{"id":60606,"date":"2020-10-19T01:45:05","date_gmt":"2020-10-18T23:45:05","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60606"},"modified":"2020-10-19T01:45:05","modified_gmt":"2020-10-18T23:45:05","slug":"shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/","title":{"rendered":"SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>(<em>Nj\u00eb lib\u00ebr i ri n\u00eb anglisht dhe reagimi i Profesor Sami Repishtit ndaj Kryeministrit Rama<\/em>)<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/frank-shkreli.jpg\" alt=\"Frank Shkreli\" width=\"300\" \/> <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Sa p\u00ebr komunizmin, ballist, un\u00eb nuk kam asnj\u00eb lidhje emocionale ose intelektuale me t\u00eb, im at\u00eb po, ka qen\u00eb komunist si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dhe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb&#8230;<\/em>\u201d. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama n\u00eb parlament, 30 korrik, 2020.<\/p>\n<p>\u201c<em>Jemi ndar\u00eb komunist\u00eb e ballist\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitin 1944&#8230;<\/em>\u201d dhe shton, \u201c<em>\u00cbsht\u00eb shekulli i mendjes dhe jo i forc\u00ebs, se po t\u00eb ishte e till\u00eb&#8230;<\/em>\u201d, Kryetari i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Gramoz Ru\u00e7i, 24 Shtator, 2020.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, deputeti i Ballit Z. Adriatik Alimadhi bllokon foltoren e Kuvendit dhe shan\u00eb, Z. Gramoz Ru\u00e7in, \u201c<em>komunist i ndyr\u00eb<\/em>\u201d, 24 Shtator, 2020.<\/p>\n<p>Kur njeriu d\u00ebgjon deklarata t\u00eb tilla nga udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 Kryeministrit t\u00eb vendit, Kryetarit t\u00eb Parlamentit dhe nj\u00eb interlokutori t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs opozit\u00eb \u2013 t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie 30-vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit zyrtar, vend an\u00ebtar i NATO-s, aleanc\u00eb ushtarake q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli mbrojti lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb per\u00ebndimore nga hordhit\u00eb komuniste sllavo-aziatike dhe t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb shekullit XXI, q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn me fjal\u00eb aspiron t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Evropian \u2013 lind pyetja: quo vadis Shqip\u00ebri? Kush jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz dhe n\u00eb cilin vend tjet\u00ebr evropian do t\u00eb toleroheshin deklarata t\u00eb tilla n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb ideologjie sllavo-aziatike \u2013 jo nga ndonj\u00eb pseudo-historian nostlagjik i komunizmit \u2013 por nga foltorja e parlamentit t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar i NATO-s?<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata jan\u00eb provokime t\u00eb r\u00ebnda ndaj nj\u00eb p\u00ebrqindjeje t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe familjeve t\u00eb tyre, q\u00eb p\u00ebr pothuaj 50-vjet kan\u00eb vuajtur dhe vuajn\u00eb gjithnj\u00eb pasojat e tmershme t\u00eb komunizmit. Me t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nuk kisha n\u00eb plan ta prekja prap k\u00ebt\u00eb subjekt, pasi jam lodhur me nostalgjik\u00ebt e komunizmit n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta politike t\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe n\u00eb radh\u00ebt e akademik\u00ebve, gazetar\u00ebve, opinionist\u00ebve dhe publicist\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb t\u00eb gjitha ngjyrave, t\u00eb cil\u00ebt po helmojn\u00eb brezin e ri t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por gjithnj\u00eb nuk mund t\u00eb hesht\u00eb dhe detyrohem t\u00eb pyes veten, n\u00eb cilin vend tjet\u00ebr ish-komunist t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb NATO-s dhe t\u00eb Bashkimit Evropian do t\u00eb toleroheshin deklarata t\u00eb tilla nga zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb e t\u00eb shtetit nga tempulli i gjoja \u201cdemokracis\u00eb\u201d shqiptare?