{"id":60539,"date":"2020-10-17T13:14:19","date_gmt":"2020-10-17T11:14:19","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60539"},"modified":"2020-10-17T13:14:19","modified_gmt":"2020-10-17T11:14:19","slug":"fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/","title":{"rendered":"Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ibrahim-kabili.jpg\" alt=\"Ibrahim Kabili\" width=\"250\" height=\"300\" \/> Jeta \u00ebsht\u00eb e bukur. M\u00eb e bukur b\u00ebhet ajo kur e jeton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive. Dhe aq m\u00eb e bukur kur e v\u00ebn at\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit t\u00ebnd. E kush m\u00eb mir\u00eb se k\u00ebng\u00ebtarja, instrumentistja dhe shqiptarja e madhe Fatime Sokoli ja kushtoi jet\u00ebn Atdheut dhe Shqiptaris\u00eb? Jeta e saj u k\u00ebput n\u00eb mes, por kujtimi dhe respekti p\u00ebr t\u00eb do mbeten n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Ajo do mbetet n\u00eb kujtes\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr aq koh\u00eb sa do jen\u00eb Alpet Shqiptare, p\u00ebr aq koh\u00eb sa do t\u00eb rrjedh\u00eb Valbona me ujin e saj t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb kristalt\u00eb, p\u00ebr aq koh\u00eb sa do jet\u00eb Dragobija dhe Malsia e Gjakov\u00ebs q\u00eb e lindi e rriti, p\u00ebr aq koh\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb Kosova q\u00eb ajo e pati idhull dhe i kushtoi shum\u00eb k\u00ebng\u00eb, p\u00ebr aq koh\u00eb sa do t\u00eb ket\u00eb shqiptar\u00eb. Fatime Sokoli me veprimtarin\u00eb e saj artistike fitoi p\u00ebrmasat, dhe rrespektin e kombit t\u00eb vet. Duke e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst dhe duke e ndjekur intensivisht veprimtarin\u00eb e saj artistike n\u00eb ato vite, ndihem i obliguar t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb shkrim modest p\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaren e madhe Sokoli. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim p\u00ebr t\u00eb, kam disa motive t\u00eb brend\u00ebshme. E kam d\u00ebgjuar p\u00ebr dekada dhe e kam admiruar si k\u00ebng\u00ebtare dhe instrumentiste. Ajo, si askush tjet\u00ebr:<\/p>\n<p>\u2022 Shumic\u00ebn e k\u00ebng\u00ebve ja ka kushtuar figurave t\u00eb shquara t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, patriot\u00ebve dhe atdhetar\u00ebve t\u00eb kombit ton\u00eb.<br \/>\n\u2022 U k\u00ebndoi me gjith\u00eb fuqin\u00eb e shpirtit k\u00ebtyre figurave historike t\u00eb kombit ton\u00eb, i p\u00ebrjet\u00ebsoi n\u00eb k\u00ebng\u00eb duke ngjallur optimiz\u00ebm dhe atdhedashuri te shqiptar\u00ebt.<br \/>\n\u2022 Si grua ajo doli mbi paragjykimet e koh\u00ebs, p\u00ebrqafoi dhe p\u00ebrkrahu t\u00eb ren\u00eb n\u00eb mal\u00ebsin\u00eb e atyre viteve, duke u kthye n\u00eb model p\u00ebr grat\u00eb dhe femrat e tjera.<br \/>\n\u2022 Me k\u00ebng\u00ebt kushtuar Kosov\u00ebs, Fatimja ngjalli optimiz\u00ebm dhe shpres\u00eb tek ato dhe i motivoi p\u00ebr demonstratat e vitit 1981.Shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb burgosur sepse kan\u00eb k\u00ebnduar dhe jan\u00eb frym\u00ebzuar prej k\u00ebng\u00ebve patriotike t\u00eb saj\u00eb.<br \/>\n\u2022 Me k\u00ebng\u00ebt e saj p\u00ebr figurat historike, na motivonte dhe ne m\u00ebsuesit e rinj n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimin dhe edukimin e brezit t\u00eb ri.<br \/>\n\u2022 N\u00eb ato vite askush m\u00eb mir\u00eb se ajo, i k\u00ebndoi vendlindjes s\u00eb saj t\u00eb mrekullueshme Tropoj\u00ebs, bukurive natyrore, arritjeve,dhe transformimeve t\u00eb vendit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<br \/>\n\u2022 N\u00eb kontekstin e koh\u00ebs n\u00eb kushtet e sistemit socialist, Fatimja b\u00ebri maksimumin si artiste, k\u00ebng\u00ebtare dhe instrumentiste p\u00ebr promovimin e vlerave t\u00eb k\u00ebng\u00ebs, kultur\u00ebs dhe folkut t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs, Malsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs dhe gjith\u00eb shqiptaris\u00eb.