{"id":60642,"date":"2020-10-20T12:14:34","date_gmt":"2020-10-20T10:14:34","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60642"},"modified":"2020-10-20T12:14:34","modified_gmt":"2020-10-20T10:14:34","slug":"qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/","title":{"rendered":"QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI"},"content":{"rendered":"<p><strong>120-vjetori i vajtjes n\u00eb pavdek\u00ebsi t\u00eb apostullit t\u00eb shqiptarizmit<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/xhelal-zejneli.jpg\" alt=\"Xhelal Zejneli\" width=\"300\" height=\"300\" \/> <strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri, n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX, me vepr\u00ebn e tyre i dhan\u00eb frym\u00ebzim e forc\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare. Ndihmesat e tyre qen\u00eb t\u00eb larmishme nga nj\u00ebra-tjetra: <strong>Abdyl Frash\u00ebri<\/strong> (1839-1892) ishte politikan, <strong>Naim Frash\u00ebri<\/strong> \u2013 poet, nd\u00ebrsa <strong>Sami Frash\u00ebri <\/strong>(1850-1904) qe ideolog dhe dijetar. Q\u00eb t\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrit e fshatit Frash\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut pat\u00ebn nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: aspirat\u00ebn e madhe dhe d\u00ebshir\u00ebn e zjarrt\u00eb p\u00ebr vet\u00ebvendosjen e popullit shqiptar q\u00eb vuante n\u00ebn zgjedh\u00ebn turke.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb bij\u00eb t\u00eb prind\u00ebrve Halid Frash\u00ebrit (1797-1859) dhe t\u00eb Emine Imrahorit (1814-1861). Pas vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve, familje aristokrate Frash\u00ebri, n\u00eb vitin 1865, nga fshati malor i Frash\u00ebrit u shp\u00ebrngul dhe u vendos n\u00eb Janin\u00eb ku djemt\u00eb m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl ndiqnin shkoll\u00ebn e mesme Zosimea n\u00eb gjuh\u00ebn greke.<\/p>\n<p><strong>Naim Frash\u00ebri <\/strong>(1846-1900) konsiderohet sot poet komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb poet, mendimtar iluminist, veprimtar i arsimit komb\u00ebtar dhe i kultur\u00ebs s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare. Lindi n\u00eb Frash\u00ebr t\u00eb Dang\u00ebllis\u00eb m\u00eb 25 maj 1846 n\u00eb nj\u00eb familje bejler\u00ebsh t\u00eb rr\u00ebnuar. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb vendlindje. F\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e kaloi n\u00eb fshatin Frash\u00ebr, ku n\u00eb teqen\u00eb bektashiane nisi t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb turqishten, persishten dhe arabishten. N\u00eb Janin\u00eb Naimi ndoqi gjimnazin <em>Zosimea<\/em>. K\u00ebtu mori bazat e shkollimit klasik sipas sistemeve <em>per\u00ebndimore<\/em>. K\u00ebtu ai studioi greqishten e vjet\u00ebr e t\u00eb re, fr\u00ebngjishten, italishten. P\u00ebrve\u00e7 tyre, m\u00ebsoi privatisht edhe gjuh\u00ebt orientale. Me kalimin e viteve e ndjeu veten m\u00eb t\u00eb afruar e t\u00eb lidhur me fen\u00eb e tij <em>panteiste <\/em>bektashiane, me poet\u00ebt klasik\u00eb persian\u00eb si dhe me epok\u00ebn e <em>iluminizmit <\/em>fr\u00ebng. Shkollimi n\u00eb Janin\u00eb e b\u00ebri at\u00eb shembull t\u00eb dalluar t\u00eb nj\u00eb intelektuali t\u00eb fundit t\u00eb shekullit XIX, t\u00eb familjarizuar me t\u00eb dyja kulturat, me at\u00eb per\u00ebndimore dhe me at\u00eb orientale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1870 e kreu shkoll\u00ebn e mesme. Pas k\u00ebsaj jetoi p\u00ebr ca koh\u00eb n\u00eb Stamboll ku botoi librin <em>\u201cGramatik\u00eb e persishtes me nj\u00eb metod\u00eb t\u00eb re\u201d, <\/em>1871. P\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri, me shpres\u00eb se klima malore do ta shp\u00ebtonte nga <em>tuberkulozi<\/em> nga i cili qe s\u00ebmur\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Punoi si n\u00ebpun\u00ebs, n\u00eb fillim n\u00eb Berat, kurse n\u00eb vitet 1874-1877 si n\u00ebpun\u00ebs dogane n\u00eb Sarand\u00eb, p\u00ebrball\u00eb Korfuzit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb b\u00ebri provat e para t\u00eb vjersh\u00ebrimit shqip n\u00ebn ndikimin e <em>bejtexhinjve<\/em>, por edhe persisht, t\u00eb pakt\u00ebn nga viti 1873, kur njohim t\u00eb par\u00ebn vjersh\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb at\u00eb gjuh\u00eb e t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbledhjen <em>\u201cTehajylat\u201d (\u00cbnd\u00ebrrime)<\/em> q\u00eb e botoi n\u00eb vitin 1885.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar Naimi ka kaluar edhe qendr\u00ebn kurative austriake t\u00eb Badenit p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebruar nga reumatizmi. Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Vjen\u00eb pati rastin t\u00eb shoh\u00eb me syt\u00eb e vet e t\u00eb adhuroj\u00eb shpat\u00ebn p\u00ebrkrenaren e heroit komb\u00ebtar <strong>Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut<\/strong> (1405-1468), simbole k\u00ebto t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1881 apo 1882 Naimi u kthye n\u00eb Stamboll. Pas arrestimit t\u00eb v\u00ebllait Abdylit n\u00eb Janin\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit prill t\u00eb vitit 1881, nisi t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb veprimtarin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb atjesh\u00ebm. Mori pjes\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e <em>Komitetit qendror p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare <\/em>dhe t\u00eb <em>Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb shtypurit shkronja shqip<\/em>, q\u00eb ishte themeluar n\u00eb vitin 1879. Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Naimi nuk kishte botuar gj\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ai dhe i v\u00ebllai m\u00eb i vog\u00ebl Samiu shum\u00eb shpejt do t\u00eb b\u00ebheshin qendra e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb brigjet e Bosforit.<\/p>\n<p>Naimi mori pjes\u00eb n\u00eb ngjarjet e organizat\u00ebs s\u00eb par\u00eb politike dhe ushtarake me frym\u00ebzim patriotik &#8211; <strong>Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit <\/strong>(1878-1881). Ishte n\u00eb krah t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb madh, Abdylit, n\u00eb mbledhjen e deg\u00ebve t\u00eb Jugut t\u00eb Lidhjes Shqiptare, n\u00eb Frash\u00ebr, n\u00eb vitin 1878. Ndikimi i fuqish\u00ebm i k\u00ebtyre ngjarjeve dhe i veprimtaris\u00eb atdhetare e kulturore t\u00eb <em>Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Stambollit<\/em> n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ishte Samiu, e p\u00ebrfshin\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb l\u00ebvizjen komb\u00ebtare. Ai iu kushtua pun\u00ebs p\u00ebr zgjimin komb\u00ebtar p\u00ebrmes l\u00ebvrimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare si dhe p\u00ebr ngritjen e shkoll\u00ebs shqipe dhe pajisjen e saj me tekste m\u00ebsimore n\u00eb gjuh\u00ebn amtare. N\u00eb vitin 1882 u vendos p\u00ebrfundimisht n\u00eb Stamboll, ku punoi fillimisht si an\u00ebtar e m\u00eb pas kryetar i Komisionit t\u00eb botimeve pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit. ishte nj\u00eb nd\u00ebr themeluesit kryesor\u00eb i revist\u00eb <em>\u201cDrita\u201d <\/em>q\u00eb m\u00eb pas u quajt <em>\u201cDituria\u201d<\/em>. Aty i botoi krijimet e para t\u00eb tij, poezi, proza diturore e vjersha p\u00ebr shkollat e para, si dhe shqip\u00ebrime. Me p\u00ebrkushtimin dhe veprimtarin\u00eb e tij atdhetare e kulturore, Naimi u b\u00eb figura qendrore e Rilindjes Komb\u00ebtare dhe u pag\u00ebzua p\u00ebr s\u00eb gjalli si <strong><em>\u201cApostull i Shqiptarizm\u00ebs\u201d<\/em><\/strong>. Vdiq n\u00eb Stamboll m\u00eb 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u soll\u00ebn n\u00eb atdhe n\u00eb vitin 1937 dhe prehen n\u00eb Memorialin e Rilind\u00ebsve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb pak se nj\u00ebzet vjet botoi nj\u00eb krijimtari t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera, <em>poema, p\u00ebrmbledhje lirikash, proz\u00eb artistike, si dhe vjersha e tekste p\u00ebr shkollat dhe p\u00ebrkthime<\/em>. \u00cbsht\u00eb autor i gjithsej nj\u00ebzet e dy veprave: kat\u00ebr n\u00eb turqishte, nj\u00eb n\u00eb persishte, dy n\u00eb greqishte dhe pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb n\u00eb shqip. Duke qen\u00eb se ishte n\u00eb nj\u00eb post delikat si drejtor i k\u00ebshillit t\u00eb censur\u00ebs n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit t\u00eb Turqis\u00eb, me mund\u00ebsi n\u00eb disa raste p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb bisht ndalimit t\u00eb librave dhe botimeve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nga ana e Port\u00ebs s Lart\u00eb, Naimi e pa t\u00eb arsyeshme t\u00eb mos e p\u00ebrdorte emrin dhe mbiemrin n\u00eb shum\u00eb nga botimet e veta, por t\u00eb sh\u00ebnonte vet\u00eb: \u201cnga N.H\u201d; \u201cnga N.H.F.\u201d; ose \u201cnga N.F.\u201d.