{"id":60428,"date":"2020-10-14T01:45:10","date_gmt":"2020-10-13T23:45:10","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60428"},"modified":"2020-10-14T01:45:10","modified_gmt":"2020-10-13T23:45:10","slug":"fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/","title":{"rendered":"FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT"},"content":{"rendered":"<p><em>Ceremonia e varrimit t\u00eb Avni Rustemit<\/em><\/p>\n<blockquote><p>\u201cKa me pas\u00eb Shqipni! Do t\u00eb bahet Shqipnija!\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u2019i bashkohem debatit t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit se kush \u00ebsht\u00eb hero e kush \u00ebsht\u00eb tradh\u00ebtar dhe as vler\u00ebsimeve se kush meriton t\u00eb dekorohet e kush jo, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendosin entet e caktuara shtet\u00ebrore, sipas ligjit, kushtetut\u00ebs dhe precedenteve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebme.<\/p>\n<p>Por debati i fundit n\u00eb media dhe midis personaliteteve t\u00eb larta politike dhe shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbi dekoratat e fundit t\u00eb njoftuara nga Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta &#8212; p\u00ebrfshir dekorimin, nga ana e tij, dh\u00ebn\u00eb Avni Rrustemit \u2013 m\u2019u kujtua fjalimi q\u00eb At Gjergj Fishta kishte mbajtur n\u00eb varrimin e Avni Rrustemit, (1 Maj 1924) pas vrasjes s\u00eb tij \u2013 q\u00eb konsiderohet si nj\u00eb prej vrajseve m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa fjalimi i p\u00ebrmortsh\u00ebm i At Gjergj Fisht\u00ebs, n\u00eb varrimin e Avni Rrustemit, konsiderohet si nj\u00ebri prej fjalimeve m\u00eb historike t\u00eb oratoris\u00eb shqiptare, ndon\u00ebse ndoshta jo m\u00eb i famshmi i Fisht\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fjalim q\u00eb ndoshta mund t\u00eb kontriboj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Fishta - Rrustemi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/fishta-rrustemi.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Shkrimtari dhe novelisti shqiptar Sterjo Spasse, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb botuar n\u00eb \u201cLibrin P\u00ebrkujtimuer\u201d, kushtuar At Gjergj Fisht\u00ebs dhe botuar n\u00eb vitin 1941 pas vdekjes s\u00eb Poetit Komb\u00ebtar, n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e At Benedikt Dema, Spasse ka vler\u00ebsuar zot\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka pasur Fishta, q\u00eb sipas tij, \u201ct\u00eb trondisi zemr\u00ebn e t\u00eb thithi me magjin\u00eb e fjal\u00ebs.\u201d Dhe jep si \u201cshemb\u00ebll t\u00eb gjall\u00eb\u201d fjalimin e Gjergj Fisht\u00ebs, \u201cFjala mbi varrin e Avni Rrustemit\u201d, nga i cili, sipas tij, \u201cBurojn\u00eb lot\u00eb e vrer\u00eb, nd\u00ebrsa jeta e t\u00eb vdekurit p\u00ebrjet\u00ebsohet n\u00eb drit\u00eb t\u00eb idealit komb\u00ebtar.