{"id":5951,"date":"2016-08-21T13:01:41","date_gmt":"2016-08-21T12:01:41","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5951"},"modified":"2021-04-16T03:41:32","modified_gmt":"2021-04-16T02:41:32","slug":"nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE &#8212; tregim"},"content":{"rendered":"<p><em>Tregim nga <strong>Sheremet AJAZI<\/strong>, Kanada<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb rr\u00ebfim qe do d\u00ebshiroja q\u00eb mos t&#8217;i ndodh\u00eb askujt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Gabim n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vajzat e reja, porosi q\u00eb meshkujt mosh\u00ebs babait apo gjyshit mos ta prishin ardhm\u00ebrin\u00eb e lumturis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, por edhe ju vajzat e reja mos t\u00eb lejoni t\u00eb ju joshin parat e tyre se jan\u00eb t\u00eb mallkuara. Ato para q\u00eb shpenzojn\u00eb p\u00ebr juve, ndoshta mbesin mang\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb ju bler\u00eb di\u00e7ka, mendoni se \u00e7far\u00eb raporte mund t\u00eb keni me at\u00eb person i cili \u00ebsht\u00eb kujdestar i nj\u00eb familjeje, mendoni se gjendeni n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet apo n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lagje, mendoni dhe logjikoni se \u00e7ka mundet t\u00eb nd\u00ebrlidhet edhe me familjet e juaja&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00eb q\u00eb nuk ndalen secila si zinxhir e sjell\u00eb tjetr\u00ebn, na shtyn t\u00eb mendojm\u00eb dhe t\u00eb shohim ku gabojm\u00eb ne si njer\u00ebz, si shoq\u00ebri si prind, ku jemi? Dhe kah po shkojm\u00eb!<\/p>\n<p>Udh\u00ebtoja me autobus\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs, dhe mendoja p\u00ebr pun\u00ebt dhe obligimet q\u00eb duhet kryer. Shikimi im ishte fokusuar n\u00eb natyr\u00ebn q\u00eb ka filluar t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb, t\u00eb merr pamjen e gjelb\u00ebrimit, lul\u00ebzimi i pem\u00ebve, natyra kur \u00e7do gj\u00eb na duket t\u00ebrheq\u00ebse dhe e qet\u00eb. Por pranvera ishte stin\u00eb melankolike p\u00ebr udh\u00ebtaren e cila ishte ulur af\u00ebr meje dhe d\u00ebnesja e saj m\u00eb shtyri t\u00eb kthehem kah ajo dhe p\u00ebr nj\u00eb moment u stepa kur pash se ajo qante ne veht\u00ebvehte pa l\u00ebshuar z\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte e re, por syt\u00eb e saj ishin t\u00eb shterur pa ndri\u00e7imin q\u00eb duhet pasur krijesa mosh\u00ebs s\u00eb saj, ishte e vyshkur, nga syt\u00eb e saj rridhnin lot, q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment d\u00ebshiroja ta p\u00ebrqafoj si n\u00ebna f\u00ebmij\u00ebn e vog\u00ebl kur qan\u00eb nga ndonj\u00eb dhimbje fizike, por k\u00ebtu nuk ishte dhimbja fizike ishte di\u00e7 m\u00eb e thell\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Di\u00e7ka q\u00eb shpirti i saj ishte i l\u00ebnduar, me shpata q\u00eb thernin n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e zemr\u00ebs, vet\u00ebdijes dhe intelektin e saj&#8230;<br \/>\nDora m\u00eb shkoi spontanisht dhe e kapa p\u00ebr dore, gisht\u00ebrinjt\u00eb e saj i ngjanin thuprave q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk ka ngroht\u00ebsi, ku nuk ka jet\u00eb, ku nuk ka asgj\u00eb t\u00eb lumtur, i shtr\u00ebngoja dhe ngroht\u00ebsia ime am\u00ebnore disi si me u pas p\u00ebrcjell n\u00eb trupin e saj, dhe hetova lirimin e saj dhe mora forc\u00eb ta p\u00ebrqafoj. Nuk foli, nuk doli asnj\u00eb z\u00eb nga goja e saj, mendoja se \u00ebsht\u00eb memece se nuk ia d\u00ebgjova z\u00ebrin.<\/p>\n<p>Fjeti n\u00eb p\u00ebrqafimin tim dhe e shikova se ajo nuk kishte m\u00eb shum\u00eb se 18 vje\u00e7, ishte ende e njom, e pa jetuar por di\u00e7ka ja kishte ngacmuar dhe trishtuar shpirtin. Isha kureshtare t\u00eb dija se \u00e7ka i ka ndodhur por respektoja heshtjen e saj. Fjeti n\u00eb p\u00ebrqafimin tim deri te vendpushimi ku u ndal autobusi. U zgjua dhe ma shtr\u00ebngoi dor\u00ebn, nj\u00eb buz\u00ebqeshje e leht\u00eb ja p\u00ebrshkoi fytyr\u00ebn dhe m\u00eb tha, mike ime, t\u00eb pim\u00eb nga nj\u00eb kafe. U g\u00ebzova q\u00eb foli dhe mendova se gjat\u00eb rrug\u00ebs do t\u00eb kuptoj shkakun e dhimbjes s\u00eb saj shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>U ul\u00ebm dhe porosit\u00ebm nga nj\u00eb kafe, ma ofroi cigaren, e mora edhe pse nuk pi cigare e ndez\u00ebm dhe i thash: tash do ta pim\u00eb nga nj\u00eb cigare por te tjera jo.