\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebr botimet n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb mbizot\u00ebruan n\u00eb periudh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb e q\u00eb mbet\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e vepr\u00ebs s\u00eb tij gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, jan\u00eb <em>\u201cShpikje dhe zbulime\u201d<\/em> A. H., Stamboll 1881\/1882 &#8211; traktat shkollor n\u00eb turqishte; <em>\u201cKat\u00ebr stin\u00ebt\u201d, <\/em>Stamboll 1883 \u2013 nj\u00eb p\u00ebrmbledhje prozash e vargjesh n\u00eb turqisht sipas nj\u00eb vepre t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb fr\u00ebnge; <em>\u201c\u00cbnd\u00ebrrime\u201d, <\/em>Stamboll 1884 \u2013 p\u00ebrmbledhje 200-faqesh me poezi persiane; <em>\u201cIliada\u201d, <\/em>Stamboll 1886 \u2013 p\u00ebrkthim turqisht i librit t\u00eb par\u00eb t\u00eb <em>\u201cIliad\u00ebs\u201d<\/em> s\u00eb poetit antik grek <strong>Homerit <\/strong>(shekulli VIII para K.); <em>\u201cD\u00ebshira e v\u00ebrtet\u00eb e shqiptar\u00ebve, <\/em>Bukuresht 1886 \u2013 poem\u00eb n\u00eb greqisht ku iu parashtruan q\u00ebllimet e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare grek\u00ebve e sidomos shqiptar\u00ebve t\u00eb jugut; <em>\u201cDashuria\u201d, <\/em>&#8211; poem\u00eb lirike me tet\u00eb k\u00ebng\u00eb, n\u00eb greqisht, ku ai shprehte afrin\u00eb e tij me kultur\u00ebn greke.<\/p>\n<p>Supozohet se krijimtaria e Naimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ka filluar rreth vitit 1880, kur poema e tij atdhetare <em>\u201cShqip\u00ebria\u201d<\/em> qarkulloi n\u00eb dor\u00ebshkrim nd\u00ebr nacionalist\u00ebt shqiptar\u00eb jasht\u00eb vendit, sidomos n\u00eb Rumani. Kjo vep\u00ebr me 106 vargje tet\u00ebrrok\u00ebsh, u botua shum\u00eb m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitin 1897, n\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb poetit. Naimi k\u00ebtu trajtoi shum\u00eb nga temat e tij t\u00eb p\u00eblqyera, ato q\u00eb do t\u00eb rishfaqeshin t\u00eb trajtuara me nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb artistik n\u00eb krijimet e m\u00ebvonshme: prejardhja e lasht\u00eb <em>pellazge<\/em> e shqiptar\u00ebve, heronjt\u00eb komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, nevoja p\u00ebr shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer prapambetjen, etj. N\u00eb poem\u00ebn e sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb Naimi i shpalli idet\u00eb poetike atdhetare q\u00eb u b\u00ebn\u00eb lajtmotiv i vepr\u00ebs s\u00eb tij dhe i gjith\u00eb poezis\u00eb s Rilindjes.<\/p>\n<p>Meq\u00eb Porta e Lart\u00eb nuk lejonte botimin e librave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Stamboll, veprat m\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohura t\u00eb Naimit nuk u botuan n\u00eb qendr\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane, por n\u00eb Bukuresht, ku kishte nj\u00eb ngulim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb zhvilluar shqiptar\u00ebsh dhe ku m\u00eb 1886 ishte ngritur nj\u00eb shtypshkronj\u00eb shqiptare nga <em>Shoq\u00ebria e t\u00eb shtypurit shkronja shqip<\/em>.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu ai botoi nj\u00eb varg doracak\u00ebsh n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr shkollat fillore, si p. sh. tekstin apo librin n\u00eb dy pjes\u00eb me copa k\u00ebndimi p\u00ebr m\u00ebsonj\u00ebtoret <em>\u201cE k\u00ebndimit \u00e7unavet k\u00ebndonj\u00ebtoreja\u201d<\/em>, Bukuresht 1886; <em>\u201cVjersha p\u00ebr m\u00ebsonj\u00ebtoret e para\u201d<\/em>, Bukuresht 1886; dhe tekstet diturore <em>\u201cIstori e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr m\u00ebsonj\u00ebtoret t\u00eb para\u201d<\/em>, Bukuresht 1886; <em>\u201cIstori e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/em> (1899) dhe <em>\u201cGjith\u00ebsia\u201d <\/em>(1895) me njohuri p\u00ebr historin\u00eb dhe p\u00ebr shkencat e natyr\u00ebs si dhe librin me m\u00ebsime morale <em>\u201cM\u00ebsime\u201d<\/em> (1894). Ai ushtroi gjithashtu gjith\u00eb ndikimin e vet p\u00ebr marrjen e autorizimit q\u00eb lejonte hapjen e s\u00eb par\u00ebs shkoll\u00eb fillore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 1887.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrmbledhjet poetike m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Naimit u botuan n\u00eb Bukuresht. <em>\u201cBag\u00ebti e bujq\u00ebsija\u201d<\/em>, Bukuresht 1886, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poem\u00eb baritore me 450 vargje, q\u00eb t\u00eb kujton poetin romak <strong>\u00a0\u00a0Virgjilin <\/strong>(Publius Vergilius Maro, 70-19 para K.) me plot sh\u00ebmb\u00eblltyra e tablo t\u00eb atdheut t\u00eb tij malor. Ajo u b\u00eb jasht\u00ebzakonisht popullore nd\u00ebr bashkatdhetar\u00ebt e poetit dhe u fut n\u00eb Shqip\u00ebri fshehtas me karvan\u00ebt e udh\u00ebtar\u00ebve. N\u00eb t\u00eb poeti shpreh pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb qytet, pa dyshim nga p\u00ebrvoja e vet n\u00eb brigjet zhurm\u00ebm\u00ebdha t\u00eb Bosforit, si dhe idealizon fshatin e larg\u00ebt shqiptar p\u00ebr t\u00eb cilin e ka zhuritur