrelit t\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani te ne.<\/p>\n<p>Duke e interpretuar k\u00ebt\u00eb roman Berisha i ndri\u00e7on n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse shtresat, ve\u00e7antit\u00eb, shtjellimin e tekstit dhe rrug\u00ebtimin e k\u00ebtij romani si dhe interesimin e lexuesit dhe kritik\u00ebs p\u00ebr koh\u00ebn kur pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb (1961) drit\u00ebn e botimit.<\/p>\n<p>Sipas Berish\u00ebs, \u201c\u00c7\u00ebshtja kryesore q\u00eb kusht\u00ebzoi dhe shkaktoi mendime e vler\u00ebsime t\u00eb k\u00ebtilla p\u00ebr \u2018Karvanin e bardh\u00eb\u2019 t\u00eb Azem Shkrelit dhe q\u00eb as sot e k\u00ebsaj dite t\u00eb mos kemi nj\u00eb v\u00ebshtrim dhe nj\u00eb interpretim t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb pranuesh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb se vepra p\u00ebrher\u00eb u mor dhe u trajtua si roman tradicional, nd\u00ebrsa n\u00eb qen\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ngritur e shtjelluar mbi baz\u00ebn e romanit modern. Pik\u00ebrisht qasja pozitiviste dhe k\u00ebrkimi i atyre p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve e shtesave t\u00eb romanit tradicional e jo t\u00eb asaj q\u00eb faktikisht ofron dhe p\u00ebrmban vepra, b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie jo vet\u00ebm n\u00eb punimet e disa autor\u00ebve, por edhe t\u00eb nj\u00eb autori\u201d (f. 41).<\/p>\n<p>Shkaqet e nj\u00eb interpretimi t\u00eb \u2018gabuar\u2019 t\u00eb romanit studiuesi Berisha i sheh nga fakti se\u201c [&#8230;] \u00c7\u00ebshtjet e jashtme, q\u00eb dalin nga th\u00ebnie t\u00eb ndryshme t\u00eb personazheve ose nga rr\u00ebfimi i vet\u00eb autorit, u mor\u00ebn si par\u00ebsore e vendimtare, nd\u00ebrsa pjesa \u201ce err\u00ebt\u201d e romanit modern, q\u00eb n\u00eb \u201c Karvanin e bardh\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb mjaft e pranishme dhe origjinale, u mor si e dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb ose nuk u vler\u00ebsua fare\u201d ( f. 41).<\/p>\n<p>N\u00eb qasen thell\u00ebsisht t\u00eb argumentuar rreth romanit \u201cKarvani i bardh\u00eb\u201d autori i studimit shqyrton figur\u00ebn komplekse t\u00eb personazhit kryesor Dyl Mehmetit, sidomos qen\u00ebsin\u00eb e metafor\u00ebs \u201cDyl Mehmetin e ka vrar\u00eb koha\u201d p\u00ebr \u00e7ka nuk ishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb shkrim apo studim b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij romani nga autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb bota e brendshme e personazhit t\u00eb Dylit, apo si\u00e7 e quan studiuesi Berisha \u2018bota e err\u00ebt\u2019 mjaft komplekse e kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse, e cila nxit luft\u00eb t\u00eb brendshme, luft\u00ebn e dy bot\u00ebve brenda nj\u00eb personazhi, t\u00eb cil\u00ebn Berisha e trajtoi n\u00eb disa aspekte, qoft\u00eb n\u00eb at\u00eb kohor, qoft\u00eb n\u00eb at\u00eb shpirt\u00ebror e t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb rr\u00ebfimit.<\/p>\n<p>Te personazhi i Dyl Mehmetit autori Berisha, shpalos sidomos tiparet e tij: krenarin\u00eb dhe tragjiken, mitiken dhe konkreten, duke i konkretizuar me shembuj t\u00eb shumt\u00eb nga teksti i romanit.<\/p>\n<p>\u201cAzem Shkreli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfimtar i zhd\u00ebrvjell\u00eb\u201d- vler\u00ebson Berisha n\u00eb librin e tij, duke v\u00ebn\u00eb theksin \u00a0sidomos n\u00eb \u00e7ilt\u00ebrsin\u00eb dhe sinqeritetin e rr\u00ebfimit si dhe pasurin\u00eb shpirt\u00ebrore e mendore t\u00eb Azem Shkrelit n\u00eb krijimin e \u00a0tekstit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb studimin e Berish\u00ebs i kushtohet versionit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb romanit \u201cKarvani i bardh\u00eb\u201d i botuar m\u00eb 1996. Duhet th\u00ebn\u00eb se Azem Shkreli iu kthye romanit pas 30 vjet\u00ebsh, ku krijoi nj\u00eb proz\u00eb p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr, sidomos n\u00eb rrafshin e gjuh\u00ebs poetike dhe t\u00eb shtjellimit t\u00eb tekstit: \u201cDy \u00e7\u00ebshtje kusht\u00ebzojn\u00eb ndryshimet e m\u00ebdha midis k\u00ebtyre dy versioneve:<\/p>\n<ol>\n<li>a) gjuha poetike, p\u00ebrkat\u00ebsisht sistemi i t\u00eb shprehurit poetik, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb versionin e dyt\u00eb nj\u00ebrin nd\u00ebr romanet m\u00eb artistik\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb.<\/li>\n<li>b) qasje dhe shqiptim i nd\u00ebrliqsh\u00ebm i bot\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb burrave t\u00eb ngujuar n\u00eb shpell\u00eb dhe i raporteve shoq\u00ebrore, q\u00eb e kusht\u00ebzuan dhe e kusht\u00ebzojn\u00eb at\u00eb bot\u00eb\u201d (f. 59).<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pjes\u00eb mjaft interesante e krijimtaris\u00eb shkreliane jan\u00eb edhe tregimet e tij, t\u00eb cilat studiuesi Berisha do t\u2019i cil\u00ebsoi krijesa moderne, ku ndalet ve\u00e7mas te tregimet \u201cBuka\u201d dhe \u201cPuthja n\u00eb bronze\u201d<\/p>\n<p>Vepr\u00ebn dramatike \u201cFosilet\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dram\u00eb e individit, dram\u00eb e Dyl Mehmetit, autori Berisha e vler\u00ebson si \u2018\u2019tragjik\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb dhe t\u00eb trefisht\u00eb t\u00eb njeriut\u201d ton\u00eb. N\u00eb hartimin e k\u00ebsaj vepre Azem Shkreli \u00ebsht\u00eb treguar njoh\u00ebs i madh i dram\u00ebs si gjini letrare, por edhe i sken\u00ebs, ku teksti dramatik gjallon n\u00eb plotnin\u00eb e vet. N\u00eb dram\u00ebn tjet\u00ebr \u201cVarri i qyqes\u201d, sipas Berish\u00ebs, Azemi e pasuroi p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka dramaturgjin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb studiues i let\u00ebrsis\u00eb, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb gojore, Anton Nik\u00eb Berisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr studimore trajton nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, at\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb gojore n\u00eb tregime dhe romanin e Azem Shkrelit: \u201cP\u00ebr t\u2019u bindur se let\u00ebrsia jon\u00eb gojore \u00ebsht\u00eb, t\u00eb themi metaforikisht, mishi dhe gjaku i disa tregimeve ose romanit \u2018Karvani i bardh\u00eb\u2019 t\u00eb Azem Shkrelit, mjafton q\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, t\u00eb synonim q\u00eb disa nga frazeologjit\u00eb, mallkimet, urimet, p\u00ebrbetimet, ngush\u00ebllimet e shprehjet q\u00eb i p\u00ebrkasin let\u00ebrsis\u00eb gojore t\u2019i hiqnim ose t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsonim me shprehje t\u00eb reja\u201d (f. 114).<\/p>\n<p><strong>Lib\u00ebr q\u00eb do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb studiuesve t\u00eb rinj<\/strong><\/p>\n<p>Studimi \u201cPoetika e fjal\u00ebve t\u00eb gurta\u201d p\u00ebrmbyllet me kapitullin \u201cLexim dhe interpretim q\u00eb hap dritare\u201d e q\u00eb simbolikisht synon t\u2019i \u2018thot\u00eb\u2019 lexuesit e studiuesit t\u00eb ardhsh\u00ebm, se ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dritare p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e nj\u00eb artisti t\u00eb madh t\u00eb fjal\u00ebs si\u00e7 ishte Azem Shkreli dhe t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij momentale t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Ky fakt e b\u00ebn librin \u201cPoetika e fjal\u00ebve t\u00eb gurta\u201d t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs nj\u00eb studim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ndri\u00e7on disa nga vlerat kryesore t\u00eb nj\u00eb krijimtarie letrare madhore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e Azem Shkrelin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje them me bindje se \u201cPoetika e fjal\u00ebve t\u00eb gurta\u201d e Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb studim p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka i ve\u00e7ant\u00eb dhe shum\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Lexuesit e vepr\u00ebs letrare t\u00eb Azem Shkrelit nga ky studim mund t\u2019i zgjerojn\u00eb njohurit\u00eb e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr poetikisht t\u00eb pasur dhe t\u00eb aft\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb komunikim shum\u00ebshtresor me lexuesin dhe t\u00eb ndikoj\u00eb estetikisht n\u00eb t\u00eb. Besoj se edhe studiuesit kan\u00eb \u00e7ka t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb prej tij.