{"id":58795,"date":"2020-08-11T17:09:24","date_gmt":"2020-08-11T15:09:24","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=58795"},"modified":"2020-08-11T17:09:24","modified_gmt":"2020-08-11T15:09:24","slug":"merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/","title":{"rendered":"Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ibrahim-kabili.jpg\" alt=\"Ibrahim Kabili\" width=\"250\" height=\"300\" \/> Esht\u00eb obligim, respekt, detyrim moral, por dhe krenari t\u00eb shkruash disa radh\u00eb p\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaren e madhe dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, Merita Halili. Personifikimi m\u00eb i mir\u00eb i saj b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebng\u00ebs &#8220;Lule t\u00eb bukura ka Tirana&#8221;. E pa asnj\u00eb dyshim, Merita \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb e mirat lule, t\u00eb Tiran\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaret m\u00eb t\u00eb mira jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptarin\u00eb. Esht\u00eb k\u00ebng\u00ebtare e nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb, shum\u00eb e thjesht\u00ea, modeste si njeri, dhe familjare shembullore. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtarja me t\u00eb cil\u00ebn krenohet Tirana, krenohet Shqip\u00ebria dhe gjith\u00eb shqiptaria. Kjo \u00ebsht\u00eb Merita q\u00eb na mungon prej 25 vitesh, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezent me artin e saj n\u00eb SHBA dhe gjith\u00eb vendet ku ka shqiptar. Ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebre nj\u00eb &#8220;ambasadore&#8221; e k\u00ebng\u00ebs, muzik\u00ebs dhe artit shqiptar n\u00eb bot\u00eb. Vjen her\u00eb pas here n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr koncerte recitale apo veprimtari kulturore dhe gjithnj\u00eb pritet shum\u00eb mir\u00eb nga publiku, artdash\u00ebsit dhe dashamir\u00ebsit e saj\u00eb.<\/p>\n<p>Merita Halili lindi n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 5 prill 1966. Shkoll\u00ebn fillore dhe at\u00eb 8 vje\u00e7are e kreu n\u00eb qyretin e lindjes Tiran\u00eb, me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera. Prind\u00ebrit e kishin pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe b\u00ebn\u00eb shum\u00eb sakrifica p\u00ebr shkollimin e saj. Q\u00eb e vog\u00ebl ra n\u00eb sy prirjet e saj\u00eb n\u00eb muzik\u00eb. Krahas m\u00ebsuesis\u00eb, aplikoj p\u00ebr konkurs n\u00eb muzik\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn Artistike &#8220;Jordan Misja&#8221;. Fitoj\u00eb n\u00eb konkurs dhe vazhdoj\u00eb Liceun Artistik. Pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme artistike me nota shum\u00eb t\u00eb mira, vazhdoi studimet n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve p\u00ebr kanto. Veprimtarin\u00eb e saj artistike e filloj q\u00eb f\u00ebmij\u00eb, si nx\u00ebn\u00ebse n\u00eb shkoll\u00ebn 8 vje\u00e7are ku spikati fillimisht talenti i saj.<\/p>\n<p>E natyrisht nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe me t\u00eb, n\u00eb fillimet e saj, b\u00ebri m\u00ebsuesi i muzik\u00ebs Nadi Kor\u00e7a. Merita n\u00eb disa intervista shprehet me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira dhe pun\u00ebn plot kushtim t\u00eb m\u00ebsuesit t\u00eb saj t\u00eb muzik\u00ebs, t\u00eb t\u00eb ndjerit Kor\u00e7a. M\u00eb pas n\u00eb krijimtarin\u00eb e saj ndikoj\u00eb shum\u00eb dhe kompozitori Muharrem Gurra, me krijimet e tij\u00eb muzikore n\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme. N\u00eb Pallatin e Pioner\u00ebve dhe Lice ajo u