{"id":58654,"date":"2020-08-05T23:37:56","date_gmt":"2020-08-05T21:37:56","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=58654"},"modified":"2020-08-05T23:37:56","modified_gmt":"2020-08-05T21:37:56","slug":"kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/","title":{"rendered":"Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe"},"content":{"rendered":"<p><strong>Tom\u00eb Mrijaj<\/strong><\/p>\n<p>Vitet kalojn\u00eb dhe n\u00eb kujtes\u00ebn e fresk\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjithmon\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00eb figura e patriotit dhe personalitetit t\u00eb shquar shqiptar Kol\u00eb M. Berisha, i cili, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij aktive tregoi me shembuj pozitiv konkret nj\u00eb heroiz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke p\u00ebrballuar ngjarjet e dhimbshme t\u00eb historis\u00eb plot plag\u00eb t\u00eb atdheut ton\u00eb martir.<\/p>\n<p>Me mikun tim t\u00eb dashur kol\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u takuam n\u00eb vitin 1966 n\u00eb shkoll\u00ebn Normale \u201cHysni Zajmi\u201d t\u00eb Gjakov\u00ebs.<br \/>\nAi ishte nj\u00eb djal\u00eb elegant, i dashur dhe shum\u00eb serioz me t\u00eb gjith\u00eb, fjal\u00eb pak e pun\u00eb shum\u00eb, mik dhe shok besnik me t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb e kan\u00eb njohur nga af\u00ebr.<\/p>\n<p>Q\u00eb asokohe dhe deir sot n\u00eb jemi miq t\u00eb njeri-tjetrit. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00eb s\u00eb mesme, Kola, ka punuar disa vite si sekretar i gjimnazit \u201cLuigj Gurakuqit\u201d n\u00eb Klin\u00eb, dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj koh\u00eb jemi takuar disa her\u00eb, ku kemi shk\u00ebmbyer mendime dhe ide mbi Kosov\u00ebn, dhe fatkeqsit\u00eb q\u00eb e ka pllakosur at\u00eb n\u00eb ato dit\u00eb. Kola ishte nj\u00eb patriot i flakt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Rugova dhe Kol\u00eb Berisha\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/rugova-kole_berisha.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Kol\u00eb M. Berisha krahu i djatht\u00eb i presidentit dr. Ibrahim Rugov\u00ebs<\/em><\/span><\/p>\n<p>At\u00eb e kam takuar edhe gjat\u00eb vizitave t\u00eb shpeshta zyrtare, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb New York, duke qen\u00eb kryetar i LDK-s\u00eb. Ai k\u00ebtu kishte daj\u00ebt e tij.<br \/>\nAi ishte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time k\u00ebtu n\u00eb New York, me t\u00eb cilin kemi folur gjat\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kola, sa here q\u00eb ka ardhur n\u00eb SHBA, ka vizituar edhe zyr\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Priztenit n\u00eb Bronx, New York, kryetarin e Lidhjes Ismet Uk\u00eb Sadik Berish\u00ebn, t\u00eb cilin e kishte bashk\u00ebvendas, dhe mua si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Lidhjes.<\/p>\n<p>Presidenti dr. Ibrahim Rugova, shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb kishte organizuar nj\u00eb manifestim t\u00eb madh, p\u00ebr p\u00ebrkujtimin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit t\u00eb vitit 1878, ku, ai kishte ftuar shum\u00eb personalitete t\u00eb bot\u00eb shqiptare nga t\u00eb gjith\u00eb vendet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nMidis tyre, me ftes\u00eb t\u00eb posa\u00e7me nga Presidenti dr. Rugova ishte edhe delegacioni i yn\u00eb i ardhur nga SHBA, n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ishte kryetari i Lidhjes s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Prizrenit Ismet Uk\u00eb Sadiku Berisha dhe un\u00eb si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i saj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Rugova dhe Kol\u00eb Berisha\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/rugova-kole_berisha1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Kol\u00eb Berisha, nj\u00eb prej figurave t\u00eb r\u00ebndsishme t\u00eb LDK-s\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb 90-t\u00eb dhe pas luft\u00ebs nj\u00eb kujtim i paharruar me dr. Ibrahim Rugov\u00ebn.