{"id":58929,"date":"2020-08-17T01:43:06","date_gmt":"2020-08-16T23:43:06","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=58929"},"modified":"2020-08-17T01:43:06","modified_gmt":"2020-08-16T23:43:06","slug":"per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/","title":{"rendered":"\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #999999;\"><em>Frash\u00ebrliu Themistokli Pollo an\u00ebtar i shoqat\u00ebs Vatra<\/em><\/span><\/p>\n<p>Babai akademikut Stefanq Pollo, Themistokli Pollo kishte shkuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ishte emigrant dhe s\u00eb bashku me Faik Konic\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb themelimin e Federat\u00ebs \u201cVatra\u201d(Vatra Pan-Shqiptare ) duke u b\u00ebr\u00eb mb\u00ebshteteje e Fan Nolit , i cili ishte b\u00ebr\u00eb lider i njohur i komunitetit ortodoks shqiptar dhe ishte nj\u00eb shkrimtar dhe gazetar i l\u00ebvizjes nacionaliste shqiptare. Themistokli Pollo ishte an\u00ebtar i shoqat\u00ebs \u201cVatra\u201c.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/vatra_stema_en-300x294.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"294\" \/> Federata \u201cVatra\u201c, Themistokli Pollon e kishte mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare p\u00ebr Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe e d\u00ebrgon p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Shqip\u00ebri, me nj\u00eb grup atdhetar\u00ebsh. Themistokli Pollo, me flamurin Shqiptar t\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb gji, kishte shkuar n\u00eb atdhe p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb kryengritjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 1912. deri n\u00eb shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb mars 1913 Themistokli Pollo mori pjes\u00eb Kongresin Shqiptar t\u00eb Triestes q\u00eb u organizua nga Faik bej Konica. N\u00eb gusht t\u00eb 1914 s\u00eb bashku me Nolin shkoi n\u00eb Vjen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, sepse filloi Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore dhe u kthye n\u00eb maj 1915 n\u00eb Boston.<\/p>\n<p>Themistoki Pollo ishte me delegat\u00ebt shqiptaro-amerikan, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebrguan n\u00eb Paris, Lond\u00ebr dhe Uashington p\u00ebr t\u00eb nxitur njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. M\u00eb 24 mars 1918, Themistokli Pollo shoq\u00ebron Fan Nolin, i cili ishte em\u00ebruar administrator i Kish\u00ebs Ortodokse Shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb fillim t\u00eb korrikut t\u00eb atij viti mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr popujt e shtypur n\u00eb Mount Vernon, Virxhinia, ku u takuan me Presidentin Wilson (1856-1924), q\u00eb ishte kampioni i t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Themistokli Pollo kishte lidhje miq\u00ebsie nga gjyshi tij, me prind\u00ebrit e Fan Nolit, i cili ka drejtuar cermonin\u00eb e pag\u00ebzimit t\u00eb Stefanaq Pollos. Kjo lidhje miq\u00ebsore vazhdoi midis Fan Nolit dhe Themistoki Pollos. n\u00eb veprimtariin\u00eb atdhetare t\u00eb shoqat\u00ebs \u201c Vatra\u201d. Familja Pollo ishte Noliste dhe p\u00ebrkrahse aktive e lindjes s\u00eb parlamentit t\u00eb par\u00eb pluralist t\u00eb 21 prillit 1921, dhe dha kontribut n\u00eb proceset e demokratizimit t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb vitet 1920 \u2013 1924, dhe zhvilloi aktivitetin tregtar duke krijuar t\u00eb par\u00ebn angjensi turistike n\u00eb jugun e vendit.<\/p>\n<p>Ishte ky bazament atdhetarie q\u00eb ndikoi n\u00eb formimin dhe edukimin Nolist t\u00eb Stefanaq Pollos, i cili n\u00eb vepr\u00ebn \u201cN\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb Historis\u00eb Shqiptare v\u00ebllimi 2, me rastin e 100 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Fan S. Nolit shkruan: \u201cF.S.Noli me mendimin e veprimtarin\u00eb e tij politike, shoq\u00ebrore e kulturore n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atdheut zuri nj\u00eb vend nderi n\u00eb plejad\u00ebn e rilind\u00ebsve e t\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb shquar shqiptar\u00eb. Noli u b\u00eb nj\u00eb mendimtar e nj\u00eb veprimtar i shquar, nj\u00eb ideolog e nj\u00eb organizator i palodhur i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare. Liria e atdheut kishte p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vler\u00eb supreme q\u00eb lidhej me