{"id":60537,"date":"2020-10-17T13:02:41","date_gmt":"2020-10-17T11:02:41","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60537"},"modified":"2020-10-17T13:02:41","modified_gmt":"2020-10-17T11:02:41","slug":"kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/","title":{"rendered":"KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Dialogu midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb bisedime apo n\u00eb negociata nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i qendrave politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes \u2013 Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me zhvillimin e dialogut midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti dhe n\u00eb kolizion:<\/p>\n<p>&#8211; me Planin e Ahtisarit;<br \/>\n&#8211; me vendimin e Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sipas s\u00eb cil\u00ebs shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare;<br \/>\n&#8211; me nd\u00ebrhyrjen ushtarake t\u00eb vendeve, an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, n\u00eb vitin 1999 kund\u00ebr forcave pushtuese ushtarake, policore dhe paramilitare serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi;<br \/>\n&#8211; me vendimet e vendeve, an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur dhe sovran.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konstatohet se q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 17 shkurt 2008 e deri m\u00eb sot, Uashingtoni dhe Brukseli nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ta mbyllur \u201c\u00e7\u00ebshtjen\u201d e Kosov\u00ebs, si nj\u00eb shtet i pranuar n\u00eb t\u00eb gjitha organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshi edhe an\u00ebtar\u00ebsimin e tij n\u00eb OKB.<\/p>\n<p>Administrata e presidentit t\u00eb ShBA-s\u00eb <strong>Barak Obama<\/strong>, brenda dy mandateve presidenciale, \u201c\u00e7\u00ebshtjen\u201d e Kosov\u00ebs nuk e l\u00ebvizi nga vendi, as edhe nj\u00eb hap t\u00eb vet\u00ebm. Madje pjes\u00eb e k\u00ebsaj administrate, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sekretarit t\u00eb shtetit, ishte edhe <strong>Hillari Klinton<\/strong>. \u00cbsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se politika e administrat\u00ebs s\u00eb Barak Obam\u00ebs ka paraqitur vazhdim\u00ebsi t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb presidentit <strong>Bill Klinton<\/strong>.<\/p>\n<p>Pasivizimi i politik\u00ebs amerikane rreth Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb Obam\u00ebs tregon qart\u00eb se ish-presidenti Klinton dhe pasuesi i tij Obama, \u201c\u00e7\u00ebshtjen\u201d e Kosov\u00ebs nuk e kan\u00eb pasur n\u00eb agjend\u00ebn e tyre. Duket sikur ish-presidenti Klinton thot\u00eb: <em>\u201cIsha un\u00eb, ai q\u00eb mori vendimin p\u00ebr nd\u00ebrhyrje ushtarake kund\u00ebr forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, ndaj angazhimi im lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, me kaq mbaron.\u201d<\/em> Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, administrata e Barak Obam\u00ebs, p\u00ebr tet\u00eb vjet qeverisje, \u201c\u00e7\u00ebshtjen\u201d e Kosov\u00ebs nuk e ka pasur n\u00eb agjend\u00ebn e vet. Pjes\u00eb e administrat\u00ebs s\u00eb tij nd\u00ebrkaq, ka qen\u00eb edhe gruaja e ish-presidentit\u00a0 Klinton \u2013 Hillari.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Barak Obam\u00ebs, \u201c\u00e7\u00ebshtja\u201d e Kosov\u00ebs dal\u00ebngadal\u00eb dhe pak nga pak po merrte pamjen e nj\u00eb <em>konflikti t\u00eb ngrir\u00eb<\/em>, p\u00ebrkat\u00ebsisht sikur po shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb <em>konflikt t\u00eb ngrir\u00eb<\/em>.<\/p>\n<p>Shtrohet pyetja: <em>A ka ShBA-ja ndonj\u00eb far\u00eb interesi n\u00eb Kosov\u00eb?! A ka Uashingtoni ndonj\u00eb interes strategjik n\u00eb Kosov\u00eb dhe sa \u00ebsht\u00eb ky interes? Cilat jan\u00eb p\u00ebrmasat e k\u00ebtij interesi, cila \u00ebsht\u00eb vlera apo pesha e k\u00ebtij interesi?!