malli. Poema \u00ebsht\u00eb nj\u00eb himn p\u00ebr natyr\u00ebn n\u00eb traditat e romantizmit evropian, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht me thelb realist e tok\u00ebsor e ku, ashtu si poeti grek <strong>Hesiodi<\/strong> (n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb shekullit VIII n\u00eb VII para K.) n\u00eb vepr\u00ebn <em>\u201cPun\u00ebt dhe dit\u00ebt\u201d<\/em>, <strong>Virgjili <\/strong>n\u00eb <em>\u201cGjeorgjik\u00ebt\u201d<\/em> <em>(P\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb)<\/em> apo poeti i madh lituanez i shekullit XVIII <strong>Kristijonas Donelaitis <\/strong>(1714-1780) n\u00eb vepr\u00ebn e tij disi m\u00eb pak idilike <em>\u201cStin\u00ebt\u201d<\/em>, Naimi u k\u00ebndon tufave t\u00eb dhenve e kopeve t\u00eb bag\u00ebtis\u00eb, si dhe g\u00ebzimit dhe djers\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs fshatare.<\/p>\n<p>Poema <em>\u201cBag\u00ebtia e bujq\u00ebsija\u201d<\/em> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb himn i dashuris\u00eb p\u00ebr atdhe, i mallit dhe i krenaris\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr ai krijoi imazhin poetik t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut t\u00eb idealizuar n\u00eb frym\u00ebn e romantik\u00ebs nacionale. Poema ting\u00ebllon si nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u2019iu kthyer vlerave identitare t\u00eb vendlindjes, p\u00ebr t\u2019i ringjallur ato dhe bashk\u00eb me to p\u00ebr t\u00eb ringjallur kombin. Bart\u00ebs i k\u00ebtij misioni, Naimi n\u00eb vet\u00ebdijen e kombit u nj\u00ebjt\u00ebsua me <strong><em>qiririn q\u00eb digjet<\/em> <\/strong>p\u00ebr njeriun dhe p\u00ebr lirin\u00eb e tij e t\u00eb atdheut t\u00eb rob\u00ebruar.<\/p>\n<p>Naimi ishte njeri i Rilindjes dhe vepra e tij bashkonte idealet politike t\u00eb rilindjes s\u00eb kombit dhe idealet humane t\u00eb rilindjes s\u00eb njeriut. Lirikat e tij t\u00eb mendimit me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje universale jan\u00eb meditacione n\u00eb frym\u00ebn e <em>panteizmit filozofik<\/em> p\u00ebr thelbin e jet\u00ebs njer\u00ebzore dhe t\u00eb fshehtat e shpirtit e shpirtit njer\u00ebzor, p\u00ebr qenien dhe mosqenien, jet\u00ebn dhe vdekjen, bukurin\u00eb dhe dashurin\u00eb, per\u00ebndin\u00eb dhe gjith\u00ebsin\u00eb. Mendimi i tij poetik her\u00eb ngrihet n\u00eb qiejt e frym\u00ebzimit mistik dhe ngjitet n\u00eb zonat e religjionit dhe t\u00eb kozmogonis\u00eb, her\u00eb zbret n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e shpirtit njer\u00ebzor <em>(\u201cLulet\u00eb e ver\u00ebs\u00eb\u201d, \u201c\u00cbnd\u00ebrrime\u201d)<\/em>, duke pohuar nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re ndjenjash dhe emocionesh.<\/p>\n<p>Naimi themeloi <em>stilin lirik<\/em> n\u00eb poezin\u00eb shqipe, i dha jet\u00eb t\u00eb re fjal\u00ebs shqipe dhe e ngriti at\u00eb n\u00eb rrafshin e poezis\u00eb dhe t\u00eb artit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Krenaria e nj\u00eb populli q\u00eb lufton p\u00ebr liri dhe dashuria p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb e p\u00ebrshkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi, shprehen p\u00ebrmbledhtazi n\u00eb hyrje t\u00eb poem\u00ebs, vargjet e s\u00eb cil\u00ebs \u00e7do f\u00ebmij\u00eb shkolle n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb mbar\u00eb trojet shqiptare i di ose duhet t\u2019i dij\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh:<\/p>\n<p><em>\u201cO malet e Shqip\u00ebris\u00eb e ju o lisat\u2019 e gjat\u00eb!<br \/>\n<\/em><em>Fushat e gjera me lule, q\u2019u kam nd\u00ebr m\u00ebnt dit\u2019 e nat\u00eb!<br \/>\n<\/em><em>&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;<br \/>\n<\/em><em>Ti Shqip\u00ebri m\u00eb ep nder, m\u00eb ep emrin shqip\u00ebtar<br \/>\n<\/em><em>Z\u00ebmr\u00ebn ti ma gatove plot me d\u00ebshir\u00eb dhe me zjarr.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbledhjen me lirika atdhetare e filozofike <em>\u201cLulet\u00eb e ver\u00ebs\u00eb\u201d<\/em> , Bukuresht 1890, Naimi u k\u00ebndon bukurive t\u00eb fshatit shqiptar n\u00eb nj\u00ebzet e tri poezi me kumbim t\u00eb plot\u00eb. K\u00ebtu filozofia <em>panteiste<\/em> e edukat\u00ebs bektashiane dhe ndikimi i klasik\u00ebve persian\u00eb harmonizohen bukur me idealizmin atdhetar \u2013 nj\u00eb krijimtari letrare kjo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb q\u00ebllimeve <strong><em>t\u00eb identitetit komb\u00ebtar<\/em><\/strong>. Nd\u00ebr poezi t\u00eb tilla jan\u00eb: <em>Jeta, Koh\u2019 e shkuare, Fyelli, Z\u00ebm\u00ebra, T\u00eb vdekurit\u00eb, Bilbili, Gjuha jon\u00eb <\/em>dhe <em>Per\u00ebndia<\/em>. Tipike p\u00ebr prirjen e re filozofike t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare q\u00eb solli Naimi \u00ebsht\u00eb poezia e tij <em>Shpreh:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cKam shum\u00eb shpres\u00eb<br \/>\n<\/em><em>Te Per\u00ebndia,<br \/>\n<\/em><em>Q\u00eb t\u00eb mos jes\u00eb<br \/>\n<\/em><em>Kshu Shqip\u00ebria,<br \/>\n<\/em><em>Po t\u00eb ndritohet<br \/>\n<\/em><em>T\u00eb lul\u00ebzohet.