<br \/>\nE shikova, e piu kafen dhe thithte tymin e cigares si nj\u00eb karrocier, q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr stepa dhe nuk din\u00eb se \u00e7far\u00eb bishe do t\u2019i dal\u00eb p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk fola asnj\u00eb fjal\u00eb, por krejt koh\u00ebn e mbaja dor\u00ebn e saj dhe sikur mundohesha t\u2019i japi kuraj\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur di\u00e7ka, p\u00ebr t\u2019ia leht\u00ebsuar shpirtin, e ajo k\u00ebt\u00eb e kuptoi dhe ma ktheu p\u00ebrs\u00ebri me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb leht\u00eb si shenj\u00eb fal\u00ebnderimi.<\/p>\n<p>U kthyem n\u00eb autobus dhe u ul\u00ebm, k\u00ebrkoi leje t\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb kraharor, e p\u00ebrqafova dhe u mb\u00ebshtet n\u00eb gjoksin tim, filloi t\u00eb qaj\u00eb, e kuptoja ato ishin lot q\u00eb dilnin nga thell\u00ebsia e shpirtit t\u00eb saj, lot q\u00eb lanin di\u00e7ka, q\u00eb pastronin nj\u00eb vrag\u00eb q\u00eb ishte ngulitur n\u00eb shpirtin e njom t\u00eb saj.<\/p>\n<p>E pyeta sa vje\u00e7e \u00ebsht\u00eb, mu p\u00ebrgjigj &#8211; sapo i mbusha 21 e mos t\u2019i kisha pritur dhe lot\u00ebt i rrokulliseshin n\u00ebp\u00ebr fytyr\u00eb sikur pro\u00e7kat q\u00eb mundohen t\u00eb takohen dikund por nuk arrijn\u00eb, E shikova dhe i thash : Mos shpirt mos thuaj ashtu se ende je e re, me siguri studente je, ke ndonj\u00eb problem me t\u00eb dashurin por ato i takojn\u00eb dy t\u00eb rinjve,dhe se i tejkaloni leht\u00eb. Ma nd\u00ebrpreu fjal\u00ebn duke vendosur dor\u00ebn mbi buz\u00ebt e mija duke than\u00eb, jo, jo, mos folni ashtu. Un\u00eb jam m\u00ebkatare, un\u00eb jam krijesa m\u00eb e posht\u00ebr, un\u00eb kam l\u00ebnduar nj\u00eb djal\u00eb, un\u00eb kam varrosur t\u00eb dashurin time, dhe morri frym\u00eb thell\u00eb sikur donte t\u00eb p\u00ebrmblidhet t\u00eb mbushet me forc\u00eb dhe t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb keqen, mllefin, dhimbjen q\u00eb ja kishin mbushur shpirtin.<\/p>\n<p>Po e p\u00ebrshkruaj tregimin rr\u00ebqeth\u00ebs te saj , dhe mos t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet kurr\u00eb m\u00eb, por ky rr\u00ebfim t\u00eb jet\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr ata q\u00eb do ta lexojn\u00eb, se do t\u2019u kushtoj\u00eb m\u00eb leht\u00eb dhe pa pasoja.<\/p>\n<p>&#8230; Ishte maturante, \u00ebnd\u00ebrronte p\u00ebr mbr\u00ebmjen e matur\u00ebs, p\u00ebrgatitjet q\u00eb e \u00ebma ia b\u00ebnte, v\u00ebllai me babin kishin shkuar n\u00eb Greqi t\u00eb blejn\u00eb ca gj\u00ebra q\u00eb ajo kishte porositur n\u00eb internet, notat e mira \u00e7do gj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kahje t\u00eb lumtur, por ndodhi di\u00e7&#8230;<\/p>\n<p>Ajo vazhdoi rr\u00ebfimin: Dola nj\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb nj\u00eb kafiq me shoqe, talleshim, bisedonim por ndjeja sikur di\u00e7ka m\u00eb shponte si thik\u00eb n\u00eb shpin\u00eb, dhe u ktheva, ishin syt\u00eb t\u00eb nj\u00eb mashkulli q\u00eb v\u00ebrtet i kish tiparet e nj\u00eb mashkulli q\u00eb bien n\u00eb sy. Mosha e tij ishte para mosh\u00ebs s\u00eb babit tim, m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb buz\u00ebqeshje e ktheva buz\u00ebqeshjen pa menduar di\u00e7ka keq. Ajo buz\u00ebqeshja virgj\u00ebr e asaj nate m\u00eb kushtoi shum\u00eb.<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb e takoja rrug\u00ebs, i ktheja p\u00ebrsh\u00ebndetjet,pastaj pas nj\u00eb kohe, pranova t\u00eb ulem dhe t\u00eb pij\u00eb nj\u00eb kafe ,dhe k\u00ebshtu pranova, pranova, gjith\u00e7ka pranova nga propozimet e tij&#8230;<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmja e matur\u00ebs erdhi, isha e lumtur. Ecja dhe isha e vet\u00ebdijshme p\u00ebr rinin time, bukurin\u00eb, sinqeritetin tim, e pash edhe at\u00eb duke m\u00eb shikuar dhe n\u00eb nj\u00eb moment m\u2019u afrua dhe m\u00eb l\u00ebshoi di\u00e7ka n\u00eb dor\u00eb. Isha kureshtare dhe sapo kemi hyr\u00eb n\u00eb hotel ku do t\u00eb festonim, u futa n\u00eb tualet dhe hapa kutin\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb qafore dhe unaz\u00eb, q\u00eb shihej se ishin t\u00eb shtrenjta, pa hamendur e vendosa n\u00eb qaf\u00eb dhe vura unaz\u00ebn n\u00eb gisht u ktheva te shoq\u00ebria dhe festuam mbr\u00ebmjen e matur\u00ebs.