<\/em><\/span><\/p>\n<p>P\u00ebr ne ishte nj\u00eb \u00e7ast shum\u00eb emocionues, mbasi Presidenca e Kosov\u00ebs, vler\u00ebsonte shum\u00eb kontributin e Lidhjes s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Prizrenit n\u00eb SHBA (1962), e cila kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr \u00e7eshtjen e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes demostratave, peticioneve, memorandumeve, letrave d\u00ebrguar president\u00ebve n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, senator\u00ebve, kongresmen\u00ebve etj.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e nes\u00ebrme vizit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb e filluam me nacionalistin Kol\u00eb M. Berish\u00ebn, n\u00eb zyr\u00ebn e tij si fuksionar i lart\u00eb i LDK-s\u00eb. At\u00eb dit\u00eb mbas nj\u00eb bisede t\u00eb ngroht\u00eb dhe miq\u00ebsore, Kola mua dhe Ismetit na dhuroi nga nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb tij, me titull: \u201cDitari i nj\u00eb izolanti\u201d.<br \/>\nGjat\u00eb bised\u00ebs son\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij, n\u00eb nj\u00eb moment, un\u00eb i drejtohem mikut t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shkoll\u00ebs Kol\u00ebs me shaka: \u201cPse kaq shum\u00eb roje p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit sot n\u00eb Kosov\u00ebn e Lir\u00eb!?\u201d Pergjigja e tij ishte buz\u00ebqeshja, e cila na la shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb dite tjet\u00ebr, t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Prishtin\u00eb, ne pam\u00eb m\u00eb syt\u00eb tan\u00eb makin\u00ebn e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs dr. Rogov\u00ebs, t\u00eb rrethuar nga shum\u00eb roje.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kol\u00eb Berisha dhe Jozefina Topalli\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kole_berisha-jozefina_topalli.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Kryetari i Kuvendit te\u0308 Kosove\u0308s, Kole\u0308 M. Berisha, duke pritur kryetaren e Kuvendit te\u0308 Shqipe\u0308rise\u0308, zonje\u0308n Jozefina Topalli<\/em><\/span><\/p>\n<p>Ne, u shqetsuam shum\u00eb, kur pam\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb. N\u00eb ato momente shum\u00eb t\u00eb ardhur, q\u00eb ishim vendosur n\u00eb hotelin \u201cGrand\u201d, n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, ku, kishim takime dhe darka pune t\u00eb ndryshme, n\u00eb t\u00eb cilat na shoq\u00ebroi edhe vet\u00eb Presidenti Dr. Rugova, Kol\u00eb M. Berisha dhe akademik Mark Krasniqi etj., s\u00ebrisht ne na u krijua nj\u00eb p\u00ebrshtypje e pak\u00ebndshme, se di\u00e7ka nuk shkonte n\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto skena me badigarda, k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb shpenzime financiare, t\u00eb cilat r\u00ebndonin shum\u00eb ekonomin\u00eb e shkat\u00ebrruar dhe t\u00eb lodhur t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb sapo kishte dalur nga lufta e saj p\u00ebr liri. Kosov\u00ebn e lam\u00eb me zem\u00ebr t\u00eb thyer.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, nj\u00eb dit\u00eb erdhi p\u00ebr vizit\u00eb miku i familjes Uk\u00eb Gjoka, i cili, p\u00ebr disa vite ka punuar si profesor i gjuh\u00ebs angleze n\u00eb gjimazin \u201cLuigj Gurakuqi\u201d t\u00eb Klin\u00ebs.<\/p>\n<p>Uka kur e pa n\u00eb bibiotek\u00ebn time librin: \u201cDirari i nj\u00eb izolanti\u201d, me autor Kol\u00eb M. Berish\u00ebn, iu mbush\u00ebn syt\u00eb me lot.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kol\u00eb Berisha p\u00ebrurim\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kole_berisha-perurim.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Kryetari i Kuvendit te\u0308 Kosove\u0308s, Kole\u0308 M. Berisha, duke peruruar Bibliotek\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb project i mb\u00ebshtetur nga Biblioteka Kombe\u0308tare dhe Universitare.