<\/p>\n<p>Kam n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb posa botuar n\u00eb anglisht k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, titulluar, \u201c<em>Shame Among the Shameless<\/em>\u201d, ose (\u201c<em>Turpi n\u00eb Radh\u00ebt e t\u00eb Paturpsh\u00ebmve<\/em>\u201d, nga autorja e re shqiptaro-amerikane, <em>Monika Koleci<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ajo p\u00ebrshkruan historin\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb familje me n\u00ebnt\u00eb an\u00ebtar\u00eb nga fshati Fisht\u00eb n\u00eb rrethin e Lezh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri&#8211; t\u00eb familjes s\u00eb saj t\u00eb gjer\u00eb pra &#8212; t\u00eb cil\u00ebt u persekutuan ashp\u00ebr pasi i rezistuan regjimit komunist n\u00eb fillimet e tij. Protagonisti kryesor, Vasa, djali i madh i \u00e7iftit Toma dhe Lina, pasi mori vesh se regjimi komunist i kishte burgosur prind\u00ebrit e tij, ai la ushtrin\u00eb dhe u bashkua me \u00e7etat antikomuniste q\u00eb vepronin brenda vendit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebxuar regjimin komunist.<\/p>\n<p>Veprimet e tij p\u00ebrshkruhen si heroike, por tep\u00ebr t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr familjen e tij, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr v\u00ebllain e tij Luk\u00ebn, i cili \u00ebsht\u00eb torturuar p\u00ebr disa muaj nga regjimi komunist dhe m\u00eb pas kaloi disa vite n\u00eb nj\u00eb kamp p\u00ebrqendrimi. Pjesa tjet\u00ebr e v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave t\u00eb tij, sipas librit, u d\u00ebrguan n\u00eb nj\u00eb kamp internimi. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, motra e madhe, \u00c7ilja, b\u00ebri t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen Koleci, s\u00eb bashku. Askush n\u00eb familje nuk \u00ebsht\u00eb kursyer nga vuajtjet, sipas tregimit n\u00eb librin n\u00eb fjal\u00eb. Etja e antar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj familjeje p\u00ebr liri u ndesh me shtypje, tortura, madje edhe vdekje. Vuajtja dhe turp\u00ebrimi i pamerituar me t\u00eb cilin jan\u00eb p\u00ebrballur an\u00ebtar\u00ebt e familjes Koleci, pasqyrojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk u pajtuan me at\u00eb regjim due t\u00eb cil\u00ebt guxuan t\u00eb nd\u00ebrmerrnin veprime kund\u00ebr regjimit komunist shqiptar, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej k\u00ebtyre shqiptar\u00ebve q\u00eb e ka p\u00ebsuar rend\u00eb mos pajtimin e tij me regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe miku dhe kolegu im i dashur Profesor Sami Repishti \u2013 nj\u00ebri prej figurave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb bot\u00ebs shqiptare, brenda dhe jasht\u00eb trojeve tona si dhe n\u00eb diaspor\u00ebn e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e deri m\u00eb sot \u2013 i cili gjithnj\u00eb me shkrimet e tija ende nuk pushon t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb ferrin e komunizmit shqiptar, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn dhe vuajtjet e tija personale n\u00eb burgjet e Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, duke reaguar ndaj deklarat\u00ebs s\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Rama n\u00eb parlament, se \u201c<em>Komunizmi dhe komunist\u00ebt ishin n\u00eb an\u00ebn e e duhur t\u00eb historis\u00eb<\/em>\u201d, Profesor Repishti, n\u00eb analiz\u00ebn e tij me titull: \u201c<em>Ju lutemi, mos l\u00ebndoni plag\u00ebt tona t\u00eb hapuna!<\/em>\u201d, Profesori i nderuar shqiptaro-amerikan rrjeshton disa fakte se pse komunist\u00ebt dhe komunizmi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb, si\u00e7 pretendon Kryeministri Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e botuar n\u00eb potalin e gazet\u00ebs Dielli t\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb Nju Jork, <a href=\"https:\/\/gazetadielli.com\/sami-repishti-ju-lutemi-mos-lendoni-plaget-tona-te-hapuna\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">https:\/\/gazetadielli.com\/sami-repishti-ju-lutemi-mos-lendoni-plaget-tona-te-hapuna\/<\/a>, Profesor Repishti shkruan se e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Si