{"id":59108,"date":"2020-08-23T15:19:17","date_gmt":"2020-08-23T13:19:17","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=59108"},"modified":"2020-08-23T15:19:17","modified_gmt":"2020-08-23T13:19:17","slug":"elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/","title":{"rendered":"ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE"},"content":{"rendered":"<figure style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/xhelal_zejneli1-300x200.jpg\" alt=\"Xhelal Zejneli\" width=\"300\" height=\"200\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Xhelal Zejneli<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dora d\u2019Istria<\/strong> (1828-1888), pseudonim i <strong>Elena Gjik\u00ebs<\/strong>, ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kultur\u00ebs shqiptare dhe evropiane t\u00eb mesit t\u00eb shekullit XIX. \u00cbsht\u00eb publicist\u00eb, feminist\u00eb, etnologe dhe shkrimtare rumune me <strong><em>prejardhje shqiptare<\/em><\/strong><em>.<\/em> Lindi n\u00eb Bukuresht m\u00eb 22 janar 1828 n\u00eb familjen aristokrate <strong>Gjika<\/strong><em>,<\/em> t\u00eb ardhur nga Parga, Maqedoni e Egjeut. Pra, prejardhja e saj \u00ebsht\u00eb nga ngulimi labovit i Parg\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton vet\u00eb ajo. Shkonte shpesh n\u00eb brigjet e Parg\u00ebs, ku kishte dhe shum\u00eb labovit\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb shek. XVII kishin ardhur nga Labova, duke krijuar k\u00ebsisoj ngulimin labovit q\u00eb ekziston sot e k\u00ebsaj dite. Prind\u00ebrit e Elena Gjik\u00ebs kishin emigruar n\u00eb Rumani. I ungji, Grigore IV, ishte vojvod\u00eb n\u00eb Vllahi. I ati Mihal Gjika, n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1800, ishte minist\u00ebr n\u00eb Moldavi \u2013 Vllahi. Prind\u00ebrit e saj jet\u00ebn e mbyll\u00ebn n\u00eb Parg\u00eb kah mesi i shekullit XIX.<\/p>\n<p>Elena Gjika mori pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen kulturore t\u00eb Evrop\u00ebs si nj\u00eb luft\u00ebtare e madhe e mendimit t\u00eb lir\u00eb dhe si kund\u00ebrshtare\u00a0 e sundimit despotik monarkik dhe e shtypjes komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr historin\u00eb e familjes s\u00eb vet, Dora d\u2019Istria botoi nj\u00eb vep\u00ebr 455 faqesh me titull <em>Gli \u201cAlbanesi in Rumenia. Storia dei principi Ghica nei secoli XVII, XVIII e XIX\u201d, <\/em>Firenze, 1873 <em>(Shqiptar\u00ebt e Rumanis\u00eb. Historia e princ\u00ebrve Gjika n\u00eb shekujt<\/em> <em>XVII, XVIII dhe XIX).<\/em>Ky studim pasi u botua n\u00eb revist\u00ebn <em>Europea<\/em> <em>(1871-73),<\/em> n\u00eb vitin 1873 doli edhe si v\u00ebllim m\u00eb vete, i p\u00ebrkthyer n\u00eb italisht n\u00ebn kujdesin e <strong>Bartolomeo \u00c7e\u00e7etit <\/strong>(Bartolomeo Ceccheti, 1838-1889). N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje studimesh trajtohet edhe <em>\u00e7\u00ebshtja e prejardhjes s\u00eb familjes Gjika<\/em>. Ajo tregon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se <strong><em>Gjikajt kan\u00eb prejardhje shqiptare<\/em><\/strong>, duke shmangur k\u00ebshtu t\u00eb gjitha hipotezat q\u00eb synonin ta shtremb\u00ebrojn\u00eb origjin\u00ebn e k\u00ebsaj familjeje. Mir\u00ebpo, ajo rezervohet n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb dore kur i duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se nga cila zon\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb familja e saj dhe p\u00ebr \u00e7\u2019far\u00eb arsye t\u00eb par\u00ebt e Gjikajve u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Azi t\u00eb Vog\u00ebl.