<\/em><\/span><\/p>\n<p>Un\u00eb e pash\u00eb n\u00eb sy, se ai ishte prekur th\u00ebll\u00eb dhe mbasi e mori vet\u00ebn e pyes Uk\u00ebn. Ai filloi t\u00eb rr\u00ebfej: \u201cNj\u00eb dit\u00eb mbas orarit t\u00eb m\u00ebsimit me shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb gjimnazit, ishim nisur p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe s\u00ebbashku dhe biseduar p\u00ebr gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb atyre dit\u00ebve, q\u00eb po kalonte Kosova e jon\u00eb, n\u00eb mesin ton\u00eb ishte edhe sekretari i saj Kol\u00eb M. Berisha, para se t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb qend\u00ebr tek udhekryqi, pam\u00eb disa polic\u00eb serb. Njeri nga koleg\u00ebt tha: \u201cPse kaq shum\u00eb polic\u00eb aty!!!\u201d<\/p>\n<p>Kola, duke e ndjekur nga af\u00ebr situat\u00ebn, q\u00eb u krijua ai menj\u00ebher\u00eb tha: \u201cPolic\u00ebt nuk kan\u00eb pun\u00eb me ju, por vet\u00ebm me mua.\u201d Dhe ashtu ndodhi.<br \/>\nPolic\u00ebt, sapo u afruan tek ne, u drejtuan menj\u00ebher\u00eb drejt Kol\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive dhe filluan me shkopinj q\u00eb kishin n\u00eb duar ta q\u00ebllonin papushim n\u00eb trup. Ata vet\u00ebm e q\u00ebllonin pa ditur se ku i binin atij.<\/p>\n<p>Kola, i gjat\u00eb q\u00ebndrote stoik. Trupi i tij u nxi nga shkopinjt e gom\u00ebs dhe shqelmat e mallkimet me fjal\u00eb banale q\u00eb p\u00ebrdorinin polic\u00ebt\u2026<br \/>\nAi kishte vendosur dy duart n\u00eb mbrotje t\u00eb kok\u00ebs s\u00eb tij dhe gjat\u00eb gjith\u00eb asaj kohe deri q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar p\u00ebrdhe.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kol\u00eb Berisha\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kole_berisha.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ne, asokohe n\u00eb at\u00eb sken\u00eb makrabre t\u00eb krijuar nga polic\u00ebt mizor\u00eb serb, jemi ndier shum\u00eb keq, sepse nuk ishim n\u00eb gjendje ta ndihmonim shokun ton\u00eb Kol\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Kulla apo sht\u00ebpia e tij n\u00eb Klin\u00eb, \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb \u00ebsht\u00eb goditur nga bresh\u00ebrit\u00eb e plumbave t\u00eb \u00e7etnik\u00ebve serb\u00eb, e cila edhe sot \u00ebsht\u00eb e pabanueshme dhe ka gjurm\u00ebt e plumbave dhe nuk banohet nga askush. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi historike e dhun\u00ebs policore serbe, ndaj shqiptar\u00ebve dhe sht\u00ebpive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Miku im Kol\u00eb Berisha, prej shum\u00eb viteve nga plag\u00ebt q\u00eb ka marr\u00eb gjat\u00eb asaj periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, gjendet sot i s\u00ebmur\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb \u00eb tij n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00ebn kujdesin e vijuesh\u00ebm t\u00eb familjes s\u00eb tij t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen shum\u00eb keq, q\u00eb prej shum\u00eb vitesh, p\u00ebr patriotin e shquar Kol\u00eb M. Berisha, askush nuk ka shkruar asnj\u00eb rresht p\u00ebrkujtimi t\u00eb historive t\u00eb tij plot plag\u00eb, kur t\u00eb gjith\u00eb e dijn\u00eb se ai ishte edhe kryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, lider kryesor i LDK-s\u00eb, miku dhe krahu i djatht\u00eb m\u00eb i ngusht\u00eb i Presidentit dr. Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kol\u00eb Berisha\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kole_berisha1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>Dhimbjet e Kol\u00ebs jan\u00eb plag\u00ebt e p\u00ebrgjakshme t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vepre t\u00eb kompletuar si: \u201cDitari i nj\u00eb izolanti\u201d, shkruar nga atdhetari i shquar Kol\u00eb M. Berisha, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i b\u00ebhet nj\u00eb parath\u00ebnie, sepse nuk mund t\u2019i b\u00ebsh ndonj\u00eb interpretim ose koment, t\u00eb jap\u00ebsh ndonj\u00eb meditim apo shtosh fjal\u00eb pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb atyre \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb autori, sepse ai ka rr\u00ebfyer me sin\u00e7eritet gjith\u00e7ka, q\u00eb mund t\u00eb thuhet rreth l\u00ebnd\u00ebs, q\u00eb ka trajtuar me nj\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsi absolute.