{"id":59943,"date":"2020-09-27T23:25:56","date_gmt":"2020-09-27T21:25:56","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=59943"},"modified":"2020-09-27T23:25:56","modified_gmt":"2020-09-27T21:25:56","slug":"bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/","title":{"rendered":"Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"mailto:dukagjinhata@hotmail.com\">Dugagjin Hata<\/a><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Familja Kola e Macukullit t\u00eb Matit, me rr\u00ebnj\u00eb q\u00ebndrese p\u00ebr komb e atdhe<\/em><\/p>\n<p>Shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn dekorohet sot shum\u00ebkush, me merita t\u00eb dyshimta dhe pa l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb koh\u00ebshtrirjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb rrethuar me heshtje e moskuptim, t\u00eb cil\u00ebve nuk iu ofrohet asnj\u00eb titull, asnj\u00eb dekorim, asnj\u00eb vler\u00ebsim. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr e t\u00eb vazhdimit t\u00eb nj\u00eb lufte t\u00eb n\u00ebndheshme kund\u00ebr tyre, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb jo me arm\u00eb e propogand\u00eb jakobine, si dje, por me heshtje dhe anashkalim.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu po ndodh me Bilal Kol\u00ebn, kryelisin emblematik t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs matjane kund\u00ebr urdive pushtuese q\u00eb vinin nga jasht\u00eb e nga brenda vendit.<br \/>\nN\u00eb Macukull, n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e malit t\u00eb Dej\u00ebs, rreth nj\u00eb mij\u00eb e pes\u00ebqind metra mbi nivelin e detit, Kolajt n\u00eb bashk\u00ebpunim me dyert e fiset m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Matit, Dibr\u00ebs e Mirdit\u00ebs, por dhe t\u00eb trevave t\u00eb tjera, iu dhan\u00eb koh\u00ebve dhe hap\u00ebsirave t\u00eb etnis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare emrin dhe b\u00ebmat e tyre atdhetare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb luft\u00eb e p\u00ebrjetshme, brez pas brezi, dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb me t\u00eb huajin. Nj\u00eb histori e nd\u00ebrprer\u00eb brutalisht nga komunizmi, i cili k\u00ebputi me kos\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb mallkuar t\u00eb klasave, burrat m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb der\u00ebs s\u00eb Kolajve, internoi e burgosi me vite e dekada t\u00eb gjata pinjoll\u00ebt e kull\u00ebs k\u00ebshtjell\u00eb t\u00eb tradit\u00ebs e t\u00eb nacionalizmit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb histori m\u00eb shum\u00eb se dyshekullore, burrat e Kolajve u b\u00ebn\u00eb flakadan\u00eb n\u00eb qiellin e liris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb trev\u00eb thuajse nj\u00ebsh me qiellin, ku dukej sikur koha kishte ngrir\u00eb n\u00eb hejet e p\u00ebrjetshme t\u00eb akullit, q\u00eb nuk shkrinte as ver\u00ebs honeve e shpellave t\u00eb thepisura. Ata humb\u00ebn nga vetja, nga malli e pasuria, nga koha p\u00ebr vatr\u00ebn dhe familjen, p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb dimension tjet\u00ebr nga ai i njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm: dimensionin e fateve t\u00eb atdheu dhe kombit.<\/p>\n<p>Ata i dhan\u00eb vendit t\u00eb tyre koh\u00ebn, pasurin\u00eb, mallin e gj\u00ebn\u00eb, rinin\u00eb dhe \u00ebndrrat. Dhe n\u00eb vend t\u00eb panteonit t\u00eb lavdis\u00eb, koha e intrigant\u00ebve dhe bashibozuk\u00ebve t\u00eb hurit e t\u00eb litarit, t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb pa koh\u00eb, iu rezervoi k\u00ebtyre burrave t\u00eb shquar rrug\u00ebn e kalavarit, burgje, internime, konfiskime, vrasje e maskarime, n\u00eb rrug\u00ebn e mundimshme t\u00eb Golgot\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Bilal Kola, n\u00eb kuptimin figurativ t\u00eb fjal\u00ebs, \u00ebsht\u00eb kryelisi i k\u00ebtij pylli t\u00eb dendur, mbushur me lisa krenarie e q\u00ebndrese, p\u00ebrball\u00eb furtunave t\u00eb koh\u00ebve, p\u00ebr liri dhe dinjitet njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Jeta e tij nisi n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, n\u00eb kap\u00ebrcyll t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, kur