{"id":594,"date":"2016-02-20T17:28:37","date_gmt":"2016-02-20T16:28:37","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=594"},"modified":"2021-02-05T07:57:13","modified_gmt":"2021-02-05T06:57:13","slug":"nen-uniforme-edhe-ne-moske","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/","title":{"rendered":"N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Gjin Musa\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/gjin_musa_300.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong><em>N\u00ebn uniform\u00eb dhe n\u00eb Mosk\u00eb &#8211; pjes\u00eb nga libri &#8220;Shqiponja e Dukagjinit&#8221; &#8211; shkruar nga Gazetari Gjin Musa<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p><em><strong>Piloti Ndue Logu<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Tingujt alarmant\u00eb t\u00eb buris\u00eb u d\u00ebgjuan kur ende rrezet e para t\u00eb m\u00ebngjesit nuk kishin hyr\u00eb nga dritarja. N\u00eb fillim ai gati nuk u kujtua se ku ndodhej. Por tek pa q\u00eb nga krevatet filluan t\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb me shpejt\u00ebsi djem t\u00eb tjer\u00eb, moshatar\u00eb t\u00eb tij e t\u00eb visheshin me nxitim, u p\u00ebrmend. Ishte m\u00ebngjesi i par\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme ushtarake \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Duke ndjekur ritmin e shok\u00ebve, veshi shpejt e shpejt pantallonat, lidhi k\u00ebpuc\u00ebt e r\u00ebnda e me vrap drejt oborrit ku rreshtimi b\u00ebhej me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb nisur dit\u00ebn me fiskultur\u00ebn e m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e niste dit\u00ebn edhe atje n\u00eb konviktin \u201cTom Kola\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr, ve\u00e7se k\u00ebtu ishte krejt ndryshe. Ritmet ishin m\u00eb t\u00eb shpejta, luftarake e koha llogaritej me sekonda. Disiplina ishte e rrept\u00eb e rregullat m\u00eb t\u00eb forta. Po niste k\u00ebshtu jet\u00ebn e tij n\u00ebn uniform\u00eb, e cila tashm\u00eb do t\u00eb ishte futur e gjitha n\u00eb korniz\u00ebn e rregullave e normave ushtarake.<\/p>\n<p>N\u00eb mendje i erdhi udh\u00ebtimi i nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb. Deri at\u00ebher\u00eb nuk e kishte kaluar kurr\u00eb Ur\u00ebn e Bah\u00e7allekut mbi lumin Drin, posht\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb kalas\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs. I ulur n\u00eb sediljen e nj\u00ebrit nga autobuz\u00ebt e kuq \u201cViberti\u201d q\u00eb formonin at\u00eb kolon\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb \u00e7onte pasagjer\u00ebt nga Shkodra n\u00eb Tiran\u00eb, ai v\u00ebshtronte me kuriozitet e me etje pejsazhet q\u00eb po i shpaloseshin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs. Rruga gjarp\u00ebronte mes kodrash t\u00eb buta e zonave fushore, q\u00eb atij i dukeshin shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb krahasim me ato pak ngastra toke t\u00eb punueshme n\u00eb brij\u00ebt e maleve atje n\u00eb bjeshk\u00eb.<\/p>\n<p>Kaluan mes p\u00ebr mes qytetit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Lezh\u00ebs. N\u00eb krah t\u00eb majt\u00eb, kodra me kalan\u00eb e lasht\u00eb q\u00eb dukej sikur ishte e varur n\u00eb gjoks t\u00eb malit t\u00eb Vel\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb sfond. Nga krahu tjet\u00ebr hapeshin fushat e Bregut t\u00eb Mat\u00ebs q\u00eb shtriheshin deri n\u00eb Adriatik. I b\u00ebri p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ura me harqe mbi lumin e Matit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dikush i tha se mbante emrin e ish mbretit Zog. Mbreti i dikursh\u00ebm ishte nga rrethi i Matit e kishte dashur ta linte vul\u00ebn e emrit t\u00eb tij edhe n\u00eb ur\u00ebn mbi lumin me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr. M\u00eb tej, gjithnj\u00eb n\u00eb krah t\u00eb majt\u00eb, lart\u00ebsohej Mali i Kruj\u00ebs, me qytetin e lasht\u00eb, ku spikaste kalaja mesjetare.