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrmbledhja poetike <em>\u201cParajsa dhe fjala fluturake\u201d, <\/em>Bukuresht 1894, e botuar s\u00eb bashku me shkrimet <em>moralizuese<\/em> <em>\u201cM\u00ebsime\u201d, <\/em>Bukuresht 1894, d\u00ebshmuan lidhjen e thell\u00eb shpirt\u00ebrore me heronjt\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe me traditat e mistik\u00ebve persian\u00eb.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb von\u00eb doli <em>\u201cIliad\u00eb e Omirit\u201d<\/em>, Bukuresht 1896, p\u00ebrkthim shqip i librit t\u00eb par\u00eb t\u00eb <em>\u201cIliad\u00ebs\u201d <\/em>s\u00eb <strong>Homerit<\/strong>, t\u00eb cilin Naimi e kishte botuar t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb turqisht dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Krahas lirik\u00ebs ai l\u00ebvroi edhe <em>poem\u00ebn epike<\/em> me p\u00ebrmbajtje <em>nacionale<\/em> (<em>!Istori e Skenderbeut\u201d<\/em> dhe poem\u00ebn me p\u00ebrmbajtje <em>fetare<\/em> <em>(Qerbelaja)<\/em>. <em>\u201cIstori\u2019 e Skenderbeut\u201d<\/em>, Bukuresht 1898, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poem\u00eb epike historike prej 11.500 vargjesh q\u00eb Naimi duhet ta ket\u00eb shkruar rreth vitit 1895, n\u00eb periudh\u00ebn e fundit krijuese, e q\u00eb shihte si kryevepr\u00ebn e vet. Me k\u00ebt\u00eb poem\u00eb Naimi i p\u00ebrgjigjej k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pasur edhe shqiptar\u00ebt, ashtu si popujt e tjer\u00eb, <em>eposin e tyre historik. <\/em>Poema, n\u00eb vazhd\u00ebn e <em>tradit\u00ebs barletiane<\/em>, evokon, me nj\u00eb patos t\u00eb ngritur patriotik, q\u00ebndres\u00ebn \u00e7erekshekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtimit osman dhe heroin e k\u00ebsaj q\u00ebndrese, figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>Figura e heroit komb\u00ebtar shqiptar, simboli dhe thelbi i q\u00ebndres\u00ebs kund\u00ebr sundimit t\u00eb huaj, kishte nj\u00eb forc\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr intelektual\u00ebt e periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes dhe p\u00ebr njer\u00ebzit e thjesht\u00eb. Naimi nuk mund t\u00eb gjente tem\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb poem\u00eb epike komb\u00ebtare se jeta e princit t\u00eb merituar, q\u00eb sprapsi shum\u00eb fushata ushtarake osmane nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs n\u00eb shekullin XV e q\u00eb mbrojti pavar\u00ebsin\u00eb e vendit t\u00eb vet deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebto arsye ajo u b\u00eb vepra m\u00eb e lexuar gjat\u00eb Rilindjes. Kjo biografi n\u00eb rend kronologjik me nj\u00ebzet e dy k\u00ebng\u00eb e varg tet\u00ebrrok\u00ebsh, mbizot\u00ebruese n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb gojore, u b\u00eb libri m\u00eb i lexuar i let\u00ebrsis\u00eb shqipe aso kohe. Ajo p\u00ebrb\u00ebnte edhe testamentin politik t\u00eb poetit. <em>\u201cIstori\u2019 e Skenderbeut\u201d<\/em> ishte nj\u00eb vep\u00ebr themelore e <strong><em>romantizmit<\/em><\/strong> komb\u00ebtar shqiptar t\u00eb periudh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr me p\u00ebrmasa t\u00eb tilla, e botuar n\u00eb nj\u00eb vit me <em>\u201cIstorin\u2019 e Skenderbeut\u201d<\/em> \u00ebsht\u00eb <em>\u201cQerbelaja\u201d<\/em>, Bukuresht 1898, nj\u00eb <em>poem\u00eb epike fetare shiite me nj\u00ebzetepes\u00eb k\u00ebng\u00eb<\/em>, q\u00eb flet p\u00ebr betej\u00ebn e Qerbelas\u00eb n\u00eb Irak n\u00eb vitin 680 t\u00eb er\u00ebs son\u00eb, ku u vra Huseini, nip i profetit Muhamed. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, te <em>\u201cQerbelaja\u201d <\/em>Naimi tregon n\u00eb vargje historin\u00eb e luft\u00ebrave qytetare dhe fetare t\u00eb arab\u00ebve pas vdekjes s\u00eb profetit Muhamed, duke shprehur p\u00ebrmes saj p\u00ebrjetimet e tij <em>religjioze<\/em> dhe <em>mistike<\/em> dhe duke poetizuar <em>mitin e sakrific\u00ebs njer\u00ebzore<\/em>.