<\/em><\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Uashingtonit rreth \u201c\u00e7\u00ebshtjes\u201d s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb vitet e fundit nuk ka qen\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs. Ka shum\u00eb q\u00eb thon\u00eb se n\u00eb Amerik\u00eb president\u00ebt mund t\u00eb nd\u00ebrrohen, por politika amerikane rreth \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb caktuara, mbetet e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Fare nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konstatohet se politika e administrat\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb p\u00ebrtash\u00ebm <strong>Donalld Tramp <\/strong>lidhur me Kosov\u00ebn, fare nuk ka qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se administrata e presidentit Tramp, duke deklaruar se <em>\u201cUashingtoni do t\u00eb pranoj\u00eb\u00a0 nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn bien dakord t\u00eb dyja pal\u00ebt, d.m.th. Prishtina dhe Beogradi\u201d<\/em>, flet qart\u00eb se kjo administrat\u00eb e ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Vu\u00e7iqit q\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtja\u201d e Kosov\u00ebs t\u00eb zgjidhet me t\u00eb ashtuquajturin <em>kompromis<\/em>. Di\u00e7ka t\u00eb ngjashme rreth \u201c\u00e7\u00ebshtjes\u201d s\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb deklaruar sa e sa her\u00eb edhe rus\u00ebt. Nga kjo rezulton se q\u00ebndrimi i administrat\u00ebs s\u00eb Trampit lidhur me Kosov\u00ebn nuk qenka larg atij t\u00eb Putinit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, q\u00ebndrimet e sotme t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Per\u00ebndimit \u2013 Uashingtonit, Berlinit, Parisit dhe Londr\u00ebs rreth Kosov\u00ebs, bie ndesh me nd\u00ebrhyrjen ushtarake t\u00eb NATO-s n\u00eb vitin 1999; \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosp\u00ebrputhje me Planin e Ahtisarit; \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me vendimin e Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare; dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; prej tyre.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr at\u00eb q\u00eb Beogradi e quan <em>kompromis<\/em>, mbase nuk do t\u00eb duhej t\u00eb shp\u00ebrthente lufta. Kompromiset mund t\u00eb arrihen edhe pa luft\u00eb dhe pa gjakderdhje.<\/p>\n<p>Lufta e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs s\u2019ishte dot luft\u00eb p\u00ebr kompromis midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Ajo ishte luft\u00eb \u00e7lirimtare e saj kund\u00ebr pushtuesve fashist\u00eb serb\u00eb. Ishte luft\u00eb p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi dhe sovranitet.<\/p>\n<p>Edhe nd\u00ebrhyrja ushtarake e Aleanc\u00ebs Veri-Atlantike nuk ishte nd\u00ebrhyrje p\u00ebr kompromis, por p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga forcat kolonialiste fashiste serbe. N\u00eb koh\u00ebn e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb Uashington \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb: <em>\u201cDo t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb ushtarakisht n\u00eb Kosov\u00eb dhe kund\u00ebr forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe n\u00eb Serbi, p\u00ebr ta mbrojtur nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb nga politika e dhun\u00ebs, e d\u00ebbimit prej vatrave t\u00eb veta, e eksodit biblik&#8230;\u201d<\/em><\/p>\n<p>Sot nd\u00ebrkaq, kaq vite pas luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s p\u00ebr shkaqe humanitare, qendrat politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes \u2013 Uashingtoni, Berlini, Parisi dhe Londra duket sikur i kan\u00eb mbyllur syt\u00eb dhe duket sikur flasin p\u00ebr kompromis.<\/p>\n<p>Fuqit\u00eb dhe qendrat politike t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna duhet ta ken\u00eb parasysh faktin se duke mos i dal\u00eb zot Kosov\u00ebs, e favorizojn\u00eb Serbin\u00eb. Tani Serbia, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb mb\u00ebshtetet nga Moska dhe Kina, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr duket sikur mb\u00ebshtetet edhe nga Uashingtoni dhe Brukseli. Nj\u00eb mb\u00ebshtetje e till\u00eb s\u2019ka ndodhur kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb koh\u00ebs m\u00eb t\u00eb re, q\u00eb nga Kongresi i Berlinit deri m\u00eb sot. Dhe kush mbrohet? Kush favorizohet? Kush shp\u00ebrblehet? Mbrohet, favorizohet dhe shp\u00ebrblehet nj\u00eb Serbi fashiste, e udh\u00ebhequr prej radikal\u00ebve t\u00eb