{"id":60665,"date":"2020-10-21T08:47:56","date_gmt":"2020-10-21T06:47:56","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60665"},"modified":"2020-10-21T08:47:56","modified_gmt":"2020-10-21T06:47:56","slug":"vdekja-jote-rritja-ime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/","title":{"rendered":"&#8220;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&#8221;"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong>GREK\u00cbT THON\u00cb: &#8220;O GAR THANATOS SOU ZOI MOU&#8221; !<\/strong><br \/>\nQ\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe don t\u00eb thot\u00eb:<br \/>\n<strong>&#8220;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&#8221;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Isuf B. Bajrami<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Fatkeq\u00ebsi dhe fyerje p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr sakrificat q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr fqinj\u00ebt e jugut.<\/p><\/blockquote>\n<p>M\u00eb von\u00eb ndodhi ajo q\u00eb e thoshte Noli i madh: &#8220;<em>Ata q\u00eb u \u00e7liruan me gjakun e mundimet tona jan\u00eb armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb tan\u00eb<\/em>&#8221; (68).<\/p>\n<p>Pas revolucionit francez (69), filloi nj\u00eb epok\u00eb e re. Me likuidimin e cop\u00ebtimit feudal lind\u00ebn t\u00ebr\u00ebsit\u00eb komb\u00ebtare. Nj\u00eb nd\u00ebr shtetet q\u00eb lind\u00ebn pas k\u00ebsaj periudhe \u00ebsht\u00eb Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve t\u00eb saj lirit\u00eb civile, politike n\u00eb mas\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Klauzola t\u00eb tilla u p\u00ebrcaktuan me Traktatin e Londr\u00ebs m\u00eb 1829 (70), t\u00eb Parisit 1856 (71), t\u00eb Berlinit 1878 (72), q\u00eb jan\u00eb quajtur traktate &#8220;Minoritare&#8221;. Deri m\u00eb 1914 ishin b\u00ebr\u00eb jo m\u00eb pak se 30 traktate t\u00eb tilla nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<figure id=\"attachment_21076\" aria-describedby=\"caption-attachment-21076\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignright\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-21076 size-full\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg\" alt=\"Isuf B. Bajrami\" width=\"300\" height=\"386\" srcset=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg 300w, https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami-233x300.jpg 233w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-21076\" class=\"wp-caption-text\">Isuf B. Bajrami<\/figcaption><\/figure>\n<p>Si\u00e7 u tha edhe m\u00eb lart Puk\u00ebvili (73) shkruan: &#8220;\u00c7am\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb jug t\u00eb lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri n\u00eb Janin\u00eb. Vendbanimet e tyre kryesore jan\u00eb: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Argjila&#8221;. \u00c7am\u00ebria, pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e p\u00ebrb\u00ebnte pjes\u00ebn kryesore t\u00eb pakic\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Greqi, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe me 1950 km<sup>2<\/sup>, u \u00e7lirua nga pushtimi turk m\u00eb 1912, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb si e gjith\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londr\u00ebs (1913) e m\u00eb pas Konferenca e Firences (74) q\u00eb p\u00ebrcaktuan kufijt\u00eb e pjes\u00ebs jugore dhe juglindore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendos\u00ebn q\u00eb kjo trev\u00eb shqiptare t\u00eb kalonte n\u00ebn sundimin grek. Ajo p\u00ebrfshinte 189 qytete dhe fshatra me nj\u00eb popullsi sipas regjistrimit turk t\u00eb vitit 1908 mbi 72.000 banor\u00eb.