{"id":59953,"date":"2020-09-28T07:05:34","date_gmt":"2020-09-28T05:05:34","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=59953"},"modified":"2020-09-28T07:05:34","modified_gmt":"2020-09-28T05:05:34","slug":"sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/","title":{"rendered":"Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: &#8220;D\u00ebgjo floriri im&#8221; t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>Respekt dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr profesorin, t\u00eb vuajturin, fisnikun, t\u00eb nderuarin Sami Repishti. Po e ndaj me ju t\u00eb nderuar miq mendimet e tij p\u00ebr librin tim voluminos: D\u00ebgjo, floriri im.<\/p><\/blockquote>\n<p>| <em>E M\u00ebrkur\u00eb, 22.06.2011, 06:58 PM<\/em> |<\/p>\n<p>Th\u00ebnia paradoksale \u201cnga dhembja del nganj\u00ebher\u00eb edhe k\u00ebnaq\u00ebsi\u201d m\u2019u kujtue mbas leximit te romanit \u201cD\u00ebgjo, floriri im\u201d (sa i bukur ashte ky titull!) i shkrimtarit plot talentue Kristaq Turtulli.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebt\u00eb roman, autori prolifik, tregohet shkrimtar me talent, vrejtes i mire i njer\u00ebzve dhe ngjarjeve, paqedash\u00ebs edhe ne mes te terrorit komunist ne Shqip\u00ebri, dhe i guximsh\u00ebm me munde vdekjen me nj\u00eb jete qe meriton te jetohet, e urrejtjen me te mir\u00ebn dhe dashurin\u00eb e pakufishme, me munde g\u00ebnjeshtr\u00ebn me nj\u00eb q\u00ebndrim besnik ndaj vetes, dhe me shpresue pa d\u00ebshp\u00ebrim edhe ne mes te rrethit te n\u00ebnt\u00eb te ferrit dantesk. Nga fundi i \u201cgrop\u00ebs se qyqeve \u201cpa dalje, ai ngrihet si feniksi mbi te keqen qe e mbyte, e proklamon me dinjitet vlerat e m\u00ebdha te dashuris\u00eb se v\u00ebrtet\u00eb, te dinjitetit njer\u00ebzor universal, e te bes\u00ebs shqiptare.. Kjo situate e rralle ne mesin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebrshkruhet ne librin \u201cD\u00ebgjo, floriri im\u201d me nj\u00eb stil te shpejte, te rrjedhsh\u00ebm, mbushe me adjektiva, pak kor\u00e7ar te kripur me fjale e shprehje te tipit \u201cnatyralist\u201d, por gjithher\u00eb ne lidhje te vazhdueshme me gjuhen e popullsis\u00eb se thjeshte te qytetit.<\/p>\n<p>Histori e rralle kjo e autorit Turtulli, por a njohun mjaft mire nga nji popull qe u shtyp per ma shume se kat\u00ebr dekada. Arbi, student i shk\u00eblqyesh\u00ebm ne shkolle, rritet i lumtun ne gjiun e nj\u00eb familje te sh\u00ebndosh\u00eb ku arti e muzika zinin nji vend kryesor. Ne qend\u00ebr te k\u00ebsaj\u00eb celule te vog\u00ebl shoqenore mbretnon dashunia per njeni tjetrin, e mir\u00ebkuptimi i plote qe zakonisht p\u00ebrjashton situatat e v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Arbi fiton nji burse studimi p\u00ebr ingjineri pran\u00eb nj\u00eb universiteti rus. Atje, ai i kushtohet studimeve me pasionin e shkenc\u00ebtarit dhe devocionin e te riut qe d\u00ebshiron te ndihmoje atdheun e vet. Gjate k\u00ebtyre viteve, muzika i jep rastin te njihet dhe te dashurohet me nj\u00eb kolege ruse, Irina, e cila percepton shpejt natyr\u00ebn e amb\u00ebl dhe karakterin fisnik te djaloshit shqiptar. Lidhja e tyne p\u00ebrfundon ne martese.