{"id":60445,"date":"2020-10-14T21:51:39","date_gmt":"2020-10-14T19:51:39","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60445"},"modified":"2020-10-14T21:53:36","modified_gmt":"2020-10-14T19:53:36","slug":"shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/","title":{"rendered":"SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ajete Zogaj<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>\u201cQasje veprave t\u00eb Ibrahim Kadriut\u201d (V\u00ebllimi III); Zgjodhi dhe p\u00ebrgatiti p\u00ebr botim Dr. Labinot Berisha; botoi Sh. B. \u201cBeqir Musliu\u201d Gjilan, 2020.<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Ajete Zogaj\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/ajete-zogaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Leximi i kujdessh\u00ebm i k\u00ebtij libri, d\u00ebshmon qasjen shum\u00ebdimensionale t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj p\u00ebr librat e Ibrahim Kadriut, si dhe qasjen dhe p\u00ebrkushtimin e p\u00ebrgatit\u00ebsit dr. Labinot Berish\u00ebs n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e k\u00ebtyre punimeve.<\/p>\n<p>Krijimtaria letrare e Ibrahim Kadriut vazhdon edhe m\u00eb tej t\u00eb zgjoj\u00eb kureshtjen dhe interesimin e lexuesve dhe t\u00eb studiuesve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebr shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb e veprave, qoft\u00eb n\u00eb proz\u00eb, n\u00eb poezi, p\u00ebr t\u00eb rritur e p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, libra monografik\u00eb, ve\u00e7mas p\u00ebr romanet me tematik\u00eb historike.<\/p>\n<p>N\u00eb shtypin ditor dhe n\u00eb revista letrare jan\u00eb botuar v\u00ebshtrime t\u00eb shumta kritike, nga autor\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb trajtuar vepr\u00ebn e tij nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme. K\u00ebto punime i zgjodhi me p\u00ebrkushtim studiuesi dr. Labinot Berisha dhe i botoi n\u00eb librin \u201cQasje veprave t\u00eb Ibrahim Kadriut \u201d. V\u00ebllimi i par\u00eb u botua m\u00eb 2015; i dyti m\u00eb 2018, nd\u00ebrsa i treti pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Punime q\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb vepr\u00ebn letrare t\u00eb Ibrahim Kadriut<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebllimit t\u00eb tret\u00eb \u2013 \u201cQasje veprave t\u00eb Ibrahim Kadriut\u201d i paraprin fjala hyr\u00ebse \u201cVazhdim\u00ebsi e leximit dhe e komunikimit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Ibrahim Kadriut\u201d nga dr. Labinot Berisha, ku me pak fjal\u00eb njoftohen lexuesin rreth asaj q\u00eb p\u00ebrmban libri dhe me metodologjin\u00eb e p\u00ebrdorur n\u00eb hartimin e tij.<\/p>\n<p>Leximi i kujdessh\u00ebm i k\u00ebtij libri d\u00ebshmon qasjen shum\u00ebdimensionale t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj p\u00ebr librat e Ibrahim Kadriut si dhe synimin e hartuesit t\u00eb v\u00ebllimit n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e k\u00ebtyre punimeve, disa prej t\u00eb cilave botohen k\u00ebtu p\u00ebr her\u00ebn e par\u00eb.<br \/>\nLibri \u00ebsht\u00eb i shtjelluar n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb, nd\u00ebrkaq p\u00ebrmbyllet me pjes\u00ebn \u201cBiseda dhe sh\u00ebnime p\u00ebr shkrimtarin\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn hyr\u00ebse, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb poezia \u201cPrap\u00eb b\u00ebhemi mal\u201d e poetit Sabit Rrustemi, kushtuar autorit Ibrahim Kadriu n\u00eb dit\u00eblindjen e tij, vargje k\u00ebto q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se shkrimtari Ibrahim Kadriu, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm krijues i \u201cKreshtave t\u00eb Karadakut\u201d, por i nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebrtej k\u00ebtyre kreshtave (vepra e tij nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pron\u00eb vet\u00ebm e let\u00ebrsis\u00eb shqipe, ngase \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja):<\/p>\n<p><em>S\u00ebrish mor\u00ebm udh\u00eb e u shkep\u00ebm<br \/>\nkush malit kush fush\u00ebs e kush shehrit<br \/>\n\u201cse duhej gjalluar mes mishit e thoit\u201d<br \/>\nTash nj\u00eb