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*<\/strong> \u00a0<strong>*<\/strong> \u00a0<strong>*<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re Elena Gjika udh\u00ebtoi me prind\u00ebrit dhe vizitoi oborret e Vjen\u00ebs, t\u00eb Drezdenit dhe t\u00eb Berlinit. Kudo u adhurua p\u00ebr talentin dhe bukurin\u00eb. Studioi n\u00eb Rumani, n\u00eb Itali, n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb Gjermani. U mbrujt me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb per\u00ebndimore n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 1849, martesa me princin <strong>Aleksand\u00ebr Koltov Massalskij<\/strong> e shpuri n\u00eb Rusi ku kaloi gati gjasht\u00eb vjet. Sipas disa studiuesve, nga martesa me princin rus, mori titullin <strong><em>princesh\u00eb<\/em><\/strong>. N\u00eb oborrin perandorak t\u00eb <strong>Nikoll\u00ebs I<\/strong> (Nikolaj Pavlovi\u010d Romanov, 1796-1855) kaloi nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb trazuar. Pas ndarjes me t\u00eb m\u00eb 1855, u shp\u00ebrngul dhe vajti n\u00eb Zvic\u00ebr. U b\u00eb e para grua q\u00eb ngjiti Malin Jungfrau. M\u00eb 1860 b\u00ebri nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Greqi. Pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs e kaloi kryesisht n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Ishte kund\u00ebrshtare e regjimeve monarkike dhe diktatoriale. P\u00ebrkushtimi i pareshtur i saj ndaj aspiratave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare n\u00eb Perandorin\u00eb Austro-Hungareze, ndaj barazis\u00eb s\u00eb gruas dhe ndaj arsimimit t\u00eb popujve e b\u00ebri t\u00eb mir\u00ebnjohur n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn. Duke qen\u00eb nj\u00eb veprimtare e r\u00ebnd\u00ebsishme e <strong><em>l\u00ebvizjes kulturore evropiane<\/em><\/strong> si dhe <strong><em>kund\u00ebrshtare e sundimit despotik dhe e shtypjes s\u00eb popujve<\/em><\/strong>, disa studiues e kan\u00eb quajtur edhe pioniere t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb bashkuar. Duke qen\u00eb se kishte gjak princ\u00ebror, nuk e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vendoste kontakte t\u00eb shumta me rrethet intelektuale, shkencore, politike dhe letrare t\u00eb Evrop\u00ebs. Fama e k\u00ebsaj zonje fisnike shpejt u p\u00ebrhap n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn, por edhe p\u00ebrtej kontinentit t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo kishte kontakte me personalitete t\u00eb njohura t\u00eb koh\u00ebs, si p.sh. me nj\u00ebrin nga themeluesit e shkenc\u00ebs s\u00eb albanologjis\u00eb, albanologun gjerman, diplomat n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Austris\u00eb \u00a0<strong>Johan Georg fon Hahn <\/strong>(1811-1869), me patriotin dhe figur\u00ebn e shquar p\u00ebr \u00e7lirimin e bashkimin e Italis\u00eb, gjeneralin <strong>Xhuzepe Garibaldi <\/strong>(Giuseppe Garibaldi, 1807-1882), me <strong>Adam Volfin<\/strong> etj. Ishte nj\u00eb mike e poetit romantik amerikan <strong>Henri Uodsu\u00ebrth Longfelou<\/strong> (Henry Wadssworth Longfellow, 1807-1882), autor i poem\u00ebs romantike <em>\u201cSk\u00ebnderbeu\u201d (1873)<\/em>. N\u00ebn ndikimin e Dora d\u2019Istrias, Lonfelou hartoi poem\u00ebn romantike <em>\u201cSk\u00ebnderbeu\u201d<\/em> (1873), me tem\u00eb kthimin e heroit n\u00eb Kruj\u00eb pas betej\u00ebs s\u00eb Nishit. Kryetrimin poeti e ka paraqitur si nj\u00eb hero legjendar. N\u00eb vitin 1916 vepra u shqip\u00ebruar mjesht\u00ebrisht nga poeti, figura e shquar dhe e shumanshme e let\u00ebrsis\u00eb, kultur\u00ebs, jet\u00ebs fetare dhe politike shqiptare <strong>Fan S. Noli <\/strong>(1882-1965).