{"id":59411,"date":"2020-09-04T11:00:50","date_gmt":"2020-09-04T09:00:50","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=59411"},"modified":"2020-09-04T11:19:56","modified_gmt":"2020-09-04T09:19:56","slug":"ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/","title":{"rendered":"\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d &#8211; D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dashnor Kalo\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Historin\u00eb e panjohur t\u00eb ngjarjes s\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur t\u00eb 22 gushtit t\u00eb vitit 1944, kur pes\u00eb djem t\u00eb rinj, <strong>Ndoc Ded\u00eb Marku<\/strong>, <strong>Ndoc Mazi<\/strong>, <strong>Naim Gjylbegu<\/strong>, <strong>Hydajet Lezha<\/strong> dhe <strong>Ahmet Haxhia<\/strong>, pjestar\u00eb t\u00eb \u00e7et\u00ebs partizane \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d, teksa ishin duke shkuar p\u00ebr n\u00eb rrethin e Mirdit\u00ebs, me mision nga Qarkori Komunist i Shkodr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur idet\u00eb komuniste dhe p\u00ebr t\u00eb rekrutuar djem t\u00eb rinj t\u00eb asaj krahine p\u00ebr n\u00eb rradh\u00ebt partizane, mbet\u00ebn t\u00eb rrethuar nga xhandar\u00ebt e Komun\u00ebs s\u00eb Kaliva\u00e7it. D\u00ebshmia e rrall\u00eb e <strong>Mark Dodanit<\/strong>, ish-oficer i lart\u00eb i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brend\u00ebshme me grad\u00ebn n\u00ebnkolonel n\u00eb organet e Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar i tyre n\u00eb \u00e7et\u00ebn \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d, lidhur me at\u00eb ngjarje t\u00eb bujshme ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb \u201c5 Heronjt\u00eb e Vigut\u201d, q\u00eb nga sht\u00ebpia ku ata kaluan nat\u00ebn dhe u mor\u00ebn n\u00eb bes\u00eb prej tyre, si u rrethuan ata nga xhandar\u00ebt e Pjet\u00ebr Llesh Gjegjanit dhe kush ishte njeriu q\u00eb dyshohet se i spiunoi ata, p\u00ebrse \u201cPjet\u00ebr Mustakuqi\u201d, nuk pranonte q\u00eb t\u00eb hiqte prit\u00ebn edhe pasi aty shkoi paria e pleq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Vigut, si e argumentonte ai Kanunin se pes\u00eb t\u00eb rrethuarit nuk mund t\u00eb merreshin n\u00eb bes\u00eb, vrasja e pes\u00eb pjestar\u00ebve t\u00eb atij nj\u00ebsiti partizan dhe marrja e trupave t\u00eb pajet\u00eb nga familjet e tyre, e deri tek hakmarrja e regjimit komunist n\u00eb vitin 1948 ndaj t\u00eb akuzuar\u00ebve si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr at\u00eb ngjarje, <strong>duke vrar\u00eb 20 pjestar\u00eb<\/strong> t\u00eb \u201cband\u00ebs s\u00eb Pjet\u00ebr Mustakuqit\u201d?!<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Ahmet Haxhia\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/ahmet-haxhia.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Plot 76 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb pasditen e 22 gushtit t\u00eb vitit 1944, nj\u00eb nj\u00ebsit i vog\u00ebl partizan i \u00e7et\u00ebs \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej prej Ndoc Ded Markut, Ndoc Mazit, Naim Gjylbegut, Ahmet Haxhis\u00eb e Hydajet Lezh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt po udh\u00ebtonin n\u00eb drejtim t\u00eb asaj krahine me nj\u00eb mision t\u00eb ngarkuar nga Qarkori i Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fshatit Vig, n\u00eb vendin e quajtur <em>Buzabardh<\/em>, u rrethuan nga forcat e xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Kaliva\u00e7it, q\u00eb komandoheshin nga vet\u00eb Kryetari i asaj Komune Pjet\u00ebr Llesh Gjegjani, i cili urdh\u00ebroi vrasjen e tyre, pasi i mbajti tet\u00eb or\u00eb t\u00eb rrethuar dhe ata s\u2019pranuan kushtet e tij, q\u00eb ata t\u00eb dorzonin arm\u00ebt. Ajo ngjarje b\u00ebri buj\u00eb t\u00eb madhe dhe q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen e asaj dite lajmi i vrasjes s\u00eb tyre u p\u00ebrhap n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Veriun, e m\u00eb pas n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, pas nj\u00eb trakti q\u00eb hodhi Partia Komuniste Shqiptare, e cila i shpalli ata \u201c<em>D\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Atdheut<\/em>\u201d, duke njoftuar se 5 komunist\u00ebt kishin r\u00ebn\u00eb duke luftuar m\u00eb forcat mercenare t\u00eb Gjon Markagjonit. Disa vjet pas, mas mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs, atyre i&#8217;u akordua tituli i lart\u00eb, \u201cHero i Popullit\u201d dhe gjithashtu shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, atyre ju ngrit nj\u00eb monument i madh n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, i cili njihet nga t\u00eb gjith\u00eb, si monumenti i \u201c<strong>5 Heronjve t\u00eb Vigut<\/strong>\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Hydajet Lezha\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/hydajet-lezha.