<\/p>\n<p>Pas caktimit t\u00eb kufirit shqiptaro \u2013 grek nga Protokolli Firences (75), Fuqit\u00eb e M\u00ebdha i k\u00ebrkuan Greqis\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte trupat e pushtimit brenda nj\u00eb muaji nga Shqip\u00ebria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin(76), i njohur si antishqiptar i t\u00ebrbuar, penguan t\u00ebrheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizat\u00ebn &#8220;Autonomiste t\u00eb Vorio \u2013 Epirit&#8221; (77), e cila me nj\u00eb terror t\u00eb eg\u00ebr v\u00ebrsulej kund\u00ebr shqiptar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkonin bashkimin e atdheut t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb 02.03.1914, ministri i Greqis\u00eb J.K.Zografos b\u00ebri luft\u00eb p\u00ebr aneksimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut. Ai u b\u00eb edhe kryeminist\u00ebr i t\u00eb ashtuquajturit &#8220;Vorio \u2013 Epir&#8221; me qend\u00ebr n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Por kjo &#8220;zon\u00eb e Autonomis\u00eb s\u00eb Vorio \u2013 Epirit&#8221; nuk e pati jet\u00ebn e gjat\u00eb se iu kund\u00ebrvun\u00eb forcat e qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs. Rezistenca e popullit t\u00eb k\u00ebsaj zone t\u00eb udh\u00ebhequra nga luft\u00ebtar\u00ebt Muharrem Rushiti, Alush Taka,etj. (78) i shpartalluan forcat greke.<br \/>\nN\u00eb vitet e m\u00ebvonshme 1923 \u2013 1924 u ndoq politika e gjenocidit, d\u00ebbimit t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare me an\u00eb t\u00eb kombinimit t\u00eb detyruesh\u00ebm me popullsin\u00eb greke.<\/p>\n<p>Po ashtu u organizuan \u00e7eta t\u00eb cilat b\u00ebnin terror t\u00eb papar\u00eb,u b\u00ebn\u00eb shpron\u00ebsimet arbitrare, u vun\u00eb sanksionet n\u00eb ekonomi e bashk\u00eb me to inkurajuan e nxit\u00ebn edhe p\u00ebr\u00e7arjen fetare midis shqiptar\u00ebve. Para k\u00ebtyre veprimeve \u00e7njer\u00ebzore q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda q\u00ebndrojn\u00eb deklaratat demagogjike t\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebr gjoja kujdesin dhe interesimin q\u00eb ajo tregon p\u00ebr pakicat komb\u00ebtare q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb territorin e saj. P\u00ebr shembull n\u00eb Traktatin e Konstantinopoj\u00ebs 1881 (79), pasi mori provinc\u00ebn e Thesalis\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Epirit, u zotua se do t\u00eb mbroj\u00eb pakicat komb\u00ebtare. Artikulli i tret\u00eb i traktatit thot\u00eb: &#8220;<em>Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e k\u00ebtyre zonave t\u00eb dh\u00ebna Greqis\u00eb dhe q\u00eb do t\u00eb mbeten n\u00ebn administrat\u00ebn greke duhet t\u00eb respektohen me kujdes. Ata do t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grek\u00eb<\/em>&#8220;.(80)<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore Greqia n\u00ebnshkruan n\u00eb Serv\u00eb (81) m\u00eb 10.08.1920 Traktatin p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb gjuh\u00ebs e t\u00eb fes\u00eb t\u00eb minoriteteve.<\/p>\n<p>Pas d\u00ebshtimit t\u00eb fushat\u00ebs ushtarake greke n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl, Greqia u detyrua t\u00eb n\u00ebnshkruaj m\u00eb 30.01.1923 n\u00eb Lozan\u00eb nj\u00eb Konvent\u00eb (82) p\u00ebr shk\u00ebmbimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb shtetasve turq me origjin\u00eb greke q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl me shtetasit grek\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb turke q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Thrakin\u00eb lindore.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur shk\u00ebmbimin sipas konvent\u00ebs, u caktua nj\u00eb komision t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb turq, kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb grek\u00eb dhe tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb zgjedhur nga K\u00ebshilli i Lidhjes s\u00eb Kombeve midis shtetasve, q\u00eb nuk kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>K\u00ebta u em\u00ebruan m\u00eb 17 shtator 1923: nj\u00eb danez, nj\u00eb spanjoll dhe nj\u00eb suedez. Nd\u00ebrkaq qeveria greke vazhdoi fushat\u00ebn e saj t\u00eb shpifjeve kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb edhe pse kishte deklaruar se nuk do t\u00eb p\u00ebrfshinte shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbimin e popullsis\u00eb turke. Sigurime t\u00eb tilla ishin dh\u00ebn\u00eb edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Greqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr pabesin\u00eb dhe munges\u00eb korrekt\u00ebsie grek\u00ebt p\u00ebrmenden q\u00eb nga koh\u00ebrat e vjetra. Aleksandri i Madh p\u00ebr k\u00ebto veprime i p\u00ebrmend disa her\u00eb. K\u00ebshtu dhe pasardh\u00ebsit e tyre nuk e mbajn\u00eb fjal\u00ebn, ndryshe firmosin e garantojn\u00eb dhe ndryshe veprojn\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb mij\u00ebra \u00e7am\u00eb u d\u00ebbuan nga vatra e tyre dhe u d\u00ebrguan me forc\u00eb n\u00eb Turqi duke i paraqitur si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb turke (83).