<\/p>\n<p>Kah ora 3 kemi dal\u00eb, t\u00eb dehur, por t\u00eb lumtur se pas veti kemi l\u00ebn\u00eb dit\u00ebt e brengave shkollore dhe tani niseshim n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb ku nuk dinim se \u00e7far\u00eb sfida na presin. Nuk dinim se \u00e7ka na sjell jeta.<\/p>\n<p>Ecja e lumtur dhe e pash&#8230;para hotelit m\u00eb priste ai. U nisa n\u00eb drejtim t\u00eb tij pa e dit se \u00e7ka po b\u00ebja. E dija se disi isha e disponuar, ndoshta kjo me vinte nga dehja me alkool q\u00eb piva me shoq\u00ebri deri sa festuam brenda,por m\u00eb dukej vetja se nuk isha aq e dehur, por vet\u00ebm e disponuar.<\/p>\n<p>Shkuam n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dhe nat\u00ebn kalova me te, un\u00eb nuk isha e virgj\u00ebr,ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai nuk kishte frik\u00eb se do t\u00eb obligohet ndaj meje&#8230; Filluam t\u00eb takoheshim bukur shpesh, p\u00ebrjetoja k\u00ebnaq\u00ebsi me te, por n\u00eb thellin e shpirtit tim ndeja q\u00eb sikur di\u00e7ka m\u00eb mungonte.<\/p>\n<p>Takimet tona ishin t\u00eb fshehta, shkonim n\u00ebp\u00ebr hotele, ku atje takoja dhe shikoja meshkuj n\u00eb mosh\u00eb dhe vajza t\u00eb reja. Nj\u00eb grua t\u00eb martuar q\u00eb e njihja me nj\u00eb mashkull e shum\u00eb hera tjer\u00eb gjithnj\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb, a thua edhe sa e sa tjera&#8230;<br \/>\nO Zot, ku jemi ne m\u00ebkataret&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb fakultet kisha ligj\u00ebrata, m\u00ebsoja takohesha me koleg\u00ebt e grupit por tani filloi edhe shoq\u00ebria t\u00eb zgjerohet.<br \/>\nE doja k\u00ebt\u00eb Mallkimin tim, m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb jem me te se m\u00eb m\u00ebsonte si duhet t\u00eb jem n\u00eb shtrat dhe n\u00eb mbr\u00ebmje kur ndahesha nga ai \u00ebnd\u00ebrroja t\u00eb takoj ndonj\u00eb djalosh me t\u00eb cilin do t\u00eb jem e af\u00ebrt. Me t\u00eb cilin do t\u00eb jem n\u00eb lidhje pa u fsheh,e te dal me te e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por me kalimin e koh\u00ebs filluan t\u00eb m\u00eb pengonin sjelljet e Mallkimit tim, shtiresha se e kam vet\u00ebm at\u00eb, nd\u00ebrsa ne an\u00ebn tjet\u00ebr un\u00eb u hodha n\u00eb krah\u00eb edhe me dy meshkuj tjer\u00eb.<br \/>\nE dija se nuk mundem ta zgjas\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje, mosha e b\u00ebn t\u00eb veten.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb u pengova te shkall\u00ebt n\u00eb hyrje t\u00eb fakultetit dhe nga dora m\u00eb ran\u00eb fletoret, u p\u00ebrkula t\u2019i mb\u00ebrrija por nj\u00eb dor\u00eb ishte m\u00eb e shpejt\u00eb dhe i ngriti nga toka, e zgjata dor\u00ebn dhe rast\u00ebsisht duke u ngritur aq shum\u00eb u afruam sa gati buz\u00ebt na u prek\u00ebn.<\/p>\n<p>Qesh\u00ebm t\u00eb dyt\u00eb dhe nuk di si kemi ecur shkall\u00ebve bashk\u00eb, Dhe k\u00ebshtu filloi kjo lidhje e re. Filluam t\u00eb dalim, t\u00eb takohemi, pothuaj se dy vite. Nuk kishim pengesa kuptoheshim shum\u00eb mir\u00eb, ishte plot\u00eb me jet\u00eb m\u00eb ndihmonte n\u00eb disa l\u00ebnd\u00eb pasi qe ai ishte absolvent, m\u00ebsonim dhe ndjehesha e plot\u00ebsuar af\u00ebr tij, thjesht ishim t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>Pas insistimit t\u00eb tij u takuam me n\u00ebn\u00ebn e tij, ajo ishte zeshkane dhe n\u00eb shaka m\u00eb tha ishalla m\u00eb ngjan mua dhe b\u00ebni f\u00ebmij\u00eb laraman, do zeshkan\u00eb do bjond, se ashtu jem edhe un\u00eb me burrin\u00eb, Nuk dyshoja asgj\u00eb, nuk dija se \u00e7far\u00eb kurth m\u00eb ka p\u00ebrgatitur jeta, un\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb paguaj m\u00ebkatin tim e jo krijesa q\u00eb nuk e ka merituar.<\/p>\n<p>Djali, t\u00eb cilin e quaja Dheu, m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb t\u00eb njiheshim me familjar\u00ebt, nj\u00eb dit\u00eb e kobshme p\u00ebr mua, dita kur do t\u00eb ndalet rrezja e diellit, dita kur terri bien mbi tok\u00eb, dita kur rinia ime do t\u00eb jet\u00eb e mallkuar.<\/p>\n<p>Babai i tij ishte ai Mallkimi im, u step\u00ebm q\u00eb t\u00eb dy, por ai diti me u p\u00ebrmbajt p\u00ebrderisa un\u00eb u humba. Mami i tij mu afrua dhe me p\u00ebrqafoi duke m\u00eb d\u00ebshiruar mir\u00ebseardhje si dhe motra e tij q\u00eb kishte udh\u00ebtuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prezent\u00eb si dhe familjar\u00ebt tjer\u00eb.