<\/p>\n<p>Nga historia kishte m\u00ebsuar se ajo kala ishte b\u00ebr\u00eb barrier\u00eb e pathyeshme p\u00ebrball\u00eb sulmeve t\u00eb hordhive turke. M\u00eb tej, diku pa devijimin e rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7onte n\u00eb aeroportin e Rinasit. Vet\u00ebtimthi i erdhi n\u00eb mendje \u00ebnd\u00ebrra e tij p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb aviator. Edhe pak kilometra dhe autobuz\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Kishte arritur n\u00eb kryeqytetin e vendit. Rruga e Durr\u00ebsit me pallatet e bukur anash saj, sheshi i madh me emrin \u201cSk\u00ebnderbeg\u201d, kulla e sahatit, e ndalimi tek agjencia, pik\u00ebrisht diku aty n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb kull\u00ebs.Pastaj udh\u00ebtimi me autobus urban deri n\u00eb shkolla \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Dikur qyteti i Shkodr\u00ebs i ishte dukur i madh e kishte b\u00ebr\u00eb muaj e vite p\u00ebr ta njohur. Tirana po i dukej e pafundme dhe gati e pamundshme p\u00ebr t\u2019u njohur nga ana e tij.<\/p>\n<p>Kuptohet, k\u00ebto ishin p\u00ebrshtypjet e para, t\u00eb nj\u00eb t\u00eb riu, q\u00eb sapo kishte l\u00ebn\u00eb prapa bjeshk\u00ebt e veriut e po zhytej n\u00eb jet\u00ebn e kryeqytetit t\u00eb vendit. Jeta n\u00eb shkoll\u00eb ushtarake kishte rregullat e veta e edhe kufizimet e mund\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb qytet. Sheshet e transhet\u00eb e st\u00ebrvitjes ishin kodrave e luginave nga ngjiteshe p\u00ebr n\u00eb Malin e Dajtit, ku at\u00eb e t\u00ebrhiqte nd\u00ebrtesa e bukur e Kinostudios \u201cShqip\u00ebria e re\u201d, tempulli ku hynin artist\u00ebt q\u00eb luanin n\u00eb ata filma q\u00eb ata i shikonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb programuar n\u00eb fundet e jav\u00ebs n\u00eb shkoll\u00eb. Madje disa prej tyre filloi t\u2019i shikonte edhe n\u00eb kinemat\u00eb e kryeqytetit, n\u00eb or\u00ebt e liridaljes. Kur ndalej para reklamave me ndonj\u00eb shok, habitej sa shum\u00eb kinema kishte Tirana e ata duhej t\u00eb zgjidhnin filmin q\u00eb do shikonin e orarin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb pastaj t\u00eb ktheheshin n\u00eb koh\u00ebn e duhur n\u00eb shkoll\u00eb, pa thyer disiplin\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Muajt e vitet kalonin. Ai hidhte shtat e fal\u00eb st\u00ebrvitjeve e kalitjes ushtarake, por edhe tipareve t\u00eb trash\u00ebguara prej mal\u00ebsori, po formonte nj\u00eb fizik q\u00eb binte n\u00eb sy e uniforma e b\u00ebnte t\u00eb spikaste edhe m\u00eb shum\u00eb. Ishte ajo mosh\u00eb kur t\u00eb rinjt\u00eb fillojn\u00eb dhe e admirojn\u00eb ngapak vetveten para pasqyr\u00ebs, nj\u00eb dukuri e natyrshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. I q\u00eblloi nj\u00eb dit\u00eb kur ishte n\u00eb qytet n\u00eb liridalje dhe kishte prer\u00eb bilet\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Teatrit Popullor. Ishte ndalur p\u00ebrpara xhamit t\u00eb nj\u00eb dyqani e po rregullonte kapelen ushtarake dhe fundin e gjimnastiorkes, kur d\u00ebgjoi nj\u00eb z\u00eb fem\u00ebror nga pas: Mos u shiko, se boll i bukur je. Ktheu kok\u00ebn e pa dy gjimnaziste q\u00eb po kalonin trotuarit duke qeshur. Nj\u00ebra prej tyre i kishte hedhur nj\u00eb batut\u00eb q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb skuqej.<\/p>\n<p>Vitet e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme ushtarake kalonin nj\u00ebri pas tjetrit. Ndueja kishte nj\u00eb angazhim serioz n\u00eb t\u00eb gjitha disiplinat dhe n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt m\u00ebsimore e pedagog\u00ebt shikonin se si formohej tek ai figura e v\u00ebrtet\u00eb e nj\u00eb oficeri t\u00eb ardhsh\u00ebm, me bagazhin e nevojsh\u00ebm t\u00eb njohurive kulturore e ushtarake. N\u00eb vitin e fundit ai ishte formuar t\u00ebr\u00ebsisht nga ana fizike e binte n\u00eb sy mes moshatar\u00ebve p\u00ebr shtatin e lart\u00eb e karakteristikat e tjera fizike q\u00eb e evidentonin.