{"id":6021,"date":"2016-08-24T08:32:08","date_gmt":"2016-08-24T07:32:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6021"},"modified":"2021-04-16T22:55:43","modified_gmt":"2021-04-16T21:55:43","slug":"ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/","title":{"rendered":"Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po lexoja n\u00eb shtypin ton\u00eb polemika rreth artikullit t\u00eb Ben Blushit \u201cPavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nga Shqip\u00ebria\u201d, kuptova nj\u00eb fakt, p\u00ebr mua t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: Finlanda ka shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb institucioni kulturore e shkencore, dhe ato jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, q\u00ebllimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb artin, dijen dhe kultur\u00ebn finlandeze m\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn. Nj\u00eb shtet i vog\u00ebl si Finlanda, e b\u00ebn\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb investim kulturor, sepse synon q\u00eb t\u00eb njihet sa m\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb: n\u00ebp\u00ebrmjet artit e kultur\u00ebs, dhe k\u00ebshtu t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim kulturor.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr kultur\u00eb \u00ebsht\u00eb pun\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, madje edhe p\u00ebr faktin, se termi kultur\u00eb, si\u00e7 pohon Raymond Willims, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dy ose tri fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb komplikuara t\u00eb gjuh\u00ebs angleze. Un\u00eb do t\u00eb thosha jo vet\u00ebm i gjuh\u00ebs angleze, por i \u00e7do gjuhe. Kultura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga termat, t\u00eb cilin, \u00e7do nj\u00ebri duket se e kupton, por asnj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate s\u2019mund ta definoj\u00eb, pohon autori n\u00eb fjal\u00eb.<br \/>\nKur bisedojm\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn, ne mendojm\u00eb n\u00eb shum\u00ebsi tiparesh shpirt\u00ebrore e materiale t\u00eb nj\u00eb vendi, si\u00e7 jan\u00eb: trash\u00ebgimia, libri, filmi, muzika, etj.<\/p>\n<p>Dihet se kulturat marrin dhe japin nga nj\u00ebra-tjetra. Ato ndikohen dhe ndikojn\u00eb. P\u00ebr sumbull, kultura bashk\u00ebkohore, edhe sot vazhdon t\u2019i shijoj\u00eb e shfryt\u00ebzoj\u00eb frytet e kultur\u00ebs antike greke. Veprat e Homerit, influencojn\u00eb kultur\u00ebn e p\u00ebrbotshme, ndikime k\u00ebto q\u00eb i hasim n\u00eb kinematografi, let\u00ebrsi, teat\u00ebr, etj. K\u00ebshtu ishte n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb sot, dhe k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. Kjo p\u00ebr faktin se kulturat, synim par\u00ebsor kan\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb ndikim.<\/p>\n<p>Secila vep\u00ebr arti, shkruhet me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb sa ma shum\u00eb audienc\u00eb. T\u00eb jet\u00eb e shijuar dhe e pranuar prej sa m\u00eb shum\u00eb popujve. Nd\u00ebrsa kryeveprat a veprat e p\u00ebrkryera t\u00eb artit, p\u00ebrve\u00e7 se ushtrojn\u00eb ndikim p\u00ebrbrenda kultur\u00ebs ku krijohen, ato b\u00ebhen universale dhe l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb krejt kultur\u00ebn bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kur James Joyce e quajti romanin e tij \u201cOdyseus\u201d, n\u00eb vitin 1922, ai q\u00eb n\u00eb titull na d\u00ebftoi se romani i tij \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb \u201cbashk\u00ebpunim\u201d me Odiseun e Homerit, 2700 vjet\u00ebve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. Ndryshe, n\u00eb dijet letrare, k\u00ebto ndikime jan\u00eb p\u00ebrkufizuar me termin intertekstualtiet, nj\u00eb teori q\u00eb pohon se nuk ka ligj\u00ebrim t\u00eb virgj\u00ebr, ngase e gjitha let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb intertekstuale.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrkim me k\u00ebt\u00eb q\u00eb tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, viteve t\u00eb fundit jan\u00eb zhvilluar teori kulturore, t\u00eb cilat pohojn\u00eb se kultura lexohet dhe interpretohet n\u00eb relacion me kultura tjera.