mbi pavar\u00ebsin\u00eb e brisht\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb qen\u00eb v\u00ebrsulur lukunit\u00eb sllave dhe bizantine, p\u00ebr t\u00eb kulmuar n\u00eb rrjedhat e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai spikati jo vet\u00ebm si luft\u00ebtar dhe nacionalist, por dhe si politikan vizionar. Ai mbrunte n\u00eb personalitetin e tij lavdin\u00eb e t\u00eb par\u00ebve, besnik\u00ebrin\u00eb dhe bujarin\u00eb, fisnik\u00ebrin\u00eb dhe humanizmin e tyre, gadishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019u ngritur mbi interesat vetjake, familjare e farefisnore, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb sistemi vlerash q\u00eb nuk m\u00ebsohet n\u00eb asnj\u00eb shkoll\u00eb e akademi, por, si\u00e7 mund t\u00eb thoshte Ni\u00e7ja, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e gjenetik\u00ebs s\u00eb brendshme arketipale.<\/p>\n<p>Bilal Kola kishte intuit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb parandjer\u00eb dhe kuptuar tradh\u00ebtin\u00eb e komunist\u00ebve pas Mar\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes, tentativ\u00ebn e tyre p\u00ebr ta kthyer luft\u00ebn kund\u00ebr nazifashist\u00ebve n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb civile, si\u00e7 e kthyen, duke e zhytur vendin n\u00eb krim e nd\u00ebshkim t\u00eb pa merituar.<\/p>\n<p>Antikomunizmi nuk ishte nj\u00eb fiksacion i tij, as nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete. Ishte nj\u00eb rezisetnc\u00eb e vet\u00ebdijshme kund\u00ebr nj\u00eb rrekje kryene\u00e7e dhe me prapavij\u00eb kriminale t\u00eb atyre q\u00eb po vinin n\u00eb pushtet me gryk\u00ebn e pushk\u00ebs v\u00ebllavras\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb devijuar sinoret e tradit\u00ebs, lirin\u00eb e individit, pron\u00ebn dhe vet\u00eb shpirtin shqiptar. Ishte nj\u00eb devijim kolektiv, me pasoja tragjike mbi fatet e nj\u00eb kombi t\u00eb ndar\u00eb me kufij artificial\u00eb n\u00eb pes\u00eb shtete dhe ku shteti am\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb lig\u00eb gjys\u00ebmshekullore p\u00ebr shqiptar\u00ebt, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb streh\u00eb e ngroht\u00eb dashurie, u shnd\u00ebrrua, p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb nj\u00eb fole grer\u00ebzash\u2026<\/p>\n<p>Bilal Kola ishte nj\u00eb atdhetar i vet\u00ebdijsh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb vepronte kurdoher\u00eb mbi baz\u00ebn e nj\u00eb sistemi vlerash e principesh, thelbi i t\u00eb cilave ishte besnik\u00ebria ndaj atdheut dhe kombit, n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, sado e v\u00ebshtir\u00eb qoft\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Bilal Kola i p\u00ebrkiste krahut monarkist, i cili gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs do t\u00eb organizohej n\u00eb forc\u00ebn politike t\u00eb Legalitetit, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Abaz Kupi, nj\u00eb figur\u00eb karizmatike, sa elitare aq dhe popullore, me reputacion t\u00eb fort\u00eb sidomos n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme dhe t\u00eb Veriut. Nj\u00ebri nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Kupit ishte Bilal Kola, personi q\u00eb n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb turbullta tejkalimesh t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe deliktesh, jo vet\u00ebm i mbronte kryet nga \u00e7do rrezik, por me mpreht\u00ebsin\u00eb e k\u00ebshillave dhe sugjerimeve t\u00eb tij, qe kthyer n\u00eb kryek\u00ebshilltar i tij.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e Bilal Kol\u00ebs n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb ideve dhe parimeve, me t\u00eb cilat qe rritur dhe edukuar, n\u00eb nj\u00eb mjedis patriarkal, ku kodet e n\u00ebnkuptuara kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se fjal\u00ebt dhe deklaratat, na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrballjet e tij morale e fizike, shpirt\u00ebrore e humane, me devijimet m\u00eb t\u00eb skajshme t\u00eb koh\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb asaj kohe, q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb gjys\u00ebmshekulli absurd, u