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Po si q\u00ebndron e v\u00ebrteta rreth asaj vrasje t\u00eb bujshme? P\u00ebrse ai nj\u00ebsit partizan, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga pes\u00eb djem fare t\u00eb rinj, po udh\u00ebtonte n\u00eb drejtim t\u00eb mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mirdit\u00ebs dhe cili ishte misioni q\u00eb i&#8217;u ishte ngarkuar atyre? Cili ishte itinerari i l\u00ebvizjeve q\u00eb p\u00ebrshkuan ata nat\u00ebn e 20 gushtit dhe tek cila sht\u00ebpi u strehuan ata p\u00ebr t\u00eb kaluar at\u00eb nat\u00eb? P\u00ebrse burrat e asaj kulle nuk ndodheshin at\u00eb nat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, ku bujt\u00ebn pes\u00eb komunist\u00ebt? Kush ishte personi q\u00eb zbuloi l\u00ebvizjen e tyre n\u00eb m\u00ebngjezin e 22 gushtit dhe p\u00ebrse ai njoftoi Kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Kaliva\u00e7it, i cili organizoi dhe rrethimin e tyre? A kishte lidhje familja e Kapidanit t\u00eb Mirdit\u00ebs Gjon Markagjonit me vrasjen e tyre dhe a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb akuza q\u00eb u \u00ebsht\u00eb atribuar atyre si t\u00eb implikuar n\u00eb at\u00eb ngjarje? A q\u00ebndron versioni i shum\u00ebp\u00ebrfolur prej vitesh se ata t\u00eb pest\u00eb u pren\u00eb n\u00eb bes\u00eb nga mirditasit dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kanunit gjaku i tyre i ngeli n\u00eb der\u00eb Mirdit\u00ebs? Si reagoi pushteti komunist kur erdhi n\u00eb fuqi me personat e akuzuar si organizator\u00eb t\u00eb vrasjes s\u00eb \u201c5 Heronjve t\u00eb Vigut\u201d dhe kush ishte njeriu q\u00eb zbuloi dhe organizoi vrasjen e Pjet\u00ebr Llesh Gjegjanit e 20 pjestar\u00ebve t\u00eb \u00e7et\u00ebs s\u00eb tij antikomuniste, n\u00eb n\u00ebtorin e vitit 1948 n\u00eb malet e Mirdit\u00ebs?<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Naim Gjylbegu\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/naim-gjylbegu.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Lidhur me k\u00ebto e t\u00eb tjera ngjarje dhe fakte nga jeta e tyre, na njeh intervista q\u00eb i kemi marr\u00eb para disa vitesh n\u00ebnkolonelit n\u00eb pension, Mark Dodanit, nj\u00ebrit prej ish partizan\u00ebve t\u00eb \u00e7et\u00ebs \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d dhe m\u00eb pas oficer i lart\u00eb i Sigurimit t\u00eb Shtetit n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brend\u00ebshme, i njohur ndryshe edhe si skenarist i disa filmave dhe autor i shum\u00eb librave me tem\u00eb nga arma e Sigurimit t\u00eb Shtetit gjat\u00eb viteve t\u00eb regjimit komunist. Me d\u00ebshmit\u00eb e tija q\u00eb publikohen ekskluzive, Dodani p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb hedh drit\u00eb mbi at\u00eb ngjarje t\u00eb larg\u00ebt, duke ndri\u00e7uar shum\u00eb nga misteret e vrasjes s\u00eb \u201c5 Heronjve t\u00eb Vigut\u201d, q\u00eb kan\u00eb ngelur enigm\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli me rradh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shoku Mark, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se atyre ju ka \u00e7uar uj\u00eb nj\u00eb grua e moshuar?<\/strong><\/p>\n<p>Po kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, duke par\u00eb se pes\u00eb shok\u00ebt e nj\u00ebsitit kishin afro tet\u00eb or\u00eb t\u00eb rrethuar dhe prej vap\u00ebs s\u00eb madhe ishin t\u00eb djegur nga etja, aty pran\u00eb bashk\u00eb me fshat\u00ebr\u00ebt q\u00eb ishin mbledhur p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7\u2019po ndodhte, ishte dhe nj\u00eb grua e moshuar, e quajtur Drane Jaku, e cila ishte n\u00ebna e partizanit Gjon Jak Cera, t\u00eb \u00e7et\u00ebs \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d nga fshati Gomsiqe. N\u00ebn\u00eb Dranja mori nj\u00eb kotruve me uj\u00eb dhe u fut brenda rrethimit t\u00eb prit\u00ebs, pa marr\u00eb parasysh presionet e njerzve t\u00eb Pjet\u00ebr Lleshit q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn ta pengonin at\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos shkuar tek ata. Dranja i\u2019u p\u00ebrgjigj njerzve t\u00eb prit\u00ebs, se ata i kishte miq sht\u00ebpie dhe shok\u00eb t\u00eb djalit, e nuk e ndaloi hapin edhe pse njerzit e Pjet\u00ebr Lleshit e k\u00ebrc\u00ebn\u00ebuan.