<\/p>\n<p>N\u00eb saje t\u00eb njohjes s\u00eb <strong><em>n\u00ebnt\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja<\/em><\/strong>, Dora d\u2019Istria p\u00ebrktheu krijime nga let\u00ebrsia bot\u00ebrore. Fal\u00eb dituris\u00eb q\u00eb kishte, t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, madje n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, kur nuk ishte m\u00eb shum\u00eb se 20 vje\u00e7e. Bashk\u00ebkoh\u00ebsit e saj e rendit\u00ebn n\u00eb radh\u00ebn e personaliteteve m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb asaj kohe, si\u00e7 ishin shkrimtarja franceze <strong>Zhorzh Sand<sup>*<\/sup><\/strong> (Amandine-Lucie-Aurore Dupin, 1804-1876) dhe <strong><em>kontesha <\/em>d\u2019Agu <\/strong>(Marie d\u2019Agoult Flavigny, 1805-1876). Arriti kulmin e lavdis\u00eb, ndaj princi i Rumanis\u00eb <strong>Karoli I<\/strong> ia d\u00ebrgoi <em>\u201cUrdhrin e shkall\u00ebs I\u201d (Bene Merenti),<\/em> vler\u00ebsim ky q\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim u jepej dijetar\u00ebve meshkuj. N\u00eb <strong><em>Enciklopedin\u00eb e p\u00ebrgjithshme<\/em><\/strong> t\u00eb Franc\u00ebs, p\u00ebr Elena Gjik\u00ebn nd\u00ebrmjet tjerash thuhet: <em>\u201cPrincesha Elen\u00eb njihte thell\u00eb italishten, anglishten, gjermanishten, fr\u00ebngjishten, rumanishten, greqishten, latinishten, rusishten dhe shqipen\u201d. <\/em>Njohja e k\u00ebtyre gjuh\u00ebve dhe e kulturave t\u00eb popujve q\u00eb i flisnin gjuh\u00ebt e sip\u00ebrth\u00ebna, i mund\u00ebsoi q\u00eb t\u00eb pajiset me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, ndaj dhe studiuesi spanjoll <strong>Iriarte <\/strong>e quajti <strong><em>\u201cenciklopedi e gjall\u00eb\u201d<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: <strong>Zhorzh Sand<\/strong> jetoi n\u00eb koh\u00ebn e ligjit t\u00eb <strong>Napoleonit <\/strong>(Napoleone di Bounaparte, 1769-1821, burr\u00eb shteti francez dhe prij\u00ebs ushtarak) q\u00eb u jepte meshkujve pushtet t\u00eb pakufizuar ndaj grave, kur gruaja nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb vet, p\u00ebr shkuror\u00ebzim dhe liri p\u00ebr t\u00eb lidhur s\u00ebrish martes\u00eb. Personaliteti i saj i fuqish\u00ebm u rebelua. Her\u00ebt u martua me baronin Kazimir Dudevent. Me t\u00eb kishte dy f\u00ebmij\u00eb. Asaj i pengonte pabarazia me burrin q\u00eb ia impononte martesa. Thoshte: <em>\u201cBurri im b\u00ebn \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb, shkon me femra aq sa i do zemra, e ka n\u00eb dispozicion pasurin\u00eb. K\u00ebtu s\u2019do t\u00eb kishte asgj\u00eb t\u00eb keqe, sikur kjo t\u00eb ishte e nd\u00ebrsjell\u00eb, e dyanshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dua t\u00eb jem e pavarur. kthehem n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb mesnat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, n\u00eb m\u00ebngjes\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Pas tet\u00eb vjet martese, e la vatr\u00ebn martesore dhe u nis p\u00ebr n\u00eb Paris. Aty punoi si gazetare, piktore e sidomos u mor me shkrime. M\u00eb 1836 takoi kompozitorin <strong>\u00a0<\/strong>polak, pianistin virtuoz t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb romantizmit <strong>Fridrih Shopen <\/strong>(Fryderyk Franciszek Chopin, Zhelazowa Wola, Poloni, 1810 \u2013 Paris, 1849). Lidhja e tyre zgjati pothuajse 10 vjet (1838-1847). Pas k\u00ebsaj, ajo i dha fund k\u00ebsaj lidhjeje, plot z\u00ebnka. Shopeni vdiq nga tuberkulozi. U varros n\u00eb Paris, nd\u00ebrsa sipas porosis\u00eb s\u00eb tij, zemra iu d\u00ebrgua n\u00eb kish\u00ebn e