<\/p>\n<p>Por k\u00ebshtu nuk mendon Ben Blushi, i cili, n\u00eb shkrimin sip\u00ebrp\u00ebrmendur, ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i edukoj\u00eb dhe frym\u00ebzoj\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr mua krejt\u00ebsisht absurde: \u00e7lirim kulturor nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po diskutohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb i zhvillon punimet p\u00ebr t\u00eb 35-t\u00ebn her\u00eb me radh\u00eb Seminari Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Gjuh\u00ebn, Let\u00ebrsin\u00eb dhe Kultur\u00ebn Shqiptare, n\u00eb t\u00eb cilin, let\u00ebrsia, gjuha dhe kultura shqiptare, lexohen, studiohen dhe interpretohen si unike. K\u00ebshtu lexohet nga studiues t\u00eb Prishtin\u00ebs e t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb vendeve tjera shqiptare dhe nga bota.<\/p>\n<p>Ky seminar, esenc\u00eb ka gjuh\u00ebn, sepse gjuha \u00ebsht\u00eb fondamenti e s\u00eb secil\u00ebs kultur\u00eb; th\u00ebn\u00eb ndryshe \u00ebsht\u00eb qenia ku banon aksh kultura.<br \/>\nBlushi, si autor e tekstesh e librash, e di mir\u00eb se kultura ka mision ushtrimin e ndikimit. K\u00ebt\u00eb mision e ka edhe ai, i cili, sigurisht se shkruan p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim. Ai shkruan sepse ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb lexohet n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni e gjetiu. Mir\u00ebpo, teksti i tij nuk p\u00ebrmban asgj\u00eb nga kjo e v\u00ebrtet. Ai merr mundin dhe iu thot\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb ishull (mund\u00ebsisht n\u00eb ishullin e mendimeve t\u00eb tij), sepse Shqip\u00ebria nuk u duhet m\u00eb. Ndaj, duhet t\u00eb \u00e7lirohen nga ajo, sa m\u00eb par\u00eb, sepse paternalizmi i saj i b\u00ebn keq.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr paternaliz\u00ebm kulturor p\u00ebrbrenda nj\u00eb kulture, q\u00eb prodhohet me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb, q\u00eb ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tradit\u00eb e histori, \u00ebsht\u00eb marri e llojit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse autori mendon sinqerisht se Kosova e paska prodhimtarin\u00eb shpirt\u00ebrore e artistike m\u00eb n\u00eb nivel se Shqip\u00ebria (gj\u00eb q\u00eb pak besoj), ai do t\u00eb duhej ta pohonte k\u00ebt\u00eb si fakt, dhe ta shpjegonte si ndikim t\u00eb natyrsh\u00ebm kulturor.<br \/>\nFakti se Blushi i jep t\u00eb drejt\u00eb vet\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb ndikim kulturor, ta keqinterpretoi n\u00eb funksion t\u00eb ndonj\u00eb ideje tjet\u00ebr, ai tregon se shkruar nj\u00eb tekst q\u00ebllimisht tendencioz. Apo, ka dashur t\u2019i p\u00ebrrallis\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, dhe t\u2019i nxis\u00eb q\u00eb t\u00eb projektojn\u00eb nj\u00eb armik t\u00eb ri kulturor: t\u00eb paqen\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrkim me logjik\u00ebn e Blushit, at\u00ebher\u00eb pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga Shqip\u00ebria, do t\u00eb duhej t\u00eb pasonte \u00e7lirim i jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga ndikimi kulturor geg\u00eb, dhe anasjelltas. E kjo marri sigurisht s\u2019ka sesi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb k\u00ebtu.<br \/>\nTeksti i Blushit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite mund t\u2019i hyj\u00eb n\u00eb pun\u00eb dikujt q\u00eb me zhurm\u00eb e kukurisje k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb. Me t\u00eb drejt Enver Robelli qes\u00ebndisi me k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb kur shkroi se: \u201cnuk mund t\u2019ju themi shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs: burra e gra, deri dje keni qen\u00eb shqiptar\u00eb, sot prekni nj\u00eb sust\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn tuaj dhe shnd\u00ebrrohuni n\u00eb kosovar\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Blushi, q\u00ebllimisht nuk pohon askund se n\u00eb bot\u00ebn normale, t\u00eb flas\u00ebsh e shkruash p\u00ebr ndikime kulturore, \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja ma e natyrshme. Kjo p\u00ebr faktin se ndikimet mbars\u00ebn dhe zhvillohen n\u00eb secil\u00ebn kultur\u00eb. Nj\u00eb rajon i caktuar, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar, natyrsh\u00ebm mund t\u00eb ket\u00eb potenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe kulturore dhe k\u00ebshtu t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim kulturor m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb krejt sfer\u00ebn kulturore t\u00eb nj\u00eb vendi, por kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb me \u201chegjemoni kulturore\u201d, si\u00e7 pretendon dikush t\u2019i shoh e t\u2019i gjykoj\u00eb raportet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Blushi, p\u00ebr