<br \/>\n\u2022 Qe nj\u00eb vler\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebn e artit, muzik\u00ebs dhe kultur\u00ebs, dhe si e till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb model p\u00ebr tu ndjekur nga gjeneratat e reja n\u00eb t\u00eb ardhmen.<br \/>\n\u2022 Nj\u00eb motiv shum\u00eb i madh q\u00eb m\u00eb b\u00ebri ta b\u00ebj\u00eb dhe p\u00ebrshpejtoj shkrimin p\u00ebr artisten e madhe Tropojane dhe gjith\u00eb shqiptare, qe dhe n\u00ebna ime Razia. E cila \u00ebsht\u00eb 86 vje\u00e7. N\u00eb koh\u00ebn e saj e ka pasur shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr Fatimen. Kan\u00eb kaluar shum\u00eb vjet dhe ajo e kishte harruar.<\/p>\n<p>Duke m\u00eb par\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke punuar n\u00eb tavolin\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb korriku m\u00eb thot\u00eb: A jeton m\u00eb ajo k\u00ebng\u00ebtarja me nam e Tropoj\u00ebs? Kush i them un\u00eb? Nuk ja mbaj mend emrin m\u00eb thot\u00eb, natyrisht mosha b\u00ebn t\u00eb vet\u00ebn! Pasi i p\u00ebrmend disa k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb atyre an\u00ebve, n\u00eb fund i kujtoj Fatimen. Po m\u00eb thot\u00eb, a \u00ebsht\u00eb ajo vajza q\u00eb vishej si burr\u00eb e k\u00ebndonte k\u00ebng\u00eb trim\u00ebrie ? Po i them un\u00eb, por ajo ka vdekur e re, nga azotermia n\u00eb veshka. Mos m\u00eb trego m\u00eb thot\u00eb, ajo qe k\u00ebng\u00ebtare q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr vete, dhe t\u00eb t\u00ebrhiqte me z\u00ebrin e saj burr\u00ebror. T\u00eb lutem m\u00eb thot\u00eb, b\u00ebje nj\u00eb shkrim p\u00ebr t\u00eb. Mos mu lut n\u00ebn\u00eb, i them un\u00eb, p\u00ebr ty b\u00ebj gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Vet\u00eb e kisha v\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka. E, n\u00ebna, si n\u00ebna! Ajo m\u00eb b\u00ebri ti kushtoj shum\u00eb koh\u00eb k\u00ebtij shkrimi, t\u00eb p\u00ebrmbush dhe d\u00ebshir\u00ebn e saj, t\u00eb p\u00ebrshpejtoi publikimin, apo botimin e k\u00ebtij shkrimi. P\u00ebr shkak dhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, jam dy her\u00eb krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim kushtuar Fatimes!<br \/>\nFatime Sokoli lindi n\u00eb Dragobi, t\u00eb Malsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs, Tropoj\u00eb, m\u00eb 18 qershor 1948.<\/p>\n<p>Familja ku u lind, rrit dhe u edukua Fatimja qe nj\u00eb familje e thjesht\u00eb dhe bujare, por me vlera patriotike dhe atdhetare. Familja e saj qe baz\u00eb e Luft\u00ebs Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare. Ajo qe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb e zgjuar, e shkath\u00ebt, e dashur dhe mjaft e dh\u00ebn\u00eb pas m\u00ebsimit dhe muzik\u00ebs. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb vog\u00ebl mbeti jetime pasi i vdiq n\u00ebna dhe n\u00eb \u00e7do moment pati nga af\u00ebr mb\u00ebshtetjen e babait t\u00eb saj, Manit. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb vendlindje, n\u00eb Dragobi. Arsimin 8 vje\u00e7ar e vazhdoi dhe e mbaroi n\u00eb Bajram Curr me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira. N\u00eb shkoll\u00ebn 8 vje\u00e7are ajo u aktivizua me grupin artistik t\u00eb shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ra m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy talenti, i k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb ardhshme, n\u00eb fush\u00ebn e artit dhe muzik\u00ebs. Babai dhe familja e saj tregonin nj\u00eb kujdes t\u00eb madh p\u00ebr Fatimen. Duke par\u00eb prirjen e saj p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn dhe muzik\u00ebn, e d\u00ebrgojn\u00eb Fatimen p\u00ebr arsimim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb. E regjistrojn\u00eb n\u00eb Liceun Artistik &#8220;Jordan Misja&#8221;. Shkoll\u00ebn e mesme artistike e mbaron n\u00eb vitin 1967 me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera. Gjat\u00eb shkollimit atje, \u00e7ika e Dragobis\u00eb, u pajis me dije dhe kultur\u00eb dhe u afirmua dhe m\u00eb shum\u00eb si k\u00ebng\u00ebtare dhe instrumentiste. Si talent q\u00eb ishte ajo pati nj\u00eb ndihm\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe nga profesor\u00ebt e mirnjohur t\u00eb saj. Dhe pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs ajo mbante lidhje t\u00eb ngushta dhe konsultohej me to.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7iftelin\u00eb, por dhe sharkin\u00eb e kishte m\u00ebsuar n\u00eb odat e burrave t\u00eb Dragobis\u00eb, ku nuk i ndahej p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast babait t\u00eb saj, duke thyer \u00e7do tabu e tradit\u00eb, p\u00ebr grat\u00eb dhe vajzat e malsis\u00eb. Pas mbarimit t\u00eb liceut Fatimja kthehet n\u00eb vendlindje, n\u00eb Dragobi. E em\u00ebrojn\u00eb m\u00ebsuese muzike n\u00eb shkoll\u00ebn 8 vje\u00e7are t\u00eb k\u00ebtij fshati. Tanim\u00eb, ajo ishte e afirmuar n\u00eb fush\u00ebn e k\u00ebng\u00ebs dhe muzik\u00ebs dhe e priti me shum\u00eb g\u00ebzim dhe d\u00ebshir\u00eb em\u00ebrimin si m\u00ebsuese muzike n\u00eb shkoll\u00ebn 8 vje\u00e7are n\u00eb vendlindje. Detyr\u00ebn e re e vler\u00ebsoi shum\u00eb dhe punoi me p\u00ebrkushtim e profesonializ\u00ebm, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ajo qe dhe p\u00ebrgjegj\u00ebse e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs s\u00eb Dragobis\u00eb. Zona qe e hapur, p\u00ebrfshinte nj\u00eb krahin\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, dhe Fatimjja punonte me p\u00ebrkushtim n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen dhe p\u00ebrgatitjen e talent\u00ebve t\u00eb reja. Ajo b\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mund\u00ebshme n\u00eb &#8220;vjeljen&#8221; e folkut shum\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb Malsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs dhe ekspozimin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet grupit artistik n\u00eb eventet n\u00eb shkall\u00eb rrethi, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ajo punoi pa u lodhur me shum\u00eb djem, burra, gra dhe vajza dhe u m\u00ebsoi atyre \u00e7iftelin\u00eb, k\u00ebrcimin e vallen, pse jo dhe tupanin e sharkin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu punoi shum\u00eb edhe p\u00ebr emancipimin e femr\u00ebs shqiptare, duke qen\u00eb vet\u00eb shembulli, modeli dhe figura e gruas s\u00eb re. Ajo shihej me admirim nga grat\u00eb dhe vajzat q\u00eb punoi me to dhe jo vet\u00ebm prej tyre. Jo vet\u00ebm kaq, ajo dha nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb madhe dhe n\u00eb fush\u00ebn e koreografis\u00eb, ku shum\u00eb k\u00ebrcimtar, jan\u00eb p\u00ebrgatitur dhe m\u00eb pas afirmuar, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb saj. K\u00ebng\u00ebt e Fatimes dhe Ansamblit t\u00eb Tropoj\u00ebs, tanim\u00eb qen\u00eb kushtrim p\u00ebr Dragobin\u00eb, Malsin\u00eb e Gjakov\u00ebs, Kosov\u00ebn dhe gjith\u00eb shqiptarin\u00eb. Si m\u00ebsuese qe model me nx\u00ebn\u00ebsit,qe e urt\u00eb, e sjellshme, e hapur, shum\u00eb komunikuese dhe mbi t\u00eb gjitha shum\u00eb k\u00ebrkuse dhe e sukseshme me to. Fatimja qe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, modeli dhe shembulli q\u00eb duhej ndjekur, dhe q\u00eb ndiqej plot\u00ebsisht prej tyre.