viktim\u00eb e komunizmit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Profesor Repishti shkruan se komunist\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjesa m\u00eb fatkeqe e vendit, trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb krimeve dhe dhun\u00ebs s\u00eb pashoqe n\u00eb Shqip\u00ebri. Prof. Repishti p\u00ebrmend me data disa prej ngjarjeve dhe veprimet fatzeza t\u00eb udh\u00ebhequra nga komunist\u00ebt gjat\u00eb dekadave ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre, e q\u00eb sipas tij, kan\u00eb sjell\u00eb tragjedin\u00eb shoq\u00ebrore dhe izolimin e Shqip\u00ebris\u00eb, pasojat e t\u00eb cil\u00ebs ndihen edhe sot.<\/p>\n<p>Dhe me t\u00eb drejt\u00eb, Profesori yn\u00eb i nderuar, i kujton Kryeministrit Rama dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb mendojn\u00eb si ai, ndryshimin thelb\u00ebsor midis komunist\u00ebve q\u00eb mor\u00ebn pushtetin me dhun\u00eb n\u00eb vitin 1944 dhe ngjarjeve t\u00eb vitit 1990 q\u00eb soll\u00ebn rr\u00ebximin e sistemit zyrtar komunist n\u00eb Shqip\u00ebri: \u201c<em>P\u00ebr fatin e madh t\u00eb popullit ton\u00eb, (me 1990) rrug\u00ebt e sheshet e Shqip\u00ebris\u00eb nuk u mbuluen me gjak, ashtu si\u00e7 ngjau me 28 nandor 1944\u2026 Na nuk k\u00ebrkuem varjen n\u00eb litar t\u00eb Byros\u00eb Politike<\/em>\u201d, shkruan Profesor Sami Repishti.<\/p>\n<p>Ky pra \u00ebsht\u00eb ndryshimi midis komunizmit dhe komunist\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe brezit t\u00eb shqiptar\u00ebve, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb komunizmit, denj\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar sot nga Profesor Sami Repishti. Megjith\u00eb vuajtjet e tyre dhe krimet ndaj familjeve t\u00eb pafajshme shqiptare, si\u00e7 ishte edhe familja Koleci, vuajtjet dhe mundimet e t\u00eb cil\u00ebs pasqyrohen n\u00eb librin e lart\u00eb p\u00ebrmendur, \u201cTurpi n\u00eb Radh\u00ebt e t\u00eb Paturpsh\u00ebmve\u201d, (Shame Among the Shameless\u201d, t\u00eb posa botuar n\u00eb anglisht k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u2013 ish-t\u00eb-p\u00ebrndjekurit e regjimit enverist \u2013 megjith\u00eb humbjet e tyre t\u00eb m\u00ebdha &#8212; kurr\u00eb nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar as nuk k\u00ebrkojn\u00eb hakmarrje, por vet\u00ebm pajtim kan\u00eb k\u00ebrkuar dhe k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, sidomos, nga udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit. Ata presin pajtim komb\u00ebtar midis brezave t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8211;pa dallim ideologjie, feje a krahine &#8212; n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga p\u00ebrfaqsuesit e tyre politik\u00eb, pasi ata jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar unitetin e popullit dhe t\u00eb kombit, pa dallime.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e tij, Profesor Repishti i lutet Kryeministrit Rama, por edhe t\u00eb tjer\u00ebve, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb viktimave t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb me deklaratat e tyre t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, \u201ct\u00eb mos l\u00ebndohen plag\u00ebt tona t\u00eb hapuna\u201d dhe u k\u00ebrkon atyre q\u00eb \u201cMos harroni se nji kalvar i v\u00ebrtet\u00eb 45-vje\u00e7ar asht\u00eb p\u00ebrjetue nga nji popullsi disamilion\u00ebshe n\u00ebn tiranin\u00eb e murtaj\u00ebs komuniste. Mij\u00ebra t\u00eb pushkatuem pa faj, t\u00eb arrestuem, t\u00eb torturuem, t\u00eb gjykuem e t\u00eb burgosun pa faj, t\u00eb shpron\u00ebsuem pa t\u00eb drejt\u00eb, me plot\u00ebsue d\u00ebshirat satanike t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve injorant\u00eb e maniak\u00eb komunist\u00eb, ose me plot\u00ebsue forc\u00ebn pun\u00ebtore t\u00eb nevojitun p\u00ebr projektet e \u00e7menduna\u201d, i kujton ai Kryeministrit.