ndihmua shum\u00eb kompozitori Robert Radoja dhe muzikant\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb nj\u00eb niveli shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb profesional. K\u00ebto b\u00ebn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb me shum\u00eb pasion e p\u00ebrkushtim. Fal\u00eb pun\u00ebs n\u00eb tyre n\u00eb Lice, dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb saj, Merita shk\u00eblqeu si nx\u00ebn\u00ebse dhe doli me nota shum\u00eb t\u00eb mira. Gradualisht, me pun\u00eb, me pasion ajo u formua si k\u00ebng\u00ebtare dhe b\u00ebri em\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb interpretimet e k\u00ebng\u00ebve popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme, por jo vet\u00ebm t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb moment kthese p\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaren e re qe ftesa si soliste n\u00eb Festivalin Folklorik Komb\u00ebtar t\u00eb Gjirokastr\u00ebs n\u00eb vitin 1983. Atje pati nj\u00eb interpretim t\u00eb shk\u00eblqyer duke u afirmuar dhe m\u00eb shum\u00eb si k\u00ebng\u00ebtare. Ky eveniment komb\u00ebtar qe nj\u00eb fillim mjaft premtuese p\u00ebr t\u00eb. Fill pas saj, Merita em\u00ebrohet si soliste profesioniste pran\u00eb Ansamblit Shtet\u00ebror t\u00eb K\u00ebng\u00ebve dhe Valleve Popullore. Ishte e re,16 vje\u00e7are dhe filloj t\u00eb b\u00ebnte &#8220;epok\u00eb&#8221; me k\u00ebng\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme. K\u00ebtu bie n\u00eb sy talenti i saj n\u00eb interpretimet e k\u00ebng\u00ebve Tiranse me nj\u00eb z\u00eb melodioz, shum\u00eb t\u00eb past\u00ebr e tep\u00ebr qytetar. Ky qe vendi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe ideal p\u00ebr &#8220;promovimin&#8221; e k\u00ebng\u00ebve dhe k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb re Halili. N\u00eb formimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb saj n\u00eb ASHKVP ka ndikuar shum\u00eb kompozitori Agim Krajka, dhe koleg\u00eb t\u00eb tij\u00eb. K\u00ebtu ajo shihet si pasuese dinjitoze e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb mir\u00ebnjohura: Fitnet Rexha, Hafsa Zyberi dhe m\u00eb pas t\u00eb brezit tjet\u00ebr: Naile Hoxha, Zeliha Sina, Zan Zyberi, Hysni Zela, Irini Qiriako etj.<\/p>\n<p>Merita punoj\u00eb q\u00eb e re me to, m\u00ebsoj\u00eb shum\u00eb prej tyre, dhe u b\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare dinjitoze dhe u afirmua n\u00eb sken\u00eb si e till\u00eb. Me A.SH.K.V.P. Merita b\u00ebri shum\u00eb turne n\u00eb Shqip\u00ebri pothuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb, por dhe shum\u00eb zona rurale. Po k\u00ebshtu Ansambli ka b\u00ebr\u00eb turne dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs duke promovuar vlerat e artit dhe k\u00ebng\u00ebs s\u00eb mirfillt\u00eb popullore shqiptare. Kudo q\u00eb shkoi Merita u duartrokit, u shoq\u00ebrua n\u00eb k\u00ebng\u00eb me ovacione, dhe u rikthye shum\u00eb her\u00eb nga publiku n\u0113 sken\u00eb, pasi ajo trokiste dhe fliste me zemr\u00ebn e tyre. K\u00ebshtu rritej me koh\u00ebn nga ana artistike k\u00ebng\u00ebtarja, Halili.