t\u2019i provuar idet\u00eb e tij, rendit\u00eb argumente terciare, por askund nuk e p\u00ebrmend faktin se shqiptar\u00ebt e kudondodhur, duan t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs hap\u00ebsire kulturore, me dallimet dhe specifikat e natyrshme q\u00eb mbartin. Ai me leht\u00ebsi iu k\u00ebrkon shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb \u00e7lirohet kulturalisht nga Shqip\u00ebria, por n\u00eb tekst nuk ia del askund t\u00eb provoi pse duhet t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. P\u00ebrkundrazi, d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb jep ai jan\u00eb \u201cargumente\u201d shterpe dhe krejt\u00ebsisht qesharake.<\/p>\n<p>Pse?<br \/>\nSepse, kultura shqiptare, p\u00ebrkund\u00ebr dallimeve t\u00eb natyrshme, ka nj\u00eb substrat unik kulturor, dhe kjo provohet leht\u00ebsisht.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb, prej kujt duhet t\u00eb \u00e7lirohet kulturalisht Kosova?<\/p>\n<p>Prej vetvetes!?<br \/>\nKush do ta trash\u00ebgoj\u00eb kultur\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb gjertanishme?<\/p>\n<p>Ja nj\u00eb vist\u00ebr shembujsh sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u00eb:<br \/>\nGjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb shkrimtari i p\u00ebrndritur, Ernest Koliqi, ai i cili d\u00ebrgoi nj\u00eb \u00e7et\u00eb t\u00eb madhe m\u00ebsuesish n\u00eb Kosov\u00eb, dhe ata ndikuan q\u00eb Kosova t\u2019i hapte beb\u00ebzat arsimore dhe kulturore.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me Koliqin kur Kosova t\u00eb ket\u00eb fituar pavar\u00ebsin\u00eb kulturore nga Shqip\u00ebria, k\u00ebt\u00eb mund ta di vet\u00ebm Blushi e ndonj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrkrah\u00ebs i tij n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me figur\u00ebn e Pjet\u00ebr Bogdanit, autor me origjin\u00eb e nga Kosova, q\u00eb jetoi dhe veproi edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa libri i tij \u201c\u00c7eta e profet\u00ebve\u201d, iu dedikua t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve<\/p>\n<p>E me Gjergj Fisht\u00ebn, i cili nga kryeqendra e kultur\u00ebs shqiptare, Shkodra, u b\u00eb model frym\u00ebzimi p\u00ebr l\u00ebvizjen politike t\u00eb Kosov\u00ebs, ndaj edhe sot, n\u00eb Kosov\u00eb ka qytetar\u00eb q\u00eb e din\u00eb \u201cLahut\u00ebn e Malcis\u201d p\u00ebrmend\u00ebsh.<\/p>\n<p>Po me Esad Mekulin, shkrimtar me origjin\u00eb nga Mali i Zi, q\u00eb jet\u00ebn e kaloi n\u00eb Prishtin\u00eb dhe u b\u00eb nj\u00eb lloj apostulli i kultur\u00ebs, duke qen\u00eb themelues i revist\u00ebs Jeta e Re, q\u00eb la gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare.<br \/>\nPo n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7far\u00eb ngjet me nj\u00eb shkrimtar elitar si Martin Camajt, q\u00eb ka botuar dy librat e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn ma t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs e kaloi n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr: Sivjet \u00c7mimin p\u00ebr Dram\u00eb Origjinale Shqipe \u201cKatarina Josipi\u201d e kan\u00eb fituar dy autor\u00eb nga Shqip\u00ebria: Ardian-Christian Ky\u00e7yku e Bashkim Hoxha, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb \u00e7mim e jep Ministra e Kultur\u00ebs e Kosov\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebto fakte, edhe mund t\u00eb mos ken\u00eb kurrfar\u00eb dometh\u00ebnie p\u00ebr Blushin, por jan\u00eb evidenca t\u00eb patejkalueshme kulturore, t\u00eb cilat duhet ta shqet\u00ebsonin secilin q\u00eb guxon t\u2019iu sugjeroj\u00eb kuturu kosovar\u00ebve rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar kuluralisht nga Shqip\u00ebria.<br \/>\nKosova nuk \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb e rob\u00ebruar kulturalisht nga Shqip\u00ebria, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb \u00e7lirohet. Ajo i ka dh\u00ebn\u00eb dhe marr\u00eb natyrsh\u00ebm Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebrisht kan\u00eb krijuar kultur\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Ky lloj i argumenteve \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb, mir\u00ebpo q\u00ebllimi k\u00ebtyre rreshtave nuk \u00ebsht\u00eb t\u2019i mbar\u00ebshtoj\u00eb t\u00eb gjitha.<br \/>\nTentativat e shp\u00ebrfaqura n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me ngulm\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb dallime &#8211; ose vet\u00ebm dallime mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb fragmentimit kulturor t\u00eb shqiptareve dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb dobi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre.<br \/>\nKa koh\u00eb prej kur autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb shtypit ton\u00eb, e anashkalojn\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm faktin se kultura shqiptare, sot, komunikon pa asnj\u00eb penges\u00eb, si pjes\u00eb e nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kulturore. Ndaj, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb artist\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb kultur\u00ebs nga Kosova, t\u00eb gjitha profileve, me pasion t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb ngjarjet atjeshme kulturore. Dhe e nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me ata nga Shqip\u00ebria e viset tjera shqiptare.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, p\u00ebrgjat\u00eb disa dekadave kan\u00eb p\u00ebrjetuar ndarje politike, tkurrje, kufij t\u00eb pakaluesh\u00ebm, por asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb pranuar ndarje kulturore. Dhe k\u00ebt\u00eb s\u2019do ta pranon as tani, deshi apo jo Blushi.<\/p>\n<p>Ndaj, p\u00ebr mua, po aq sa \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm turbo nacionalizmi primitiv dhe parullat p\u00ebr bashkim, po aq \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm edhe diskursi refuzues ndaj marr\u00ebdh\u00ebnieve natyrale mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, sidomos n\u00eb planin kulturor.<\/p>\n<p>Pa dyshim, k\u00ebto dy shtete, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr afrim, politika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ekonomike e kulturore.<br \/>\nDhe nj\u00eb gj\u00eb: vijat ndar\u00ebse, ato q\u00eb theksohen shpeshher\u00eb me ngulm\u00eb n\u00eb media, jan\u00eb shum\u00ebfish\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla dhe t\u00eb pap\u00ebrfillshme n\u00eb krahasim me dobit\u00eb dhe afrit\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb t\u00eb flitet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr probleme mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, sesa p\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsi e mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova, mund t\u00eb ken\u00eb dallime t\u00eb natyrshme, si\u00e7 kan\u00eb popujt q\u00eb kan\u00eb jetuar me shekuj n\u00ebn nj\u00eb ombrell\u00eb kushtetuese- n\u00ebn nj\u00eb rregullim koheziv shtet\u00ebrore: si italian\u00ebt verior me ata jugor; suedez\u00ebt verior me ata jugor. Mir\u00ebpo, k\u00ebto dallime, s\u2019jan\u00eb aq t\u00eb m\u00ebdha dhe problematike, sa mos t\u00eb shihet n\u00eb horizont asnj\u00eb pik\u00eb dhe asnj\u00eb tem\u00eb p\u00ebrbashkuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr mendimin tim, as Kosove e as Shqip\u00ebria, nuk guxojn\u00eb ta shohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, si kontejner p\u00ebr t\u2019i derdhur emocionet negative, frustrimet, pasigurin\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7apjet e ngadalta kah konsolidimi si shtete t\u00eb mir\u00ebfillta demokratike dhe europiane.<br \/>\nNe, aspirojm\u00eb t\u00eb bashkohemi me popuj tjer\u00eb: polak\u00ebt, francez\u00ebt, suedez\u00ebt, irlandez\u00ebt e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dhe nuk shohim m\u00eb shum\u00eb dallime sesa me integrimet mes vete.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jemi nj\u00eb. Ndaj, idet\u00eb e marra p\u00ebr \u00e7lirim kulturor t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs nga tjetra, duhet t\u00eb hidhen n\u00eb koshin e plehrave, duke i trajtuar si t\u00eb tilla. Sepse vler\u00ebsimet dhe interpretim e tilla, jan\u00eb keqkuptimi dhe d\u00ebmi ma i madh q\u00eb i mund t\u2019i b\u00ebhet kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Sesi mund t\u00eb ket\u00eb hegjemoni kulturore p\u00ebrbrenda nj\u00eb kulture, k\u00ebt\u00eb mund ta di vet\u00ebm dikush, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb mbush\u00eb mendja se mund t\u2019i p\u00ebrrallis\u00eb pafund\u00ebsisht shqiptar\u00ebt, duke tentuar ta mbuloj\u00eb diellin me shosh\u00eb.