Kryqit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb Varshav\u00eb. N\u00eb varrimin e tij ku mor\u00ebn pjes\u00eb 3.000 vet\u00eb, u ekzekutua muzika e kompozitorit austriak t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb klasicizmit, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e muzik\u00ebs klasike <strong>Mocartit <\/strong>(Wolfgang Amadeus Mozart, 1756-1791)<strong>. <\/strong>Zhorzh Sand nuk mori pjes\u00eb n\u00eb varrim. Ajo krijoi lidhje t\u00eb tjera dashuria me personalitete t\u00eb tjera t\u00eb jet\u00ebs letrare dhe artistike t\u00eb Parisit.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb saje t\u00eb udh\u00ebtimeve dhe t\u00eb shtegtimeve t\u00eb shpeshta n\u00eb vende t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb larg\u00ebta, shkroi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb artikujsh publicistik\u00eb, duke sjell\u00eb mbresa nga udh\u00ebtimet. Shum\u00eb shkrime t\u00eb saj jan\u00eb botuar n\u00ebp\u00ebr gazeta dhe revista t\u00eb ndryshme, <em>\u201cIlustration\u201d<\/em> i Parisit, <em>\u201cLe Jour\u201d<\/em> i Triestes etj. N\u00eb <strong><em>Larousses<\/em><\/strong>, v\u00ebllimi VI, f. 1107, Paris 1870, thuhet se Dora d\u2019Istria ishte <em>\u201ckampione e palodhur e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb komb\u00ebsive, e s\u00eb ardhmes politike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb popujve, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb moderne\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkimet q\u00eb i b\u00ebri n\u00eb Venecie, Elena Gjika flet p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet intime dhe t\u00eb gjata t\u00eb k\u00ebsaj pjese t\u00eb Evrop\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, madje edhe p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00eb-v\u00ebllaz\u00ebri shqiptare. Ajo ishte p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb kryengritjeje shqiptare me arm\u00eb. Nj\u00eb kryengritje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb e mb\u00ebshteste edhe gjeneral <strong>Garibaldi<\/strong>, i cili Elena Gjik\u00ebs i drejtohej me fjal\u00ebt <em>\u201cmot\u00ebr heroike\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta njohur m\u00eb mir\u00eb jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e k\u00ebsaj zonje fisnike, duhet lexuar punimin voluminoz t\u00eb ish-drejtorit t\u00eb arkivave veneciane, <strong>Bartolomeo \u00c7e\u00e7eti <\/strong>(Bartolomeo Cecchetti, 1838-1889) e sidomos <strong><em>bibliografin\u00eb<\/em><\/strong> e punimeve t\u00eb saj, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disa pjes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb <em>studimet dhe punimet letrare mbi poezin\u00eb popullore,<\/em> <em>portrete letrare t\u00eb gadishullit Ballkanik e m\u00eb gjer\u00eb<\/em>, <em>studime t\u00eb poezis\u00eb indiane dhe t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb, kritika letrare<\/em> etj. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb bibliografis\u00eb ndodhen <em>punimet mbi jet\u00ebn n\u00eb manastiret fetare<\/em>, q\u00eb e b\u00ebn\u00eb Dora d\u2019Istrian t\u00eb famshme n\u00eb Evrop\u00eb. N\u00eb pjes\u00ebn e tret\u00eb trajtohen <em>problemet shoq\u00ebrore t\u00eb femrave<\/em> si dhe <em>\u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me luft\u00ebn<\/em>. Pjesa e kat\u00ebrt nd\u00ebrlidhet me <em>ekonomin\u00eb politike<\/em> dhe me <em>agrikultur\u00ebn<\/em>. N\u00eb pjes\u00ebt e tjera ndodhen <em>artikujt me karakter politik<\/em>, <em>histori<\/em> dhe <em>udh\u00ebtime<\/em>. N\u00eb fund jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb <em>romancat<\/em> dhe <em>shkrime t\u00eb tjera<\/em>.