<br \/>\nIsha ulur n\u00eb nj\u00eb karrige t\u00eb hekurt me gjemba, goja m\u00eb mbushej me helm, dora ime m\u00eb ngjante si i nj\u00eb gjelati q\u00eb do ta shkat\u00ebrronte lumturin e k\u00ebsaj familje.<\/p>\n<p>Momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb jet\u00ebn time i kalova disi dhe dalja nga ajo sht\u00ebpi ishte ringjallja ime. Dheu m\u00eb p\u00ebrcolli deri te sht\u00ebpia ime, ku na priti mami me buz\u00eb n\u00eb gaz, pra edhe ai ishte i mir\u00ebseardhur n\u00eb familjen time.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt kalonin dhe Mallkimi im nuk shfaqej, nuk b\u00ebri z\u00eb, mendova se do t\u00eb largohet p\u00ebrgjithmon\u00eb nga jeta ime por jo u shfaq nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre , ku ishim un\u00eb dhe Dheu im. Ai doli si nj\u00eb k\u00eblshed\u00ebr nga shpella p\u00ebr ta rr\u00ebmbyer gjahun e njom, po a isha v\u00ebrtet e njom, nuk e di, ju vler\u00ebsoni, M\u00eb tha: moj \u00e7ik a mendon djalin tim ta mashtrosh, a mendon se un\u00eb nuk do ti tregoj se kush jemi ne, a aq ke e lir\u00eb dhe po i afrohesh djalit tim, dhe fjal\u00eb te tjera q\u00eb tani nuk m\u00eb kujtohen.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitar i bised\u00ebs ishte Dheu im, ne nuk e kemi v\u00ebrejtur, nd\u00ebrhyri duke m\u00eb mbajtur p\u00ebr dore dhe iu drejtua babait; Pse o bab\u00eb, pse o bab\u00eb, pse o bab\u00eb, a kaq p\u00ebrbind\u00ebsh i madh paske qen\u00eb, ti q\u00eb mendova se t\u00eb kam idol, ti i cili m\u00eb k\u00ebshilloje mua, motr\u00ebn , a nuk dite ta k\u00ebshillosh k\u00ebt\u00eb krijes\u00eb t\u00eb pa p\u00ebrvoj\u00eb por e shfryt\u00ebzove&#8230;. u kthye kah un\u00eb me lot n\u00eb sy m\u00eb ktheu kah dera dhe but\u00ebsisht m\u00eb qiti n\u00eb rrug\u00eb, duke m\u00eb than\u00eb,, e vetmja dashuri n\u00eb jet\u00eb deri k\u00ebtu e paskemi pas, amanet mos ta dije mami, dhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Zilja e mobilit ma nxori gjumin, sikur t\u00eb thoja se kam fjet pas nj\u00eb nate plot me ankth, u lajm\u00ebrova se ishte numri i krijes\u00ebs q\u00eb shkat\u00ebrrova, nga ana tjet\u00ebr nj\u00eb z\u00eb femre, nj\u00eb klithje ma b\u00ebri me dije se Dheu qenka n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Kam dal me vrap, nuk shikova ask\u00ebnd n\u00eb spital por e ndjeva nj\u00eb shtr\u00ebngim dore, nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb shprishur,u t\u00ebrhoqa dhe u futa n\u00eb dhom\u00eb, ku ishte i shtrir\u00eb dhe n\u00ebna e tij duke fshir\u00eb ballin e tij dhe lot\u00ebt e saj q\u00eb rridhnin&#8230;.. ma kapi dor\u00ebn dhe m\u00eb afroi, ai ishte i shtrir\u00eb, me aparate t\u00eb ky\u00e7ura p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot p\u00ebrplot me dhimbje, mallkime mua m\u00eb dukej se askund nuk ka dashuri, p\u00ebr mua ishte b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb e zez\u00eb.<\/p>\n<p>Ndjeva q\u00eb ma shtr\u00ebngoi dor\u00ebn, u g\u00ebzova duke menduar se kaloi e keqja, edhe pse nuk dita se \u00e7ka kishte ndodhur, prisja q\u00eb dikush t\u00eb m\u00eb tregoj\u00eb por askush nuk foli.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt hynin shikoheshin, rrudhnin krah\u00ebt sikur habiteshin me di\u00e7ka, nuk dija asgj\u00eb, asgj\u00eb por ndjeva se nj\u00eb pjes\u00eb e trupit tim po shk\u00ebputet nga un\u00eb, ndjeva se do t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n<p>Mama e tij m\u00eb tregoi duke p\u00ebshp\u00ebritur, se paska pi barna gjumi dhe tani mjek\u00ebt luftojn\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij, dhash\u00eb Zoti q\u00eb ai k\u00eb kthehet n\u00eb jet\u00eb, do t\u00eb pranoja ta doja nga larg\u00ebsi do ta d\u00ebnoja veten, ah, po v\u00ebshtir ishin ato momente dhe filloi t\u00eb qaj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8230; m\u00eb kishte zan\u00eb gjumi kur ndjeva l\u00ebvizjen e dor\u00ebs, e ftoht\u00eb q\u00eb ma trishtoi shpirtin, u shtanga dhe n\u00eb at\u00eb moment v\u00ebrejta n\u00ebn\u00ebn dhe motra q\u00eb kishte ardhur, babai i tij q\u00ebndronte si mumia e hedhur anash, nuk kishte forc\u00eb t\u00eb thot\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrderisa motra m\u00eb pyeti se \u00e7ka kishte ndodhur n\u00eb mes neve, zbatova amanetin e tij u p\u00ebrgjigja se nuk di asgj\u00eb, se dje jemi p\u00ebrsh\u00ebndetur p\u00ebr tu takuar p\u00ebrs\u00ebri, rena q\u00eb m\u00eb gulfat dhe fillova t\u00eb qaj\u00eb por dora e tij nuk m\u00eb l\u00ebshonte.