<\/p>\n<p>Aty tregohen deri n\u00eb holl\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb gjitha vuajtjet fizike dhe shpirt\u00ebrore, traumat dhe streset psiqike, q\u00eb p\u00ebsoi \u201cizolanti\u201d dhe jo vet\u00ebm ai, gjith\u00eb asaj periudhe afro tre mujore t\u00eb atij \u201cizolimi arbitrar\u201d, q\u00eb n\u00eb fakt nuk ishte nj\u00eb \u201cizolim\u201d, por nj\u00eb burg i v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nPrandaj edhe un\u00eb nuk do t\u2019i b\u00ebj ndonj\u00eb parath\u00ebnie k\u00ebtij libri, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ia ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb autori me shkrimin \u201cN\u00eb vend t\u00eb hyrjes\u201d, por dua t\u00eb them vet\u00ebm dy fjal\u00eb, duke theksuar fort me plot goj\u00ebn, se kjo vep\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u201cDitar\u201d i zakonsh\u00ebm kujtimesh e ngjarjesh t\u00eb kaluara, q\u00eb lexohen dhe harrohen shpejt; por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt-akuz\u00eb, q\u00eb t\u00eb ngulitet thell\u00eb n\u00eb memorie e t\u00eb l\u00eb mbresa t\u00eb paharruara p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt-akuz\u00eb m\u00eb e fuqishme, q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhet diktatur\u00ebs serbo-komuniste t\u00eb Millosheviqit, p\u00ebr urretjen psikologjike dhe p\u00ebr gjenocidin e ushtruar ndaj popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb tre mujore, por edhe gjat\u00eb sundimit t\u00eb diktatorit Millosheviq gjat\u00eb nj\u00eb shekulli t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo urretje e pakufishme e brymosur p\u00ebr dekada me radh\u00eb n\u00eb shpirtin serb ndaj popullit kosovar, p\u00ebr t\u00eb vetmin faj se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb popull autokton n\u00eb trojet e veta, i ka rr\u00ebnj\u00ebt pik\u00ebrisht n\u00eb faktin e q\u00ebnies s\u00eb tyre t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, sepse sipas serb\u00ebve ata jan\u00eb si mish i huaj n\u00eb at\u00eb tok\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e zaptuan dhe e mbajt\u00ebn me dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, autokton\u00ebt duhet t\u00eb shfaros\u00ebn ose t\u00eb detyrohen t\u00eb largohen me dhun\u00eb, q\u00eb Kosova shqipare t\u00eb b\u00ebhet plot\u00ebsisht pron\u00eb e p\u00ebrjetshme e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb filozofia shoviniste serbe.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, k\u00ebtu q\u00ebndron edhe vlera e k\u00ebtij \u201cDitari i nj\u00eb izolanti\u201d, i cili, duhet t\u00eb ruhet p\u00ebrjetsisht si nj\u00eb dokument dhe prov\u00eb e gjall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha ato krime monstruoze t\u00eb ushtruara nga p\u00ebrbindshat serb\u00eb mbi popullsin\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb mos t\u00eb harrohen dhe kurr\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb kjo histori e dhimbshme.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb m\u00ebsazh kaq human, jam i bindur se z. Kol\u00eb M. Berisha, ia ka dal\u00eb ta p\u00ebr\u00e7oj\u00eb me sukses n\u00eb zemrat e \u00e7do lexuesi e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinis\u00eb e popullit kosovar.