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0 *\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Si mb\u00ebshtet\u00ebse e madhe <strong><em>e<\/em><\/strong> <strong><em>l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare<\/em><\/strong>, Elena Gjika u shqua si nj\u00eb veprimtare e dalluar. Ajo b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb plejad\u00ebn e personaliteteve t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit, t\u00eb sunduar nga Perandoria Osmane. P\u00ebrkrahu dhe nxiti l\u00ebvizjen komb\u00ebtare shqiptare p\u00ebr liri dhe p\u00ebrparim. Zhvilloi korrespondenc\u00eb me figura t\u00eb njohura t\u00eb koh\u00ebs, si p.sh. me <strong>De Rad\u00ebn, Dhimit\u00ebr Kamard\u00ebn, Thimi Mitkon, Zef Jubanin, Zef Seremben<\/strong> etj. N\u00eb letrat d\u00ebrguar atdhetar\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb, shihet se ka rrahur mendime p\u00ebr organizimin e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit (1878-1981).<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte organizat\u00eb e par\u00eb politike dhe ushtarake mbar\u00ebshqiptare me frym\u00ebzim patriotik, e themeluar n\u00eb Prizren m\u00eb 10 qershor 1878, n\u00eb kushtet e sundimit osman dhe t\u00eb <strong>Kriz\u00ebs Lindore <\/strong>t\u00eb viteve \u201970 t\u00eb shekullit XIX.. Lidhja e Prizrenit i nisi punimet tri dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb <strong>Kongresit t\u00eb Berlinit<\/strong> (1787).<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Princesh\u00ebn Elen\u00eb e konsideronin si <strong><em>modele t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb femr\u00ebs shqiptare<\/em><\/strong>. Ajo ishte <strong><em>poete, piktore, publiciste e pasionuar, mbledh\u00ebse dhe studiuese e folklorit<\/em><\/strong>. Shkruante poezi dhe tregime. Edhe pse disa e kan\u00eb konsideruar amatore n\u00eb shkrimet e para, nuk ka dyshim se studimi i saj i famsh\u00ebm <strong><em>\u201cLa nationalit\u00e9 albanaise d\u2019apr\u00e8s les chants populaires\u201d<\/em><\/strong> <em>(Komb\u00ebsia shqiptare sipas k\u00ebng\u00ebve popullore),<\/em> botuar n\u00eb vitin 1866 n\u00eb revist\u00ebn letrare t\u00eb Parisit <em>\u201cRevue des deux mondes\u201d, <\/em>luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb l\u00ebvizjen komb\u00ebtare shqiptare t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes. N\u00eb studimin e sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb, midis tjerash shkruan: <em>\u201cDashuria p\u00ebr atdhe ka qen\u00eb gjithmon\u00eb ve\u00e7oria m\u00eb kryesore e shqiptarit. Shqip\u00ebria n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebt ka qen\u00eb vendi i heronjve. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull i fuqish\u00ebm, porsi shk\u00ebmbinjt\u00eb ku jetojn\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Filologu dhe folkloristi arb\u00ebresh <strong>Dhimit\u00ebr Kamarda<\/strong> <em>(1821-1882) <\/em>k\u00ebt\u00eb studim e p\u00ebrktheu n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe me titullin <em>\u201cFyletia e arbenore prej kanekate laoshima\u201d<\/em>, Livorno, 1867. Ai e konsideronte Elen\u00ebn <em>\u201cunaz\u00eb q\u00eb lidh qytet\u00ebrimin e Lindjes me at\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr ndihmes\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb njohjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare nga opinioni publik bot\u00ebror, atdhetar\u00ebt rilind\u00ebs dhe arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb e t\u00eb Greqis\u00eb shkruan vepra dhe poezi q\u00eb ia kushtuan asaj. Dhimit\u00ebr Kamarda botoi nj\u00eb p\u00ebrmbledhje poezish atdhetare kushtuar Dora d\u2019Istrias, me titullin <em>\u201cA Dora d\u2019Istria gli Albanesi\u201d<\/em>, Livorno 1870 <em>(Dora d\u2019Istrias, shqiptar\u00ebt).