Vojisllav Sheshelit dhe prej nacional-socialist\u00ebve t\u00eb S. Millosheviqit. Millosheviqi dhe Shesheli jan\u00eb kriminel\u00eb lufte. Kriminel\u00eb lufte jan\u00eb edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb qeveris\u00eb serbe t\u00eb viteve t\u00eb viteve t\u00eb fundit, me n\u00eb krye Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqin. \u00cbsht\u00eb turp i pafalsh\u00ebm p\u00ebr kancelarit\u00eb e vendeve t\u00eb Per\u00ebndimit t\u2019ia \u00e7elin dyert dhe t\u2019ia shtr\u00ebngojn\u00eb dor\u00ebn nj\u00eb njeriu i cili ndaj ndjek politik\u00eb luft\u00ebnxit\u00ebse, destruktive, destabilizuese n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb absurde t\u00eb mb\u00ebshtet nga per\u00ebndimor\u00ebt politika fashiste e Beogradit q\u00eb sjell dhe p\u00ebr\u00e7on n\u00eb rajon interesin rus dhe kinez. \u00cbsht\u00eb e pakuptimt\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtete prej Uashingtonit, Berlinit, Parisit dhe Londr\u00ebs politika e p\u00ebrtashme e Beogradit e cila militarizohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr, e cila kryen st\u00ebrvitje ushtarake, e cila blen arm\u00eb ruse dhe kineze, e cila ndjek politik\u00ebn e forc\u00ebs, e cila zhvillon luft\u00eb speciale, e cila zbaton luft\u00eb psikologjike. Nuk ka ndodhur t\u00eb jap\u00eb ndonj\u00eb prononcim Vu\u00e7iqi e t\u00eb mos kanoset ushtarakisht. Edhe luft\u00ebn nd\u00ebrmjet Armenis\u00eb dhe Azerbajxhanit e shfryt\u00ebzoi p\u00ebr t\u2019u kanosur me luft\u00eb dhe kjo s\u2019ishte kanosja e fundit e tij.<\/p>\n<p>Para nj\u00eb politike t\u00eb k\u00ebtill\u00eb t\u00eb Beogradit, fuqit\u00eb per\u00ebndimore i mbyllin syt\u00eb, rin\u00eb duarkryq dhe me investime t\u00eb theksuara edhe e shp\u00ebrblejn\u00eb. Ky far\u00eb Vu\u00e7iqi, duke u lidhur me Mosk\u00ebn, me Pekinin, me Uashingtoni, me Berlinin, me Parisin, me Turqin\u00eb dhe me vendet arabe sikur d\u00ebshiron ta imitoj\u00eb Josip Broz Titon i cili po ashtu e \u00e7onte mir\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb. Por Jugosllavia e tij e AVNOJ-it (KA\u00c7KJ-s\u00eb) u shua n\u00eb gjak.<\/p>\n<p>Per\u00ebndimor\u00ebt jan\u00eb duke e keqp\u00ebrdorur politik\u00ebn konstruktive, paqeruajt\u00ebse dhe stabilizuese t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon. Per\u00ebndimor\u00ebt jan\u00eb duke e shp\u00ebrfillur politik\u00ebn e prer\u00eb proper\u00ebndimore, sidomos proamerikane t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon. Edhe shqiptar\u00ebt mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb <strong><em>alternativa<\/em><\/strong>, por nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb s\u2019kan\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ngase natyrsh\u00ebm jan\u00eb pjes\u00eb e qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, p\u00ebr dallim nga serb\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt natyrsh\u00ebm jan\u00eb prorus\u00eb.<\/p>\n<p>Politika e sotme e Beogradit \u00ebsht\u00eb <strong><em>luft\u00eb p\u00ebr territore<\/em><\/strong>. Kur Vu\u00e7iqi thot\u00eb se p\u00ebr Kosov\u00ebn nevojitet nj\u00eb zgjidhje kompromisi, at\u00ebher\u00eb kjo n\u00ebnkupton <strong><em>territor<\/em><\/strong>. Krijimi i nj\u00eb asociacioni komunash me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, s\u2019\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, pos synim p\u00ebr territor. Nj\u00eb krijim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me Planin e Ahtisarit. Nj\u00eb asociacionin i till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb plot\u00eb me vlerat e Bashkimit Evropian p\u00ebr mbrojtjen e lirive dhe e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb mjediset ku figurojn\u00eb minorite apo grupe etnike.