kthye, n\u00ebse perifrazojm\u00eb Kadaren\u00eb, n\u00eb nj\u00eb zezon\u00eb t\u00eb tok\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb kushtet e mbijetes\u00ebs me qefin n\u00ebn kok\u00eb, maleve dhe shkrepave, i ndjekur k\u00ebmba k\u00ebmb\u00ebs nga repartet e ndjekjes popullore, Bilal Kola arriti t\u00eb tregoj\u00eb maturin\u00eb dhe pjekurin\u00eb e tij, kodet e bes\u00ebs dhe t\u00eb nderit s\u00eb der\u00ebs fisnike, duke mos b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb d\u00ebm jo vet\u00ebm nd\u00ebr civil\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb pambrojtur, por as nd\u00ebr ndjek\u00ebsit e tij, t\u00eb veshur me uniform\u00eb, kur nuk i k\u00ebrc\u00ebnohej jeta.<\/p>\n<p>Kulla historike e Kolajve b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr atdhuen, u dogj e u rr\u00ebnua nga komunist\u00ebt, gur mbi gur u shkat\u00ebrrua, por guri i themelit, ai gur simbolik, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbijetes\u00ebn e genit t\u00eb lir\u00eb, genit t\u00eb pan\u00ebnshtruar nga asnj\u00eb pushtues, qoft\u00eb nga brenda qoft\u00eb nga jasht\u00eb, mbeti i patundur. At\u00eb gur Bilal Kola e trash\u00ebgoi nga t\u00eb par\u00ebt e tij dhe ua la trash\u00ebgim brezave, t\u00eb birit Kurtit, nj\u00eb mandel\u00eb e burgjeve politike, nipave e st\u00ebrnipave t\u00eb tij, pinjoll\u00ebve t\u00eb asaj dere fisnik\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebve ai do t\u2019iu prij\u00eb n\u00eb shekuj e mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb, me jet\u00ebn dhe vdekjen e tij krenare.<\/p>\n<p>Koha pas vrasjes s\u00eb tij tradh\u00ebtare \u00ebsht\u00eb koha e rizgjimit m\u00eb dinamik e m\u00eb t\u00eb t\u00eb vrullsh\u00ebm t\u00eb vet\u00ebdijes nacionaliste tek pasardh\u00ebshit e Bilal Kol\u00ebs. \u00cbsht\u00eb koha e verifikimit t\u00eb atyre t\u00eb v\u00ebrtetave kapitale, p\u00ebr t\u00eb cilat ky martir jetoi dhe dha jet\u00ebn si hero, duke mbetur p\u00ebrjet\u00eb nj\u00eb gur kilometrik n\u00eb kujtes\u00ebn e brezave.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr, q\u00eb botohet me rastin e 110 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Bilal Kol\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb homazh p\u00ebr nj\u00eb luft\u00ebtar t\u00eb shquar t\u00eb progresit shqiptar. P\u00ebr nj\u00eb fatos t\u00eb nacionalizmit, q\u00eb u dogj si flakadan n\u00eb qiellin e \u00ebndrrave t\u00eb p\u00ebrgjakura t\u00eb liris\u00eb. Emrin e tij nuk e mban asnj\u00eb rrug\u00eb e shesh, asnj\u00eb shkoll\u00eb e institucion. Ata jan\u00eb mbushur me emra anonim\u00ebsh, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, emra aventurier\u00ebsh t\u00eb dyshimt\u00eb, q\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb merit\u00eb: nd\u00ebrrimin e flamujve, sa her\u00eb q\u00eb ua ka dashur interesi i tyre i ngusht\u00eb, interesi i klanit familjar e farefisnor, q\u00eb gjith\u00ebsesi nuk e kap\u00ebrcen pragun e der\u00ebs dhe t\u00eb oborrit.<\/p>\n<p>Jo rrall\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb atdheun ton\u00eb t\u00eb nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb halleve, medaljet dhe dekoratat i tundin n\u00eb supe pinjoll\u00eb t\u00eb et\u00ebrve bastard\u00eb, p\u00ebr b\u00ebma turpi, q\u00eb do t\u00eb mjaftonin t\u2019iu skuqej faqja brezave t\u00eb t\u00ebr\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ekzistonte p\u00ebr ta, n\u00eb sistemin e vlerave t\u00eb tyre, ndonj\u00eb fije sedre e dinjiteti njer\u00ebzor. Et\u00ebr e bij\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjellin p\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn filozofi, filozofin\u00eb e mashtrimit q\u00eb tash shtat\u00ebdshjet\u00eb vjet ushqen me dogma e manipulime psikozat kolektive t\u00eb p\u00ebrbaltjes s\u00eb fisnik\u00ebve.<\/p>\n<p>Bilal Kola ishte dhe mbeti nj\u00eb herertik, i sulmuar me t\u00ebr\u00eb aresenalin leksikor dhe sintaksor t\u00eb epiteve denigruese n\u00eb Diktatur\u00eb, i rrethuar me heshtje dashakeqe, izolim dhe keqkuptim n\u00eb k\u00ebt\u00eb soj demokracie klanore e fisnore, q\u00eb prodhon \u00e7do dit\u00eb kriz\u00eb e anarshi kolektive.