<\/p>\n<p>Ndryshe nga <em>\u201cIstori\u2019 e Skenderbeut\u201d<\/em>, <em>\u201cQerbelaja\u201d<\/em> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poem\u00eb narrative pa ndonj\u00eb hero apo personazh kryesor. Poema t\u00eb ngjashme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb dy poet\u00ebve t\u00eb rrym\u00ebs s\u00eb <em>bejtexhinjve,<\/em> paraardh\u00ebs t\u00eb Naimit, jan\u00eb <em>\u201cMyhtarnameja\u201d<\/em> (1868) e <strong>Shahin Frash\u00ebrit<\/strong> (shek.. XIX) dhe <em>\u201cHadikaja\u201d<\/em> (1842) e <strong>Dalip Frash\u00ebrit <\/strong>(shek. XIX), t\u00eb dyja t\u00eb pabotuara. P\u00ebr shkak t\u00eb tem\u00ebs fetare, <em>\u201cQerbelaja\u201d<\/em> kurr nuk g\u00ebzoi at\u00eb popullaritet q\u00eb pati nd\u00ebr lexuesit shqiptar\u00eb t\u00eb shekullit XX <em>\u201cIstori\u2019 e Skenderbeut\u201d<\/em>.<\/p>\n<p><em>Panteist <\/em>n\u00eb bindjet e tij filozofike, e shihte Zotin t\u00eb shkrir\u00eb me <em>natyr\u00ebn <\/em>dhe<em> njeriun<\/em>. N\u00eb vitin1896 Naimi botoi n\u00eb Bukuresht traktatin n\u00eb vargje <em>Fletore e Bektashinjet\u201d<\/em> nga ku mund t\u00eb njohim sektin panteist bektashian. Fletorja p\u00ebrmban nj\u00eb paraqitje hyr\u00ebse t\u00eb sektit bektashian dhe dhjet\u00eb poezi fetare q\u00eb japin nj\u00eb tablo t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr besimin e k\u00ebtij sekti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb traktat Naimi paraqiti <em>thelbin e moralit dhe t\u00eb besimit bektashian<\/em> si nj\u00eb fe q\u00eb bashkonte elemente <em>t\u00eb budizmit<\/em>, <em>t\u00eb krishterimit <\/em>dhe <em>t\u00eb islamit<\/em>, nd\u00ebrsa i jepte p\u00ebrpar\u00ebsi ndjenj\u00ebs s\u00eb komb\u00ebsis\u00eb p\u00ebrpara ndjenj\u00ebs fetare. Koncepti tolerant i bektashizmit t\u00eb Naimit e largonte k\u00ebt\u00eb besim nga <em>monoteizmi<\/em> <em>dogmatik<\/em> q\u00eb i sh\u00ebrbente centralizmit perandorak t\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Me besim n\u00eb rolin e dijes dhe t\u00eb kultur\u00ebs p\u00ebr zhvillimin komb\u00ebtar dhe shoq\u00ebror t\u00eb shqiptar\u00ebve, admirues <em>i iluminist\u00ebve <\/em>francez\u00eb \u2013 poetit, romancierit, dramaturgut, kritikut, publicistit, historianit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb shquar t\u00eb filozofis\u00eb iluministe n\u00eb Evrop\u00eb <strong>Volterit <\/strong>(Voltaire, pseudonim i Fran\u00e7ois-Marie Arouet, 1694-1778) dhe i romancierit, filozofit, teoricienit social-politik <strong>Rusoit <\/strong>(Jean-Jacques Rousseau, 1712-1778) si dhe <em>i<\/em> <em>racionalizmit <\/em>t\u00eb filozofit dhe matematikanit francez, shpesh i mbiquajtur baba i filozofis\u00eb moderne <strong>Rene Dekart <\/strong>(Ren\u00e9 Descartes, 1596-1650), ai propagandoi idet\u00eb e tyre dhe p\u00ebrfshiu n\u00eb librat e tij p\u00ebr shkoll\u00ebn, <em>mendimin shkencor t\u00eb koh\u00ebs<\/em>, <em>darvinizmin <\/em>dhe<em> teorin\u00eb<\/em> <em>Kant-Laplasit<\/em>. Ai kishte besim n\u00eb arsye dhe n\u00eb forc\u00ebn e mendjes njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb njohur bot\u00ebn dhe p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njeriut njohjen e ligjeve t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb. Poet i drit\u00ebs s\u00eb qiririt e dinte mir\u00ebfilli se <em>\u201cdrit\u00eb e dituris\u00eb, p\u00ebrpara do na shpjer\u00eb\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Bindjet bektashiane t\u00eb Naimit kan\u00eb nj\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb fort\u00eb komb\u00ebtare. Ai qe i pari q\u00eb vuri n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb num\u00ebr termash shqip n\u00eb vend t\u00eb termave turqisht t\u00eb p\u00ebrdorur tradicionalisht nga bektashinjt\u00eb shqiptar\u00eb: <em>at\u00eb <\/em>n\u00eb vend t\u00eb turqishtes <em>baba<\/em>, <em>gjysh<\/em> n\u00eb vend t\u00eb turqishtes <em>dede<\/em> me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i jepte orientimit bektashian karakter komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: Pas ndalimit t\u00eb t\u00eb gjitha sekteve t\u00eb dervish\u00ebve n\u00eb Turqi n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1925, bektashinjt\u00eb e transferuan selin\u00eb e tyre qendrore n\u00eb Tiran\u00eb dhe themeluan nj\u00eb bashk\u00ebsi fetare t\u00eb pavarur, q\u00eb vazhdoi deri n\u00eb vitet pes\u00ebdhjet\u00eb. Kjo bashk\u00ebsi u shp\u00ebrnda n\u00eb vitin 1967, kur nj\u00eb dekret i pushtetit ndaloi t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb fetare n\u00eb Shqip\u00ebri. Pas heqjes s\u00eb k\u00ebtij ndalimi, m\u00eb 27janar 1991 u krijua n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb komitet i p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr ringjalljen e bashk\u00ebsis\u00eb bektashiane. Dy teqe bektashiane ishin ende n\u00eb aktivitet n\u00eb fund t\u00eb periudh\u00ebs moniste, ndon\u00ebse t\u00eb dyja jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: nj\u00eb n\u00eb Gjakov\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb Taylor af\u00ebr Detroitit n\u00eb Mi\u00e7igan (ShBA).