<\/p>\n<p>Ishte viti 1958. Ndueja, djalosh 18-vje\u00e7ar, po mbaronte shkoll\u00ebn e mesme ushtarake \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Alternativa p\u00ebr m\u00eb tej ishte vazhdimi i shkoll\u00ebs s\u00eb bashkuar t\u00eb oficer\u00ebve. Por tek ai flinte edhe d\u00ebshira e hershme p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb aviator. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kishte biseduar edhe me shok\u00eb si Sami Guzina, Ndoc Selimi apo Albert Shkurti. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb kishin filluar t\u00eb dukeshin disa specialist\u00eb sovjetik\u00eb t\u00eb aviacionit. Flitej se do t\u00eb b\u00ebnin seleksionime e do t\u00eb zgjidhnin nj\u00eb kontigjent p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar p\u00ebr studime n\u00eb shkoll\u00ebn e aviacionit n\u00eb Mosk\u00eb. Pa dyshim, atyre u kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy edhe rezultatet n\u00eb m\u00ebsime e tiparet fizike t\u00eb Ndue Logut. Dhe nj\u00eb dit\u00eb e thirr\u00ebn n\u00eb provat test q\u00eb b\u00ebheshin p\u00ebr aviator\u00ebt e ardhsh\u00ebm. Ndueja i kap\u00ebrceu ato me sukses e t\u00eb gjith\u00eb parametrat e nevojsh\u00ebm fizik\u00eb i kishte n\u00eb rregull. Specialisti sovjetik q\u00eb ndiqte provat, i rrahu shpatullat me simpati dhe i tha: &#8211; E di q\u00eb mesatarisht n\u00eb bot\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nd\u00ebr 10 mij\u00eb djem i plot\u00ebson kushtet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb aviator? Ndueja shtangu p\u00ebr nj\u00eb moment. Kjo pyetje ju duk sikur po ja priste krah\u00ebt \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb tij. \u2013 E ti je nj\u00eb nga ata,- vazhdoi duke buz\u00ebqeshur specialisti.-Urime!<\/p>\n<p>Ndueja doli duke fluturuar nga salla. N\u00eb oborr takoi disa nga shok\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb kishin kaluar me sukses prov\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Ne do t\u00eb b\u00ebhemi aviator\u00eb, &#8211; u tha atyre me entuziaz\u00ebm. &#8211; Do t\u00eb fluturojm\u00eb, ja k\u00ebshtu, si shqiponjat dhe hapi krah\u00ebt duke i imituar ato. \u2013 K\u00ebshtu fluturojn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet, i kam par\u00eb disa her\u00eb me v\u00ebmendje n\u00eb Mal t\u00eb Jezerc\u00ebs e n\u00eb Qaf\u00eb t\u00eb Agrit. Nuk p\u00ebrmbahej nga g\u00ebzimi. Po niste \u00ebndrra e tij p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shqiponj\u00eb e ajrit.<br \/>\n<strong><br \/>\nN\u00cb MOSK\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Ajo ishte nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. Ndue Logu dhe shok\u00ebt e tij q\u00eb do t\u00eb niseshin p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00ebn e aviacionit n\u00eb Bashkimin Sovjetik, q\u00ebndronin n\u00eb hollin e aeroportit t\u00eb Rinasit, n\u00eb pritje t\u00eb kryerjes s\u00eb formaliteteve t\u00eb fundit p\u00ebrpara nisjes. P\u00ebrpara syve kishin fush\u00ebn e Rinasit me pist\u00ebn e aeroportit. Avioni ishte aty n\u00eb pritje. Zakonisht nga Rinasi fluturonin pak avion\u00eb, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr n\u00eb vendet e europ\u00ebs lindore, q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb kampin socialist. Kryesisht udh\u00ebtonin delegacione t\u00eb partis\u00eb dhe t\u00eb shtetit. Po Ndueja nuk e vriste shum\u00eb mendjen p\u00ebr k\u00ebto. Emocionet e tij p\u00ebrq\u00ebndroheshin diku gjetk\u00eb. Ja, n\u00eb at\u00eb avion t\u00eb kompanis\u00eb sovjetike, ai pas pak do