<\/p>\n<p>Rezultatet dhe fama e saj\u00eb erdhi gjithnj\u00eb n\u00eb rritje. N\u00eb vitin 1995 mori pjes\u00eb n\u00eb spektaklin Gala &#8220;12 n\u00eb Hollivud&#8221;, krahas 90 k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve nga gjith\u00eb trevat shqiptare dhe diaspora. N\u00eb k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl mori \u00c7mimin e Par\u00eb. Ky \u00e7mim qe nj\u00eb start tjet\u00ebr p\u00ebr ecur m\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Repertori i k\u00ebng\u00ebve q\u00eb interpretoj Merita qe i madh e i larmish\u00ebm, nd\u00ebr t\u00eb tjera mund t\u00eb p\u00ebrmendim: Lule t\u00eb bukura ka Tirana, Lujma belin, End\u00ebrrat e mija, Ajka e qum\u00ebshtit, Dy lule pas malit, Qamiles, F\u00ebrf\u00eblloj th\u00ebll\u00ebnxa n&#8217;uj\u00eb, Mori vjollca q\u00eb \u00e7el n&#8217;saksi, Trandafilin kur ta dhash\u00eb, Shoq\u00ebria, Hypi djali n\u00eb moll\u00eb, Zare, Goc\u00eb Prezjane, Uj\u00eb na iku jeta, Ani mori nuse, Shota, Lum Tirana q\u00eb t&#8217;pat djal\u00eb, \u00c7\u00ebsht\u00eb ky nushullim i madh, T\u00eb shtun\u00ebn t\u00eb djel\u00ebn mrama, Ulu mal t\u00eb dali hana, Sa bukur na ka dal\u00eb nusja, Pipzat, Laje laje kryet si rosa, Doli goca n&#8217;penxhere, O moj goc\u00eb e bukur, O me sabah kam dal\u00eb n\u00eb pazar, Na leu dielli, Jam un\u00eb tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb je ti \u00e7un i vog\u00ebl, O iku goca moj lale, T\u00eb vog\u00ebl t\u00eb desha, Sa m&#8217;ka marr\u00eb malli, U bubu moj nan\u00eb, Gani Beg Toptani, M\u00ebhalla e Daut Beut, Rituali i nuses dhe i dh\u00ebnd\u00ebrrit, Moj th\u00ebll\u00ebnx\u00eb moj mitare, Derdimen me halle shum\u00eb, Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb del, O Tirana jon\u00eb, Zoti ty t\u00eb vraft\u00eb, Tuman kuqe, Dy k\u00ebng\u00eb rome, Aty larg un\u00eb shkova, M&#8217;ka marr\u00eb malli p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn time, Emine, Mu ke \u00e7esmja, \u00c7&#8217;na \u00e7udite moj Bukuri, Dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb, Kjo shoqnia, K\u00ebndo moj qyqe, Zymbyli i bardh\u00eb, End\u00ebrrat e mija, Ke selvit\u00eb n\u00eb at\u00eb lulishte, Shtat\u00eb zymbylat, Jam bandit nj\u00eb trim i fort\u00eb, \u00c7ohuni djema shaloni atin, Lum e lum se ja m\u00ebrrini, S&#8217;paske pas nj\u00eb pik\u00eb m\u00ebshir\u00eb, Fryni era e u \u00e7el taraka, Karafili si saksi, Te \u00e7esma e stanit, Kur pata nj\u00eb lule t\u00eb bukur, Dil t\u00eb shoh me sy, Vika deti tallaz tallaz, E jotja jam, Ma g\u00ebzofsh jelekun prej ari, Te ulliri i kodr\u00ebs time, Bishtalecat pal\u00eb pal\u00eb, Mihanes, Shamija e beqarit, Sillu sillu bot\u00eb e vjet\u00ebr, Atje larg moj nan\u00eb shkova, Se \u00e7mu dogj kjo zem\u00ebr, Mori vjollca q\u00eb \u00e7el n\u00eb saksi, Vet\u00eb m\u00eb the t\u00eb dua, Karafili n\u00eb bah\u00e7e, Dy \u00e7unat e Tiran\u00ebs, Oj unaza rreth fliriri, Mitrovic\u00ebs, Erdh pranvera, K\u00ebnga e ushtarit, Moj dashnore t\u00eb gjykoft\u00eb per\u00ebndia,etj.<\/p>\n<p>N\u00eb dekada krijimtaria artistike e Merita Halilit filloj t\u00eb rritej nga ana sasiore dhe aq m\u00eb shum\u00eb nga ana cil\u00ebsore. Gjat\u00eb karier\u00ebs s\u00eb saj si artiste ajo ka nxjerr e promovuar: N\u00eb vitin 1990 albumi &#8220;K\u00ebng\u00eb popullore t\u00eb zgjedhura&#8221;, n\u00eb vitin 1992 albumi &#8221; Merita Halili&#8221;, n\u00eb vitin 2000 albumi &#8220;Merita Halili 2&#8221;. Ajo ka nxjerr dhe k\u00ebto vidioklipe: N\u00eb vitin 2009 vidioklipin &#8220;Mitrovica&#8221;, n\u00eb vitin 2013 vidioklipin &#8221; E jotja jam, i imi je&#8221;, n\u00eb vitin 2014 vidioklipin &#8220;Tirana&#8221;.