fjalor nuk i p\u00ebrthekon emrat<br \/>\nas nj\u00eb krahin\u00eb s\u2019i nx\u00eb m\u00eb lisat e plisat<br \/>\ne le m\u00eb veprat&#8230;<\/em> (f. 7)<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb \u201cPunime p\u00ebr veprat n\u00eb proz\u00eb\u201d jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 21 punime nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb hark kohor t\u00eb gjat\u00eb (nga viti 1978 deri m\u00eb 2019; punimi i Agim Dev\u00ebs, \u201cVilfrid Shtajner dhe tregime t\u00eb tjera\u201d, q\u00eb e v\u00ebshtron v\u00ebllimin me tregime dhe novela p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb me titull \u201cShp\u00ebtimtar\u00ebt\u201d), ku autori q\u00eb at\u00ebher\u00eb vinte n\u00eb spikam\u00eb aft\u00ebsin\u00eb krijuese t\u00eb shkrimtarit: \u201cIbrahim Kadriu \u00ebsht\u00eb shkrimtar i urt\u00ebsis\u00eb dhe \u00e7ilt\u00ebrsis\u00eb shpirt\u00ebrore, i maturis\u00eb veprimore&#8230;\u201d (f. 16).<\/p>\n<p>Romani \u201cQerrja e drit\u00ebs\u201d botuar n\u00eb vitin 1990, kushtuar nobelistes s\u00eb shquar shqiptare, N\u00ebn\u00ebs Tereze, si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb nga punimet e k\u00ebtij libri, ka zgjuar interesimin e lexuesve dhe kritik\u00ebs letrare qysh n\u00eb vitin e botimit. K\u00ebshtu, Sazan Goliku k\u00ebt\u00eb roman do ta vler\u00ebsoj\u00eb si librin e par\u00eb artistik shqiptar q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Tereze, kurse Makfire Hajdari Kurteshi n\u00eb shkrimin e saj p\u00ebr t\u00eb dhe ribotimin me dram\u00ebn \u201cDeri n\u00eb Osllo\u201d(2010) shkruan: \u201cRomani p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Tereze, si dhe drama, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, intrigojn\u00eb p\u00ebr lexim dhe d\u00ebshmojn\u00eb bindjen se autori i ka shkruar me p\u00ebrkushtimin e stilistit&#8230;\u201d (f. 48).<\/p>\n<p>Studiuesi dr. Labinot Berisha n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e punimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ka p\u00ebrzgjedhur edhe punimin e poetit turk Jahja Akengin, kumtes\u00eb e lexuar me rastin e p\u00ebrurimit t\u00eb romanit \u201cGloria n\u00eb mes\u201d i cili u p\u00ebrkthye n\u00eb gjuh\u00ebn turke dhe u botua n\u00eb Ankara n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014. Sipas k\u00ebtij poeti turk, romani \u201cGloria n\u00eb mes\u201d paraqet vler\u00ebn letrare nga Kosova, t\u00eb shkruar nga shkrimtari bashk\u00ebkoh\u00ebs i cili, si\u00e7 u tha n\u00eb p\u00ebrurim, parqet autoritet bashk\u00ebkohor letrar. Kjo vep\u00ebr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u jepet n\u00eb dor\u00eb lexuesve t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr z\u00ebn\u00eb dhe punimet kushtuar romaneve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ibrahim Kadriut, t\u00eb cil\u00ebt trajtojn\u00eb artistikisht periudha t\u00eb ndryshme historike dhe bashk\u00eb me to edhe fate dhe peripeci njer\u00ebzish t\u00eb periudhave p\u00ebrkat\u00ebse kohore. T\u00eb tilla jan\u00eb punimet p\u00ebr romanet: \u201cMisioni rus\u201d, punimi i B. Tahirit, A. Halilit. Rreth k\u00ebtij romani i ka shprehur edhe disa p\u00ebrsiatje dhe vet\u00eb Ibrahim Kadriu n\u00eb fund t\u00eb librit.<\/p>\n<p>Ky roman zgjoi interesimin e lexuesve dhe t\u00eb kritik\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb tematik\u00ebs pak t\u00eb trajtuar tek ne, at\u00eb t\u00eb misionit rus t\u00eb veshur n\u00eb petkun fetar t\u00eb nj\u00eb hoxhe rus t\u00eb paraqitur si shqiptar.<\/p>\n<p><strong>\u201cT\u00eb vdekurit e gjall\u00eb\u201d nd\u00ebr romanet m\u00eb t\u00eb lexuara<\/strong><\/p>\n<p>Romani \u201cT\u00eb vdekurit e gjall\u00eb\u201d, si\u00e7 v\u00ebrehet nga punimet e p\u00ebrzgjedhura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr romanet m\u00eb t\u00eb lexuar. Jan\u00eb disa autor\u00eb q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb objekt v\u00ebshtrimesh t\u00eb ndryshme si: E. Elezkurtaj, L. Vogliqi, M. Halimi, Sh. Maxharraj etj.