\u201d<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb fjalim ku shprehet zi p\u00ebr momentin e rastit por edhe p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pushtuar nd\u00ebr shekuj, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht pasqyron edhe q\u00ebndres\u00ebn e shqiptar\u00ebve nd\u00ebr shekuj si dhe luft\u00ebrat dhe p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr liri, demokraci, p\u00ebrparim e zhvillim, si e gjith\u00eb Evropa, deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Dhe u ben thirrje shqiptar\u00ebve q\u00eb, \u201cShoq me shoq, kurr mos me u xan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ja edhe fjalimi i plot\u00eb klasik i At Gjergj Fisht\u00ebs mbajtur n\u00eb varrimin e Avni Rrustemit n\u00eb vitin 1924, e q\u00eb ka mund\u00ebsi t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb debatet e tanishme, q\u00eb po zhvillohen n\u00eb Shqip\u00ebri mbi meritat, dekoratat, heronjt\u00eb dhe tradhtar\u00ebt, por edhe p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet sot Shqip\u00ebria:<\/p>\n<hr \/>\n<p>\u201cE zeza mori Shqipni, se shum k\u00e9 pa e rand\u00eb k\u00e9 psue rrym\u00ebs s\u2019asaj vistre t\u00eb gjat\u00eb kavaljetesh, nep\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt pershkue \u00e2sht fati yt i mjeruem! Fort t\u00eb bukur t\u00eb fali Perendija, por \u2013 ofshe un i mjeri! \u2013 se tep\u00ebr pa m\u00ebshir\u00eb e turp shemtuem t\u00eb k\u00e1 nieri. Zbath\u00eb, zdesh\u00eb e lakuriquem, pa buk\u00eb e shujt\u00eb dhe e shame prej gjithkuej, sa me t\u2019ardh\u00eb m\u00e2rre me u quejt me em\u00ebn tand, dikur aq t\u00eb lumnueshem, nuk e di a kalue k\u00e1 ndo\u2019i faqe nieri, q\u00eb ti la mos t\u00eb jesh\u00eb an\u00eb gjak t\u00eb ndo\u2019i hasmit t\u00eb m\u00ebn\u00eeshem se n\u00eb gjak t\u00eb bivet tu, mizorisht \u00e7\u00e1 e vr\u00e1 ndermjet vedit.<\/p>\n<p>Nep\u00ebr ty, po, shunglluen ajri ato pyllnaje heshtash t\u00eb gjakb\u00e2svet Gal, kah idht t\u00eb shporojshin parzmet e bijve tu: Nep\u00ebr ty, po, u nden\u00eb gardh ato shpata e shkallme t\u00eb skryefort\u00eb, t\u00eb cilat i pa dhim\u00eb pritshin kr\u00eanat e bijve t\u00eb tu; mbi ty, randoi pesha e pushtetsis\u00eb rromake q\u00eb ty t\u00eb ndrydhi fron e liri, e nep\u00ebr ty u p\u00ebrshkue, mbasandej edh\u00e8 ajo dhuna e p\u00ebrmnershme e Azis\u00eb, q\u00eb t\u00eb d\u00ebrmoi t\u00eb gjall\u00ebt e jet\u00ebs e as frym\u00eb nuk t\u00eb la m\u00e2 me marrun, e ti u bane gazi eplla e dheut pa u gjet\u00eb kush kurr, q\u00eb me t\u00eb pajtue varr\u00ebt, q\u00eb me t\u00eb ankue hallin tand t\u00eb kobsh\u00ebm.<\/p>\n<p>E vertet\u00eb q\u00eb tjera ndoshta kombe e fise e vende, e tjera mote e mndorje t\u00eb\u00bb historis s\u2019tyne, kan\u00eb muejt\u00eb kshtu me psue si psue k\u00e9 ti, e mjera moj Shqipni; po fis as komb, as vend nuk k\u00e1 kund n\u2019Europ\u00eb, q\u00eb, si ty, zemra gjak t\u2019i k\u00e9t pikue! Mos tjet\u00ebr t\u00eb bijt e atyne kombeve, fiseve, vendeve, edh\u00e8 m\u2019at\u00ebher\u00eb kur i ndrydhte nji kamb\u00eb e hueja, kan\u00eb m\u00fbejt\u00eb me dasht\u00eb Atdhen\u00eb e vet, kan m\u00fbejt\u00eb me urue per t\u00e9. Nder sa per bijt tuej \u2013 fat zeza moj Shqipni \u2013 po ishte faj me t\u00eb dashtun ty, q\u00eb aq t\u00eb bukur t\u00eb fali Perendija.<\/p>\n<p>Jo, po, Zoja t\u00eb ndritshme e Zotni vllaz\u00ebn shqiptar\u00eb, dashtnija ndaj Atdheut ktu n\u00eb Shqipni po ishte nji faj, nji mkat, nji krim, nji delikt, nji xhinajet \u2013 e xhinajet i rand\u00eb fort, edh\u00e8 kjo kufom\u00eb e shkret\u00eb, e mjerueme q\u00eb ktu po e kemi para sysh, na dishmon n\u00e9 si ndeshkohet faj i i Atdhedashnis\u00eb. Atdhedashnija, po, kj\u00e8 njajo, q\u00eb ia hangri kryet ktij djalit t\u00eb mjer t\u00eb martirizuem \u2013 i pat dal\u00eb, t\u00eb ngratit, zani, se ky po e donte Shqipnin\u00eb edh\u00e8 i donte me gjith mend e me gjith zem\u00ebr e me gjith fuq\u00ee t\u00eb shpirtit t\u00eb vet se p\u00ebr Shqipni jo gjaja, pse ksaj kurr s\u2019i ka pas\u00eb lakmue, por s\u2019i dhimbej jeta, t\u00eb cil\u00ebs s\u2019i lakmonte p\u00ebr tjet\u00ebr, ve\u00e7 p\u00ebr me i sherbye Shqipnis e me i u ba fl\u00ee Atdheut.