<\/p>\n<p>Arbi kthehet vet\u00ebm ne Shqip\u00ebri. Irina p\u00ebrgatit\u00ebn dokumentacionin e nevojsh\u00ebm. Bahet dasma shqiptare. Mbas pak kohe, ajo i adaptohet gjendjes se re. Nji aksident banal i kushton jet\u00ebn bab\u00ebs saje ne Rusi dhe ajo kthehet pre ngush\u00ebllim te nanes. Fati e do qe marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-ruse te prishen gjate q\u00ebndrimit te saj ne Rusi, dhe asaj nuk i lejohet kthimi ne Shqip\u00ebri. K\u00ebtu fillon tragjedia e madhe qe shkat\u00ebrroi shume jete e shume familje: burra, gra e femij\u00eb u ndan\u00eb p\u00ebr jete nga njeni tjetri sepse k\u00ebshtu e donte faraoni paranojak i Partise&#8230; Arbi thirret ne zyre dhe vihet para nj\u00eb zgjedhje prometheane: prano nenshtrimin ndaj zotave te Partise -ndamjen nga grueja dhe demaskimin publik te Bashkimit Sovietik-, ose rrjedhimet e q\u00ebndrimit kok\u00ebfort\u00eb dhe rruajtjes se pavar\u00ebsis\u00eb e dinjitetit personal me nj\u00eb Jo! te fuqishem. Arbi i frymezuem nga koncepti i \u201cbes\u00ebs\u201d shqiptare dhe i mbushun me nj\u00eb dashuni qe ishte tashma \u201cleitmotivi\u201d i jet\u00ebs tij, zgjodhi te dyt\u00ebn. Shpata e Partis\u00eb ra pa m\u00ebshir\u00eb: nj\u00ebzet\u00eb- e-pese vjet burgim te r\u00ebnde me pune te detyrueshme ne minierat e bakrit, si \u201carmik i popullit\u201d Te dy prind\u00ebrit pleq te k\u00ebtij armiku u internuen ne nj\u00eb fshat ku \u201cpula hante gur\u201c dhe vdiq\u00ebn te harruaruar e te perbuzun.<\/p>\n<p>Gjate viteve te burgut, ne minierat e bakrit, Arbit i japin edhe pese vjet tjera burgim per arsye te nji incidenti banal te paprovokuem. Tridhjete vjet i mbyllur, i rrahun, i p\u00ebrndjekur dhe i pad\u00ebshiruesh\u00ebm. Fatmir\u00ebsisht, lirohet me 1991, me ramjen e turpshme te diktatur\u00ebs se proletariatit, mobilizohet, sh\u00ebron plag\u00ebt qe akoma rrjedhin gjak, zhg\u00ebnjehet nga zhvillimet e \u201cdemokracis\u00eb se brishte\u201d dhe ndjek \u00ebndrr\u00ebn tridhjete vje\u00e7are: bashkimin me Irinen qe ai arrine me p\u00ebrpjekjet e nj\u00eb trupi te sfilitur. Ma ne fund zbulon se tridhjete vjet ma pare kishte linde nji vajze, nga martesa e tyre e shkurte, dhe se Irina ishte shtruar ne nji spital.. I ringjallun me vajz\u00ebn Tamara, i lumtur me pranin\u00eb e Irines, ai p\u00ebrfundon:<\/p>\n<p>\u201cT\u00ebrhoqa kok\u00ebn e saj me kujdes dhe e putha ne buze. Puthja ishte e mrekullueshme, m\u2019u duk sikur po pij uj\u00eb te ftohte mbas nj\u00eb vere tropikale, tmerr\u00ebsisht e nxehte, dhe nuk kisha te ngopur\u201d. Fund!<\/p>\n<p>Nga poeti kor\u00e7ar, Vehbi Skenderi, kam lexuar tani se voni k\u00ebto vargje:\u201d Kur ke di\u00e7ka p\u00ebr te th\u00ebne\/di\u00e7ka qe se mban dot p\u00ebr vete\/Qe nuk ia thua e se shkund dot prej zemre\/dhe qe nuk shkiqet kudo qe vete\/Trokit ne h\u00ebn\u00eb\/thuaja h\u00ebn\u00ebs\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto vargje m\u2019i kujton i talentuari Kristaq Turtulli kur deklaron se \u201cdoja te jetoja si zakonisht vetmin\u00eb\u2026\u201d(12)\u201d\u2026Po jetoja lirin\u00eb time. \u00cbsht\u00eb mrekullisht\u2026dhe e k\u00ebndshme te jetosh vetmin\u00eb tende. Por nganj\u00ebher\u00eb, liria esh\u00ebt krejt\u00ebsisht e paqarte\u2026\u201d(51) P\u00ebr autorin, kjo liri krijon mund\u00ebsi t\u2019i jap\u00ebsh jet\u00ebs kuptim\u2026Ashtu si gjyshi Rubin \u201c\u2026n\u00ebp\u00ebrmjet kitar\u00ebs dhe k\u00ebng\u00ebs\u2026 Flake tutje brengen njeri, dhe mbill g\u00ebzimin\u201d(18) flet studenti i ri.