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e minoriteteve, p\u00ebrfshi edhe t\u00eb drejtat komb\u00ebtare, respektohen me standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb BE-s\u00eb, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb planetit. At\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja: \u00c7\u2019k\u00ebrkon Beogradi m\u00eb shum\u00eb se kaq prej Kosov\u00ebs? \u00c7\u2019k\u00ebrkojn\u00eb Uashingtoni dhe Brukseli m\u00eb shum\u00eb se kaq nga Kosova? Por, Beogradit fare nuk \u00e7an\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Ai do territor. Do q\u00eb brenda Kosov\u00ebs t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb <em>republike serbe, <\/em>si ajo Millorad Dodikut n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>A nuk e v\u00ebrejn\u00eb vall\u00eb Uashingtoni dhe Brukseli se me Republik\u00ebn Serbe, kreatur\u00eb kjo\u00a0 fantomike, Bosnja dhe Hercegovina \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb shtet jofunksional, n\u00eb pseudoshtet, n\u00eb kuazishtet, e gatshme n\u00eb \u00e7do \u00e7ast p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Si mund ta lejojn\u00eb per\u00ebndimor\u00ebt &#8211; t\u00eb cil\u00ebt shqiptar\u00ebt, s\u2019ka dit\u00eb q\u00eb s\u2019i cil\u00ebsojn\u00eb si aleat\u00eb, si miq &#8211; krijimin e nj\u00eb <em>dodik republike<\/em> n\u00eb Kosov\u00eb?! Nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb histori q\u00eb nj\u00eb shtet i cili\u00a0 ka kryer <strong><em>gjenocid<\/em><\/strong> n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb dhe Kosov\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrblehet me territor.<\/p>\n<p>A kan\u00eb parasysh per\u00ebndimor\u00ebt faktin se Beogradi ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs lindore (Preshev\u00eb, Bojanoc, Medvegj\u00eb) ushtron gjenocid t\u00eb heshtur? Per\u00ebndimor\u00ebt, ose s\u2019i p\u00ebrcjellin shkrimet e studiuesve shqiptar\u00eb, ose i p\u00ebrcjellin, por s\u2019\u00e7ajn\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Po sikur t\u00eb \u00e7ohen qindra mij\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb krijimin e <strong><em>entitetit <\/em><\/strong>t\u00eb tyre?! A nuk \u00e7ilet k\u00ebsisoj <strong><em>kutia e Pandor\u00ebs<\/em><\/strong>?! A nuk shkakton kjo efektin domino?!<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb republike serbe brenda Kosov\u00ebs, shpie n\u00eb \u00e7integrimin e saj. Pas k\u00ebsaj pashmangsh\u00ebm do t\u00eb pasonte bashk\u00ebngjitja e saj Shqip\u00ebris\u00eb. Por, edhe kjo do t\u00eb \u00e7elte kutin\u00eb e Pandor\u00ebs Tani Republika Serbe e BH-s\u00eb do t\u2019i bashk\u00ebngjitej Serbis\u00eb. BH-ja nd\u00ebrkaq, do t\u00eb zhb\u00ebhej si fllusk\u00eb sapuni. N\u00eb shekullin XXI BE-ja lejon n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbjen e vlerave t\u00eb veta p\u00ebr nd\u00ebrtimin e t\u00eb cilave ka punuar nd\u00ebr shekuj. Dhe p\u00ebr k\u00eb? P\u00ebr klerofashist\u00ebt serbom\u00ebdhenj.<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7aku <\/strong>dhe <strong>Boreli <\/strong>vijn\u00eb prej dy vendeve q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e tyre Kosova nuk duhet ta pranoj\u00eb. Em\u00ebrimi i q\u00eb t\u00eb dyve assesi nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm. Q\u00eb t\u00eb dy jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm. Q\u00eb t\u00eb dy anojn\u00eb nga Serbia, nga Beogradi, nga Vu\u00e7iqi.<\/p>\n<p>Ai shqiptar q\u00eb do ta n\u00ebnshkruante krijimin e nj\u00eb republike serbe brenda Republik\u00ebs s\u00eb\u00a0 Kosov\u00ebs do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb histori si <strong>tradhtari<\/strong> <strong>Esat pash\u00eb Toptani<\/strong>. Ai do ta merrte mallkimin e historis\u00eb, nd\u00ebr breza.<\/p>\n<p>Dialogu i Brukselit midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrlidhen me zgjedhjet presidenciale n\u00eb ShBA. Zgjedhjet e n\u00ebntorit fare s\u2019kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shqiptar\u00ebt apo me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb bindur se bijt\u00eb e shqipes jan\u00eb interes strategjik i ShBA-s\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht i Per\u00ebndimit. Madje interes i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. ShBA-ja hyn n\u00eb gadishull vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve. Vet\u00ebm shqiptar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebr\u00e7ues t\u00eb interesit amerikan, apo per\u00ebndimor n\u00eb rajon. Shqiptar\u00ebt shpresojn\u00eb se k\u00ebt\u00eb fakt t\u00eb pamohuesh\u00ebm, per\u00ebndimor\u00ebt do ta ken\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk ka p\u00ebrse t\u00eb nxitojn\u00eb pas dialogut