<\/p>\n<p>E pse kjo Atdhedashn\u00ee, e gjall\u00eb e t\u00eb tan\u00eb zjarm, si furra zharit\u00ebse e nji diellit t\u00eb djegagurit, kaq fort zu me i ndrit\u00eb n\u00eb b\u00e1ll, n\u00eb ftyr\u00eb, e me i u kall\u00eb nder sy, sa per rreth tij, si hyj ma t\u00eb vogjel p\u00ebr qark t\u00eb nji diellit t\u00eb shkelqyeshem, nisi me u mbledh\u00eb tok mosha shqiptare \u2013 shpresa e bardh\u00eb e Atdheut, e vuni bes\u00eb \u2013 nji bes\u00eb shqiptare se do t\u00eb jetote, do t\u00eb punote, do t\u00eb vdiste per jet\u00eb e lulzim t\u2019Atdheut. I vu ndokush sh\u00eaj ksaj pune edh\u00eb nji t\u00eb djel\u00eb mbas dite, dit\u00ebn per diell, s\u2019dij se p\u00ebr \u00e7far\u00eb vorrit t\u00eb mallkuem t\u00eb Tiran\u00ebs, po del nji kukuth, lugat i tmerrshem, i cili me arm\u00eb t\u00eb s\u2019di se kuj, e vret dhe e len shakull mbi dh\u00e8.<\/p>\n<p>Edh\u00e8 kshtu sod, q\u00eb lulet jan\u00eb tue shp\u00ebrthye mbi dh\u00e9, ky n\u00eb ma t\u00eb mir\u00ebn lule t\u00eb djemn\u00ees s\u00eb vet, lule po hin me u kalb\u00eb nen dh\u00e9.<\/p>\n<p>Pse? Pse pat dasht\u00eb Shqipnin\u00eb! K\u00ebrcuna mori nana e vet, q\u00eb ktij petriti t\u00eb Lubohov\u00ebs, dhan\u00eb i paska nji zem\u00ebr bujare, fisnike; pse po zemra satrapit t\u00eb tiranit ajo t\u2019ia kishte dhanun, sod s\u2019do ta kishte martue me tok\u00eb t\u00eb zez\u00eb, por me ndo\u2019i , zoj\u00eb vashe shqiptare\u2026 I ziu more pedagogu i tij, q\u00eb mbrenda ledh\u00e8ve t\u00eb shkoll\u00ebs diku i paska t\u00eb gjith ate njomsi ndjesie ndaj virtytit, burrnis, beses, njerzis, pse po ta kishte msue aty se me kalem e let\u00ebr mund t\u00eb shkelen popujt e mund t\u00eb pihet gjaku i tyne, sod vorfnue s\u2019do ta kishte Libohov\u00ebn nji qytetas i ndersh\u00ebm, Vlon\u00ebn me nji bir\u00eb n\u00eb shpirt, Kosoven me nji mik, mbar\u00eb djemnin\u00eb shqiptare me kampionin e vet aq t\u00eb dashtun e t\u00eb drashtun!<\/p>\n<p>Flaka, po, i perpift\u00eb njato kang\u00eb e letra, t\u00eb cilat, tue fry neper fl\u00ee t\u2019 amb\u00ebl t\u00eb k\u00ebsaj gjuhe hyjnore tonen, e ndezkan zhari zemren e tij ndaj Atdheut, edh\u00e8 kshtu para kohe e \u00e7uekan n\u00eb vorr. Oh! Po, t\u00eb mos ta kishte dasht\u00eb ky djal\u00eb Shqipnin, sod nuk do t\u00eb kishin shkreh\u00eb burrat e dheut prej shkambit t\u00eb Pejes e deri n\u00eb kulm t\u00eb Kepit t\u00eb Stiloz, per me derdh\u00eb lot mbi varr\u00eb t\u00eb tij t\u00eb pash\u00ebrueshme; por kuk te carani i votr\u00ebs s\u00eb vet do t\u00eb kishin kja varret \u2013 edh\u00e8 kto t\u00eb pash\u00ebrueshme \u2013 t\u00eb kombit shqiptar, q\u00eb me t\u00eb mdhej hapa po avitet kah prendimi i vet. Jo po; ky djal\u00eb po t\u00eb kishte vu dor\u00eb e vjedh\u00eb nder pasuni t\u00eb Shtetit, po t\u00eb kishte rr\u00ebmbye tok\u00ebt e hueja, po t\u00eb kishte shnjerzue gjinden e huej e per q\u00ebllime t\u00eb posht\u00ebrme politike t\u00eb kishte djeg\u00eb ndo\u2019i mals\u00ee e rrenue ndo\u2019i fshat, na sod ktu s\u2019do ta kishim m\u2019e pa, lam\u00eb me gjak, shtri mbi rras\u00eb t\u00eb vorrit, por gjet\u00eb do ta kishim me e pa tue u tall\u00eb fron m\u00eb fron, sandalle m\u00eb sandalle, kolltuk m\u00eb kolltuk neper oda t\u00eb shtrueme, e vesh m\u00eb vesh me simahor\u00eb t\u00eb ndo\u2019i klik\u00ebs s\u00eb msheht\u00eb, t\u00eb ndyt\u00eb, tue perpilue vistret e emnavet t\u00eb njatyne atdhetarvet q\u00eb do t\u2019 u bajshin fl\u00ee ambicjonit t\u00eb poshterm t\u00eb tyne.