<\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe i jan\u00eb drejtuar Lidhjes s\u00eb Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane k\u00ebrkuar prej saj mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre t\u00eb shkelura nga qeveria greke. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb qeveria shqiptare e F.S. Nolit nd\u00ebrhyn pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve me nj\u00eb let\u00ebr m\u00eb 11 Gusht 1924 ku i shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjerash: &#8220;<em>\u2026\u00cbsht\u00eb deklaruar gjithashtu se \u00e7do an\u00ebtar i Lidhjes s\u00eb Kombeve ka t\u00eb drejt\u00eb duke u nisur nga ndjenja e dashuris\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e asambles\u00eb ose k\u00ebshillit mbi \u00e7do rrethan\u00eb q\u00eb cenon marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe q\u00eb si pasoj\u00eb rrezikon t\u00eb turbulloje paqen ose mir\u00ebkuptimin midis kombeve\u2026<\/em>&#8220;(84).<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare i k\u00ebrkonte K\u00ebshillit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve q\u00eb qeveria greke t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb me besnik\u00ebri zotimin q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Lozan\u00ebs q\u00eb mos t\u2019i trajtonte shqiptar\u00ebt si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave t\u00eb vazhdueshme q\u00eb i vinin K\u00ebshillit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve nga krer\u00ebt \u00e7am\u00eb dhe qeveria shqiptare, n\u00eb muajin dhjetor 1925 K\u00ebshilli ftoi an\u00ebtar\u00ebt asnjan\u00ebs t\u00eb Komisionit t\u00eb mbik\u00ebqyrte shk\u00ebmbimin e popullsis\u00eb greke dhe turke q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin garant p\u00ebrpara Lidhjes s\u00eb Kombeve p\u00ebr mbrojtjen e pakicave komb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n<p>M\u00eb 15.03.1926, K\u00ebshilli i Lidhjes s\u00eb Kombeve pohoi \u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga delegati shqiptar m\u00eb 04.12.1925.(85) P\u00ebrfaq\u00ebsuesit grek n\u00eb K\u00ebshillin e Lidhjes s\u00eb Kombeve iu t\u00ebrhiqet v\u00ebrejtja dhe pranoi p\u00ebr suprimimin e n\u00ebn komisionit t\u00eb Epirit dhe ndaloi d\u00ebrgimin e 800 personave t\u00eb popullsis\u00eb \u00e7ame nga fshatrat Kardhi\u00e7 dhe Dhragomi q\u00eb ishin p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrngulur me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb fitore e pjesshme p\u00ebr ndalimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb popullat\u00ebs \u00e7ame. Por nuk arriti asgj\u00eb p\u00ebr riatdhesimin e afro 33000 shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb q\u00eb u shp\u00ebrngul\u00ebn me forc\u00eb p\u00ebr n\u00eb Anadoll.<\/p>\n<p>Kalojn\u00eb dy vite e gjysm\u00eb nga koha kur qeveria Shqiptare duke par\u00eb se deklarata e qeveris\u00eb greke nuk po zbatohej, p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkes\u00ebn e saj m\u00eb 09.05.1928.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb u shqyrtua n\u00eb sesionin e 50 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve m\u00eb 05.06.1928.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb sesion delegati shqiptar u p\u00ebrqendrua n\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa:<br \/>\n1- Qeveria greke nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb punimi publike, k\u00ebshtu q\u00eb departamentet e ndryshme nuk din\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbyesh\u00ebm dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kund\u00ebr tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb merren masa shtr\u00ebnguese.<br \/>\n2- Kthimi i pasurive t\u00eb marra popullsis\u00eb \u00e7ame n\u00eb favor t\u00eb refugjat\u00ebve grek\u00eb t\u00eb ardhur nga Azia e Vog\u00ebl.<br \/>\n3- Pjes\u00ebmarrja e popullsis\u00eb \u00e7ame n\u00eb zgjedhje si edhe qytetar\u00ebt grek\u00eb. Sipas numrit popullsis\u00eb \u00e7ame i takonin dy p\u00ebrfaq\u00ebsues nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb.<br \/>\n4- Ndalimi i shpron\u00ebsimit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet, q\u00eb i b\u00ebnte fshatar\u00ebt shqiptar\u00eb pa tok\u00eb dhe pa kullot\u00eb.<br \/>\n5- Ngritjen e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\n6- Lirimin nga disa taksa t\u00eb tep\u00ebrta, etj.&#8221;.(86)<\/p>\n<p>Le t\u00eb shikojm\u00eb dhe t\u00eb krahasojm\u00eb arsimin n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit jugor se si i kan\u00eb zbatuar aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebshilli i Lidhjes s\u00eb Kombeve i mbledhur m\u00eb 08 Gusht 1928, pasi diskutoi p\u00ebr problemin e pasuris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi q\u00eb problemi t\u00eb zgjidhet me bisedime dypal\u00ebshe, sipas akteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, sipas d\u00ebshmive t\u00eb komisionit hetimor, minoriteti grek n\u00eb Shqip\u00ebri kishte shkollat me m\u00ebsuesit e vet, me m\u00ebsimdh\u00ebnie n\u00eb gjuh\u00ebn amtare.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb Greqi ku pakica komb\u00ebtare shqiptare, dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se pakica greke n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk kishte as edhe nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Fan Noli n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si kryetar i delegacionit shqiptar n\u00eb Lidhjen e Kombeve deklaroi para asambles\u00eb m\u00eb 1924: \u201c<em>\u00c7am\u00ebria, t\u00ebr\u00ebsisht shqiptare e aneksueme Greqis\u00eb m\u00eb 1913 nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb vetme, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb minoriteti i vog\u00ebl grek n\u00eb Shqip\u00ebri ka shum\u00eb shkolla greke\u2026<\/em>&#8220;.(87)<\/p>\n<p>Edhe vet Venizellosi (88) n\u00eb vitin 1924 p\u00ebrpara Lidhjes s\u00eb Kombeve deklaron se n\u00eb zon\u00ebn e Epirit q\u00eb p\u00ebrmblidhte edhe \u00c7am\u00ebrin\u00eb nuk kishte asnj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr pakicat komb\u00ebtare shqiptare. Ky p\u00ebrfaq\u00ebsues i Greqis\u00eb, megjith\u00ebse dha premtime p\u00ebrpara Asambles\u00eb, asnj\u00eb ndryshim nuk e b\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e shtetit Shqiptar q\u00eb ndalonte funksionimin e shkollave private n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebshtu u ndryshua Neni 5 \u2013 t\u00eb i deklarat\u00ebs shqiptare t\u00eb 2 tetorit 1912. Si pasoj\u00eb e zbatimit t\u00eb k\u00ebtyre dispozitave u mbyll\u00ebn 48 shkolla private t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme si dhe 19 shkolla t\u00eb huaja private. K\u00ebto shkolla ndaheshin: &#8220;<em>21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Myslimane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse<\/em>&#8220;.(89) P\u00ebr mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet shoviniste greke t\u00eb t\u00ebrbuara se u prek\u00ebn t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs greke b\u00ebn\u00eb ankes\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Lidhjes s\u00eb Kombeve.<\/p>\n<p>Delegati shqiptar n\u00eb seanc\u00ebn e 14\u2013t\u00eb, m\u00eb 18 janar 1935, deklaroi: &#8220;<em>Shtetasit shqiptar\u00eb, q\u00eb u p\u00ebrkasin pakicave t\u00eb rac\u00ebs, fes\u00eb apo t\u00eb gjuh\u00ebs, do t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trajtim si dhe t\u00eb nj\u00ebjtat garanci n\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe n\u00eb fakt si edhe shtetasit e t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00eb. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptar\u00eb i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do t\u00eb jet\u00eb i detyruesh\u00ebm dhe do t\u00eb jepet falas.<\/em>\u2019\u2019(90). Pas shume debatesh n\u00eb p\u00ebrfundim Dhoma Parlamentare e Drejtoris\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare vendosi p\u00ebr ndalimin e shkollave private n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 15 prill 1935.