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet repertori i k\u00ebng\u00ebve t\u00eb k\u00ebnduara prej saj\u00eb qe i larmish\u00ebm. Shumica e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb saj\u00eb jan\u00eb lirike, k\u00ebng\u00eb dashurie, k\u00ebng\u00eb p\u00ebr vendlindjen, k\u00ebng\u00eb q\u00eb i kushtohen djem\u00ebve fisnik (tr\u00ebndafilave), vajzave t\u00eb bukura(luleve), dh\u00ebndrrit, nuses , dashuris\u00eb midis vajz\u00ebs dhe djalit, prind\u00ebrve, shoq\u00ebris\u00eb dhe rolit t\u00eb saj\u00eb, martes\u00ebs dhe \u00e7iftit, paj\u00ebs s\u00eb nuses, veshjes s\u00eb bukur karakteristike e t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, besnik\u00ebris\u00eb, etj. K\u00ebng\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr: Tradh\u00ebtis\u00eb, dashuris\u00eb s\u00eb munguar, prerjes n\u00eb bes\u00eb etj. Merita ka k\u00ebnduar dhe k\u00ebng\u00eb epike q\u00eb u kushtohen figurave historike etj. Ngjarja m\u00eb e sh\u00ebnuar n\u00eb jet\u00ebn korcertale t\u00eb Merit\u00ebs k\u00ebto 20 vitet e fundit qe recitali q\u00eb u mbajt me 27-28 shtator 2019 me orkestr\u00ebn e madhe t\u00eb Raif Hysenit n\u00eb Pallatin e Kongreseve n\u00eb Tiran\u00eb. Repertori qe me k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb vite t\u00eb Merit\u00ebs. Orkestra dirigjohej nga i mir\u00ebnjohuri Edmond Xhani.<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb qe e organizuar mir\u00eb, dhe Merita rishk\u00eblqeu n\u00eb folen\u00eb e saj. K\u00ebnga e saj &#8221; Lum Tirana q\u00eb t\u00eb pati djal\u00eb&#8221; i ngriti pesh\u00eb zemrat e spektator\u00ebve Tiranas por dhe jo vet\u00ebm. K\u00ebnga i kushtohet Skerdilajd Llagamit, komandant &#8220;Shpendit&#8221; Ai mori pjes\u00eb n\u00eb tre luft\u00ebrat t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, U\u00c7PMB-s\u00eb dhe U\u00c7K-re. N\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ra d\u00ebshmor, ideali i tij qe: Bashkimi komb\u00ebtar! Me k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb, nga Merita p\u00ebr Skerdin,u p\u00ebrmbush nj\u00eb amanet e d\u00ebshir\u00eb e baba Bardhylit p\u00ebr t\u00eb birin! Babai i Skerdit ka dhe nj\u00eb peng e d\u00ebshir\u00eb tjet\u00ebr: Vendosjen e nj\u00eb shtatoreje t\u00eb djalit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs! Merita e b\u00ebri t\u00eb vet\u00ebn! Shpresojm\u00eb q\u00eb dhe K\u00ebshilli Bashkiak ta realizoj\u00eb d\u00ebshir\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr Shtatoren!?<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebt e Merit\u00ebs, jan\u00eb n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e tyre, k\u00ebng\u00eb tradite, k\u00ebng\u00eb t\u00eb tabanit popullor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme. Pik\u00ebrisht ndjenja e bukur e dashuris\u00eb, dhimbjes por dhe e trim\u00ebris\u00eb e kan\u00eb shoq\u00ebruar k\u00ebng\u00ebtaren n\u00eb gjith\u00eb karier\u00ebn e saj. K\u00ebng\u00ebn, ajo e k\u00ebndon me pasion t\u00eb madh dhe gjith\u00eb fuqin\u00eb e shpirtit t\u00eb saj\u00eb. Merita nga fillimi dhe n\u00eb vazhdim qe vetvetja, e thjesht\u00eb, me zem\u00ebr t\u00eb madhe, nj\u00eb vajz\u00eb e kulturuar q\u00eb ruan tradit\u00ebn e Tiran\u00ebs dhe familjes s\u00eb saj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebng\u00ebn \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb tradit\u00ebn popullore, n\u00eb muzik\u00ebn tradicionale dhe t\u00eb past\u00ebr shqiptare duke e ruajtur at\u00eb, nga ndikimi i muzik\u00ebs s\u00eb huaj. Z\u00ebri i saj i past\u00ebr, intonacioni i duhur, ruajtja e folklorit dhe e k\u00ebng\u00ebs burimore, interpretimi me nivel t\u00eb lart\u00eb artistik, e b\u00ebjn\u00eb Merit\u00ebn nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare t\u00eb madhe dhe shum\u00eb t\u00eb p\u00eblqyer kudo ku ka shqiptar.