<\/p>\n<p>Por Avni Rustemi kj\u00e8 burr\u00eb, kj\u00e8 trim, kj\u00e8 besnik, kj\u00e8 zem\u00ebr bujar e Shqipnin\u00eb e desht me gjith fuqin\u00eb e shpirtit t\u00eb vet, prandej\u2019 u la n\u00eb gjak, prandej vdiq, shkoj, mbaroj.<\/p>\n<p>Mbaroj thash\u00eb? M\u00eb paska pas\u00eb rrshit\u00eb goja pahiri; pse Avni Rustemi s\u2019 ka mbarue. Edh\u00e8 aj jeton nder n\u00e9 edh\u00e8 ka p\u00ebr t\u00eb jetue d\u00e8ri sa n\u00eb ndo\u2019i skaj sado t\u00eb vogel t\u00eb Shqipnis ku t\u00eb ndihet tue kumbue e ambla gjuha jon\u00eb shqiptare. Burri i mir\u00eb s\u2019des kurr. Fjal\u00eb drejta hyjnesh\u00eb e historis, kjo,n\u00eb nji flet\u00eb t\u00eb historis shqiptare emnin e tij ka per ta shkrue me shkrola arit, shkrola t\u00eb pa shlyeshme. Ka me dal\u00eb ndo\u2019i poet i kombit, i cili ate em\u00ebn ka per ta k\u00ebndue mbi lir\u00eb t\u00eb vet t\u00eb hyjnueshme; e ate emen at\u00ebher\u00eb m\u00ebsuesit nder shkolla kan per t\u00eb ia u permend\u00eb nxansavet t\u00eb censh\u00ebm: kapun n\u00eb valle djemt\u00eb e vashat shqiptare neper brohori kan per ta kndue at em\u00ebn; kan per ta kndue barijt e blegtor\u00ebt nep\u00ebr hije e mrrize t\u00eb paqta t\u00eb fushavet e t\u00eb malevet tona, e mali e fusha e bregu e zalli kan me jehue nga ky em\u00ebn e ksht\u00fb emni i Avni Rustemit, si ideali i tij, ka me mbet\u00eb i padeksh\u00ebm n\u00eb Shqipni.<\/p>\n<p>\u00c2sht rr\u00eajt, pra, tradhtari q\u00eb thau t\u00eb rijt\u00eb e tij, p\u00ebr n\u00eb past\u00eb mendue, me nji plumb pushke t\u00eb pagueme Avniu do t\u00eb mbarote. Avniu s\u2019mbaron jo! Njajo flak\u00eb atdhedashtnije, e cila, si zjarmi kullon arin, mbrr\u00eejti me e shlye njollen e fajn\u00ees n\u2019ate vep\u00ebr q\u00eb m\u2019her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb sy t\u00eb gjyqtarit frang do t\u2019u dukte delikt i rand\u00eb, ajo po, k\u00e1 per ta ruejt\u00eb emnin e tij t\u00eb padeksh\u00ebm nder sa brezn\u00ee, q\u00eb rend mbas rendi do t\u00eb vin\u00eb me gzue Shqipnin e lir\u00eb, e ky panagjyr\u00eb i madhnuesh\u00ebm dishmon kjartas se un jam tue fol\u00eb t\u00eb vertet\u00ebn. E njimend: o po k\u00far, pra, dit\u00ebs s\u00eb dek\u00ebs t\u00eb Gjergj Skanderbegut u pa nji ver\u00e7all\u00eb ma i madhnuesh\u00ebm, nji funeral ma i lulzueshem se ky i Avni Rustemit, -e t\u00eb cilin pa nderlikim besimit, fisit a bajrakut, muer pjes\u00eb Shqipnia mbar\u00eb?