<br \/>\nBlushi, me tekstin e tij ka d\u00ebshmuar kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht sesi nuk duhet lexuar e gjykuar kultura. \/<em><a href=\"http:\/\/www.kultplus.com\/?id=12&amp;o=494\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">KultPlus.com<\/a><\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shkrimit t\u00eb Ben Blushit: <a href=\"http:\/\/www.fjala.info\/pavaresia-e-kosoves-nga-shqiperia\/\">Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nga Shqip\u00ebria<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Ukaj Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po lexoja n\u00eb shtypin ton\u00eb polemika rreth artikullit t\u00eb Ben Blushit \u201cPavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nga Shqip\u00ebria\u201d, kuptova nj\u00eb fakt, p\u00ebr mua t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: Finlanda ka shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb institucioni kulturore e shkencore, dhe ato jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, q\u00ebllimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb artin, dijen dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26579,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-6021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Ukaj Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po lexoja n\u00eb shtypin ton\u00eb polemika rreth artikullit t\u00eb Ben Blushit \u201cPavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nga Shqip\u00ebria\u201d, kuptova nj\u00eb fakt, p\u00ebr mua t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: Finlanda ka shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb institucioni kulturore e shkencore, dhe ato jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, q\u00ebllimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb artin, dijen dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-08-24T07:32:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-16T21:55:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ndue_ukaj_vatikan.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb\",\"datePublished\":\"2016-08-24T07:32:08+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-16T21:55:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/\"},\"wordCount\":2243,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/ndue_ukaj_vatikan.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/\",\"name\":\"Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/ndue_ukaj_vatikan.jpg\",\"datePublished\":\"2016-08-24T07:32:08+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-16T21:55:43+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/ndue_ukaj_vatikan.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/ndue_ukaj_vatikan.jpg\",\"width\":600,\"height\":600,\"caption\":\"Ndue Ukaj - Vatikan\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ndue Ukaj Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po lexoja n\u00eb shtypin ton\u00eb polemika rreth artikullit t\u00eb Ben Blushit \u201cPavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nga Shqip\u00ebria\u201d, kuptova nj\u00eb fakt, p\u00ebr mua t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: Finlanda ka shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb institucioni kulturore e shkencore, dhe ato jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, q\u00ebllimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb artin, dijen dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-08-24T07:32:08+00:00","article_modified_time":"2021-04-16T21:55:43+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ndue_ukaj_vatikan.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb","datePublished":"2016-08-24T07:32:08+00:00","dateModified":"2021-04-16T21:55:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/"},"wordCount":2243,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ndue_ukaj_vatikan.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/","name":"Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ndue_ukaj_vatikan.jpg","datePublished":"2016-08-24T07:32:08+00:00","dateModified":"2021-04-16T21:55:43+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ndue_ukaj_vatikan.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ndue_ukaj_vatikan.jpg","width":600,"height":600,"caption":"Ndue Ukaj - Vatikan"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndue-ukaj-teksti-i-blushit-kerkon-nga-shqiptaret-e-kosoves-te-mos-ndjehen-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ndue Ukaj: Teksti i Blushit k\u00ebrkon nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ndjehen shqiptar\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6021"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6021\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66961,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6021\/revisions\/66961"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}