<\/p>\n<p>Kariera e saj arisitike qe e shkurt\u00ebr, pasi vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 39 vje\u00e7are n\u00eb kulmin e krijimtaris\u00ea s\u00eb saj, por qe shum\u00eb e sukseshme. E filloi veprimtarin\u00eb e saj n\u00eb mosh\u00ebn 11 vje\u00e7are, te vendi ku ka r\u00ebn\u00eb Bajram Curri, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb Tij, ku ajo k\u00ebndoi k\u00ebng\u00ebn p\u00ebr T\u00eb dhe vet\u00eb i binte dhe \u00e7iftelis\u00eb. K\u00ebtu ajo theu tabun\u00eb pasi qe mal\u00ebsorja e par\u00eb q\u00eb e b\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, fal\u00eb dhe q\u00ebndrimit liberal t\u00eb babait t\u00eb saj. M\u00eb pas n\u00eb koh\u00eb Fatimja u b\u00eb pjes\u00eb e Ansamblit Popullor t\u00eb Tropoj\u00ebs. K\u00ebng\u00ebt e saj fillimisht jepeshin n\u00eb Radio Tirana, Radio Shkodra, Radio Kuk\u00ebsi, disa radio lokale n\u00eb Kosov\u00eb, dhe m\u00eb pas n\u00eb koh\u00eb nga TVSH-ja. Repertori i saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb ansamb\u00ebl u rrit dhe u forcua nga ana sasiore, ashtu dhe nga ajo cil\u00ebsore. Tanim\u00eb Ansambli i Tropoj\u00ebs nuk kishte m\u00eb kuptim, pa Fatimen, dhe shpesh identifikohej me emrin e saj\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ansamb\u00ebl ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb evente komb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb gjitha Festivalet Folklorike Komb\u00ebtare t\u00eb organizuara n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Atje Fatimja dhe grupi shk\u00eblqenin dhe jan\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb her\u00eb me shum\u00eb \u00e7mime, madje dhe t\u00eb para. Ansambli dhe Fatimja u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb dashur me repertorin e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, n\u00eb trevat shpiptare dhe diaspor\u00eb. Fatimja k\u00ebndoi me shum\u00eb pasion k\u00ebng\u00ebt e trim\u00ebris\u00eb. Ajo qe dhe pjes\u00eb e Ansamblit Shtet\u00ebror t\u00eb K\u00ebng\u00ebve dhe Valleve Popullore n\u00eb shum\u00eb evenimente jasht atdheut, ku k\u00ebnga dhe \u00e7iftelia e saj &#8220;gj\u00ebmoi&#8221; n\u00eb skenat e Europ\u00ebs. Dhe atje shk\u00eblqeu dhe u prit me adhurim t\u00eb madh nga spektator\u00ebt. Shum\u00eb her\u00eb u duartrokit dhe rikthehej n\u00eb sken\u00eb me k\u00ebmb\u00ebnguljen e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebt patriotike t\u00eb k\u00ebnduara mrekullisht nga Fatimja, p\u00ebr figurat historike si p\u00ebr: Shot\u00eb dhe Azem Galic\u00ebn, Bajram Currin, Sulejman Vokshin, Hasan Prishtin\u00ebn, Isa Boletinin, Abdyl Frash\u00ebrin, Ymer Prizrenin, Vojo Kushin, Naim Frash\u00ebrin, Asim Vokshin, Hajdar Dushin, Emin Durakun, Mic Sokolin etj. Ngjallnin shum\u00eb patriotiz\u00ebm dhe atdhedashuri. M\u00eb e theksuar kjo n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit e Kosov\u00ebn e uzurpuar nga Jugosllavia. N\u00eb vitin 1972 Fatimja me Ansamblin e Shtetit merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb turne n\u00eb Kosov\u00eb. Atje pritet me ovacione nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, shihet si emblem\u00eb e k\u00ebng\u00ebve patriotike dhe dhurohet si trim\u00ebresh\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Dhe nga ana tjet\u00ebr shihej me nj\u00eb sy shum\u00eb t\u00eb keq nga autoritetet jugosllave. Shihej k\u00ebshtu pasi \u00e7iftelia dhe k\u00ebnga e Fatimes qen\u00eb arm\u00eb n\u00eb duart e saj, p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00e7\u00ebshtjen e