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, Profesor Repishti u kujton autoriteteve \u201cma t\u00eb nalta q\u00eb qeverisin vendin ton\u00eb\u201d, se n\u00eb vend t\u00eb justifikimeve the lavd\u00ebrimeve t\u00eb komunizmit &#8212; e si p\u00ebrfundim edhe t\u00eb krimeve t\u00eb atij sistemi gjakatar &#8212; t\u00eb pak\u00ebn t\u00eb ofrojn\u00eb \u201cnji fjal\u00eb ngush\u00ebllimi, nji p\u00ebrk\u00ebdhelje p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt pa prind\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vejat pa burr\u00eb, p\u00ebr prind\u00ebt pa djalin e pa vajz\u00ebn, t\u00eb zhdukun n\u00eb qelit\u00eb e err\u00ebta mesjetare t\u00eb Sigurimit kriminel\u2026 e kampe p\u00ebrqendrimi\u201d, shkruan Prof. Repishti dhe p\u00ebrfundon duke kujtuar kalvarin e familjes s\u00ebs vet:<\/p>\n<p>\u201c<em>Mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb si un\u00eb kemi zemr\u00ebn e thyeme pa sh\u00ebrim! Babai, viktim\u00eb e fashizmit italian; kush\u00ebrini i par\u00eb, viktim\u00eb e terrorit nazist; nana, motra e v\u00ebllau minoren\u00eb, v\u00edktima t\u00eb regjimit komunist t\u00eb internuem n\u00eb Berat e Tepelen\u00eb\u2026 aty ku motra ime 14-vje\u00e7are u detyrue me t\u00ebrheq\u00eb karroc\u00ebn e buk\u00ebs p\u00ebr polic\u00ebt n\u00eb tat\u00ebpjetat e rrug\u00ebs\u2026 n\u00eb vend t\u00eb kalit. Un\u00eb i arrestuem, i torturuem e i burgosun p\u00ebr dhjet\u00eb vjet t\u00eb gjata sepse deklarova besnik\u00ebrin\u00eb time p\u00ebr demokracin\u00eb liberale per\u00ebndimore; sht\u00ebpin\u00eb e zanun nga t\u00eb huejt \u2026 e t\u00eb tjera! D\u00ebshiroj t\u00eb ve\u00e7oj nji rast: dit\u00ebn e \u201clirimit\u201d nga burgu, n\u00eb mbramje, nana plak\u00eb, e shqet\u00ebsueme, m\u00eb tha: Nuk kemi t\u00eb holla me ble buk\u00ebn! Ishte dita e ime e par\u00eb n\u00eb \u201cliri\u201d<\/em>, &#8211; p\u00ebrfundon shkrimin e tij Profesor Sami Repishti, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama se, \u201c<em>Komunizmi dhe komunist\u00ebt ishin n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. D\u00ebgjoni t\u00eb urtin Profesor Sami Repishtin i cili ka kaluar 10-vjet\u00eb n\u00eb qelit\u00eb e err\u00ebta t\u00eb tortur\u00ebs s\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri due gjam\u00ebn e mij\u00ebra viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, para se t\u00eb b\u00ebni deklarata t\u00eb tilla t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebshme dhe t\u00eb pahijshme p\u00ebr autoritetet e nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s. Shprehje t\u00eb tilla nuk u nderojn\u00eb ju para popullit tuaj dhe Shqip\u00ebrin\u00eb e shekullit XXI, jo se jo, para bot\u00ebs! Tri dekada pas shembjes s\u00eb komunizmit zyrtar n\u00eb Shqip\u00ebri, M\u00eb n\u00eb fund, Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ballafaqim t\u00eb sinqert me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike dhe, p\u00ebrfundimisht, vendit i nevojitet pajtimi komb\u00ebtar midis shqiptar\u00ebve. Mjaft me deklarata q\u00eb nxisin urrejtje midis shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>R E F E R E N C A<\/strong><\/p>\n<p><em>1. Vet\u00ebm nj\u00eb prej librave t\u00eb Profesor Sami Repishtit, me tregime nga burgu, kushtuar, \u201cGrues shqiptare, fisnik\u00ebris\u00eb s\u00eb kryq\u00ebzueme pa faj! Bashkshorteve, nanave, bijave dhe motrave tona, vuejtjet dhe p\u00ebrkrahja e t\u00eb cilave i dhan\u00eb l\u00ebvizjes demokratike shqiptare p\u00ebrmas\u00ebn e saj ma njer\u00ebzore\u201d. Sami Repishti<\/em><\/p>\n<p>2. Libri I autores s\u00eb re shqiptaro-amerikane, Monika Koleci, \u201cTurpi n\u00eb Radh\u00ebt e t\u00eb Paturpsh\u00ebmve\u201d (Shame among the Shameless\u201d, kushtuar t\u00eb par\u00ebve t\u00eb saj, familjes s\u00eb saj t\u00eb madhe, gjysh\u00ebve, gjysheve dhe st\u00ebrgjysh\u00ebve\/eve, t\u00eb cicl\u00ebt vuajt\u00ebn aq shum\u00eb n\u00ebn regjimin komunist, por q\u00eb sipas saj, me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb pak\u00ebn, vuajtjet e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb saj nuk do t\u00eb harrohen kurrr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Nj\u00eb lib\u00ebr i ri n\u00eb anglisht dhe reagimi i Profesor Sami Repishtit ndaj Kryeministrit Rama) Frank Shkreli \u201cSa p\u00ebr komunizmin, ballist, un\u00eb nuk kam asnj\u00eb lidhje emocionale ose intelektuale me t\u00eb, im at\u00eb po, ka qen\u00eb komunist si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dhe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb&#8230;\u201d. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60607,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-60606","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE&quot; - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE&quot; - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Nj\u00eb lib\u00ebr i ri n\u00eb anglisht dhe reagimi i Profesor Sami Repishtit ndaj Kryeministrit Rama) Frank Shkreli \u201cSa p\u00ebr komunizmin, ballist, un\u00eb nuk kam asnj\u00eb lidhje emocionale ose intelektuale me t\u00eb, im at\u00eb po, ka qen\u00eb komunist si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dhe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb&#8230;\u201d. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-10-18T23:45:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami_repishti-pika_loti-monika_koleci-shame_among_the_shameless.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"409\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE&#8221;\",\"datePublished\":\"2020-10-18T23:45:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/\"},\"wordCount\":2040,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/sami_repishti-pika_loti-monika_koleci-shame_among_the_shameless.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/\",\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE\\\" - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/sami_repishti-pika_loti-monika_koleci-shame_among_the_shameless.jpg\",\"datePublished\":\"2020-10-18T23:45:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/sami_repishti-pika_loti-monika_koleci-shame_among_the_shameless.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/sami_repishti-pika_loti-monika_koleci-shame_among_the_shameless.jpg\",\"width\":600,\"height\":409,\"caption\":\"Sami Repishti - Pika loti - Monika Koleci - Shame among the Shameless\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE\" - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE\" - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"(Nj\u00eb lib\u00ebr i ri n\u00eb anglisht dhe reagimi i Profesor Sami Repishtit ndaj Kryeministrit Rama) Frank Shkreli \u201cSa p\u00ebr komunizmin, ballist, un\u00eb nuk kam asnj\u00eb lidhje emocionale ose intelektuale me t\u00eb, im at\u00eb po, ka qen\u00eb komunist si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dhe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb&#8230;\u201d. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-10-18T23:45:05+00:00","og_image":[{"width":600,"height":409,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami_repishti-pika_loti-monika_koleci-shame_among_the_shameless.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE&#8221;","datePublished":"2020-10-18T23:45:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/"},"wordCount":2040,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami_repishti-pika_loti-monika_koleci-shame_among_the_shameless.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/","name":"SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE\" - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami_repishti-pika_loti-monika_koleci-shame_among_the_shameless.jpg","datePublished":"2020-10-18T23:45:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami_repishti-pika_loti-monika_koleci-shame_among_the_shameless.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami_repishti-pika_loti-monika_koleci-shame_among_the_shameless.jpg","width":600,"height":409,"caption":"Sami Repishti - Pika loti - Monika Koleci - Shame among the Shameless"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar-turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIPTAR\u00cbT KAN\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR PAJTIM KOMB\u00cbTAR! \u201cTURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60606"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60606\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60608,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60606\/revisions\/60608"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}