<\/p>\n<p>Kt\u00fa k\u00e9 shk\u00eblqesa t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Nalt\u00eb edh\u00e8 dhespoten fort ndershem; k\u00e9 \u2013 aballar\u00eb, hoxhallar\u00eb, priften, freten e misa Kuvendit Kushtetues; bajraktar\u00eb e begler\u00eb, qytetas e fshatar\u00eb, pasanik\u00eb e t\u00eb vorfen, pleq e t\u00eb rij, burra e gra, djelm e varza q\u00eb kan ra e ardh\u00eb ktu n\u00eb Vlon\u00eb per t\u00eb kjasue loden e vet mbi\u2019 vorr t\u00eb tij. Kta, po, rr\u00ebfejn\u00eb se emni i Avni Rustemit e ideali i tij do t\u00eb rrojn\u00eb t\u00eb padeksh\u00ebm n\u00eb Shqipni t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Stolis, pra, me rreze t\u00eb nji emni t\u00eb padeksh\u00ebm e pajis me perdhimtime t\u2019ambla t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar, mos u tut, Avni, tue u djerr\u00eb n\u00eb vetmi t\u00eb vorrit t\u00eb errsh\u00ebm, e kshtu me u d\u00e1 prej nesh pergjithmon\u00eb. E v\u00ebshtir\u00eb, ndoshta, t\u00eb vjen puna, q\u00eb me u shkep\u00eb prej gjivet t\u00eb prindvet tuej, por, qe, Shqipnija ka hap\u00eb gjit\u00eb e vet e t\u00eb lyp\u00eb per vedi. Nuk k\u00e9 \u00e7ka ban, do t\u00eb hish n\u00eb gj\u00ee t\u00eb saj; pse ti, sod e mbrapa, nuk j\u00e9 i kurrkujt tjet\u00ebr ve\u00e7 se i Shqipn\u00ees. Edh\u00e8 Shqipnija n\u00eb gj\u00ee t\u00eb vet ka me i struk\u00eb kocat tuej, q\u00eb mos t\u2019i lendoj\u00eb furia e thellimit a ndo\u2019i fuq\u00ee tjet\u00ebr kund\u00ebrshtare, e ti n\u00eb ate gj\u00ee k\u00e9 me pushue si dikur, foshnje, pushove n\u00eb gj\u00eet\u00eb nan\u00ebs sate zem\u00ebr rr\u00ebnueme: Jo, po, edh\u00e8 Shqipnija \u00e2sht nana, e si nan\u00eb ka me ta mbajt\u00eb kujdesin, q\u00eb mos ta trazoj\u00eb kush gjumin e dek\u00ebs n\u00eb gj\u00ee t\u00eb saj.<\/p>\n<p>O ju male t\u00eb Shqipnis\u00eb, lamtumir\u00eb po ju thot\u00eb Avni Rustemi, e nji amanet \u00e2sht tue ju lan\u00eb: q\u00eb edh\u00e8 sod e mbrapa t\u2019 i rritni djelm\u00eb sokola, si dikur motit, me bes\u00eb e me burrn\u00ee. O ju fusha t\u00eb Shqipnis, lamtumir\u00eb po ju thot\u00eb Avni Rustemi e nji amanet \u00e2sht tue ju lan\u00eb: q\u00eb mos t\u00eb jeni dor\u00ebshtr\u00eajt ndaj kombit shqiptar, por t\u2019i jepni buk\u00eb e shujt\u00eb e mos ta qitni ma Shqipnin me shkop e me strajc\u00eb me lyp\u00eb buk dyerve t\u00eb kombevet t\u00eb hueja. Ju falet nder\u00ebs dhe per lulet e bukura q\u00eb keni dergue per dit\u00ebn e vorrimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>O ju njerz\u00eb t\u00eb Shtetit Shqiptar e misa t\u00eb Kuvendit Kushtetues, lamtumir\u00eb po u thot\u00eb Avni Rustemi e nji amanet \u00e2sht tue ju lan\u00eb: q\u00eb po kj\u00e9 se \u00e2sht kush nder ju, q\u00eb nd\u00ebr dikasteret e nalt t\u00eb shtetit ose n\u00eb log t\u00eb Kuvendit Kushtetues s\u2019ka para sysh ve\u00e7 se pun\u00ebn e tagj\u00ees\u00eb, ta mbush\u00eb strajc\u00ebn pik\u00eb e p\u00ebr maje me gjak t\u00eb shtetit edh\u00e8 t\u00eb shmanget n\u00eb pun\u00eb t\u00eb vet, e mos t\u00eb rrij\u00eb ma me luejt harush\u00eb mb\u00ee shpin\u00eb t\u00eb nji popullit t\u00eb ngrat\u00eb, q\u00eb as frym\u00eb nuk po mund t\u00eb marr\u00eb prej lot\u00ebvet t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>O e bardh\u00eb shpres\u00eb e kombit \u2013 djelm\u00ebni shqiptare, lamtumir\u00eb po t\u00eb thot\u00eb Avni Rustemi e amanet \u00e2sht tue t\u00eb lan\u00eb:<\/p>\n<p><em>Arm\u00ebt e mbushme mos me i dhan\u00eb<br \/>\nShoq me shoq kurr mos me u xan\u00eb<br \/>\nMos me u xan\u00eb as mos me u nga\u00eb<br \/>\nKurr uj\u00ebt turbull mos me i ra\u00eb<br \/>\nFjal\u00ebt per paj\u00eb kurr mos me i ndal\u00eb<br \/>\nZemr\u00ebs s\u00eb fryt\u00eb me i lanun dal\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>O zem\u00ebrplasun prind\u00ebt e tij, Avniu juej, qe, po ndahet pergjithmon\u00eb