<\/p>\n<p>D\u00ebshp\u00ebrimi i pare u shkaktuar nga \u201cdhunimi i nen\u00ebs\u201d nji akt shtazarak orkestruar nga gruaja xheloze e komisarit politik. At\u00ebher\u00eb, ai kupton se \u201c\u2026prind\u00ebrit e mi nuk mund te luftonin kund\u00ebr masivit te lemerish\u00ebm te hijes qe rendonte dhimbsh\u00ebm mbi qytet\u201d(91) Dhe kjo mynxyr\u00eb p\u00ebr nji babe invalid i luft\u00ebs qe mendonte se \u201c\u2026po te duhen e respektohen njer\u00ebzit, gjendet shume shpejt \u00e7el\u00ebsi, gjuha e p\u00ebrbashk\u00ebt e komunikimit\u201d(105)<br \/>\nAsgj\u00eb ne jet\u00ebn e Arbit nuk tregon prirje p\u00ebr aventure, aq ma pak p\u00ebr keq bamje e rrezikshm\u00ebri. Jete e qete, pun\u00ebtore, e ndershme, dhe e mb\u00ebshtjelle me dashuri te mir\u00ebsjellje. Perse at\u00ebher\u00eb ky t\u00ebrmet qe rrezoi dhe p\u00ebrmbysi jet\u00ebt e qeta te qytetareve te ndersh\u00ebm?<\/p>\n<p>Nji mik i k\u00ebshillon n\u00ebnshtrimin: \u201dI dashtuni mik, ne jet\u00eb duhet t\u00eb jesh praktik, m\u00eb elastik. Sepse asnj\u00eb nuk ka dale fitimtar kur ka dale kund\u00ebr rrjedh\u00ebs&#8221;(168) Arbit i sillen rrotull kujtimet e dit\u00ebs kur Irina u largua nga aeroporti: \u201cNe der\u00ebn nj\u00ebkat\u00ebshe me kompensate te vjet\u00ebr ishin shkruar shtremb\u00ebr me boje vaji te bardhe: \u201dW.C\u201d Banja ishte e vog\u00ebl dhe e piste. Lavamani ishte i irnosur, togje me letra te ndotura ishin flakur ne cep\u201d.(109) Kjo ishte edhe bota qe e rrethonte e qe k\u00ebrkonte n\u00ebnshtrimin e tij. \u201cNjer\u00ebzit e aksionit martohen e nes\u00ebr shkojn\u00eb ne are te punojn\u00eb me norme dhe me gara\u201d.(110)\u2026 e t\u00eb shqet\u00ebsohesh nga largimi i gruas. I dukej sikur i thoshin, nd\u00ebrsa kalonte neper rrug\u00ebt plot gropa te vogla te kryeqytetit\u2026me pallate pes\u00ebkat\u00ebshe me tulla te kuqe dhe uniforme. Uniforme nd\u00ebrtesat, uniformitet tek njer\u00ebzit. Arbi reagoi:\u201d\u2026kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb disfate dor\u00ebzim pa kushte. Kjo \u00ebsht\u00eb nihilizmi\u2026Mohimi i gjith\u00e7ka je\u2026Por\u2026njeriu shpesh ka dale kund\u00ebr rrym\u00ebs dhe ka triumfuar!\u201d (149)<\/p>\n<p>Kudo qe shkonte, ai gjente te nj\u00ebjt\u00ebn situate. Ne dyqanet e shitjes ku mungonte gjith\u00e7ka, askush nuk guxonte te fliste; ishte nji ambient kafkaesk \u201cacarues, i zymte, zhurmues dhe gati armiq\u00ebsor\u201d(117) Sepse ne boten e mbas luft\u00ebs ne Shqip\u00ebri \u201c\u2026zbriten te tjer\u00eb nga mali; ata ishin pothuaj te rinj, te padale, te paditur, te past\u00ebrvitur, te vrazhde, por gjith\u00eb epsh e d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr te bere seks\u2026e krijuan ne qytet \u00e7etat e para te orgjis\u00eb dhe te seksit\u201d (`78) P\u00ebr Arbin po lindte nji bote e re qe e frik\u00ebsonte, dhe e t\u00ebrhiqte mundimsh\u00ebm neper shtigje te verb\u00ebri\u201d.(203) Josef Kafka ne Shqip\u00ebri\u2026!