fatin e popullit t\u00eb tij, me t\u00eb tashmen e me t\u00eb ardhmen e tij. Prandaj, luft\u00ebs p\u00ebr ta fituar at\u00eb, Noli i n\u00ebnshtroi cdo gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00ebsimi i par\u00eb i patriotizmit, q\u00eb do ta udh\u00ebhiqte n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr clirimin komb\u00ebtar , q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktonte q\u00ebndrimet e tij p\u00ebrball\u00eb problemeve q\u00eb shtronte koha, ishte shemb\u00eblltyra e Sk\u00ebnderbeut. Ai i b\u00ebnte pyetjen q\u00eb i m\u00ebsoi i ungji : \u201cSi do t\u00eb vepronte Sk\u00ebnderbeu n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb ? \u201c Dhe kjo shemb\u00eblltyr\u00eb e frym\u00ebzoi jo vet\u00ebm n\u00eb vendimet q\u00eb duhet t\u00eb merrte p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr guximin q\u00eb duhej t\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb parasysh v\u00ebshtir\u00ebsi e pengesa, p\u00ebr t\u00eb mos u ndalur para asgj\u00ebje \u201c dhe n\u00eb vdekt\u00eb, &#8211; thoshte ai p\u00ebr veten e vet, &#8211; do t\u2019i vdes\u00eb m\u00eb par\u00eb trupi dhe pastaj kurajua \u201c.<\/p>\n<p>Patrioti Themistokli Pollo, an\u00ebtar i Federat\u00ebs \u201cVatra\u201c p\u00ebrshkruan n\u00eb kujtimet e tij krijimin e Federat\u00ebs \u201cVatra\u201c, midis t\u00eb tjerave thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c<em>Un\u00eb zura vend dhe pun\u00eb n\u00eb qytetin Sant-Lui. K\u00ebtu n\u00eb fillim u b\u00ebra ndihm\u00ebs kamarier n\u00eb nj\u00eb restorant t\u00eb madh t\u00eb k\u00ebij qyteti, por duke mos duruar dot lodhjen e madhe vendosa t\u00eb z\u00eb nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr . N\u00eb at\u00eb koh\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kursime rronin n\u00ebp\u00ebr konake. Edhe un\u00eb u b\u00ebra shok konaku me nja tri kat\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb shqiptar\u00eb. Mbr\u00ebmanet n\u00eb konak bisedonim gjithnj\u00eb p\u00ebr atdheun, p\u00ebr nevoj\u00ebn e organizimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb armatosur p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit, si dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn e organizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb atij qyteti. Vendos\u00ebm k\u00ebshtu t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri komb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur pushimi u mblodh\u00ebm n\u00eb konak, zgjodh\u00ebm dy a tri veta, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrkujdeseshin t\u00eb gjenin nj\u00eb avokat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpiluar nj\u00eb statut p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb do t\u00eb ngrinim s\u00eb shpejti; aty p\u00eb aty u vendos q\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ti vihej emri \u201cLidhja\u201d, em\u00ebr kuptimplot\u00eb, se p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar atdheun duhej q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ishin t\u00eb lidhur, geg\u00eb e tosk\u00eb, t\u00eb krishter\u00eb e mysliman\u00eb, shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb rronin n\u00eb krurbet. Statuti u b\u00eb gati. Ai u lexua n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe u aprovua me brohoritje. Pastaj u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet p\u00ebr udh\u00ebheqjen e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb re.<\/em><\/p>\n<p><em>Antar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb, me plot entuzias\u00ebm, mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb punonin me vendosm\u00ebri p\u00ebr \u00e7lirimin e atdheut nga rob\u00ebria turke. P\u00ebr t\u00eb popullarizuar k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, t\u00eb gjith\u00eb vendos\u00ebm at\u00eb dit\u00eb, q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb kishte organin e saj. Por p\u00ebr botimin e gazet\u00ebs has\u00ebm qysh n\u00eb fillim v\u00ebshtir\u00ebsi. Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb antar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb ishin pun\u00ebtor\u00eb, punonin gjith\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fituar buk\u00ebn e goj\u00ebs dhe nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballonin shpenzimet e m\u00ebdha p\u00ebr nxjerrjen e gazet\u00ebs.