t\u00eb ngjitej si pasagjer. Kurse, brenda tre vjet\u00ebsh shkoll\u00eb aviacioni, ai do t\u00eb ishte pilot, do t\u00eb ngjitej mbi avion jo si pasagjer, por si drejtues i tij. E ndjente veten vet\u00ebm pak hapa larg \u00ebndrr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ja edhe momenti i shum\u00ebpritur i nisjes. P\u00ebr Nduen ishte magjeps\u00ebs.N\u00eb pak \u00e7aste avioni u shk\u00ebput nga toka, pista dhe fusha e blert\u00eb dukeshin si nj\u00eb tapet i gjelb\u00ebr, q\u00eb zvog\u00eblohej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, pastaj malet e sa hap e mbyll syt\u00eb atdheu mbeti pas. Fluturonin mbi hap\u00ebsirat europiane, mbi at\u00eb q\u00eb quhej kampi socialist. Ndueja, nga dritarja shikonte ret\u00eb q\u00eb formonin nj\u00eb det t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb dallg\u00ebzuar. Vet\u00ebm her\u00eb-her\u00eb ato sikur shqyheshin e posht\u00eb dukej dekori i eg\u00ebr i maleve, q\u00eb i sillte n\u00eb mendje vendlindjen e tij, Dukagjinin.<\/p>\n<p>Qyteti i Mosk\u00ebs u shpalos i madh, gati sa nuk i dukej fundi. Edhe aeroporti me pistat e shumta e me numrin e madh t\u00eb avion\u00ebve, ishte i pafund.Para tij aeroporti i Tiran\u00ebs dukej si nj\u00eb ngast\u00ebr e vog\u00ebl toke. Nga aeroporti i mor\u00ebn me nj\u00eb autobus ushtarak\u00ebsh dhe i shoq\u00ebruan n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb periferi t\u00eb Mosk\u00ebs.<br \/>\n-K\u00ebtu jeni n\u00eb zon\u00eb sekrete ushtarake,-ju tha nj\u00ebri nga ushtarak\u00ebt sovjetik\u00eb me uniform\u00eb t\u00eb bukur aviatori, q\u00eb i shoq\u00ebronte.- Asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr vendndodhjen, p\u00ebr emrin e shkoll\u00ebs, t\u00eb vendeve ku do t\u00eb st\u00ebrviteni. Q\u00eb sot jeni efektiv i shkoll\u00ebs s\u00eb aviacionit sovjetik e sekreti ushtarak \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga normat themelore,-iu tha ai.<\/p>\n<p>Ishte viti 1958. Ndueja kishte d\u00ebgjuar n\u00eb bised\u00eb me disa miq n\u00eb Shkod\u00ebr q\u00eb disa re kishin filluar t\u00eb shfaqeshin n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqip\u00ebris\u00eb e Bashkimit Sovjetik. Por ai nuk donte t\u2019i bisonte. Nuk donte q\u00eb \u00ebndrra e tij t\u00eb shuhej q\u00eb pa nisur akoma. Ato biseda ju kujtuan kur pa k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb me ftoht\u00ebsi sekretesh. Por nga ana tjet\u00ebr ai ishte ushtarak dhe mendoi se kjo \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb ishte epiqendra e kampit socialist. E aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatiste aviator\u00eb.<br \/>\nVitet e shkoll\u00ebs rridhnin me shpejt\u00ebsi. Ndueja me shok\u00ebt e vet shqiptar\u00eb tregonin nj\u00eb zell t\u00eb madh n\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimin e sa m\u00eb shum\u00eb njohurive n\u00eb artin e aviacionit. Aty kishte student\u00eb edhe nga vende t\u00eb tjera t\u00eb kampit socialist, si \u00c7ekosllovakia, Bullgaria, Hungaria e t\u00eb tjer\u00eb e me kalimin e koh\u00ebs kishin z\u00ebn\u00eb miq\u00ebsi. Ashtu si\u00e7 kishin z\u00ebn\u00eb miq\u00ebsi edhe me student\u00eb rus\u00eb t\u00eb aviacionit.<\/p>\n<p>Ndueja kishte ecur mir\u00eb me rusishten q\u00eb kur ishte n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cSk\u00ebnderbej\u201d e gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e perfeksiononte at\u00eb n\u00eb t\u00eb folur e edhe n\u00eb t\u00eb lexuar t\u00eb librave t\u00eb ndrysh\u00ebm. Krahas librave metodike t\u00eb shkoll\u00ebs, atij i p\u00eblqente t\u00eb lexonte edhe let\u00ebrsi ruse, autor\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs i p\u00eblqenin shum\u00eb. Nj\u00eb studente e Akademis\u00eb s\u00eb Arteve t\u00eb Mosk\u00ebs, q\u00eb ishte miq\u00ebsuar me grupin e djemve shqiptar\u00eb, i rekomandonte dhe i sillte her\u00eb pas here libra t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb proz\u00eb e n\u00eb poezi. E Ndueja i lexonte me \u00ebndje e pasion. Ajo i ftonte her\u00eb pas here, n\u00eb koh\u00ebn e liridaljes edhe q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin shetitje n\u00eb kryeqytetin e kampit socialist.