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Ndoc Deda\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/ndoc-deda.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Ajo vajti tek pes\u00eb shok\u00ebt e nj\u00ebsitit q\u00eb ishin rrethuar dhe ju dha uj\u00eb. N\u00eb at\u00eb kohe q\u00eb n\u00ebn\u00eb Dranja shkoi tek ata, duhet t\u00eb kishte kaluar ora kat\u00ebr e pasdites. Ajo ju tha atyre: Ju lumt\u00eb q\u00eb nuk po dorzoheni, por ruajuni se do t\u2019 ju vrasin. N\u00eb \u00e7astin kur Dranja do t\u00eb largohej, ata i than\u00eb se po t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u2019ju kryente nj\u00eb detyr\u00eb, duke ju d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr \u00e7et\u00ebn \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d ku ishte dhe djali i saj Gjoni, ose p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr. Pasi Dranja i siguroi se e merrte p\u00ebrsip\u00ebr at\u00eb gj\u00eb, ata e shkruan shpejt e shpejt letr\u00ebn q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur nga t\u00eb gjith\u00eb dhe pasi ajo e futi n\u00eb gji, u largua duke dal\u00eb nga rrethimi p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far ndodhi me pes\u00eb t\u00eb rrethuarit pas largimit t\u00eb asaj gruas q\u00eb ju dha uj\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>Pas largimit t\u00eb n\u00ebn\u00eb Dranes, kur ora po shkonte rreth katr\u00ebs apo pes\u00ebs s\u00eb pasdites, njerzit e Pjet\u00ebr Lleshit q\u00eb kishin organizuar prit\u00ebn nga pozicionet q\u00eb kishin z\u00ebn\u00eb, ju b\u00ebn\u00eb thirrje edhe nj\u00ebher\u00eb pes\u00eb partizan\u00ebve t\u00eb nj\u00ebsitit, q\u00eb t\u00eb dorzoheshin, ose p\u00ebr ndryshe ata do t\u2019i vrisnin. Pas k\u00ebtij paralajm\u00ebrimi q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb njerzit e Pjet\u00ebr Lleshit, t\u00eb pes\u00eb partizan\u00ebt e rrethuar, duke mos besuar p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast se do vriteshin, ju p\u00ebrgjigj\u00ebn atyre se nuk do dorzoheshin, pasi ishin n\u00eb bes\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Gjin Lleshit.<\/p>\n<p><strong>Cili ishte reagimi i Pjet\u00ebr lleshit dhe njerz\u00ebve t\u00eb tij pas k\u00ebsaj p\u00ebrgjigjie q\u00eb mor\u00ebn nga t\u00eb rrethuarit? <\/strong><\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve kan\u00eb nisur bataret\u00eb e pushk\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Kush e nisi pushk\u00ebn n\u00eb fillim, pes\u00eb partizan\u00ebt e rrethuar, apo njerzit e Pjet\u00ebr Lleshit? <\/strong><\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb nuk dihet e sakt\u00eb, jo vet\u00ebm nga un\u00eb, por besoj dhe nga ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb at\u00eb dit\u00eb n\u00eb vendngjarje, pasi n\u00eb at\u00eb pyll v\u00ebshtir\u00eb, se mund t\u00eb merrej vesh se nga vinin plumbat.<\/p>\n<p><strong>Sa ka zgjatur beteja me arm\u00eb n\u00eb mes tyre, sepse \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se aty \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb e madhe? <\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Ndoc Mazi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/ndoc-mazi.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Sapo kan\u00eb nisur pushk\u00ebt e para, t\u00eb pes\u00eb partizan\u00ebt e rrethuar, kan\u00eb q\u00eblluar n\u00eb drejtim t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Pjet\u00ebr Lleshit, me t\u00eb gjitha arm\u00ebt q\u00eb kishin nga pozicionet q\u00eb kishin z\u00ebn\u00eb. P\u00ebrpjekja me arm\u00eb nd\u00ebrmjet tyre nuk ka zgjatur m\u00eb shum\u00eb se gjys\u00ebm ore, p\u00ebr arsye se vendi ku ndodheshin pes\u00eb partizan\u00ebt e rrethuar, ishte krejt i zhveshur dhe ata nuk kishin mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u mbrojtur. Ai vend quhet Papardhoku i Buzabardhit t\u00eb Vig-Kaster, n\u00eb breg t\u00eb lumit t\u00eb Vom\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe p\u00ebrpjekja me arm\u00eb nuk zgjati shum\u00eb, pasi njerzit e Pjet\u00ebr Lleshit q\u00eb kishin organizuar prit\u00ebn, ishin shum\u00eb dhe e njihnin me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb vendin.