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e err\u00ebta kur Shqip\u00ebria ishte e pushtuar, kur flitej sheshit p\u00ebr cop\u00ebtimin e vendit- Frash\u00ebrlliu Themistokli Pollo , i Federat\u00ebs \u201cVatra\u201d, i shtyr\u00eb nga atdhedashuria dhe i inkurajuar nga z\u00ebri i kryengritjeve shqiptare p\u00ebr \u00e7lirim e bashkim komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Atdheut , krijon grupin e \u201cVullnetar\u00ebve t\u00eb Liris\u00eb\u201d t\u00eb Federat\u00ebs \u201cVatra\u201d, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb \u00e7etat kryengrit\u00ebse q\u00eb po organizoheshin n\u00eb krahin\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p><strong>Me guxim e vendosm\u00ebri, me idealet e rilind\u00ebsve, duke kap\u00ebrxyer \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>Frash\u00ebrlliu Themistokli Pollo me flaumrin shqiptar n\u00eb gji, u nis sa m\u00eb par\u00eb drejt Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Kishte misionin historik q\u00eb ta dor\u00ebzonte flamurin tek kryetrimi Ded Gjo Luli. Frash\u00ebrlliu Themistokli Pollo i g\u00ebzuar i dor\u00ebzon Flamurin Ded Gjo Lulit. Biseduan sy m\u00eb sy e zem\u00ebr me zem\u00ebr. Syt\u00eb e zemrat tyre komunikonin me gjuh\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs, me gjuh\u00ebn shqipe, sepse \u201cGeg\u00ebri e Tosk\u00ebri\u201c \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe, pati nj\u00eb shtrirje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse si n\u00eb an\u00ebt veriore q\u00eb p\u00ebrfshiu viset e Hotit, Grud\u00ebs, Kelmendit, Shkodr\u00ebs dhe Vermoshit, ashtu edhe n\u00eb verilindje at\u00eb t\u00eb Shal\u00ebs, Kastratit dhe Ku\u00e7it, k\u00ebshtu edhe n\u00eb jugper\u00ebndim, kryengritja u shtri deri tek qafa e Pej\u00ebs me rrethin\u00eb Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe e vitit 1911, tronditi p\u00ebrfundimisht themelet e dhunshme t\u00eb Perandoris\u00eb Otomane pes\u00eb shekullore, q\u00eb po jepte g\u00ebrhimat e fundit, pik\u00ebrisht nga goditjet e pa nd\u00ebrprera t\u00eb kryengritjeve shqiptare. Vet Shefqet Pasha ishte detyruar t\u00eb pohonte, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrese para padron\u00ebve t\u00eb tij se: \u201cEdhe p\u00ebrkund\u00ebr ashp\u00ebrsis\u00eb son\u00eb t\u00eb vazhdueshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb vrazhd\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mbytur z\u00ebrin e kryengrit\u00ebsve shqiptar, ata i kan\u00eb dal\u00eb zot \u00e7do sht\u00ebpie e \u00e7do shk\u00ebmbi. Ata, po na habisin p\u00ebr dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb kurban p\u00ebr lirin\u00eb e vatanit t\u00eb tyre!\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVullnetari i liris\u00eb\u201c Themistokli Pollo , n\u00eb kujtimet e tij p\u00ebrshkruan qart\u00eb e me v\u00ebrtet\u00ebsi ngjarjet heroike t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe midis t\u00eb tjersh thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Themistokli Pollo me vullnetar\u00ebt e liris\u00eb \" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/themistokli-pollo-me-vullnetaret.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Themistokli Pollo me Vullnetar\u00ebt p\u00ebr kryengritjen e armatosur t\u00eb vitit 1911<\/em><\/span><\/p>\n<p>\u201cViti 1910 ka qen\u00eb viti i nj\u00eb veprimtarie t\u00eb dendur politike e kulturale n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs. B\u00ebheshin konferenca mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, mbi luft\u00ebn e popullit shqiptar kund\u00ebr xhonturq\u00ebve. Edhe ne e shtuam agjitacionin n\u00eb radh\u00ebt e bashk\u00ebatdhetar\u00ebve tan\u00eb. Nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb madhe na jepte shtypi komb\u00ebtar, e cila, n\u00eb lajmet q\u00eb botonte mbi luft\u00ebn \u00e7lirimtare n\u00eb Shqip\u00ebri, i entuziasmonte shqiptar\u00ebt e m\u00ebrguar n\u00eb SHBA. Jan\u00eb mbi l\u00ebvizjen komb\u00ebtare shqiptare jepnin edhe gazetat e tjera. Nj\u00ebra prej tyre ishte edhe gazeta me emrin\u201dAtllantik\u201d q\u00eb botohej n\u00eb gjuh\u00ebn greke. Ne q\u00eb dinim greqisht e lexonim me interes gazet\u00ebn\u201dAtlantia\u201d q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb fliste mir\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn e popullit shqiptar kund\u00ebr Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb mal\u00ebsin\u00eb e madhe shp\u00ebrtheu