<\/p>\n<p>Ishin bijt\u00eb e shekullit te ri. Mbrojt\u00ebs te gjakut te d\u00ebshmoreve heroike, te fitoreve te shk\u00eblqyera\u2026\u201d Me mb\u00ebrtheu inati , por duhej te ruaj gjakftoht\u00ebsin\u00eb\u201d mendoj Arbi Po jetonte ne boten e urrejtjes e m\u00ebris\u00eb, pa kuraj\u00eb te ankohej. Ajo qe donte te thonte ishte se :\u201d\u2026ata qe drejtojn\u00eb, pra koka e merimang\u00ebs, ishin me te pagdhendurit, por ata po kaliteshin ne kudhr\u00ebn e dinak\u00ebris\u00eb, posht\u00ebrsis\u00eb, hakmarrjes, primitivitetit , perversitetit, gjak\u00ebsis\u00eb\u201d(211) pa kuraj\u00eb te thot\u00eb haptazi, me za te nalte. Sepse e dinte mire cil\u00ebt jan\u00eb ata me te cil\u00ebt do te ballafaqohej: oficeret e Sigurimit \u201cte pam\u00ebshir\u00eb, te eg\u00ebr, gjith\u00eb urrejtje, sikur te kishin p\u00ebrpara keqb\u00ebr\u00ebsin me te tmerrsh\u00ebm\u201d dhe jo nji te ri, viktime e pafajshme.<\/p>\n<p>I arrestuar p\u00ebr \u201crefuzimin\u201d p\u00ebrjeton ballafaqimin me \u201cturm\u00ebn\u201d, fqinjat e lagjes. Disa te g\u00ebzuar qe p\u00ebrjetojn\u00eb nji arg\u00ebtim me tragjedin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u201cMu kujtua p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh Mesjeta\u2026\u201d(227) shkruan ai, Inkuizicioni, djegia ne turrat e druve, burgjet me qeli te err\u00ebta, pa drite, pa aj\u00ebr. Me dukej sikur rrugica ishte e p\u00ebrmbytur nga zjarret dhe flaket e injoranc\u00ebs e urrejtjes se verb\u00ebr te turm\u00ebs pa koke, pa shpatulla, pa k\u00ebmb\u00eb, thjeshte nj\u00eb mase amorfe p\u00ebrmbytur nga lesheriket\u2026\u201cTe varet, te varet krimineli! \u201db\u00ebrtisnin amebat e lagjes, turme qe kishte pranuar ekstaz\u00ebn e posht\u00ebrimit ideologjik, ne nje kohe kur\u201c\u2026te gjith\u00eb fisnik\u00ebria shqiptare, familjet e m\u00ebdha kaluan neper labirintet e n\u00ebndheshme te tmerrit, u torturuan, u shp\u00ebrben\u00eb, u shfarosen, pothuajse nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb.. Turma e verb\u00ebr i n\u00ebmi, i mallkoi, i q\u00eblloi, i d\u00ebnoi, nj\u00eblloj si ndodhi me mua\u2026\u201d(225)<\/p>\n<p>Kjo ishte diktatura e proletariatit pa maske, n\u00ebna e dhun\u00ebs, uris\u00eb, err\u00ebsir\u00ebs.<br \/>\nMe arrestimin, Arbi po hynte ne nji bote te re\u201d\u2026bota e n\u00ebndheshme e neveritjes, e tortur\u00ebs, dhe e shp\u00ebrfytyrimit. Ferri i frym\u00ebmarrjes se re \u201c(231) Lamtumire flet\u00ebt e nderit te universitetit dhe studimet pasuniversitare p\u00ebr te mbrojte doktorat\u00ebn, kontributi i nji eksperti, dhe idealizmi i nji te riu qe \u00ebnd\u00ebrronte sh\u00ebrbimin p\u00ebr popullin e vet. \u201cLe te b\u00ebjn\u00eb minjt\u00eb folet\u00eb, ose krimbat e lyrsh\u00ebm\u2026(232) sepse ai qe refuzoi te ndaj\u00eb gruan e re me n\u00ebnshtet\u00ebsi ruse u b\u00eb, brenda dit\u00ebs, \u201c,,,krimi i ndyre qe k\u00ebrkonte te diskutonte fjal\u00ebn e partis\u00eb, te luaj me nderin, dinjitetin e kombit\u2026Nuk e di ti, more pusht- i thane &#8211; se partia ka shume halle, se punon pa u lodhur p\u00ebr te mir\u00ebn e popullit, nd\u00ebrsa ti k\u00ebrm\u00eb e shqet\u00ebson\u2026\u201d(251) Farse vdekje-prer\u00ebse!<\/p>\n<p>Gjykimi ishte nji tjet\u00ebr farse e sh\u00ebmtuar. Ne mes te prokurorit dhe trupit gjykues nuk kishte dialog. Vendimi vinte nga Partia. Ata, ne gjyq, zbatojshin urdhrin e Partis\u00eb. As pyetje, as sqarime. Vet\u00ebm deklarata e vendime te preme p\u00ebr veprimtari armiq\u00ebsore te pav\u00ebrtetuar, si grup megjith\u00ebse pa asnj\u00eb shok, ne bashk\u00ebpunim me armiqt\u00eb e jasht\u00ebm, megjith\u00ebse nuk njeh asnj\u00eb te huaj\u2026!Ai e dinte tashm\u00eb \u201csekretin\u201d e akuzave te kurdisura!