<\/em> Kjo antologji poetike p\u00ebrmbante poezi nga poeti e kleriku <strong>Preng Do\u00e7i <\/strong>(1846-1917, veprimtari e ideologu i Rilindjes Komb\u00ebtare <strong>Zef Jubani <\/strong>(1818-1880), veprimtari i Rilindjes Komb\u00ebtare, folkloristi<strong> Thimi Kost\u00eb Mitko <\/strong>(1820-1890), figura m\u00eb e sh\u00ebnuar e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare, katalizatori i nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare shqiptare<strong> Jeronim De Rada <\/strong>(1814-1903), shkrimtari me talent origjinal, autori i s\u00eb par\u00ebs dram\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe<strong>\u00a0\u00a0 Fran\u00e7esk Anton Santori <\/strong>(1819-1894), poeti lirik<strong> Zef Serembe <\/strong>(1844-1901) etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr pasurit\u00eb e saj letrare dhe shkencore, nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ka <strong><em>let\u00ebrk\u00ebmbimi <\/em><\/strong>i saj <strong><em>me rilind\u00ebsit shqiptar\u00eb<\/em><\/strong>. N\u00eb epistolarin e saj tanim\u00eb t\u00eb njohur dhe t\u00eb publikuar, v\u00ebrehet ndihmesa e saj e madhe n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim t\u00eb saj me pishtarin e romantizmit shqiptar &#8211; De Rad\u00ebn, m\u00eb 1859, p\u00ebrpos tjerash thuhet: <em>\u201cPopulli shqiptar, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vjetrit e Evrop\u00ebs, meritonte t\u00eb ishte i lir\u00eb dhe n\u00eb liri t\u00eb zhvillonte m\u00eb tej aft\u00ebsit\u00eb<\/em> <em>e veta krijuese\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Vepra <em>historike<\/em> me interes p\u00ebr shqiptar\u00ebt jan\u00eb <strong><em>\u201cStudimi p\u00ebr Bushatlinjt\u00eb<\/em><\/strong> <strong><em>e Shkodr\u00ebs\u201d<\/em><\/strong> <em>(1868)<\/em> si dhe <strong><em>\u201cStudimi p\u00ebr Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebn\u201d<\/em><\/strong> <em>(1870)<\/em> me titullin e p\u00ebrbashk\u00ebt <strong><em>\u201cShqiptar\u00ebt mysliman\u00eb\u201d<\/em><\/strong><em>,<\/em> botuar n\u00eb revist\u00ebn <em>\u201cNuova Antologia\u201d<\/em> t\u00eb Firences.<\/p>\n<p>Ajo ishte p\u00ebr krijimin e nj\u00eb <strong><em>akademie shqiptare<\/em><\/strong> n\u00eb Kalabri, sipas shembullit t\u00eb Akademis\u00eb Franceze t\u00eb Risheljes\u00eb, e cila do t\u00eb merrej me hartimin e nj\u00eb <strong><em>enciklopedie komb\u00ebtare<\/em><\/strong> e cila do t\u00eb b\u00ebhej shpirt i popullit shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr rolin e \u00e7muesh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e \u00e7lirimit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb e quajt\u00ebn <strong><em>\u201cYlli i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>* \u00a0* \u00a0*<\/strong><\/p>\n<p>Princesha Dora d\u2019Istria \u00ebsht\u00eb pranuar nga disa akademi: nga akademia e Italis\u00eb, e Franc\u00ebs, e Greqis\u00eb, e Turqis\u00eb evropiane, e Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, e Austris\u00eb. \u00cbsht\u00eb an\u00ebtare nderi e Shoqat\u00ebs arkeologjike t\u00eb Athin\u00ebs (28. 