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se qarqet shoviniste greke b\u00ebn\u00eb nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mbylljen e 6-t\u00eb shkollave ortodokse dhe heqjen e dy m\u00ebsuesve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebshillin e Lidhjes s\u00eb Kombeve u paraqit\u00ebn statistikat e koh\u00ebs t\u00eb cilat tregojn\u00eb se: &#8220;\u2026<em>popullsis\u00eb shqiptare i takonte t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb 4.8%, nd\u00ebrsa p\u00ebr pakic\u00ebn greke n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shkonin n\u00eb 9.9%, kurse pakica komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Greqi nuk kishte asnj\u00eb shkoll\u00eb. Kurse n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 1930 vet\u00ebm 75% t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ndiqnin shkoll\u00ebn me minoritetin grek n\u00eb Shqip\u00ebri, me financat e shtetit e ndiqnin 79.3%.<\/em>&#8221; (91)<\/p>\n<p>M\u00eb 1938 prefekti grek n\u00eb \u00c7am\u00ebri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb \u00c7am\u00ebri (92). T\u00eb gjitha k\u00ebto plane shfaros\u00ebse p\u00ebrgatit\u00ebn tragjedin\u00eb e madhe, tragjedin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr \u00e7am\u00ebt n\u00eb vitet 1944 \u2013 1945, ku shovinist\u00ebt grek\u00eb vran\u00eb me mij\u00ebra \u00e7am\u00eb dhe shp\u00ebrngul\u00ebn me dhun\u00eb popullsin\u00eb shqiptare t\u00eb besimit mysliman nga trojet e veta autoktone (93).<\/p>\n<p>Duke u munduar q\u00eb t\u00eb lihen mbrapa (n\u00eb harres\u00eb) tragjedit\u00eb e trojeve dhe popullsis\u00eb \u00e7ame, &#8220;Omonia&#8221; vazhdon komedin\u00eb e vet p\u00ebrpara me pretendime t\u00eb reja;si\u00e7 duket zbaton th\u00ebnien e ministrit grek Samaros n\u00eb &#8220;Neo Thesprotia&#8221; se: &#8220;<em>\u2026minoriteti n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shtylla jon\u00eb ku ne do t\u00eb mb\u00ebshtetemi atje p\u00ebr t\u00eb ardhmen<\/em>&#8220;. M\u00eb qart\u00eb s&#8217;ka se si thuhet. N\u00ebse marrin argument integrimi faktin se n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur koloni helene, at\u00ebher\u00eb bukur e thot\u00eb nj\u00eb th\u00ebnie Abdyl Frash\u00ebri (94): &#8220;<em>\u2026se grek\u00ebt duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb edhe Italin\u00eb Jugore, Azin\u00eb e Vog\u00ebl, Rumanin\u00eb dhe Marsej\u00ebn e Franc\u00ebs!!!<\/em>&#8220;.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ata vazhdojn\u00eb t\u00eb ngrehin pretendimet e njohura dhe t\u00eb vjetra territoriale ndaj Epirit, at\u00ebher\u00eb, si\u00e7 thoshte Jani Vreto: &#8220;<em>Do t\u00eb dridhen varret e et\u00ebrve, v\u00ebllez\u00ebrve shqiptar\u00eb, q\u00eb ran\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e grek\u00ebve dhe q\u00eb kan\u00eb kontribuar jo m\u00eb pak se grek\u00ebrit n\u00eb themelimin e Mbret\u00ebris\u00eb greke<\/em>&#8221; (95).<\/p>\n<p>Greqia e sotme nuk mund t\u00eb quhet shtet demokratik.<br \/>\nAjo \u00ebsht\u00eb antidemokratike, e mund ta quajm\u00eb me plot merit\u00eb nj\u00eb shtet mesjetar.<br \/>\nShteti grek jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i njeh t\u00eb drejtat e \u00e7am\u00ebve, por as nuk i lejon t\u00eb vizitojn\u00eb trojet e tyre ku i kan\u00eb varret e t\u00eb par\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb Ligj n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb me dhun\u00eb tok\u00ebn, sht\u00ebpin\u00eb dhe pasurin e tjetrit.<br \/>\nGrek\u00ebrit me dekada i shfryt\u00ebzojn\u00eb pasurit e \u00e7am\u00ebve!<\/p>\n<p>Po djemve dhe vajzave shqiptare, q\u00eb t\u00eb detyruar p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, shkojn\u00eb me koka t\u00eb ulura p\u00ebr t\u00eb punuar, pse u nd\u00ebrrohen emrat dhunsh\u00ebm! Pse iu ndryshohet komb\u00ebsia dhe u varin kryq t\u00eb zinj ortodoks n\u00eb qaf\u00eb?!<\/p>\n<p>Pse i keqtrajtojn\u00eb si skllev\u00ebr?!<\/p>\n<p>Vlen t\u2019iu b\u00ebhet kjo pyetje edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Europ\u00ebs, SHBA-s\u00eb, Japonis\u00eb, etj. t\u00eb cil\u00ebt marrin pjes\u00eb n\u00ebp\u00ebr ceremoni n\u00eb p\u00ebrvjetor\u00ebt e \u201cdemokracis\u00eb greke\u201d!<\/p>\n<p>P\u00ebrse nuk pyet\u00ebt a ka sot demokraci Greqia antidemokratike?!