<\/p>\n<p>Prokurori k\u00ebrkon d\u00ebnimin me vdekje. Disa \u2018shoke\u201d te pun\u00ebs d\u00ebshmojn\u00eb me fituar favore. \u201cAi\u201d ka krye tradhti te nalte kund\u00ebr atdheut, partis\u00eb e popullit\u2026ky armik qe i q\u00ebndron besnik martes\u00ebs qe respekton. Nga salla duartrokitje te fuqishme, ovacione. Asnjeri nuk p\u00ebrcakton krimin imagjinar\u2026ndarja nga gruaja nuk zihet me goje. Akuza ashte banale sa qe nuk zihet me goje fare. Dy jave ma vone u dha vendimi: nj\u00ebzet\u00eb-e -pese vjet burgim te r\u00ebnd\u00eb me pune ne minierat e bakrit. \u201cNj\u00ebzet-e-pese vjet heqje lirie nuk kane ndryshim nga nji vdekje, vrasje ose pushkatim\u201d tha ai me d\u00ebshp\u00ebrim. Oficeri filozof e ngush\u00eblloi:<\/p>\n<p>\u201dBurgu, &#8211; tha ai, ka dy dyer, vdekja ka vet\u00ebm nj\u00eb\u201d .<\/p>\n<p>Para nji dileme ekzistenciale hyne, p\u00ebr nji minute te vetme, krimi i dyshimit. \u201cPo te kisha len\u00eb Irinen nuk do te ndodhej kjo, me foli nj\u00eb z\u00eb i fshehur brenda qenies sime\u201d. Pastaj, i trembur nga nji mendim i k\u00ebtill\u00eb posht\u00ebrues sikur zgjohet nga nji \u00ebnd\u00ebrr e keqe, e i thot\u00eb vetes: \u201c\u00cb thua edhe k\u00ebt\u00eb more pusht\u2026.Ti sot b\u00ebn pazar me ndjenjat. Ptu, ti sikur je burr\u00eb me karakter mor Arbi! Ajo burr\u00ebria shkoi e vate, tani ka vet\u00ebm burrec\u00eb\u2026\u201d(293 Nga frika e turpit, ngren kok\u00ebn me guxim, vendosm\u00ebni me i q\u00ebndruar besnik vetes, me jetuar nji jete autentike, pa friken \u201ce tjetrit\u201d e te shikimit qe vret, ai deklaron: \u201cNuk isha nj\u00eb \u00e7ilimi por nj\u00eb njeri qe kishte pranuar pa kompromis sakrifikimin p\u00ebr dashurin\u00eb\u201d. (296)<\/p>\n<p>Vitet e burgut ndoq\u00ebn njeri tjetrin me v\u00ebshtir\u00ebsi, te gjata si udh\u00ebtimi i pafund. Njer\u00ebz, ngjarje, shtypje, vuajte e shnjerezim\u2026e momente komike ne at\u00eb pus te zi.<\/p>\n<p>Naratori p\u00ebrshkruan ardhjen ne burg te \u201cgrupeve anti-parti\u201d qe kishin guxuar -ose te pakt\u00ebn akuzoheshin se kishin guxuar!- me vun\u00eb ne pyetje fjalen e faraonit te kuq. Dalja e tyre ne mes te burgosurve ishte \u201c\u2026nj\u00eb parade tragji-komike e te gjitha koh\u00ebve te burgut. Ata capiteshin, te habitur, te hutuar, te shokuar, te ankthuar, te c\u2019merituar\u201d.(311) dhe te turp\u00ebruar para botes se n\u00ebndheshme qe i p\u00ebr\u00e7monte p\u00ebr dob\u00ebsit\u00eb e tyne. Grindavecet!<\/p>\n<p>Me rrokullisjen e turpshme te sistemit komunist dhe rr\u00ebgjimit diktatorial, Arbi lirohet me nji bagazhe tridhjete vje\u00e7ar burgu ne kurriz\u2026\u201dPo frynte nj\u00eb fryme e re\u2026. Por un\u00eb isha i huaj ne vendin tim.(317) Bota shqiptare kishte ndryshuar shume.<\/p>\n<p>Dalja ne boten jasht\u00eb burgut &#8211; a kishte me te v\u00ebrtet\u00eb liri?