<\/p>\n<p>Moska. Sheshi i Kuq. Kremlini, ku rrinin pushtetar\u00ebt e lart\u00eb autoritar\u00eb sovjetik\u00eb\u2026 Ndues k\u00ebto i dukeshin si \u00ebndrra n\u00eb fillim, por pastaj filloi t\u00eb m\u00ebsohej pak nga pak me qytetin e madh. Nj\u00eb mbr\u00ebmje mikja e tyre u tha q\u00eb u kishte siguruar bileta p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb shfaqje n\u00eb teatrin \u201cBolshoj\u201d. Ishte nj\u00eb nga mbr\u00ebmjet m\u00eb magjike q\u00eb pilot\u00ebt e ardhsh\u00ebm shqiptar\u00eb kishin p\u00ebrjetuar.<br \/>\nK\u00ebsisoj, me studime, st\u00ebrvitje t\u00eb shumta e p\u00ebrshtypje nga shteti i st\u00ebrmadh sovjetik, jav\u00ebt, muajt e vitet kalonin me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb \u00e7uditshme.Ndueja tregonte nj\u00eb zell t\u00eb madh n\u00eb njohjen e t\u00ebr\u00eb llojeve t\u00eb avion\u00ebve, t\u00eb teknik\u00ebs s\u00eb drejtimit t\u00eb tyre, por edhe t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb tyre teknik. P\u00ebr t\u00eb ishte k\u00ebnaq\u00ebsi m\u00eb vete kur vinin or\u00ebt e praktik\u00ebs n\u00eb fluturim. Syt\u00eb i l\u00ebshonin drit\u00eb si t\u00eb shqiponj\u00ebs, vihej n\u00eb kabin\u00ebn e n\u00eb pultin e drejtimit dhe l\u00ebshohej me k\u00ebnaq\u00ebsi hap\u00ebsirave t\u00eb pafundme ruse, me pejsazhe sugjestionuese. N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto st\u00ebrvitje, ai iu drejtua si pa t\u00eb keq instruktorit sovjetik dhe e pyeti se ku kishte r\u00ebn\u00eb disa vite m\u00eb par\u00eb kursanti shqiptar Qemal M\u00ebrtiri, q\u00eb kishte p\u00ebsuar aksident me avionin gjat\u00eb fluturimeve st\u00ebrvitore. Por instruktori iu p\u00ebrgjigj se nuk e kuptonte p\u00ebrse b\u00ebhej fjal\u00eb e q\u00eb n\u00eb aviacionin e lavdish\u00ebm sovjektik nuk ndodhnin aksidente t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Ishte thuajse periudha e fundit t\u00eb studimeve dhe Ndueja me shok\u00eb e ndjenin q\u00eb atmosfera ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb e ftoht\u00eb ndaj tyre. Korekte, por m\u00eb e ftoht\u00eb. M\u00ebsimet e st\u00ebrvitjet vazhdonin normalisht, si m\u00eb par\u00eb, por ishte ajo ndjenja e miq\u00ebsis\u00eb q\u00eb dukej sikur kishte marr\u00eb di\u00e7ka nga dimri rus. Edhe ajo studentja e Akademis\u00eb s\u00eb Arteve vinte si m\u00eb rrall\u00eb e nuk shfaqte m\u00eb interesin e dikursh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e vog\u00ebl. Dikush nga ambasada shqiptare n\u00eb Mosk\u00eb ju tha student\u00ebve q\u00eb t\u00eb ishin t\u00eb kujdessh\u00ebm, ta ruanin miq\u00ebsin\u00eb por t\u2019u ruheshin provokimeve, e sidomos t\u00eb kishin kujdes n\u00eb miq\u00ebsin\u00eb me vajzat, q\u00eb ajo t\u00eb mos shkonte m\u00eb tej se n\u00eb miq\u00ebsi. Ata mor\u00ebn vesh q\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mbledhje e Partive Komuniste t\u00eb kampit socialist dhe Enver Hoxha kishte mbajtur nj\u00eb fjalim q\u00eb p\u00ebrmbante kontradikta ideologjike me udh\u00ebheqjen sovjetike. Madje Enver Hoxha e kishte braktisur mbledhjen p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb saj. Ishte dim\u00ebr i eg\u00ebr dhe pas disa muajsh ata do t\u00eb mbaronin shkoll\u00ebn e aviacionit e do t\u00eb ktheheshin n\u00eb atdhe pilot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb aviacionit shqiptar.