madhe t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe bashkimit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Fatimen: Plava, Gucia, Ulqini, Tuzi, Kosova, Dibra e Madhe, Tetova, Kumanova, Ohri, Prespa, Struga, Shkupi, Janina, \u00c7am\u00ebria etj..qe gjih\u00eb Shqip\u00ebria. K\u00ebtu u deformua dhe historia! Fatimja me k\u00ebng\u00ebt e saj qe kund\u00ebr k\u00ebsaj padrejt\u00ebsie. Ajo s\u00eb bashku me k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb afirmuar t\u00eb koh\u00ebs si: D\u00ebrvish Shaqa, Aziz Ndreu, Feride Kurti, Sali Mani, Dava Gjergji, Drane Gega, Vitore Rusha, Violeta P\u00ebrbasha, etj i k\u00ebnduan me shum\u00eb pasion k\u00ebng\u00ebt patriotike dhe zgjuan nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Fatimja u lind, rrit dhe u formua si artiste gjat\u00eb viteve t\u00eb socializmit. Ajo ka patur p\u00ebrkrahje nga pushteti i koh\u00ebs dhe u afirmua si k\u00ebng\u00ebtare gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Shum\u00eb k\u00ebng\u00eb i kushtohen arritjeve t\u00eb koh\u00ebs, transformimeve social ekonomike, partis\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>K\u00ebto transformime ajo i p\u00ebrcolli me z\u00ebrin dhe tingujt e \u00e7iftelis\u00eb s\u00eb saj\u00eb. Krahas k\u00ebng\u00ebve patriotike, i k\u00ebndoi me shum\u00eb pasion vendlindjes t\u00eb saj t\u00eb bukur Dragobis\u00eb, Tropoj\u00ebs, bukurive natyrore t\u00eb saj, i k\u00ebndoi dashuris\u00eb, jet\u00ebs s\u00eb re, grave, \u00e7ikave e n\u00ebnave t\u00eb Tropoj\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ajo u dashurua shum\u00eb me Valbon\u00ebn e saj dhe pothuajse t\u00eb gjitha k\u00ebng\u00ebt i in\u00e7izoj dhe xhiroj atje. K\u00ebng\u00ebt e saj shquhen p\u00ebr: tematik\u00ebn, larmishm\u00ebrin\u00eb, forc\u00ebn e interpretimit, qart\u00ebsin\u00eb, artikulimin e fjal\u00ebs, vij\u00ebn e bukur melodike, z\u00ebrin e bukur dhe brilant t\u00eb Fatimes, origjinalitetin e interpretimit, shoq\u00ebrimin perfekt me \u00e7ifteli t\u00eb k\u00ebng\u00ebve t\u00eb saj. Shkurt, ajo qe mbret\u00ebresha e k\u00ebng\u00ebve folklorike, bilbili dhe shpiponja e bjeshk\u00ebve t\u00eb mal\u00ebsis\u00eb, krenaria e gjith\u00eb shqiptaris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb karier\u00ebs t\u00eb saj 30 vje\u00e7are Fatimja pati nj\u00eb krijimtari t\u00eb gj\u00ebr\u00eb e t\u00eb larmishme me rreth 100 k\u00ebng\u00eb. Midis k\u00ebng\u00ebve q\u00eb ajo krijoi dhe k\u00ebndoi qen\u00eb: Moj Kosov\u00eb moj k\u00ebshtjell\u00eb burrnie, Bajram Currit, Tym t\u00eb zi po qet Europa, \u00c7ik\u00eb e bukur, Shot\u00eb dhe Azem Galica, Ushtar\u00ebve t\u00eb Dob\u00ebrdolit, Emin Durakut, Ganimete T\u00ebrbeshi, N&#8217;maj\u00eb t\u00eb bjeshk\u00ebs m\u00eb lindi nana, K\u00ebrce moj \u00e7ik\u00eb, Jam nj\u00eb \u00e7ik\u00eb nga Dragobia, Ty Kosov\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb ta knova, Kem lidh zemrat, Dy tupana n&#8217;der t\u00eb kull\u00ebs, K\u00ebng\u00eb p\u00ebr Tropoj\u00ebn, Kur po knon ai zog i zi, Ka lidh bes\u00ebn shqiptaria, N\u00eb krah shqipesh nga Tropoja, Pamje t\u00eb bukur ka marr\u00eb Shkodra, Po luftojn\u00eb djemt e M\u00ebrturit, Ty parti t\u00eb knojm\u00eb lavdi, Ku je rrit \u00e7ika e malsis\u00eb, Moj Kosov\u00eb oj n\u00ebna ime, N\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb lashta, Kaluan shekujt mbi Ballkan, \u00c7do lloj k\u00ebnga nga zemra ime, K\u00ebng\u00eb p\u00ebr Idriz Seferin, Zani im n&#8217;gj\u00ebmim t&#8217;arm\u00ebve, K\u00ebng\u00eb n\u00eb Kongresin e 7 t\u00eb B.G.SH., \u00c7ik\u00eb e bukur q\u00eb del n\u00eb shkall\u00eb, K\u00ebng\u00eb p\u00ebr Oru\u00e7 Has\u00ebn, Pushk\u00eb e mbushur n\u00eb Tufana, K\u00ebng\u00eb e valle, Ylberi, Ujt e kthjell\u00ebt q\u00eb ka Valbona etj.