05.1860); an\u00ebtare e Shoqat\u00ebs s\u00eb gjeograf\u00ebve t\u00eb Franc\u00ebs (19 janar 1866); an\u00ebtare korrespondente e Universitetit t\u00eb Venecias (8.03.1868); an\u00ebtare nderi e disa akademive italiane (1868-1873), mes t\u00eb cilave edhe e Akademis\u00eb Fizio-Medistatika t\u00eb Milanos (18 qershor 1868); an\u00ebtare nderi e Minerv\u00ebs t\u00eb Triestes; an\u00ebtare nderi e Sillogut t\u00eb Athin\u00ebs (maj 1867); an\u00ebtare nderi e Sillogut t\u00eb Kostandinopolit (8.08.1870); Presidente nderi e Shoqat\u00ebs Elikona t\u00eb Smirn\u00ebs (17.03.1871); An\u00ebtare e merituar e Akademis\u00eb Mbret\u00ebrore Rafaelo nga Urbino (17.12.1871); an\u00ebtare letrare e Shoqat\u00ebs p\u00ebr nxitjen e teatrit n\u00eb Itali, Firence (21.01.1872); N\u00ebn-presidente nderi e Shoqat\u00ebs s\u00eb grave greke p\u00ebr institucionalizimin fem\u00ebror (11.09. 1872); an\u00ebtare e Akademis\u00eb s\u00eb Konsult\u00ebs (Quiriti) n\u00eb Rom\u00eb (shkurt 1873); an\u00ebtare nderi e Paransios t\u00eb Athin\u00ebs (28.02.1873); an\u00ebtare nderi e Akademis\u00eb s\u00eb Pitagor\u00ebs t\u00eb Napolit (24.05.1873); korrespondente e huaj e Akademis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb Shkencave t\u00eb Barcelon\u00ebs (Spanj\u00eb); korrespondente e huaj e Institutit Arkeologjik t\u00eb Buenos-Airesit (30.05.1873); Presidente nderi dhe kujdestare e shoqat\u00ebs Chark t\u00eb Kostandinopolit (20.04.1873) etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*<\/strong> \u00a0<strong>*<\/strong> \u00a0<strong>*<\/strong><\/p>\n<p>Krijime dhe shkrime t\u00eb caktuara t\u00eb Elena Gjik\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrkthyer dhe jan\u00eb botuar edhe n\u00eb shqip. Shum\u00eb studiues shqiptar\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr vepr\u00ebn e saj nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh artikujsh shkencor\u00eb, publicistik\u00eb si dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb monografish.<\/p>\n<p><em>\u201cGra t\u00eb para nga nj\u00eb grua\u201d,<\/em> sht\u00ebpia botuese \u201cElena Gjika\u201d, Tiran\u00eb 2003;<\/p>\n<p>Elena Gjika, <em>\u201cLetra drejtuar Jeronim de Rad\u00ebs\u201d<\/em>, sht\u00ebpia botuese Bargjini 2004;<\/p>\n<p>Elena Gjika, <em>\u201cFyletia arb\u00ebnore nga kanekate laoshima\u201d<\/em>, p\u00ebrkthyer nga Dhimit\u00ebr Kamarda, Livorno 1867.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*<\/strong> \u00a0<strong>*<\/strong> \u00a0<strong>*<\/strong><\/p>\n<p>Vehbi Bala, <em>\u201cJeta e Elena Gjik\u00ebs (Dora d\u2019Istrias\u201d<\/em>, Mihal Duri, Tiran\u00eb 1967;<\/p>\n<p>Vehbi Bala, <em>\u201cJeta e Elena Gjik\u00ebs (Dora d\u2019Istrias)\u201d<\/em>, Rilindja, Prishtin\u00eb 1970;<\/p>\n<p>Koli Xoxi, <em>\u201cZvicra dhe Dora d\u2019Istria\u201d<\/em>, Tiran\u00eb, Alta 1995;<\/p>\n<p>Koli Xoxi, <em>\u201cErazmi i Roterdamit dhe Helena Gjika\u201d<\/em>, Marin Barleti, Tiran\u00eb 1994;<\/p>\n<p>Koli Xoxi, <em>\u201cFranca sipas Dora d\u2019Istrias\u201d<\/em>, Tiran\u00eb 1997;<\/p>\n<p>Ahmet Kondo, <em>\u201cDora d\u2019Istria p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare\u201d<\/em>, Flesh, Tiran\u00eb 2002;<\/p>\n<p>Kristia Maksutoviq, <em>\u201cElena Gjika dhe shqiptar\u00ebt e Rumanis\u00eb\u201d<\/em>, \u00c7abej, Tetov\u00eb 2001.