<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb <em>mendimin politik<\/em>, Naimi ishte p\u00ebrkrah\u00ebs i nj\u00eb forme <em>demokratike<\/em> <em>(\u201cdemokraci prej pleqet\u201d)<\/em> t\u00eb qeverisjes s\u00eb shtetit t\u00eb ardhsh\u00ebm shqiptar. Edhe <em>mendimi<\/em> <em>pedagogjik <\/em>i tij ishte nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuarit e koh\u00ebs. Ai ishte p\u00ebr <em>arsimimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm<\/em> t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr <em>barazin\u00eb<\/em> midis djemve dhe vajzave p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, p\u00ebr p\u00ebrfshirjen <em>e l\u00ebnd\u00ebve shkencore<\/em> n\u00eb programet shkollore, p\u00ebr nj\u00eb edukat\u00eb me parime t\u00eb larta <em>morale <\/em>dhe p\u00ebr nj\u00ebsimin e m\u00ebsimit me edukat\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>R\u00ebnd\u00ebsia e Naimit si poet i Rilindjes dhe si poet komb\u00ebtar q\u00ebndron sidomos n\u00eb mesazhet sociopolitike, filozofike q\u00eb p\u00ebrcjell, t\u00eb cilat synonin para s\u00eb gjithash vet\u00ebdijen komb\u00ebtare dhe kap\u00ebrcimin e ndarjeve fetare brenda vendit. Ndikimi i tij mbi shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb shekullit XX ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Q\u00eb kur ishte gjall\u00eb, shum\u00eb nga vargjet e tij u k\u00ebnduan si k\u00ebng\u00eb popullore, kurse <strong><em>gjuh\u00ebn shqipe<\/em><\/strong> ai e ngriti n\u00eb shkall\u00ebn e nj\u00eb gjuhe letrare t\u00eb p\u00ebrpunuar bukur. Prandaj edhe poeti dhe dramaturgu <strong>Andon Zako \u00c7ajupi <\/strong>(1866-1930) e quajti <strong><em>bilbil i gjuh\u00ebs son\u00eb<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Poet romantik, Naim Frash\u00ebri evokoi t\u00eb kaluar\u00ebn historike t\u00eb shqiptar\u00ebve, portretizoi jet\u00ebn n\u00eb gjirin e natyr\u00ebs dhe bukurit\u00eb e vendlindjes, i k\u00ebndoi mallit p\u00ebr atdhe dhe krenaris\u00eb komb\u00ebtare, u b\u00eb shpreh\u00ebs i romantik\u00ebs qytetare dhe i idealit t\u00eb \u00e7lirimit nga zgjedha e huaj. Ai krijoi poezin\u00eb e madhe t\u00eb Atdheut dh me nj\u00eb gjuh\u00eb magjeps\u00ebse poetike shprehu ndjenja dhe p\u00ebrjetime atdhetare e njer\u00ebzore q\u00eb poezia shqipe para tij s\u2019kishte arritur t\u2019i nyj\u00ebtonte me at\u00eb forc\u00eb artistike.<\/p>\n<p>Poemat <em>tregimtare<\/em> t\u00eb Naimit, me gjuh\u00ebn e kulluar <strong><em>shqipe<\/em><\/strong>, d\u00ebshmuan mund\u00ebsit\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb shtjelluar n\u00eb subjekte t\u00eb shtrira nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb gjer\u00eb <em>historike<\/em> dhe <em>mitologjike<\/em> dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar struktura narrative komplekse.<\/p>\n<p>Naimi e l\u00ebvroi shqipen n\u00eb rrafshin poetik dhe dituror, duke shfaqur nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb krijuese gjuh\u00ebsore. Vepra e tij luajti nj\u00eb rol themelor p\u00ebr p\u00ebrpunimin e shqipes s\u00eb re letrare, t\u00eb cil\u00ebn e shkroi t\u00eb past\u00ebr, me nj\u00eb pasuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mb\u00ebshtetur kryesisht n\u00eb <em>gjuh\u00ebn e gjall\u00eb<\/em> dhe n\u00eb gjedhen <em>e ligj\u00ebrimit popullor<\/em>, e pasuroi at\u00eb sidomos me fjal\u00eb nga l\u00ebmi <em>dituror<\/em> dhe nga l\u00ebmi <em>i kultur\u00ebs, <\/em>q\u00eb i q\u00ebndruan koh\u00ebs, duke i dh\u00ebn\u00eb shqipes fytyr\u00ebn e gjuh\u00ebs moderne t\u00eb kultur\u00ebs moderne t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Vepra e Naimit u b\u00eb faktor aktiv p\u00ebr zgjimin e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare dhe p\u00ebr themelimin e kultur\u00ebs komb\u00ebtare. Ajo kuror\u00ebzoi kap\u00ebrcimin e kultur\u00ebs shqiptare nga faza <em>parakomb\u00ebtare<\/em> n\u00eb faz\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb zhvillimit t\u00eb saj. Kjo vep\u00ebr ishte nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm emancipues me ndikim t\u00eb madh n\u00eb bot\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe morale t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Vepra e Naimit themeloi nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe pati ndikim t\u00eb madh, jo vet\u00ebm te shkrimtar\u00ebt bashk\u00ebkoh\u00ebs me t\u00eb, por edhe m\u00eb pas. Ajo \u00ebsht\u00eb botuar dhe vazhdon t\u00eb ribotohet gjer\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tekstet shkollore dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt studimesh shkencore. Emrin e Naimit e mbajn\u00eb shkolla dhe institucione t\u00eb ndryshme n\u00eb bot\u00ebn shqiptare si dhe <em>urdhri<\/em> i lart\u00eb q\u00eb u jepet n\u00eb Shqip\u00ebri njer\u00ebzve t\u00eb shquar t\u00eb kultur\u00ebs, t\u00eb artit dhe t\u00eb shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej botimeve t\u00eb veprave t\u00eb Naimit \u00ebsht\u00eb ai i Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 1980, p\u00ebrkat\u00ebsisht 1985: Naim Frash\u00ebri, <em>\u201cVepra t\u00eb zgjedhura\u201d <\/em>1-2, Akademia e Shkencave. Veprat e tij dol\u00ebn edhe n\u00eb Kosov\u00eb: Naim Frash\u00ebri, <em>\u201cVepra\u201d <\/em>1-8<em>, <\/em>Rilindja, Prishtin\u00eb 1986.