<\/p>\n<p>Merita ka dhe shum\u00eb bashk\u00ebpunime artistike me k\u00ebng\u00ebtar t\u00eb tjer\u00eb me em\u00ebr n\u00eb fush\u00ebn e k\u00ebng\u00ebs e muzik\u00ebs. Nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrmendim: Me Shk\u00eblzen Jetishin &#8220;Kolazh dasme&#8221;; me Eli Far\u00ebn &#8220;Bukuri moj bukuri&#8221;; me Artiola Tosk\u00ebn dhe Valbona Mem\u00ebn &#8220;Potpuri tiranse&#8221;; me pleqt\u00eb e Kruj\u00ebs &#8220;Potpuri&#8221;; me Shqipe Kastratin &#8220;Vet\u00eb m\u00eb the t\u00eb dua&#8221;; me Parashqevi Simakun; me Irma Libohov\u00ebn, etj. E natyrisht bashk\u00ebpunimin e saj m\u00eb t\u00eb madh e ka me instrumentistin virtuoz Raif Hyseni q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe bashk\u00ebshorti i saj. Ai \u00ebsht\u00eb djal\u00eb Mitrovice, i shkolluar n\u00eb Akademi p\u00ebr muzik\u00eb, me shum\u00eb kultur\u00eb, \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i madh\u00eb n\u00eb violin\u00eb, dhe ka nj\u00eb krijimtari t\u00eb madhe muzikore. Duke pasur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb fush\u00ebn e muzik\u00ebs ka krijuar dhe nj\u00eb orkest\u00ebr pran\u00eb Qendr\u00ebs Kulturore Kenedi.<\/p>\n<p>Ai ka krijuar k\u00ebng\u00eb t\u00eb reja dhe muzik\u00eb enkas p\u00ebr Merit\u00ebn duke qen\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb suport i madh i krijimtaris\u00eb s\u00eb saj dhe suksesit t\u00eb saj\u00eb. Raifi s\u00eb bashku me Merit\u00ebn, kan\u00eb ngritur pran\u00eb Montelair State University, n\u00eb New Jersey ku dhe banojn\u00eb, nj\u00eb kated\u00ebr t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb muzik\u00ebs Ballkanike. K\u00ebtu i kushtohet nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe dhe muzik\u00ebs dhe k\u00ebng\u00ebs shqipe. Historia e tyre n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori suksesi. Shpresojm\u00eb dhe besojm\u00eb se \u00e7ifti Halili-Hyseni do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pa ndalsh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e tyre artistike. Do jen\u00eb ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb artit dhe muzik\u00ebs shqiptare n\u00eb SHBA, n\u00eb trojet shqiptare, n\u00eb diaspor\u00eb, dhe kudo bot\u00eb.<\/p>\n<p>Merita si interpretuese dhe k\u00ebng\u00ebtare e muzik\u00ebs popullore ka marr\u00eb dhe \u00e7mimet:&#8221;Mjesht\u00ebr i madh&#8221;, dhe \u00e7mimin nga Presidenti i Republik\u00ebs &#8220;Ambasadore e Kombit&#8221;. Shp\u00ebrblimi m\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i publikut. Ai e do, e duartroket dhe e ndjek n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb globit ku shkon. Kritika dhe specialist\u00ebt e fush\u00ebs e vler\u00ebsojn\u00eb me epitete t\u00eb tilla si: &#8220;Mbret\u00ebresh\u00eb&#8221; e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme, &#8220;bilbil&#8221; i k\u00ebng\u00ebs popullore, &#8220;div\u00eb&#8221; e k\u00ebng\u00ebs popullore, &#8220;ikon\u00eb&#8221; e k\u00ebng\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, etj. Ky \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi m\u00eb i madh q\u00eb t\u00eb motivon p\u00ebr arritje t\u00eb reja!<\/p>\n<p><strong>IBRAHIM KABILI<\/strong><br \/>\n<em>Tiran\u00eb m\u00eb 11.08.2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Esht\u00eb obligim, respekt, detyrim moral, por dhe krenari t\u00eb shkruash disa radh\u00eb p\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaren e madhe dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, Merita Halili. Personifikimi m\u00eb i mir\u00eb i saj b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebng\u00ebs &#8220;Lule t\u00eb bukura ka Tirana&#8221;. E pa asnj\u00eb dyshim, Merita \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb e mirat