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb i pari nga ata t\u00eb pest\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>Nuk dihet me sakt\u00ebsi se kush \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb i pari nga ata, por thuhet se Naim Gjylbegu bashk\u00eb me Ndoc Ded\u00eb Markun, kan\u00eb sulmuar t\u00eb par\u00ebt n\u00eb drejtim t\u00eb njerzve t\u00eb prit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb \u00e7ar\u00eb rrethimin dhe ata t\u00eb dy kan\u00eb ngelur t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb fillim. Por kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb me t\u00eb d\u00ebgjuar, sepse nuk dihet e v\u00ebrteta se kush u vra m\u00eb shpejt, e kush m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><span style=\"color: #000000;\"><strong>\u00c7far ndodhi pas vrasjes s\u00eb tyre? <\/strong><\/span><\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas vrasjes s\u00eb tyre, njerzit e Pjet\u00ebr Lleshit u afruan tek ata dhe ju muar\u00ebn arm\u00ebt, \u00e7antat me \u00e7far\u00eb kishin dhe u larguan, duke urdh\u00ebruar q\u00eb ata t\u00eb mos i varroste njeri, por t\u2019i linin aty, t\u2019i hanin qent\u00eb pa varrosur.<\/p>\n<p><strong>Po gjat\u00eb gjith\u00eb asaj kohe prej tet\u00eb or\u00ebsh q\u00eb ata t\u00eb pest\u00eb q\u00ebndruan t\u00eb rrethuar, ku ndodhej \u00e7eta \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d. A kishte dijeni ajo se ata ishin t\u00eb rrethuar dhe p\u00ebrse nuk u erdhi n\u00eb ndihm\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>\u00c7eta \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb komandohej nga Kozma Stefi, ku b\u00ebnin pjes\u00eb dhe shok\u00ebt e deleguar t\u00eb Qarkorit t\u00eb Shkodr\u00ebs, si Frano Jakova, Emin Reshiti (Emini) si dhe disa partizan\u00eb vendas tep\u00ebr t\u00eb njohur, si Mat Doda i Gomsiqes, Pren Llesh \u00c7uni i Kaliva\u00e7it etj., dit\u00ebn e 21 gushtit 1944, kur ka ndodhur rrethimi i pes\u00eb shok\u00ebve, \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb fshatin Buzhal\u00eb, q\u00eb bie n\u00eb mes Mnel\u00ebs, Vigut e Korthpul\u00ebs, ku ishin n\u00eb pritje t\u00eb pes\u00eb shok\u00ebve. Aty ka qen\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e \u00e7et\u00ebs, pasi \u00e7eta vepronte e cop\u00ebzuar. Ky vend ndodhet rreth nj\u00eb or\u00eb e gjys\u00ebm larg nga Buzabardhi, n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb q\u00eb d\u00ebgjohen krismat e arm\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>A jan\u00eb d\u00ebgjuar krismat e arm\u00ebve nga partizan\u00ebt e \u00e7et\u00ebs at\u00eb pasdite kur ndodhi vrasja e tyre? <\/strong><\/p>\n<p>Po, t\u00eb gjith\u00eb partizan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb ndodhur n\u00eb at\u00eb vend, i kan\u00eb d\u00ebgjuar krismat e arm\u00ebve, por ato nuk e dinin se nga vinin ato arm\u00eb dhe \u00e7far\u00eb po ngjiste n\u00eb Buzabardh. Po at\u00eb mbr\u00ebmje, pasi pushuan bataret\u00eb e pushk\u00ebve, nga komanda e \u00e7et\u00ebs u aktivizua nj\u00eb fshatar vendali, i quajtur Nikoll Preng Rrasa, nga fshati Bushal, q\u00eb ishte mik i ngusht\u00eb i Mat Dod\u00ebs, q\u00eb t\u00eb verifikonte se \u00e7far\u00eb kishin qen\u00eb ato pushk\u00eb. Pas k\u00ebsaj, \u00e7eta ka q\u00ebndruar n\u00eb pritje gjith\u00eb nat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh se \u00e7\u2019kishte ngjar\u00eb, sepse ata ishin n\u00eb pritje t\u00eb shum\u00eb shok\u00ebve q\u00eb do t\u00eb shkonin t\u00eb bashkoheshin me \u00e7et\u00ebn, sipas detyrave q\u00eb kishin marr\u00eb nga Qarkori i Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kur e m\u00ebsoi \u00e7eta lajmin e vrasjes s\u00eb pes\u00eb shok\u00ebve? <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb m\u00ebngjezin e 22 gushtit 1944, n\u00eb vendin ku q\u00ebndronte \u00e7eta, shkoi djali i Mat Dod\u00ebs, i cili kishte marr\u00eb letr\u00ebn (q\u00eb shkruan pes\u00eb shok\u00ebt para vrasjes) nga gjyshja e tij n\u00ebn\u00eb Mrika, s\u00eb cil\u00ebs ja kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Drane Jaku, p\u00ebr t\u2019 ja dorzuar Mat Dod\u00ebs ose t\u00eb birit t\u00eb saj Gjon Jakut. Letra ju dorzua n\u00eb dor\u00eb komandantit t\u00eb \u00e7et\u00ebs, Kozma Stefit, i cili e lexoi at\u00eb para t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebve q\u00eb ndodheshin aty, duke njoftuar dhe vrasjen e tyre. Bashk\u00eb me at\u00eb let\u00ebr erdhi dhe lajmi tjet\u00ebr se n\u00eb Gomsiqe, ishin rrethuar dhe pes\u00eb shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb partizan\u00eb t\u00eb \u00e7et\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt i shoq\u00ebronte shkodrani Gjon Jak Rasha.