<\/p>\n<p>Q\u00ebndruam pothuajse edhe t\u00eb nes\u00ebrmen, Dheu nuk hapte syt\u00eb, sikur mundohej t\u00eb shkoj\u00eb sa m\u00eb shpejt nga kjo bot\u00eb, mjek\u00ebt b\u00ebnin \u00e7do gj\u00eb por reagimi i tij nuk ishte pozitiv, ai nuk donte t\u00eb jetoj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8230; d\u00ebnesja e tij dhe dy lot q\u00eb rrodh\u00ebn nga syt\u00eb na dhan\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb se do t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet u afruam, dor\u00ebn time dhe dor\u00ebn e mamit i mbante shtr\u00ebnguar me forc\u00ebn e fundit q\u00eb kishte, nuk deshi ti hapte syt\u00eb, nuk deshi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb at\u00eb bot\u00eb duke na par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje apo mua deshi t\u00eb m\u00eb d\u00ebnoj\u00eb, nuk di&#8230;aparati filloi t\u00eb reagoj\u00eb, mjek\u00ebt vrapuan por shenja jete nuk kishte, babai i tij p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ka klith e mori n\u00eb p\u00ebrqafim dhe u zmbraps mbi te, p\u00ebrjetoi atak n\u00eb zem\u00ebr dhe nuk e p\u00ebrcolli Dheun n\u00eb udh\u00ebtimin e fundit.<\/p>\n<p>Dheu u fut n\u00eb dhe s\u00eb bashku me te edhe ndjenja ime p\u00ebr t\u00eb dashur dik\u00eb, ky ishte fati im q\u00eb mos ta p\u00ebrjetoj\u00eb asnj\u00eb vajz\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb e dija se ai shkoi vet. Dheu im hyri n\u00eb dhe p\u00ebr ta ruajtur dashurin q\u00eb nuk e jetoi, un\u00eb mbeta p\u00ebr ta mallkuar Mallkimin tim t\u00eb cilin kur\u00eb ma nuk e kam pa, se ishin larguar M\u00eb thoni zonj\u00eb, si do t\u00eb jetoj\u00eb un\u00eb, a thua jam e vetmja e mallkuara, a thua sa t\u00eb Mallkuar ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb si bisha vrapojn\u00eb pas gjahut t\u00eb njom. Kush \u00ebsht\u00eb fajtor, sa kam faj un\u00eb, pse meshkujt n; mosh\u00eb nuk shikojn\u00eb mosh\u00ebn, a thua edhe ne gjahu i tyre kemi faj, a thua p\u00ebr ca lecka e ca para ta humbim dinjitetin, a thua ja vlen tu sh\u00ebrbehemi p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi duke pasur moshatarin, rinin dhe jet\u00ebn e padjall\u00ebzuar qe do ta jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk dita \u00e7ka do ti them, pasi ajo ishte e vet\u00ebdijshme se edhe ajo \u00ebsht\u00eb fajtore, e pranoi fajin, por a thua me fjal\u00ebt k\u00ebshilluese q\u00eb ia thash\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrohet plaga e saj e cila do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb vrag\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme, a thua ne si shoq\u00ebri duhet punuar m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, a thua duhet vet\u00ebdijesimi i n\u00ebnave p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shoqe me vajzat e veta e jo p\u00ebrkrah\u00ebse apo shfryt\u00ebzuese t\u00eb trupit t\u00eb tyre t\u00eb njom, kur shesin vajz\u00ebn p\u00ebr 20 \u2013 30\u20ac dhe raste shum\u00eb t\u00eb tjera&#8230;<\/p>\n<p>Nuk duhet anashkaluar edhe nj\u00eb dukuri t\u00eb re, se tani n\u00eb Kosov\u00eb kemi edhe \u201cXHIGOLO\u201d. Numri nuk \u00ebsht\u00eb alarmues sikur me vajzat e reja por, \u00ebsht\u00eb evidente dhe pak brengos\u00ebse se mentaliteti shqiptar \u00ebsht\u00eb her\u00ebt t\u00eb ballafaqohet me k\u00ebt\u00eb \u00e7oroditje.<\/p>\n<p>Ras\u00ebsisht nd\u00ebgjova nga nj\u00eb person n\u00eb kafe duke biseduar se nj\u00eb zonj\u00eb n\u00eb mosh\u00eb ka shkuar p\u00ebr t\u00eb denoncuar rastin se \u00ebsht\u00eb shpenzuar bukur shum, pra b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mija euro me nj\u00eb djalosh student, me t\u00eb cilin ka qen\u00eb n\u00eb lidhje dashurie por tani ai shikon moshataren e vet me t\u00eb cil\u00ebn don t\u00eb krijoj\u00eb familje dhe ia ka k\u00ebthyer shpin\u00ebn k\u00ebsaj zonje, pas pothuajse afro 4 viteve, ku ai p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tija ka marr\u00eb vetur\u00eb si dhurat, banes nj\u00ebdhom\u00ebshe dhe gj\u00ebra tjera p\u00ebr t\u00eb studjuar, por nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi student apo i papun\u00eb q\u00eb