<\/p>\n<p><em>Vendi i Lek\u00ebs; 20.10.2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GREK\u00cbT THON\u00cb: &#8220;O GAR THANATOS SOU ZOI MOU&#8221; ! Q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe don t\u00eb thot\u00eb: &#8220;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&#8221; Isuf B. Bajrami Fatkeq\u00ebsi dhe fyerje p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr sakrificat q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr fqinj\u00ebt e jugut. M\u00eb von\u00eb ndodhi ajo q\u00eb e thoshte Noli i madh: &#8220;Ata q\u00eb u \u00e7liruan me gjakun e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41113,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-60665","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&quot; - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&quot;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&quot; - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"GREK\u00cbT THON\u00cb: &#8220;O GAR THANATOS SOU ZOI MOU&#8221; ! Q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe don t\u00eb thot\u00eb: &#8220;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&#8221; Isuf B. Bajrami Fatkeq\u00ebsi dhe fyerje p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr sakrificat q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr fqinj\u00ebt e jugut. M\u00eb von\u00eb ndodhi ajo q\u00eb e thoshte Noli i madh: &#8220;Ata q\u00eb u \u00e7liruan me gjakun e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-10-21T06:47:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/harta_e_camerise.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"330\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"&#8220;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&#8221;\",\"datePublished\":\"2020-10-21T06:47:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/\"},\"wordCount\":2441,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/harta_e_camerise.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/\",\"name\":\"\\\"VDEKJA JOTE, RRITJA IME!\\\" - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/harta_e_camerise.jpg\",\"datePublished\":\"2020-10-21T06:47:56+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/harta_e_camerise.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/harta_e_camerise.jpg\",\"width\":300,\"height\":330,\"caption\":\"Harta e \u00c7am\u00ebris\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-jote-rritja-ime\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"VDEKJA JOTE, RRITJA IME!\" - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\"VDEKJA JOTE, RRITJA IME!\" - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"GREK\u00cbT THON\u00cb: &#8220;O GAR THANATOS SOU ZOI MOU&#8221; ! Q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe don t\u00eb thot\u00eb: &#8220;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&#8221; Isuf B. Bajrami Fatkeq\u00ebsi dhe fyerje p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr sakrificat q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr fqinj\u00ebt e jugut. M\u00eb von\u00eb ndodhi ajo q\u00eb e thoshte Noli i madh: &#8220;Ata q\u00eb u \u00e7liruan me gjakun e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-10-21T06:47:56+00:00","og_image":[{"width":300,"height":330,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/harta_e_camerise.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"&#8220;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&#8221;","datePublished":"2020-10-21T06:47:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/"},"wordCount":2441,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/harta_e_camerise.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/","name":"\"VDEKJA JOTE, RRITJA IME!\" - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/harta_e_camerise.jpg","datePublished":"2020-10-21T06:47:56+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/harta_e_camerise.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/harta_e_camerise.jpg","width":300,"height":330,"caption":"Harta e \u00c7am\u00ebris\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-jote-rritja-ime\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;VDEKJA JOTE, RRITJA IME!&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60665"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60665\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60666,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60665\/revisions\/60666"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41113"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}