<\/p>\n<p>Fatime Sokoli, vet\u00eb \u00e7ika e malsis\u00eb, vuante nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb. Me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e familjes dhe shtetit p\u00ebr sh\u00ebrimin e saj, ajo nuk ja del dhe vdes n\u00eb Dragobi m\u00eb 8 qershor 1987. Vdekja qe humbja e madhe p\u00ebr familjen e saj, p\u00ebr artin, kultur\u00ebn dhe gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Vdekja e artistes s\u00eb madhe, n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re, n\u00eb kulmin e krijimtaris\u00eb s\u00eb saj, i hidh\u00ebroi shum\u00eb shqiptar\u00ebt, por me solidariteti q\u00eb ju b\u00eb familjes, shum\u00eb shpejt dhimbja u kthye n\u00eb forc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjall\u00eb Fatimja, u vler\u00ebsua dhe u desh shum\u00eb nga publiku. Mori shum\u00eb \u00e7mime dhe medalje nga autoritetet shtet\u00ebrore p\u00ebr krijimet dhe interpretimet e saj n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit. Esht\u00eb vler\u00ebsuar me medaljen &#8220;Mjesht\u00ebr i madh&#8221; dhe n\u00eb vitin 1976 vler\u00ebsohet me titullin &#8220;Artiste e merituar&#8221;. Pas vdekjes p\u00ebr Fatimen jan\u00eb thurur k\u00ebng\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dokumentar, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujtuar dhe vler\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb krijimtaria dhe veprimtaria e saj\u00eb. K\u00ebng\u00ebt q\u00eb k\u00ebndohen p\u00ebr t\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera jan\u00eb: K\u00ebng\u00eb p\u00ebr Fatime Sokolin, k\u00ebnduar nga Ibrahim dhe Eduard Mu\u00e7aj; Fatime Sokolit, k\u00ebnduar nga Naxhije Byty\u00e7i; Fatime Sokolit, k\u00ebnduar nga Enver Dugolli; P\u00ebr bij\u00eb t\u00eb vet pyet Dragobia, k\u00ebnduar nga Fatmira Bre\u00e7ani etj. Nuk ka si b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb kur artist\u00ebt, n\u00ebp\u00ebrmjet vargjeve dhe k\u00ebng\u00ebve p\u00ebr T\u00eb, p\u00ebrjet\u00ebsojn\u00eb artisten e madhe:<\/p>\n<p><em>&#8230; Shum\u00eb i k\u00ebnojshe k\u00ebtij trolli<\/em><br \/>\n<em>\u00c7ika jon\u00eb Fatime Sokoli<\/em><br \/>\n<em>Do t\u00eb kujtoj\u00eb gjithmon\u00eb malsia<\/em><br \/>\n<em>\u00c7ik\u00eb burrnesh\u00eb nga Dragobia.<\/em><\/p>\n<p><em>Kush i k\u00ebndoj\u00eb pun\u00ebs e trim\u00ebris\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Sikur \u00e7ika e Dragobis\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Si Valbona n\u00ebp\u00ebr gryka<\/em><br \/>\n<em>K\u00ebng\u00ebt e saj na i ka l\u00ebn\u00eb \u00e7ika&#8230;<\/em><\/p>\n<p>Te k\u00ebnga tjet\u00ebr, k\u00ebnduar nga Fatmira p\u00ebrjet\u00ebsimi i saj, b\u00ebhet me vargjet:<\/p>\n<p><em>&#8230; P\u00ebr bij\u00eb t\u00eb vet pyet Dragobia<\/em><br \/>\n<em>Var n\u00eb mur rrin \u00e7iftelia<\/em><br \/>\n<em>Ku ka shku \u00e7ika e k\u00ebsaj ane<\/em><br \/>\n<em>Ku asht\u00eb artistja Tropojane<\/em><\/p>\n<p><em>Kur e kapte \u00e7iftelin\u00eb<\/em><br \/>\n<em>N&#8217;skem\u00eb e qiste historin\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Mal e fush\u00eb bienin n&#8217;mendime<\/em><br \/>\n<em>Tuj ndigju motr\u00ebn Fatime&#8230;<\/em><\/p>\n<p>Fatime Sokoli, qe dhe do mbetet mbret\u00ebresha e k\u00ebng\u00ebs folklorike t\u00eb Tropoj\u00ebs, Malsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs, dhe e mbar\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n<p><strong>IBRAHIM KABILI<\/strong><br \/>\n<em>Tiran\u00eb m\u00eb 17.10.2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeta \u00ebsht\u00eb e bukur. M\u00eb e bukur b\u00ebhet ajo kur e jeton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive. Dhe