t\u00eb Brukselit. Mbi Prishtin\u00ebn ushtrohet trysni dhe kryhen shantazhe. <strong><em>Nuk ka dialog n\u00ebn trysni dhe me shantazhe<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Beogradi dita dit\u00ebs armatoset kund\u00ebr kombit shqiptar, ndjek politik\u00eb luft\u00ebnxit\u00ebse, luft\u00eb speciale dhe luft\u00eb psikologjike at\u00ebher\u00eb Tirana, marr\u00ebdh\u00ebniet politike dhe diplomatike me Beogradin duhet t\u2019i reduktoj\u00eb dhe t\u2019i ul\u00eb n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. <strong><em>Me hienat nuk b\u00ebhet mini-shengen<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Arsyeja e sh\u00ebndosh\u00eb s\u2019ka si e kupton zbatimin n\u00eb shekullin XXI t\u00eb nj\u00eb politike obskurantiste, t\u00eb vjetruar, anakronike, antihistorike, antidemokratike, klerofashiste, antishqiptare si kjo e Beogradit sot, e q\u00eb kalon pa u nd\u00ebshkuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Dialogu midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb bisedime apo n\u00eb negociata nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve. Q\u00ebndrimi i qendrave politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes \u2013 Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me zhvillimin e dialogut midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti dhe n\u00eb kolizion: &#8211; me Planin e Ahtisarit; &#8211; me vendimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60252,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-60537","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Dialogu midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb bisedime apo n\u00eb negociata nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve. Q\u00ebndrimi i qendrave politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes \u2013 Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me zhvillimin e dialogut midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti dhe n\u00eb kolizion: &#8211; me Planin e Ahtisarit; &#8211; me vendimin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-10-17T11:02:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb\",\"datePublished\":\"2020-10-17T11:02:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/\"},\"wordCount\":2197,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/\",\"name\":\"KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"datePublished\":\"2020-10-17T11:02:41+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"width\":800,\"height\":450,\"caption\":\"Xhelal Zejneli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Dialogu midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb bisedime apo n\u00eb negociata nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve. Q\u00ebndrimi i qendrave politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes \u2013 Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me zhvillimin e dialogut midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti dhe n\u00eb kolizion: &#8211; me Planin e Ahtisarit; &#8211; me vendimin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-10-17T11:02:41+00:00","og_image":[{"width":800,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb","datePublished":"2020-10-17T11:02:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/"},"wordCount":2197,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/","name":"KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","datePublished":"2020-10-17T11:02:41+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","width":800,"height":450,"caption":"Xhelal Zejneli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosova-dhe-qendrimi-nebuloz-i-be-se\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KOSOVA DHE Q\u00cbNDRIMI NEBULOZ I BE-s\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60537","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60537"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60537\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60538,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60537\/revisions\/60538"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60537"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60537"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60537"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}