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far vendimi mori \u00e7eta e drejtuar nga Kozma Stefi, pasi m\u00ebsoi lajmin e vrasjes s\u00eb pes\u00eb shok\u00ebve? <\/strong><\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pasi u m\u00ebsua ajo gj\u00eb, komanda e \u00e7et\u00ebs nxorri disa detyra. Detyra e par\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb \u00e7ohej letra e pes\u00eb shok\u00ebve n\u00eb Qarkorin e Shkodr\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u ngarkua partizani Rasim Reshiti (Emini). S\u00eb dyti, duhej t\u00eb sulmohej e t\u00eb digjej posta e xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Kaliva\u00e7it, me gjith\u00eb Pjet\u00ebr Lleshin dhe duheshin shp\u00ebtuar patjet\u00ebr pes\u00eb shok\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb rrethuar n\u00eb Gomsiqe, t\u00eb cil\u00ebt u shp\u00ebtuan.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far u b\u00eb me pes\u00eb trupat e pajet\u00eb q\u00eb ngel\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Buzabardh? <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen vrasjes s\u00eb tyre, n\u00eb m\u00ebngjezin e 23 apo 24 gushtit, disa fshatar\u00eb q\u00eb po digjin tjegulla n\u00eb breg t\u00eb lumit t\u00eb Vom\u00ebs, pasi e kishin par\u00eb ngjarjen dhe e dinin se pes\u00eb kufomat gjendeshin aty, jan\u00eb afruar dhe jan\u00eb kujdesur q\u00eb ato t\u00eb mos i hanin eg\u00ebrsirat.<\/p>\n<p><strong>Kur e m\u00ebsuan familjar\u00ebt e pes\u00eb partizan\u00ebve lajmin e vrasjes s\u00eb tyre dhe a erdh\u00ebn ata n\u00eb vendngjarje p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb trupat e tyre? <\/strong><\/p>\n<p>Ngjarja e vrasjes s\u00eb pes\u00eb shok\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Vig, b\u00ebri jehon\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Veriun dhe natyrisht at\u00eb gj\u00eb e m\u00ebsuan dhe familjet e pes\u00eb partizan\u00ebve komunist\u00eb q\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb atje. Dy tre dit\u00eb pas ngjarjes, i pari nga familjar\u00ebt e tyre, ka ardhur n\u00eb vendngjarje, daja i Hydajet Lezh\u00ebs, i cili e t\u00ebrhoqi trupin e nipit t\u00eb tij dhe e varrosi n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po pas tij, kush ka ardhur?<\/strong><\/p>\n<p>Pas tij kan\u00eb ardhur disa djem t\u00eb familjes dhe fisit t\u00eb Ndoc Ded Markut nga Miloti, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb armatosur. K\u00ebta, n\u00eb baz t\u00eb Kanunit, n\u00eb fillim i \u00e7uan fjal\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Post\u00ebs s\u00eb Xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Kaliva\u00e7it dhe Pjet\u00ebr Lleshit, duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb: t\u00eb mos ngacmohemi gjat\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb trupit t\u00eb v\u00ebllait ton\u00eb, Ndoc Ded\u00ebs. Pas k\u00ebsaj ata e muar\u00ebn trupin e tij dhe e \u00e7uan n\u00eb Milot, pa pasur probleme me njerzit e Pjet\u00ebr Lleshit.<\/p>\n<p><strong>Po me trupat e Naim Gjylbegut, Ndoc Mazit dhe Ahmet Haxhis\u00eb, \u00e7far\u00eb u b\u00eb. A erdhi njeri p\u00ebr t\u2019 i marr\u00eb kufomat e tyre? <\/strong><\/p>\n<p>Trupat e atyre t\u00eb treve, ngel\u00ebn aty t\u00eb varrosur provizorisht, n\u00ebn kujdesin e Dan Velis\u00eb dhe t\u00eb familjes Dodani. Familja jon\u00eb i mori n\u00ebn kujdesje varret e tyre, p\u00ebr arsye se xhaxhai i Naim Gjylbegut nga Shkodra, Rakip Gjylbegu, s\u00eb bashku me Tefik Bekteshin, (dh\u00ebndrin e Naim Gjylbegut) shkuan n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs tek Fadil Hoxha, me pseudonimin \u201cSedita\u201d dhe i k\u00ebrkuan atij q\u00eb t\u2019i ndihmonte, duke u gjetur njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr varrin e nippit, Naimit e t\u00eb dy shok\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>A i ndihmoi Fadil Hoxha?