<\/p>\n<p>TIPA T\u00cb NDRYSH\u00cbM AVION\u00cbSH SOVJETIK\u00cb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebn uniform\u00eb dhe n\u00eb Mosk\u00eb &#8211; pjes\u00eb nga libri &#8220;Shqiponja e Dukagjinit&#8221; &#8211; shkruar nga Gazetari Gjin Musa. Piloti Ndue Logu Tingujt alarmant\u00eb t\u00eb buris\u00eb u d\u00ebgjuan kur ende rrezet e para t\u00eb m\u00ebngjesit nuk kishin hyr\u00eb nga dritarja. N\u00eb fillim ai gati nuk u kujtua se ku ndodhej. Por tek pa q\u00eb nga krevatet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":64051,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-594","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00ebn uniform\u00eb dhe n\u00eb Mosk\u00eb &#8211; pjes\u00eb nga libri &#8220;Shqiponja e Dukagjinit&#8221; &#8211; shkruar nga Gazetari Gjin Musa. Piloti Ndue Logu Tingujt alarmant\u00eb t\u00eb buris\u00eb u d\u00ebgjuan kur ende rrezet e para t\u00eb m\u00ebngjesit nuk kishin hyr\u00eb nga dritarja. N\u00eb fillim ai gati nuk u kujtua se ku ndodhej. Por tek pa q\u00eb nga krevatet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-02-20T16:28:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-05T06:57:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ndue_logu_helikoptere.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"261\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb\",\"datePublished\":\"2016-02-20T16:28:37+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-05T06:57:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/\"},\"wordCount\":2570,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/02\\\/ndue_logu_helikoptere.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/\",\"name\":\"N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/02\\\/ndue_logu_helikoptere.jpg\",\"datePublished\":\"2016-02-20T16:28:37+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-05T06:57:13+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/02\\\/ndue_logu_helikoptere.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/02\\\/ndue_logu_helikoptere.jpg\",\"width\":600,\"height\":261,\"caption\":\"Ndue Logu - helikopter\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00ebn uniform\u00eb dhe n\u00eb Mosk\u00eb &#8211; pjes\u00eb nga libri &#8220;Shqiponja e Dukagjinit&#8221; &#8211; shkruar nga Gazetari Gjin Musa. Piloti Ndue Logu Tingujt alarmant\u00eb t\u00eb buris\u00eb u d\u00ebgjuan kur ende rrezet e para t\u00eb m\u00ebngjesit nuk kishin hyr\u00eb nga dritarja. N\u00eb fillim ai gati nuk u kujtua se ku ndodhej. Por tek pa q\u00eb nga krevatet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-02-20T16:28:37+00:00","article_modified_time":"2021-02-05T06:57:13+00:00","og_image":[{"width":600,"height":261,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ndue_logu_helikoptere.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb","datePublished":"2016-02-20T16:28:37+00:00","dateModified":"2021-02-05T06:57:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/"},"wordCount":2570,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ndue_logu_helikoptere.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/","name":"N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ndue_logu_helikoptere.jpg","datePublished":"2016-02-20T16:28:37+00:00","dateModified":"2021-02-05T06:57:13+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ndue_logu_helikoptere.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ndue_logu_helikoptere.jpg","width":600,"height":261,"caption":"Ndue Logu - helikopter\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nen-uniforme-edhe-ne-moske\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00cbN UNIFORM\u00cb EDHE N\u00cb MOSK\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=594"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/594\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64052,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/594\/revisions\/64052"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64051"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}