kryengritja e vitit 1911 \u201cAtlantia\u201d filloi t\u00eb botonte lajme t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin e kryengritjes kund\u00ebr turq\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb artikull me titull \u201cAmazona shqiptare\u201d gazeta vinte ne dukje trim\u00ebrin\u00eb e kryengrit\u00ebsve dhe t\u00eb grave Amazona shqiptare q\u00eb luftonin p\u00ebrkrah burrave e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre. Mua m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb madhe ky artikull. Ja lexova edhe shokut tim t\u00eb konakut Gore Dindit. U entuziasmua pa mas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb po b\u00ebjn\u00eb \u00e7udira n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d i thash\u00eb shokut tim. \u201cA nuk \u00ebsht\u00eb turp p\u00ebr ne t\u00eb rrim\u00eb k\u00ebtu n\u00eb kurbet, kur atdheu k\u00ebrkon ndihm\u00ebn ton\u00eb\u201d. Dhe i propozova Gores t\u00eb shkonim vullentar\u00eb e t\u00eb bashkoheshim me kryengrit\u00ebsit. Gorja pranoi menj\u00ebher\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen e lam\u00eb pun\u00ebn dhe shkuam n\u00eb Boston p\u00ebr ta njoftuar Fan Nolin mbi vendimin ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi masat q\u00eb duheshin marr\u00eb p\u00ebr tu hedhur n\u00eb Shqip\u00ebri. Por lajmet mbi kryengritjen e mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb kishin \u00e7uar pesh\u00eb edhe patriot\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb kolonis\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kishin l\u00ebn\u00eb pun\u00ebn dhe kishin vendosur ashtu si ne t\u00eb shkonin vullnetar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe k\u00ebta kishin ardhur n\u00eb Boston.<\/p>\n<p>Ishte fillimi i vitit 1911. Te shqiptar\u00ebt e Bostonit vihej re nj\u00eb agjitacion i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Kudo flitej p\u00ebr kryengritjen e mal\u00ebsor\u00ebve dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn urgjente t\u00eb d\u00ebrgimit t\u00eb vullnetar\u00ebve. At\u00ebhere Fan Noli thirri nj\u00eb mbledhje me vullnetar\u00ebt q\u00eb donin t\u00eb t\u00eb niseshin p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje ai foli gjer\u00eb e gjat\u00eb mbi kryengritjen shqiptare mbi heroizmin e kryengrit\u00ebsve duke ngritur nj\u00ebkoh\u00ebsisht lart inisiativ\u00ebn e vullnetar\u00ebve t\u00eb kolonive N\u00eb mbledhje e muar\u00ebn fjal\u00ebn edhe vullnetar\u00eb , kryesisht kor\u00e7ar\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebtu k\u00ebrkuan me k\u00ebmb\u00ebngulje q\u00eb kryengritja t\u00eb kishte karakter t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb ajo t\u00eb shpallej sa m\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jugut. . Fan Noli u p\u00ebrpoq t\u00eb tregonte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb kishte vajtja e vullnetar\u00ebve tosk\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb aty t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin t\u00eb gjitha krahinat e vendit e q\u00eb kryengritjes t\u2019i jepej karakter panshqiptar.<\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb autoritetin e Fan Nolit, u p\u00ebrpoq\u00ebm edhe ne t\u00eb tjer\u00ebt t\u2019u mbushnim mendjen vullnetar\u00ebve kor\u00e7ar\u00eb q\u00eb t\u00eb vinin me ne n\u00eb Malsin\u00eb e Madhe, ku kishin shkuar vullnetar\u00eb nga kolonit\u00eb e tjera shqiptare&#8230; Gori Dindi dhe un\u00eb d\u00ebgjuam k\u00ebshill\u00ebn e Fan Nolit, i cili para se t\u00eb niseshim, na porositi t\u00eb takoheshim n\u00eb Lond\u00ebr me Ismail Qemalin dhe n\u00eb Podgoric\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi me Edith Durhamin. Ai m\u00eb dor\u00ebzoi mua nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb dy dhe m\u00eb tha: \u201c<em>Atyre do t\u2019u flisni mbi l\u00ebvizjen patriotike t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs e udh\u00ebzimet p\u00ebr pun\u00ebn tuaj t\u00eb r\u00ebndesishme do t\u2019i merrni nga Ismail Qemali dhe nga udh\u00ebheq\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb kryengritjes n\u00eb Podgoroc\u00eb. Zoti ju ndihmoft\u00eb !