- Arbi kuptoj shpejt se te tjer\u00ebt &#8211; e sidomos prinderit e tij- kishin vuajtur edhe ma shume nen k\u00ebrba\u00e7in e kuq: \u201cpersekutim, internim, uri, torture, mohim, mizori, ignorance, trusni, politike e f\u00eblliqur, idiotism fatal, vetmi e p\u00ebrbuzur pleq\u00ebrie, dhe vdekje mizore\u201d. (324)<\/p>\n<p>Ne internim, n\u00ebna kishte vdekur e rrezuar misteriozisht ne nji grope te hapur. Babai e kishte zbuluar ne m\u00ebngjes te ngrire nga bora, e kishte marre ne krah tue ece p\u00ebrmes fshatit, por askush nuk kishte pase guximin me nxjerre kok\u00ebn prej dere te v\u00ebshtronte at\u00eb qe ngjiste. Ajo ishte nana e nji \u201carmiku\u201d te tmerrsh\u00ebm dhe p\u00ebrfundimi i tyre ishte i pritsh\u00ebm\u2026\u201cArsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e rr\u00ebzimit te nen\u00ebs nuk u zbulua kurr\u00eb, e perse duhej nj\u00eb holl\u00ebsi e tille e panevojshme?\u201d(325)<\/p>\n<p>Jasht\u00eb burgut, Arbi nuk ndjeu asnj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi apo hakmarrje. As nervoziz\u00ebm. Dhe rr\u00ebfehet:<br \/>\n\u201dNuk isha i mb\u00ebrthyer nga kompleksiteti i hakmarrjes se verb\u00ebr, por me shume me ngacmonte mendimi mbi fatin e demokracis\u00eb se brishte\u2026Isha nj\u00eb ishull i vog\u00ebl ne detin e madh indiferent te njer\u00ebzve\u2026Un\u00eb besoj ne demokracin\u00eb e brishte qe mund te vendose ne te ardhmen drejt\u00ebsin\u00eb ne vend, pa hakmarrje!\u201d<\/p>\n<p>Ky ishte testamenti fisnik i nji te p\u00ebrndjekuri qe mundte instinktin e forte, urgjent me u hakmarr\u00eb. Ky ishte triumfi i tij!<\/p>\n<p>I zem\u00ebruar nga ajo qe kishte jetuar p\u00ebr tridhjet\u00eb vjet, dhe thell\u00ebsisht i zhg\u00ebnjyem nga ajo qe po gatuhej nga elementi ish-komunist ne nji Shqip\u00ebri qe reklamonte demokracin\u00eb, Arbi ngre krahun dhe i bie me grusht murit p\u00ebrball. Kullon gjaku nga plaga por ai gjen forc\u00ebn morale me thane:<\/p>\n<p>\u201dUn\u00eb nuk mund te ngrije kurr\u00eb dore mbi njeri!\u201d Me k\u00ebt\u00eb deklarate te sinqerte dhe sublime &#8211; \u00e7far\u00eb kontrasti me keqdashjen \u00e7njer\u00ebzore te Sigurimit!-ish i burgosuni tregonte superioritetin e tij moral; ai vuloste pa m\u00ebdyshje fitoren e tij finale mbi \u201cte keqen e madhe\u201d qe kishte shkat\u00ebrruar at\u00eb, gruan, prind\u00ebrit, familjen e shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare p\u00ebr af\u00ebr gjysm\u00eb shekulli. Ish i burgosuni kishte triumfuar.<br \/>\nP\u00ebr vete e p\u00ebr te tjer\u00ebt, ai shpjegon:<\/p>\n<p>\u201cJam nj\u00eb njeri qe kam nj\u00eb bese dhe mbrojta nj\u00eb dashuri\u2026.Ne kemi mallkimin e rende p\u00ebr at\u00eb qe shkel bes\u00ebn\u2026Sidoqoft\u00eb, besa mbetet, trash\u00ebgohet\u2026\u00cbsht\u00eb sakrifice sublime te mbrosh dashurin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shume e lehte ta p\u00ebshtysh at\u00eb! Nuk ka gj\u00eb edhe ne qofte se nuk e di\u201d. (403)<\/p>\n<p>Jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rralla tregimet e vuajtjeve me dekada ne burgje dhe kampe p\u00ebrqendrimi qe p\u00ebrfundojn\u00eb me nota pozitive si romani i madh \u201cD\u00ebgjo, floriri im\u201d. Vuajtja lodhja, dhe ne shumic\u00ebn e rasteve \u00e7orodit\u00eb njer\u00ebzit deri ne \u00e7njer\u00ebzim, i ban kafsh\u00eb pune\u2026.Dhe ne qofte se vuajtja nuk p\u00ebrfundon me nji proces p\u00ebrmir\u00ebsimi te vetes son\u00eb, ajo ka qene pa qellim, sip\u00ebrfaq\u00ebsore, e kufizuar ne dhimbjet e fizikut tone. Shume e r\u00ebnd\u00eb, s\u2019ka dyshim, por pa thelb, pa frym\u00ebn e rezistenc\u00ebs koshiente kund\u00ebr se keqes qe lart\u00ebson, qe ban at\u00eb mish\u00ebrimi i fisnik\u00ebris\u00eb. Me urrejtje, me u hakmarr\u00eb, me jetuar me meri dhe vet\u00ebm p\u00ebr m\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrhershme do te thot\u00eb me konsumuar deri ne fund helmin qe sh\u00ebrben shtyp\u00ebsi, ai qe k\u00ebrkon asgj\u00ebsimin tone te plote.