lule, t\u00eb Tiran\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaret m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58796,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35],"tags":[],"class_list":["post-58795","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Esht\u00eb obligim, respekt, detyrim moral, por dhe krenari t\u00eb shkruash disa radh\u00eb p\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaren e madhe dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, Merita Halili. Personifikimi m\u00eb i mir\u00eb i saj b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebng\u00ebs &#8220;Lule t\u00eb bukura ka Tirana&#8221;. E pa asnj\u00eb dyshim, Merita \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb e mirat lule, t\u00eb Tiran\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaret m\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-08-11T15:09:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Merita_Halili.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"680\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"573\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme\",\"datePublished\":\"2020-08-11T15:09:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/\"},\"wordCount\":2249,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/Merita_Halili.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/\",\"name\":\"Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/Merita_Halili.jpg\",\"datePublished\":\"2020-08-11T15:09:24+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/Merita_Halili.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/Merita_Halili.jpg\",\"width\":680,\"height\":573},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Esht\u00eb obligim, respekt, detyrim moral, por dhe krenari t\u00eb shkruash disa radh\u00eb p\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaren e madhe dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, Merita Halili. Personifikimi m\u00eb i mir\u00eb i saj b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebng\u00ebs &#8220;Lule t\u00eb bukura ka Tirana&#8221;. E pa asnj\u00eb dyshim, Merita \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb e mirat lule, t\u00eb Tiran\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaret m\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-08-11T15:09:24+00:00","og_image":[{"width":680,"height":573,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Merita_Halili.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme","datePublished":"2020-08-11T15:09:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/"},"wordCount":2249,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Merita_Halili.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/","name":"Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Merita_Halili.jpg","datePublished":"2020-08-11T15:09:24+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Merita_Halili.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Merita_Halili.jpg","width":680,"height":573},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/merita-halili-kengetare-emblematike-e-kenges-popullore-te-shqiperise-se-mesme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Merita Halili-K\u00ebng\u00ebtare emblematike e k\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58795"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58795\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58797,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58795\/revisions\/58797"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58796"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}