<\/p>\n<p>Si shok i tij, shpiptar e si kosovar, e p\u00ebrg\u00ebzoj me gjith\u00eb zem\u00ebr e mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr edhe pse ndodhem mij\u00ebra kilometra larg Atdheut dhe Kosov\u00ebs sime t\u00eb dashur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tom\u00eb Mrijaj Vitet kalojn\u00eb dhe n\u00eb kujtes\u00ebn e fresk\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjithmon\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00eb figura e patriotit dhe personalitetit t\u00eb shquar shqiptar Kol\u00eb M. Berisha, i cili, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij aktive tregoi me shembuj pozitiv konkret nj\u00eb heroiz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke p\u00ebrballuar ngjarjet e dhimbshme t\u00eb historis\u00eb plot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58656,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-58654","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Tom\u00eb Mrijaj Vitet kalojn\u00eb dhe n\u00eb kujtes\u00ebn e fresk\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjithmon\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00eb figura e patriotit dhe personalitetit t\u00eb shquar shqiptar Kol\u00eb M. Berisha, i cili, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij aktive tregoi me shembuj pozitiv konkret nj\u00eb heroiz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke p\u00ebrballuar ngjarjet e dhimbshme t\u00eb historis\u00eb plot [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-08-05T21:37:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/delegacioni-kosovar-me-condoleezza-reis.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"437\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe\",\"datePublished\":\"2020-08-05T21:37:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/\"},\"wordCount\":1852,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/delegacioni-kosovar-me-condoleezza-reis.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/\",\"name\":\"Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/delegacioni-kosovar-me-condoleezza-reis.jpg\",\"datePublished\":\"2020-08-05T21:37:56+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/delegacioni-kosovar-me-condoleezza-reis.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/delegacioni-kosovar-me-condoleezza-reis.jpg\",\"width\":800,\"height\":437,\"caption\":\"Delegacioni kosovar me Condoleezza Reis\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Tom\u00eb Mrijaj Vitet kalojn\u00eb dhe n\u00eb kujtes\u00ebn e fresk\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjithmon\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00eb figura e patriotit dhe personalitetit t\u00eb shquar shqiptar Kol\u00eb M. Berisha, i cili, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij aktive tregoi me shembuj pozitiv konkret nj\u00eb heroiz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke p\u00ebrballuar ngjarjet e dhimbshme t\u00eb historis\u00eb plot [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-08-05T21:37:56+00:00","og_image":[{"width":800,"height":437,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/delegacioni-kosovar-me-condoleezza-reis.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe","datePublished":"2020-08-05T21:37:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/"},"wordCount":1852,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/delegacioni-kosovar-me-condoleezza-reis.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/","name":"Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/delegacioni-kosovar-me-condoleezza-reis.jpg","datePublished":"2020-08-05T21:37:56+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/delegacioni-kosovar-me-condoleezza-reis.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/delegacioni-kosovar-me-condoleezza-reis.jpg","width":800,"height":437,"caption":"Delegacioni kosovar me Condoleezza Reis"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kole-m-berisha-hero-i-pamposhtur-para-torturave-cnjerezore-serbe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kol\u00eb M. Berisha hero i pamposhtur para torturave \u00e7njer\u00ebzore serbe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58654"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58654\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58657,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58654\/revisions\/58657"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58656"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}