<\/p>\n<p>N\u00eb punimin \u201cDy antagonizma natyral\u00eb \u2013 nj\u00eb harmoni letrare- artistike\u201d, duke iu referuar romanit t\u00eb Ibrahim Kadriut \u201cT\u00eb vdekurit e gjall\u00eb\u201d Adil Fetahu shpalos disa nga ve\u00e7antit\u00eb e k\u00ebsaj vepre dhe thot\u00eb: \u201c[&#8230;] n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman autori nuk l\u00eb pa ngre edhe problemet shoq\u00ebrore e konfliktet sociale aktuale n\u00eb Kosov\u00eb, karakteret e njer\u00ebzve, ku n\u00eb pozita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kan\u00eb ardhur njer\u00ebz pa merita, kopuk\u00eb, maskarenj e horra, pa dije e pa p\u00ebrvoj\u00eb, nd\u00ebrsa bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb dikursh\u00ebm t\u00eb okupatorit sot jan\u00eb \u201ctransformuar n\u00eb patriot\u00eb\u201d(f. 91), apo n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij punimi autori i b\u00ebn\u00eb edhe disa v\u00ebrejtje autorit Kadriu rreth disa datave q\u00eb i quan dhe gabime teknike.<\/p>\n<p>Autori Ardian Haxhaj p\u00ebr romanin \u201cT\u00eb vdekurit e gjall\u00eb\u201d thekson midis t\u00eb tjerash: \u201cDiskursi metonimik i romanit i kap teknikat narrative t\u00eb romanit dokumentar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr hartuesi ka p\u00ebrfshir\u00eb dhe punimin e Sherafedin Kadriut p\u00ebr romanin \u201cAta dy t\u00eb burgjeve\u201d me titull \u201cMjesht\u00ebria e transmetimit t\u00eb mesazhit\u201d, ku autori thekson se: \u201cKy lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nga ato romanet q\u00eb e k\u00ebnaq lexuesin, i cili nuk mund ta nd\u00ebrpres\u00eb leximin p\u00ebr ndonj\u00eb arsye [&#8230;] cil\u00ebsi e romanit \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebria p\u00ebr t\u00eb transmetuar mesazhin e artistit n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb qart\u00eb&#8230;\u201d (f. 139).<\/p>\n<p>Nga punimet e k\u00ebtij v\u00ebllimi kuptojm\u00eb se edhe romani \u201cVarr i shitur n\u00eb Damask\u201d, \u2018ka gjetur\u2019 lexuesin e vet, q\u00eb d\u00ebshmohet nga punimet e botuara n\u00eb shtypin ditor dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij libri (M. Halimi, A. Zogaj, Xh. Syla etj.).<\/p>\n<p>P\u00ebr poezin\u00eb e Ibrahim Kadriut jan\u00eb zgjedhur punimet e Sinan Sadikut \u201cFigura e Idriz Seferit n\u00eb poezi\u201d dhe punimi i Riza Sheqirit \u201cPoezi e p\u00ebrjetimit dhe e revolt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e tret\u00eb \u201cPunime p\u00ebr vepra t\u00eb tjera\u201d jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb punimet e I. Ahmetit \u201cAutoritetet para lexuesve\u201d (Ibrahim Kadriu \u2013 \u201cBuz\u00ebqeshje miqsh\u201d 2014), N. Rexha me punimin \u201cKomunikimi artistik n\u00eb dep\u00ebrtim t\u00eb mesazhit\u201d (Labinot Berisha: \u201cQasje veprave t\u00eb Ibrahim Kadriut II\u201d, \u201cBeqir Musliu\u201d, Gjilan, 2018, f. 269).<\/p>\n<p>Kurtesh Devaja e Mehmet Halimi, n\u00eb punimet e tyre shqyrtojn\u00eb vlerat e monografis\u00eb \u201cGjinoll\u00ebt, gjurm\u00eb n\u00ebp\u00ebr shekuj\u201d (2019).<\/p>\n<p>N\u00eb punimin e tij \u201cV\u00ebllim q\u00eb mund\u00ebson njohjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Ibrahim Kadiut\u201d, dr. Labinot Berisha, sjell fjal\u00ebn e lexuar n\u00eb Gjilan n\u00eb prill t\u00eb vitit 2018, me rastin e p\u00ebrurimit t\u00eb librit \u201cQasje veprave t\u00eb Ibrahim Kadriut\u201d v\u00ebllimi i dyt\u00eb, botuar nga Sht\u00ebpia botuese \u201cBeqir Musliu\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e fundit t\u00eb librit \u201cP\u00ebrshtypje &amp; Biseda\u201d vlen t\u00eb ve\u00e7ohet biseda q\u00eb Teki D\u00ebrvishi e ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb me Ibrahim Kadriun.<\/p>\n<p>V\u00ebllimi \u201cQasje veprave t\u00eb Ibrahim Kadriut III\u201d, i zgjedhur dhe p\u00ebrgatitur p\u00ebr botim nga dr. Labinot Berisha, d\u00ebshmon se librat e k\u00ebsaj natyre i kan\u00eb munguar let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb dhe si till\u00eb ai e nxit dhe i mund\u00ebson lexuesit nj\u00eb komunikim m\u00eb t\u00eb madh e m\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb me disa nga veprat e Ibrahim Kadriut t\u00eb shkruara e t\u00eb botuara koh\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><em>Prishtin\u00eb, tetor 2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajete Zogaj \u201cQasje veprave t\u00eb Ibrahim Kadriut\u201d (V\u00ebllimi III); Zgjodhi dhe p\u00ebrgatiti p\u00ebr botim Dr. Labinot Berisha; botoi Sh. B. \u201cBeqir Musliu\u201d Gjilan, 2020. Leximi i kujdessh\u00ebm i k\u00ebtij libri, d\u00ebshmon qasjen shum\u00ebdimensionale t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj p\u00ebr librat e Ibrahim Kadriut, si dhe qasjen dhe p\u00ebrkushtimin e p\u00ebrgatit\u00ebsit dr. Labinot Berish\u00ebs n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60446,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35,8],"tags":[],"class_list":["post-60445","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ajete Zogaj \u201cQasje veprave t\u00eb Ibrahim Kadriut\u201d (V\u00ebllimi III); Zgjodhi dhe p\u00ebrgatiti p\u00ebr botim Dr. Labinot Berisha; botoi Sh. B. \u201cBeqir Musliu\u201d Gjilan, 2020. Leximi i kujdessh\u00ebm i k\u00ebtij libri, d\u00ebshmon qasjen shum\u00ebdimensionale t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj p\u00ebr librat e Ibrahim Kadriut, si dhe qasjen dhe p\u00ebrkushtimin e p\u00ebrgatit\u00ebsit dr. Labinot Berish\u00ebs n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-10-14T19:51:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-10-14T19:53:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/labinot_berisha-ibrahim_kadriu.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"773\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE\",\"datePublished\":\"2020-10-14T19:51:39+00:00\",\"dateModified\":\"2020-10-14T19:53:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/\"},\"wordCount\":1512,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/labinot_berisha-ibrahim_kadriu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/\",\"name\":\"SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/labinot_berisha-ibrahim_kadriu.jpg\",\"datePublished\":\"2020-10-14T19:51:39+00:00\",\"dateModified\":\"2020-10-14T19:53:36+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/labinot_berisha-ibrahim_kadriu.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/labinot_berisha-ibrahim_kadriu.jpg\",\"width\":500,\"height\":773,\"caption\":\"Labinot Berisha - Ibrahim Kadriu\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ajete Zogaj \u201cQasje veprave t\u00eb Ibrahim Kadriut\u201d (V\u00ebllimi III); Zgjodhi dhe p\u00ebrgatiti p\u00ebr botim Dr. Labinot Berisha; botoi Sh. B. \u201cBeqir Musliu\u201d Gjilan, 2020. Leximi i kujdessh\u00ebm i k\u00ebtij libri, d\u00ebshmon qasjen shum\u00ebdimensionale t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj p\u00ebr librat e Ibrahim Kadriut, si dhe qasjen dhe p\u00ebrkushtimin e p\u00ebrgatit\u00ebsit dr. Labinot Berish\u00ebs n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-10-14T19:51:39+00:00","article_modified_time":"2020-10-14T19:53:36+00:00","og_image":[{"width":500,"height":773,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/labinot_berisha-ibrahim_kadriu.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE","datePublished":"2020-10-14T19:51:39+00:00","dateModified":"2020-10-14T19:53:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/"},"wordCount":1512,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/labinot_berisha-ibrahim_kadriu.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/","name":"SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/labinot_berisha-ibrahim_kadriu.jpg","datePublished":"2020-10-14T19:51:39+00:00","dateModified":"2020-10-14T19:53:36+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/labinot_berisha-ibrahim_kadriu.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/labinot_berisha-ibrahim_kadriu.jpg","width":500,"height":773,"caption":"Labinot Berisha - Ibrahim Kadriu"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-ne-rrathet-e-kritikes-letrare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHKRIMTARI N\u00cb \u2018RRATH\u00cbT\u2019 E KRITIK\u00cbS LETRARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60445"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60445\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60447,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60445\/revisions\/60447"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}