<\/strong><\/p>\n<p>Fadil Hoxha s\u00eb bashku me Rakipin e Tefik Bekteshin, shkuan n\u00eb Mjed\u00eb tek Dan Velija q\u00eb ishte Kryetar i K\u00ebshillit Nacional\u00e7lirimtar (ilegal) dhe i k\u00ebrkuan atij ndihm\u00eb e mb\u00ebshtetje. Ai i rekomandoi tek familja Dodani, meq\u00ebnse un\u00eb isha partizan i \u00e7et\u00ebs \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d. Pas k\u00ebsaj, Dan Velija me Rakipin e Tefikun, erdh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait tim, Lleshit, n\u00eb Nara\u00e7 dhe i k\u00ebrkuan ndihm\u00eb e mb\u00ebshtetje p\u00ebr kujdesjen e tre varreve q\u00eb ishin n\u00eb Buzabardh. Babai im, Lleshi u\u2019a mori p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e tyre, pas vendimit t\u00eb vllaz\u00ebris\u00eb, ku vendimin e aporovoi Cub Dodani, babai i Ndrec\u00ebs. Pas k\u00ebtij vendimi, babai im, Lleshi, me kush\u00ebrinjt\u00eb, Ndrec\u00ebn e Cub Dodanin, s\u00eb bashku me Rakip Gjylbegun e Tefik Bekteshin, shkuan n\u00eb vendin e vrasjes n\u00eb Buzabardh dhe aty siguruan e b\u00ebn\u00eb mbulimin me dhe t\u00eb tre kufomave, duke i siguruar provizorisht ata, me mendimin p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse k\u00ebrkuan mb\u00ebshtetjen e familjes Dodani, familja e Naim Gjylbegut?<\/strong><\/p>\n<p>Rakip Gjylbegu, xhaxhai i Naimit, k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetjen e familjes son\u00eb, Dodani, edhe p\u00ebr arsyen se xhaxhai jon\u00eb, Gjon Dodani, ishte komandant i forcave xhandare n\u00eb Krepin e Nara\u00e7-Mnel\u00ebs dhe duhej shfryt\u00ebzuar emri e autoriteti i tij, si mik i bajraqeve t\u00eb Mirdit\u00ebs, e ve\u00e7an\u00ebrisht i Gjonmarkajve. Ata q\u00eb k\u00ebrkuan mb\u00ebshtetjen ton\u00eb e dinin karakterin e Gjon Dodanit, se ai nuk do e shkelte kurr\u00eb Kanunin q\u00eb t\u00eb priste n\u00eb bes\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet (Lleshin e Ndrec\u00ebn).<\/p>\n<p><strong>Me q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt Gjonmarkajt, a kan\u00eb lidhje ata me vrasjen e \u201c5 Heronj\u00ebve t\u00eb Vigut\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb vazhdimisht gjat\u00eb viteve t\u00eb regjimit komunist? <\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk di holl\u00ebsira q\u00eb Gjonmarkajt t\u00eb ishin urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb vrasjen e \u201c5 Heronjve t\u00eb Vigut\u201d, por duke qen\u00eb se Pjet\u00ebr Lleshi dhe mercenar\u00ebt e tij, zbatonin urdh\u00ebrat e Gjonmarkajve e krer\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs dhe duke ditur se ata ishin antikomunist t\u00eb t\u00ebrbuar, e gjithashtu t\u00eb lidhur me okupatorin nazist gjerman, kjo gj\u00eb u \u00ebsht\u00eb atribuar atyre. Por un\u00eb nuk e di q\u00eb Gjonmarkajt t\u00eb jen\u00eb implikuar ne vrasjen e \u201c5 Heronjve t\u00eb Vigut\u201d, them se at\u00eb gj\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Pjet\u00ebr Lleshi n\u00eb kok\u00eb t\u00eb vet, ndoshta pa i pyetur fare Gjonmarkajt.<\/p>\n<p><strong>Sipas kanunit, kujt i ngeli \u201cn\u00eb der\u00eb\u201d gjaku i \u201c5 Heronjve t\u00eb Vigut\u201d dhe a u muar hak p\u00ebr vrasjen e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjetur fajtor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb vrasjes s\u00eb pes\u00eb shok\u00ebve tan\u00eb q\u00eb ran\u00eb d\u00ebshmor\u00eb n\u00eb Vig, u caktuan disa shok\u00eb, midis t\u00eb cil\u00ebve edhe un\u00eb si vendali q\u00eb isha. Gjaku i atyre t\u00eb pest\u00ebve, s\u00eb pari i ngeli Pjet\u00ebr Lleshit t\u00eb Gjegjanit dhe personit q\u00eb i kallxoi ata, i cili ishte Dod\u00eb Marka Gjoka. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb un\u00eb e kam m\u00ebsuar nga Kol Preng Lleshi, q\u00eb ishte kush\u00ebri i daj\u00ebs sim, Ndrec Marka Gjoka, si dhe prej Preng Marka Leprit, t\u00eb Kaftallit e Preng Marka Gjinit, d\u00ebshmit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve, b\u00ebnin fajtor p\u00ebr vrasjen e pes\u00eb shok\u00ebve tan\u00eb, Dod Marka Gjok\u00ebn e Rrasit.<\/p>\n<p><strong>Po familja q\u00eb i kishte marr\u00eb ata n\u00eb bes\u00eb, pra aty ku ata kishin fjetur nat\u00ebn e fundit, a k\u00ebrkoi t\u00eb merrte hak p\u00ebr vrasjen e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga dita e vrasjes s\u00eb tyre, m\u00eb 22 gusht 1944 e n\u00eb vazhdim, duke e ditur se ata t\u00eb pest\u00eb ishin n\u00eb bes\u00ebn e familjes s\u00eb Preng Gjin Lleshit, mbahet m\u00ebnd se Prenga me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, sipas Kanunit, k\u00ebrkonte patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb merrte hakun e tyre. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e k\u00ebrkonin dhe partizan\u00ebt e \u00e7et\u00ebs \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d q\u00eb qarkullonin dendur n\u00eb at\u00eb krahin\u00eb. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Prend Llesh \u00c7uni, vrau nj\u00eb nga mercenar\u00ebt e Pjet\u00ebr Lleshit, n\u00eb shenj\u00eb hakmarrje p\u00ebr vrasjen e pes\u00eb miq\u00ebve t\u00eb tij. N\u00eb hakmarrje t\u00eb tyre, mori pjes\u00eb dhe Pashko Curri, Pashko Shyti, Pal Gjoni etj., t\u00eb cil\u00ebt organizuan luft\u00ebn tek ura e Brahnjez\u00ebs n\u00eb Fush-Arr\u00ebz, p\u00ebr eleminimin e atyre q\u00eb kishin gisht n\u00eb vrasjen e \u201c5 Heronjve\u201d. Po k\u00ebshtu sipas disa d\u00ebshmive, p\u00ebr vrasjen e pes\u00eb shok\u00ebve tan\u00eb, u akuzuan dhe nj\u00eb nga familjet m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Kaliva\u00e7it, ajo e P\u00ebrgjon\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kur erdh\u00ebn Brigada e VII-t\u00eb partizane e komanduara nga Musa Daci, i dogji sht\u00ebpin\u00eb P\u00ebrgjon\u00ebve. Mirpo implikimi i P\u00ebrgjon\u00ebve n\u00eb at\u00eb vrasje nuk ishte i v\u00ebrtet\u00eb. Ata ishin viktim\u00eb e intrigave t\u00eb ndryshme dhe ajo gj\u00eb u korigjua m\u00eb von\u00eb me nd\u00ebrhyrjen time tek Musa Daci, i cili l\u00ebshoi deklarat\u00eb me shkrim se P\u00ebrgjon\u00ebt nuk kishin gisht n\u00eb at\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebm me vrasjen e atij mercenarit t\u00eb Pjet\u00ebr Lleshit, ngeli hakmarrja ndaj \u201c5 heronjve t\u00eb Vigut\u201d, apo ajo vazhdoi m\u00eb tej?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><span style=\"color: #000000;\">Vrasja e atij mercenarit prej Prend Llesh \u00c7unit ishte vet\u00ebm fillimi. Nga tetori ose n\u00ebntori i vitit 1948, nj\u00eb mirditor nga Ka\u00e7inari i quajtur Z.D. me pseudonimin \u201cGjimnazi\u201d, s\u00eb bashku dhe n\u00ebn drejtimin e Bardhok Bib\u00ebs (\u201cHero i Popullit\u201d) dhe Sulejman Manokut, Shefit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Mirdit\u00ebs, zbuloi dhe organizoi rrethimin e forcave t\u00eb rezistenc\u00ebs antikomuniste t\u00eb Pjet\u00ebr Lleshit t\u00eb Gjegjanit e Ludovig Sara\u00e7it, ish-qarkomandantit t\u00eb Xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs. N\u00eb at\u00eb rrethim, p\u00ebrve\u00e7 kapoband\u00ebs Pjet\u00ebr Lleshi q\u00eb n\u00eb filmin \u201cOperacioni Zjarri\u201d un\u00eb si autor i skenarit, e kam quajtur \u201cPjet\u00ebr Mustakuqi\u201d, ngel\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb dhe 20 pjestar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb band\u00ebs s\u00eb tij, duke u kuror\u00ebzuar k\u00ebshtu nj\u00eb hakmarrje e shum\u00ebfisht\u00eb p\u00ebr \u201c5 Heronjt\u00eb e Vigut\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong>Po trupat e Ndoc Mazit, Naim Gjylbegut e Ahmet Haxhis\u00eb, kur u mor\u00ebn nga Buzabardhi p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar n\u00eb Shkod\u00ebr? <\/strong><\/p>\n<p>Disa muaj pas \u00e7lirimit, n\u00eb prillin e vitit 1945, nj\u00eb grup familjar\u00ebsh ku ishin dhe tre n\u00ebnat e d\u00ebshmor\u00ebve, s\u00eb bashku dhe me disa shok\u00eb bashkluft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre, shkuan n\u00eb Vig t\u00eb Mirdit\u00ebs dhe i \u00e7varros\u00ebn ata, p\u00ebr t\u2019 i d\u00ebrguar n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb Varrezat e D\u00ebshmor\u00ebve. Si n\u00eb Vig ashtu dhe n\u00eb Shkod\u00ebr, ku u organizua nj\u00eb ceremoni e madhe p\u00ebr varrimin e tyre, fjal\u00ebt e rastit i mbajti shoku Nuri Llazani, i deleguari i Qarkorit Komunist t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb \u00e7et\u00ebn \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht shoku e bashk\u00ebluft\u00ebtari i tyre m\u00eb i ngusht\u00eb. N\u00ebse m\u00eb lejohet n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj interviste, n\u00eb kujtim t\u00eb atyre \u201c5 Heronjve\u201d q\u00eb nuk u dorzuan edhe duke e ditur q\u00eb do vriteshin, desha q\u00eb t\u00eb kujtoj kat\u00ebr vargje, q\u00eb jan\u00eb k\u00ebnduar gjithmon\u00eb me \u00e7ifteli, ku thuhet: \u201cMbi maj\u00eb kres\u00eb k\u00ebndoi bilbili \/ mbi pes\u00eb varre mbetur n\u00eb l\u00ebndin\u00eb \/ Lul\u00ebzoi kresht\u00ebs tr\u00ebndafili \/ t\u00eb pest\u00eb vulos\u00ebn pavdeksin\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dashnor Kalo\u00e7i Historin\u00eb e panjohur t\u00eb ngjarjes s\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur t\u00eb 22 gushtit t\u00eb vitit 1944, kur pes\u00eb djem t\u00eb rinj, Ndoc Ded\u00eb Marku, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha dhe Ahmet Haxhia, pjestar\u00eb t\u00eb \u00e7et\u00ebs partizane \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d, teksa