aq m\u00eb e bukur kur e v\u00ebn at\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit t\u00ebnd. E kush m\u00eb mir\u00eb se k\u00ebng\u00ebtarja, instrumentistja dhe shqiptarja e madhe Fatime Sokoli ja kushtoi jet\u00ebn Atdheut dhe Shqiptaris\u00eb? Jeta e saj u k\u00ebput n\u00eb mes, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60540,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-60539","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Jeta \u00ebsht\u00eb e bukur. M\u00eb e bukur b\u00ebhet ajo kur e jeton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive. Dhe aq m\u00eb e bukur kur e v\u00ebn at\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit t\u00ebnd. E kush m\u00eb mir\u00eb se k\u00ebng\u00ebtarja, instrumentistja dhe shqiptarja e madhe Fatime Sokoli ja kushtoi jet\u00ebn Atdheut dhe Shqiptaris\u00eb? Jeta e saj u k\u00ebput n\u00eb mes, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-10-17T11:14:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Fatime_Sokoli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"480\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb\",\"datePublished\":\"2020-10-17T11:14:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/\"},\"wordCount\":2885,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/Fatime_Sokoli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/\",\"name\":\"Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/Fatime_Sokoli.jpg\",\"datePublished\":\"2020-10-17T11:14:19+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/Fatime_Sokoli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/Fatime_Sokoli.jpg\",\"width\":480,\"height\":360,\"caption\":\"Fatime Sokoli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Jeta \u00ebsht\u00eb e bukur. M\u00eb e bukur b\u00ebhet ajo kur e jeton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive. Dhe aq m\u00eb e bukur kur e v\u00ebn at\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit t\u00ebnd. E kush m\u00eb mir\u00eb se k\u00ebng\u00ebtarja, instrumentistja dhe shqiptarja e madhe Fatime Sokoli ja kushtoi jet\u00ebn Atdheut dhe Shqiptaris\u00eb? Jeta e saj u k\u00ebput n\u00eb mes, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-10-17T11:14:19+00:00","og_image":[{"width":480,"height":360,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Fatime_Sokoli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb","datePublished":"2020-10-17T11:14:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/"},"wordCount":2885,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Fatime_Sokoli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/","name":"Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Fatime_Sokoli.jpg","datePublished":"2020-10-17T11:14:19+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Fatime_Sokoli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Fatime_Sokoli.jpg","width":480,"height":360,"caption":"Fatime Sokoli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-sokoli-kengetare-dhe-artiste-e-madhe-atdhetare-e-flakte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fatime Sokoli k\u00ebng\u00ebtare dhe artiste e madhe, atdhetare e flakt\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60539","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60539"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60539\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60541,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60539\/revisions\/60541"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60539"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60539"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60539"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}