<\/p>\n<p>Kristia Maksutoviq, <em>\u201cUn nume pe nderpet uitat: Dora d\u2019Istria\u201d<\/em> (Nj\u00eb em\u00ebr i harruar me t\u00eb padrejt\u00eb: Dora d\u2019Istria), Ararat, Bukuresht 1997;<\/p>\n<p>Kristia Maksutoviq, \u201c<em>Dora d\u2019Istria, Kriterion\u201d<\/em>, Bukuresht 2004 etj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Dora d\u2019Istria (1828-1888), pseudonim i Elena Gjik\u00ebs, ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kultur\u00ebs shqiptare dhe evropiane t\u00eb mesit t\u00eb shekullit XIX. \u00cbsht\u00eb publicist\u00eb, feminist\u00eb, etnologe dhe shkrimtare rumune me prejardhje shqiptare. Lindi n\u00eb Bukuresht m\u00eb 22 janar 1828 n\u00eb familjen aristokrate Gjika, t\u00eb ardhur nga Parga, Maqedoni e Egjeut. Pra, prejardhja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24913,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-59108","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Dora d\u2019Istria (1828-1888), pseudonim i Elena Gjik\u00ebs, ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kultur\u00ebs shqiptare dhe evropiane t\u00eb mesit t\u00eb shekullit XIX. \u00cbsht\u00eb publicist\u00eb, feminist\u00eb, etnologe dhe shkrimtare rumune me prejardhje shqiptare. Lindi n\u00eb Bukuresht m\u00eb 22 janar 1828 n\u00eb familjen aristokrate Gjika, t\u00eb ardhur nga Parga, Maqedoni e Egjeut. Pra, prejardhja [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-08-23T13:19:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/elena_gjika.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"333\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE\",\"datePublished\":\"2020-08-23T13:19:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/\"},\"wordCount\":2765,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/elena_gjika.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/\",\"name\":\"ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/elena_gjika.jpg\",\"datePublished\":\"2020-08-23T13:19:17+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/elena_gjika.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/elena_gjika.jpg\",\"width\":440,\"height\":333,\"caption\":\"Elena Gjika\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Dora d\u2019Istria (1828-1888), pseudonim i Elena Gjik\u00ebs, ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kultur\u00ebs shqiptare dhe evropiane t\u00eb mesit t\u00eb shekullit XIX. \u00cbsht\u00eb publicist\u00eb, feminist\u00eb, etnologe dhe shkrimtare rumune me prejardhje shqiptare. Lindi n\u00eb Bukuresht m\u00eb 22 janar 1828 n\u00eb familjen aristokrate Gjika, t\u00eb ardhur nga Parga, Maqedoni e Egjeut. Pra, prejardhja [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-08-23T13:19:17+00:00","og_image":[{"width":440,"height":333,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/elena_gjika.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE","datePublished":"2020-08-23T13:19:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/"},"wordCount":2765,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/elena_gjika.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/","name":"ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/elena_gjika.jpg","datePublished":"2020-08-23T13:19:17+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/elena_gjika.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/elena_gjika.jpg","width":440,"height":333,"caption":"Elena Gjika"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/elena-gjika-personalitet-i-ndritur-i-periudhes-se-rilindjes-kombetare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ELENA GJIKA \u2013 PERSONALITET I NDRITUR I PERIUDH\u00cbS S\u00cb RILINDJES KOMB\u00cbTARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59108","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59108"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59108\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59109,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59108\/revisions\/59109"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24913"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}