prej jush, edh\u00e8 po ju lyp\u00eb hallallin, per \u00e7ka me fjal\u00eb a pun\u00eb ka muejt\u00eb me ju pezmatue zemr\u00ebn. Edh\u00e8 ky ka ken\u00eb \u00e7ilimi, ka kjen\u00eb i ri, e prandej ka m\u00fbejt\u00eb me gabue. E ty bab\u00eb i mjer\u00eb, amanet \u00e2sht tue ta lan\u00eb, q\u00eb kur t\u00eb baj\u00eb motra me kja \u2013 qyqja mot\u00ebr per kaq vlla! \u2013 ta pajtojsh me fjal\u00eb t\u2019ambla e t\u00eb buta e mos ta lash, qyqen e nat\u00ebs, me i plas\u00eb z\u00eamra prej dhimbjes p\u00ebr Avniun e vet.<\/p>\n<p>Lir\u00eb e bekue po ju thot\u00eb t\u00eb gjithve ju, q\u00eb keni ba faqen e bardh\u00eb e ardh\u00eb m\u2019e percjell\u00eb deri n\u00eb ket vend pushimit t\u00eb tij t\u00eb mbram\u00eb. E ju, Zoja t\u00eb ndritshme po ju truhet per \u00e7ka keni ma per zem\u00ebr, q\u00eb t\u2019ia shmangni mamen prej vorrit e mos t\u00eb shof\u00eb gazep me sy.<\/p>\n<p>Hajde, Avni, pra, tash me u da pergjithmon\u00eb. E sa p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb Shqipnis mos ban merak: Un, q\u00eb ti e din se nuk g\u00ebnjej, po ta jap fjal\u00ebn ktu mbi gryk\u00eb t\u00eb vorrit tand se ideali yt kombtar do t\u00eb triumfoj\u00eb e Shqipnija ka me perparue e lir\u00eb e lulzueme; pse n\u00eb nji an\u00eb deka ka me herr\u00eb, ka me korr\u00eb, ka me shkmes\u00eb ket frrot\u00eb idiotash, egoistash, fanatik\u00ebsh e farizejsh, nep\u00ebr kthetrat e t\u00eb cilvet sod fati i atdheut \u00e2sht tue u p\u00ebrshku; n\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb Perendija i amshuesh\u00ebm ka me shndrit\u00eb mendjen e ka me ndikue aq fort fuq\u00ee n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb re, q\u00eb kjo, me pun\u00eb, me ndigjes\u00eb ndaj ligj\u00ebt e me nji atdhedashtn\u00ee t\u00eb vertet\u00eb, ta mbaj\u00eb Shqipn\u00een\u00eb, ta b\u00e2j\u00eb me perparue e me lul\u00ebzue krahas me kombe t\u00eb tjera t\u00eb qytetnueme. Ka me pas\u00eb Shqipni! Do t\u00eb bahet Shqipnija!\u201d<\/p>\n<p>(Rev. \u201cAfrimi\u201d, vjeti II, maj 1924.Vlor\u00eb)<br \/>\n\u00c1t Gjergj Fishta: \u201cPROZA\u201d v\u00ebllimi i dyt\u00eb 1923-1940, Botime Fran\u00e7eskane,<br \/>\nShkod\u00ebr, 2006, f.135-139.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb zhg\u00ebnjimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve t\u00eb fundit \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d, un\u00eb dua t\u2019u besoj gjithnj\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs t\u00eb pothuaj 100-viteve m\u00eb par\u00eb se, \u201cKa me pas\u00eb Shqipni! Do t\u00eb bahet Shqipnija!\u201d Por me nj\u00eb kusht: N\u00ebqoftse m\u00eb n\u00eb fund, fillojm\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb fjal\u00ebt e Gjergj Fisht\u00ebs s\u00eb Madh!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ceremonia e varrimit t\u00eb Avni Rustemit \u201cKa me pas\u00eb Shqipni! Do t\u00eb bahet Shqipnija!\u201d Nga Frank Shkreli Un\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u2019i bashkohem debatit t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit se kush \u00ebsht\u00eb hero e kush \u00ebsht\u00eb tradh\u00ebtar dhe as vler\u00ebsimeve se kush meriton t\u00eb dekorohet e kush jo, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendosin entet e caktuara shtet\u00ebrore, sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60429,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-60428","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ceremonia e varrimit t\u00eb Avni Rustemit \u201cKa me pas\u00eb Shqipni! Do t\u00eb bahet Shqipnija!