ishin duke shkuar p\u00ebr n\u00eb rrethin e Mirdit\u00ebs, me mision nga Qarkori Komunist i Shkodr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59412,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-59411","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d - D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d - D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dashnor Kalo\u00e7i Historin\u00eb e panjohur t\u00eb ngjarjes s\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur t\u00eb 22 gushtit t\u00eb vitit 1944, kur pes\u00eb djem t\u00eb rinj, Ndoc Ded\u00eb Marku, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha dhe Ahmet Haxhia, pjestar\u00eb t\u00eb \u00e7et\u00ebs partizane \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d, teksa ishin duke shkuar p\u00ebr n\u00eb rrethin e Mirdit\u00ebs, me mision nga Qarkori Komunist i Shkodr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-09-04T09:00:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-09-04T09:19:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/heronjte-e-vigut.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"540\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d &#8211; D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit\",\"datePublished\":\"2020-09-04T09:00:50+00:00\",\"dateModified\":\"2020-09-04T09:19:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/\"},\"wordCount\":3892,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/heronjte-e-vigut.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/\",\"name\":\"\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d - D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/heronjte-e-vigut.jpg\",\"datePublished\":\"2020-09-04T09:00:50+00:00\",\"dateModified\":\"2020-09-04T09:19:56+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/heronjte-e-vigut.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/heronjte-e-vigut.jpg\",\"width\":960,\"height\":540,\"caption\":\"Heronjt\u00eb e Vigut\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d &#8211; D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d - D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d - D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Dashnor Kalo\u00e7i Historin\u00eb e panjohur t\u00eb ngjarjes s\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur t\u00eb 22 gushtit t\u00eb vitit 1944, kur pes\u00eb djem t\u00eb rinj, Ndoc Ded\u00eb Marku, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha dhe Ahmet Haxhia, pjestar\u00eb t\u00eb \u00e7et\u00ebs partizane \u201cPuk\u00eb-Mirdit\u00eb\u201d, teksa ishin duke shkuar p\u00ebr n\u00eb rrethin e Mirdit\u00ebs, me mision nga Qarkori Komunist i Shkodr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-09-04T09:00:50+00:00","article_modified_time":"2020-09-04T09:19:56+00:00","og_image":[{"width":960,"height":540,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/heronjte-e-vigut.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d &#8211; D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit","datePublished":"2020-09-04T09:00:50+00:00","dateModified":"2020-09-04T09:19:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/"},"wordCount":3892,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/heronjte-e-vigut.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/","name":"\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d - D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/heronjte-e-vigut.jpg","datePublished":"2020-09-04T09:00:50+00:00","dateModified":"2020-09-04T09:19:56+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/heronjte-e-vigut.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/heronjte-e-vigut.jpg","width":960,"height":540,"caption":"Heronjt\u00eb e Vigut"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ja-e-verteta-e-vrasjes-se-5-heronjve-te-vigut-roli-i-gjonmarkajve-kush-u-implikua-dhe-hakmarrja-me-deshmia-e-nenkolonelit-te-sigurimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cJa e v\u00ebrteta e vrasjes s\u00eb \u20185 Heronjve t\u00eb Vigut\u2019, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja me\u2026\u201d &#8211; D\u00ebshmia e n\u00ebnkolonelit t\u00eb Sigurimit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59411"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59411\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59415,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59411\/revisions\/59415"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}