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>120-vjetori i vajtjes n\u00eb pavdek\u00ebsi t\u00eb apostullit t\u00eb shqiptarizmit Xhelal Zejneli V\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri, n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX, me vepr\u00ebn e tyre i dhan\u00eb frym\u00ebzim e forc\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare. Ndihmesat e tyre qen\u00eb t\u00eb larmishme nga nj\u00ebra-tjetra: Abdyl Frash\u00ebri (1839-1892) ishte politikan, Naim Frash\u00ebri \u2013 poet, nd\u00ebrsa Sami Frash\u00ebri (1850-1904) qe ideolog dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60643,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35,8],"tags":[],"class_list":["post-60642","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"120-vjetori i vajtjes n\u00eb pavdek\u00ebsi t\u00eb apostullit t\u00eb shqiptarizmit Xhelal Zejneli V\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri, n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX, me vepr\u00ebn e tyre i dhan\u00eb frym\u00ebzim e forc\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare. Ndihmesat e tyre qen\u00eb t\u00eb larmishme nga nj\u00ebra-tjetra: Abdyl Frash\u00ebri (1839-1892) ishte politikan, Naim Frash\u00ebri \u2013 poet, nd\u00ebrsa Sami Frash\u00ebri (1850-1904) qe ideolog dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-10-20T10:14:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Naim_Frasheri.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI\",\"datePublished\":\"2020-10-20T10:14:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/\"},\"wordCount\":3947,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/Naim_Frasheri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/\",\"name\":\"QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/Naim_Frasheri.jpg\",\"datePublished\":\"2020-10-20T10:14:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/Naim_Frasheri.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/Naim_Frasheri.jpg\",\"width\":500,\"height\":660,\"caption\":\"Naim Frash\u00ebri\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"120-vjetori i vajtjes n\u00eb pavdek\u00ebsi t\u00eb apostullit t\u00eb shqiptarizmit Xhelal Zejneli V\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri, n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX, me vepr\u00ebn e tyre i dhan\u00eb frym\u00ebzim e forc\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare. Ndihmesat e tyre qen\u00eb t\u00eb larmishme nga nj\u00ebra-tjetra: Abdyl Frash\u00ebri (1839-1892) ishte politikan, Naim Frash\u00ebri \u2013 poet, nd\u00ebrsa Sami Frash\u00ebri (1850-1904) qe ideolog dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-10-20T10:14:34+00:00","og_image":[{"width":500,"height":660,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Naim_Frasheri.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI","datePublished":"2020-10-20T10:14:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/"},"wordCount":3947,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Naim_Frasheri.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/","name":"QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Naim_Frasheri.jpg","datePublished":"2020-10-20T10:14:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Naim_Frasheri.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Naim_Frasheri.jpg","width":500,"height":660,"caption":"Naim Frash\u00ebri"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriri-qe-nuk-shuhet-naim-frasheri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"QIRIRI Q\u00cb NUK SHUHET \u2013 NAIM FRASH\u00cbRI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60642","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60642"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60642\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60644,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60642\/revisions\/60644"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60643"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60642"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60642"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60642"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}