<\/em>\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb skel\u00eb na p\u00ebrcoll\u00ebn shum\u00eb patriot\u00eb. Korrespodenti i nj\u00eb gazete amerikane, emri i s\u00eb cil\u00ebs nuk m\u00eb kujtohet, m\u00eb nxorri n\u00eb fotografi dhe t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb gazet\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 fotografis\u00eb, u botua edhe nj\u00eb artikull mbi kryengritjen shqiptare. Ishin me t\u00eb v\u00ebrtet prek\u00ebse \u00e7astet e p\u00ebrcjelljes. Neve nuk na e mbante dheu sa t\u00eb mb\u00ebrrnim n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb dashur&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">(<em>Vazhdon<\/em>)<\/p>\n<p><em>Fragment nga libri botuar \u201cFrash\u00ebrliu akademik Stefanaq Pollo\u201d<\/em><\/p>\n<p><strong>Qatip Mara<\/strong><br \/>\n<em>Nju Jork, 16.08.2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Frash\u00ebrliu Themistokli Pollo an\u00ebtar i shoqat\u00ebs Vatra Babai akademikut Stefanq Pollo, Themistokli Pollo kishte shkuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ishte emigrant dhe s\u00eb bashku me Faik Konic\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb themelimin e Federat\u00ebs \u201cVatra\u201d(Vatra Pan-Shqiptare ) duke u b\u00ebr\u00eb mb\u00ebshteteje e Fan Nolit , i cili ishte b\u00ebr\u00eb lider i njohur i komunitetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58930,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-58929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Frash\u00ebrliu Themistokli Pollo an\u00ebtar i shoqat\u00ebs Vatra Babai akademikut Stefanq Pollo, Themistokli Pollo kishte shkuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ishte emigrant dhe s\u00eb bashku me Faik Konic\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb themelimin e Federat\u00ebs \u201cVatra\u201d(Vatra Pan-Shqiptare ) duke u b\u00ebr\u00eb mb\u00ebshteteje e Fan Nolit , i cili ishte b\u00ebr\u00eb lider i njohur i komunitetit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-08-16T23:43:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/themistokli-pollo.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"896\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d\",\"datePublished\":\"2020-08-16T23:43:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/\"},\"wordCount\":2230,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/themistokli-pollo.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/\",\"name\":\"\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/themistokli-pollo.jpg\",\"datePublished\":\"2020-08-16T23:43:06+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/themistokli-pollo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/themistokli-pollo.jpg\",\"width\":600,\"height\":896,\"caption\":\"Themistokli Pollo\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Frash\u00ebrliu Themistokli Pollo an\u00ebtar i shoqat\u00ebs Vatra Babai akademikut Stefanq Pollo, Themistokli Pollo kishte shkuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ishte emigrant dhe s\u00eb bashku me Faik Konic\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb themelimin e Federat\u00ebs \u201cVatra\u201d(Vatra Pan-Shqiptare ) duke u b\u00ebr\u00eb mb\u00ebshteteje e Fan Nolit , i cili ishte b\u00ebr\u00eb lider i njohur i komunitetit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-08-16T23:43:06+00:00","og_image":[{"width":600,"height":896,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/themistokli-pollo.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d","datePublished":"2020-08-16T23:43:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/"},"wordCount":2230,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/themistokli-pollo.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/","name":"\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/themistokli-pollo.jpg","datePublished":"2020-08-16T23:43:06+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/themistokli-pollo.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/themistokli-pollo.jpg","width":600,"height":896,"caption":"Themistokli Pollo"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-lirine-nuk-mjaftojne-kater-stine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cP\u00cbR LIRIN\u00cb NUK MJAFTOJN\u00cb KAT\u00cbR STIN\u00cb\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58929"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58929\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58931,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58929\/revisions\/58931"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58930"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}