\u201d Nga Frank Shkreli Un\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u2019i bashkohem debatit t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit se kush \u00ebsht\u00eb hero e kush \u00ebsht\u00eb tradh\u00ebtar dhe as vler\u00ebsimeve se kush meriton t\u00eb dekorohet e kush jo, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendosin entet e caktuara shtet\u00ebrore, sipas [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-10-13T23:45:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/varrimi-i-avni-rrustemit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"410\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT\",\"datePublished\":\"2020-10-13T23:45:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/\"},\"wordCount\":2838,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/varrimi-i-avni-rrustemit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/\",\"name\":\"FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/varrimi-i-avni-rrustemit.jpg\",\"datePublished\":\"2020-10-13T23:45:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/varrimi-i-avni-rrustemit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/varrimi-i-avni-rrustemit.jpg\",\"width\":700,\"height\":410,\"caption\":\"Varrimi i Avni Rrustemit\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ceremonia e varrimit t\u00eb Avni Rustemit \u201cKa me pas\u00eb Shqipni! Do t\u00eb bahet Shqipnija!\u201d Nga Frank Shkreli Un\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u2019i bashkohem debatit t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit se kush \u00ebsht\u00eb hero e kush \u00ebsht\u00eb tradh\u00ebtar dhe as vler\u00ebsimeve se kush meriton t\u00eb dekorohet e kush jo, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendosin entet e caktuara shtet\u00ebrore, sipas [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-10-13T23:45:10+00:00","og_image":[{"width":700,"height":410,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/varrimi-i-avni-rrustemit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT","datePublished":"2020-10-13T23:45:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/"},"wordCount":2838,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/varrimi-i-avni-rrustemit.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/","name":"FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/varrimi-i-avni-rrustemit.jpg","datePublished":"2020-10-13T23:45:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/varrimi-i-avni-rrustemit.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/varrimi-i-avni-rrustemit.jpg","width":700,"height":410,"caption":"Varrimi i Avni Rrustemit"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fjala-e-at-gjergj-fishtes-ne-varrimin-e-avni-rustemit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FJALA E AT GJERGJ FISHT\u00cbS N\u00cb VARRIMIN E AVNI RUSTEMIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60428"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60428\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60430,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60428\/revisions\/60430"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}