kryen k\u00ebsi lloje sh\u00ebrbime q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb apo dit\u00eb vikendi merr\u00eb para n\u00eb vler\u00eb prej 100 deri 300 euro, q\u00eb k\u00ebto zonja t\u00eb jen\u00eb psiqikisht t\u00eb shkarkuara dhe t\u00eb lumtura, e q\u00eb me mosh\u00eb munden me qen\u00eb n\u00ebna apo gjyshe t\u00eb k\u00ebtyre djelmoshave. A nuk munden k\u00ebtat\u00eb rinj\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb kushte materiale p\u00ebr t\u00eb studjuar t\u00eb pun\u00ebsohen me orar t\u00eb shkurtuar, p\u00ebrmes&#8230;<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb let\u00ebr nga e cila secila lexuese do ta nxjerr\u00eb porosin\u00eb q\u00eb mos ti ndodh\u00eb fati i bashkudh\u00ebtares sime e cila ende i sh\u00ebron plag\u00ebt e rrug\u00ebs s\u00eb gabuar n\u00eb rini. Vajzat e reja pos parave e duan edhe fuqin\u00eb q\u00eb posedon mashkulli i moshuar, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb tyre e ndiejn\u00eb veten t\u00eb sigurta dhe harojn\u00eb dallimin n\u00eb mosh\u00eb, disave u imponon ky dallimi n\u00eb mosh\u00eb sepse te dashnori k\u00ebrkon z\u00ebvend\u00ebsimin p\u00ebr babin, sindrom\u00eb i njohur si \u201ckompleksi i elektr\u00ebs\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb dukuri as e rrall\u00eb as e jo r\u00ebndomt\u00eb Por edhe varf\u00ebria femr\u00ebn e re e b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb \u00e7okollat\u00eb, k\u00ebpuca t\u00eb reja apo nj\u00eb shishe parfum ose do t\u00eb dal\u00eb me dashnorin p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb nj\u00eb dark\u00eb solemne n\u00eb ndonj\u00eb hotel luksoz.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb momente kur nuk kan\u00eb pasur probleme p\u00ebr ekzistenc\u00eb ato thjesht kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb luksoze se sa e kan\u00eb pasur n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Kriza e mosh\u00ebs s\u00eb mesme te meshkujt mundet me qen\u00eb kritike, pasi q\u00eb fuqia e tyre seksuale fillon t\u00eb dob\u00ebsohet dhe u nevojitet eksitim shtes\u00eb, p\u00ebr ta d\u00ebshmuar superioritetin mashkullor.<\/p>\n<blockquote><p>Nj\u00eb dashnore e re dhe e bukur atij i sh\u00ebrben si trofe.<\/p><\/blockquote>\n<p>Pra vajza mos u b\u00ebni trofe e askujt, \u00e7moni trupin tuaj dinjitetin tuaj, p\u00ebrafrohuni me moshatar\u00ebt tuaj dhe s\u00eb bashku m\u00ebsoni, lexoni dhe shk\u00ebmbeni p\u00ebrvojat e juaja, t\u00eb huaja se \u00e7do \u00e7oroditje e babait kthehet n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb pa i la borxhet pa p\u00ebrjetuar larjen e borxhit nuk ka shkuarje nga kjo jet\u00eb pra e p\u00ebson vajza apo mbesa e babait-mashkullit q\u00eb ka nd\u00ebrruar shum\u00eb femra p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb legura e Kazanov\u00ebs dhe Don Zhuanit dhe se k\u00ebta kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr konsulta te psikiatri p\u00ebr tu sh\u00ebruar nga ky kompleks.<\/p>\n<p>Pra duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb nj\u00eb th\u00ebnie \u201cnuk \u00ebsht\u00eb mashkull ai q\u00eb b\u00ebn\u00eb dashuri me nj\u00ebmij\u00eb femra, por mashkull i v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb k\u00ebnaq\u00eb femr\u00ebn n\u00eb nj\u00ebmij\u00eb m\u00ebnyra\u201d Pra vajza t\u00eb reja leni gjysh\u00ebrit t\u00eb zbaviten me mbesa e nipa e ju jetoni dhe kaloni momente t\u00eb k\u00ebndshme n\u00eb p\u00ebrqafim t\u00eb t\u00eb dashurit me pak dallim n\u00eb mosh\u00eb.<\/p>\n<p>Pra si p\u00ebrmbyllje t\u00eb k\u00ebtij rastit tragjik i cili deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm le t\u00eb jet\u00eb porosia:<br \/>\nSot jeni f\u00ebmij\u00eb, nes\u00ebr jeni rini, jetoni, shkollohuni b\u00ebheni zot t\u00eb vetvetes, mos shkat\u00ebrroni jet\u00ebn tuaj as mos u b\u00ebni shkaktar tragjedive dhe t\u00eb jetosh me breng\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjes.<\/p>\n<p><strong>P<\/strong>.<strong>S<\/strong>.