<\/p>\n<p><em>Prishtin\u00eb, korrik 2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajete Zogaj Anton Nik\u00eb Berisha, &#8220;Poetika e fjal\u00ebve t\u00eb gurta&#8221;. Qasje vepr\u00ebs letrare t\u00eb Azem Shkrelit. Botoi Argeta \u2013 LMG, Tiran\u00eb 2010 Vepra letrare e Azem Shkrelit, tani e nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb objekt studimi nga njoh\u00ebs t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij e studiues t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, duke e trajtuar krijimtarin\u00eb e tij nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58476,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,8],"tags":[],"class_list":["post-58475","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-ese","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ajete Zogaj Anton Nik\u00eb Berisha, &#8220;Poetika e fjal\u00ebve t\u00eb gurta&#8221;. Qasje vepr\u00ebs letrare t\u00eb Azem Shkrelit. Botoi Argeta \u2013 LMG, Tiran\u00eb 2010 Vepra letrare e Azem Shkrelit, tani e nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb objekt studimi nga njoh\u00ebs t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij e studiues t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, duke e trajtuar krijimtarin\u00eb e tij nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-28T08:23:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/anb-poetika_e_fjaleve_te_ngurta.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"866\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA\",\"datePublished\":\"2020-07-28T08:23:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/\"},\"wordCount\":2243,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/anb-poetika_e_fjaleve_te_ngurta.jpg\",\"articleSection\":[\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/\",\"name\":\"STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/anb-poetika_e_fjaleve_te_ngurta.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-28T08:23:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/anb-poetika_e_fjaleve_te_ngurta.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/07\\\/anb-poetika_e_fjaleve_te_ngurta.jpg\",\"width\":600,\"height\":866,\"caption\":\"ANB - Poetika e fjal\u00ebve t\u00eb ngurta\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ajete Zogaj Anton Nik\u00eb Berisha, &#8220;Poetika e fjal\u00ebve t\u00eb gurta&#8221;. Qasje vepr\u00ebs letrare t\u00eb Azem Shkrelit. Botoi Argeta \u2013 LMG, Tiran\u00eb 2010 Vepra letrare e Azem Shkrelit, tani e nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb objekt studimi nga njoh\u00ebs t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij e studiues t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, duke e trajtuar krijimtarin\u00eb e tij nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-07-28T08:23:05+00:00","og_image":[{"width":600,"height":866,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/anb-poetika_e_fjaleve_te_ngurta.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA","datePublished":"2020-07-28T08:23:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/"},"wordCount":2243,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/anb-poetika_e_fjaleve_te_ngurta.jpg","articleSection":["Ese","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/","name":"STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/anb-poetika_e_fjaleve_te_ngurta.jpg","datePublished":"2020-07-28T08:23:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/anb-poetika_e_fjaleve_te_ngurta.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/anb-poetika_e_fjaleve_te_ngurta.jpg","width":600,"height":866,"caption":"ANB - Poetika e fjal\u00ebve t\u00eb ngurta"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-i-hartuar-me-perkushtim-per-nje-veper-letrare-me-vlera-te-medha\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"STUDIM I HARTUAR ME P\u00cbRKUSHTIM P\u00cbR NJ\u00cb VEP\u00cbR LETRARE ME VLERA T\u00cb M\u00cbDHA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58475"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58475\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58477,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58475\/revisions\/58477"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58476"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}