<\/p>\n<p>Nj\u00eb figur\u00eb e till\u00eb e kulluar dhe me kaq rrezonanc\u00eb humane dhe atdhetare, n\u00ebse dje ndiqej k\u00ebmba k\u00ebmb\u00ebs nga killer\u00ebt e kuq p\u00ebr ta asgjesuar, deri sa e ekzekutuan pabesisht n\u00eb Kala t\u00eb Shkupit s\u00eb bashku me dhjet\u00eb familjar\u00eb t\u00eb tij t\u00eb der\u00ebs e t\u00eb gjakut, sot rrethohet me heshtje.<\/p>\n<p>M\u00eb thoni, t\u00eb nderuar lexues: A ka m\u00eb ciniz\u00ebm mizor se t\u00eb hesht\u00ebsh p\u00ebrball\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb hiqesh sikur ajo nuk ekziston?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dugagjin Hata Familja Kola e Macukullit t\u00eb Matit, me rr\u00ebnj\u00eb q\u00ebndrese p\u00ebr komb e atdhe Shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn dekorohet sot shum\u00ebkush, me merita t\u00eb dyshimta dhe pa l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb koh\u00ebshtrirjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb rrethuar me heshtje e moskuptim, t\u00eb cil\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59944,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-59943","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dugagjin Hata Familja Kola e Macukullit t\u00eb Matit, me rr\u00ebnj\u00eb q\u00ebndrese p\u00ebr komb e atdhe Shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn dekorohet sot shum\u00ebkush, me merita t\u00eb dyshimta dhe pa l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb koh\u00ebshtrirjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb rrethuar me heshtje e moskuptim, t\u00eb cil\u00ebve [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-09-27T21:25:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/bilal-kola.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1270\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"859\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat\",\"datePublished\":\"2020-09-27T21:25:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/\"},\"wordCount\":1669,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/bilal-kola.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/\",\"name\":\"Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/bilal-kola.jpg\",\"datePublished\":\"2020-09-27T21:25:56+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/bilal-kola.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/bilal-kola.jpg\",\"width\":1270,\"height\":859,\"caption\":\"Bilal Kola\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Dugagjin Hata Familja Kola e Macukullit t\u00eb Matit, me rr\u00ebnj\u00eb q\u00ebndrese p\u00ebr komb e atdhe Shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn dekorohet sot shum\u00ebkush, me merita t\u00eb dyshimta dhe pa l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb koh\u00ebshtrirjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb rrethuar me heshtje e moskuptim, t\u00eb cil\u00ebve [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-09-27T21:25:56+00:00","og_image":[{"width":1270,"height":859,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/bilal-kola.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat","datePublished":"2020-09-27T21:25:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/"},"wordCount":1669,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/bilal-kola.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/","name":"Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/bilal-kola.jpg","datePublished":"2020-09-27T21:25:56+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/bilal-kola.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/bilal-kola.jpg","width":1270,"height":859,"caption":"Bilal Kola"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bilal-kola-nacionalisti-ne-krah-te-abaz-kupit-ushtaraku-dhe-politikani-model-per-te-gjitha-koherat\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Bilal Kola, nacionalisti n\u00eb krah t\u00eb Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59943","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59943"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59943\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59945,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59943\/revisions\/59945"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}