<br \/>\nSipas sh\u00ebnimeve nga viti 2008 \/ 2011 ishin 174 vajza t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb mitur, po sa jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pas lufte e deri m\u00eb sot, q\u00eb dihen e sa e sa raste mbeten brenda familjes, sa e sa femra t\u00eb reja jan\u00eb gjah, sa jan\u00eb femra t\u00eb lindura me genin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb k\u00ebshtu, sa e sa femra kan\u00eb devijuar me dashje apo pa dashje, shikoni n\u00eb rrug\u00ebt tona, vajza me veshje sikur t\u00eb shkon n\u00eb klub nate p\u00ebr t\u00eb lozur rreth shtangll\u00ebs, apo than\u00eb haptas as t\u00eb mbuluarat nuk mbesin pas, se than\u00eb tro\u00e7 a mos hedhja e disa partallave ma tep\u00ebr e b\u00ebn rezistente, a mos kan\u00eb larguar organet femnore dhe q\u00ebndrojn\u00eb sipas kodit moral, si nga nj\u00eb an\u00eb si nga ana tjet\u00ebr kemi nj\u00eb \u00e7oroditje n\u00eb kodin etik, vajzat q\u00eb kan\u00eb shkurtuar fundat apo i p\u00ebrveshin rrug\u00ebs dhe ashtu shkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, a mos zyrtaret n\u00ebp\u00ebr institucionet kan\u00eb veshjen n\u00eb nivel a thu sa respektohet Kodi etik, a thua edhe personat juridik q\u00eb jan\u00eb t\u00eb thirrur t\u2019i d\u00ebnojn\u00eb k\u00ebto \u201cgj\u00ebra\u201c jan\u00eb shfryt\u00ebzues apo p\u00ebrdorues t\u00eb femrave t\u00eb reja q\u00eb pa skrupol ofrojn\u00eb trupin p\u00ebr ca teke t\u00eb veta, a thua jan\u00eb ata imun, apo edhe ata zgjerojn\u00eb rrethin, pra nj\u00eb porosi GRA KUJDES BURRAT DHE BURRA KUJDES GRAT\u00cb, se sjellja jon\u00eb ndikon n\u00eb krijimin e personalitetit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs i cili devijon ma von\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi qen\u00eb krenar me Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit, ligjet e tij paksa shum\u00eb t\u00eb rrepta, apo si thoshte nj\u00eb zonj\u00eb gjat\u00eb dark\u00ebs s\u00eb shtruar p\u00ebr Nat\u00ebn e Katragjegjave n\u00eb hotelin Grand, n\u00eb vitin 2005 ku b\u00ebri prezantimin e magjistratur\u00ebs duke zhvler\u00ebsuar Kanunin e duke ngritur Sheriatin, ku femra e zgjedh burrin vet e jo me ja gjet babai, (mos haroni se at\u00ebher\u00eb pas femr\u00ebs ka q\u00ebndruar babai dhe burri nuk ka pasur mund\u00ebsi ta keqtrajtoj\u00eb), familja ka qen\u00eb e shenjt\u00eb, a mos vall\u00eb ai 2 cm, ka qen\u00eb kujdestar p\u00ebr ta mbrojtur moralin e tani ku jan\u00eb vajzat, me k\u00ebt\u00eb b\u00ebhet legalizimi i prostitucionit, se ma nuk q\u00ebndron babai pas fjal\u00ebs s\u00eb dhan\u00eb para burrit, tani femra del dhe blen\u00eb k\u00ebpuca vet, s\u2019ka nevoj\u00eb burri, se tani i blen\u00eb dikush q\u00eb asaj i konvenojn\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Leximi i k\u00ebsaj porosie do t\u00eb jet\u00eb iritues p\u00ebr ca femra q\u00eb i takojn\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb femrave t\u00eb lehta, do t\u00eb flasin, do t\u00eb shajn\u00eb, ofendojn\u00eb shkruesin e k\u00ebsaj por nuk duhet haruar se ato do t\u00eb mundohen ta shfaj\u00ebsoj\u00eb veten duke fol fjal\u00eb p\u00ebr ta fshehur realitetin nga vetja, duke treguar p\u00ebrjetimet personale kinse si t\u00eb huaja e p\u00ebr ta bindur veten se ato jan\u00eb krijesa t\u00eb pafajshme.<\/p>\n<p>Kosovar\u00eb dhe kosovare jini krenar\u00eb se mbani emrin shum\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, kujtoni sa kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn duke brohoritur KOSOV\u00cb. Mos lejoni t\u00eb b\u00ebhemi shtet i \u00e7oroditur, por t\u00eb jemi ata ku sjellja e vajz\u00ebs, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb ardhshme, edukoteres dhe shtyll\u00ebs s\u00eb familjes do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivel, do t\u00eb parandalohen devijimet, dhuna dhe vrasjet n\u00eb familje, Mos haroni se ka vet\u00ebm nj\u00eb Zot, ai \u00ebsht\u00eb krijuesi yn\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb barabart\u00eb para atij, pa dallim ngjyre, p\u00ebrkat\u00ebsie etnike se t\u00eb gjith\u00eb jemi nj\u00eb trungu por t\u00eb deg\u00ebzuar n\u00eb shum\u00eb deg\u00eb dhe nuk ke drejt\u00eb ta vendos\u00ebsh veten mbi dik\u00ebn tjet\u00ebr pse i takon k\u00ebsaj feje apo atij kombi.