<\/p>\n<p>Rezistenca nuk ashte thjeshte lufta p\u00ebr mbijetese fizike para k\u00ebrc\u00ebnimit te vdekjes. Rezistenca ashte fryma e nalte njer\u00ebzore qe na mbushe me besim se mendimi i jone, akti i jone, q\u00ebndrimi i jone justifikohen vet\u00ebm nga dashuria e jone p\u00ebr njer\u00ebzimin mbar, nga fryma e v\u00ebllaz\u00ebrimit qe dashuria na ofron, e qe k\u00ebshillon faljen e pajtimin \u2026edhe p\u00ebr fajtorin! Shume e v\u00ebshtir\u00eb por shume fisnike!<\/p>\n<p>Ja pra ky \u00ebsht\u00eb ky superioritet moral e shpirt\u00ebror qe na siguron lavdin\u00eb e nderin e qenies njeri &#8211; te lire e me dinjitet, te pajisur me arsye dhe me nd\u00ebrgjegje dhe, q\u00eb na i afron me talent dhe v\u00ebrtet\u00ebsi shkrimtari yn\u00eb i talentuar Kristaq Turtulli, n\u00eb romanin e tij t\u00eb madh: D\u00cbGJO FLORIRI IM.<\/p>\n<p><strong>Prof. Dr. Sami Repishti<\/strong><br \/>\n<em>Ish i burgosur politik<br \/>\nne Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste (1946-56)<br \/>\ndhe Jugosllavine komuniste (1959-60)<\/em><br \/>\nRidgefield, CT. USA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Respekt dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr profesorin, t\u00eb vuajturin, fisnikun, t\u00eb nderuarin Sami Repishti. Po e ndaj me ju t\u00eb nderuar miq mendimet e tij p\u00ebr librin tim voluminos: D\u00ebgjo, floriri im. | E M\u00ebrkur\u00eb, 22.06.2011, 06:58 PM | Th\u00ebnia paradoksale \u201cnga dhembja del nganj\u00ebher\u00eb edhe k\u00ebnaq\u00ebsi\u201d m\u2019u kujtue mbas leximit te romanit \u201cD\u00ebgjo, floriri im\u201d (sa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59954,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,11],"tags":[],"class_list":["post-59953","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-roman"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: &quot;D\u00ebgjo floriri im&quot; t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: &quot;D\u00ebgjo floriri im&quot; t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Respekt dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr profesorin, t\u00eb vuajturin, fisnikun, t\u00eb nderuarin Sami Repishti. Po e ndaj me ju t\u00eb nderuar miq mendimet e tij p\u00ebr librin tim voluminos: D\u00ebgjo, floriri im. | E M\u00ebrkur\u00eb, 22.06.2011, 06:58 PM | Th\u00ebnia paradoksale \u201cnga dhembja del nganj\u00ebher\u00eb edhe k\u00ebnaq\u00ebsi\u201d m\u2019u kujtue mbas leximit te romanit \u201cD\u00ebgjo, floriri im\u201d (sa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-09-28T05:05:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/kristaq_turtulli-degjo_floriri_im.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"824\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: &#8220;D\u00ebgjo floriri im&#8221; t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli\",\"datePublished\":\"2020-09-28T05:05:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/\"},\"wordCount\":3146,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/kristaq_turtulli-degjo_floriri_im.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/\",\"name\":\"Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: \\\"D\u00ebgjo floriri im\\\" t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/kristaq_turtulli-degjo_floriri_im.jpg\",\"datePublished\":\"2020-09-28T05:05:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/kristaq_turtulli-degjo_floriri_im.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/09\\\/kristaq_turtulli-degjo_floriri_im.jpg\",\"width\":600,\"height\":824,\"caption\":\"Kristaq Turtulli - D\u00ebgjo floriri im\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: &#8220;D\u00ebgjo floriri im&#8221; t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: \"D\u00ebgjo floriri im\" t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: \"D\u00ebgjo floriri im\" t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Respekt dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr profesorin, t\u00eb vuajturin, fisnikun, t\u00eb nderuarin Sami Repishti. Po e ndaj me ju t\u00eb nderuar miq mendimet e tij p\u00ebr librin tim voluminos: D\u00ebgjo, floriri im. | E M\u00ebrkur\u00eb, 22.06.2011, 06:58 PM | Th\u00ebnia paradoksale \u201cnga dhembja del nganj\u00ebher\u00eb edhe k\u00ebnaq\u00ebsi\u201d m\u2019u kujtue mbas leximit te romanit \u201cD\u00ebgjo, floriri im\u201d (sa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-09-28T05:05:34+00:00","og_image":[{"width":600,"height":824,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/kristaq_turtulli-degjo_floriri_im.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: &#8220;D\u00ebgjo floriri im&#8221; t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli","datePublished":"2020-09-28T05:05:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/"},"wordCount":3146,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/kristaq_turtulli-degjo_floriri_im.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Roman"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/","name":"Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: \"D\u00ebgjo floriri im\" t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/kristaq_turtulli-degjo_floriri_im.jpg","datePublished":"2020-09-28T05:05:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/kristaq_turtulli-degjo_floriri_im.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/kristaq_turtulli-degjo_floriri_im.jpg","width":600,"height":824,"caption":"Kristaq Turtulli - D\u00ebgjo floriri im"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sami-repishti-mendime-per-romanin-degjo-floriri-im-te-shkrimtarit-kristaq-turtulli\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sami Repishti: Mendime p\u00ebr romanin: &#8220;D\u00ebgjo floriri im&#8221; t\u00eb shkrimtarit Kristaq Turtulli"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59953"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59953\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59955,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59953\/revisions\/59955"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59954"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59953"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}