<\/p>\n<p><strong>SHEREMET AJAZI<\/strong><\/p>\n<p><em>D\u00ebrguar p\u00ebr publikim nga <a href=\"\/ismet-tahiraj\">Ismet Tahiraj<\/a><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tregim nga Sheremet AJAZI, Kanada \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb rr\u00ebfim qe do d\u00ebshiroja q\u00eb mos t&#8217;i ndodh\u00eb askujt. Nj\u00eb Gabim n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vajzat e reja, porosi q\u00eb meshkujt mosh\u00ebs babait apo gjyshit mos ta prishin ardhm\u00ebrin\u00eb e lumturis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, por edhe ju vajzat e reja mos t\u00eb lejoni t\u00eb ju joshin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":66881,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-5951","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE - tregim - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE - tregim - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Tregim nga Sheremet AJAZI, Kanada \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb rr\u00ebfim qe do d\u00ebshiroja q\u00eb mos t&#8217;i ndodh\u00eb askujt. Nj\u00eb Gabim n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vajzat e reja, porosi q\u00eb meshkujt mosh\u00ebs babait apo gjyshit mos ta prishin ardhm\u00ebrin\u00eb e lumturis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, por edhe ju vajzat e reja mos t\u00eb lejoni t\u00eb ju joshin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-08-21T12:01:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-16T02:41:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/sheremet_ajazi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"480\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"301\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE &#8212; tregim\",\"datePublished\":\"2016-08-21T12:01:41+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-16T02:41:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/\"},\"wordCount\":4302,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/sheremet_ajazi.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/\",\"name\":\"NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE - tregim - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/sheremet_ajazi.jpg\",\"datePublished\":\"2016-08-21T12:01:41+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-16T02:41:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/sheremet_ajazi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/sheremet_ajazi.jpg\",\"width\":480,\"height\":301,\"caption\":\"Sheremet Ajazi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE &#8212; tregim\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE - tregim - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE - tregim - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Tregim nga Sheremet AJAZI, Kanada \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb rr\u00ebfim qe do d\u00ebshiroja q\u00eb mos t&#8217;i ndodh\u00eb askujt. Nj\u00eb Gabim n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vajzat e reja, porosi q\u00eb meshkujt mosh\u00ebs babait apo gjyshit mos ta prishin ardhm\u00ebrin\u00eb e lumturis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, por edhe ju vajzat e reja mos t\u00eb lejoni t\u00eb ju joshin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-08-21T12:01:41+00:00","article_modified_time":"2021-04-16T02:41:32+00:00","og_image":[{"width":480,"height":301,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/sheremet_ajazi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE &#8212; tregim","datePublished":"2016-08-21T12:01:41+00:00","dateModified":"2021-04-16T02:41:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/"},"wordCount":4302,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/sheremet_ajazi.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/","name":"NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE - tregim - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/sheremet_ajazi.jpg","datePublished":"2016-08-21T12:01:41+00:00","dateModified":"2021-04-16T02:41:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/sheremet_ajazi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/sheremet_ajazi.jpg","width":480,"height":301,"caption":"Sheremet Ajazi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-rrefim-i-ngulfatur-ne-vetevehte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NJ\u00cb RR\u00cbFIM I NGULFATUR NE VET\u00cbVEHTE &#8212; tregim"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5951","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5951"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5951\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66882,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5951\/revisions\/66882"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}